Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

ho me kush i fitoi zgjedhjet se kom qene me pushime?

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2007 17:28
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Pershendetje!
Ne rradhe te pare duhet te kuptojme nje gje. Nuk eshte se marrezite e njeres pale apo te tjetres i vuan vetem pala kundershtare por te gjithe bashke i vuajme marrezite e atyre qe kemi ne krye, ndaj nuk duhet te na behet qejfi kur keto ndodhin.

Sa per fjalet e vecanta do te ishte e kote qe te diskutonim presje per presje cfare thone e kane thene politikanet tane. Nje gje e tille do te na ndalonte ne siperfaqe dhe nuk do te diskutonim per gjerat thelbesore qe ndodhin ne nje qeverisje e mire apo e keqe qofte ajo.

Dalja nudo e Rames nuk mund te justifikohet edhe perpara opinionit, jo sepse askush nga ne nuk ka pare foto nudo apo femijet nuk kane burime te tjera ku te shohin gjera te tilla, por sepse duhet te kete nje kod etike.

Edi Rama mund te jete i lire nese eshte nje njeri i thjeshte si ne qe te ekspozoje hallatet e veta si dhe ku te doje, por perfshirja e tij ne sferat me te larta te politikes duhet ta perjashtoje kete liri te tij per tu ekspozuar ne menyra te tilla. Ashtu sic ishte jashte cdo etike sjellja e Fatos Nanos ne nje buzuk grek ku i hidhte petale lulesh kengetares nderkohe qe ne Shqiperi ishte shpallur zi kombetare sepse ishte rrezuar ne humnere nje autobus me kosovare adoleshente.

Mund te ishte normale qe dikush nga ne qe perfaqeson vetem vehten e tij te sillej ne ato menyra por jo qe dikush qe perfaqeson vlera, strategji, reforma, dhe shume shtresa te popullsise.

Juve ju duket si gje personale ai ekspozim i Rames ne ate forme, madje sulmohet edhe mentaliteti yne i mykur tipik shqiptar. Por, une nuk di asnje rast ne bote ku nje politikan i larte te kete patur nje histori te ngjashme e mos te jete kerkuar falje publikisht apo qe te mos e kete paguar kete aventure me kosto politike negative.

Duke lene menjnane preferencat politike ti shohim gjerat me sy kritik dhe realist. Me tregoni nje politikan ne bote qe te mos kete pesuar nje renie ne politike nese eshte kapur ne te njejten pozicion si Rama.

Si mund te dale Rama me shembullin e tij qe te edukoje te rinjte e Tiranes apo te behet nje shembull per tu ndjekur. Nese disa prej nesh i pelqejne fotot e tij dhe thone se nuk ka asgje te keqe, atehere le te provojne ti varin fotot e tyre neper shtepi apo t'ua tregojne te afermve. Do ta benin kete pa pike sikleti? Une mendoj se jo, pra duke e pare ne kete kendveshtrim shihet se nese justifikohet dicka e tille edhe vete socialistet nuk e pranojne qe ta adhurojne liderin e tyre ne poza te tilla. Ne kete forum nuk lejohen as fjalet e pista. Po publikimi i fotove nudo lejohet? mendoj se jo.

Rama akuzoi PD se po i bente shantazh etj. etj. por harron te thote se nuk ia kapi ndonje paparac ato foto por i ka bere me deshiren e tij e jo nje por disa te tilla. Dhe c'eshte me e forta shfajesohet duke thene se jane bere vite me pare dhe se ishte ne France etj etj. Se cfare rendesie ka vendi se ku ishte me ke ishte edhe nen cfare efekti ishte une nuk di ta spjegoj. Di te them se ne ate foto ka edhe femije te vegjel qe duke ne sfond aty prane.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2007 20:13
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Rama nuk ka dale aspak nudo per publikun. Qendron nje diference e madhe mes vullnetit per te dale nudo dhe vjedhjes se fotografive nga shtepia. Sado qe ky diskutim te koklavitet, mbetet fakti i thjeshte se publikimi i atyre fotografive ishte hapi me i shemtuar ne nje fushate elektorale. Dhe kete e konfirmoi rezultati i zgjedhjeve. Thua te kete influencuar vetem fshatrat fotografia e nudo e Edi Rames? Praktikisht vetem andej fitoi PD.

Sidoqofte nuk jam as i pari dhe as i vetmi qe them se publikimi i atyre fotove ishte veprim i ulet. Jeta private e 10 vjeteve me pare nuk ka pse te behet objekt per mentalitetin publik, i cili sado te kete paragjykime eshte i mbushur me hipokrizi. Nuk ka njeri te mos kete sekretet e veta ne jete. Edhe une mund te vihem jashte dritares tende dhe te filmoj kur ben seks. Ne kete rast do mjaftonte ta fusja ne youtube dhe ti tregoja miletit adresen. Do kishte efekt 100 here me shume sesa ato fotografi te publikuara qellimisht nga gazetare te paskrupullt. Pra, fushata elektorale nuk behet mbi baza morale ne mes te nje tranzicioni shoqeror sic po ndodh ne Shqiperi. Keto efekte nuk i llogariten militantet qe kujtuan se do humbase Rama per dy fotografi nudo dhe faktikisht ato foto ju kthyen ne bumerang humbje.

Cdo politikan ne bote do kishte pesuar renie nga publikimi i jetes personale. Askush nuk ka jete perfekte. Por perdorimi i fakteve personale dhe moralit publik eshte nje miks qe si takon askujt ta beje. Keto koncepte gazetarucet dhe politikanucet e fushatave si kapin dot. PD i meshoi moralit te fshatit dhe fitoi fshatin. Nese kjo mund te konsiderohet renie e popullaritetit te Rames atehere urime PD-se per votat e fshatareve qe mblodhi.

Dhe ne fund pyesni veten pse nuk do ishte problem sikur nje nga ata suedezet qe dolen nudo ne Sarande te beheshin politikane ne vendin e tyre dhe pse qenka problem qe Edi Rama ka dale nudo ne France. Apo ti biem shkurt e te themi se kemi mentalitet mesjetar?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2007 21:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ami

Leri populizmat se fushata elektorale mbaroi. Te gjitha ato qe thua ti i hodhi poshte populli me voten e tij me 18 shkurt 2007 (jo me kot e solla vitin 2007).

Ja kam thene dhe IQ-se disa here te tjera, ne nuk "mbrojme" ato foto ne vetvete sepse, te pakten personalisht, edhe ne nuk dalim nudo neper plazhe (edhe pse per kulturen perendimore ky nuk eshte ndonje problem). Mbrojme te drejten e c'do qytetari (perderisa nuk eshte person publik, dhe Edi nuk ishte person publik ne ate moment) per te jetuar si te doje jeten e tij private. Kaq. Mjafton qe ajo jete private te jete koherente me jeten e tij publike.

Te sjell nje shembull.

Duke qene se banon ne Venezia  d.m.th. e njef mire realitetin italian do te te pyesja: "do influenconte me shume ne voten e popullit italian nje fotografi e Panella-s duke marre hashish apo nje fotografi e Pier Ferdinando Casini-t"?

Une mendoj se do influenconte me shume ajo e Casini-t, sepse ne rastin e hashishit do dilte jokoherent ai dhe jo Panella.

E pra, une do ti vleresoj negativisht fotot e Edi Rames vetem n.q.s. ai do fillonte nje fushate kunder "nudismit" (p.sh.), por deri ne ate moment ato jane ceshtje private te tij.

Ne fund, perseris, ai rast kaloi ne shoshen e votes popullore, dhe perderisa kjo vote nuk e denoi mos na sillni moralisma te kote.

Psh. 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2007 23:59
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shenjtori
Still Angel

Regjistruar: 14/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765

Ami, nuk e kuptoj pse diskuton gjera te tilla dhe habitesh me kete klas politike dhe aq me teper per popullin shqiptar qe ka bere nje gjest aq makaber sa te perkrahi nje njeri qe ka dale me allatet perjashte ne nje vend te lejushem si cdo qytetar i lire i botes kur qe nje qytetar i lire i saj (se tani qe eshte kryetar partie, nuk eshte me qytetar i lire). Ti habitesh se si populli shqiptar arrin te pranoj nje njeri me moral kaq te ulet. Problemi eshte se duke qene race e paster dhe unike, jemi unik ne gjithcka. A e kupton ti se ne si popull rrikthyem ne pushtet nje njeri qe u tha kombit te vete "shkoni humbisni pasurine tuaj" dhe ajo qe eshte akoma me makaber, rriktheu njeriun qe dha urdher te sulmohet me arme kimike jugu rebel duke e cuar dhe vendin drejt nje lufte civile.(nuk dua qe te hyni ne debat se kush i ngriti bandat ne jug e kush i vuri flaken jugut se shumica jane supozime te njeres apo tjetres pale, ndersa keto dy fakte qe permenda me siper jane te dokumentuara si nga mediat ashtu dhe nga deshmimtare okulare). Kjo gje nuk ka ndodhur as ne republikat demokratike te afrikes. Per me teper, sikur larg qoft Enveri te ngrihet nga vari, ne, kombi shqiptar, e rrikthejme ne pushtet. Pra perderisa rrikthyem ne pushtet nje njeri te tille, dhe e perkrahim akoma pse mos te perkrahim nje njeri qe ne fundit te fundit eshte imoral per veten e tij.

Ky popull jemi, keta politikane meritojme.

Edhe dicka doja te pyesja, para disa kohesh nje e perditshme angleze botoi disa foto te kryeministres merkel ku i dukej qarte fundshpina.
Si reagoi ajo dhe kundershtaret e saj politik?

__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2007 12:38
Shenjtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shenjtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shenjtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Shenjtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shenjtori Shto Shenjtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shenjtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Po te duash di une dy raste te renda kirminale ne Vlore. Ne njerin e hyne ne shtepi nje gruaje dhe deshen ti merrnin peng femijen e sapopjelle. Te dytin e kam treguar dhe here tjeter, vajza ishte ne ballkon dhe poshte pa sesi i vrane babain.

Avash o Hero se nuk ka njerez kaq te kulluar sac thua ti ne Shqiperi. Thuaj qe u be katrahure dhe kush mundi te vriste vrau. Revolta ishte popullore, por kriminaliteti jo. Vetem nqs do te pranosh qe populli vlonjat ka perberje kriminelesh pastaj. Une nuk do e thoja kete gje, por krimet qe kane ndodhur ne ate periudhe nuk i fshin dot historia.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2007 14:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Ti rikthehem temes.

Kerkoj ndjese nqs kam bastarduar temen,por vetem i kam ardhur hakut.
Une nuk mund te toleroj dike qe flet me kompetenca per dicka qe se ka idene perpara njerezve si mua qe e kemi jetuar nga minuti i pare deri ne minutin e fundit te gjithe ngjarjen e mbas rrezimit te firmave piramidale dhe biles e kemi edhe te dokumentuar nga shtypi shqipetar dhe i huaj,nga pamje filmike,nga deshmitare rruge e deshmitar zyre etj etj.
Genjeshtra me qellim e AMIT nxjerr ne pah karakterin e tij.Le ta shikojne te gjith qe ky person genjen,mashtron dhe hiqet sikur te jete paqedashes e atdhetar.

E vetmja gje e vertete qe ka thene eshte qe asnje vlonjat nuk eshte krenar per ngjarjen mbas hapjes te armeve,nuk shoh pse duhet dikush te jete krenar per kete gje?Une nuk jam krenar dhe askush nuk eshte por eshte me e komlikuar,disa njerez te imlikuar me krimin dhe politiken moren arme te paret dhe pastaj populli i thjjeshte duke pare inegzistencen totale te autoriteteve ne vlore ( edhe une personalisht) nuk i ngeli gje vecse te merrte ne dore vetmbrojtjen.Por per kete gje pervec atyre qe jane totalisht te verbuar nga sira e Berishes populli vlonjat fajeson vetem Berishen dhe qeverisjen e PD-se qe e lane situaten te degjeneronte ne ate pike vetem e vetem qe nje person te mos jepte doreheqjen.
Nuk besoj se jane fjale militanti ps-ist keto apo jo?


Fajtori me ke akuzuar diku qe shaj njerin krah dhe mbroj verberisht nje krah tjeter ,te lutem shume mos me ul mua ne te njejtin rang me AMIN ,me cito nje fjale te vetme ne mbrojtje te verber te ndonje krahu politik.Une kam share dhe vazhdoj te shaj militantet qofshin te pd-s qofshin te ps-se por e shoh sot dhe e kam pare gjimone ne shqiperi qe militantet e Berishes mbeten me injorantet dhe me te dhunshmit ne shqiperi.Prandaj me te drejte i shaj.Saliun e shaj me te drejte gjithashtu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2007 14:44
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

fAJTORI MOS U HIDH NGA DEGA NE DEGE TE LUTEM ,UNE NUK KAM THENE ME TREGO NJE RAST KRIMI UNE KAM THENE RAST PERDHUNIMI ME DHUNE SHTEPI SIC E KA THEN AMI,QE VAJZAT JANE PERDHUNUAR NE SHTEPITE E TYRE.ME TREGO NJE RAST TE VETEM.PER RASTE KRIMINALE UNE DI SHUME EDHE 100 HERE ME TE SHEMTUAR SE ATO QE KE THENE TI.VLORA KA QENE HISTORIKISHT NJE QYTET ME KRIMINALITET TE LARTE,KJO NUK MUND TE MOHOET,POR EDHE KRIMINALITETI KA KULTURE FAJTORI MOS E HARRO.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2007 14:49
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha HERO
.VLORA KA QENE HISTORIKISHT NJE QYTET ME KRIMINALITET TE LARTE,KJO NUK MUND TE MOHOET,POR EDHE KRIMINALITETI KA KULTURE FAJTORI MOS E HARRO.


Ah po, s'me kish shkuar mendja tek aspekti kulturor i krimit...

Tani e kuptova pse kemi patur nje zhvillim kulturor kaq te madh 15 vjetet e fundit. Ndoshta per te njejten aresye po derdhet forumi nga kultura dhe po shahen politikanet. Ore jemi popull me kulture neve, mos e diskuto.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2007 14:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

lere se tani e ndrite,njeher me hidhesh nga dega ne dege ,pastaj me citon,po flet tamam sikur te ishe me shume injorant nga cje.( mos u ofendo,e them duke marr parasysh faktin qe te gjith ne kemi nje nivel injorance).Tani psh ne afganistan vrane nje mesues pse mesonte vajza,ky eshte nje akt kriminal por qe rrjedh nga nje nivel shume i ulet kulturor.
Ne vlore vrane dike per para e pushtet ,por un nuk di asnje rast kurr nje feme te jete perdhunuar nga bandat ne shtepine esaj me arem ne koke sic ka shjeguar AMI.Tani mos e leviz strategjine por qendroi muhabetit.
Edhe nuk po them qe nuk ka pas perdhunime ne vlore,ka pas qe cke me te ,por ka qene ashtu si gjithmone nje forem krimi me emrin perdhunim,Por te thuash qe na u krijua nje kulture vecanerish mbas hapjes te armeve kur bandite na vinin neper shtepira me arem per te perdhunuar femra eshte skandaloze,a thua keta bandite ishin te gjithe te djegur per ... si ne kukes apo ne puke,hajde llogjike hajde.Fol me mua se i njihja nga afer ata dhe femrat me te cilat shkonin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2007 15:12
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.