Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Shqiptarėt para risive degjeneruese
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
altruisti
Anetar i ri

Regjistruar: 23/06/2007
Vendbanimi: Ne rruge
Mesazhe: 21

Shqiptarėt para risive degjeneruese

Nga: Mirsim Maliqi

Gazeta NDRYSHE, 02.10.2007- e martë, Gazeta SOT, 03.10.2007, e mërkurë & Gazeta KRITIKA, 01.10.2007, e hënë

Jo rrallë herë ka ndodhur që, sociologët për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë dështojnë dhe arrijnë në një përfundim që disa prej tyre t’i etikëtojnë si utopi. Arritja deri tek ky pesimizëm, vjen si rrjedhojë e besimit të dobët tek Krijuesi, porse njëkohësisht edhe vetëdija e dobët e tyre sjell këtë gjendje që jo rrallë herë shfaqet me frikën apokaliptike, ngase iu mungon bindja në konceptin fundamental se, Absoluti i pa shoq gjithësesi ka lënë zgjidhjen për çdo problem, sikurse përgjigjen për çdo pyetje. S’ka dyshim se shumë dukuri të filluara nga shekulli i kaluar e që në këtë mijëvjeçar të ri kanë arritur në ekspansion, shtojnë këtë frikë e cila më 31 dhjetor të vitit 1999 ishte top temë. A do vijë një janari, a do mbarojë misoni njerëzor në Planetin tonë në këtë mijëvjeçar të ri, e pyetje të tjera, që i preukoponin shkenctarët dhe njerëzit në përgjithësi! “Porsa kaloi dehja dhe dita e dytë e janarit ishte ditë e rëndomtë. Vallë a ndodhi diçka?” kështu shprehet Dr. Hofmanni! Kaloi ajo frikë, porse prap njerëzimi po vazhdon me tempon e tij që lirisht mund t’a quajmë falimentim i tërë nga vlerat njerëzore, dhe krizë për shkatrrimin e qelizës së shoqërisë, pra familjes. Shoqëria po shkatrrohet… A po brengoset ndokush?! Sa punojmë për ndryshimin e kësaj gjendje? Sa punojnë qeveritë tona, ministritë përkatëse, institucionet përgjegjëse për problemet shoqërore të shqiptarëve? Cili është partneriteti brenda shqiptarë Tiranë-Prishtinë-Shkup-Tetovë, që në formë institucionale të veprojnë në parandalimin dhe evitimin e këtyre dukurive të kopshme, që janë shtrirë edhe në trojat tona shqiptare? Cila është zgjidhja e duhur për t’u nxjerrur shoqëria jonë nga kjo gjendje e mjerushme? Edhe sa duhet sqaruar shoqërisë sonë se duhet t’i kthehemi Krijuesit tonë, pra Zotit? Njeriu i shekullit XXI me logjikë të shëndoshë më veçse duhet t’a kuptojë se Ai që e ka krijuar, Ai e di më së miri se ç’duhet për të! Pra, duhet ta dije se ligji i Tij është absolut, dhe vetëm nëpërmjet tij mund të arrihet stabiliteti në shoqëri.

Fenomenet ç’njerezore çdo ditë edhe më shumë shtohen. Dikur, njerëzit e ç’thurrur prej moralit kur lindnin fëmijët që nuk i dëshironin i mbytnin të gjallë (pasi që lindnin), ndërsa sot në “shekullin e civilizimit” ata mbyten akoma pa e shijuar jetën fare. Sipas statistikave të fundit njoftohemi se, çdo vit bëhen 46 milion aborte në gjithë rruzullin tokësorë, pra sipas kësaj shifre i bie që në ditë në Botë vriten rreth 126 mijë shpirta të pafajshëm. Ndërsa sipas shifrave të vitit 1997 të Institutit “Allen Guttmacher” vetëm në Shtetet e Bashkuara në vit bëhen më se 1.300.000 aborte. Ky fenomen ç’njerëzor ka depërtuar edhe tek populli ynë. Mijëra fetuse mbyten në qytetet universitare, “aty ku femrat ‘hapin’ librat”, e që sipas shifrës “së fundit” alarmante para disa muaj, vetëm në maternitetet e Tiranës brenda dy dite janë bërë 400 aborte (shumica vajza adoleshente e studente, që “kanë frikë” të shkojnë në shtëpi me fëmijën e paligjshëm në dorë). Një gjendje e tillë është në shtetet e Skandinavisë, ku gjysma e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të porsalindur janë fryt i lidhjeve jashtëmartesore. Sinjalet e ndryshme tregojnë se, kriza e ç’thurrjes morale bëhet eshte më e madhe. Sipas klinikave private, pohohet se 70% e femrave që dështojnë shtatzaninë janë adoleshente (tinejxhere). Në Lushnje ka ndodhur që para dyerve të maternitetit të gjindet një vajzë 11 vjeçare, ndërsa edhe në Tiranë ndodhi që një vajzë e mitur (13 vjeçare) të dështon shtatzaninë, e që më pas ajo e çon në çmenduri. Sipas akcionit të “Shekulli-Kontakt” në shkollat e Tiranës, nxënësit 1 në 3 kanë pohuar se kanë bërë marëdhënie intime që në moshën 16-17 vjeçare. Sipas shifrave të fundit shumë të rinjëve/të reja kanë marrëdhënie intime paramartesore (pra, të paligjshme - gjë që i sjell të gjitha problemet e lidhjeve, kalimi në monotoni, ndarje, dhe mbi të gjitha prishje të moralit),… Tek Gazeta Panorama, në një shkrim nga viti i kaluar: “Kështu degjenerohen gjimnazistët shqiptarë!” shkruar nga Edmond Tupja marrim këto informata: “Sipas studimit më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, lidhur me sjelljet e rrezikshme tek adoleshentët ka rezultuar se 1 në 8 gjimnazistë ka një jetë aktive seksuale. Madje 10 % e tyre pas anketimit kanë pranuar se gjatë shkollës së mesme kanë pasur më shumë se dy të dashur. Rreth 15% e tyre pranojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në vitin e parë të shkollës së mesme, ndërsa rreth 30% e kanë pranuar se kjo gjë ka ndodhur në vitin e katërt të gjimnazit. Gjatë këtij studimi, pyetjes nëse kanë kryer marrëdhënie në tre muajt e fundit i janë përgjigjur me po 22% e djemve dhe 16% e vajzave gjimnaziste dhe, sipas specialistëve të ISHP-së, ka rezultuar se për këta të rinj nuk përbën problem ndërrimi i partnerëve”.

A thua vallë, këta të rinjë kanë prindër? Apo kanë prindër të uikendeve (pra, që tërë javën ua lënë free fëmijëve të tyre, e më pas “mundohen” t’i “edukojnë” - edhe pse edhe ajo formë që ata e quajnë “edukatë” është në negacion me kodet etiko-morale-), e që lloji këtyre prindërve tek francezët quhet “pčres démmissionaires” - “baballarë në dorëheqje”. Kjo është gjendja e shqiptarëve në Shqipëri, aty ku komunizmi ka lënë gjurmë… aty ku fëmijëve nuk i flitet për Zotin, nuk i flitet për moral, nuk i flitet për Ditën e Gjykimit. E ç’pret tjetër kur humbet dashuria, rrespekti, e frika ndaj Zotit, i cili shpërblen të mirët (të moralshmit, të ndershmit), e i denon të këqinjët (të pamoralshmit, të pandershmit)! Pasi që unë jetoj në Maqedoni, këtu shoh edhe jetën e sllavëve (shkijeve) që s’kanë fare moral, s’kanë fare njerëzi, e këtë figurë të fëlliqur sot -fatkeqësisht- pasojnë shumë prej të degjeneruarve që janë pjesë e rinisë shqiptare, më konkretisht në Shqipëri, Kosovë, e gjithashtu edhe në Maqedoni.

Edhe pse prostitucioni si profesion është më i vjetër në Botë, tek ne kjo veprimtari ç’njerëzore vjen si risi e kohës. Lirija e tepruar që i jipet sot rinisë, tek shumë raste të trafikimit është fajtor për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Përderisa në Shqipëri vajzat bredhin rrugëve dhe diskotekave deri në mesnatë, mos të na vije çudi kur ndëgjojmë se rrugët dhe shtëpitë publike të Athinës e Romës janë mbushur me vajza shqiptare që punojnë në zanatin më të vjetër të Botës. Porse as të mos na vije çudi e madhe kur ndëgjojmë statistika të atilla trishtuese që thonë se çdo e treta prostitute në Belgjikë është shqiptare. Këto statistika janë të tmerrshme, prandaj duhet të brengoset çdo shqiptarë i vërtetë, që shqiptarët dhe shqiptaret i do si vëllezërit dhe motrat e veta. Sytë e shqiptarëve sot fare nuk rrjedhin lot kur ndëgjojnë se sa e sa vajza shqiptare trafikohen nëpërmjet armiqve tanë të brendshëm dhe të jashtëm,… Sa shumë familje shqiptare nuk e dinë se ku i kanë fëmijët e tyre?! Sa familje shqiptare nuk e dinë, i kanë të gjalla apo jo bijat e tyre, të cilat i mashtruan manipulantët…? Në Shqipëri ka shumë raste të atilla, që shqipfolësit grekofila i vodhën nëpër lagjet e qytetit vajzat e vogla adoleshente, kur ato ishin duke luajtur me shoqet e tyre, dhe i shitën në tokat helene, itale etj.. Sikur të ketë lot prej gjaku edhe ai duhet të del prej syve tanë, prej mërzisë e brengosjes që duhet pasur zemra jonë për këtë gjendje, e syri është pasqyrë e zemrës. Me pikëllim po citoj ato vargje që këndohen në një këngë shumë domethënëse shqipe, e kënduar në gegërishte: “Nuk po kam dëshir me knue/ por ma shum du me’u kallzue/ me’u kallzue nji histori/ në Tiran u vodh nji fmi/ nji vajz t’vogël tet vjeçare/ e kan mor horrat për dore/ me shami ja kan mbyll syt/ oh Zoti i vraft, e kan grabit”. Vallë, sa shumë fëmijë shqiptarë e kanë pasur një fat të këtillë? Ku jemi ne? Ku është shqiptari i vërtetë që dikur e ka dhënë jetën e vet për nderin e motrës shqiptare?

Në raportin “Trafikimi i femrave dhe fëmijëve për shfrytëzim seksual në BE: përfshirja e krimit të organizuar të Ballkanit Perëndimor 2006” që është bërë nga EUROPOL-i (agjencia më e specializuar në luftë kundër krimit në Bashkimin Europian) shkruhet se: “Shqiptarët janë kapot e trafikimit të fëmijëve dhe femrave, ndërsa vendi kryesor me numrin më të lartë të viktimave të trafikuara dhe të shfrytëzuara seksualisht brenda komunitetit europian”. A nuk është kjo tmerr, përderisa atdheu ynë po rradhitet në vendet e para të krimit e të trafikimit?! Në Gazetën Albania (të datës 17 korrik 2007) nga dhe ku jemi referuar për statistikën e lartëshënuar, qëndron edhe kjo informat se: “Rritja e këtij fenomeni shqetësues varet kryesisht edhe nga vendet që kanë popullsi emigratore në rritje. Dhe për Shqipërinë, numri i madh i shtetasve që jetojnë në Greqi, Itali apo vendet e tjera të BE-së, ka ndikuar edhe në rritjen e trafikimit. Në bazë të studimit për shkaqet që kanë nxitur trafikimin e femrave dhe të miturve, të 4433 viktima, numrin më të lartë të personave që kanë shërbyer për rekrutim e kanë të panjohurit (1866 raste) dhe miqtë (829). Pas tyre, renditen partnerët (të dashurit- 100 raste) dhe njerëzit e farefisit (83), pa përfshirë familjen”. Ndalu dhe rilexoje këtë numër 4433, dhe parafytyro sa të poshtër e të pafytyrë janë ata që na udhëheqin e na kanë udhëhequr, neglizhenca e të cilëve (gjatë qeverisjes) bëri që të ndodh ky kolaps, pasi që familjes -e cila ka ndikimi më të madh në fëmijët e tyre-, i duhet patjetër edhe ndihma institucionale për t’i ruajtur ata, gjë që s’iu është ofruar nga qeveritë tona! Sikur të shiteshin 4433 pula padrejtësisht, apo të keqtrajtoheshin 4433 qen të rrugës, sigurisht interesimi dhe ndërhyrja e shtetit për rastin do ishte aq i madh sa që do të mirrte përmasa ndërkombëtare, dhe do të shtroheshin sofrat për shoqatat për të drejtat e kafshëve, shoqata këto të cilat shpenzojnë miliona dollarë brenda muajit për “ligjërata” dhe seminare. O qeveritarë, nëse shoqatat për të drejtat e kafshëve ju japin miliona për t’i mirëmbajtur kafshët në shtetin tonë, mos harroni se populli ju ka dhënë votëbesimin, prandaj përkujdesuni për fëmijët e tyre.



Sot, në mesin e rinisë shqiptare kanë arritur të dominojnë edhe shumë dukuri të tjera devijante, të cilat jemi të obliguar t’i parandalojmë. Të përkrahur nga OKB-ja në akcionin e tyre kundër drogës, disa shoqata rinore arritën të njoftojnë opinionin se 30 mijë shqiptarë abuzojnë me drogat (që sipas UNICEF-it, rreth 60% e abuzueve e marrin drogën me shirnga nga damarët) e që këta i takojnë grupomoshave 17-25 vjeç. E që, në raportin e INCB-së (Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Drogës), shohim se shifra 30.000 na bën të ditur se, një ndër 300 shqiptarë është i droguar. Ndërsa ka burime që bëjnë të ditur se prej vitit 1995 përdorues të rregullt të kësaj lënde janë rreth 1.999 qytetarë (që nuk janë llogaritur edhe rastet e padeklaruara, si të femrave, etj.). E sa i përket lëndës narkotike marijuana shifrat janë shumë më të mëdha, shumë të rinjë e konsumojnë, që prej tyre shumica e bëjnë për kuriozitet, e që sipas mjekëve, kjo është faza e parë e përdorimit të drogave. Një gjendje e tillë shihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, porse po t’ia shtojmë edhe shifrat për Kosovë dhe Maqedoni, atëherë do shtohet akoma më shumë frika në fjalë! Në raportin vjetor të OKB-së për drogën, shkruhet: “Vendi i cituar më shpesh si burim në Evropë, është Shqipëria, e cila furnizon shumicën e vendeve në rajonin e Ballkanit dhe në Itali”. Tmerr, vallë, a në letargji janë qeveritë tona që erdhën vendet tona deri tek këto shifra?

Shqipërija është bërë tregu më i volitshëm për importimin e dukurive negative. Më lartë përmendëm se është bërë stacion i drogës për Ballkan, e amoraliteti është bërë top temë, porse gjithashtu ky vend nuk është kursyer edhe nga dukurija famëkeqe e divorceve të shumta. S’ka dyshim se në raste konkrete shkurorëzimi është alternativa e vetme dhe më adekuate për një jetë më të lumtur (në rast të tradhëtisë, dhunës, apo moszgjedhjes së mirë, mashtrimit, etj.), porse shtimi i rasteve të divorceve dhe hovi i madh i dështimit të familjeve ka pasoja shumë të mëdha. Në Estoni më shumë ka shkurorëzime se sa kurorëzime, d.t.th. aq e lehtë dhe e thjeshtë është bërë vendimarrja për t’u ndarë. Ndërsa statistikat për SHBA tregojnë skandalin çuditës se vetëm 15% e kurorëzimeve atje kanë gjasa statistikore që të mbetën bashkë. S’ka dyshim se është shumë vështirë vendimarrja për divorc për momentin që bëhet, porse akoma më vështirë është përballimi i sfidave që vijnë më pas, e sidomos në raste kur çifti kanë edhe fëmijë. Rastet më të shpeshta të shkurorëzimeve janë kur tensionet dhe konfliktet mes çiftit rriten, porse në shoqërinë tonë nuk mungojnë edhe ato raste kur të tjerët ndikojnë në prishjen e lumturisë bashkëshortore. Fëmijët duan dashurinë e prindërve, ata duan që të rriten me ta. Fet’hullah Gylen në librin e tij “Ese, Perspektiva, Opinone” (fq. 134) bukur thotë se: “Dashuria është një burim i pashtershëm jete. Njeriu jeton me dashuri, është lumturuar prej dashurisë dhe ka mbuluar të tjerët përreth ose gëzimin e tij me dashuri”. Pra, dashuria si në familje dhe bashkëshortësi, e shoqëri, është shkak e faktor kyç për arritjen e lumturisë. Mirëpo kjo dashuri nuk mund t’i servohet fëmijëve nëse prindërit ndahen. Kohëve të fundit -siç njofton Gazeta Sot- nga burimi zyrtar pranë Gjykatës së Tiranës janë bërë publike statistikat alarmante se, çdo ditë në kryeqytet bëhen nga 6-të kërkesa për zgjidhje martese, e që prej fillimit të këtij viti janë shënuar 580 padi të tilla (shifër kjo, e muajit prill), e që më pas i nisin procedurat për divorc.

Kjo ishte për Tiranën, e ku mbetën qytetet tjera që nuk shpëton ditë pa mos pasur nga një ndarje të paktën, e që kjo është fatale. Kjo është skandaloze për ne, sepse ne si popull nuk synojmë të bëhemi si të tjerët, që shumica e fëmijëve në ato vende jetojnë pa një prindër, si pohon Murad Hofmanni në një libër të tij: “Miliona nëna vetëpërkujdesëse në mbarë botën, të cilat ndërkohë janë bërë kategori shoqërore, së shpejti do t’i dhurojnë një gjeneratë të tërë fëmijësh, prej të cilëve një numër i madh i tyre mund të kenë pengesa gjatë zhvillimit, sepse, me fajin e vet ose të tjetërkujt, do të duhej të rriten pa anëtarin mashkull të familjes”, e që s’ka dyshim se, siç ndodh edhe në Gjermaninë Perëndimore -siç shton Hofmanni- “Gjithnjë e më tepër gra… Tanimë, 30% qëllimisht nuk lindin fëmijë”. Thuajse më shumë se gjysma e fëmijëve në “vendet e teknologjisë e të kompjuterëve” që ne i kemi ëndërr, jetojnë pa një prindër, e që nuk mund ta arrijnë kënaqësinë dhe ngrohtësinë prindërore, siç poezon një fëmijë me një fat të tillë: “Rridhni o lot të vajit dhe o plagë të zemrës/ Mos pyet cilat shpërthime të torturave qetësuan shpirtin tim/ Tashmë humba të dashurën e parë dhe çdo të nesërme të bukur/ Dhe nga gota piva pikat e fundit të barrës së rëndë”. Pra, këto janë raste shumë të vështira, për arsye se pasojat më të mëdha i merr fëmiju, prandaj ruajtja e mirëqenies bashkëshortore duhet të jetë parim i çifteve, në mënyrë që për fëmijët të tyre të jenë shkak për lumturi në jetë. Në po të njejtën poezi shohim edhe këto vargje pikëlluese: “Nëna ime! Kush është tani që më udhëzon mua nëse humbi rrugën/ Kush është që më flet mua për ullishtat e atdheun e vrarë/ Kush është që më uron mua për të më ndihmuar Zoti!/ O nëna ime, më thuaj ngase unë jam i vetmuari i shtëpisë që pret/ Ngase nuk ka gjë që më ngroh.. se dielli im ka përenduar.” Porse, ka edhe raste edhe më të vështira, pra të braktisjeve të fëmijëve, e që pohohet se vitin e shkruar në maternitetet e kryqytetit janë lënë 25 fëmijë.

Ajo që shkatrron familjen, ska dyshim është edhe dhuna në të. Kjo vepër kaq e ndyrë ende po frymon tek ne. “Dhuna ndaj grave është ndoshta shkelja më e turpshme e të drejtave të njeriut. Ajo nuk njeh as kufijë gjeografik e as kufijë të pasurisë. Deri sa ajo vazhdohet, ne nuk mundemi të deklarojmë se bëjmë ndonjë progres kah barazia, zhvillimi dhe paqja”- thotë Kofi Annan. Gazeta Shqip në prill të këtij viti tregon se policia ka njoftuar opinionin se: “Çdo ditë sinjalizohemi për 2-3 gra të dhunuara, pjesa më e madhe e të cilave kanë nevojë për ndihmë mjekësore”. Nuk kërkohet shumë mund që t’i bëhet një matematikë kësaj shifre të lartpërmendur me 365-së ditët e vitit. Gjithashtu, në mars të vitit që lamë pas, Gazeta Tema njofton se: “Shqipëria renditet e para ndër vendet ku dhuna ndaj grave është në shifra shumë të larta. Amnisti Internacional, në një raport të saj, ka deklaruar se një në tre gra dhunohet. Më e shpeshtë është dhuna fizike, më pas vjen ajo seksuale dhe psikologjike”. Apo edhe shifra tjetër se: “një në pesë gra dhunohen nga bashkëshortët e tyre në familjet shqiptare” statistikë kjo e bazuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Gjithashtu tek shoqërija jonë sot ështe prezente edhe ajo që sociologët e quajnë: “Një krim i dhunshëm dhe një eksperiencë e frikshme” pra, përdhunimet. Rreth këtij fenomeni nuk ka shumë statistika, pasi që pas përdhunimeve pason dhuna tjetër, pra detyrimi i fshehjes së rastit. Mirëpo ajo që mund të dimë është se mbi 60% të rasteve janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa 22% midis 18-24 vjeç. Gjithashtu është konstatuar se vetëm 1/3 e përdhunimeve raportohen në polici. Pasiguria në vend dhe mospërkrahja e fortë e qytetarëve nga institucionet përkatëse, bën që vajzat e përdhunuara (që 60% janë adoleshente) të mos kenë guxim të tregojnë rastet e tyre në polici, pasi që frikësohen se kërcënimet e abuzuezve do realizohen.

Për fund! Shkrimi ynë nuk është as i pari e as i fundit, që rreh çështjen e devijimit të shoqërisë. Me këtë shkrim synojmë që t’ia bëjmë me dije gjithë shqiptarëve realitetin tonë, e më konkretisht prindërve që janë fare të pakujdesshëm ndaj çështjës së edukimit të fëmijëve të tyre. Unë, në këtë shkrim nuk jam shfaqur si pesimist, porse vetëm si realist. Ne nuk guxojmë të aktrojmë si të verbër, e të shtiremi se nuk e shohim realitetin që kemi parasysh. Ky shkrim nuk duhet të shkaktojë pesimizëm tek askush, porse duhet që t’i vetëdijësojë lexuesit që të punojnë në përmirësinë e shoqërisë, dhe më konkretisht, të punojnë në pregatitjen e brezit të ri. Një fjalë e urtë thotë: “Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshprimit dhe pas çdo vështirësie ka lehtësim”. Fryt i pemës së përkushtimit në edukimin e fëmijëve është jeta e lumtur. Prandaj, bashkëpunimi reciprok në mes njerëzve duhet të jetë më në nivel, dhe qëllimi i mirë parim final. Jeta nën hijën e devotshmërisë e sinqeritetit jep freski, prandaj punoni vazhdimisht që t’i strehoni njerëzit e lodhur në këtë pemë. Një thënie e Profetit (paqa qoftë mbi të!) thotë: “Edukojeni fëmiun tuaj, njëzet vite para se të lind”. Pra, jini ju ata me një personalitet e karakter të shëndoshë, kështu do jenë pasardhësit tuaj. Porse kujdes nga veprat e liga, pasi që siç thotë një thënie profetike ato trashëgohen.

__________________
Mė i miri prej jush, ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr shoqėrinė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2007 05:54
altruisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė altruisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me altruisti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė altruisti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: altruisti Shto altruisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto altruisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
altruisti
Anetar i ri

Regjistruar: 23/06/2007
Vendbanimi: Ne rruge
Mesazhe: 21

Cilet jane ato faktore qe kane ndikuar qe shqiptaret te arrijne deri ne kete gjendje? Cka na sfidon ne rrugen per parandalimin e ketyre dukurive? Si i gjykoni ju keto?

Per keto me larte dhe shume pika te tjera, ju uroj nje diskutim te mbare!

Gjithe te mirat,
Altruisti!

__________________
Mė i miri prej jush, ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr shoqėrinė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2007 05:58
altruisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė altruisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me altruisti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė altruisti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: altruisti Shto altruisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto altruisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:06 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Shqiptarėt para risive degjeneruese

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.