Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > E drejta autorit > Te drejtat e autorit tek fajtori.com
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
djs
Anetar i ri

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Turqi
Mesazhe: 2

Te drejtat e autorit tek fajtori.com

Puna qe keni bere eshte per tu vleresuar, sidomos krijimi i databazes me muzike shqiptare dhe per kete personalisht falenderoj fajtorin dhe pjesen tjeter te stafit.
meqe eshte tema e te drejtave te autorit kam nje pyetje:
pse cdo kenge i eshte mbishtuar sigla e websites??

Ne Shqiperi mund te mos kete ligj te mirfillte persa i perket kopiraiteve, por modifikimi i krijimeve artistike, letrare etj nga nje person i dyte nuk eshte ne konform mesa di une me ligjet dhe standartet e pranuara ne shkalle nderkombetare persa i perket kopiraiteve, pa licensen perkatese. Qe ju keni license?
nuk e besoj!
Thjesht sepse nuk mund te keni kontaktuar cdo autor ose shtepi diskografike, qe disa jane prone e shtetit dhe ne mungese te ligjit nuk jane te autorizuar per nje license te tille.

E them kete sepse eshte shume e bezdisshme qe ne cdo kenge te degjosh reklamen e sites. Dhe nuk ka radio ne internet qe e ben nje gje te tille, te pakten per cdo kenge qe transmetohet ose ne mes te saj.

Dhe dicka tjeter, kjo paksa jashte teme.

Sikur te rrisnit nje cike broadcast rate aktualisht vetem 24kbs/sec, te pakten per ca kenge qe degjohen shpesh do te ishte edhe me mire.
keep up the good work!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2003 03:08
djs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė djs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me djs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: djs Shto djs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto djs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Modifikimet

Pyetja juaj eshte e drejte.

Sidoqofte une ju njoftoj se jemi te lidhur me shtepite botuese dhe diskografike. Autorizimet perkatese nuk i kemi botuar ende per mungese kohe. Megjithate kjo nuk zgjidh perfundimisht problemin qe shtroni ju. Pra, pse kenget jane "modifikuar" (nese mund ta quajme modifikim).

A eshte normale ?
Ju thoni se nuk eshte normale sepse nuk e bejne readiot dhe sitet e tjera. Kjo nuk eshte e vertete sepse po te vini re radiot nuk transmetojne asnjerhere kenge te plota pa vene sigla ne fillim ose ne fund. Kuptohet qe kjo ka efekt kryesor mos-vjedhjen e kenges. Po te marrim per baze sitet e tjera eshte e vertete qe nuk vene asgje mbi kenge por kjo i hap rrugen piraterise artistike si kurre me pare. Fakti eshte se kenget tona edhe regjistrohen ne ndonje CD apo kasete sepse pelqehen shume nga publiku. Por ajo logo "Fajtori" i ben kenget te lidhura ngushte me webin dhe te mos shiten kollaj. Ne cdo moment nje CD mund te verifikohet nese eshte origjinal apo i vjedhur nga Fajtori.com.

Per cfare sherben kjo logo pra ?
Ka efekt te dyfishte. Se pari mbron publikimet tona nga faqet e tjera qe merren me hajdutlleqe dhe jo me pune te mirefillte. Se dyti mbron si kurre me pare te drejten e autorit perderisa kenget nuk mund te shkeputen nga faqja per tu kopjuar ne mase e per tu perdorur ne diskoteka e festa shqiptare zyrtare.

Modifikimi i kengeve sipas ligjit dhe faqja jone.
Keni te drejte qe mund ta quajme modifikim por shtimi i logos mbron shume me teper te drejten e autorit sesa prish veshin e degjuesit. Nese dikush do vertet ta kete CD mund ta bleje. Te pakten parate i shkojne autorit. Megjithate fajtoriWeb ben dhe modifikime te tjera te cilat ju nuk i keni vene re por bejne kenget me te kendshme. Heqja e zhurmes nga kasetat e vjetra eshte nje prej tyre. Kemi harxhuar shume ore me nje kompjuter 333MHz per te hequr zhurmen e per te futur filtra qe rregullojne disi cilesine e muzikes. Kjo zakonisht nuk vihet re nga vizitori por sjell ne veshin e tij nje kenge te pergatitur enkas per streaming ne web me 21 kbps. Pra edhe ky eshte modifikim dhe eshte per mire. Po te mos e kishim bere tani do degjonit kenge me volum dhe cilesi qe ndryshojne si nata me diten nga kenga ne kenge. Nese do degjonit 10 kenge rradhazi tek njera do ulnit me vrap volumin tek tjetra nuk do degjonit asgje.

Pra ju ftoj te me thoni serisht: Kush eshte me profesionale, nje perpunim i tille me logo dhe filtra apo nje hedhje e kengeve ne mase per te krijuar numer si ndonje sit tjeter.

Edhe nje gje te fundit. Kemi 1 vit qe kemi nje kasete me cilesi te keqe te Mira Koncit ne dore por nuk e hedhim ne web. Aty gjenden kenget me te vjetra e te bukura te saj. Nuk e kemi hedhur sepse nuk mund te hiqnim zhurmen ne nivelet qe pretendojme (me 21 kbps zhurma me e vogel prish pune). Mbreme publikuam kenget e saj pas autorizimit direkt nga Shpetim Saraci dhe Mira Konci. Kenget na i dhane vete dhe prandaj po i degjoni me cilesi perfekte. Te vesh logo FAJTORI siper atyre kengeve eshte minimumi pasi jam i sigurte qe do merreshin ashtu sic i publikuam (me cilesi CD) dhe do dhunoheshin ne emer te dashurise per artin shqiptar.

Pershednetje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2003 10:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
djs
Anetar i ri

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Turqi
Mesazhe: 2

hi fajtori,

persa i perket muzikes te transmetuar online pjesa me e madhe e shteteve te zhvilluara ne fillim te vitit te kaluar kane adoptuar vendimin e gjykates amerikane ne ceshtjen R.I.A.A kunder radiove te internetit dhe sherbimeve te muzikes online qe e bejne ate te kopjueshme persa i perket serverave te vendosur ne shtetet e tyre, dhe tashme gjera te tilla si kopimi i muzikes online dhe broadcasti pa license konsiderohen te jashtligjshme.
kjo solli edhe mylljen e sherbimeve falas psh audiogalaxy etj.
Nje pjese e madhe e radiove online sot per sot paguajne per te transmetuar.A eshte e drejte?
per mendimin tim dhe shume te tjereve JO. sepse nje pjese e radiove ne internet nuk kane per qellim fitime financiare psh fajtori.com (radioja me e degjuar online di.fm nuk per synim perfitime financiare).
E dyta muzika e transmetuar online nuk mund te riprodhohet ne menyre dixhitale. Per ta kopjuar mund te perdoren metoda por kjo do ishte sikur te incizoje nga radioja e dores.
Arsye tjeter indirekte eshte qe kjo ndikon ne monopolizimin dhe komercializimin e internetit, qe presupozohet te jete mjedis virtual i lire.

kjo sa per kerkesen
une mendoj qe nqs konsideron aspektin e kopiraitit, duke hequr siglen je me afer drejtave te autorit
rralle kush do kopjonte muzike ne 21 kbs/s dhe per me teper me cilesi akoma me tutje te reduktuar(dmth te incizoje nga pc ne magnetofon) une per vete nqs me pelqen kenga e blej kaseten ose diskun se muzika shqiptare tregetohet shume lire.
gjithashtu degjuesit mbesin me te kenaqur pa siglen.

sa per "modifikimet" qe thua jane bere me efektet, une do ti quaja thjesht rregullime teknike(customizations) qe skane te bejne me shkelje kopiraiti.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2003 09:19
djs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė djs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me djs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: djs Shto djs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto djs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Mendimi qė keni ju pėr Tė Drejtėn e Autorit

Zotëri!
Kohët e fundit jam marrë shumë me të drejtën e autorit dhe i kam mësuar si funksionojnë nenet e saj një më një. Pas pak ditësh do të publikoj në këtë forum ligjin mbi të drejtën e autorit kështu që diskutimet mbi të do të jenë të mbeshtetura jo nga opinione apo analiza vetiake por në strukturën e vërtetë ligjore.

Me sa pashë në postimin tuaj ju i njihni vendimet e këtij lloji. Kjo është gjë e mirë pasi të gjithë që kemi njohuri të tilla mund të diskutojmë për përmirësimin e tyre ose më saktë për rrugët që duhen ndjekur për t'iu përshtatur ligjeve.

Nuk dua të ndalem tek sigla që fajtori vendos në këngët që prezanton tke siti i tij. Pasi ajo është e aprovuar nga vetë këngëtarët. Fajtori është i vetmi sit ku këngët nuk mund të kopjohen në gjendjen e tyre optimale, pasi mbrohet me scripte të posaçme ndryshe nga çdo faqe interneti tjetër që publikon muzikë shqiptare në të cilat kopjimi është i mundur.

Ju thonit që nuk mund të jenë kontaktuar të gjithë artistët apo shtëpitë botuese dhe diskografike. Këtu mund t'u them se kemi një vit e gjysëm që merremi me këtë punë dhe pjesa më e madhe janë kontaktuar madje kontratat që ne kemi me ta do t'i shihni së shpejti edhe në forum. Dalja e tyre publike nuk bëhet menjëherë pasi ne nuk i kemi kryer akoma detyrimet tona në lidhje me ato kontrata. Së shpejti projektet tona marrin formën e duhur dhe atëherë do të bindeni më tepër.

Po ju tregoj një episod, në mënyrë që të shihni se në çfarë pike ndodhet e drejta e autorit në internetin shqiptar. Para disa ditësh në foruminshqiptar pata një diskutim me drejtuesit e tij. Ata e së pari bëjnë lojra fjalësh duke u betuar që forumishqiptar nuk është i lidhur me faqen albasoul. Një gjë e tillë vërtetohet fare lehtë sepse webmasteri i albasoul i ka regjistruar të dyja faqet në emrin e tij, e dyta webmasteri i po këtij siti forumin e ofron si shërbim ndaj faqeve që kërkon të joshë po në këtë mënyrë ofron edhe dhomën chatuese. Pra lidhjet e trefishta të këtij lloji tregojnë padronin e vërtetë. por këto janë çështjet e tyre të brendëshme. E hapa këtë episod për të treguar lojën e fjalëve dhe pasimin e topit që ata bëjnë për të shkarkuar përgjegjësitë.

Ngjarja:
Një vizitor kishte kërkuar pasurimin e faqes muzikore të sitit të mësipërm. Webmasteri i këtij siti i ishte përgjigjur se nuk kishte pasur donacione nga ana e vizitorëve për atë sektor të sitit. Kjo ishte një kërkesë e hapur dhe pafytyrëshme për të vjelë para.
Unë ndërhyj dhe i them se a ka autorizime faqja juaj për të publikuar materiale që kanë një zot ?
Përgjigjja e tyre ishte se ata këtë e bënin për kombin shqiptar madje dhe këngëtarët ishin të kënaqur sepse ata i bënin të njohur. Përgjigjja ime ishte dërgimi i artikullit të gazetës shekulli që gjendet në këtë temë.
Ata sërish përgjigjen në emër të kombit dhe qeshin me faktin se nuk mund të publikojnë vepra të këtij lloji pa lejen përkatëse.

Nuk po zgjatem mbi tonet dhe mënyrën e tyre të konceptimit por u ndalëm edhe në një temë tjetër. Publikimi i plotë i më shumë së gjysmës së romanit "Përbindëshi" i shkrimtarit Ismail Kadare në faqen albasoul. Administratori i atij forumi m'u përgjigj se librin e kishte publikuar ai edhe se vetëm mungesa e kohës e kishte frenuar që të publikonte libra të tjerë. Përfundi ata më bllokuan të marr pjesë në forumin e tyre dhe fshinë gjithçka mbi këtë diskutim.

Ajo që duhet bërë miku im, është sensibilizimi i opinjonit dhe arrtja e një etike profesionale në këtë punë. Të gjithë e duam popullin shqiptar dhe bëjmë ç'të mundemi por nuk përligjim një vjedhje apo një mashtrim në emër të këtij ideali.
Do të ishte që webmasterat kryesorë të kishin komunikim dhe të merreshin akorde të përbashkëta në lidhje me këto gjëra.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2003 17:05
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
argent
OUTLAWS

Regjistruar: 31/12/2002
Vendbanimi: uk
Mesazhe: 47

i morme vesht tani te gjitha

__________________
si u ndive kur tu ngul,
u merzite kur tu shkul,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2003 17:26
argent nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė argent Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me argent (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė argent't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: argent Shto argent nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto argent nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Llazi
Anetar i ri

Regjistruar: 06/06/2003
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 2

Ami- shkruan ne lidhje me kopjimet e audio files ne fajtori.com

...pasi mbrohet me scripte të posaçme ndryshe nga çdo faqe interneti tjetër që publikon muzikë shqiptare në të cilat kopjimi është i mundur...

Mos valle ti nuk e njeh total recorder si program? Une me ate rregjistroj (po te dua) edhe tek fajtori.com
Ndoshta mos rregjistrimet ne fajtori.com vijne si pasoje e logos fajtori qe hyn ne mes te kenges, gje qe ka krijuar edhe nje renie te konsiderueshme te cilesise, edhe pse po flitet per file ne .rm dhe s'ke pse pretendon per shume cilesi.

Gjithsesi ju pergozoj per te drejtat e autorit qe i keni marre. Ashtu qofte ... edhe pse do isha shume kurioz qe te shifja nje nga kontratat e scanuara

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2003 23:51
Llazi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Llazi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Llazi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Llazi Shto Llazi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Llazi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Ami-, ne fakt me Total Recorder kopjohen shume lehte kenget qe jane tek Fajtori.com dhe mund ti konvertosh ne cfaredo lloj formati audio, si dhe me bitrate sipas qejfit. Nje gje te tille e kam bere dhe une, kuptohet me lejen e Fajtorit, vetem per ti pasur ne koleksionin tim te MP3 qe disponoj.

Persa i perket menyres sesi Fajtori.com ka zgjidhur ceshtjen e piraterise me muziken qe ka online, per mua vleresohet me 9.5 (me nje shkalle nga 1 ne 10), mgjt po te them se ka prape kenge te cilat ate logon Fajtori nuk e kane kur e degjon, ndoshta nje harrese?

Si dhe kam pare faqe webi shqiptare qe ofronin muzike per te degjuar falas online, por qe nuk ishin gje tjeter vecse links me Fajtori.com, ide origjinale he!!

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2003 04:48
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Per ate djalin qe ishte kurioz te dinte dhe te shihte kontartat origjinale. Nese do te sihte ne Itali le te urdheronte e ti shihte por meqe kjo nuk eshte e mundur atehere po i shpjegoj se ne keto autorizime dhe kontrata nuk i kemi marre me miqesi apo me meshire. nese do i lexoni aty ku jane publikuar do te shihni se ne kembim te autorizimit ne do u ndertojme faqet e internetit dhe do u japim sherbime specifike pa pagese. Faqet jane ne ndertim dhe aty do te vendoset nje menyre kontakti me kengetaret apo me shtepite botuese dhe diskografike madje edhe numra telefoni pasi faqet do te jene zyrtare. keshtu qe enigmen e kontratave dhe autorizimeve mund ta zgjidhni direkt me nje telefonate ne firmat perkatese.

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2003 07:02
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Llazi
Anetar i ri

Regjistruar: 06/06/2003
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 2

Ami-, asnje nuk po te/ju akuzon per kerkim kontrate me meshire apo miqesi. Thjesht isha kurioz te shifja nje nga kontratat. Jam ne itali dhe mbase nje dite do kerkosh ti te me kontaktosh mua per nje kontrate te mundshme.
Flm per pergjigjen edhe pse mu pergjigje sikur une po te merrja shpirtin o trego o vdis . S'mu duk aq i ashper toni me te cilin fola.
Gjithe te mirat

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2003 11:45
Llazi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Llazi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Llazi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Llazi Shto Llazi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Llazi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Jo mer Llazi se nuk jam shtu tipi une as nga karakteri as nga fiziku. Por me te verte qe sic e ke parasysh kontratat nuk jane te njeanshme ne kete rast ne kemi blere dhe shitur sherbime.

Kemi marre eksluzivitet dhe kemi ofruar si kembim punimin dhe mirembajtjen e faqes se internetit (gratis)

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Qershor 2003 14:09
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > E drejta autorit > Te drejtat e autorit tek fajtori.com

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.