Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Greqi, policia vret emigrantin.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Greqi, policia vret emigrantin.

 

Edison Kurani
Koha Jone , e Premte, 09 Nentor 2007



Vrasje makabre e nje emigranti shqiptar ne Greqi, me autor nje punonjes te policise kufitare. Viktima eshte Ilmi Lata, 40 vjec nga fshati Katund i Ri i komunes Luznie te rrethit te Dibres. Ai u qellua per vdekje nga polici grek, edhe pse nuk ishte i armatosur dhe keshtu nuk perbente rrezik eventual. Autoritetet shteterore vendase reaguan pas publikimit nga mediat private te lajmit, duke premtuar hetime te plota. Ministri i Brendshem grek, Prokopis Pavlopulos, ka urdheruar arrestimin e policit te dyshuar si autor i krimit, qe eshte nje 29-vjecar, emri i te cilit nuk u publikua. Gjithashtu, eshte urdheruar edhe nisja e hetimeve rreth tentatives per te mbajtur ngjarjen te fshehte.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ne oren 01.00 te nates, duke gdhire dita e djeshme, por nuk iu dha medieve te Greqise zyrtarisht per publikim. “Antenna”, nje nder televizionet kryesore helene, publikoi e para lajmin, e marre permes burimeve te saj. Disa ore me vone, dje ne mesdite, Ministria e Brendshme reagoi duke konfirmuar lajmin dhe publikoi urdhrin per arrestimin e policit te identifikuar si autor. Ky i fundit mesohet se pranoi krimin, duke deklaruar se e kreu pa dashje, duke qelluar ne ajer, ndersa viktima vraponte te mos kapej si emigrant i paligjshem. Burri 45-vjecar ishte pjese e nje grupi prej 11 personash, qe tentonin te emigronin ne Greqi pa dokumente. Sikunder pohuan dhe vete mediat greke, viktima ishte nje emigrant ekonomik dhe, si plot te tjere, nuk mund te siguronte vize apo mundesi tjeter te ligjshme per kalim te rregullt ne Greqi. Ndaj, bashke me dhjete shqiptare te tjere, te moshave te ndryshme, prej ditesh, ne te ftohte, kaloi malet per te zbritur ne Follorine (Florina).

Te 11 emigrantet po pershkonin nje toke bujqesore, prane lokalitetit Leveas ne komunen Filota, kur u perballen me tre policet kufitare. “Ruajtesit e kufirit ftuan emigrantet ekonomike te ndalen per kontroll dhe nente prej tyre ndaluan”, - deklaroi Policia helene e Shtetit. “Dy te tjeret nisen te vrapojne per t’iu shmangur kapjes nga policet kufitare”, - vijon deklarata zyrtare. “Ne keto kushte nisi ndjekja nga kufitaret dhe njeri u kap ne pak caste. Kurse 40-vjecari u qellua me plumba automatiku ne kurriz, ku mori plaget fatale”, - detajoi policia greke. “I plagosuri u dergua me nje autoambulance ne spitalin rajonal te Ptomelaidhes ne Kozan, por jeta e tij nuk mund te shpetohej”, - shtoi Policia e Shtetit. Shefi i shtypit te Drejtorise se Pergjithshme te Kufirit, Jorgos Psalidhas, deklaroi se nje hetim i plote nisi te kryhet per ngjarjen e rende.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 09:09
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Pse duhet te jetojne  qelbesira te tilla!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 09:14
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Ketij populli i mungon zeri,i mungon kurajo per te thene dhe per te treguar se kush eshte.
Mijra vjet nuk na mposhten ,mos valle keta pseudo greke kujtojne se do te na mposhtin duke derdhur gjakun tone .
Por kujdes fqinje te urryer dhe gjaku i shqiptarit nuk shitet lehte por ai ringjallet ne mijra buzeqeshja femijesh ,ne qindra flamuj kuq e zi qe valviten .
Kujdes fqinje te urryer sepse durimi yne po merr fund dhe ndoshta nje dite jo shume te larget inati yne do tju mbeshtjell si uragan dhe do tju flak tutje.
Athere do ta shihni fuqine tone ,do ta degjoni zerin tone,do te shihni flamujt tane duke valvitur neper trojet e lashta epirjote.
Kujdes fqinje te urryer sepse edhe nese na mungon zeri duart dhe mendjet tona jane te lira per te qene vetevetja ashtu si kemi qene neper mijra vjet.

Ngushellimet e mia familjes dhe te gjithe shqiptareve,sepse me te ka vdekur dhe nje pjese e jona...

Diabolic A'S

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 11:38
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Unhappy

Sa gjynah o zot. Na trajton si derra pyjesh. Ku asht Shteti Shqiptar i sotem?

Ne durt e kujt kena ra kaq poshte?


Ngushellime Familjes Dibrane.



Enya.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 11:55
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Ne duart e injorances, ne duart e te korruptuarve, ne duart e te shiturve, ne duart e kelysheve te atyre qe na kycen ne hambar te botes per 50 vite..ta rumbullakosim me 50 vite esht ber zakon, po me mire esht te fillojme qe te permendim 70 vite, per te shprehur drejtimin e qelbur shtypes nga vete shqipetaret..


Shkrim interesant, marre nga http://groups.yahoo.com/group/horiz...ja/message/5405

Bilal Xhaferri



Pavarsi me litar ne fyt



Denoncimi qe i beri Qeveria e Tiranes mbledhjes se Helsinkit te kujton ate kelyshin e nje fabule te La Fontenit qe doli te dera e nje berberhane dhe filloi t’i lehte nje elefanti,i cili kalonte ne rrugen e madhe.Morali i fabules se La Fontenit do q ete vere ne dukje guximin e kelyshit,po ne jete,ne e dime se ai leh thjeshte se eshte kelysh dhe s’ben dot pa lehur,leh nga zakoni,leh sidomos kunder objekteve te medha qe s’i kupton dot dhe u trembet.

Ne ditet e prishjes me Hrushovin,ne nje nga kryeartikujt e “Zerit te Popullit”,shkruhej:”Hrushovi nuk do qe ne te shajme as revizionizmin e as kapitalizmin.Po ke te shajme ne?”

Ata dine vetem nje gjuhe-ate te sharjes,te lehjes,kur eshte çeshtja per te biseduar me gjuhen e veshtire te diplomacise ne takim midis burrave te shteteve,ata nuk pranojne te asistojne se nuk e kuptojne dot kete gjuhe.Perveç Shqiperise,te gjitha vendet evropiane derguan delegacionet e tyre ne Helsinki,per te nenshkruar deklaraten e perbashket te sigurimit evropian,e cila ishte perfundim i punes se 350 diplomateve,politikaneve dhe eksperteve gjate dy vjeteve bisedimesh.Nder çeshtjet me te rendesishme te perfshira ne deklarate eshte çeshtja e kufijve.

Jugosllavia,qe ka rrembyer brenda kufijve te saje pothuaj gjysmen e territorit te Shqiperise,natyrisht,mori pjese ne mbledhje.

Greqia,qe ka rrembyer pothuaj gjysmen e Shqiperise se Jugut,edhe ajo mori pjese.Shqipria mbeti menjane si Hirushja e perralles.Mosmarrja pjese e Qeveris se Tiranes ne mbledhjen e Helsinkit e tregoi edhe njehere perpara botes se deri ku ka arritur ajo Qeveri ne rrugen e tradhetise kunder interesave jetike te kombit Shqiptar dhe deri ku ka arritur ajo ti vere keto interesa ne sherbim te kuçedres se verdhe te ekspansionizmit kinez.

Gjeneralet e Pekinit,ne nje konflikt te mundshem ushtarak me Bashkimin Sovjetik,do ta perdorin token e Shqiperise si nje baze ne prapavija te armikut,nga ku do ti goditnin pas shpine vendet e traktatit te Varshaves me rraketa me reze te shkurter dhe te mesme veprimi,

Pa u bere shume merak se nje kundergoditje atomike do ta shuante Shqiperine nga harta.Ne konfliktin e tanishem ideologjik dhe politik me Bashkimin Sovjetik,komisaret e Maos e perdorin Tiranen thjeshte si nje altoparlant.Ne rastin e mbledhjes se Helsinkit,Sultani sa nje ve i Tiranes duke e shpallur fermanli tere Evropen,u solli ndermend qeveritareve evropiane se,kur nje budalla hedhe nje gure ne uje,njeqind te mençur te mblidhen s’e nxjerrin dot.

Natyrisht,te mençurit e Evropes nuk shqetesohen aspak qe kombi yne po shkon ne fund te detit me nje gur kinez ne qafe.

Ajo qe i shqeteson ata eshte rreziku real qe paraqet per sigurimin europian ky gure i fshehur nen rrymat e konflikteve evropiane.



Shkeputur nga revista “Krahu i Shqiponjes” nr.3.gusht,1975,ShBA

Pregatiti:Hasan Bello

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 12:58
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ylber.b
Anetar i ri

Regjistruar: 15/10/2007
Vendbanimi: prishtine
Mesazhe: 7

Nje shembull per te menduar ma shum dhe per te dallu kush asht mik e kush armik.

__________________
nuk kam respekt per te pushtetshmit, por nuk jam i sinqerte ta tregoj gjithmone.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 14:35
ylber.b nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ylber.b Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ylber.b (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ylber.b't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ylber.b Shto ylber.b nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ylber.b nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Greqi, policia vret emigrantin.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.