Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > i vrari nr.3000
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
xnjeri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41

i vrari nr.3000

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re _42402309_donica203ap[1][1].jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 59 herė.

I vrari nr. 3000



Nga plani i Bushit te besimi i Bushit, te strategjia e Bushit, shtetët e bashkuara të Amerikës po shkojnë prej dështimit në dështim. Sa që i gjithë niveli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në mënyrë graduale e kanë pranuar humbjen e luftës me Irakun, bile një pranim të tillë e ka bërë edhe vet kryetari amerikan Xhorxh W Bush disa here, ndoshta më i freskëti ishte me dhjet janar 2007 kur ai lajmëroi për një strategji të re për në Irak, pasi kishin dështuar të gjithë strategjitë dhe planet e mëhershme.

Kjo strategji apo ky plan, vjen pasi që numri i ushtarëve të vrarë amerikan të lajmëruar zyrtarisht kishte kaluar 3000-shin, kjo përveç ushtarëve mercenar, personat e shërbimit sekret, si dhe ushtarët e paregjistruar zyrtarisht në ushtrinë amerikane.

Është e vërtetë se ushtari amerikan, Dasten Donika kur u dërgua në Irak nuk e dinte se do të barte një numër të veçantë, e ai është i "vrari nr. 3000". Sipas një raportimi ushtarak amerikan, Donika është vrarë pas një përleshjeje në mes të forcave amerikane dhe rezistencës irakiene-muxhahedinëve- në "Anbar". Kështu siç jemi mësuar që çdo herë forcat amerikane i përcaktojnë pikat e përleshjes me rezistencën irakiene dhe vendet e të vrarëve ushtarë amerikan. Thuajse përgjithësisht përqëndrohen ne "Anbarë", sikur nuk hasin fare forcat amerikane në rezistencë dhe përleshje me armë në "Bakuba", "Mousilë", "Salahdin", si dhe në qytete dhe fshatra tjera. Krejt muhabeti bëhet rreth "Ambar"-it, sikur Amerika do të ia bëjë me dije tërë Botës se rezistenca irakiene-muxhahedinët-, janë të përqëndruar në te. Sikur rezistenca të ishte përqëndruar vetëm ne Ambar a thua Amerika me tërë artilerinë ushtarake që ka nuk ka mundësi ta fus nën kontroll këtë vend?

E vërteta është se forcat amerikane hasin në rezistencë në çdo qytet e fshat të Irakut……….



Dasten Donika, u vra ditën e enjte në 28 dhjetor 2006. Babai i tij kishte marr lajmin për vrasjen e të birit nga interneti dhe dhjetra thirrje që kishte marrë nga gazetarët të cilët e pyetnin si ndjehej që djali i tij mbante një numër të veçantë në mesin e ushtarëve të vrarë amerikan e ai është numrin tre mijë. Prindi i gjorë po e shpreh dhimbjen e thellë për lajmin që kishte marrë për vrasjen e birit të tij, i cili posa kishte përfunduar shkollën e mesme dhe kishte hyrë në fakultet.

Gazetarët nuk u ndalën vetëm me thirrjet telefonike për të marrur informacione rreth Donikës, por ata hapën një ueb faqe në internet ta dijnë se çfarë u sillte në kokën e këtij djaloshi i cili menjëhere pasi kishtë përfunduar shkollën e mesme ju bashkangjit ushtrisë amerikane për të fituar një burs studentore, e ai ballafaqohet me vdekjen në Irak.

Nga këta gazetarë ishte edhe Xhejms Boun, korrospodent i gazetës britanike "Times" në New York, i cili shkruajti një raport për Donikën të cilën e publikojë gazeta "Times" me 2 janar 2007. Aty shkruante se Donika, i cili po ballafaqohet me frikën dëshironte të iu kthehet bankave të universitetit, si dhe ajo që më së shumti ia kishte frikën ishte kohëzagjatja e shërbimit të tij në ushtri.

Mirëpo vdekja në duart e rezistencës irakiene bëri që Donika të mos i kthehet studimeve dhe ta fillojë jetën si shumë ushtarë tjerë amerikanë në Irak që mosha e tyre sillet rreth 18-24 vjeç, prej të cilëve ka të atillë që janë parashtrojnë vetvetës këtë pyetje të cilën ia parashtronte edhe Donika vetës: "çfarë dëshiron të bëhesh në të ardhmen?, dhe përgjigjet : "Sikur ta dija nuk do të isha këtu-Irak".

Viti 2006 nuk përfundon me kaq, qeveria amerikane e ka regjistruar këtë numër "i vrari nr. 3000" në muajin i cili konsiderohet muaji më i zi për ta, dhe muaji që më së shumti janë vrarë ushtarët e tyre në vitin 2006.

Numri I të vrarëve amerikanë në muajin dhjetorë 2006, ka arrit deri në 111 të vrarë, kurse në tetor numri i të vrarëve ka qenë 105 ushtarë, në shtator 73 të vrarë, në nëntorë 69 të vrarë, në gusht 64 të vrarë, janar 62 të vrarë, shkurt 55 të vrarë, maj 54 të vrarë, kurse marsi sihte muaji që më së paku kishte të vrarë sipas të dhënave zyrtare amerikane, vetëm 31 ushtarë të vrarë.



Ndoshta rritja e numrit të ushtarëve në formë të detyrueshme tregon për telashet që po i përjetojnë forcat amerikane në Irak, si dhe kryetari Bush kur u paraqit me 7 janar 2007 për të lajmëruar për strategjinë e tij të re e cila shkaktoi polemika dhe e cila nuk gëzoi ndonjë mbështjeje të mbrendshme apo të jashtme, ai veçse paralajmëroi për një dështim të ri.Me të vërtetë shtimi i forcave amerikane në Irakj sipas strategjisë së tij të re, nënkupton rritjen e numrit të të vrarëve. Si dhe 4000-shi i cili veç ka filluar pas vrasjes së Dasten Donikës, ka për të detyruar edhe një shtëim më masiv të forcave amerikane në Irak.

A thua kush do të jetë ai ushtarë amerikanë i cili do ta gëzojë këtë epitet, "i vrari nr. 4000"



Gazeta javore "El Osboa", e hënë 22 janar 2007. Përk: Burim Dalipi

__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2007 23:51
xnjeri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xnjeri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xnjeri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: xnjeri Shto xnjeri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xnjeri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aint
bye

Regjistruar: 16/03/2007
Vendbanimi: Orders of magnitude
Mesazhe: 151

Ironia qendron ne faktin qe kete shifer e trumpetojne si nje fitore gazetat arabe. A i keni numeruar te vdekurit ne Irak? Rreth 70 mije.

Nuk po meret vesh se kush po humb dhe kush po fiton. E dini cfare po humb Amerika? Po humb mundesine per te vene ne Irak nje regjim qe t'i pelqeje. Pune e madhe fort!!

E dini cfare po humb Iraku? Jete njerezore. Kjo vertete eshte pune e madhe, kjo eshte gjema.

__________________
ain't

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2007 01:50
aint nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aint Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aint (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aint Shto aint nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aint nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
CYBORG
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/06/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 72

Kushedi sa te eshte bere qejfi ty x njeri dhe atyre vellezerve te tu ne egjypt.do te kete bere feste edhe ahmadiexhati .po sikur neser te vritet (larg qofte )nje ushtar shqiptar c do thuash zotrote .apo mire ju be se ishte me te pafete qe duan te pushtojne irakun .te tera postimet e tuaja jane mbushur me urrejtje per ameriken e perendimin .me keto mendje qe paske rri me mire ne egjypt ose behu kamikaz ne palestine

__________________
IGNORANCE IS CURABLE .STUPIDITY IS FOREVER .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2008 18:49
CYBORG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CYBORG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me CYBORG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: CYBORG Shto CYBORG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CYBORG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > i vrari nr.3000

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.