Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Po duan te na shpikin edhe Presidentin Provizor
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Po duan te na shpikin edhe Presidentin Provizor

Topalli President, rrezikohet Sollaku
"Plani i Berishës", kalimi i kompetencave kreut të Kuvendit kërcënon Prokurorin e KLD-në

Çelësat e zyrës së Presidentit mund të jenë çështja e re që do marrë në shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Pak kohë para fillimit të procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit kanë filluar të qarkullojnë dy skema politike. Pika e përbashkët sa edhe ndarëse mes tyre, është Kushtetuta e Shqipërisë. Interpretimi i ndryshëm mund të sjellë vënien në jetë të dy skenarëve me impakt krejt të kundërt nga njëri-tjetri. Sakaq mendohet se palët do t‘i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi kushtetueshmërinë e pretendimeve reciproke. Ndërkohë sekretari politik i PS-së, Ben Blushi, ka deklaruar se opsioni i Moisiut President, ashtu sikurse i Topit nga ana tjetër, do ishin provokime mes palëve. Sipas tij, çdo vendim do duhet të dalë nga një tryezë e përbashkët mes partive.

Skenari 1

Nëse nuk do të mundësohet zgjedhja normale e një Presidenti të ri, çka kërkon 84 vota minimalisht, situata komplikohet. Shtyrja e procedurave të zgjedhjes së kreut të shtetit krijon një vakum institucional në presidencë. Presidenti Moisiu mund të zgjedhë një prej interpretimeve të Kushtetutës, duke qëndruar në postin e tij deri në zgjedhjen e një Presidenti të ri. Çka i jep atij mundësi të ushtrojë të gjitha kompetencat e kreut të shtetit edhe pse mandati mund t‘i ketë përfunduar. Skemë që nuk pritet aspak mirë nga mazhoranca qeverisëse.

Skenari 2

Ajo çka duket se po gatuhet brenda Partisë Demokratike, ka në themel një skenar të dytë. Selia blu pretendon se do arrijë të interpretojë në linjën e saj Kushtetutën. Duke i dhënë kështu të drejtën Kryetares së Kuvendit që të ushtrojë funksionet e kreut të shtetit deri në momentin kur do të zgjidhet Presidenti i ri. Demokratët në këtë argumentim i qëndrojnë idesë së neni 91 për zëvendësimin në rast pamundësie gjen zbatim në rastin e mungesës së votave dhe shtyrjes së zgjedhjes së Presidentit. Por zbatimi i kësaj skeme në vetvete mbart shumë të papritura. Shumica parlamentare mund të shfrytëzojë këtë moment për të sjellë në tavolinën e kreut të shtetit nismat e kthyera mbrapsht nga Presidenti Moisiu. Kështu rrezikohet që të zbatohet nisma për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ndërhyrjet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe institucionet e tjera të pavarura.

Kushtetuta

Dokumenti themeltar i shtetit nuk parashikon shumë detaje për rastin konkret ndërmjet përfundimit të mandatit të një Presidenti dhe zgjedhjes së një tjetri. Konkretisht neni 88 thotë se Presidenti i Republikës, në çdo rast zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Ndërsa procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Në nenin 91 parashikohet rruga ligjore e zëvendësimit në rast kur kreu i shtetit është i pamundur të kryejë detyrën që i është ngarkuar. Pika një e këtij neni thotë se kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij, ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. Në pikën dy thuhet se në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.

Kushtetuta


Neni 88. (Mandati i Presidentit)

1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës.


Neni 91. (Zëvendësimi në rast pamundësie)

1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij, ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 12:30
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Jemi popull novator

Ne shqiptaret jemi me te vertete popull novator. Jo vetem komunizmin e ndertuam "alla shqiptarce" (ndryshe nga vendet e tjera  ne u shtyme deri ne komunizmin e zhdukjes deri ne pulen e fundit te prones private), por edhe demokracine po e bejme "alla shqiptarce".

Jemi popull pararoje, nuk ke c'thua.

Po behemi lolo-t e Europes me keto mend qe kemi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 12:36
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ne fakt duhet te bajm si Italia dikur nji qeveri 6 muaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 13:25
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Puntor

C'hyn ky shembull ne kete shkrim.

Ne Itali edhe pse behej nje Qeveri ne c'do 6 muaj, kryeministri qe dilte priste ate qe hynte, nuk shpikej "kryeministri provozor".

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 14:00
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Arturm

hyn ore si nuk hyn.

me nji fjal nuk jena me te mir se bota.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 14:08
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

pse cfare ka ''EDHE...... PROVIZORE'' te tjere ne Shqiperi???

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 14:22
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Per mendimin tim ceshtja behet me e implikuar se edhe kryetarit te gjykates kushtetuese i ka mbaruar mandati , dhe per kete pritet propozimi i nje emri nga ana e presidentit te republikes per te zevendesuar vendin bosdh te tij, por presidenti e di qe cfaredo emri te majte(100% i sigurte) qe ka per te propozuar parlamentit per miratim ska per te patur mbeshtetjen e mazhorances e cila jo pak i vuajti votat e gjykates kushtetuese e cila i ka kthyer mbrapsht shume ligje .Prandaj kjo pune ka vajtur trehiq dhe mos e keput jo nga e djathta por nga vete presidenti i cili edhe pse me skleroze ne moshen 80 vjecare kerkon qe rikandidoje edhe njehere ,,,,
duket sikur moisiu harroi qe e morren nga lulishtja ku luante domino me pleqte e tjere dhe kujton se ka qene president gjithmone.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 15:05
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

varka me duket se ke shkruar pergjumesh,jo per gje po ke ber shum gabime ne kete shkrimin tend te (ndritur) :p shko futja nje got raki me ullinj dhe melçi qingji se ashtu te pelqen ty, he se harova futi dhe the pjat me tarator...

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 15:15
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
pse cfare ka ''EDHE...... PROVIZORE'' te tjere ne Shqiperi???


Po ja psh, disa muaj me pare  (po ndoshta ty s'te kujtohet  o Tresh) u vajti mendja te shpiknin Kryetaret e Bashkive "Provizore" dhe "te emeruar", sepse atyre te vjeterve u mbaronte mandati pas 3 vjeteve dhe do krijohej nje "boshllek institucional" (qe do te vinte si pasoje e shtyrjes se dates se zgjedhjeve).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 16:56
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

si perfundim sot kemi kryetare bashkishe provizore e te emeruar???

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2007 17:53
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Po duan te na shpikin edhe Presidentin Provizor

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.