Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Kush e stis urrejtjen krahinore
Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ariskratos
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/10/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 114

Kush e stis urrejtjen krahinore

Jetë Paralele – Kongo dhe Shqipëria


Duke shkuar sot me autobuz në një destinacionin tim, dëgjoja se si dy shqiptarë shkëmbenin batuta armiqësore ndaj njëri – tjetrit mbi bazën mentalitetesh krahinore. Po nga kush i kanë mësuar shqiptarët këto armiqësi krahinore kundër njëri – tjetrit?


Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje kemi nxjerrë për ju një pasazeh nga Shkrimi i Mark Twain-it “Monologu i Mbretit Leopold”

“ushtarët e mi negër, që vijnë nga tribu armiqësore, të ndërsyer e të udhëhequr nga belgjit e mi, i ndjekin këmba këmbës dhe i masakrojnë, i djegin të gjallë në fshatrat e tyre, duke marrë për vete gratë”

Një armiqësi të tillë Monarkët janë përpjekur të ushqejnë në trojet shqiptare për më së 500 vjet, ndonëse pa sukses – siç tregoi dhe përpjekja e dështuar e Sali Berishës dhe Fatos Nanos, këtyre dy kalorësve të Shtatë Mreterive të Evropës, për të ndezur një zjarr të madh në Shqipëri mes Veriut dhe Jugut.

Sot, kur Fatos Nano po përpiqet të riciklohet në Shqipëri dhe kur nëpër këmbët e popullit tonë ngatërrohet ende një Sali Berishë, po ju ripërcjellim shkrimin e Mark Twain-it për të freskuar kujtesën e cilido nga ne, që e ka harruar historinë e Evropës, dhe për të kuptuar se kush sundon sot realisht në Shqipëri.




Mark Twain

Monologu me zë të lartë i mbretit Leopold
Apologji mbi rolin e tij në Kongo



(Hedh ne toke veprat që sapo ka lexuar. Duke u dridhur rrëshqet gishtat në mjekër; i bie me grushta tavolinës; në intervale të shkurtëra shpërthen në një sekuencë të beftë mallkimesh, dhe mes një mallkimi e një tjetri, përkul beftas kokën për të puthur kryqin e Luigjit XI, që e mban të varur në qafe dhe i shoqëron puthjet me murmuritje ndër dhëmbë e duke kërkuar falje; mblidhet, i skuqur e plot djersë, dhe përshkon dhomën, duke bërë gjeste.

Hmmm! Hmm! Sikur t’i zija për fyti. (Puth me zjarr kryqin dhe mërmërit ndër dhëmbë. Në këto njëzet vjet kam shpenzuar miliona për të bërë zap shtypin e dy hemisferave dhe akoma ndodhin gjëra të tilla. Kam shpenzuar miliona të tjera për artin dhe fenë, dhe çfarë kam nxjerrë nga to? Kurrgjë. As dhe një falenderim. Këto bujari janë injoruar bukur fort, nga shtypi. Nga shtypi nuk nxjerr gjë tjetër veç shpifje – e prap shpifje – e përsëri shpifje, e shpifje mbi shpifje! Le të pranojmë se qënkan gjëra të vërteta, e pastaj? Sido që të jetë ato janë shpifje, kur ato përhapen kundër një mbreti.
Te paturpshmit, po rrëfejnë gjithshka! Po, po, gjithshka: se une paskam shkuar ne pelegrinazh tek të fuqishmit, me Biblën në gojë dhe me përkushtim me lëkurën me djerse qe del nga të gjitha poret u qenkam lutur të ma besojnë në duart e mia si një agjent i tyre popullin e madh e të pasur të Shtetit të Lirë të Kongos, në mënyrë që të çrrënjosja skllavërinë e të shuaja zhdukjen e skllevërve dhe t’i ngrija ata njëzetëepesë milionë negër të butë e të pambrojtur nga errësira në dritë, në dritën e Shpëtimtarit të bekuar, dritën që rrezaton nga Fjala e Tij e Shenjtë, drita që e bën të famshme qytetërimin tonë bujar – për t’i nxjerrë në dritë e për tu bërë të ditur se kurrë më s’do të ishin të përbuzur dhe të braktisur, por vëllezërit tanë të vërtetë në Krisht; po na tregojnë se Amerika dhe trembëdhjetë Shtetet e mëdha europiane qenkan përlotur bashkë me mua, e qenkan bindur; se përfaqësuesit e tyre qenkan mbledhur në Berlin për të më emëruar administratorin e përgjithshëm dhe kujdestarin e Shtetit të Kongos si dhe për të përcaktuar pushtetet si dhe kufitë e mia, për të tuteluar me kujdes të drejtat vetjake dhe liritë si dhe të mirat e vendasve kundër çdo agresioni, duke u bërë pengesë ndaj çdo trafiku të uiskit dhe të armëve, duke ngritur gjykata, duke liberalizuar tregëtinë e duke hequr pengesat për tregëtarët dhe biznesmenët e të gjitha Vendeve, e duke pritur e mbrojtur misionarët e çdo besimi dhe konfesioni. Thonë se si unë paskam planifikuar dhe organizuar ngulimin tim, se si une paskam përzgjedhur sërën e funksionarëve të mi – “kumbarët” dhe “spiunët” e mi, të gjithë “belgjit e neveritshëm” – dhe se si unë paskam ngritur flamurin tim dhe paskam sjellë rrotull presidentin e Shteteve të Bashkuara, dhe se si ia paskam arritur që ai të ishte i pari që do të më shprehte mirënjohjen dhe do të më bënte nderimet. Mirë, le të më quajnë dhe vagabond, po të duan; për mua është një kënaqësi e madhe të mendosh se kam qënë kaq hileqar edhe ndaj një popull që e mban veten për më shumë. Ja, sigurisht që kam marrë për bazë një yankee, siç thonë. Flamur piratësh? Le ta quajnë dhe kështu, mbase dhe është. Sido që të jetë; ata ishin të parët që e nderuan.
Këta misionarë intrigantë! Këta konsuj të pastër anglezë! Këta funksionarë të veckël me gjak belg dhe tradhëtorë! Këta papagallë arrogantë që s’u rri goja pa folur, pa treguar. Thonë se për njëzet vjet unë paskam qeverisur Kongon jo si i besuar i fuqive, jo si agjent, si i varur, si administrator, por si sovran – si sovran i një kolonie të pasur, e madhe katër herë sa perandoria gjermanike – si sovran absolut, që s’duhet t’i përgjigjet kurrëkujt, që qëndron mbi çdo ligj, e si një sovran absolut paskam shkelur me këmbë kartën e Kongos të hartuar në Berlin, paskam penguar hyrjen e të gjithë tregtarëve të huaj me përjashtim të të mive, dhe se i paskam rezervuar vetes marrëdhënie tregtare, me anë të konçesioneve që janë krijesa të miat dhe ortakëve të mi, se paskam vënë dorë dhe paskam drejtuar Shtetin si një pasuri personale, duke përvetësuar të ardhurat tejet të mëdha si një “plaçkë” private – timen, e vetëm timen – duke kërkuar e mbajtur miliona banorë si pronë e imja private, shërbëtorë të mi, skllevër të mi, e imja puna e tyre, me apo pa pagesë; i imi, jo i tyre, ushqimi që siguronin, i imi kauçuku, i imi fildishi, të miat – vetëm të miat – të gjitha pasuritë e tjera, të mbledhura vetëm për mua nga burra, gra e fëmij, nën kërcënimin e kamzhikëve dhe të plumbave, turrës së druve, urisë, gjymtimeve dhe kapistallit?

Kjo murtaje! Kështu është siç them unë, nuk ka harruar kurrgjë. Kanë nxjerrë në shesh çdo hollësi e mjaft të tjera që për sy e faqe do të duhesh t’i mbanin të fshehura, ngaqë ato demaskonin një mbret, një person të shenjtë dhe imun nga çdo qortim, nga e drejta që i lind nga të qënit një shtet i zgjedhur dhe i caktuar nga Zoti vetë për detyrën e lartë; një mbret veprat e të cilit nuk mund të kritikohen pa qenë blasfemi, nga çasti që Zoti i ka ndjekur, që nga fillimi, ai nuk ka treguar as pakënaqësi e as refuzim, e në asnjë mënyrë nuk ka bërë ndonjë rreng për t’i penguar. Me këto shenja unë kuptoj miratimin e tij për çdogjë që unë kam bërë, bile, mund të them me gojën plot, se kam miratimin e tij me gjithë zemër. I bekuar, i kurorëzuar, i shenjtëruar nga kjo mirënjohje e madhe, e artë, e shtrenjtë, që nuk mund të thuhet me fjalë, përse u dashka të merrem unë me mallkimet dhe fyerjet e njerëzve? [Me një shpërthim zemërimi]. Në hell të gjallë i pafsha përjetësisht.[Merr frymë dhe puth me vrull kryqin; më pas murmurit me dhembje: “do të më gjejë ndonjë e keqe edhe mua për këtë gjuhë të shthurur”]. Po, po, po nxjerrin në shesh gjithshka, këta llafazanë! Thonë se unë u paskam imponuar vendasve taksa pabesueshmërisht të rënda, taksa që janë një zhvatje e vërtetë, taksa që duhet të paguajnë duke mbledhur kauçukun në kushte gjithnjë shumë të rënda, duke siguruar gratis furnizime me ushqime; e më pas na del që, kur për shkak të urisë, sëmundjeve, dëshpërimit, punës stërmunduese e pa pushim, nuk plotësojnë detyrën e ngarkuar dhe braktisin shtëpitë e tyre, u mbathin me të katra në pyje për t’i shpëtuar ndëshkimit, ushtarët e mij negër, që vijnë nga tribu armiqësore, të ndërsyer e të udhëhequr nga belgjit e mi, i ndjekin këmba këmbës dhe i masakrojnë, i djegin të gjallë në fshatrat e tyre, duke marrë për vete gratë.
Po tregojnë pra çdo gjë; se unë qenkam duke fshirë nga faqja e dheut një popull qeniesh të pambrojtura me çdo formë vrasjeje, vetëm për hir të xhepit tim, dhe se çdo shiling që unë fitoj kushtoka një dhunë, një gjymtim apo një jetë. Por asnjëherë nuk thonë, ndonse e dinë mjaft mirë, se në të njëjtën kohë, gjatë gjithë kohës unë kam bërë shumë për çështjen fetare, kam dërguar misionarë (të një “rendi mik”, siç thonë ato) për t’u ndriçuar rrugën për mëkatet e tyre e për t’i degdisur tek Ai që është vetëm mëshirë dhe dashuri, mbrojtës i pagjumë dhe mik i gjithë atyre që vuajnë. Duke rrëfyer vetëm atë që drejtohet kundër meje, nuk thonë asgjë në favorin tim.
Ata thonë se Anglia ka pretenduar nga unë një komision hetimi mbi mizoritë në Kongo e se unë e paskam ngritur për ta marrë me të mira këtë Vend të bezdisur, me atë Shoqatën e vetë që s’honepset për Reformën e Kongos të përbërë nga kontë, peshkopë, John Morleys, nga Universitete te mëdha e të tjerë kokoroshë, më të interesuar të fusin hundët në punët e të tjerëve apo popujve të tjerë se sa të shohin punët e veta. Mos u kam mbyllur gjë gojën?
Jo, jo, ka vlejtur vetëm për të thënë se ai komision ishte i përbërë tërësisht nga “masakruesit e mi të Kongos”, tamam nga ata, veprat e të cilëve duhet të ishin hetuar. Ngulin këmbë se paska qenë njëlloj sikur të ngrije një komision ujqërish për batërdinë e bërë mbi një gjedhë. Asgjë nuk e kënaq një të mallkuar anglez!

Apo kanë qënë të ndershëm inkuizitorët me jetën time private? Më keq s’do të kishin bërë po të kisha qënë një plebe, një katundar, një punëtor. I kujtojnë botës se që nga dita e parë shtëpia ime ka qenë njëkohësisht edhe tempull dhe bordello, dhe se që të dyja aktivitetet rridhnin me ritëm të plotë; kujtojnë se unë qënkam sjellë në mënyrë mizore me mbretëreshën dhe vajzat e mia dhe se për më tepër u kam shkaktuar çdo ditë turpe dhe poshtërime; kujtojnë se kur mbretëresha shtrihesh në strehën e lumtur në qefin, një nga vajzat mu përgjërua në gjunjë që të shihte për të fundit herë fytyrën e nënës së saj, e unë e refuzova; dhe kujtojnë se, tre vite më parë, unë nuk paskam paguar plaçkitjet në kurriz të një të një kombi të tërë të huaj, se i grabita birit tim pasurinë dhe, për të mbuluar atë çfarë kisha bërë e t’i vija kapak krimit, u paraqita me prokurë në gjykatë, një estradë për botën e qytetëruar. Tamam siç e kam thënë: ata janë të pabesë, të padrejtë; duan tu heqin pluhurin dhe tu rijapin jetë gjërave të tilla, çfarëdo qoftë kundër meje, por kurrë nuk duan të citojnë qoftë edhe një punë që mund të jetë në favorin tim. Për artin kam shpenzuar më shumë para se çdo monark tjetër bashkëkohës, dhe ata këtë e dinë. A flasin për këtë? Ndoshta flasin? Jo, as që e marrin mundimin. Ata parapëlqejnë të përmendin ato që i përkufizojnë “statistika spektrale” për leksionet e tyre fyese për shkolla fillore, me synim që të bëjnë të rrënqethet një popull emotiv e që të ma kundërvenë. Ata llogarisin se nëse “gjaku i pafajshëm i derdhur në Kongo nga mbreti Leopold do të thahesh dhe copat e thara do të vendoseshin njëra pas tjetrës, rradha e tyre do të shtrihesh dymijë milje; se poqese skeletet e dhjetë milionëve të vdekur nga uria apo masakrat do të mund të ringriheshin dhe do të ecnin si në një marshim indian, do të duheshin shtatë muaj dhe katër ditë që ata të mund të kalonin nëpër një vend të caktuar; se po të mblidheshin bashkë, si të formonin një trup të vetëm; do të zinin më shumë vend se ç’zë St. Louis, përfshirë dhe Panairin botëror; se po të duartrokisnin njëkohësisht duart kockë e lëkurë, zhurma e tmerrshme do të dëgjohesh në një distancë prej... “. Mallkim, sa më lodh kjo gjë! Dhe këto mrekullira të tilla i bëjnë për paratë që kam nxjerrë e që kam futur në xhep nga ai gjak. Me to ndërtojnë piramida Egjipti, shtrojnë Saharanë, i shpalosin në qiell, e hija e tyre sjell perëndimin mbi tokë. Po lotët që u kam shkaktuar, po zemrat që u kam copëtuar; oh, asgjë nuk mund t’ua mbushë kokën këtyre e të mos merren më me to!

[Pushim meditimi] Mirë ... s’ka problem, sidoqoftë, unë kam mashtruar yankee-it, dhe më vjen mirë. [ Lexon me një buzëqeshje përçmuese urdhërin e mirënjohjes së lëshuar nga presidenti më 22 prill 1884]
[...] Qeveria e Shteteve të Bashkuara shpreh mbështetjen dhe miratimin e vet për qëllimet humanitare dhe mëshirëplotë të ... (projektit tim për Kongon) dhe urdhëron funksionarët e Shteteve të Bashkuara, qoftë në tokë qoftë në det, të njohë flamurin e tij si flamur të një qeverie mike.

Mbase yankee-it tani do ta përtypin të gjithë këtë, por do të zbulojnë se agjentët e mi nuk rrinë kot atje në Amerikë. Por s’ka ndonjë rrezik, kombet e qeveritë nuk mund t’i lejojnë vetes luksin e të pranojnë se e kanë ngrënë sapunin për djathë. [ Me një buzëqeshje të kënaqur fillon të lexojë Raportin e Reverend W.M. Morrison, misionar amerikan në Shtetin e Lirë të Kongos]

“Referoj këtu disa nga incidentet e shumta e të tmerrshme që më ka qëlluar mua t’i vëzhgoj personalisht; e që provojnë sistemin e organizuar të grabitjes dhe dhunës, vepër e mbretit Leopold të Belgjikës, që është futur dhe vazhdon dhe sot e kësaj dite në atë Vend fatkeq. Them mbreti Leopold, sepse ai dhe vetëm ai duhet ta kuptojë tani, pasi është sovrani absolut. Ai vetë e quan veten të tillë. Kur qeveria jonë më 1884 hodhi themelet e Shtetit të Lirë të Kongos, duke njohur flamurin e tij, nuk e kuptoi se, nën maskën e filantropisë, fshihesh në të vërtetë mbreti Leopold i Belgjikës, një nga guvernatorët më hileqarë, më të egër dhe të paskrupull që mund të jetë ulur ndonjëherë në një fron. Duke lënë mënjanë huqet e tij të njohura të korruptuara që e kanë bërë emrin e familjes së tij një përrallë të dy kontinenteve qeveria jonë sigurisht që s’do ta kishte njohur atë flamur po ta kishte kuptuar se në realitet mbreti Leopold po e kërkonte atë mirënjohje për veten e tij; po ta kishte ditur se, pasi të kishte mundur sklavërinë e afrikanëve në Vendin tonë, me një çmim të lartë gjaku dhe paraje, do të vendoste në Afrikë një formë më të zezë të së drejtës së skllavërisë”.

[Me një gëzim keqdashës] Po, po, sigurisht që unë qeshë shumë hileqar për yankee-it. Kjo i lëndon në zemër, i habit. Nuk mund të ma kalojnë! Edhe për një aspekt tjetër, dhe ky është akoma më i rëndësishëm, kjo gjë i vesh me turp ata vetë sepse nuk mund të fshijnë nga e kaluara e tyre faktin e blasfemueshëm që republika e tyre mburavece, e vetëquajtur Kampione dhe Promotore e Lirive në Botë është e vetmja demokraci në histori që ka ushtruar pushtetin dhe ndikimin e vet për vendosjen e një monarkie absolute!

[Duke i hedhur syte me të keq një pirgu të madh me libra] Misionarë intrigantë, që i mbulofshin krimbat! Shkruajnë tonelata me gjëra të tilla. Vijnë gjithnjë rrotull, gjithnjë të spiunojnë, gjithnjë dëshmitarë okularë të asaj që ndodh, e çdo gjë që shohin ia besojnë bojës dhe penës. Gjithnjë vijnë rrotul herë këtu e herë atje; vendasit i konsiderojnë miqtë e tyre; atyre u besojnë vuajtjet e tyre, u tregojnë shenjat dhe plagët të bëra nga ushtarët e mi; para tyre ngrejnë krahët cungë e qajnë me dënesë sepse u kanë prerë duart për t’i ndëshkuar ngase nuk kanë mbledhur aq sa duhet kauçuk duke u sjellë oficerëve të mi provat se ndëshkimi i kërkuar u krye vërtetë në mënyrën më të përkryer.
Një nga këta misionarë sheh tetëdhjetenjë duar që sapo janë tharë mbi zjarr para se t’u çohen funksionarëve të mi, dhe natyrisht që do të vejë e ta hedhë në të shkruar e ta shtypë. Bredhin andej këndej dhe spiunojnë gjithnjë e kudo! Për ta asgjë nuk është aq banale sa për të mos qenë e pabotueshme. [Merr në dorë një vepër. Lexon një pasazh nga raporti i një Udhëtimi bërë në korrik, gusht dhe shtator të 1903 nga Rev. A.E.Scrivener, misionar anglez]
“[...] Shpejt nisim të flasim, pa nxitjen time vendasit fillojnë tregimet që për mua tashmë janë bërë të zakonshme. Ata rronin në paqe dhe qetësi para se të vinin nga liqeni njerëzit e bardhë me lloj-lloj kërkesash dhe ata e panë se kjo do të thoshte për ta skllavëri. Kështu që ata u përpoqën t’i mbanin njerëzit e bardhë jashtë kufijve të vendit të tyre, por kjo s’pati dobi. Ata s’mundën t’ia u dilnin pushkëve. Kështu që u nënshtruan e vendosën t’u përshtateshin sa më mirë kushteve të reja. Para së gjithash erdhi urdhëri për të ndërtuar shtëpi për ushtarët, dhe kjo punë u bë pa fjalë. Më pas duheshin ushqyer ushtarët dhe të gjithë burrat e gratë, që i shoqëronin – parazitë të vërtetë. Pastaj u dha urdhëri që të mblidhesh kauçuku. Për ta kjo ishte një gjë krejt e re për të bërë. Kauçuku ishte larg shtëpive të tyre disa ditë në këmbë, por që ajo të kishte ndonjë vlerë për ta kjo qe një gjë e re. Atyre iu ofrua një shpërblim i vogël, e kështu nisi sulmi mbi kauçukun. “Sa të çuditshëm këta të bardhët, na japin stofa e xhixha për të mbledhur verën e egër”. Ata po i gëzoheshin fatit të tyre të mirë. Por shpejt shpërblimi u pakësua derisa më në fund atyre iu tha që ta mblidhnin kauçukun për hiçgjë. Kur mbriti puna kështu u përpoqën që të kundërshtonin: por për habinë e tyre të madhe, shumë prej tyre u vranë e u pushkatuan nga ushtarët dhe të tjerëve iu tha, mes mallkimeve dhe kopaçeve, të shkonin shpejt ndryshe të tjerë akoma do të vriteshin. Të tmerruar, nisën të përgatisin ushqimet e nevojshme për të qëndruar larg fshatit ato pesëmbëdhjetë ditë që kërkonte mbledhja e kauçukut.”Si, akoma s’jeni nisur” bang bang, bang, dhe ra një e më pas një tjetër, të vdekur, para syve të grave dhe shokëve. Ndërsa nis kuja e madhe mundohen të rregullojnë të vdekurit për t’i varrosur, por kjo nuk u lejua. Të gjithë duhet të shkojnë shpejtë në pyll.
Pa ngrënë? Po, pa ngrënë. Dhe marsh, të fatkeqët e gjorë u desh të shkonin bile pa gur eshke. Shumë syresh vdiqën në pyje prej urisë dhe motit të keq dhe shumë më tepër nga pushkët e ushtarëve mizorë të ngarkuar për t’i survejuar. Megjithë të gjitha përpjekjet numuri i tyre erdhi duke u pakësuar dhe shumë prej tyre u pushkatuan. Ata më bënë një udhëtim rreth asaj zone dhe më treguan vendet e ngulimeve të para të kryetarëve të mëdhenj. Para shtatë vitesh popullata tregonte një vlerësim të madh për dymijë vetët brenda dhe rreth vendrojes, do të thosha, në një rreze prej një çerek milje. Po të bëjmë llogari, tani nuk mund të bëhen bashkë as dyqint, mbi ta ka pllakosur një trishtim dhe melankoli ngaqë firojnë përherë e më shumë.
Qëndruam aty gjithë ditën e hënë dhe biseduam gjatë me njerëzinë. Të djelën disa fëmijë më kishin thënë se kishin parë disa eshtra, kështu kërkova të hënën që të m’i tregonin. Mbi bar, pak jardë larg nga shtëpia ku rrija unë, kishte shumë kafka, eshtra njerëzish, e në disa raste skelete të tëra. Unë numurova 36 kafka dhe pashë shumë skelete të cilave u mungonin kafkat. Thirra njërin nga burrat dhe e pyeta se ç’kishte ndodhur. “Kur nisi kjo histori e kauçukut – tha ai – ushtarët qëllonin mbi shumë burra sa u lodhëm së varrosuri dhe shpesh as nuk na u lejua ta bënim një gjë të tillë; kështu që i tërhiqnim trupat zvarrë mbi barë dhe i linim aty. Po të duash t’i shohësh, ka me qindra këtu rrotull.” Por unë kisha parë më shumë se ç’duhej dhe më vinte krupë nga historitë që burrat dhe gratë më tregonin për periudhën e tmerrshme që ata kishin përjetuar. Të njëjtat mizori bullgare mund të konsideroheshin të lehta po të krahasoheshin me atë çfarë kishte ndodhur këtu. Unë nuk e di se si popullsia është nënshtruar deri këtu, e sot e kësaj dite habitem kur mendoj për vuajtjet e tyre. Fakti që disa prej tyre u përpoqën që të shpëtojnë, është një motiv që më qetëson. Qëndrova atje dy ditë dhe ajo që më mbeti fort në kujtesë është mbledhja e kauçukut. Kam parë të ecin rradhë të gjata burrash, si në Bongo, me shportat në krah, kam parë se si pagueshin duke u mbushur me kripë tasat e qumeshtit dhe si u hidheshin përgjegjësve të skuadrave dy jardë pambuk; i kam parë se si dridheshin nga frika, shumë, dhe gjithë kjo provonte gjëndjen e tmerrit e të skllavërisë në të cilën në fakt mbahet popullata.”
Kështu dinë të bëjnë këta; veç spiunojnë dhe vrapojnë të shtypin çdo budallallëk. Dhe ai konsull anglez, zoti Casement, është tamam si ata. I ka rënë në dorë një ditar, që e mbante një nga funksionarët e qeverisë , e megjithëse është një ditar privat e që s’i drejtohet askujt tjetër veç zotëruesit të vet, zotit Casement i mungon delikatesa e finesa deri në atë pikë sa të vejë e të botojë disa pasazhe. [Lexon një pasazh nga ditari]
“Sa herë që rreshteri del në mbledhjen e kauçukut, atij i jepen disa fishekë. Në rast se nuk i përdor, ai duhet t’i kthejë mbrapsht, dhe për çdo fishek të përdorur ai duhet të sjellë një dorë të djathtë. M.P. më ka thënë se herë herë ushtarët qëllojnë me pushkë për të vrarë ndonjë kafshë; atëhere presin një dorë njeriu nga një i gjallë.Ai më ka thënë se, në gjashtë muaj, reparti mbi limin Mamboyo kishte shpenzuar gjashtëmijë fishekë, gjë e cila do të thotë se janë vrarë apo gjymtuar gjashtëmijë vetë. Bile më shumë se gjashtëmijë, sepse njerëzia më ka thënë se shpesh ushtarët i vrisnin fëmijët me dorezën e kobures”.
Kur konsulli hileqar mendon se heshtja është më me efekt, ai hesht. Në këtë rast ai len të kuptohet se një mijë vrasje dhe gjymtime në muaj është një haraç i rëndë për një rajon të vogël si ai i konçesionit mbi lumin Mamboyo, për të cilën heshturazi sygjeron përmasat duke shtuar në shtojcën e raportit të tij një hartë të Shtetit të Kongos, që as e ka një element të vogël siç është ai lum. Kjo heshtje synon të thotë: “ nëse bëhet fjalë për një mijë në muaj në këtë cep të humbur, përfytyro haraçin e paguar nga Shteti në interes të tij!” Një bujar nuk duhet të zbriste deri në këto prapaskena.
Dhe tani le të shohim gjymtimet. Nuk mund t’i shpëtosh dikujt që të adreson kritika mbi mbarëvajtjen e Kongos dhe ti të rrish i qetë; ky të hidhet në grykë nga një drejtim tjetër. Këta zotërinj të rrëshqasin nga dora. Kur gjymtimet (gjymtime, nxjerrje zorrësh, etj.) nisën të apasionojnë Evropën na lindi idea t’i justifikonim si një shtrëngim, gjë e cila sipas nesh do t’i kishte mbyllur gojën e do t’i kishte lenë pa gojë mbi këtë argument; pra ia cilësuam paturpësisht këtë huq vendasve dhe thamë se nuk e kishim shpikur vetë, por vetëm sa e kishim imituar. Mbetën pa fjalë? A iu mbyll goja atyre? As dhe për një orë. Na u hodhën në grykë me kundërshtimin se “nëqoftëse një mbret i krishterë mund të perceptojë një etikë pajtuese midis shpikjes së një mizorie të përgjakshme dhe imitimit të saj nga njerëzit e egër, për mëshirë të zotit, lëreni të shijojë të gjithë kënaqësinë tej besimit të tij fetar!”.
Është shumë e çuditshme mënyra se si sillet ai konsull, ai spiun, ai hundfutës.[Merr në dorë veprën Trajtimi i grave dhe fëmijve në Kongo; ajo çfarë ka parë zoti Casement në vitin 1903] Nuk janë mbushur as dy vjet. T’i vësh në dukje publikut atë datë ka qenë një punë e llogaritur me ligësi. Kishte për synim të dobësonte sigurimet që i ishin bërë opinionit publik nga ana e shtypit tim mbi faktin se dhunat e mia në Kongo kishin pushuar, e kishin pushuar plotësisht vite e vite më parë. Ky njeri merret me vogëlsira; i modulon, ngazëllehet me to, i kultivon, shkrihet me to, e të gjitha i hedh në letër. Nuk ka nevojë të përgjumesh mbi raportin e tij monoton për ta kuptuar; e tregojnë vetë titujt e kapitujve të tij. [Lexon]
“Dyqintedyzetë vetë, burra, gra e fëmijë, të shtrënguar që të furnizojnë qeverinë me një tonelatë në javë prodhime bujqësore të përgatitura me kujdes, marrin si shpërblim, duke bërë llogaritë, një pagë princeshe prej 15 shilinga dhe 10 pence!”

Shumë mirë, është një shembull liberalizmi. Nuk ishte më pak se 1 penny në javë për çdo negër. Ky konsull që përpiqet të minimizojë çdo gjë, megjithëse e din shumë mirë se unë do të mund të siguroj ushqime dhe punë falë fare. Mund ta provoj me një mijë shembuj. [Lexon]
“Spedicione kundër një fshati të vonuar në dorëzimin (e detyrueshëm) të furnizimeve; rezultati, gjashtëmbëdhjetë veta të masakruar; mes tyre tre gra dhe një fëmijë pesë vjeç. Dhjetë internohen për tu mbajtur të burgosur deri në pagimin e detyrimit; mes tyre një fëmijë, i vdekur gjatë marshimit.”
Por ky as që merr mundimin të shpjegojë se ne jemi të detyruar të marrim këtë vleftë për të qenë në gjendje të përballojmë borxhe, kur popullsia nuk ka asgjë për t’i paguar. Familjet që ia mbathin në pyll shesin disa nga të afërmit si skllevër dhe kështu mund të pagojnë dhe detyrimin. Ai e din se unë do të hiqja dorë po të gjeja një metodë më pak të diskutueshme për të siguruar pagesën e borxheve ... Hmmm, ja këtu një provë tjetër e ndjeshmërisë së konsullit! I referohet një bisede që ka patur me disa vendas:
“D.”nga e dini se janë vetë të bardhët që urdhërojnë që t’ju bëhen këto mizori? Këto duhet të jenë bërë nga ushtarët negër me padijen e të bardhëve”.
R.”Të bardhët u kanë thënë ushtarëve të tyre:’Ju dini të vrisni vetëm gra; ju nuk jeni të zotë të vrisni burra. Kur vrisni burra, ju duhet ta provoni’ . Dhe atëherë ushtarët kur na vrasin” në këtë pikë burri ndaloi dhe, pas një hezitimi, duke treguar ... ai tha “ atëhere ata ... ua çojnë të bardhëve, që thonë ‘Qënka e vërtetë, paskeni vrarë burra’”.
D.”Ju thoni se kjo është e vërtetë? Shumë nga ju kanë vuajtur këtë trajtim pasi janë vrarë?
R. (Të gjithë, duke thirrur): “Nkoto! Nkoto!”. (Shumë! Shumë!)
Nuk mund të mendohet absolutisht që këta njerëz ta kenë sajuar këtë gjë. Rrëmbimi, sytë e zmadhuar, eksitimi nuk ishin të stimuluara”.
Ai, natyrisht, si kritik, i duhesh të përhapte gjithë këtë, nuk ka asnjë respekt për veten. Të gjithë ata të llojit të tij më qortojnë megjithëse e dinë shumë mirë se nuk më jep asnjë kënaqësi ndëshkimi i njerëzve në atë mënyrë të veçantë, por është fjala vetëm për një paralajmërim për keqbërësit e tjerë.
Ndëshkimet e veçanta nuk shkojnë për njerëzit ë egër injorantë; atyre s’u bëjnë asnjë përshtypje. [Lexon tituj të tjerë]
“Rajon i shkretuar; popullsia e reduktuar nga 40 mijë banorë në 8 mijë”.
As që e zë meraku të thotë se si ka ndodhur kjo. Din të fshehë gjërat. Ai shpreson që lexuesit e tij dhe reformuesit e Kongos, ata të bandës Lord-Aberdeen-Norbury-John-Morley-Sir-Gilbert-Parker, të mendojnë se qenkan pushkatuar të tërë. Nuk ka qënë kështu. Pjesa më e madhe e tyre ia ka mbathur me te katra. Ua mbathën nëpër kaçube bashkë me familjet e tyre si rjedhojë e spastrimeve për kauçukun, dhe ja kështu që vdiqën nga uria. A do kishim mundur ta evitonim?

Një nga kritikët e mi qaramanë vëzhgon:”Guvernatorë të tjerë të krishterë u imponojnë taksa popullsive të tyre, por si shkëmbim u ofrojnë shkolla, gjykata, rrugë, dritë, ujë dhe u sigurojnë mbrojtje dhe integritet fizik. Leopoldi takson popullatën që e ka zhvatur, por në këmbim nuk jep gjë tjetër veç uri, terror, vuajtje, poshtërime, burgime, gjymtime dhe masakra.” Ky është stili i tyre! Nuk jepkam kurgjë! Unë u çoj mandatën atyre që kanë mbetur gjallë; këta rufjanë çenzorë e dinë, por do të prisnin gjuhën veç të mos e thonin. U kam kërkuar shumë herë kërdibërësve të mi që tu japin atyre që japin shpirt mundësinë që të puthin kryqin e shenjtë, dhe nëse më kanë dëgjuar, pa dyshim që kam qënë unë i përulur që kam çuar në qiell gjithë ato shpirtëra Asnjë nga denigruesit e mi nuk ka patur finesën që ta thotë këtë; por shiko, është Njëri që nuk e ka kaluar anash këtë fakt, dhe kjo më qetëson, ky është ngushëllimi im.
[Lëshon nga dora raportin, merr një libër, i hedh një shikim nëpër të]
Ja ku del “kurthi i vdekjes”. Një misionar mistrec që spiunon gjithandej, rev. W.H.Sheppard. Flet me një nga masakruesit e mi negër, e mashtron dhe e bën të nxjerrë në shesh disa hollësira. “Masakruesi rrëfen: Unë kam pretenduar 30 skllevër nga ky breg i lumit dhe 30 nga bregu tjetër, 2 dhëmbë fildishi elefanti, 2.500 balo me kauçuk, 13 dhi, 10 gjela e 6 qenër, dhe ca misër”
“Si u zhvillua përleshja?” pyeta.
“Njoftova të gjithë kryetarët, nënkryetarët, burra dhe gra, që të vinin aksh ditë, duke u thënë se kisha ndërmend t’i mbyllja të gjitha hesapet. Kur hynë në këto kangjella (vetëm vendasit e rangut të lartë, në gardhin që ish përgatitur me copa teneqe me bira të sjellë nga fshatra të tjerë) u kërkova të gjithë shpërblimin tim ndryshe u thashë se do tu vras të gjithëve; ata refuzuan të më pagojnë, dhe unë urdhërova që gardhi të mbyllesh që asnjë të mos më shpëtonte; kështu i lamë të gjithë shakull në vend, brenda rrethimit. Hunjtë e gardhit ranë dhe disa arritën të shpëtojnë”.
“Sa vratë?” e pyeta.
“ Ne vramë shumë, a don të shoh ndonjë syresh?”
“Unë atë prisja të shihja”
“Mendoj se kemi vrarë aty rreth 80 e 90 – tha – si dhe ata të fshatit tjetër, nuk e di, unë vetë nuk lëvizja nga vendi por dërgoja njerëzit e mi”.
Së bashku kaluam nëpër livadhin që shtrihet aty pranë kampit. Ishin tre kufoma me mish të shqyer nga brezi e poshtë.
“Përse i keni shqyer kështu, u keni lënë vetëm kockat?” pyeta.
“I kanë ngrënë njerëzit e mi” u gjegj menjëherë. E më pas spjegoi: “Ata që kanë fëmijë të vegjël nuk hanë njerëz, por të tjerët i kanë ngrënë”. Në të majtë ishte një burrë i shëndoshë, pa kokë, të cilit i kishin qëlluar në shpinë. (Të gjithë këto kufoma ishin lakuriq.)
“Ku është koka e këtij burri?” pyeta.
“Oh, me ballin kanë bërë një tas për të përzjerë në të duhanin dhe diamba”.
Vazhduam të ecim dhe të vështrojmë deri mbasdite vonë dhe numuruam dyzet trupa. Të tjerët ishin ngrënë.
Duke u kthyer në kamp ndeshëm një grua të re të cilës i kishin qëlluar në pjesën e poshtme të kokës dhe i kishin prerë një dorë. Pyeta përse dhe Malumba N’Cusa shpjegoi se atyre u prisnin gjithnjë dorën e djathtë për t’ia dhënë në këmbim Shtetit.
“A mund të më tregosh ndonjë dorë?” e pyeta.
Na çoi në një kthinë prej druri nën të cilën digjej një zjarr i vakët, dhe ja aty, duart e djathta. I numurova, tetëdhjetenjë.
Jo më pak se gjashtëdhjetë gra (të tribusë Bena Pianga) ishin burgosur. I pashë me sytë e mi.
Të gjithë jemi dakort kur themi se kemi hetuar mjaft mbi krimin dhe kemi nxjerrë në shesh se bëhesh fjalë për një plan të paramenduar për të plaçkitur gjithshka ishte e mundur dhe për të kapur e vrarë gjindjen e shkretë në “kurthin e vdekjes”.
Një veçori tjetër, siç mund ta shihet dhe vetë! Kanibalizmi. Tregohen raste qe përësëriten sporadikisht. Denigruesit e mi nuk harrojnë të nxjerrin në shesh se, unë jam një sovran absolut dhe me një fjalë timen mund të pengoja në Kongo çdo gjë po të vendosja, e për rjedhim gjithshka bëhet me lejen time, është një veprim i imi, një veprim personal; e bëj unë, dora e agjentit tim është vërtet dora ime si të ishte e ngjitur në krahun tim; dhe kështu më vizatojnë me kostum sovrani; me kurorën mbi kokë duke mbllaçitur mish njeriu, e recituar Benedicte, murmuris falenderime Atij prej të cilit më vjen çdo e mirë. Kur zemrat e ndjeshme përqafojnë një gjë siç është kontributi i atij misionari, e humbasin krejt toruan. Flasin hapur si të pafe dhe shajnë Qiellin që lejon një demon të tillë të marrë frymë mbi tokë. Pra unë. Kujtojnë se unë jam absurd. Vijnë rrotull e përhapin gjëra që të drithërojnë mishin, ngrejnë mendjen e njerëzve për pakësimin e popullsisë së Kongos nga 25 milionë në 15 milionë në njëzetë vjet të administrimit tim; pastaj nxjerrin gjoksin dhe më përshkruajnë si “Mbreti i 10 milionë Vrasjeve të Ndërgjegjes”. Më cilësojnë një rekord. Dhe pjesa më e madhe e tyre për të m’akuzuar nuk kufizohen vetëm në shifrën 10 milionë. Jo, vërejnë që, po të mos kisha qenë unë, popullsia, me shtimin natyror, do të kishte arritur tani në 30 milionë, kështu që më vënë në kurriz 5 milionë të tjerë dhe llogarisin që në total korrjet e mia të vdekjes janë 15 milionë vrasje. Thonë se njeriu që vrau patën në vezën e artë duhet të përgjigjesh dhe për vezët që pata do të bënte më pas, po të ish lënë në paqe. Oh, posi jo, më cilësojnë një rekord. Shënojnë se dy herë në një brezni, në Indi, Fatkeqësia e Madhe Natyrore shfarosi dy milion veta në një popullsi prej 320 milionë dhe e gjithë bota mbarë ngriti duart në qiell për mëshirë e prej tmerrit; pastaj nisin të rrëmojnë kushedi se çfarë që të mund të mallëngjente botën sikur unë të kisha mundësi të trafikoja për njëzet vjet në zonat e Fatkeqësisë së Madhe Natyrore! Ideja iu ndez fantazinë, shkojnë më tutje dhe imagjinojnë Fatkeqësinë që pas njëzetë viteve vjen me pompë të madhe dhe duke e shtrirë përpara këmbëve më thotë: “Më mëso, o Zot, nuk jam veçse një çirak”. Më pas përfytyrojnë se si vjen vdekja me kosën në njërën dorë dhe sahatin me rërë në dorën tjetrën që më kërkon t’i marr vajzën për grua, t’i riorganizoj industrinë e saj dhe t’i vë në vijë aferat. Në të gjithën botën, kupton ore?! Deri në këtë pikë u merr erë koka e tyre e sëmurë; shtojnë faqet e librave të tyre dhe zgjerojnë veprat, si gjithnjë protagonisti jam unë. Gjuajnë të gjitha biografitë për të gjetur dikë që të më ngjajë, kthehen tek Atila, Torkemada, Xhingis Khan, Ivan i Tmerrshëm, dhe gjithë ata njerëz që, sipas mendimit të të gjithëve, qënka i denjë për emrin e tyre, si djaj bëhen shend e verë kur nuk arrijnë ta gjejnë një të tillë. Pastaj u shkon mendja tek tërmetet e ciklonet historike, tek ortekët e dëborës, kataklizmat e shpërthimet vullkanike: përfundimi, asnjë nga këto s’mund të matet me mua. Në fund, në të vërtetë, e gjejnë diçka (të paktën ashtu iu duket) dhe mbyllin kërkimet e tyre duke pranuar – pa qejf – që unë kam vetëm një sozi në histori, por vetëm një ama: Përmbytjen Universale. Më duket ca e tepruar.
Por ata kështu janë, sa herë që u vete mendja tek unë. Sa herë që zihet në gojë emri im nuk e përmbajnë dot veten aq sa mund të arrijë të kontrollojë emocionet e tyre pluhuri i Seidlitz në një gotë uji. Arrijnë të sajojnë për mua gjëra fantastike si të isha unë frymëzues i tyre! Një anglez propozon që unë të pranoj të bëj garë nj ë me tre mjaft që të vë bast e të kërkoj ç’të dua, deri në 20 mijë giné, se për dy milionë vjet unë do të jem miku më i dalluar i ferrit. Kaq i marrë është ky sa nuk kupton që kjo ide është pa mend. Është një ide pa mend dhe nga ana tregtare pa interes; sepse shiko, nuk do të kishte asnjë të fituar; që të dy palët do të humbnin; për shkak të humbjes së interesave mbi bastin në interesin e përbërë prej katër a pesë për qint do të kishim ... nuk e di saktësisht, por kur të vinte afati të paguhesh basti, me kapitalizimin e tij do të mund të blihesh i gjithë ferri vetë.
Një i çmendur tjetër kërkon të ndërtojë një monument për të përjetësuar emrin tim, duke përdorur 15 milionë kafkat dhe skeletet dhe është plot entusiazëm hakmarrës për projektin e tij të çuditshëm. Çdo gjë e ka kthyer në shifra dhe e ka shkallëzuar. Nga kafkat do të sajojë diçka që të jetë mes monumentit dhe mauzoleut që do të më dedikohet mua e që do të jetë fiks dyfishi i Piramidës së Keopsit baza e të cilës mbulon 13 akre me kulmin që do të ngrihet nga toka 451 këmbë. Ai don të më ballsamosi dhe të më çojë mbi atë majë në qiell, mbështjellë në një togë dhe të kurorëzuar, me “flamurin tim të piratit” në një dorë dhe një thikë kasapi e hekura të varura tek tjetra. Don ta ngrejë piramidën në qendër të një zone të shpopulluar, një vënd të vetmuar e të trishtuar, mbushur me shkurre dhe rrënoja të ngrëna fshatrash të djegura, ku shpirtërat e të vdekurve nga uria dhe të të vrarëve do të lëshojnë gjithnjë grahmat nën fëshfërimën e erërave bredharake. Nga piramida, si rrezet e një rrote do të nisnin dyzet rrugë madhështore, sejcila tridhjetepesë milje e gjatë në dy anët e të cilave rreshtohen skelete pa kafka një yard e gjjysëm larg njëri tjetrit të zbukuruar me zinxhirë që varen nga një puls në tjetrin, të lidhur me hekura të vjetër dhe të damkosur me vulën e markës time private, ku kryqëzohen krishti mbi kryq dhe një thikë guzhine me moton “me këtë shenjë ne do të fitojmë”; çdo kangjellë eshtrash do të formohesh nga 200 mijë skelete nga sejcila anë, domethënë 400 mijë skelete për çdo udhë. Vihet në dukje me kënaqësi se projekti bashkon tre a katër mijë milje skeletesh (në rresht për një) – gjithsej 15 milion – e do të shtrihesh mespërmes Amerikës nga Nju Jorku në San Françisko. Mes të tjerash theksohet, me tonin optimist të një firme hekurudhash që parashikon zgjerime të mëdha të rrjetit të vet, se prodhimi im, kur ndërmarja ime punon me ritëm të plotë, është 500 mijë kufoma në vit dhe, për rjedhim, po të më kishin lënë rehat dhe për 10 vite të tjera, do të kishte kafka të reja të mjaftueshme për t’i shtuar piramidës 175 këmbë të tjera; duke e ngritur konstruksionin arkitektonik akoma më madhështor, dhe prapë do të mbeteshin skelete të tjera, që të mbështetur mbi pilota, do të mjaftonin të shtyhej më tej linja transkontinentale për mijë milje në Pacifik. Kosto e mbledhjes dhe transportit të materialit të “varrezave të mia private të panumurta të shpërndarë andej këtej” dhe më pas ndërtimi i monumentit dhe i rrugëve të mrekullueshme, të llogaritura siç duhet, vjen rrotull një shume prej miliona ginesh e më pas (Hmmm!! Hmmm!!) ky idiot kërkon që paratë t’ia jap unë. [shpërthen në adhurime të befta e të nxehta ndaj kryqit]. Më kujton që fitimet vjetore nga Kongo janë miliona gine, se do të nevojiteshin “vetëm” pesë milionë gine për këtë ndërmarje. Çdo ditë bëhen atentate të egra kundër çantës time; nuk më godasin mua, as që u bie në sy. Por vetëm kjo gjë më mërzit, më bën nervoz sepse nuk dihet se ç’gjë tjetër mund t’i thotë mendja një krijese të mallëngjyer si kjo ... Po t’i shkonte mendja tek Carnegie* ... më duhet ta zboj këtë mendim nga koka ime! M’i mbush ditët e mia me ankth, më turbullon gjumin tim. Kjo rrugë çon në çmënduri. [Pas një pushimi] Nuk ka rrugë tjetër, duhet të blej Carnegie.

[ Gjithë ankth e duke u qarë, ec pak nëpër dhomë, më pas u kthehet titujve të konsullit. Lexon]
“Qeveria ka bërë të vdesin urie fëmijët e një gruaje dhe i ka vrarë fëmijët më të mëdhenj”.
“Masakra grash dhe fëmijësh”.
“Vendasi është shndrruar në një qënie pa dëshira pasi nuk ka shpresë”
“Gra të lidhura për qafe me zinxhir nga rojet e kauçukut”.
“Tregim i një fëmije. “Unë, nëna ime, gjyshja dhe motra ime, ia mbathëm në një pyll. Shumica e gjindjes u vranë nga ushtarët ... Më pas dalluan pak kokën e nënës time dhe ushtarët iu afruan menjëherë me vrap vendit ku ishim ne dhe morrën gjyshen time, nënën time, motrën dhe një më

* Carnegie – industrialist i pasur bamirës amerikan

të vogël nga ne. Sejcili e desh nënën time për grua, e po
ziheshin, kështu që në fund vendosën ta vrasin. E qëlluan me pistoletë në stomak dhe ajo ra përtokë e kur unë e pashë këtë qava shumë, sepse vranë gjyshen dhe nënë time dhe unë mbeta vetëm. Unë i pashë të gjitha!”.
Ka një ton për të ardhur keq, megjithëse është fjala vetëm për negër. Më kthen shumë në kohë, kur fëmijët e mi ishin të vegjël kërkonin të fluturonin, në pyje, si të thuash, kur më shihnin që kthehesha ... [rifillon leximin e titujve të relacionit të konsullit]
“I ngulin një thikë në stomak një fëmije”.
“I presin duart dhe ia çojnë C.D. [ushtarak i bardhë] dhe ia rreshtojnë përpara që t’i shohë. I lënë aty, sepse njeriu i bardhë i kishte parë dhe nuk ishte e nevojshme që t’i çonin tek P”.
“Ushtarët i kapën fëmijët dhe i lanë të vdisnin aty në pyll”.
“Miqtë vijnë të shpëtojnë një vajzë të kapur, por roja refuzon duke u thënë se atë e donte një burrë i bardhë se ishte e re”.
“Pjesë nga dëshmia e një vajze vendase. Nga ana e jonë ushtarët panë një fëmijë, dhe kur shkuan ta vrasin, fëmija qeshi, kështu ushtari kapi këmbën e pistoletës dhe me të e goditi fëmijën dhe më pas i preu kokën. Një ditë vranë motrën time nga ana e babës dhe i prenë kokën, duart dhe këmbët pasi kishte unaza. Pastaj morrën një motër tjetër dhe ia shitën tribusë w.w. e tani ajo punon atje si skllave.
Fëmija qeshi! [Një pushim i gjatë. I menduar] Ajo krijesë e pafajshme. Sidoqoftë, do të doja që të mos kishte qeshur. [Lexon]
“Fëmijë të gjymtuar”.
“Stimul i qeverisë në tregun ndërtribal të skllevërve. Gjobat e tmerrshme që u vihen fshatrave që vonojnë të furnizojnë me prodhime ushqimore i shtrëngojnë vendasit të shesin në tribu të tjera shokët e tyre – edhe fëmijët – për të paguar gjobat”.
“Një baba dhe një nënë të detyruar të shesin fëmijën e tyre”.

[I zëmërruar] Në djall vaftë ky murmuritës monoton, e çfarë të bëja? Ta lija në paqe atë vejushë vetëm sepse ishte vejushë? E di mirë që nuk kanë mbetur shumë vejusha, tani. Unë s’kam ndonjë gjë kundër vejushave, si kategori, por biznesi është biznes, edhe unë duhet të rroj, apo s’është kështu?, dhe nëse kjo i nxjerr probleme ndokujt këndej e andej.
[Lexon]
“Njerëz të kërcënuar me torturat ndaj gruas dhe fëmijve. (për t’i detyruar të nxjerrin kauçukun dhe të siguronin furnizime: kështu që arrijnë të lirojnë gratë e tyre nga zinxhirët e burgimit.) Roja më ka thënë se kishte kapur gra e i kishte sjellë (të lidhura për qafe njëra tek tjetra ) me urdhër të punëdhënësit të tij.”
“Një agjent ka thënë se e kanë shtrënguar të kapë më shumë gra se burra, sepse pastaj burrat nxitojnë më shpejt të sigurojnë furnizime; por nuk spjegoi sesi fëmijët që mbesin pa prindër mund të sigurojnë ushqim.”
“Një rresht prej pesëmbëdhjetë grash (të kapura)”.
“Gra e fëmijë të lënë të vdesin urie në burg”.
[I menduar] Të vdekur nga uria. ǒ mundim i ngadaltë, e i gjatë që duhet të jetë. Ditë e ditë me rradhë, forcat fizike fillojnë të mungojnë, ikin pika pika, pak e nga pak; po, duhet të jetë vdekja më e shëmtuar nga të gjitha. Duke parë se si po mbarohet ushqimi, çdo ditë, dhe të mos kesh më! Natyrisht fëmijët qajnë dhe kjo ia shqyen zemrën nënës. ... [Merr frymë] Ah o qiell, njeriu s’ka asgjë në dorë; rrethanat e bëjnë të nevojshme një ashpërsi të tillë. [Lexon]
“Gjashtëdhjetë gra të kryqëzuara!”
Çfarë budallai, pa takt! Krishtërimi drithërohet me tmerr nga një njoftim i tillë. Përdhosje e simbolit të shenjtë’. Ja se si do të ulurijë Krishtërimi. Po, Krishtërimi do të trazohet. Mund të më akuzojnë për gjysëm milion vrasje në vit për njëzet vjet me rradhë dhe ta mbaj veten, por të përdhos Simbolin, kjo është një gjë krejt tjetër. Do ta konsiderojnë një gjë të rëndë. Do të ngrihet e do t’i hedhë një vështrim të kaluarës time. Do të trazohet? Patjetër, që tani e ndjej një zhurmë të largët ... Ka qënë një gabim të kryqëzohen gra, duket qartë një gabim, duket vetë që është një gabim, tani po e vë re dhe unë, dhe më vjen keq që si paska ndodhur, vërtet që më vjen keq. Besoj se do të ishte një përgjigje po aq e mirë po tu rripje lëkurën gjallë...
Këto kryqëzime do të bëjnë zhurmë, jam i sigurtë për këtë. Shumë do të fillojnë të pyesin përsëri, për tani dhe për të shkuarën, sesi mund të shpresokam të fitoj dhe të ruaj respektin e racës njerëzore kur jetën time ia dedikoj vrasjeve dhe grabitjeve. (Me përbuzje) E kur më paskan dëgjuar se unë kam thënë se kërkokam respektin e racës njerëzore? Mos më kanë ngatërruar gjë me vulgun? Kanë harruar se unë jam një mbret?
Cili mbret ka marrë ndonjëherë në konsideratë respektin e racës njerëzore? Në thellësi të zemrës, të kuptohemi. Po të reflektonin, do të kuptonin se është e pamundur që një mbret ta çmojë respektin e racës njerëzore. Ai ulet mbi një majë të lartë e vështron botën, sheh një larmi krijesash të ëmbla me pamje njerëzore që nderojnë figurat, që u nënshtrohen shtypjeve dhe titujve, një dyzinë krijesash njerëzore që s’janë aspak më të mira apo më të bukura, në fakt të krijuara sipas imazhit të tyre, nga e njëjta cilësi balte. Specia njerëzore, kur flet, duket sikur përbëhet nga balena, por një mbret e din se nuk janë gjë tjetër veçse miza. E thotë historia e vet. Poqese njerëzit do të ishin vërtet njerëz, si do të ishte i mundur ekzistenca e një cari? Si do të ekzistoja unë? Por ekzistenca jonë është plotësisht e mundur, ne jemi krejtësisht të sigurtë, dhe me ndihmën e Zotit do të vazhdojmë kështu, sipas kushteve të vjetra. Specia do të vazhdojë të na durojë gjithnjë në të njëjtën mënyrë servile. Mundet, sigurisht, të shtrëmbërojnë fytyrën, të merren me llafe, por njëlloj do rrinë në gjunjë.
Të marrurit me llafe është një nga specialitetet e saj. Eksitohet vetë, me shkumën në gojë, dhe atëhere kur mendon se po të lëshon një tullë ... të këndon një poezi! O zot, ç’njerëz!

Një Car
(1905)

Një autokrat fals; një despot jashtë kohe;
Një planet që shuhet kur dita feks;
Një kandil lëkundet në rrezen e dritës së diellit;
I shkretuar në rrënjë; frut i harruar qëmoti,
I tharë lart në degë; i rregjur deri në kalbje,
Braktisur nga Zoti i harruar nga koha,
Vështron duke kërcitur dhëmbët kufijtë e tokave të veta,
Një mbret pa vertebra që milionë leshko i falen,
Nga Finlandia në Perëndim deri në Katajin e largët,
Zot i një kontinenti me kufij prej akulli,
Rënimi i të cilit i terrorizon mendjen e sëmurë, dhe në habinë e acartë të gjumit të tij
Dëgjon gjëmimet e shurdhëta që shungullojnë nga shkretimi
Dhe fragmentet e rënda që thërmohen në humnerë.

Është e bukur, duhet pranuar; është një kuadër madhështor, me efekt. Bastardi i mëshon mirë penës. Në momentin e duhur, do ta kryqë.. shqyej copa copa dhe atë .... ‘Një zot pa vertebra’. Cari është një zot që s’vlen, pa kollonë kurrizore, një qënie mbretërore pa vertebra, i shkreti, me zemër të butë dhe jashtë kohe. ‘Një zot pa vertebra të cilit i luten miliona leshko’. Pamëshirshmërisht i vërtetë ky gjykim, edhe konçiz, i ngjeshur,... fryma dhe shpirti i racës njerëzore të koncentruara në një gjysëm frazë. Në gjunjë ... 140 milionë persona. Në gjunjë përpara një perëndie të vogël si një teh thike. Të mbledhur bashkë, do të shtriheshin akoma, e akoma, e akoma, përgjatë rrafshultash deri sa të holloheshin, zvogëloheshin, zhdukeshin, në një perspektivë kolosale ... aq sa dhe fushëpamja e një teleskopi nuk do të mbrrinte deri në kufirin e largët të kësaj shtrirjeje kontinentale të servilizmit njerëzor. E përse duhet një mbret të çmojë specien njerëzore? Është absolutisht iracionale të presësh një gjë të tillë. Krijesë e çuditshme, sigurisht! E gjen fajin tek unë dhe aktivitetet e mia dhe harron se askush nga ne nuk do të rronte as edhe një orë pa dëshirën e vet. Ajo është aleatja dhe mbrojtësja jonë e fuqishme. Është fortesa jonë, mikja jonë, kështjella jonë. Për këtë ajo merr falenderimet tona, por nuk ka respektin tonë. Bëjeni të qajë me dënesë, të shqetësohet e të lehë, po deshët; kështu është; ne nuk e shërojmë dot.
[Shfleton fletët e një albumi, duke u ndalur herë pas here të lexojë një pjesë e t’i bëj një koment] Poetët ... si i janë lëshuar pas të shkretit Car! Francezë, gjermanë, anglezë, amerikanë ... të gjithë lehin pas tij. Më të zotët e më të aftët e trupës, dhe më të egërit, janë Swilburne (anglez, besoj) dhe ca amerikanë, Thomas Bailey Eldridge dhe koloneli Richard Waterson Gilder, i periodikut sentimental me titull Century magazine and Louisville courier-journal. Ata sigurisht që kanë lehur më shumë. Nuk po i gjej ... duhet t’i kem humbur diku ... nëse kafshimet e një poeti do të ishin kaq të tmerrshme sa hungërima e tij, i ziu unë, por s’është kështu. Një mbret i vëmëndshëm, as që ruhet prej tyre, por një poet nuk e din këtë. Është si puna e qenit me trenin që ecën me shpejtësinë e dritës. Kur ecën Cari duke lëshuar bubullima, poeti hidhet e i hakërrehet në krah për një copë rrugë, por kthehet në kaliben e tij duke tundur kokën i kënaqur e mendon se i ka shkaktuar një frikë që do ta mbajë mend, kur në të vërtetë s’ka ndodhur asgjë, cari as që e kishte vënë re kur ai kishte kaluar aty pranë. Këta nuk lehin kurrë kundër meje, habitem dhe vetë. Mendoj se ata i blen Departamenti im i Korrupsionit. Kështu duhet të jetë, sepse sigurisht që do të kisha frymëzuar një apo dy lehje qensh; u ngjajnë më shumë një lëtyre mishi. Ja një hungërimë që më drejtohet mua:
[duke murmuritur një poezi]

[...]
kush të jep të drejtën e shenjtë të vrasësh shpresën
dhe i shtirur të këmbesh ujin me gjakun e njeriut?

[...]
nga cili pushtet i lartë që ka ndarë universin
ke marrë brutalitetin tënd të përkryer për tu admiruar?

[...]
i tmerrshëm ... Ti, o Zot, që sheh këto gjëra
na ndih të fshijmë nga faq’e dheut këtë tmerr.

... Jo, para së gjithash shoh se i dedikohet “Hirësisë së tij, Carit”. Ka nga ata që thonë se më përshtatet, dhe nga kjo gjë u vjen mirë,. “Një brutalitet i përkryer”. Duan të thonë se ajo e Carit nuk është akoma e përkryer, por e imja po, dhe jo vetëm që është e përkryer por dhe është kalbur. Asgjë s’i ndalon ta thonë; atyre u duket një mendim i mprehtë. “Ky tmerr”. Cari le ta mbajë atë emër; unë për vete jam në rregull. Gjatë gjithë kohës unë kam qenë “përbindëshi”; kjo ishte nofka, monstra e kriminalitetit. Kanë gjetur një fosil dinosauri 57 këmbë të gjatë e 16 të lartë e kanë ekspozuar në Muzeun e Nju Jorkut me etiketën ‘Leopoldi II’. Por s’ka problem, nuk duhet parë forma në një republikë. Hmmm ... kjo më bën të mendohem; unë s’kam qënë asnjëherë objekt karikature. Të jetë e mundur vallë që piratët e kalemit të mos kenë qënë në gjendje të gjejnë një simbol të tillë fyerës që t’i bënte nder famës time? [Pas një pauze refleksioni] Nuk ka rrugë tjetër. Do të blej dinozaurin. Dhe do ta shkatërroj. [Ndalet mbi tituj të tjerë kapitujsh. Lexon]
“Tjetër gjymtim fëmijësh” [duar të prera].
“Dëshmi e misionarëve amerikanë”.
“Prova misionarësh anglezë”.
Është gjithnjë po e njëjta muzikë e vjetër ... përsëritje të mërzitëshme dhe dublime episodesh të konsumuara, gjymtime, vrasje, masakra, e kështu me rradhë, e kështu me rradhë,deri sa të zë gjumi mbi to. Në këtë çast hyn z.Morel dhe bën një koment që do të kishte bërë mirë ta mbante për vete ... dhe shton me kursiv, natyrisht; këta njerëz nuk vazhdojnë më tutje pa kursiv:
“Është një histori që të therr në zemër mjerimi njerëzor nga fillimi deri në fund, është histori e ditëve të sotme”.
Pra 1904 dhe 1905. Nuk e kuptoj se si një person mund të sillet kështu. Ky Morel është një nënshtetas mbreti, dhe respekti për monarkinë do t’i kishte ndalur dorën të hidhte baltë mbi mua me këtë denoncim. Ky Morel është një reformator; përkrah reformën e Kongos. Kjo mund t’ju japë një ide se kush është ai. Boton një fletushkë në Liverpul që quhet The West African Mail, që mbahet me kontribute vullnetare budallenjsh dhe zëmrash delikate, dhe çdo javë i jep gaz, hedh tym e helmon ajrin me rubrikën e azhornuar ‘Masakra në Kongo’, të llojit që ekspozohen me hollësi në këtë pirg veprash këtu. Do ta shkatërroj. Kam shkatërruar një libër mbi therroritë në Kongo, kur ishte tamam në shtyp e sipër; për mua s’duhet të jetë e vështirë të heq qafe një gazetë.
[Shqyrton me vëmëndje disa foto negrish të gjymtuar, i flak në tokë. Psherëtin] Kodak qe për ne një fatkeqësi e rëndë. Vërtet armiku më i fuqishëm me të cilin jemi ballafaquar. Në fillim nuk patëm problem të bindnim shtypin që “t’u çirrnin maskën” historive të gjymtimeve si shpifje, gënjeshtra, sajime misionarësh amerikanë intrigantë dhe të huaj të dëshpëruar që gjetën të mbyllur ‘derën e hapur’ të Kartës së Berlinit për Kongon kur ata shkuan pafajsisht atje për të bërë tregti; dhe me ndihmën e shtypit arritëm që kudo popujt e krishterë të vinin veshin të irrituar pa u besuar këtyre tregimeve dhe t’u kthenin fjalë të rënda atyre që i shkruanin. Kështu ishin muaj mjalti dhe harmonie ato ditë, dhe mua më merrnin për bamirësin e një populli të shkelur me këmbë, dhe pa miq. Më pas, befas gjithshka morri tatëpjetën! Pra, Kodaku i pakorruptueshëm, dhe e gjithë harmonia shkoi në djall! I vetmi dëshmitar që kam takuar ndonjëherë gjatë eksperiencës time që nuk korruptohesh. Çdo misionar yankee dhe çdo afarist i penguar u kthye në shtëpi dhe siguroi një të tillë; dhe tani, oh, sa mirë, fotot qarkullojnë fshehurazi kudo, megjithë që ne bëjmë çmos t’i gjejmë e t’i shkatërrojmë. Dhjetëmijë predikuesa dhe dhjetëmijë gazetarë thonë gjithnjë një fjalë të mirë për mua dhe, me qetësi e bindje, mohojnë ekzistencën e gjymtimeve. Pastaj pa asnjë fjalë, na mbrrin ky Kodak i vogël vulgar, që një bebe mund ta fusë në xhep, dhe aty shënon k.o.!
Ç ’është kjo pjesë? [Lexon] “Mjafton të provosh të numurosh krimet e tij! Lista është pambarim, nuk ia gjen kurrë fundin. Hija e tij e urryer shtrihet mbi Shtetin e tij të Lirë të Kongos dhe nën të një popullsi e pambrojtur prej 15 milion njerëzish thahet e merr fund shpejt nën peshën e mjerimit të saj. Është një tokë varresh; është Toka e Varreve, është Varreza e Lirë e Kongos. Është një ide madhështore, episodi më frikësues në të gjithë historinë e njerëzimit, është vepra e një njeriu të vetëm; një njeriu të pashoq; vetëm një individi të vetëm; Leopoldit; mbret i belgëve. Ai dhe vetëm ai është përgjegjës në vetën e parë i morisë së krimeve që kanë errësuar historinë e Shtetit të Kongos. Është padroni i vetëm atje, padroni absolut. Do të kishte mundur të pengonte krimet me një urdhër të thjeshtë; mund t’i ndalonte sot me një fjalë. Këtë fjalë ai e refuzon, për dashurinë e qeses së tij.”
Duket e çuditshmë të shohësh sesi një mbret shkreton një popullsi dhe kthen në rrënojë një Vend thjesht për një etje të verbër për paranë, dhe vetëm e vetëm për këtë. Etja e pushtimit është ajo e një mbreti; mbretërit gjithnjë e kanë praktikuar këtë ves, jemi të mësuar tashmë; na është bërë me kohë shprehi tua falim, duke përftuar këtu një lloj dinjiteti, por etja për para – etja për shilinga – etja për kusurin – etja për paranë e pisët, jo për pasurimin e një kombi, por vetëm të mbretit, ky është një fakt i ri. Pa dyshim që na neverit, nuk e marrim dot veten, e ndjejmë veten të lënduar, e përbuzim, themi se është një mizerje, i padenjë për të qënë një mbret, jashtë mode. Si demokratë që jemi na duhet ta përqeshim e ta tallim, na duhet të kënaqemi kur shohim ngjyrën e purpurtë të tërhiqet në baltë, por ... mirë, nuk duhet të shohim përgjegjësitë e tij. Ne shohim këtë mbret të urryer, ky mbret i pamëshirshëm i larë në gjak, ky njeri i çmendur pas parasë, që lartësohet në qiell në një vetmi të pashoqe krimesh të verbëra, i vetëm e i veçuar nga raca njerëzore, kasapi i vetëm për përfitim personal që mund të gjëndet në të gjithë kastën e tij, si në të shkuarën dhe në të sotmen, si ndër paganë dhe ndër të krishterë, një shënjestër e drejtë dhe legjitime e përçmimit të të gjithë të përvuajtuarve dhe të më të diturve, krupë për të gjithë ata që ndjejnë përçmim për shtypësin dhe frikacakun; mirë pra, është një mister, por ne mbyllim sytë; sepse ai është një mbret, dhe na vret në zemër, na lëndon, nga një instik antik e të trashëguar ndjejmë turp të shohim sesi një mbret degradohet deri në një pikë të tillë, dhe heqim dorë të dëgjojmë deri në hollësira se si ka ndodhur. Drithërohemi dhe këmbejmë rrugën kur arrijmë t’i botojmë.”
Ja, pa dyshim kjo është mbrojtja ime. Vazhdoni ta bëni. Unë e njoh racën njerëzore!

__________________
s'kam asnje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2007 12:24
ariskratos nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ariskratos Kėrko mesazhe tė tjera nga: ariskratos Shto ariskratos nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ariskratos nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Autori ka harruar diçka: Belgjika ka pranuar krimet e kryera ne Kongo, biles ne listat e perpiluara nga populli per te shpallur Belgun me te famshem hynte dhe Leopoldi mirepo nderhyri direkt qeveria per ta hequr.

Ne vitet qe pasuan Leopoldin,Belgjika ka implementuar nje politike humanitare goxha te favoreshme ndaj Kongos (jo sill studente nga Kongoja per t'i arsimuar, jo ndihmoji ne ane financiara, jo jepju leje qendrimi,jo priti si me te mire ne vizita te ndryshme, jo binjakezime,jo dreq- jo t'bir...)
Kongoja si popull nuk ka treguar inteligjence te madhe gjate gjithe historise: ne momentin qe belgu i fundit hypi ne avion,o burra, te djegin gjithe sistemin arsimor,politik,shendetesor bazuar ne principet Euro-Perendimore nen kleçken qe kishin punuar belget aty.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2007 20:30
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ariskratos
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/10/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 114

Dallimi mes Brukselit dhe Brazzavilit

Amor, shih dallimin mes Brazzavillit dhe Brukselit. Çfare kishte ne Brazzavill per te djegur pasi iken Belgjit

http://images.google.com/images?q=b...&start=120&sa=N

dhe çfare fituan belgjit nga Kongo,
shiko ketu Dreken Gala tw Konferences Boterore te Diamanteve (te Kongose vendeve te tjera) ne Antverp, qe e "nderon" princesha Mathilde e Belgjikes, e cila ka mbaruar per Pedicure, pra, per pastrim te thonjve te kembeve te njerezve, mbase dhe te kafsheve. Per vertetesine e ketyre fjaleve lexo CV-ne e saj.

http://www.gettyimages.com/Search/S...p://www.hrd.be/
http://www.awdc.be/index.php?id=926

__________________
s'kam asnje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2007 12:39
ariskratos nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ariskratos Kėrko mesazhe tė tjera nga: ariskratos Shto ariskratos nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ariskratos nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Princesha Mathilde ka perfunduar dy dege:
1) Logopedi
2)Psikologji

Nga e more pedicuren?

Dhe pazari i diamanteve ne Anvers eshte kryesisht ne duart e hebrenjeve.

Tani ti po krahason Belgjiken me nje vend Afrikan? Belgjika ka qene e bere dhe para Kongos, ka pasur elite intelektuale, ka pasur principe Euro-Perendimore, Kongoja ka qene "vende popuj" dhe para se te beheshin koloni e Belgeve. Belget i shfrytezuan POR aparatin politik, arsimor, shendetesor e kishin ndertuar, jo ngaqe i dhimbseshin kongolezet por ngaqe kishin qene keto vete ne koken e atyre institucioneve. Mirepo kongolozet sa iken belget shkaterruan cdogje.

Plus, mos harro arsyen se pse ju dha Belgjikes Kongoja si koloni: Konferenca e Berlinit per te neutralizuar konfliktin mes dy superfuqive te tjera. Pra ishin superfuqite qe tentuan te perdornin Belgjiken(me Bismarck ne krye) si katalizator por ne fund iu doli Leopoldi me dinak seç mund te mendonin.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2007 18:16
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

A mund ta di se per çfare urrejtje krahinore flitet se nuk kam informacion flm.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2007 18:20
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ariskratos
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/10/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 114

Leopoldi dhe Alberti II

Amor, qeni leh atje ku ha buke, prandaj dhe ti s'mund te kuptosh se ç'thuhet ne shkrimin e Mark Twainit. Mireqenia e Evropes, dhe jo vetem e Belgjikes, eshte bere duke shfrytezuar mbare boten, dhe jo vetem Kongon. Nerse ti jeton e banon ne Belgjike, ende dhe sot belgjit e quajnw Kongon, Kongoja Belge. Nuk eshte vetwm Kongo qe ka mbetur ne erresire e mjerim. Shiko te gjitha vendet ish koloniale! Asnjera prej tyre s'ngre dot krye pasi fuqite e medha punojne çdo dite qw kolonite e tyre te "enderrojne" ditet lur kane jetuar si koloni. Perse edhe Shqiperia s'behet dot Zonje dhe shqipetaret zoterinj? Sepse e gjithe Evropa punon kunder saj. Ne qofte se ti jeton ne Belgjike, methuaj cili shqiptar ka bere perpara, eshte shquar ne ndonje fushe atje, perveç fushes se prostitucionit? Te tjeret veç lajne e fshijne halete e belgeve. U zgjata pak per te tjeret qe lexojne kete forum, pasi ty tashme te njoha, belgjit duhet te kene hedhur ndonje kocke.

__________________
s'kam asnje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2007 09:48
ariskratos nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ariskratos Kėrko mesazhe tė tjera nga: ariskratos Shto ariskratos nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ariskratos nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ariskratos
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/10/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 114

Kush e stis urrejtjen krahinore

Shakatë e TV shqiptare mbi Belgjikën

Sot pamë në TV se si dy universitete belge, njëra flamane dhe tjetra frankofone, luftuan me jastëqe kundër njëri – tjetrit, për t’i “dhënë shembull politikës” që don të ndajë Belgjikën në dysh. Duke parë sekuenca të tilla kushdo mund të thotë se ç’vend demokratik na qenka Belgjika! Po, uzinat e prodhimit të armëve në Belgjikë, ndër pesë më të mëdhatë në botë, përse prodhojnë armë dhe kujt ia shesin?

Po ju çojmë tani në një faqe të specializuar interneti http://www.smallarmssurvey.org/files/sas/home/FAQ.html
ku flitet mbi prodhimin e armëve të lehta në botë, dhe do të shihni aty renditjen e pesë uzinave më të mëdha në botë në prodhimin e armëve:

Which companies are the top five military small arms and light weapons manufacturers?
• Military sidearms: Beretta (Italy), Heckler & Koch (UK/Germany), Smith & Wesson (US), Colt (US), FN Herstal (Belgium)
• Rifles: Norinco (China), Heckler & Koch (UK/Germany), Izhmash (Russia), Colt (US), FN Herstal (Belgium)
• Sub-machine guns: Norinco (China), Heckler & Koch (UK/Germany), Izhmash (Russia), IMI (Israel), KBP (Russia)
• Machine guns: Norinco (China), Heckler & Koch (UK/Germany), Saco Defense (US), IMI (Israel), FN Herstal (Belgium)
• Small arms ammunition: Sellier & Bellot (Czech Rep), Winchester Olin (US/Belgium), Nammo (Finland/Sweden/Norway), Giat (France), FN Herstal (Belgium)
• Grenade launchers: Norinco (China), Heckler & Koch (UK/Germany), General Dynamics (US), Singapore Technologies (Singapore), KBP (Russia).

__________________
s'kam asnje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2007 11:34
ariskratos nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ariskratos Kėrko mesazhe tė tjera nga: ariskratos Shto ariskratos nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ariskratos nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Re: Leopoldi dhe Alberti II

Ti, zoteri, nga Tr-ja do me flasesh per Belgjiken? Vitin qe kaloi isha per here te pare mbas shume vitesh ne Shqiperi, pashe mire standartet qe zoterojne atje. S'ke ca me thua.

Ore,une te respektoj per faktin qe je munduar te hedhesh diçka ne leter por pak precizion s'do te te bente keq. Dhe kur debaton me njerez, mos u mundo KURRE ti sulmosh privatisht, aq me pak njerez qe s'njeh e as qe do njohesh kurre.
Nese eshte diçka qe une s'mund te duroj eshte ndjenja inferioritetit si dhe deshira per t'u bere dikushi duke sulmuar nje vend standartet e te cilit shqipetaret s'do mund t'i arrijne as ne 50 vjetet e ardheshme.

Europa ka shfrytezuar sepse ka pasur tru, nje popull i pazhvilluar nuk mund te shfrytezoje askend, ka pasur fuqi ekonomike si dhe vizion. Ne shqipetaret, ne kohen kur superfuqite çanin boten, merreshim me Mujon dhe Halilin, e qe deri ne kohen e Enver Hoxhes kishi gati gjithe popullsine analfabete.

Belgjika eshte nje nga vendet qe respekton me teper te drejtat e te huajve ne bote, ai qe ka aftesi çan perpara. Pune tjeter pastaj qe ka gjuhe te veshtira, ka sistem para-universitar niveli i te cilit eshte shume i larte dhe qe nje njeri qe ka mbaruar ne Shqiperi s'ka as 1/5 e diturive te atij qe ka studiuar ketu. Kjo eshte arsyeja qe jo shume shqipetare nuk ndihen ketu. Plus, u rrita ketu dhe njerezit shqipetar qe flasin gjuhen rrjedhshem mund t'i numeroj ne gishtat e nje dore.Kjo tregon shume per nivelin shqipetar.

Paske pare ne TV, č? Po me ben te qeshi! Po mundohesh t'i mbushesh vetes mendjen qe eshte me mire Shqiperia apo mua?


P.s. Akoma s'arrita te marr vesh se ku e gjete qe Mathilde paska studiuar pedicure. Kjo tregon qe s'je burim i besueshem "faktesh"

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 19/10/2007 ora 17:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2007 17:31
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

 


Shqipetare kudo qe jeni

ane e kend neper bote

ju pret nena qe ju lindi

ne gjirin e saj te ngrohte

Duajni nenen Shqeperi.Ajo eshte e varfer,por shkaktaret jane keta europiane qe i shiten trojet tona fqinjeve tane te ligj dhe per 50 vjet lejuan qe te lulezonte diktatura me e eger komuniste ne bote.Dashuri , bashkim e tolerance.Kjo na duhet sot.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 19/10/2007 ora 18:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2007 18:02
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

IQ-Vlora

Ti e ndryshove postimin mgjth une s'do e bej. Nese ti e mendon ashtu, une do te flas dhe per ate qe mendoj une.

IQ-Vlora, jam femer.Flm per keshillat, une si prinderore i mora e ne postimin e meposhtem si prind po te drejtohem.
Kam shpesh diskutime me prinderit ne lidhje me ate cfare ka bere Shqiperia per mua, dhe ato pak a shume ate cfare me the ti me perserisin, mgjth prape e kam te veshtire te pranoj Shqiperine totalisht.
Sido qe te jete, nje njeri qe emigron ndihet cike i vrare shpirterisht, sidomos ne moshe te re. Edhepse ne Shqiperi kisha nje familje intelektualesh, me standarde financiare shqipetare te kenaqeshme ketu ne fillim me dukej vetja aq inferiore.Eshte gje e tmerreshme kjo kur je vetem 12 vjeç. Pa miq, pa gjuhe qe njihja, prinderit ne ate kohe kishim filluar doktorimin ketu pra s'kishin as kohe shume. Mbaj mend qe i kam thashe nje here babit" te urrej qe me bere kete pune, qe me solle ketu". Pergjigja e vetme e tija ishte"do me falenderosh kur te rritesh". Kaluan 2-3 vite, dhe ne ate pike mendoja shpesh" pse bashkemoshataret e mi s'kane pasur nevoje te ikin nga vendi i tyre? Pse s'jemi dhe ne ne Shqiperi keshtu? Si nuk ia dine fare ketij vendi?"
Veres qe kaloi vizitova per here te pare mbas shume vitesh Shqiperine; njerez te vrare shpirterisht, korrupsion, varferi, standarte arsimore pertoke, nje grup njerezish qe iu dukej vetja superiore ne nje vend barkthatesh(sa e veshtire eshte te jesh superior ne nje vend te tille?Aspak!).Pashe ato qe kisha pasur ne klase kur kisha qene e vogel, e ne ate pike pashe dhe veten ne perspektive sikur te kisha ngelur ne Shqiperi. Qe atehere e vleresoj kete vend 10 here me teper sec e kam vleresuar me pare. Kur kam zbritur ketu serish, kisha nje deshire te cmendur te puthja token. Aq shume isha tronditur nga gjendja atje.

Shqiperine e dua ngaqe kam kujtime femijerie, ngaqe kam njerez te afert atje por qe te ndihesh shqipetar totalisht duhet te ndash formen e te menduarit qe kane atje, e ne kete pike une s'e gjej me veten.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 19/10/2007 ora 18:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2007 18:15
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Kush e stis urrejtjen krahinore

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.