Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > At Anton Harapi Ofm
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

At Anton Harapi Ofm

“A e dini se çdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quajm Shqypni” - At Anton Harapi (1888-1946)



Një sqarim i “vogël” për lexuesit shqiptarë Kam lexuar para disa kohe me një kujdes të veçantë një shkrim kuptimplotë të publicistit të mirënjohur z. Mergim Korça, në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në Manhattan New York. Ju përgëzoj i dashur bashkëatdhetar, që jeni shumë i shqetësuar për mosfutjen e emrit të veprës martire të At Anton harapit në fazën e kanonizimit, që Selia e Shenjtë në Vatikan aplikon për meshtarët e Krishtit. Dhe pikërisht për atë ushtar besnik të Urdhërit të Shën Françeskut, që me sandale dhe varfëri qendroi pranë dhe mes popullit të vet, ku gjithnjë për te Shqipnia ishte NJI. U privua nga kjo e drejtë e merituar, pikërisht françeskani i përvujtë, që u pushkatua barbarisht me fjalët e Krishtit në gojë: “Fali o Zot se nuk dijnë çka bajnë”, “Rrnoft Krishti Mbret!”, “Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!”. Keni shumë të drejtë i nderuari z. Korça, kur thoni, se me At Antonin, do të ndodhë njësoj sikurse i ngjau Padre Piu-t, i cili, kur ishte në jetën tokësore thoshte: “La Benedizione del Signore scenda su di te, sulla tua casa e su tutte le persone a te care”. Atëherë ç’vlerë ka pendesa, kur veprimi i padrejtë, për mosshënimin e emrit në listën e martirëve shqiptarë është bërë me dëshirën e një individi apo “komisioni” shqiptarësh. Askush nuk ka drejtë t’i jap të gatshëm në tabaka Selisë së Shenjtë, ku meshtar e meriton apo jo, që të bëhet martir i lterit! Me sa di unë, Komisioni i Rishqyrtimit të Aktit të Martirizimit të Klerikëve Katolikë në kohën e masakrave të komunizmit (sikurse në të gjithë vendet diktatoriale dhe komuniste të ish - Evropës Lindore) nga Vatikani, ka kërkuar prej Konferences Ipeshkvnore të Kishës Katolike në Shqipëri dokumentet (të marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dëshmi me deklarata autentike nga përsona që dëshmojnë vërtetësinë e faktit të kërkuar, dhe jo të paragjykohet nga gjyqi i dytë shqiptar, etj. “komisioni” apo individë, kushdo kjoftë, duhet t’i ketë parë pikturat ose arkivat, që i kushtohen pushkatimit të klerikëve katolikë, një prej të cilëve është edhe At Anton Harapi. Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mëshirë, ka nevojë që të qitet në shesh me dokumente autentike dhe jo të marrë të gatshme nga zyrat e ekzekutorëve etërit dhe bijtë e të cilëve ende drejtojnë Shqipërinë dhe ende nuk kanë bërë “mia culpa” për krimet që kanë bërë kundër njerëzimit dhe popullit të vet. Veprimi i njëanshëm dhe me tendenca diskriminuese që kanë përdorur sot servilët e sistemit qofshin këto dhe me petk meshtarak, është një shkelje ndaj martirëve të krishtërimit që e kanë derdhur gjakun e tyre për ungjillizimin e popullit dhe dashninë e besimtarëve shqiptarë. Shpesh po abuzohet pa të drejtë përmes një fotografie, ku ka dalë frati që ka kaluar në amshim At Anton Harapi me një gjeneral gjerman Fitstum asokohe të Luftës Dytë Botërore... Mirëpo, kushdo e di, se e gjithë hierarkia që ka 10 vjet pushtet shpirtëror në Shqipëri (25 Prill 1993-2003), pas vitit 1993 me përjashtim të Shkëlqësisë së Tij imzot Zef Simoni Ipeshkëv (që ka vuajtur kalvarin komunist për 12 vjet në Spaç, Burrel, Sarandë, etj.), përsa i përket historisë së martirizimit të prelatëve tanë, nuk i njohin, dhe mendoj se nuk kanë të drejtë të vendosë apriori.
Nuk është vonë të bëhet dorëzimi i materialeve për fratin Anton Harapi në Vatikan, mbasi drejtësia herët ose vonë do të triumfojë... Do të vijë një ditë që madhështia e Pader Anton Harapit, të rritët ashtu sikurse ngjau pas shumë dekadash me shenjtin Pader Piu-n. Faqet e historisë, të mbshura me male kufomash të pafajshme nga kmerët e kuq të polpotit të Tiranës së kuqe të diktatorit largkjoftë, me heshtjen e tyre stoike po flasin dhe kërkojnë drejtësi. Opurtiniteti e konformizmi me xhelatët ekzekutorë që janë sot në pushtet pas revolucionit jevgjito-komunist të vitit të zi 1997, do të shkrihet si kripa në ujë...
Në një natë të errët e të vranët, u hapën gropa të mëdha kolektive. U gjakosën qielli e toka, u thanë trungje shumëvjeçare. U vranë nga komunistët, bijtë e kësaj toke, që shquheshin për nga lartësia shpirtërore, për nga zgjuarësia e trimëria. Shumë klerikë katolikë u pushkatuan me gjyq fars dhe pa gjyq, u burgosën, internuan dhe zhdukën pa lënë asnjë gjurmë. U vranë mizorisht 8 kryeipeshkëvij, 4 ipeshkëvij, 53 priftërinj dioqezanë, 25 françeskanë, 10 jezuitë, 10 seminaristë. Ata së bashku kishin bërë 881 vjet burg ose gati 9 shekuj vuajtje. Ata së bashku kishin kryer 450 vjet studime në 24 universitete të ndryshme. Këtë fat të zi kishte edhe At Antoni. Në këtë mënyrë, historia njerëzore mbetet një meteor, që shndritë përjetë veprën e prelatëve të kishës dhe të kombit shqiptar të mbisalvuar. Asnjë përkujtimore shkencore nuk është bërë për përkujtimin e veprës dhe jetës së tij në dobi të shqiptarizmës së kulluar. Tash 14 vjet në Shqipëri dhe për më tepër në vendlindje në qytetin e Shkodrës, nuk është bërë asgjë, as nga Urdhëri Françeskan që e ka për detyrë të përkujtojë martirët e Shën Françeskut, një shembëlltyrë e të cilit ishte edhe frati shqiptar At Anton Harapi. Vetëm në Prishtinë, revista kulturore “Jeta e Re” në vititn 1997, i ka përkushtuar një numër të veçantë At Anton Harapit. Asnjë pendesë, nuk ka nga ata autorë që dje e mallëkuan me shkrime turpi dhe sot përsëri po rishkruajnë me metorën e “realizmit social-komunist”, “Historinë e Letërsisë Shqipe” (Antologjinë) dhe të ashtëquajturën “Histori e Populli Shqiptar” (2002), ku domonojnë “Prof.dr.” e komunizmit. Tashmë hipokrizia ka dalë sheshit dhe po han bukën e marres së vet nga pushtetarët socialkomunist që janë bërë padronë shpirtërorë, kulturorë, fizikë dhe ekonomik në vendlindjen tonë e përtej saj... Kush ishte dhe mbeti At Anton Harapi Ai lindi në Shirokë të Shkodrës, më 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Çiles, shtoi gëzimin e familjes që jetonte buzë valëve të Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, të cilin e kishte traditë. Në fëmijëri bashkëmoshatarët e thërrisnin Gaspër, sepse ishte i pagëzuar me këtë emër. Që në moshë të re hyri në Kolegjin e Jezuitëve dhe më pas në Kolegjin Françeskan, që ishte dhe mbeti shtylla e traditës së mirëfilltë kombëtare shqiptare, duke qenë përherë një pikë e mirëfilltë referimi për të gjithë gjeneratat e mëvonshme, që dolën nga kjo qendër e rrezatimit të fortë të gurrës së pashtershme popullore fetare e atdhetare. Vocërraku, aty mori njohuritë elementare të teologjisë, rriti cilësinë e mendjes së vet, duke fisnikëruar zemrën me kulturë fetare, u mëkua me dashurinë e thellë për Atdheun. Si fëmijë dallohej për mirësi, butësi, përshpirtëri, duke qenë një dashamirës, me vepra të lloj-llojshme mëshire. Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan adolishentit të mençur, të vijojë studimet e larta në disa qytete të rëndësishme të Austrisë, që njihen si metropole të rrezatimit të kulturës së lashtë e bashkëkohore botërore. Këtu rregullisht studio në Villach të Tirolit, Salezburg dhe Shvarc për degën adhuruese të tij teologji. Ai ishte një enciklopedi që ecte me dy këmbë mbasi, preferonte shumë të ishte në kontakt me bibliotekat, si një frekuentues shumë i rregullt dhe i azhurnuar me të gjithë median e huaj evropiane që vinte në këtë bibliotekë. Pranë profesorëve të mirënjohur austriakë dhe të traditës fetare vendase, këtu studioi për degët e adhuruara teozofi e filozofi, ku menjëherë përfitoi një kulturë të shëndoshë oksidentale, dije të qëndrueshme, përpikmëri të dalluar të stilit gjerman, qendresë të shpirtit të hekurt françeskan.


Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2003 20:39
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Duhet vënë në dukje se pikërisht gga ky element i vlefshëm françeskan, rezulton, se françeskanët nëtë tërësi, pa kursim derdhin energjitë e tyre në kulturë, dije, përparim, cilësi me vullnet pune dhe inisiativë të lirë përsonale.
Kësisoj, mbi të gjitha në unitet dominoi bashkimi i të gjithë virtyteteve pozitive, duke plotësuar më tej shpirtin e pastër françeskan, me të cilin frati ynë ishte i edukuar qysh në fillim... Gaspëri i ri, bëhet At Anton Harapi në Shqipëri. Dijet e thalla akademike, që ai i kishte akumuluar gjatë viteve të studimeve akademike, nuk do ta tulatshin kujtesën e tij të freskët, por do të shpërthenin valë - valë, gjithnjë në nivele të reja rritjeje, me një dinamikë për t’u pasur zili, të cilat falë aftësive përsonale, do t’i reflektonte me finesë. Argumentet që buronin në mënyrë të natyrshme, në çdo kohë dhe rrethanë, do t’i parashtronte me një logjikë të hekurt gjermane. Kjo ishte aftësi profesionale vetëm e një gjeniu të rrallë. Dhe një njeri i tillë, dy herë nuk do të përsëritet në tokën shqiptare. Mbi freskinë dhe mendimin e gërshetuar filozofik, për stilin e matur karakteristik, të lidhur me rrjedhshmëri, Dom Kolec Prenushi, na ofron para 67 vjetëve këto rradhë vlerësimi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janë kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem” (Shih, “Hylli i Dritës”, 1936, fq. 583). Për të gjithë ata që hodhën vrerë, për jetën dhe veprën e At Antonit (kujtojmë se posaçërisht për të ulur figurën e martirit shqiptar françeskan, pseudoshkrimtari Skënder Drini, për të përfituar poste dhe “merita”, zhgarravitë me urretjen e tij latente, dramën përvese “Shembja e hidhujve” me përsonazh kryesor të ashtëqujtunin “Harapi i Shkodres”, duke fyer edhe më tej me skenarin e filmit dhe libretin e drames me te njejtin titull figuren e At Anton Harapit. Me ardhjen e demokracisë ky shkrim në vend që të bënte “mia culpa” u shpërblye për bëmat e tij si Atashe Kulturor në Konsullaten e Shqipërisë në Turqi shënimi im K. Kapinova), që vraponte shpejt për të përhapur paqen, dashurinë për njeri - tjetrin, e drejtësinë midis njerëzve, do të ishte me vend, që nga thellësia e shekujve, t’u përgjigjemi me një fjalë të urtë të skalitur nga Paskal: “Ndërgjegja, është libri më i mirë moral që kemi dhe me të cilin, duhet të këshillohemi më shumë”. Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarëve përparimtarë europianë, që në shumicë asokohe kishin në zotërim shartet e Provincës Françeskane (shek. XII - XIII), që po hidhte shtat me palcë e fizionomi shqiptare, tërësisht me taban solid, e cila gradualisht kishte çelur gonxhe, që shpërthyen në të ardhmen lulëzimin e kulturës amtare shqiptare, ku në rezonancë dominonte fryma e ngrohtë françeskane “lutu e puno”. Veprimtaria fetare e atdhetare Në vitin 1910, At Antoni kthehet në Shqipëri dhe shugurohet meshtar, duke qenë deri në flijim meshtar besnik i zhgunit të Shën Françeskut e popullit që e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mësues në Kolegjin e Fretënve, ku, kishte mësuar qysh I vogël. Si I ri, kishte ide e objektiva të veçanta, duke I kanalizuar në një shtrat të vetëm, formimin dituror të rinisë së ardhshme, me metoda të tilla, ku, dallohet universaliteti I dritës, për t’i ndriçuar të gjitha së bashku pa dallim bindjesh, përkatësish, krahinash, origjinë edukimi, lloje shkollash, duke nisur që të edukoj kësisoj njerëz me virtyte, ku mirësia, dashuria, feja, nacioni të jenë bashkëudhëtarë të pandashëm gjatë gjithë jetës tek shqiptarët. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 (vite të trazimeve të mëdha të Luftës së Parë Botërore), I përkushtohet shërbesave fetare në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Në këtë lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfërinë e tejskajshme, të cilën e përjetonte vetë, mes banorëve pa dallim feje. Viti 1916, për banorët malësorë të Dukagjinit, ishte një vit I vështirë, vit I sëmundjes epidemike të kolerës, ku, njerëzit njeri pas tjetrit vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranë nga frika e lëngatës. Por meshtari karizmatik, me shpirt të pastër fisniku, u gjend si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar.
Frati 25 vjeçar, me ndjenja të holla të humanizmit, ecte në këmbë, nëpër katunde të thella e të ashpra malore, në të gjitha shtëpitë e bjeshkëve të thepisura të Dukagjinit (Malësia e Mbishkodrës), për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë malësorët, duke I ndihmuar drejtpërdrejtë nga ana profilaksike kundër kolerës, kësaj murtaje të fillmshekullit XX, që kishte përpirë miliona jetë njerëzish nëpër botë... Viti 1918, fratin e Urdhërit të Shën Françeskut (vendosur në Arbëri në shek. XIII), e gjeti famullitar në katundin Grudë. Binomi “Fe e Atdhe”, qe aorta e zemrës së tij, e Gruda ishte terreni, ku edhe një herë shpalosi zgjuarësinë dhe dituritë e thella enciklopedike, të cilat spikaten sipas mendimit tim, në dy rrafshe: së pari, në fushën e gjërë politike, ku, për interesat e larta të nacionit pranonte të flijohej, për të mirën e përbashkët; së dyti, spikat me sukses në lëmin e letrave shqipe, duke pasur pendë e mendim të mprehtë, të cilat admiroheshin nga qarqet preferuese të sferës së letrave albanologjike. Për të tillë publicist, me polemikë rezultative dhe mendime të reja, pohohet me të drejtën e qytetarisë, se epoka e njerëzve të mëdhenj vulos me gjurmët e veta të pashlyeshme, ku, këtu dallohen mirë njerëzit e ndritur, që denjësisht i përfaqësojnë, në paradën e së cilës, bën pjesë edhe emri i ndritur i At Anton Harapit. Pa hyrë në hollësira e zgjatje të tepërta, në kontekstin e këtij shkrimi modest, dua të nënvizoj idenë e ndonjë mediokri, që e trajton apo vlerëson si sakrilegj bashkëpunimin e Kishës Katolike në Shqipëri me problemet nacionale, kur dihet historikisht, se në shekuj kemi të përcaktuar parimet kryesore të këtij uniteti nga etërit dhe dijetarët e shquar të Kishës. Në kushtet kur populli ynë jetonte errësirën më të gjatë mesjetare dhe njëkohsisht të shoqëruar me plot kalvare përsekutimi, nën pushtimin më të egër të barbarëve otomanë, në veçanti klerikët katolikë (në trojet etnike shqiptare dhe shtetin amë), kanë qenë sistematikisht gjatë shekujve vetëdija e nacionit shqiptar, duke sjellë përherë zgjimin e ndërgjegjës së mirëfilltë nacionale. Në këtë kohë, shekull pas shekulli, kultura shqiptare u ngrit në nivele të reja, brenda kishës sonë, por që gjatë përbuzjes së gjatë, zëvendësoi me dinjitet Akademinë e Parë Shqiptare brenda universit shqiptar. Sa për ilustrim, po sjellim një shembull, të cilin esencialisht po e trajtoi më poshtë. Në veprën më të përkthyer në shumë gjuhë të botës: “Angazhimi ynë shoqëror”, në mënyrë filozofike, autori i saj, prof. Giorgio La Piera (1904-1977), nënvizon: “Nga pikëpamja katolike, politika është veprimtaria udhëheqëse e jetës njerëzore, që ushtrohet nga shteti, gjinia ose nga klasat me plotësinë e problemeve shpirtërore dhe materiale të individit dhe komunitetit”. Këto dije të kohës, I kishte si vizione të kjarta At Anton Harapi dhe po udhëtonte në rrugë të sigurtë. Ai, përherë mendonte e vepronte nën shembullin e idealeve, që i kishte si pika referimi, se “...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: “Lumin e ep deka kunoren e ven varri”, - shkruan në parathanien e vepres “Andra e Pretashit”, studiuesi i afërt i tij Gjin Duka (alias At Daniel Gjeçaj)... Ai njohu me të gjitha përmasat e saj zonën e Grudës së Malësisë së Madhe, koloritin e gjallë të zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinë origjinale të trevave kreshnike të marra në studim, pra tërësinë klasike të kulturës së pasur nacionale ende të palëvruar asokohe... Në këtë mjedis të ri dhe të përshtatshëm për mendjen dhe punën e tij me pasion lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, që vlerësohet nga vetë biografët më të afërt të autorit, si një ndër kryeveprat e dorëshkrimeve, që i la si pasuri të paçmuar Atdheut të vet. Ai ruajti me mjeshtëri kompozimin unik të një vepre letrare.

Vazhdon...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2003 20:41
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re at_anton_harapi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 193 herė.

Midis malësorëve të zonës së Vajzës së Kastratit (Malësi e Madhe), spikat njohja e hollë e psikologjisë së njerëzve, kultura e pasur dhe e gjerë fetare, si bari I popullit, duke qenë përherë në shërbim të tij, për t’i pajisur ata me nivele të reja të civilizimit përparimtar. Zelli për kulturë qytetare ishte pjesë e edukatës, falë aftësive të lindura dhe të kultivuara në fushën pedagogjike, për rininë shqiptare brenda famullisë, ku, ai posaçërisht kontribuoi çdo ditë në formimin e të krishterëve katolikë të ndërgjeshëm, tek e ktheu atë në qendër të rëndësishme të akumulimit të diturive të reja perëndimore. Në rrafshin politik, mbeti një zbulues i gjallë i fatit të popullit shqiptar. Në kujtesën e historisë, kanë mbetur të pashlyera shumë ngjarje, që gjithsesi kanë emrin e kontributit të meshtarit të shqiptarizmës. Në kohën e turbullirave politike, midis të cilave ishte mbërthyer kontinenti i Europës, Fuqitë e Mëdha, hartonin harta të reja, ku, pa të drejtë, Shqipërisë së vogël gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njëra pas tjetrës disa treva të trungut amë. A mund të heshte frati i urtë, përballë kësaj masakre, që u bëhej ditën për diell tokave shqiptare!? Normalisht, që jo. I veshur me zhgun, me nismën e vet, organizon menjëherë tre bajrakë, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe përmes tyre, i dorëzon Memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër (asokohe në Shkodër, kishin zyren e tyre konsullore 7 përfaqësi të huaja). Në bashkëpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe “Poetin Nacional” At Gjergj Fishta OFM, harton një Peticion, të nënshkruar nga 200 përfaqësues të tre bajrakëve, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, Ministrave të Jashtëm të ShBa-së, Anglisë, Francës dhe Italisë.
Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur: “Hot e Grud kekan betue Pa gjak malet mos me i l’shue...” Frati ynë, kishte moq e dashamirë, duke bashkëpunuar ngushtë me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeçovin, Çerçiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtën, Imzot Vinçenc Prennushin, At Donat Kurtin, Dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilë Mosin, Mehmet Shpendin, etj., në Jug e Veri të Shqipërisë. Cicëroni i oratorisë nacionale në ligjeratat fetare e nacionale “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryqzuem n’Kryq per Fe e Atdhe” At Daniel Gjeçaj (1913-2002) Në ligjeratat e tij të famshme, të mbajtura në “Parisin e vogël”, sikurse njihej nga intelektualët asokohe qyteti kulturdashës Korça, ndër të tjera At Anton Harapi u shpreh: “Jam fetar, por kam tager dhe detyr shoqnor”. E rëndësishme për At Antonin, ishte fati i nacionit dhe i martirëve, të cilët për vemendjen që i kushtonte rëndësisë së tyre, ishin pjesë e jetës së tij. Populli i Shkodrës, kurrë s’do ta harrojë përshëndetjen e fundit të titulluar: “Dy lotet e nji betimi”, si shembull i oratorisë klasike shqipe, në përcjelljen e eshtrave të martirëve nacionalë Mustafë Qullit dhe Çerçiz Topullit, shtrënguan duart në shenjë betimi nacional: “Për nji Shqipni të bashkueme e të lidhun me idealin e herojve”. Ajo që i jep konture të plota portretit të tij, është se ishte dhe mbeti si teolog, konferencier me mendim të freskët e cilësi të spikatur, ku në mënyrë të dukshme shquhet në drejtime parësore fetare e nacionale. Gojëtaria e tij, ishte përherë e kjartë në mendimet e shprehura, arsyetimin e lidhur mbi bazën e një logjike të kristalizuar e të ngjeshur mirë, ku çfarëdo që të lexosh nga erudicioni solid, të bie në sy tema e kuptueshme dhe e përshtatshme e veprave që shkroi dhe kumtesave historike që ligjëroi para njerëzve me nivel përgatitjeje e dije të ndryshme kulturore. Frati stoik, vazhdimisht ishte i pritur për një bashkëjetesë paqësore, vëllazërore në katër besimet fetare (bektashi, myslimanë, ortodoksë dhe katolikë), ashtu sikurse ka vlerësuar me të drejtë biografi i pasionuar At Daniel Gjeçaj, ku, nënvizon: “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryeqzuem n’Kryq për Fe e Atdhe”. Viti 1920, mbetët për meshtarin e Shën Françeskut, kohë e ingranimit me lëvizjen atdhetare shqiptare, në kushte e rrethana të reja, falë enërgjive të pashtërshme të prelatit, mori një shtytje dhe organizim të ri. Më 1921-1924, bëhet drejtues i grupit të njohur atdhetar “Ora e Maleve”, së bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtën (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Lazër Shantojën, duke qenë njëkohsisht themelues, drejtues e botues i aftë i fletores “Ora e Maleve”, që rregullisht filloi të nxirrte grupi në fjalë. Për më tepër, liberatorit të madh Luigj Gurakuqit, i përkushton veprën e vet të titulluar: “Andra e Pretashit”, ku shkruhet: “Luigj Gurakuqit- burrit vërtetë burrë”. Më 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para në Shqipëri, ku, gjendet mes “opozitës” së kohës përkrah Gurakuqit, Fishtës, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj. , që ishin pararoja e kësaj lëvizjeje, duke sjellë një mendim të epërm e veprim më të përshpejtuar racional për nacionin shqiptar. At Anton Harapi, ka meritë për organizmin politik të kristiandemokratëve shqiptarë (1920) dhe që lidhen pastaj me përpjekjet më fisnike të një partie të re Demokristiane shqiptare, më 1930, e cila shquhej me programin e saj bashkëkohorë për palcën me tipare të thella atdhetare e humanizmi, duke përuar dhe reflektuar parime të shëndosha të burime kristiane, duke mos qendruar pas nacioneve civilizuese me tradita të lashta politike, si italianët e gjermanët, në përputhje me nevojat e kohës. Me logjikë më të zhvilluar, demokristianët e parë shqiptarë në ide e shpirt, më 1946, ishin të njëkohshëm me De Gasperi-n në Itali dhe Audenhaurin në Gjermani, ku, shqiptarët kristiandemokratë, paraqiten si alternativa më shpresëdhënëse në periudha të ndezura antifashiste e antikomuniste të nacionit tonë të rrënuar nga Lufta e Dytë Botërore... Pas rrëzimit të Qeverisë së Nolit, për shkaqe, që tashmë dihen mirë, sikurse shumë të tjerë, frati demokrat arrestohet 3 herë dhe burgoset së bashku me At Benardin Palaj e më vëllezër të tjerë në Krishtin të Urdhërit të Shën Françeskut, mbasi kishin përkrahur alternativën e demokracisë liberale të popullit, “Për një Shqipni t’Lir e t’Perparueme”.
Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmëri dhe klajtësi ideore, vijon pa ndërprerje misionin e shenjtë, duke predikuar doktriminën e krishtërë. Si i Derguari i Françeskanëve të Veriut, i kërkon Qeverisë së Tiranës haptazi: “Flamurin Kuq e Zi, Gjuhën Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit”. Edhe pse kishte detyren e rëndësishme të Provincialit, nuk e shkëpuste për asnjë ast veprimtarinë adhuruese atdhetare. Më 1933, ishte drejtues i Kolegjit Françeskan (Rektor), drejtor i Liceut “Illyricum” dhe pedagog në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës (Gjuhadol). Në harkun kohor të viteve 1930-1936, është drejtori i së përkohshmes prestigjioze revistes së mirënjohur në Ballkan “Hylli i Dritës” (Botuar për herë të parë më 1913), bashkëdrejtues i gazetës “Posta e Shqypnisë”, revistës fetaro - kulturore “Zani i Shna Ndout” etj. Me pendën e fuqishme në fushën e letrave shqipe Frati, krahas përkushtimit fetar dhe vlerave të çmueshme sociale të komunitetit, dallon me po atë madhështi, në filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikë dhe letërsi artistike. Homelitë e këndshme, që mbajnë peshën e fjalëve frymëzuese të At Antonit, si vlerë autentike zbukurojnë letërsinë e pasur fetare të traditës gegë, ku, në tërësi kulmoi erudicioni esencial plot elokuencë elegante e me një diksion të kjartë.
Në mënyrë të rregullt, ndiqte rrymat e letërsisë botërore, lexonte në origjinal autorët e famshëm të pedagogjisë moderne të kohës, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe përherë pranë librave, mendonte se mendja e tij dhe e çdo njeriu, në përgjithësi, duke lexuar bën një gjimnastikë të mirë, sepse zgjeron dritaret e diturisë njerëzore, të cilat përherë duhet të jenë të interesuara, për të lejuar depërtimin e njohurive të reja bashkëkohore. Shpesh At Antoni porosiste: “Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet të shkojë krahas me penden, si krahet e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim”. Si pasojë e një akumulimi të dijeve dhe të përvojës si pedagog, në vitin 1925 boton veprën e parë pedagogjike, e cila njiherazi mund të cilësohet, një përshtatje të leksioneve të pedagogut A. Hergert, një punim i mirëfilltë shkencorë, të cilin e kishte pagëzuar me emrin: “Edukata ose mirërritja e fëmijëve”. Synimi fisnik dhe final i tij, ishte që brënda lëvizjeve të reja reformatore të krijohen hapësira për modernizimin e metodave mësimdhënëse, didaktika e shkollës së re shqiptare, dhe në veçanti këtë rrymë të kohës kërkonte ta shpërndante me pasion në veçanti midis moshës së re, duke i pajisur në këtë mënyrë, me një kujdes e maturi, me parimet progresiste të shkollës së traditës së hershme demokratike e kulturore të Evropës Perëndimore. Për çudi, sot ende studiohen në universitetet e vendlindjes autorët e pedagogjisë sovjetike (pedagogë pedantë komunistë rusë) dhe jo pedagogët e traditës shqiptare në trojet etnike shqiptare. Siç pohojnë biografët, meshtari shkrimtar e studiues i vëmendshëm, nuk harronte të ishte i kujdeshëm, kur analizonte, se më e rëndësishme në shpirtin e shqiptarit është bindja, si akti më cilësor dhe frytdhënës, se sa dajaku e frika. Pikërisht për këtë edukatori At Anton Harapi, duke qenë më pranë rinisë e kuptonte krejt mirë, se forca fizike e thyen shqiptarin, por nuk e lakon, porsi butësia, si një mirësi e përhershme. Duke qenë drejtues për shumë vjet me radhë i disa revistave, me dorën e vet nënshkruan mbi 50 artikuj, editoriale, që të ndara në disa tematika I përkasin disa lëmive shkencore. Ajo që e lartëson më shumë martirin At Anton Harapin, sipas mendimit tim, është elokuenca në gojëtari dhe filozofi, aftësi të cilën, në mënyrë të merituar e shfaqi në qytetin e Korçës, ku, spikati dukshëm para intelektualëve. Me anë të 6 ligjeratave të mprehta të kohës, analizoi të gjitha dukuritë e kohës, që e shqetësojnë shqiptarin. Sot për fat të mirë, dhe falë vullnesës së Zotit, ata gjenden të ruajtura në veprën “Vlerë Shpirtnore”. Duhet vënë në dukje, se shtysë për autorin e kësaj nisme të guximshme, ishte çasti i një krize shpirtërore në Shqipëri, dukuri kjo me rrjedhime negative dhe shkatërrimtare. Aty autori referues, analizoi me hollësi shkaqet e kësaj krize, duke bërë gradualisht njohjen me etilogjinë dhe terapinë e kësaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e rrezikshme kishte nderhyrë ideologjia shterpe dhe vdekje prurëse e marksizmit (Marx-it) edhe në vendin tonë, shenjat e së cilës i importoi në Shqipëri Ali Kelmendi me kompani në vitin 1936... Tashmë ndërgjegja shqiptare ishte paralajmëruar nga frati At Anton Harapi, që ndiqte me kujdes vërshimet marramendëse të reve të zeza komuniste, që mbillnin obskurantizëm, gjak, dhunë dhe ateizëm të shfrenuar. Me deklaratën e tij françeskani shkodran, zbuloi se: “Por u pa n’Rusi, se si parimi i komunizmit, në vend që të zhdukte të zezat, u ba burim mjerimi”.
Duke nuhatur dhe studiuar me kujdes rrezikun e shtrirjes së kësaj epidemie asfikësuese në Shqipëri, shpejt e kuptoi se Ballkani, i lodhur nga luftrat do të pushtohet, mbasi po vëzhgonte lajmet, që vinin me shpejtësi nga Evropa Perëndimore, si alarme të kobshme, se çfarë po ndodhte në stepat e Siberisë Lindore në Rusi, ku, miliona rusë të pafajshëm, atdhetarë, filozofë e kundërshtarë të regjimit të sovjetëve po rezistonin si antikomunistë, klerikë të besimeve të ndryshëm, po përsekutoheshin pa mëshirë nga gijotina e armëve të vdekjes, që ishte ateizmi dhe diktatura e proletariatit me hekur dhe litar... At Antoni, kërkonte të ndërtonte godinën e re të mendimit më përparimtar nacional shqiptar. “Një frat i thjeshtë, renditet përkrah mendimtarëve të mëdhenj nacionesh të tjera”, vlerësin studiuesi e kritiku bashkëkohor Dr. Aurel Plasari. Frati ynë kishte shumë pasion letërsinë e traditës dhe atë bashkëkohore të shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante në prozë të ëmbël në gjuhën e bukur dhe tingëlluese gegë, me një stil të këndshëm, të latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve që parashtronte. Kushdo sot kundron me kënaqësi thjeshtësinë e të shkruarit. Vepra e dytë “Andra e Pretashit”, si roman u botua pjesë - pjesë prej vitit 1933 - 1942, në revistën e njohur kulturore “Hylli i Dritës”, ne nëntituj: “Urti e Burrni nder banorët e Cemit” dhe “Valë mbi valë”. Ajo u dërgua për botim në mërgim, së bashku me veprat e tjera të letërsisë së kohës, pranë Insitutit të Studimeve Shqiptare, në Shtëpinë Botuese “Valecchi” të Firencës (Itali), por shkaku i Luftës së Dytë Botërore, bëri që kjo nismë qëllimmirë të mbetet e paplotësuar. Disa vjet më vonë, në vitin 1959, veprat në fjalë u botuan në Romë, në saj të kujdesit të drejtpërdrejtë të albanologut të shquar Prof. At Zef Valentinit dhe nga prozatori i famshëm shkrimtari i shquar i traditës ish-Ministri i Kulturës Prof. Ernest Koliqi dhe françeskani i përkushtuar kulturës shqiptare At Daniel Gjeçaj ofm. Shqipëria dhe 72.000 izraelitët që u mbrojtën nga merita e At Anton Harapit Shpesh servilët të ashtëquajtur as profesorë dhe as doktorë të regjimit të polpotit të Shqipërisë, i kanë ofruar dhe vërbuar sytë brezave të tërë shqiptarësh, me një foto, ku, shquhet një takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndër “trathtitë” më të mëdha që paska bërë Kleri Katolik dhe prelati i lartë françeskan dhe prandaj të gjithë duhet të përshkohen në litar dhe të kalben nëpër burgje. Gjatë seancave të gjyqit, pas shumë dekadave, duke biseduar me njerëz, që e kanë njohur nga afër Pader Anton Harapin ofm dëshmojnë sot, se një pjesë e “prof. dr.”, përveç se përvetësuan shumë dorëshkrime origjinale të klerikëve katolikë françeskanë në kohën e kataklizmave të tyre (morën gradat e pamerituara shkencërisht nga “veladonët e zi” siç i quanin ata), filluan në ish-kinema “Rozafat” të lëshonin britma për gjak dhe litar, me thirrje histerike: “Të gjithë në litar!”, “Plumbin ballit!”, “Hakmarrje-Hakmarrje!”. Sot këta të “rinj” militantë komunistë, që kanë kryesuar edhe të ashtëquajturin “revolucioni kulturor kinez” në Shqipëri, shtypin komunist, si: “Ze(h)ri i popullit”, “Bashkimi”, “Puna”, “Drita”, “Hosteni” etj., dhe si kryetar komisionesh për sekuestrimin dhe “luftën kunder fesë dhe zakoneve prapanike”, janë në pension dhe gëzojnë të gjitha të drejtat dhe privilegjet, si shërbestorë besnik të regjimit, që i lindi dhe i rriti për vete... Asnjëherë, sikurse vë në dukje publicisti z. Mërgim Korça, pseudoshkenca komuniste dje dhe sot, nuk flet dhe shkruan se çfarë i ka thënë gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku ai i kujtoi ushtarakut të lartë pushtues se: “Marrëveshja me Reichun, ishte që trupat gjermane do të kishin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënuar dhe pa ndërhyrë në çështjet e brendshme shqiptare!”. Është e drejtë të mendohet, se vetëm Shqipëria (72.000 çifytë) dhe Danimarka, janë dy shtet në botë, që nuk kanë dorëzuar asnjë çifut (izraelit) në duart e shumë kërkuesve gjermanë. Pse heshtet për ketë aspekt të rëndësishëm dhe si një meritë e Këshillit të Lartë të Regjencës Shqiptare, ku, një meritë ka edhe antari i saj At Anton Harapi!? Po jetë shqiptarësh nuk janë shpëtuar në këtë rast!? Sigurisht që shumë dhe historia herët ose vonë do ta ndriçojë këtë aspekt të rëndësishëm edhe të fratit nacionalist. Komunistët gjithnjë dhe përherë, sipas profesionit të tyre leninist “shpif shpif se diçka do të mbijë”, përhapën një propagandë të shfrenuar vetëm në klishenë zi, për të justifikuar dashurinë, që ata kanë për simotrën e saj Jugosllavinë komuniste asokohe, e cila porosiste polpotin e kuq të Tiranës, se “nëse doni që të qeverisni gjithnjë, pa asnjë ferrë në këmbë, duhet të zhdukni me rrënjë çerdhen e saj, klerin katolik dhe besimtarët e saj besnik në Shkodër e gjetkë”. At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrën e regjentit: “E pranova detyrën se nuk mujshem m’e pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkijet...nuk dojshem të krijohej nji Babiloni shqyptare me luftë vllavrase qi zhgatrronte katundet, të humbej bagtija e të zhgatrroheshin familjet...ndjeva mëshirë, si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni...Si mund të preferojshem m’e pshtue jetën t’eme për çashtjen e perbashket? Le të ndodhë ajo qi ka me ndodh, thashë, me vedi, rrnoftë populli edhe pa mue, rrnoftë Shqypnia!...E fillueme me nji poezi e po e perfundojmë me nji tragjedi me iu dhimbtë kujdo...e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninë edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmë fajtorët të mos bajnë ma dame...Nuk duhet të ekzistojnë filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veç shqyptarë...”. Pra, mbi të gjitha frati i paharruar, kërkonte të shpëtonte Shqipërinë dhe në tokën tonë të mos kishte të huaj, sikurse që shihet edhe në tekst që historiografia komuniste dhe paskomuniste ka nxjerrë në tregun e rrëmujës politike, ekonomike e gjithçkaje tjetër, që çdo ditë po ndodh për fat të keq në shtetin tonë amë... At Anton Harapi - martir i shqiptarizmës të kulluar “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet” At Anton Harapi Martirizimin e klerikut të nderuar, veçse Shekspiri i madh do të gjente forcë për ta përshkruar në mënyrë më dramatike, si një tabllo e vërtetë e një historie të trishtuar, të shkaktuar nga komunistët, të cilët, nuk deshtën fjalën e lirë të klerikëve katolikë. Në një çast të caktuar të historisë, për ridimendionimin e lirisë dhe të drejtave të njeriut në tërësi, buri i shquar amerikan George Washington, u shpreh haptas para bashkëkombasve të vet: “Një komb, duhet të jetë i virtytshëm, po të dojë të jetë i lirë”. Por koj fjalë “liri”, aq e shtypur dhe e nëpërkëmbur në Shqipëri, gjatë monizmit kishte njohur veçse barbari. Kësisoj, frati atdhetar e largpamës, analizonte ngjarjet e historisë sonë: “Vllavrasja, asht rrënimi ynë fizik, moral, ekonomik dhe politik...Të dhunoj shqiptari- shqiptarin nuk asht zakon...”. E ashtëquajtuna lufta “Nǔ e internacionalistëve partizanë, në vend që të bënte çlirimin e vendit, u kthye në një luftë të kobshme vllavrasëse, ku skenaristët e tragjedisë ishin projektuesi e drejtuesi i drejtpërdrejtë Enver Hoxha me klikën e tij sadiste. Mirëpo martiri ynë, shtronte kushtrimin, që çdo shqiptar i çdo krahine, besimi ose shkalle civilizimi, t’i thërrasin arsyes, të mos humbasim si komb e shtet, por të ndiejmë me zemër, se jemi vëllezër të një gjaku e gjuhe, miq, dashamirës, shokë. Ne duhet të na bashkojë një shpirt i vetëm, shpirti shqiptar: një vend, një zakon, një interes dhe një flamur.
Gjuetinë më të madhe kryefashisti i kuq Enver Hoxha e filloi me meshtarët katolikë e intelektualë. Albanologu i mirënjohur italian Prof. At Zef Valentini shkruan: “Duke kenë të kulturuem me arsim, shumë të ngritun, katolikët shqiptarë gjithmonë u patën ngjallë zili disave... Vranësi antikatolik Hoxha e pranonte këtë, duke i ba nder katolicizmit, por katolicizmi dhe në veçanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe për triumfin e komunizmit”. Epilogu Historia e vrasjes së At Anton Harapit është sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shën Françeskut deri në flijim, e këshillojnë që të ikë nga Shqipëria, sikurse bënë shumë njerëz kundërshtarë të rregjimit të diktatorit stalinist Enver Hoxha, që dhunshëm dhe me mashtrime erdhi në pushtet. Fakti është se Frati këtë këshillë e hodhi poshtë prerazi, duke thënë me krenari: “Kam punue për Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpërblim, por as denimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinë fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n’token e t’parve t’jen testamendi em”. Në muajt e fundit të jetës së tij, ai u strehua në fshatin Kir (Dukagjin-Malësia e Madhe e Mbishkodrës, shënimi im K.K.), më parë, duke u shoqëruar nga martiri i kombit Lef Nosi dhe pastaj në katundin Plan, nëpër malet e ashpra të Veriut, në mes të të cilave kishte punuar gjatë viteve kur ishte meshtar në famulli. Kështu i ndjekur nga kriminelet e kuq të veshur me ngjyrën e barit dhe një yll në ballë, frati ynë At Antoni, u strehua nëpër shpellat e maleve, për një kohë të gjatë, duke qendruar me uratë në duar dhe me një bllok shënime ditar... Befasisht u zbulua...në një shtëpi nga pretenza e dhëmbëve... (Për këtë histori do të shkruaj në ta ardhmen, shënimi im K.K). Ai i gjykua dhe u dënua nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë, ku kryesonte procesin gjyqësor kryetari i saj Koli Xoxe dhe si Prokuror Gjeneral ishte Bedri Spahiu (të cilët, e pësojnë nga bisha komuniste, që hante këlyshët e vet)... Kjo u realizua në mënyrë të përpiktë, me porosi të drejtpërdrejtë të kryexhelatit antishqiptar Hoxha, që çdo ditë jetonte mes ekstanzave dhe sadizmit perves dhe kishte vënë shuma të mëdha për ta kapur të gjallë ose të vrarë pa dalur jashtë Shqipnisë... Pretenca e gjyqit ishte kulmi i një poshtërsie dhe fabrikimi të pashoq, të një sistemi që i lindi. Por çudia nuk soset me kaq. Dosja e fratit të urtë, është e mbushur fill e mbarim me akuza shpifëse, trillimi i së cilës ishte përgatitur me kohë nga kuzhina ndërkombëtare jugosllave e shqiptare, që asnjëherë nuk deshtën nacionin dhe fytyrat e ndritshme të nacionalizmit shqiptar. Ishte mëngjez i vranët. Binte shi. Në orët e para të datës 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia e burgut të vogël, frati fisnik, që me duart e bashkuara në parzëm, me krye të varur dhe sytë gjysmë të mbyllura nga torturat e rënda , ndaj të cilit me intensitet të lartë ishin ushtruar pa ndërprerje nga gardianët xhelatë, qëndronte me stoicizëm, si sfidë, duke thënë Lutjet e fundit, kur e çuan në periferi të Tiranës për ta ekzekutuar... Frati i përvujtë, por krenar hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë-herë kindet, për të mos u stërpikur nga balta që e rrethonte. Një prej ekzekutorëve barbarë i tha: “Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue. Në çast reagoi nga drita shpirti i tij shëmbullor: “Atje tek shkoj biri im, dua të shkoj i panjollë, siç jam kenë tanë jetën”.
I bekoi vrasësit e tij, i fali për aktin që do të kryenin nën shembullin e Jezu Krishtit. Këtë dëshmi feje të dëshmitarëve martirë, ku asnjë nuk e mohoi fenë, e pasuruan librin e “Martirologjisë Romane”, duke i shtuar një faqe të shkëlqyer fesë së Kishës së Shenjtë Katolike në Shqipni. Ky Dishepull i përvujtun i Shën Françeskut, që i ka të tretuna eshtnat e tij, nëpër zallishtet e Tirones, i fliste shqiptarëve me këtë vepër të martirizimit për “Fe e Atdhe”: “Po të mos i zeni besë fjalve t’mia, ja tek keni vepren teme për peng sigurie”.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2003 20:45
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Emri dhe vepra martire e At Anton Harapi nuk eshte futur ende ne fazen e kanonizmit, qe Selia e Shenjte aplikon per meshtaret e krishtit, ndersa ka lindur shqetesimi per rizbulimin e vlerave te medha te nje njeriu te perkushtuar mik i figurave te kombit si Cerciz Topulli, Fan Noli, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi etj, etj. Kontributi i tij per ceshtjen shqiptare, ndihma e tij per fshataret e zones se Dukagjinit kunder semundjes se koleres si dhe fundi tragjik i jetes se klerikut qe mbante mbi shpatulla mbi 25 vjet sherbese, mbi te cilin u hudh pluhuri i harreses nga rregjimi komunist "Fali o Zot se nuk dijne cka bejne", "Rrofte Krishti Mbret" , "Rrofte edhe Shqiperia pa ne" ishin fjalet e At Anton Harapit; perpara se te ekzekutohej nga skuadra e pushkatimit, pas akuzes absurse, si bashkepunetor me pushtuesit gjermane.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 12:33
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Anton Harapi*

I ka mbetë Shqiptarit se āsht gjakmārrës, e se këjo āsht prova mā e kjarta e egërsis së tij. Vrasja e njerit në parim e në punë āsht imorale e antinjerzore, sidomos kur bāhet për inįd. Këjo āsht e vertetë, as s’luen ndryshej. Çashtja āsht kur Shqiptari qet pushkë për nevojë d.m.th. kur i cenuem prej tjetrit në jetë, në nderë a në gjā, as mos të ketë nji organ publik ligjuer qi t’a mbrojë mjaftueshëm ndër të drejta të veta njerzore, shka do të bājë? ... M’e falë bākeqin për hatër të Zotit, si mbas fjalës së Krishtit qi tha: “Po të rį kush në njanë anë të fytyrës, sjelli edhe tjetrën”, moralisht e krishtenisht kështu āsht mirë. Por në themelin juridik të drejtësķs, për me dashtë me e gjikue Shqiptarin mbas këtij fenomeni të kobshëm qi tfaqë, thue parimisht do të dënohet Shqiptari për vrasje si barbįr e antinjerzuer? Qe kur thotë ai: “Ka qit pushkë për nevojë, e ka pasë rrezik me rį në gjak etj.” don me thanë se Shqiptari, parimisht, nuk āsht për vrasje. Po t’u gjindshin njerzë të qytetnuem ndër rrethana shoqnore e politike si u gjet Shqiptari, lidhem me krye, se do të kishin bā mā zķ. Vertč se shum herë Shqiptari e tepron edhe e shpërdoron të drejtën e mbrojtes së vetvetit, por këta ndodhë ndër të gjitha ligjët e ndër të gjitha çetat njerzore. – Kur i rįsh njanit për me e falë për hatër të Zotit, gjakun qi kishte në mend m’e marrë, a e din shka më tha? – Ju meshtarët doni me na qitë fare. – Po si, morč Sokol, burrë i ndershëm si jé, m’a thue këtë fjalë se na meshatërt orvatemi për të keqe të juej, e jo për të mirë e juej? – Po, tha, zontķ, se e treta herë qi falim për hatër të Zotit, e qe tash janë çue e më kanë vrį nipin e pa-babë, tue thanë: Do t’a vrasim dé t’a qesim fare Sokolin, se tash na falë prap për hatër të Zotit. Mos kujtņ, zotni, më tha, se mirakande due të qes vetin në mal e të marr në qafë njizet e dy rob qi kam: jo, se më dhimbet vehtja e më dhimben robt, por, po nuk e mora gjakun as këso here, janë në kuti me ardhë e me më djegë mbrendë me gjith rob. – Nuk due t’a justifikoj vrasjen, due të merret vrasja e Shqiptarit me të gjith ata elementa, e ndër të gjitha ato rrethana, të cilat dishmojnë se malsori ynë, parimisht nuk vret për egërsi, por për nevojë. Vertč se Shqiptari ka shum ignorancë në këtë pikë morale, vertč se pasjoni e zotnon shum herë, vertč se edhe qet pushkë për namë e nemuz, por me pasë për t’a pvetë, gjithmonë ka për të gjegjë se, āsht mëkat me rrxue binįn (njerin) e Zotit, por si me bā. – Kaq sa për dijenķ t’atyne qi nuk e dijnë ase nuk duen me dijtë se si āsht vertč palci i shpirtit të Shqiptarit.



* Pjesë prej librit të Pater Antonit, Andrra e Prźtashit.
Romë, 1959.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 12:35
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Here e pare qe e degjoj...

Pader Anton Harapi?!

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2005 06:52
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRJA
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/05/2004
Vendbanimi: belgjik
Mesazhe: 106

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Per pater Anton Arapin qe ne vogeli kam degjuar se ishte nje njeri i madh.Natyrisht ai rregjim i trembej njerzve te vertete si pater Anton Arapi sepse ishte rregjimi i erresires.


Nuk besoj qe nuk ke degju asnjiher per te madhin Pater Anton Harapi,perndryshe dyshoj ne sinceritetin tend.
Me duket se ti me shume "habitesh" se pse ne e quajme <te madh>!

__________________
DUAJ PRINDERIT DHE RESPEKTOJ ATA ASHTU SIQ DO TE DUAN TY FEMIJET TUAJ

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2005 01:21
BETERRJA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRJA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRJA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRJA Shto BETERRJA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRJA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Pervjetor: 14 shkurt 1946, 60 vjet mā pārė u pushkatue Įt Anton Harapi.

pjese nga shkrimet aq bashkohore te p. Anton HARAPI

Tri zānamare ase harmonija nder elementa të nryshem në Shqypnķ

Lodhë e këputë, u ula me pushue. Kahë mushknķt e mija merrshin e epshin sį ku muejshin, kahë me gjymtyrë, tue luejtë, kerkojshin vend e mnryrë si m’e e shkue të lodhunt, disi pį u kujtue u gjeta mjedis nji bukurije e stolije, qi por nana natyrë āsht e zoja m’e e sajue: aty diku afer, prej nji shkami të gjallë, çurrel dikojshin pikat e ujit të ftohtë, qi, të prarueme prej rrezeve të diellit të bjeshkve, si t’ishin thermija ari e argjani bishin të shkelqyeshme mbi at ledinë të njomë; piptina e kerthnestë pervujtshem i gjallnote ato brija, e, mbi krepa e gur njimi herë të motnuem, endte agimi e jetës prendverore. I ap vetit edhe njiherë, siellem në tjetren anë, e syvet të mij u shtrihen fushat e hapta, qi në blerimin e vet, porsi plisa të qindisun me gjithnduer njyrje e trajte, grabitshem më tërhiqshin me i kundrue, kahë thekshem e andshem prekshin ahtet e zemrës seme; mbi krye tem, të rrebta posi vigana, ngrehun rrishin ato maje të thepisuna, rendue e stivue pa simetri, por me nji perpjekje të kanshme, si t’ishin motra të kapuna dora-doras; kundrimi i tyne mat madhni e rrebsi disi më shtite nji drojë e nji tramë, e cilla amel tue më kerkue ndisit, më knaqte e më qetësote, kahë flladi i erandshem dallkadalë m’i terte djersët e më pertrite fuqit, zogj gjinduersh kërcejshin gemb më gemb, e me ato levizje, me at shpejtsi e shkathtsi, qi janë vetun të tyne, m’u bate se po gëzoheshin per mik t’ardhun, e me at za aq tāmel e plot kumbim, qi lëshojshin tue këndue, kahë thejshin monotonin e perjetshme t’atij vendi, njiheri pajtoshshin në mue ma t’imtat pejza të thalbit të jetës.
Por menja nuk më pushote, m’u bate se diç më mungon e se të gjith ajo bukuri e stoli natyre po më thonë: Kerko ma përtej, se ke me e gjetë. Ngela e u vuna si në përgjim; mat vetmi m’u bate se po ndiej nji za kange. Thue janë zanat, qi po këndojn?... i ap vetit, e braf,- çohem më kamë; kur qe, mbi nji mogilë, aty afër shi tre bari të cillët njeni ma i bukur se tjetri po u bijshin zanamareve me nji perkim të binshem, me nji harmoni të pashoqe, e si mos t’ishin ato tri zaje, më nji po merrshin kangen e kreshnikut. U meka e treta, harrova të lodhunt, s’dijta ma ku ishe: Barit ishin tre shqyptarë, njeni mysliman, njeni ortodoks e tjetri katolik. Mos t’i kishe pa të tre me zanamare në dorë, kishe ba be, se nuk janë tre, por nji qi po i bjen, njikaq perkueshem jehote zani i zanamarevet të tyne.
Fshana kthelltë, e sa ku muejta, brohorita me at fjalen e Arkimedit: Eureka! E gjeta. M’u freskue shpirti kahe m’u ba se po më çilet perdja e po shoh e po hetoj n’at harmoni të bindshme të tri zanamarevet shemullin e simboline kjartë e të gjallë të paqes e të qetsis kombtare nder tre elementa fetarë të nryshëm. Thaçë me veti, thue se na shqyptarët do të jemi që mos kurrkush në botë? Thue do të jemi aq të namun si mos të muejm me rrnue porsi shokë e vëllazen si jemi, por do ta lajm buken me gjak, do ta shkojm motin tue ndejë bark e shpinë, e, me helmin e dasis, do të prishim doke, giuhë e karakter, do të shkojm kundra interesave tona e do të t’rrenojm njata shka vetë Perendija na ka falë e bota marë na ka njohtë, njisin kombtare? Jo kurr, po n’at mnyrë si secilla zanamare, tue majtë kenen e cillsit e veta, bjen njiheri me tjerat motra të nryshme, tue perftue kënaqë e harmoni, njashtu tre elementat fetarë në vendin tonë, pa ndeshë n’ata në shka nuk perkojn, por tue u qandrue n’ata shka kan të perbashktë, do të formojn njatë harmoni kombtare, në të cillen jeta shqyptare do të marrë frymë, do të pushojë, do të mkambet e do të përparojë. Kush i thotë vetit shqyptar e don me rrnue i lirë në shtet të lirë, porsi gjytetas eporsi nenshtetas e ka me detyrë të bashkohet me ne e të punojë për perfitimin e harmonis së jetës shqyptare, të cillen kemi me e majtë e me e gëzue, jo tue marrë me i ra krahi njatyne tastavet, qi me disonancen e vet dajn e shkatrrojn; por tue intonue marë të gjitha njato fille e veti të jetës shqyptare, qi perbajn njisin e karakterit e t’interesavet tona.



Ketu, nji kahë ni, varg e vister më dalin para gjith njato vshtirsi, të cillat, shikjue me nji sy të sqyet, i cenohen aq fort jetës e paqës fetare në Shqypni, sa prej shum kuej mbahet i pamuejtun m’u çue në vend pjan e projekt per harmonin nershej t’elementave fetarë në vendin tonë. Ndiej kahë vikasin sa ku munen shum ligjruesa e fletorarë tue kerkue të zhbihet çë do ndiesi fetare, pse si thonë,- i vetmi religjion i shqyptarit janë niesit kombtare. Kunrroj mirë rropamet e pedanterizmit sulmues, t’asajë shkallë kulture gjymsake, t’atyne qi dallë-pallë duen me modernizue Shqypnin e shqyptarët, tue i qitë karakterit e burrnije, e, vleren e nderen shqyptare, tue i zhye me llomin e fundrrijat, me moden e formalitetet, të cillavet që kaherë u ka dalë fryma nder popuj t’Europës.
Me gjith këta, na do të vijojm per mprojtjen e parimit ndertues e per dnimin e parimit rrenues. Por me folë tamam shqyp, po thomi, se nuk ka punë në botë, së cillës mos t’i gjendet rrfana, e mat mnyrë si gati të tanë popujt e gjytetnuem, megjithse kan në gji të vet besime të nryshme, kann gjetë mnyren me rrnue në paqë me shoqishojnë, pa pasë nevojë me sulmue besimin në parim, ashtu edhe na, me një grimë vullnesë të mirë, pshtetë nder parime t’arsyes, mund e sajojm nji modus vivendi e mund e majm fort mirë paqen e qetsin me shoqishojnë, megjithse jemi besimesh të nryshme.
Asht e vertetë shka na tregon historija, se me kurrsen nuk kje trazue ma nieshem, a ma mirë me thanë, nuk kje prishë ma keqas njisija e fjeshtsija e popujvet, se me perbindshin e paknaqsis, të dasis e të grijes fetare. Por asht edhe e vertetë shka thotë Goethe, se të gjitha perjudhët e kohvet, nder të cillat besimi, në që farë do mnyre mrrijti me pasë dorë e fuqi të parë, ato kjenë të lulueshme e fisnike, pse e naltuen ma fort zembren e nierit. Këta po e thomi pergjithsiht e per dhena të hueja,- Por kurrnji popull ma fort se shqyptarët nuk e ndien kobin e mjerimin, qi perftoi nder ta mosperkimin në jetën besimtare. Mjaft me kujtue, se dasija në besim per mot e shekuj ushqei robnin, humi doke e veti karakteristike, majti në kamë grijen vëllaznore, shkretnoi lagje e vise, la nana pa djelm, motra pa vëllazen, nuse pa burra e vu futen e zezë anekand, rreh e rrokull neper Shqypni. Kush nuk din mandej, sa fort pengohet e vonohet perparimi kultural në Shqypni prej nryshimit të shqyptarvet në ket pikë? Po, por që me diten e independencë sonë, si duel kushtrimi per atme e shtet, për jetë e gjallnim të përbashktë, djelmt e Shqypnis, pa nryshim besimia krahine, kamë per kamë u rreshtuen nder lllogore e duelen në ball të luftës, dora-doras u kapen e hin në parlament, vun ligjë e parime, sajuen pjane veprimi të perbashktë, sistemuen të tanë jetën kulturale, shoqni tregtare etj, etj, në mnryë qi gjithkush u bind per ket punë, e Europës i erdh fare papritun bashkimi i shqyptarve kaq i shpejtë.
Madje u lypen flije e flije të mëdha per me dalë secilli prej gervoje të vet mas katerqind e sa vjetsh; edhe secilli, si kristjani si myslimani flijoi pikpamje, u çili shteg rrymve të reja, e ku me të mirë e ku me të vshtirë, iu pershtat jetës së re shqyptare. Ky asht nji fakt, qi na zemron me ndiellë e me sartue per herë e ma mire per bashkimin kombtar e per paqen e qetsin vëllaznore ndermejt elementavet të nryshem fetarë. As s’asht e vërtetë fjala e atyne qi thonë, se na mungojn pikat perpjekse nder të cillat mund të perkojm e mund të bashkohemi. Ma parë e ma dalë të gjith sa jemi, kristjan e mysliman, e njohim Zotin per babë e atmen per nanë, prandej, tue dashtë e tue e drashtë Zotin, duem ata qi don Zoti – shokët tonë, e ruhemi mos t’u bajm keq, pse na vret Zoti. Tie u orvatë manej secilli veçmas e të gjith më nji, per nam e nderë, per të marë e të mirë të fisit shqyptar, të gjuhës, të vendit, t’interesavet e të gjith atyne punvet, qi perbajn visarin tonë, na disi pa u kujtue gjindemi të bashkuem. Pra kemi ku e në shka bashkohemi, po deshtem me kenë konsekuent nder parime të besimevet qi majm.
Edhe pernjimen në ket pikë asht ba nji perparim mjaft i madh, aq sa sod nuk ka shqyptar me mend në krye e qi ka verte per ideal Shqypnin, i cilli nuk dishmon se lufta, kundershtimi e trazimi ndermjet nesh per çashtje fetare, jo vetun janë fare të kota po edhe na damtojn e na shnierzojn. Rreziqet e jashtme e anmiqt me kercnime të veta na janë kenë shkollë e na kann ba m’u mbledhë tok më nji, në prehen t’atmes, porsi zogjt e pulës mlidhen nen krahë të nanës, kur bjen skyfteri, me lak e me gjak xum me e majtë qetsin gjytetse e neper te majtem edhe qetsin fetare, tue lanë m’anesh që do nryshim e pikpamje jete, e tue e qandrrue të tanë kujdesin per me pshtue gjallë ekzistencën e interesat tona jetsore.


Nuk asht në shekull gja ma e mirë se paqa, s’asht fjalë ma e amel, se ajo, e cilla kandshem i tregon nierit aftsin, qi ka per lumni, ajo i nenkupton e i plotson të tana të mirat, qi zembra mund të dishrojë, ajo asht drita e mendes, forca e vullnesës, i vetmi gëzim i fjeshtë, qi nieri mund të provojë në ket jetë.
Qe na sod, falemi nderës Zoti, gëzojm nji qetsi relativisht të mjaftueshme. Pernjiherë nuk druem se po na kërcen kush më shpinë; anmiqt e jashtem njimend se nuk prajn, por me gjith këta na sod jemi të lirë me mendue per veti. Veçse posë paqës botnore të jashtme, do të shikjojm me e majtë sidomos paqen gjytetse të mrenshme, ky do të jet kahri ma i madhi, jo vetun i atyne qi kan frenin e shtetit në dorë, por edhe i secillit shqyptar, qi don Shqypnin, pse pat thanë aj i moçmi Si vis pacem, para bellum, shterngoju në do me e gëzue paqen; e na kurrsi nuk kemi me e ba ket gabim ma mire, se tue e shkue jeten me shoqishojnë në bashkim e në qetsi gjytetse.
Shumica e inteligjetavet na kupton fare mire se shka duem me thanë, por shumica e popullit t’ultë, si nder mysliman si nder kristjan shqyptarë, në rrethin e vogël të pikpamjevet të veta e majn të pamujtun ket bashkim e paqë, per të vetmen arsye, pse tue pasë kene msue që në familje e në vocrri me e shikjue e me e majtë, jo vëlla por anmik shqyptarin e besimit tjetër, s’kann si e menojn paqen në bashkimin e n’afrim, kurse s’kann ngim ta shohin huptë njatë, me cillin kann nji gjak, nji gjuhë, nji tokë, nji interesë, nji emen e nji nderë, nji mnyrë rrnese etj, etj. E qe se si çashtja e besimevet nder ne jet e mlueme porsi gaca nen hi, e që do anmik, i mrenshem a i jashtem, t’i ardhmen dita e t’i pamen gjasen, s’ka nevojë per tjeter, por me e çprushë sa pakë at lvore qetsije me të cillen jet i mluem tharmi i paknaqsis, e ka me i pasë shqyptarët me i çue peshë e me i përdorë kundra shoqishoqit per dam e per humje tonë e qe ngadhnimin e qellimevet t’anmiqvet. Knej rrjedhë nevoja e madhe të studiohet mirë kjo pikë, prej së cillës mvaret vijimi i marë jetës sonë kombtare, tq qiten në shesh teoretikisht e praktikisht të gjitha vshtirsit e të ngrehet binari i aftë, mbi të cillin na do shkojm në paqe shoq me shoq.
Kjo asht arsyeja, per të cillen shum shqyptarë e shum të huej rrin tue sartue zi e ma zi mbi ne; thonë, se myslimant e kristjant janë larg me shoqishojnë, sa të lemt prej prenimi, prandej nuk kann si merren vesht e si rrnojn në paqë. Po këta a mund të jenë ma larg e ma në kunërshtim, se janë kristjant me evrej, të cillët i dhan deken Krishtit, me sa myslimant nemose e nderojn tue e majtë si nji nder profetë? E pra në Gjermani, n’Austri e gjithkun ku ka evrej asht gjetë mnyra e rrfanase si me e majtë paqen nierzore e gjytetse! S’ka jo, shtet në botë, ku mos të luftohet nder lamije ideale,e pakë janë shtetet, nder të cillat nryshimi i besimit mos të ket krijue pikpamje e rrymë të nryshme jete; prandej ku ma shum ku ma pak, ku në nji mnyrë ku në nji tjetër, gati gjithkund e gjejm në kamë luftën fetare, por me ket nryshim, se nder vende të gjytetnueme kjo levizje merr nalt në lamije të ditunis, kufizohet mrena arsyes e bahet me mnyrë e mjete bujare, tue marrë nji pozicjon të dejë per nierz të gjytetnuem; me sa popujt e pagjytetnuem e barbar nuk dijn me luftue me fjalë e me shkrim, me meine e me arsye, por me pushkë e me shpatë; luftojn për fe tue ushtrue mizorit, qi ka mendja keq me i kujtue. Të tanë pune pra asht kët, qi të gjytetnohet shqyptari, por të gjytetnohet njimen, se manej asht nreqë edhe paq gjytetse e fetare.
Prej se shum nder inteligjenta tonë nuk dijn as nuk duen me i da këto dy lloj luftimi, mrrijn me punue sistematikisht per të shuemt e që do religjonit në Shqypni, e me kaq kujtojn se e kann gjetë mnyrën per me i krijue paqen vëllaznore e gjytetse nder shqyptarë. Knej rrjedhin kërkesat, apelat, e kushtrimi i qitun prej disa fletorevet tona Mretit e Ministrive për të hjekunt e mësimit të besimit nder shkolla fillore, knej të lanut mas dore të që farë do shkasi, vlere a kontributi, qi mund i apin vendit, nierz të zot e me kompetencë, porse fetare, knej paragjykimet e pa themel se besimia priori nuk mund të trajtojë as mund t’edukojë, por shka të prishë e të rrënojë etj, etj. E pra nierzt e shteteve t’Italis e tjera shteteve e kombeve të gjytetnueme, qi pranojn per parim besimin në shtet, e jo vetun e lanë fare të lirë, si n’Amerikë, por e njohin besimin a besimet zyrtarisht, si n’Itali, në Gjermani e tjera vende, këta po thomi, qysh se pranojn nder shkolla të veta mësimin e besimevet të nryshme, madje diku-diku e lypin edhe në bazë ligjore, këta sigurisht nuk e menojn punen si të naltpermendunt inteligjenta shqyptarë, të cillët nuk barin kurrfarë besimi në Shqypni,e kujtojn se pshtimi i Shqypnis asht të zhbimt e ç do besimi në vend tonë.
Tash ma, botnisht po dihet, se Bolshevikët e Rusis sistematikisht e me bajerak i kann shpallë luftë mendore e materiale çë do besimi e per parim e programatikisht duen me ngrehë e me perhapë ateizmin; po kje kush nder inteligjenta e nder shkrimtarë të fletorevet tona parimit të Bolshevizmit; na nuk kemi fjalë me të, as nuk kemi nevojë të polemizojm, pse ata vetit i dënon arsyeja e çë do nieri me mend në krye, ata i dënon kryesija e shtetit tona e ligja e çë do shteti t’Europës. Pra nuk mahet paqa gjytetse me ateizem, qi në fund të fundi s’asht tjeter por Bolshevizmi në praktikë, as s’mbahet qetsija gjytetse tue e dermue shqyptarin në njatë shka ka ma per zemer, në besimin në nji Zot, prej të cillit dikojn niesit ma të sinqerta e ma bujaret per jeten nierzore, por, prap po e thomi, ket paqë të dishrueme kemi me e gjetë në gjytetnimin e vërtetë.
Por ta shikjojm punen ma per s’afermi e në praktikë.
1. Nder vende të gjytetnueme gjem, se paqa e perpjekjet miqsore ndermejte gjytetasvet të besimit të nryshem shprehen teoretikisht me fjalën tolerancë e mahen praktikisht, tue qitë në punë e tue zbatue parimet e tolerancës, d.m.th. tue durue shoqishoqin. Njimen se fjala tolerancë, si thotë Ad. Harrack, asht ni fjalë mjaft e vrashtë per nierz të gjytetnuem: “Toleranz ist eines intoleriertes Wort” (Aus Wissenschaft und Leben I.. „Giessen ,1911, 233.) , me gjith këta, shikjue nder parime të së vërtetës, nuk asht fjalë e pavend, e si motit ashtu nder ditë të sodit me shum arsye mund të përligjet. Edhe pernjimen, nji besim po nuk esht me i ra ndesh vetit e m’u ba i pakenun, der t’orvatet nemose me e perligjë arsyetisht ekzistencën e vet, der të mbajë sadopak ndonji shejzë a thermi të së vërtetës, do t’i gjegjë me nji “jo” “Besojmës” së nji tjetrit besim. Në ket veshtrim secilli besim per parim do ta majë intolerancën teoretike-dogmatike kundrejt besimevet tjera.
Nder të gjith elementat fetarë, qi kemi në vendin tonë, ku ma shum, ku ma pakë asht perpajnue mjaft thellë menimi se “besimet i ka da Zoti”, d.m.th. se të gjitha besimet, megjithse të kunderta, janë njinji të verteta. Në popull rrjedhë ky gabim prej padije sikurse sa e sa gabime tjera, qi duen luftue me dituni e me gjytetnim. Por indiferentizmi fetar nder inteligjenta, me sa të gjitha besimet mahen të vërteta si njeni-tjetri, më gitet shum ma i paarsyeshem, se ateizmi, i cilli dogri e mohon zotin. Ky nemose asht leal, shka mendon njata e thotë sinqerisht, nuk shtihet, s’flet nji fjalë për nji tjeter, me sa aj, i cilli ndrron Zot per gjith rasë e per gjith gjurmë, per të cillin Zoti zemermirë e Zoti mizuer, Zoti me dije të pamarueme e zoti budall, Zoi i gjithpushtetshem e Zoti qolja e qoftja e nierzvet asht gjithnji, ky lloj nieri asht mësallë me dy faqe, e pse vetë asht faqezi, rrencak e i pandershem, mendon m’e perdorë Zotin per pluhun sysh e porsi kavi e mjet gënjimi e tradhtije (O. Zimmermann. Soll die Religion sein? ,Freiburg 1914, 14).
Ka m’u gjetë kush, me thanë, se intoleranca teoretike-dogamtike, qi mprojm, rrjedhë prej rrethi të vogël të njohtsive e prej zembres së ngushtë, qi kemi na të Hyllit por na u a kthejm dalë fjalen ktyne zotnive e u thomi, se dobsi e ligshti nuk asht qindresa nder parime e lealiteti, por paqindresa e indeferentizmi fetar, i cilli edhe gjytetnisht m’e shikjue, asht poshtersi e mungessë karakteri. Nji niei i ndershem do ta luftojë gabimin e rrenenm, të cillat në ndergjegjen tonë janë porsi dy kulshedra, të cillat u rrin per ball së vertetës e drejtis. E qe, sese permrena nesh veti prej veti nisë dyluftimi menduer e ndiesuer.
Tashti, nji nieri i sinqertë nuk e mohon as per jashta kundershtimin, qi ndien per gabimin e rrenen, prandej nuk ka si i thotë marshalla së keqes e gabimit me të menueme, per pa fye edhe randë ligjen e moralit, qi asht karakteri, ndergjegja e arsyeja. Na nuk do të durojm, qi e zeza të thirret e bardhë, e shtremta të mahet e ndrejtë, paudhsija per drejtsi, terri per dritë etj, prandej e kemi me detyrë mos m’e pranue as mos me iu perulë kurr së keqes; porse në ket luftim, nji nieri sikush perdore mjete e mnyrë të deja per nji t’urtë, as s’ban kurr qi e drejta të mprohet me rrena, ndersa me të shame e me poshtnime, vertetsija me shpifje e paudhsi, nji ideal aq i naltë, si asht religjioni, të mahet e të ngadhnjejë neper të shame, fjalë të poshtme e tjera mnyrë të padeja.
Çë do nieri e ka detyrë ta ndjekë ndergjegjen e vet t’informueme mirë, veçse në ndjekje e në mprojtje të persekucjonit të vet, do të ket per zemer të verteteten e jo poshtnimin e shoqit, namin e vet, nemuzin e damit etj, etj.
Shteti jonë ka xanë e man porsi trazuesin e qetsis gjytetse e shtetnore nji kedo, qi qet pishat e kallë anmiqsi nder elementa fetar të nryshëm.
2. Sa mprojm intolerancën teoretike-dogmatike, aq jemi per tolerancën praktike-gjytetse. Mas këtij parimi do të dijm me da punët prej personavet, gabimet e ata qi gabojn. Na do ta dnojm rrenen e gabimin, por vetjet gabuese do t’i ndjekim me dashtni të sinqertë e me nderim. Kjo detyrë themelohet në ligjen e moralit të pergjithtë, a ma mirë me thanë, në natyrë të nierit, masn së cillës na veti prej veti shtyhemi me njohtë disa tagre nder tjerë (nderimi), me ndie të mirën e të keqen e tyne (dashtnija). Kjo ligjë natyre në nji nieri të gjytetnuem asht e zhvillueme në ma të nalten shkallë. Pra vetë ligja e natyrës na mëson me e dashtë e m’e nderue nji nieri çë do besimi të jet; me kulturë e gjytetnim kjo dashtni mund të mërrijë m’u kapë deri në shkallën heroike.
Ket nderim e ket dashtni per nierz, pa nryshim besimi, nji kristjan e ka per ideal, si e shofim b.f. nder smuetore, ku motrat e dashtnis u sherbejn njinji të gjith të smuetve; nji per nji ndodhë nder të gerbulun, ku fretent, pa kursye jeten as fare, u sherbejn të prekunvet prej soje, me gjithë se nuk janë nji besim me ta. E jo vetun asht nji ideal, por per nji kristjan asht edhe nji detyrë e randë të shkojë mirë me nierzt e besimevet tjera, aq sa, nuk asht mireme Zotin, nji kristjan, i cilli man të keq me këdo tjeter që farë do besimi. Qe se shka dishmon nji protestant (Dr. Pfaunküche, Frankfurter Zeitung Kallnduer 1926 N.29.30.) mbi ket punë: “Kisha katolike tue pasë ba fort me vend nji nryshim ndermjet intolerancës dogamtike e tolerancës gjytetse, ka gjetë udhen praktike e mnyrën e mjaftueshme perme shkue motin në paqë nierzt e besimevet të nryshme”.
S’kemi të drejtë ta perbuzim persuazjonin e kurrkuj as s’do t’i perbuzim vetjet, qi nryshojn prej nesh me perzuacjone e me besim, mu ma teper do të ndiejm per taposi per nji vëlla. Kjo tolerancë nuk ndalet këtu. Edhe athere kur shoqi e ka gabim hin sherrija e vullnesa ekeqe, as athere nuk do të mungojë dashtnija, pse de internis, mbi ndergjegje s’ka hat nieri, por vetun Zotit do t’i lehet me gjykue. Kush don me kenë durue do të dije edhe me durue, e na qi lypim tolerancë do të dijm me tolerue tjerët. Kjo mnryë rrnese shoq me shoq asht nji virtyt shoqnuer fort i naltë e vin sa të gjitha tjerat virtyte shoqnore, pse tregon e nekupton burrnin, zemren e mirë, zotsin vetjake, madhnin shpirtnore e tjera të mira nierzore të pashoqe.
Sikurse pra intoleranca teorike-dogmatike pshtetet në vertetsi, ashtu toleranca gjytetse e praktike do të pshtetet në dashtni.
3. Po ka edhe nji tjeter mnyrë se si mund rrnojn në paqë nierz me besime të nryshme, e kjo asht toleranca shtetnore-politike. Kjo nuk i perket drejtpërdrejti nënshtetasvet, siu perket toleranca gjytetse, por asht fill punë e shtetit e ligjvet shtetnore. Kundrejtë njia shum besimevet, shteti në mnyrë t’arsyeshme cakton praktikisht mnyren e rrnesës e përpjekjet me to në tri mnyrë: ja ua njehë organizimin si e kann e u ep fuqi ligjore, ja ua kufizon neper mjet të nji marrveshjes a të konkordati, ase sjelljet, e mnyren e rrnesës së besimtarvet të nryshem i man porsi doke të vendit e len të vijojn m’u majtë. Kjo tolerancë mund të mërrijë deri paritetase në barazimin a kundrimin e paanshem të besimevet prej ane të shteti. Shumherë edhe nder shtet, të gjytetnueme, ku pariteti i besimevet asht në parim, praktikisht i mahet krahia salvohet msheftas njeni besim a tjetri, e këta ndodhe prej nryshimit të vetjeve qi e kann ligjen në dorë, si janë deputett, ministrat e tjerët zyrtarë të naltë.
Shteti shqyptar u deklarue afetar, per me muejtë kështu me shue e me fikë anmiqsit e kundershtimet, qi do të kishin bijtë, po t’ishte deklarue per njenin besim a per tjetrin. Porse shteti jonë, tue u deklarue afetar, nuk u deklarue ateist, si gabueshem kann muejtë me kujtue disa, por me kaq diftoi se nderon të gjitha persuazjonet fetare të myslimanvet edhe të kristjanvet, e perpara shteti nuk ka preferencë as njeni besim as tjetri,pse shteti asht afetar d.m.th. i paanshem kundrejt besimvet.

Hylli i Dritës.
Nr. VI. 1930

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2006 19:11
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Rryme te reja arsimore

Anton HARAPI, Botuar më 1933
Nierzt e sotçëm - të zotët a të pa zotsi, si do kjoshin - janë në prendim. Po a mund e dijm nopak vlerën e zotsin e nierzvet të nesërm, të cillvet ka m'u ra. mbi krye kjo shpi e madhe, qi asht Shqypnija? Ata, të cillët nesër kan me kenë dinami i jetës shqyptare, a kan me i pasë në veti ato cillsi e at energi, qi u përket me pasë! Thue se do të mund e qesin shqyptarin prej rrymës asimiluese e pedante në të cillën regton sod, e do të mund e venë në at shkallë, qi vetë të mendojë, vetë të punojë, e kso dore, tue e shti në shpirt kulturën botnore, të përftojë cikullime të reja jete ideale e praktike, prej kahë të dikoje kultura e re shqyptare?
Kundrejt këtyne pvetjevet gjindemi porsi para nji problemi, jo vetun të pashvilluem, por ende të pa paraqitun si duhet, Ignoramus!
Der mos të parashtrohet kjartë e mos të vendohet mirë çashtja e trajtimit të breznis së re, nuk kemi si i parashohim nierzt e nesërm, nuk mund t'apim nji gjykim të themeluem mbi problemin e madh, qi asht fati i Shqypnis.
Dy sidomos janë faktorët e trajtimit të breznis: ambjenti shoqnuer d.m.th. tregimet e frymzimet e përditshme mbrenda të cillavet valltojm, e shkolla edukuese.
Nuk duem të jemi pesimista; asht kundra natyrës sonë të shartojm zi, vetun duem të prekum me dorë e të kjajm me lot gjaku varret, qi e cenojn'e egzistencen e fatbardhsin tonë.
Ankojm për krizin financjar e ekonomik, qi ka marrë në të tanë botën, por ma arsye kemi të ankojm për krizin moral të vehtjevet e të shumicës; jetojn në nji kohë, qi të merr malli me ndeshë në nji nieri si kush, në të cillin idea e definicjoni i moralit e i nderës të ketë shprehjen e vet reale të njimendt. Sod nuk don me dijt kush si je, por si dukesh e si paraqitesh. Po duem me thanë, na, me të gjitha reklamet e katikulet e modës, gjindemi në nji ambjent shoqnuer aq të dobtë, sa me të vojtë mendja se kultura e përparimi janë ma fort për shkatrrim e rrenim, se për trajtim e përmirsim të jetës nierzore.
Kjo rrymë dërmuese në botë, e ka ba reperkursjonin e vet edhe në Shqypni. N' at mëndyrë si muerem akraballekun e hypokrisin prej zotnimit të orjentit, edhe po e zbatojm me ma të madhen mjeshtri, tue e vu per system, ashtu prej Europe xum shum sherri, prej të cillavet duel e muer dhen korrupcjoni, njaj perbindsh, qi s'po len kend as vend pa flligë. Ndera e vlera e nji nierit botnisht po matet mbas këtij parimi: lum kush mundet, e mjerë kush s'din... me vjedhë, me kenë i pa besë, i pa ndërgjegje.
Po kjo e vërtetë fjala e të moçmit, se shka len prej mice gjuen mi çë farë nierzsh, thue do të dalin prej këtij ambjentit shoqnuer, në të cillin, jo vlera e zotsija morale e ditunore, por "rushati" e "nen-dora" jane timoni i jetës?
Kjo rrymë e shikjueme në pikpamje vehtjake, ditunore e kombtare, ka shum giase se do të na apin nierz të pazotsi, individualista- ekstrem e atdhetarë reklamista, me kene të pakët e me dukë të madhe.
At herë e dijm shqyptarin të trajtuem porsi vehtje, kur aj të bahet i zoti t' a krijojë iden, e, me fuqi të veta, t'i apë jetë e t'a realizojë.
Trajtimi verte shoqnuer në nji nieri, ban qi aj të ndiej ma fort për tjerë se për veti, t'i kuptojë kjartë e mirë relacjonet e jetës, të jet i zoti me e dhanë kontributin, qi kolektiviteti ka tagër të kerkojë prej si, as mos të kursejë gja per ket punë, por ideali e ndera e tij të jetë "flija per tjerë".
Trajtimi kombtar asht vijimi e plotsimi i trajtimit vehtjak e shoqnuer: shqyptari, shqyptar i vertetë, asht nji vehtje e kryeme, nji gjymtyrë e aftë e e dejë shoqnije,e cilla në mend e në zemër, derptue prej hijeshije t'atij ideali të endun e të ravizuem me doke, me histori, me giuhë, me natyrë e interese të gjith atyne nierzvet, të cillët, porsi aj e mbajn vetin të vllaznuem, e nji mendimi janë të lidhun me i vue sbashku nevojtë e jetës; kjo vehtje, kështu e prekun, e gati si me thanë e harlisun prej këtyne ndiesivet, në fjalë e në punë, ballafaqe e në shpirt të vet, per mbas Zotit, nuk ka kënd as send ma per zember se fatbardhsin e kombit.
Nierzt e sotçëm janë ata si janë; nuk kemi si u a presim kryet per me u vu tjetër, pse rrin e vertetë fjala: qeni plak gjuetar nuk bahet.
Realizimin e trajtimit shqyptar do t'a fillojm me shkollën edukuese. Nder ne kultura materjale po i shkon shum para kulturës shpirtnore. Per të gjitha egzigencat e jetës kemi hapë lamije të reja edhe kemi ba hapa vigajsh: asht punë e mirë fort të çilen rrugë e të hiqet ajo hije deke, monotonia e përmotshme ndër krahina e vise shqyptare, tregtis e industris duhet t'i apim ma të madhin shkas, pse po s'patëm gji në bark, as met s'mund i kemi në vend; t'i shfrytsojm fuqit e pasunit qi nana natyrë na i ka ruejtë në prehen të tokvet, ndër rrymë t'ujnavet e ndër blerime të malevet; t'a përmirsojm gjejen e rrnesen e popullit me rregullim e administratë të mirë; t'a shtojm edhe numrin e inteligentavet me studenta universitarë, shkurt të punojm e të bajmë si ndër vende të qytetnueme.
Ndër të gjitha këto mëndyrë i ndimohet popullit të mkamet, porse gjith kjo ndimë asht, si me thanë, e jashtme; sado t'i apim popullit bukë e pun, po s' e bam edhe të zon e vetit, mos me pasë nevojën e tjetërkuj, nuk i kemi ndimue sa duhet; per nji shkak a per nji tjetër ndima e jashtme mund të prajë, e aj at herë do të gjindet keq. Me sa, po krijuem në gji të popullit fuqi mendore e morale në vështrim të njimendt, po përftuem nierz vërte të zotët e mendimit e të punës, popullit i kemi dhanë visare të pashpikshme; po i ra edhe m'u gjetë ngusht, aj, me fuqi të veta, ka me kenë i zoti, prej asgjaje, si i thone nji fjalës- me e krijue ata shka i duhet.
--------------------------- 



 

 

Krye   












 Komente





 
Errësira, zgjedhjet dhe Kirili shqiptar




..
..........................................



 
Çfarë i ndodhi Shqipërisë së Madhe?




..
..........................................



 
Rrymë të reja arsimore




..
..........................................


 

COPYRIGHTS © TIRANA OBSERVER JANAR 2006

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2007 02:00
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Njeriu ne jete mund te kete bere shume vepra te mira por vjen nje moment qe e bene si puna e lopes themi ne ne Vlore.E mbush enen plot me qumesht dhe ne fund i jep nje shqelm dhe e derdh ate.
Edhe Pater A Harapi keshtu e ka bere.
Para shume viteve kam pare nje foto te tij ku ai i kishte pritur gjermanet me buqeta me lule.Ai dukej ne ate foto shend e vere.
Nuk kam shume informacion per veprimtarine e tij,por ky fakt e kompromenton ate keqazi ne syte e popullit shqiptar.
Kadareja shkrimtari jone i madh,nuk ka bere ndonje tradheti karshi vendit por disa mendje te ndryshkura kerkojne ta bejne ate tradhetar.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2007 16:40
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > At Anton Harapi Ofm

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.