Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Uf, nuk di nga tia nis me pare!

Faleminderit Fajtori per mbrojtjen, megjithese ti si une jemi mesuar me vite te hame te shara vend e pa vend ne ambjentet virtuale. Gjithsesi nuk ndihem i ofenduar sepse keta njerez nuk me njohin e per kete arsye nuk mund tu ve rendesi asaj cka thone per mua.

Pastaj doja te beja nje sqarim lidhur me permendjen time te Vlores.
Une kam thene qe Vlora u ngrit ne revolucion nga kriminelet dhe po kjo Vlore e ndershme e pesoi nga keta kriminele sepse aty mbizoteroi kaosi. Nuk kam degjuar nje Vlonjat normal qe te jete krenar per ate cka ndodhi ne Vlore me 97. Aty fitoi krimi, pavaresisht ngjyrimeve qe mund te behen nga politika. Pikerisht ne kete kontekst kam permendur edhe prostitutat, kinezet, apo femijet e hedhur ne det. I kam reshtuar si tipike te kriminalitetit vlonjat. Nese dikush kerkon ta justifikoje kete kriminalitet eshte ceshtje tjeter. Une krimin e denoj ne parim i cfaredo ngjyre qofte. Me pelqen nje shprehje e Tonias me lart qe thote se Kriminelet nuk kane ideale apo ideologji por vetem interesa.

Krimin e denoj edhe tek ata djemte qe i kam patur shoke ne rrugen e Kavajes e qe tani nuk jetojne me, sepse kush merret me krimin aq e ka ndricimin e yllit. E denoj krimin edhe kur militantet e PD sulmuan institucionet ne 1998 dhe nuk e justifikoj aspak me vrasjen e Azem Hajdarit. Pra po te nisemi bashkarisht nga denimi i krimit pa asnje justifikim kemi hedhur hapin e pare drejt nje debati qytetar. Pandeli Majko tha dicka te vlefshme ne Parlament kur deputete te PD akuzonin se Rama ishte urdheruesi i konfliktit te armatosur. Majko tha as ne as ju nuk jemi kriminele. Kjo eshte e vertete nuk jane kriminele, por kane pergjegjesine qe kur u duhet i fryjne zjarrit.

Per mua elementi me i rrezikshem i kesaj fushate ishte krijimi i policise se mbrojtjes se votave me ish ushtarake dhe me Paulin Sterkaj ne krye. Si i mbrojti votat PS me 18 shkurt, a mos pati ndonje konflikt dhe votat u mbrojten me force? Jo, mbrojtja e votave u be sepse nuk u tentua te vidhej. Ndoshta kjo fare policie e paligjshme ka ushtruar presion te jashtem qe kjo te mos ndodhte por jo se u perball direkt apo pati incidente te mbrojtjes me force te votes. Ndaj mendoj qe ne vend te policeve do te mjafton disa vezhguese me teper.

Dalim tek ceshtja e Shijakut te cilen media e ka pershkruar me tendenca te caktuara. Dikush eshte shprehur me Ironi se shijaku u fitua nga PS sepse te fortet e Berishes ishin me pushime. Une po rreshtoj disa mendime te mia lidhur me kete ceshtje.

1- Shijaku u fitua nga PS me 100 e ca vota diference ne 18 shkurt, madje nuk eshte fituar si subjekt politik por si individ.

2- Ne zonen per zgjedhje parlamentare te Shijakut perfshihen edhe Komuna Xhafzotaj dhe Katundi i ri. Ne 18 Shkurt komuna e Xhafzotaj u fitua me nje diference therese nga PD. Kandidati i PD kishte rreth 6.400 vota ndersa PS 302 vota. Ne Katund te ri PD fitoi me nje diference prej mese 2.000 votash. Pra PD po ta marrim bashkarisht si zone kishte 8.000 e ca vota me teper se PS.

3- Sokol Olldashi kishte fituar me nje diference prej 7.000 e ca votash me teper karshi Agron Dukes ne zgjedhjet parlamentare te 2005.

4- Braktisja e procesit zgjedhor nga komisioneret e majte dhe terheqja e kandidatit te PS natyrisht ka ndikuar negativisht ne rezultatin e PS ne kete zone pasi televizionet trasmetonin ore e cast keto lajme duke bere qe edhe votuesit e majte te dezertonin procesin.

Perfundim.
Pra Shijaku edhe pse fitorja duket shume e thelle e kishte tendencen per te dhene nje vote te thelle ne favor te PD. Nuk di perse nuk perben lajm fitorja e thelle e PD ne Kavaje dhe Shkoder ne zgjedhjet lokale me mbi 84 per qind. Shtojme ketu se PD besoj se pas humbjes se bashkise ka punuar me thelle me strukturat e saj per rritjen e rezultateve te saj brenda qytetit te Shijakut. Gjithsesi kandidati i Pd mori rreth 10.000 vota me teper se ai i PS dhe duke pare qe disa dite me pare me 18 shkurt ne kete zone PD kishte fituar me rreth 8 mije e ca vota, duke pare rrugen qe moren zgjedhjet nuk eshte jashte llogjike qe te fitonte me ate diference.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2007 09:19
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Tani te themi dy fjale per ceshtjen BOGDANI

Mediat kane keqinformuar shume publikun me apo pa qellim pasi VEIZI i keqinformonte dhe abuzonte me to. Ndaj e ndjej te nevojshme qe te them dy fjale ne lidhje me kete si person i informuar mire per kete ceshtje.

Une isha n/kryetar komisioni ne qendren e votimit KZZ ne zonen time e me pas u emerova anetar i KZQV. Pra kam marre pjese ne te dyja anet e procesit dhe dua te ndalem pak ne kete ceshtjen e dy kutijave qe asnje media nuk e ka shpjeguar sakte se perse refuzohen te perfshihen ne tabelen e rezultateve perfundimtare.

Kutia e zones 1985
Kjo kuti ishte mbyllur me 5 vula kodesh nder te cilat 2 vula nuk korrespondonin me numrat e kodeve te shenuara ne procesverbalin e mbylljes se kutise. Vec kesaj fletet e votimit ishin te firmosura nderkohe qe Kodi Zgjedhor percakton se fletet duhet te kene vetem vulen ne pjesen e pasme, aq me teper firmat ndryshonin njera nga tjetra. Kjo kuti sapo jane kostatuar keto parregullsi eshte lene menjane per tu rivlersuar ne nje moment te dyte pasi te ishte keshilluar KZQV nga KQZ, dhe eshte rimbyllur me vula te reja.

Me date 21 shkurt KQZ sjell nje vendim ku i kerkohet KQZ te perfundoje numerimin pa percaktuar numra kutie dhe krejt procesin pasi kishte probleme dhe konflikte ne komision me nderhyrje deputetesh te majte etj. Per kete arsye me date 22 shkarkohen nga forcat politike perkatese kryetari PD, n/kryetari PS dhe sekretarja PS. Avokatet e Veizit ne KQZ e interpretuan kete vendim sikur KQZ ka urdheruar KZQV qe te numeroje dy kutite e lena menjane 1985 dhe 1996.

Kryetari i KQZ, Clirim Gjata, iu pergjigj se avokatet nuk mund te interpretonin vendimin e KQZ pasi derisa ky vendim ka dale nga KQZ nuk mund ti deformohet kuptimi. KQZ nuk kishte percaktuar numra kutie por kishte urdheruar perfundimin e procesit. Eshte ne doren e KZQV qe te vendose se cilat jane te rregullta e te parregullta. Mos harrojme se mbeteshin te gjitha kutite e keshillit te Minibashkise per tu numeruar. Pra nuk kishin mbetur vetem keto dy kuti, por ishin edhe 11 te tjera.

Mengjesin e dates 22 shkurt kur une dhe 6 persona te tjere ishim ne pritje per te marre vendimin nga KQZ per zevendesimit te anetareve te shkarkuar te KZQV, nje turme njerezish me ne krye MIra Veizin dhe mbi 10 televizione me gazetare dhe kameramane mesyjne ambjentet e KZQV dhe pa kryer asnje procedure marrin kutine e zones 1985 dhe e hapin.

Perpara se sa te numerohet nje kuti duhet te kostituohet grupi i numerimit, te miratohet nga KZQV e me pas te dorezohen procesverbalet e te verifikohet rregullsia e kutise. Te verifikohet nga KZQV pjesmarrja e te gjitha partive ne procesin e numerimit.

Keto procedura u tejkaluan te gjitha, per me teper ne tavolinen e numerimit u ulen 10 anetare te koalicionit te majte edhe asnje anetar i koalicionit te djathte. Duhet te marrim parasysh qe per te zhvilluar numerimin duhet te jene percaktohet Kryetari i PS dhe n/kryetari e sekretari i PD pa keto pale dhe anetaret e tjere nuk mund te zhvillohet procesi.

Pra kjo kuti u hap pa procedura ligjore pa numerues te djathte dhe pa asnje garanci per integritetin e votes, nderkohe qe tavolina ishte e rrethuar nga kamera, gazetare e persona te tjere te pautorizuar. te shtojme ketu edhe qe duhej te merrej nje vendim nga KZQV per hapjen e saj pasi ishte marre me pare nje vendim per rimbylljen e saj per parregullsi.

Hapja e kesaj kutie ne kete menyre u kundershtua nga KZQV me rezultatin 8 vota pro e 4 kunder. Pra me 2 vota te majta ne favor te 6 votave te koalicionit te djathte, LSI dhe PDS votuan kunder kesaj hapjeje.

Kjo ishte arsyeja qe KQZ pranoi kete kundershtim.

Kutia 1996 ishte numeruar me date 21 shkurt dhe kishte nxjerre 37 flete votimi te pavlefshme shumica e te cileve ishin ne favor te BOGDANIT, sepse ishin te njollosura me boje. Grupi i numerimit nuk kishte rene dakort per vleresimin e ketyre fleteve. Kryetari i grupit te numerimit qe ishte i vellai i Gerti Bogdanit ishte larguar nga tavolina per tu keshilluar me Gertin e per ta informuar mbi kete problem. Dikush nga komisioneret e majte ka grisur nje flete te procesverbalit te paperfunduar dhe ua ka dhene avokateve te Veizit. Kryetari eshte kthyer dhe ka shkruar ne procesverbalin e numerimit ankesen e tij per te rinumeruar edhe fletet e pavlefshme.

KZQV e ka pranuar kundershtimin e kryetarit me vendim 7 vota pro dhe 4 vota kunder, ne favorin tone votoi edhe PDS.

Ne KQZ avokatet e Veizit pretendojne qe procesverbali eshte shkruar me vone dhe eshte fallsifikuar ose me sakte eshte zevendesuar.
Mirepo harrojne disa detaje ne lidhje me kete ceshtje qe si sekretarja e grupit te numerimit e si sekretarja e KZQV ishin te PS dhe procesverbalet administrohen dhe mbikqyren nga to. Askush ne KZQV nuk mund te preke procesverbalet pa pranine e sekretares.
Avokatete e Veizit nuk mund te shpjegojne qe si ka mundesi qe ne procesverbalin origjinal jane te gjitha firmat e komisionit te numerimit. Si mund te kene firmosur nje procesverbal te dyte numeruesit e krahut te majte ne kundershtim me interesat e tyre? Apo jane fallsifikuar edhe firmat e grupit te numerimit?

Tere keto dyshime apo hipoteza kane nje shpjegim te thjeshte. Kopja e fletes se procesverbalit qe prezantojne avokatet e Veizit eshte shkeputur perpara se procesverbali te perfundohej dhe kjo gje teknikisht mund te jete bere vetem nga sekretarja e grupit te numerimit, qe ka ligjerisht detyren per te plotesuar dhe ruajtur procesverbalin, nderkohe qe kryetari kishte dale te konsultohej.

Pra keto jane sqarimet mbi dy kutite qe ne media jane paraqitur si eleminime politike nga numerimi.

Gjithsesi edhe po te perfshihet kutia 1996 ne tabelen e rezultateve fitues eshte BOGDANI. Mira Veizi pretendon te jete firuese vetem nese perfshihet ne tabele ajo kutia e hapur jashte cdo procedure e norme ligjore, them pretendoj sepse askush nuk nuk mund te siguroje qe ai numerim te kete qene i rregullt dhe vota te kete qene e paprekur.

Doja te theksoja se per te njejtin motiv KQZ ka hedhur poshte kerkesen per rivleresim te fleteve te pavlefshme e Kandidatit te PD ne durres. Pra nese do te ishte vendim i njeanshem mendoj se me teper do ti interesonte te rivleresonin durresin se sa nje minibashki te Tiranes.

Gjithsesi ne kundershtim me kushtetuten, ARTURM, KQZ eshte nje organ politik ashtu si edhe te gjithe hallkat e tjera te perfshira ne kete proces si KZQV, apo KZZ. Madje te them edhe me teper partite e vogla ne keto procese mbushen me anetare ne keto nivele dhe mbeshtesin praktikisht vetem interesat e partive te medha.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2007 10:26
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:


Gjithsesi ne kundershtim me kushtetuten, ARTURM, KQZ eshte nje organ politik ashtu si edhe te gjithe hallkat e tjera te perfshira ne kete proces si KZQV, apo KZZ. Madje te them edhe me teper partite e vogla ne keto procese mbushen me anetare ne keto nivele dhe mbeshtesin praktikisht vetem interesat e partive te medha.


KZQV apo KZZ jane politike sepse zgjidhen dhe perfaqesojne vete partite politike (problemi ne to, dhe ti e di mire, eshte qe partite vene militante autobuzesh ne vend qe te vene persona te pregatitur).

KQZ perkundrazi, nuk duhet te jete politike. Nga KQZ e mepareshme eshte bere nje pune e mire ne kete drejtim (kjo s'do te thote qe nuk ka vepruar ne disa raste politikisht), por kjo "tradite" nuk vazhdoi nga KQZ aktuale.

Aq te zotet jane keta politikanet tane sa ne Kodin Zgjedhor te meparshem thoshin "kryetari i KQZ duhet te jete nga pozita dhe zv/kryetari nga opozita" duke harruar se kjo eshte antikushtetuese meqe KQZ nuk duhet te jete nje organ partiak. Eshte kaq e vertete fakti qe KQZ e mepareshme "tentoi" te institucionalizohej si organ kushtetues saqe ndejti per shume kohe pa zv/kryetar (qe "te zgjidhej zv/kryetari nga opozita", ne baze te Kodit, duhej qe Celibashi te deklarohej kujt partie i perkiste, ndersa ai, me te drejte, konfirmonte se nuk ishte i asnje partie). Kjo sa per sqarim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2007 21:57
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Mesazhet jashte teme dhe me ofendime personale u fshine. Edhe mesazhi i fundit i IQvlores gjithashtu, meqe kishte te bente me meselene.
Ju ftoj te gjitheve ti lini menjane ofendimet personale dhe te vazhdoni nje diskutim te civilizuar.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2007 00:11
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Ku e lame atehere? Te dhuna elektorale.
Duke qene se e njoh shijakun, e marr me mend se cfare kane hequr komisioneret e opozites atje. Po nga ana tjeter duke e ditur kete gje, mos u angazho fare. Bojkoti nuk duhet te ndodhte, ata qe bojkotuan duhen vene para ligjit.
Mire e thoshte nje gazetar, asnje nuk beson qe Edi Rama ka dhene urdher per tu qelluar komisioneri i PD, po ama duhet te ishte prononcuar i pari kundra ketij akti. Me kete rast edhe gjakrat do kishin rene ca, edhe ai do kishte fituar pike per vete si lider qe e denon dhunen pavaresisht ngjyres.

Meqe ra fjala. Sala tha perseri se kete fund viti e me tej do kete 24 ore drita. Nuk e di ciles audience po i drejtohej, po ai ose eshte i semure psiqik, ose do me verte beson se ky popull eshte nje turme injorante qe te haje te tilla gjera. Thashe se e kishte mbyllur me Pentium katrat, po ai njeri nuk ze mend.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2007 01:46
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

ca te them un me per shijakun.. i qendroj postimit tim te parafundit.. ku grupet e bandave qe jan atje.. e zotrojne ate vote populli... dhe sic e dim ne po ashu e dini dhe ju... se sokol olldashi.. i ka shum xhan ata, bashk me grupin tjeter tomi-xherri ( protopapa me shoke)

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2007 02:27
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

O juve., do i lesh ofendimet ndaj politikaneve se u be boze. Nqs do te diskutosh diskuto. Nqs do te shprehesh opinone personale coji email ndonje gazete. Po na shpifet forumi me ofendimet ndaj politikaneve. Se kuptoj cfare ju karikon kaq shume per te mbrojtur nje krah dhe per te per/dhunuar tjetrin. Diskuto me fakte dhe jo me ofendime. Pike.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2007 03:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shenjtori
Still Angel

Regjistruar: 14/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Bogdani ka fituar apo jo se perfundim? Desha ta degjoj nga ata qe jane te besueshem dhe jo nga mediat social-imperial-post-realisto-komuniste te BBQ ne shqip.



Atehere Faje, Bogdani doli humbes nga KZQV. Pas ankimimit nga ana e tij ne KQZ per mos marrjen ne konsiderate te dy qendra votimi (1996 dhe 1895) ne te cilat ishin hasur parregullsi, me nje shumice jo apsolute, pra 5 me 4, KQZ vendosi mos ti marri ne konsiderate keto dy kuti. Mqs nuk merren ne konsiderate keto dy kuti, del fitues Bogdani. Duke qene se KQZ dha kete vendim me nje shumice jo apsolut, kandidatja tjeter, Veizi e ka derguar kete ceshtje ne Kolegj Zgjedhor.
Pra deri ne keto momente, fitues eshte Bogdani. Per te shpallur perfundimisht fitimtarin ne Njesin Nr. 10, fjalen e fundit e ka Kolegji Zgjedhor i cili nuk e ka marr akoma ne shqyrtim kete ceshtje.

Dy Pyetje:
1. Kush jane mediat social-imperial-post-realisto-komunist?
2. Ku qendron problemi ne sharjen e politikaneve social-imperial-post-realisto-komunist shqiptar.

__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2007 09:17
Shenjtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shenjtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shenjtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Shenjtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shenjtori Shto Shenjtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shenjtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E para nuk jane politikane, por zedhenes mediatike. E dyta, fajin e ka lezhiani se fshiu ca mesazhe dhe imi doli apsajt. :p

A ka me ankimime apo pas kolegjit zgjedhor mbaron ky muhabet?

P.s. Se di nga doli kjo fjala "ankimim" duke ekzistuar fjala "ankese". Di vetem qe perdoret gjithmone per zgjedhje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2007 09:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

A ka me ankimime apo pas kolegjit zgjedhor mbaron ky muhabet?




Vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i paapelueshem.  Mbaron muhabeti. 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2007 10:26
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhuna Elektorale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.