Lela_Dr
** dream **
Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455
|
Arrestohet homoseksuali, marrėdhėnie nė mes tė lulishtes
Dëshmia: Mua më janë vardisur shumë meshkuj dhe nuk i kam thënë kurrë jo. Shqipëria është shumë prapa
ELBASAN- Një homoseksual është arrestuar nga policia, pasi është kapur në një lulishte duke kryer veprime të turpshme në këmbim të parave. Quhet Eduart Sefedin Muhaxhiri. Është 38-vjeç dhe banon në lagjen Emin Matraxhiu, në Elbasan. Dje rreth orës 18.15 u arrestua nga policia ndërsa ishte duke kryer marrëdhënie homoseksuale me shtetasin F.C. 23-vjeç, me banim në këtë qytet. Gjithçka ka ndodhur në sy të publikut, në lagjen Shën Koll, duke shkaktuar edhe reagimin e shumë kalimtarëve. Dikush ka lajmëruar policinë dhe një furgon i grupit të gatshëm ka ndërprerë marrëdhënien që po kryhej në një lulishte jo shumë larg syve të njerëzve. Me gjithë kundërshtimet e Eduartit, policia ka kryer detyrën, pasi veç veprimeve të turpshme mbi të rëndon edhe akuza për ushtrim prostitucioni. Por më pas në furgon ai ka tentuar të joshë edhe uniformat blu.
Homoseksuali e quan të padrejtë arrestimin e tij. Ai ka treguar se ka kryer gjithmonë marrëdhënie seksuale në Shqipëri dhe jashtë saj. Kohët e fundit ishte kthyer në Elbasan dhe sapo ka zbritur në qytet i janë vardisur disa meshkuj. Ashtu si ka treguar edhe vetë, nuk ka refuzuar njeri. Ka qenë i gatshëm të zhvishet nudo në mes të lulishtes. Pazari ka qenë për 200 lekë, por për të, sipas dëshmisë, nuk kanë rëndësi paratë. Ndërsa hyn në qeli Eduarti kthen kokën dhe shprehet: Më vjen keq, Shqipëria është shumë prapa. Kështu nuk futemi në Evropë.Ndaj tij është ngritur akuza e prostitucionit dhe marrëdhënieve homoseksuale në vende publik parashikuar nga nenet 113 dhe 107 të Kodit Penal. Çështja i ka kaluar Prokurorisë. Ndërsa pritej që edhe ndaj personit tjetër policia të mbante të njëjtin qëndrim ai ka përfituar nga fakti se është kthyer viktimë dhe dëshmitar i rastit.
Shekulli
__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|