Tulipani
< ArtHolic >
Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
Dimensionet e Globalizimit
Bashkangjitje: globalisierung_dimensionen.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 961 herė.
Dimensionet janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin...
Në dallimin e (në rastin e grafikut tonë pesë) dimensioneve është e rëndësishme të shihet, se këto nuk ndahen qartë nga njëri-tjetri. Kështu - vetëm për të përmendur disa shembuj - problemet e mjedisit nuk mund të trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i Ekonomisë dhe as nga ai i Politikës. Kjo ndërthurje ndërkombëtare jo vetëm e aktorëve por edhe e fushave tematike bën pjesë te veçantitë e globalizimit.
Dimensioni ekonomik ...
Shembuj për të gjitha dimensionet mund të gjenden pa problem në shtypin e ditës, ku dimensioni ekonomik është në plan të parë (rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare).
Këtu theksohet shpesh fakti, që këto procese janë mbiquajtur gabimisht me etiketën e Globalizimit, meqenëse ato përqendrohen kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe ne Azinë Juglindore (Japoni). Për këtë arsye, më i përshtatshëm duket, se është termi i "Triadizimit "
(Triadizim do të thotë, që proceset e integrimit teknologjik, ekonomk dhe sociokulturor janë më të depërtueshme, intensive dhe të rëndësishme në tre rajonet më të zhvilluara të botës (Japoni dhe vendet e industrializuara të Azisë Jugore dhe Juglindore, Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut) sesa në vendet më pak të zhvilluara apo mes atyre më pak të privilegjuara)
Dimensioni i mjedisit ...
Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në mënyrën më mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për probleme globale, të cilat kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë, në aspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atëherë kur ato dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.
Dimensioni shoqëror ...
Bota po shndërrohet në një global village, përveç komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjësia po dalin në skenë komunitete të reja komunikimi (Chat, E-Mail), por: ato nuk zëvendësojnë dot këto hapësira tradicionale komunikimi, sa për të përmendur një shembull nga dimensioni shoqëror.
Dimensioni kulturor ...
Prodhimet e Hollywood-it mund të shihen në të gjithë botën, nuk duhet mohuar një lloj Amerikanizimi i kulturës, por: kjo nuk do të thotë, se kulturat rajonale apo lokale po zhduken. Krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën pjesë pikërisht në dukuritë shoqëruese të globalizimit, arsye kjo për të cilën në debat është shfaqur edhe termi Glokalizim.
Dimensioni politik ...
Politika duhet të luftojë probleme masive. Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojne hapësirën e veprimit për politikën kombtare, shumë probleme mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës. Kështu integrimi evropian përcaktohet si një përgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave të gobalizimit.
Politika e organizuar sikurse edhe më parë kryesisht në nivel territorial dhe në kuadrin e shteteve kombtare ka mbetur prapa në krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e më tepër në mënyrë internacionale apo globale, e çliruar nga kufinjtë dhe materia. Vendosja e kapitalizmit në shtratin e një shteti social kërcenon të dështojë në këtë disraport bazë.
Por jo për gjithçka, për çfarë qortohet globalizimi, është vërtetë ai përgjegjës. Shpesh ai shërben për politikanët si kokë turku dhe armë argumentimi për të gjitha qëllimet. Ky aspekt bëhet i qartë nëse merren në analizë shembuj nga fusha e politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me globalizimin.
nga Ragnar Müller
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|