Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Nėn rrogozin e Aktualiteteve Ndėrkombėtare.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Nėn rrogozin e Aktualiteteve Ndėrkombėtare.

Shkaterrimi i nje sateliti te kete prishur planet e nje sulmi nuklear US kunder Iranit?

Agjente sekret te armates ruse, informojne se njeri nga me sekretet satelit spiunazhi amerikan, KH-13, eshte rrezuar ne nje zone te thelle te Peruse. Sateliti ka qene programuar posaçerisht te vezhgonte Iranin. Thuhet se ai  eshte "shkaterruar ne orbite" por gjeneratori elektrik me izotope radioaktiv PU-238  ka arritur te futet ne atmosferen e tokes dhe i ka rrezistuar asaj. Sipas disa raporteve, disa qindra banore jane semure si pasoje e irradiacionit.

Sipas shtypit perendimor, mbeturinat e satelitit spiun  kane qene nje meteorit por nje gje e tille eshte e pak e mundeshme. Permasat e kraterit, 30 metra, tregojne se vetem nje meteorit me nje energji te barabarte me nje arme nukleare strategjike nje kilo toneshe mund te kishte shkaktuar nje krater te tille. Nje impakt i tille duhet te ishte rregjistruar edhe nga stacionet sizmike.

Me e çuditshmja ne kete çeshtje eshte se amerikanet  pohojne ta kene vete shkaterruar satelitin spiun. Shkaterrrimi i tij eshte rrealizuar  nga «United Space Air Forces’ 30th Space Wing» qe ndodhen ne Kaliforni  ne «Vandenberg Air Force Basis».

Ky incidente ushqen edhe me shume intrigen ndermjet liderve  projektues te nje sulmi ndaj Iranit dhe kundershtareve te tyre te brendshem. Sipas deklaratave te eksperteve te sherbimit sekret te armates ruse nje pjese e lidereve te armates amerikane "te rendesishem e influencues" i jane kundevene tentatives per te zhytur Lindjen e Mesme ne nje lufte te pergjithshme.

Ky afirmim perforcohet edhe me shume nga i paprecedenti njoftim i US Air Force se 6 rraketa nukleare Cruise jane zhvendosur pa autorizim nga depot e sigurise se larte «Minot Air Force Base» ne Dakotan e Veriut per t'i transferuar ne vazhdim me avion ne  «Barksdale Air Force Base» ne Luiziana ku jane lene "gati  10 ore te pambrojtura"

Eshte gjithashtu interesante te theksohet se ka qene «Barksdale Air Force Base»,  nga ku presidenti amerikan eshte  "komanduar"  me 11 shtator 2001 nga «l’US-Air Force Strategic Command». nga ku eshte transportuar nga nje "eskorte ushtarake" ne «Offutt Air Force Base Strategic Command Center» ne rrethinat e Omahase ne Nebraska.

Qe nga ky moment eshte mundur "te negociohet" "armepushimi" i pare ndermjet mbreterve te luftes dhe instancave ushtarake. Pikerisht ketu, presidenti US ka takuar multimiliarderin Warren Buffet qe luante rrolin e ndermjetesuesit ndermjet klaneve te fuqishme rivale.

Vetem ne saje te ketij "armepushimi" shqetesues ndermjet klaneve te fuqishme rivale amerikane eshte  mundur te evitohen sulme te reja brenda USA.

Ngjarjet e fundit jane nje tregues i qarte se ketij "arempushimi" po i vjen fundi. Kercenimet dhe planet e mbreterve amerikan  te luftes jane shkaku i shkaterrimit te tij. Nje sulm kunder Iranit do te ishte akti i prishjes se tij, sulm te cilin Rusia e kualifikon si "katastrofik".

Eshte akoma shume pak e qarte , se cilat jane planet tjera qe posedojne mbreterit amerikan te luftes per te arritur synimet e tyre te luftes ndaj Iranit. Nga ana tjeter, ushtaraket amerikane  e kane bere qartesisht  te ditur se do t'i kundervihen perdorimit te armeve nukleare. Tani per tani kane shkuar dei aty sa kane shkaterruar nje nga me te rendesishmit satelit spiun te mbreterve amerikan te luftes, i cili mund te kishte sherbyer per leshuar raketa nukleare ne pika te caktuara ne Iran.

Perderisa populli amerikan duket se nuk eshte me gati te mbeshtese luften dhe se sondazhte tregojne se popullariteti i presidentit US eshte  "ne nivelin me te ulet" , informacione e ngjarje te tilla vene ne pah nje skenario te frikshem. Mbreterit amerikan te luftes jane te vendosur te shpien boten ne teresi ne lufte te pergjithshme per te perhapur hegjemonine e tyre.

Qe nga Gjermania naziste e perandoria japoneze, qe kane shkaktuar vdekjen e 100 milion njerezve, bota s'ka njohur me nje agresion te tille brutal per te zoteruar lenden e pare te planetit tone.

Siç duket USA dhe aleatet e tyre perendimore jane gati t'u shkojne deri ne krye ambicjeve te tyre gjakatare dhe nje fundi brutal e te pergjakshem.

 

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Tetor 2007 13:44
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

US Army rrefuzon te transportoje arme per ne Lindjen e Mesme.

7 tetor 2007

Wayne Madsen Repor (WMR) ka mesuar  nga burime informative US dhe te huaja se 6 rraketa detare te avancuara AGM-129, te pajisura secila me nga nje mbushje nukleare W-80-1 , te transportuara  me avinone B 52 me 30 gusht 2007, kane qene destinuar ne Lindjen e Mesme  nepermjet bazes ajrore  te Barksdale ne Luiziana.

Nderkohe qe elemente te Air Force te perkrahur nga personeli i agjensise informative US, kane bere te ditur se ne saje te nje opozicioni te brendshem ne gjirin e Air Force dhe te shebimeve informative US eshte bere i mundur deshtimi i dergimit te armeve nukleare ne destinacionin e parashikuar dhe misionit te tyre.

Dje, Washington post ka tentuar te jape nje shpjegim te kenaqshem  per ketij deshtimi te paprecedente  ne sistemin komandues te kontrollit nuklear US duke raportuar se ka qene vetem  nje "disfunksionim ne nivele te ndryshme"

Eshte tashme e qarte se deshtimi i sistemit kontrollues te komandimit nuklear US , i rraportuar si nje incident BENT SPEAR  ndaj ministrit te mbrojtjes ne Shtepine e Bardhe, nuk ka qene nje "disfunksionim ne nivele te ndryshme"  por ka qene rrezulati  i nje rrevolte ne shkalle te ndryshme te Air Force dhe sherbimeve informative  ne lidhje me sulmin tashme ne projektim nga USA ndaj Iranit me ndihmen e armeve nukleare e konvencionale.

Shpjegimi i Washington Post  mbi incidentin BENT SPEAR mundet ne fakt te jete nje tentative e administrates Bush per te kontrolluar demet e ketij deshtimi.

WMR eshte infomuar nga burim i sigurte  e i mireinformuar  se fati i njeres  prej gjashte rraketave detare me mbushje nukleare ishte dhe mund te mos jete rregulluar akoma. Ne kete rast incidenti nuklear i raportuar duhet te ishte klasur pertej BENT SPEAR deri ne alarm kombetar  nga autoritete komanduese te njohura nen emrin EMPTY QUIVER me shenimin special PINNACLE qe do me thene se behet fjale per nje incident  te shkalles me te larte, nje rrakete me mbushje termonukleare ishte, dhe mund  te jete akoma ne nature .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Tetor 2007 21:09
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Birmania: Ky interresim i madh amerikan.

Ja se si mediat perendimore manipulojne aponionin publik.

Mediat perendimore  manipulojne simpatine e lexuesve te tyre  mbi birmanet qe po perpiqen t'i shpetojne njerit nga me opresivet regjim te koheve tona. Duke luajtur me ndjenjat e lexuesve na servirin si nje evidence idene sipas se ciles saksione ekonomike jane legjitime  dhe mund t'i dalin ne krye diktatures birmane. Keshtu edhe na pergatisin  qe te mbeshtesim regjimin qe do te pasoje, cilido qofte ai. Ky interresim  i befasueshem  fsheh te tjera menyra nderhyrjeje e ambicione re reja, thene ndryshe ky interresim i befasishem perendimor fsheh dengla te tjera e shume me te rendesishme se sa liria apo mireqenia e birmaneve te gjore.

Shtypi perendimor   pasionohet se tepermi me rrevolucionin qe po trazon Myanmar-in. çdokush shpreson qe me ne fund blloku ushtarak Birman te rrezohet sa me shpejte per t'i lene vendin nje demokracie  te lumtur.

Gjithesesi ky interes i befasueshem perendimor   per kete vend qe deri tashme e injoronim "ekzistecen" e tij  si dhe nje sere eksperiencash te hidhura me pseudo "rrevolucione te ngjyrosura" sikur ai i  Gjeorgjise, Libanit apo Ukrahines duhet te zgjojnte  sensin e kritikes dhe te dyshimit. Thene ndryshe, ajo qe po na serviret e interpretohet te jete e perputhshme me realietin?

Eshte evidente qe nqs per birmanet qellimi eshte liria per perendimin ai eshte krejt tjeter.

Shtypi , s'pushon se pohuari se grupi ushtarak birman mbeshtetet ushtarakisht dhe ekonomikisht nga Kina  si dhe disi me pak edhe nga Rusia, pra nga dy superfuqite qe kane qene pengese ne OKB  ne janar  per te denuar  ekonomikisht Myanmar-in.

Mirepo , Kina dhe Rusia s'jane mbeshtetes ekonomik apo politik te grupit ushtarak birman te pakten jo me shume se Afrika e Jugut  qe edhe ajo gjithashtu ka votuar kunder sanskioneve ekonomike ndaj Birmanine ne OKB ne janar.

Ne relaitet te tre keto shtete s'jane apo s'kane bere gje tjeter vetem se kane rrespektuar te drejten nderkombetare duke shpjeguar voten e tyre "kunder" se Myanmar s'paraqet rrezik per fqinjet e tij e keshtu qe kjo projekt rrezolute s'kish arsye te ekzistonte aq me shume qe ajo biente ndesh me vete kushtet e OKB se : "komuniteti nderkombetar  nuk ka ligjshmeri te perdore forcen  per te rregulluar konflikte te brendshme sado te ashpra qofshin ato"

Krejtesisht ne kah te kundert, sot neo-konservatoret  me te menduarit e tyre rrevolucionar , predikojne  "fabrikimin e demokracise" rrezultatet e se ciles po i "shijojme" ne Afganistan apo Irak. Rusia dhe Kina vertete kane interresa ne Birmani por ato jane te nje natyre krejt ndryshe. Duke qene se Rusia dhe Kina jane dy superfuqi ne rajon kane interes te kene rraporte te fqinjesise se me mire me Birmanine. Mbeshtetja kryesore ekonomike  i vjen nga Japonija, shtetit satelit te perandorise amerikane. Megjithate shtypi perendimor te pakten, se OKB-ja as qe mund te shpresosh, nuk reklamojne dhe as qe e zene me goje nderprerjen e lidhjeve ekonomike Tokyo-Rangoon. Gjithesesi eshte e qarte se Japonija Kina e Rusia jane kunder sanksioneve ekonomike se ato nuk sjellin asgje vetem se urine e popullit te thjeshte  ne vend qe te ndeshkojne drejtuesit  keshtu qe sanksione te tilla mbyllin çdo shteg per negociata.

Vlen ne theksohet keshtu kalimthi  se nqs shtetet aziatike ne pergjithesi  i denojne si barbare sanksionet ekonomike , shtypi perendimor as e merr mundimin te shtroje pyetjen mbi legjitimitetin dhe humanizmin e ketij lloj "rrethimi anntik"

Pa harruar se ideja per te uritur kundershtaret eshte  kritikuar nga filozofet europian gjate shekujve e eshte denuar nga Kisha Katolike qe kur. 

Te rrembyer nga ideologjia e neokonservatoreve per "fabrikimin e demokracise"  gazetaret perendimore te jene kthyer ne kohen e barbareve?

Rrevolucioni birman ne fakt s'ka filluar per te rrezaur diktaturen por  por si reagin ndaj dyfishimit te çmimit te karburanteve si dhe ne reagiml te dhunes ndaj prifterinjve budiste te cilet jane partizane te nje teokracie ne Birmani , pra qellimii i tij fillestar s'eshte restaurimi i demokracise ne kuptimin grek te termit. Gjithesesi pas kraheve , levizja eshte mbeshtetur nga perandoria amerikane qe shpreson te imozoje "demokracine e fabrikuar"  me porosi , ate te tregut qe konsiston ne hapjen e vendit ndaj investimeve "te huaja" natyrisht. Keshtu qe eshte me se normale qe me pare duhet te largohen rrivalet nga terreni  pavaresisht pasojave per birmanet. Menyra me gentelmane per t'ia arritur jane sanksionet ekonomike.

Qe 2 vejt nje opozite politike e strukturuar, me karakter te vertete demokratik eshte formuar nen emrin "Gjenerata 88" , kjo sa per referencen ndaj Korese se Jugut "Gjenerata 386" aq edhe per faktin se anetaret e saj kane qene persona aktive  ne rrevolten e 1988. Drejtuesit kryesore te "gjenerates 88"  inspirojne admiracion me kurajon dhe vendosmerine e tyre  por si te mos konstatosh qe ajo levizje eshte shnderruar ne maske  te aksioneve klandestine te Washingtonit?

"Gjenerata 88" ne dy vitete e fundit ka marre 2.5 milion dollare nga  National Endowment for Democracy qe s'eshjte gje tjeter vetem se departamenti i shtetit US , pa permendur gjithashtu  financimet e  spekulatorit Soros dhe ato qe qeverise Norgjeze. Anetare te kesaj levizjeje jane implikuar ne atentate te ndryshme  terroriste qe kane pergjakur vendin qe natyrisht s'i permend kush ne rraportet nderkombetare. Ne stadin aktual eshte e veshtire te konfirmohet se keto atentate te jene kryer nga "gjenerata 88" siç pretendon grupi ushtarak ne pushtet apo nga provokues.

Pyetja qe mund te shtrohet eshte : keta persona te punojne per grupin ushtarak ne pushtet , per te dikretituar "gjeneraten 88"  apo punojne per USA per te destabilizuar regjimin?   Interesi i befasishem US ne keto ngjarje, ben shume me te besueshme hipotezen e dyte.

Per te kuptuar me mire rrealitetin ne Birmani, t'i rikthhemi edhe nje here betejes Kine-USA ne rajon.

Ne aplikim te "doktrines Wolfowitz"  te 1992 Washingtoni ka per qellim dhe ne plan te pengoje zhillimin e fuqive te afta per te rivalizuar me"perandorine US"  Nqs UE dhe Rusija jane te paret ne gare, Kina renditet e treta. Washingtoni ka hartuar e vene ne zbatim nje strategji  aksi kryesor i se ciles konsiston ne kontrollimin e furnizimit me energji te Kines dhe ekonomise se saj. Washingtoni synon gjithashtu te kontrolloje rrjetin tokesor dhe detar te trasportit te energjise qe perdorin kompanite kineze bile ky eshte qellimi i Proliferation Security Initiative (PSI) i John Bolton si dhe i zgjerimit te Natos  ne keto zona.

Mirepo grupi ushtarak birman ne pushtet  ka mundur te behet i nevojshem per Kinen duke ndertuar nga njera ane nje kanalizim  petroli per te lidhur Yunnan-in me Golfin e  Bengal-it dhe nga ana tjeter duke instaluar nje sistem vezhgimi elektronik detar per te vezhguar linjat detare qe kalojne aty pari. Pikerisht ky ka qene dhe qellimi i qe Kina ka furnizuar me amre Bimanine dhe ne fakt behet fjale per pajisje vezhgimi dhe interceptimi  dhe jo arme zjarri per ruajtjen e rendit publik. Behet fjale per 1.5 miliard dollare  ne radar dhe patrullues detar Hainan dhe ne fakt ketu e ka zanafillen interesi i befasishem  US per Birmanine.

Perkunder asaj qe afirmon propaganda atlantike , Kina s'ka asnje interes te mbeshtesediktaturen birmane por ajo kujdeset  te prezervoje interesat e veta strategjike ne Birmani. Kina eshte bile e shqetesuar se nje konflikt i tille mund te le njolla e pasoja ne aktivitet e saj ne Birmani. Diplomacia kineze po torturohet per t'i gjetur nje zgjidhje konfliktit  duke i ofruar nje rrugedalje gjeneraleve birman. Gjate seances se fundit te OKB-se  ne janar mbi Birmanine, Kina ka kerkuar qe OKB-ja te dergoje nje te derguar special  te perhershem , bile eshte veteproposuar ne kete detyre te veshtire por USA kane bblokuar kete zgjidhje duke u justifikuar se nje i derguar special  pa sanksione ekonomike s'do te sherbente asgje.

Bile  kriza aktuale mundesoi   emerimin si te derguar special te ambasadorit nigerian Ibrahim Gambari qe ka patur rastin ne te kaluaren te nderhyje ne Birmani ne cilesine e zv-sekretarit te pergjithshem te OKB-se ne çeshtjet politike i cili eshte pritur ne aeroportin  Rangoon-it nga ambasadori Kinez duke e mbeshtetur ne misionin e tij edhe pse Ibrahim Gambari njihet per pro-amerikanizmin e tij.

Nen syte tane nje popull lufton per liri por mbeshtetja qe USA  dhe mediat perendimore i ofrojne atij  s'ka te beje asgje me lirine. Washingtoni deshiron te zoteroje rrjetin e petrolit kinez , te s'montoje sistemin vezhgues  detar per te marre nen kontroll rruget detare  e hapur tregun komapnive amerikane.

S'do t'i mjaftoje birmaneve te gjore rrezimi i gjeneraleve ushtarake , per te qene te lire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2007 19:17
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Dėshtimi i Fuqive tė Mėdha nė Ballkan

Kanë kaluar 17 vjet qëkur bashkësia ndërkombëtare filloi të vendosë kushte, sanksione e të bëjë presion ndaj Serbisë, që ajo ta modifikojë sjelljen e saj; 12 vjet që nga ndërprerja e luftës në Kroaci dhe nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, me të cilën u nënshkrua mbarimi i luftës në Bosnjë; 8 vjet që nga përfundimi i fushatës së bombardimeve të NATO-s dhe kur Kombet e Bashkuara e organizata të tjera ndërkombëtare filluan administrimin e Kosovës.

Gjatë gjithë kësaj periudhe janë shpenzuar miliona dollarë në forma të ndryshme të ndihmës; janë dërguar mijëra ushtarë në rajon. Të gjithë diplomatët e burokratët e huaj kanë luftuar për të imponuar ndjesinë e stabilitetit në rajon dhe për t‘i vendosur të gjitha vendet në linjën normale që i çon drejt integrimit në BE. Përkundër gjithë këtyre përpjekjeve, duke qenë se statusi i Kosovës është i pazgjidhur dhe skenarët e besueshëm për të ardhmen e afërt të tij, në rastin më të mirë janë të zymtë, situata në rajon mbetet akoma e pastabilizuar, madje dhe e paqartë. Në Bosnjë, tri grupet etnike kanë ndaluar dhunën, por akoma mbeten qëllimet dhe paragjykimet e luftës. Bosnja është në prag të ferrit ekonomik e politik.

Maqedonia përballet me përplasjen potenciale mes shqiptarëve etnikë dhe sllavëve, edhe për kundër raporteve të vazhdueshme për "pastrimin vullnetar etnik". Pjesëtarët e të dyja grupeve etnike shpërngulen nga zonat në të cilat janë pakicë, për të kërkuar siguri në kuadër të grupit të tyre etnik. Tensionet rriten edhe në Sanxhak në Serbi, pasi grupet rivale islamike luftojnë për pushtet, me mundësinë e përfshirjes së elementëve nga jashtë.

Serbia e Jugut mbetet e brishtë ndaj përtëritjes së dhunës, të lidhur direkt me situatën në Kosovë.

Politika serbe mbetet e përqendruar ekskluzivisht në çështjet nacionale, me retorikën e shtuar antiperëndimore, që vjen si nga radhët e qeverisë, ashtu dhe jashtë saj. Pse nuk kanë qenë të suksesshme përpjekjet ndërkombëtare? Pse vendet në rajon mbeten akoma të kapura nga përplasjet territorialo-etnike, që janë antitezë e pastër e asaj për të cilën lufton BE? Pse "fuqia e butë" e BE-së, e cila ka funksionuar me kaq efikasitet tjetërkund, ka pasur pak ndikim këtu? Një pjesë e përgjigjes, është se bashkësia ndërkombëtare është përfshirë në këtë rajon, me mentalitetin e konfirmuar më parë, me disa parime të pacenuara; me kombinim të idealizmit e naivitetit, që praktikisht pamundëson realizimin e përparimit që ne dhe njerëzit në rajon e kanë dëshiruar e pritur.

a) Duke pasur parasysh sasinë e krimeve, miliona të dëmtuar ose jetët e humbura, për çfarëdo lloj pajtimi duhet më shumë kohë, se sa kanë qenë në gjendje të kuptojnë ose përgatiten të pranojnë vendet nga jashtë(veçanërisht SHBA-të).

Kemi dëshiruar përparim më të shpejtë, prandaj kemi bërë presion nga të gjitha anët, për të ndërmarrë hapa, para se sa të ishin të gatshëm politikisht ose të ishin në gjendje ta bënin këtë.

Grupet e përziera etnike i kanë parë këto masa si kërcënim për interesat e veta jetësore dhe kanë reaguar në përputhje me këtë perceptim. Shpesh qëndresën e shohim thjesht si pengesë.

SHBA-të, të cilat janë të padurueshme për të tërhequr trupat e veta, për t‘ia lënë përgjegjësinë BE, janë veçanërisht përgjegjëse për imponimin e shpejtë të rezolutave për zgjidhjen e problemeve.

b) Kemi qenë të vendosur që të mos lejojmë ndryshimin e kufijve në raport me ato që kanë qenë në ish-Jugosllavi (përfshirë edhe kufijtë e Kosovës). Në fakt, për shkak se politika ka qenë aq e fortë, sa ka ndodhur agresioni, tani hidhen poshtë automatikisht një numër alternativash dhe zgjidhjesh krijuese, që mund të jenë më të qëndrueshme sesa janë tani në tavolinë.

c) Në lidhjen e afërt të politikës me mosndryshimin e kufijve, ne kemi vendosur si kërkesë absolute, që në Bosnjë e Kosovë, shoqëria multietnike të jetë rezultat përfundimtar. Megjithatë, mosbesimi dhe armiqësia mes grupeve etnike janë të fuqishme, si dhe më parë. Ky është shkaku bazë i të gjitha problemeve, që i vëmë re kaq qartë në Bosnjë e Kosovë. Nuk kemi bërë asnjë përparim në zbutjen e këtyre ndjesive.

d) Marrëveshja e Dejtonit ka sjellë një sistem poroz, jofunksional, që e shpall etnicitetin si faktor qendror. Marrëveshja u jep fuqi secilit prej tri grupeve etnike, që të bllokojnë veprimet në nivel kombëtar, privilegj që gjen strehë në mënyrë rutinë.

Rezultati përfundimtar është se Bosnja nuk funksionon si vend normal evropian. Pasoja direkte është se qeveria e as ekonomia nuk funksionojnë si duhet. Siç janë gjërat, Bosnja është e do të jetë shtet i dorës së dytë në Evropë, i mbetur mbrapa dhe që mbijeton me ndihmën gjithnjë e më të pakët të ndërkombëtarëve.

e) Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë të ngjashme nuk ka qenë e mjaftueshme për të krijuar stabilitet e të ardhme të qartë për Kosovën. Ajo i ka lënë çështjet të pazgjidhura dhe ka krijuar përjashtimet reciproke mes shqiptarëve e serbëve, diçka që pritet si legjitime.

f) Çdo organizatë ndërkombëtare (UNMIK, KFOR, EUFOR, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës, Misioni i OSBE-së në çdo vend, ICTY,) merren me punën e vet në vakum, në paqartësi të patrazuar ose në neglizhencë. Gjithçka që bëjnë, ndikon në masë të dukshme (zakonisht negativisht) gjithkund në rajon. Në Ballkan është e ndërlidhur gjithçka, pa marrë parasysh se sa shpesh ose sa energjikisht bashkësia ndërkombëtare konfirmon të kundërtën. Shembulli klasik i kësaj lidhjeje luhet tani në Bosnjë e Kosovë. Për bashkësinë ndërkombëtare këto janë dy situata krejtësisht të ndara, me të cilat merren organizata, personel e struktura të ndryshme. Diplomatët përsërisin në mënyrë rutinë formulën, se këto janë dy probleme të ndara.

Por serbët në përgjithësi nuk e shohin në mënyrë të tillë. Për ta është kërcënim i përbashkët dhe në të dyja rastet, pakica serbe ndien frikshëm se interesat e saj (siç i sheh ajo) janë ekspozuar seriozisht ndaj sulmeve të bashkësisë ndërkombëtare. Në Kosovë, ata shohin se zhvillohet një proces i arritjes së pavarësisë. Në Bosnjë shohin se autonomia që kanë përjetuar në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Dejtonit, po rrënohet vazhdimisht dhe po vihet në pikëpyetje. Këto dy raste tani ushqehen reciprokisht dhe rezultati është se, secili bëhet më i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm. Reagimi i Kryeministrit Millorad Dodik dhe i zyrtarëve të tjerë serbë në Bosnjë dhe në Serbi ndaj disa hapave që ndërmori përfaqësuesi i lartë i BE-së, shprehën dhe kulmin e pengesës, për shkak të insistimit të gjatë të përfaqësuesve të ndryshëm ndërkombëtarë për të zvogëluar kompetencat e etnitetit, por dhe të përplasjes gjithnjë e më të hapur me bashkësinë ndërkombëtare, për shkak të çështjes së Kosovës.

Skenari më i besueshëm për Kosovën, është se nuk do të ketë zgjidhje afatgjatë, as rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Diku nga mesi i dhjetorit, (ose shpejt pas kësaj date) udhëheqja e shqiptarëve të Kosovës do të lajmërojë planin për mbajtjen e referendumit disa muaj më vonë. Ata do të konfirmojnë se periudha para referendumit do të shfrytëzohet për konsultime me bashkësinë ndërkombëtare dhe për zbatimin e pjesës më të madhe të planit të Ahtisarit. Në fillim, ata ndoshta nuk do ta deklarojnë datën e referendumit. Ideja është se procesi të zvarritet dhe njëkohësisht të ndërmerren veprime që tregojnë se udhëheqja vepron në mënyrë të përgjegjshme. Kur Kryeministri Dodik, tha për herë të parë se shembulli i Kosovës, ishte baza për referendumin e mundshëm për pavarësinë e Republikës Serpska (RS), ai vetëm testoi ujërat, duke u dhënë shfryrje pengimeve të saj.

Përpjekja e fundit për të zvogëluar kompetencat e RS, ndoshta e kanë ndryshuar këtë. Është shumë e mundur, që nëse nuk ndërmerren veprime për të ulur shpejt tensionet në Bosnjë, serbët e Bosnjës të përpiqen të pasojnë të njëjtët hapa që do të ndërmarrin shqiptarët në dhjetor. Për atë se çfarë mund të dalë, mund të bëhen pazare, por nuk do të jetë aspak e këndshme. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta mendojë gjatë dhe seriozisht, që të përgjigjet ndaj këtyre iniciativave ose çfarë do të ishte më e mira, të mendojë çfarë të bëjë, që kjo të mos ndodhë.


William Montgomery

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2007 18:02
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Nėn rrogozin e Aktualiteteve Ndėrkombėtare.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.