Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Shendetsia ne Shqiperi....Isuf kalo
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Shendetsia ne Shqiperi....Isuf kalo

 
Dr. Isuf Kalo/ Shëndëtësia sa larg pacientit…..
Eksluzive/ Dr Isuf Kalo, drejtor i Qendrës Shqiptare për Standartet në Shëndetësi, pohon për Hermesnews, se në sistemin shëndetësor shqiptar ka shumë probleme emergjente dhe se ende shërbimi është larg pacientit.
Laureta Roshi

1 Dhjetor 2007 - Pavarësisht privatizimit të disa sektorëve, shërbimi mbetet jashtë cilësisë dhe midis sistemit të dikurshëm modeli sovjetik dhe rinovimeve nga reformat që janë përcaktuar ën strategjinë kombëtare për tu zbatuar deri në vitin 2013. Po cfarë do të ndodhë deri në 2013: ajo që është e sigurt është vetëm se përherë ka pacientë që kanë nevojë për një shërbim më të përmirësuar dhe më korrekt, si dhe për mjekë që të mos shndërrohen në nënpunës.

Ndërsa një garë e përhershme e heshtur zhvillohet mes strukturave shtetërore për përdorimin e fondeve publike, vecanërisht fondet për barnat e rimbursuara. Lista e barnave të rimbursuara është rritur vitet e fundit shenjë kjo e rritjes së interesit të firmave farmaceutike për të patur një treg të sigurt, dhe ky treg është tregu I barnave të rimbursuara nga shteti.

Hermesnews: Reformimi i sistemit shëndetësor prej 15 vitesh vazhdon. Dikur me një sistem shendetesor te tipit ish sovjetik dhe tani një riorganizim I vazhdueshëm i spitaleve , me shërbimin stomatologjik dhe farmaceutik të privatizuar. Dhe përherë publiku I zhgënjyer nga shërbimet që ofrohen në këtë sistem shëndetësor.Cilat janë problemet që programet zyrtare nuk arrijnë të realizohen për ndyrshime të dukshme të këtij shërbimi?

Dr. Isuf Kalo: E vërteta është që në sektorin publik ka shumë defekte dhe humbje pa efekt te ricorseve nga anomalite administruese , rregulluese menaxhuese dhe kontrolluese

Vete ekipi i ministrisë së Shendetësisë synon te ndryshoje rolin e deritashëm duke deleguar e decentralizuar disa nga funsionet dhe kompetencat tradicionale të mëpareshme. Kjo pritet ti lejoj te përqendrohet dhe kryej me me shume efikaciteet funksionet drejtuese, kordinuese, politikbërëse dhe rregullatore.

Nderkohë po synohet të ndryshohet edhe menanxhimi i shërbimeve jo mjekësore, të sektoreve ndihmës, si ushqim - pastrimi ose transporti për urgjencat sidomos në spitale duke ja kaluar menaxhimin e tyre sektorit privat ato për ti bërë me kualitative dhe kënaqur më mirë kërkesat e të sëmurëve e qytetareve.

Reformat në princip padyshim synojnë përmiresimin e gjendjes. Impakti i tyre në shëndetësi mund të thuhet qe ne disa drejtime eshte vizibël por jo lehtë i mateshëm. Sidoqofte reforma sidomos ne sektor kaq kompleks si shendetesia nuk duhen perceptuar si magji që do e përmirësoj gjendjen dhe krijoj mrekullinë menjëherë. Duhet të jemi koshient që edhe pse po e ndryshojmë cdo ditë sistemin shndetesor te vjeter qe trashëguam, disa sekela (mbeturina) të tij ende ekzistojne, dhe do të duan kohe te zevendesohen. Me te veshtira per tu ndryshuar jane konceptet, interesat, etika dhe inercia e rutinesse trasheguar vecanerisht te profesionisteve Nderkohe modeli i ri i sistemit shendetesor eshte ende projekt me arkitekturë te pa konturura përfundimisht. Në Strategjinë e shëndetesisë për vitet 2007 -2013 që sapo është miratuar nga qeveria, janë piketuar vetem disa nga bazat më kryesore të ardhëshme por ende jo i gjithë sitemi i ri shëndetësor në tërësinë e tij.

Hermesnews: Një system ende I padecentralizuar ndërsa kapacitetet nejrëzore ndryshohen sa herë ndryshohen kabinetet qeveritare. Ku duhet ndërhyrë më në mënyrë emergjente?

Dr. Isuf Kalo: Ndërhyrjet duhen në mënyrën e drejtimit të saj. E cila duhet të decentralizohet por duke forcuar kapacitet administruse politikbërëse dhe regulatore .Ka shume mungesa ne sistemin rregullator dhe të ligjeve të cilat duhen plotësuar. Relacionet me pushetin lokal dhe komunitetin në tërësë duken rishikuar.

Duhet ndryshuar mënyra si operohet në kujdesin shëndetësor. Pacientët në të ndjehen nevojtar dhe te varur prej tij ne vend te ndiheshin zot, sepse sistemi shendetesor eshte ngritur per ta me parate qe ata kane paguar per te .ka shfaqje te arogances, fudullekut dhe keqperorimit te profesionit medikal ndaj tyre. Paciente dhe qytetyaret kane te drejta te ciliat nuk respektohen.Vendosja e pacienteve ne qender kerkon nje ndryshim konceptual dhe nje kulture te re sherbimi negjithe nivelet e kujdesit shendetesor.

Dhe ne mbyllje për këtë pikë do shtoja domosdoshmërine e gjallërimit të kërkimit shkencor. Shkenca jonë mjekësore në kuptimin e mirëfilltë të punës dhe strukturave kërkimore ka rënë në limonti. Nuk eshte fjala per zbulime por per nje metodike minimaliste vezhguese te atyre qe bejme ose projktojmë me monitorizimin sitematik te tyre prej nga do te dilinin konluzione dhe mësime per te ecur më mirë me tej.

Nderhyrje duhet domosdoshmerisht në mënyrën e financimit. Shëndetësia është keqas e nënfinancuar ndërkohë edhe ato para që ka i menanxhon jo me efektivitetin e duhur. Duhet shtuar buxheti total, duhen rritur kontributet me anë të skemave të siguracionit dhe të përdorn në mënyrë që të kenë kosto efektive paratë në dispozicion. Në shëndetësi duhet te forcohen siguracionet shëndetësore të cilat duhet të jenë jo një por disa dhe të luajnë rolin e blerësit shërbimeve duke mbuluar si shpenzimet e kujdesit parësor ashtu edhe spitalor si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Hermesnews: Po në sektorin privat pse qytetarët nuk mbështeten nga skema e sigurimeve shëndetësore?

Dr Isuf Kalo: Mos mbulimi i shpenzimeve në sektorin privat nga ana e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore pengon rëndë funksionimin e sektorit privat i cili ne vend të fuqizohej progreisivisht është i defavorizuar Me nivelin dhe mënyrën e financimit të sotëm ky mbulim nuk mund të kryet për të gjithë qytetarët që kanë nevojë.

Hermesnews: Arrihet një informacion të dhënash mbi pacientin si për sistemin privat dhe për atë shtetëror? Dikur ambulancat e lagjeve dhe poliklinikat kishin te kartelizuar ne detaje sëmundjet e hershme, trajtimin mjekësor deri në detaje. Sot ka një c'organizim të sistemit të të dhënave, pasi nuk ka infrastrukturë në shërbimin parës.

Dr Isuf Kalo: Një hallkë tjetër që duhet të ribëhet është sistemi i informacionit, I mbledhjes së të dhënave i perpunimit dhe perdorimit te tyre .Sistemi që kemi sot me kartelat e regjistrat sovjetike ne leter eshte primitiv, jo i besushem dhe disinformues pa system të dhënash të kompjuterizuar. Kompjuterizimi, zëvendësimi i kartelave të vjetëra me kartën elektronike të pacientëve, krijimin e softëerve te posacëm të unifikuar pramundesinë e mbledhjes së informacioneve të sakta dhe shkëmbimin midis qëndrave dhe kolegeve.

Hermesnews: Kaq ngadalë në infrastrukturën e të dhënave. Po personeli në shërbim a trajnohet pas diplomimit apo kualifikimit fillestar?

Dr. Isuf Kalo: Nuk ka ndonjë program kolektiv për trajtimin e personelit shendetesor Ka individë që këkrojnë dhe trajnohen indivdualisht. Të paktën në cdo 5 vjet njohuritë shkencore mjekesore "vyshken "dhe duhen rifreskuar Ende mungon tek ne një institucion i perkushtuar këtij qëllimi . Plane ka per këte por ato duhen pershpejtuar .Sistemit tonë i mungojnë ende mekanizmat e matjes së cilesisë,performancës edhe sigurisë së shërbimit dhe mekanizmat e verifikimit të kompetencës profesionale të personelit si individ si edhe institucione shëndetësore. Eshtë vështirë në të sot të dallosh objektivisht cili është vërtet i mire dhe i zoti ne shërbimin që ofron.

Duhet ndryshuar menyra si oferohet kujdesi shendetesor. Pacientet ne te ndjehen nevojtar dhe te varur prej tij ne vend te ndiheshin zot, sepse sistemi shendetesor eshte ngritur per ta me parate qe ata kane paguar per te .ka shfaqje te arogances, fudullekut dhe keqperorimit te profesionit medikal ndaj tyre. Paciente dhe qytetyaret kane te drejta te ciliat nuk respektohen. Vendosja e pacienteve ne qender kerkon nje ndryshim konceptual dhe nje kulture te re sherbimi negjithe nivelet e kujdesit shendetesor.

Dhe ne mbyllje për këtë pikë do shtoja domosdoshmërine e gjallërimit të kërkimit shkencor .Shkenca jonë mjekësore në kuptimin e mirefilltë të punës dhe strukturave kërkimore ka rënë në limonti .Nuk eshte fjala për zbulime por për një metodike minimaliste vëzhguese të atyre qe bëjme ose projktojmë me monitorizimin sitematik te tyre prej nga do te dilinin konluzione dhe mesime per te ecur me mire me tej.

Hermesnews: Ndalemi një moment te shërbimi I përditshëm që duhet të jetë ndaj pacientit, kun e kemi një rrjet të shërbimit parësor si fillim me mjekune familjes të shndërruar në një nënpunës që mbush recetat dhe rekomandimet, shpesh një të akuzuar për afera me recetat e ilaceve të rimbursuara?

Dr.Isuf Kalo: Shërbimi i mjekut të familjes kërkon një tjetër mënyrë konceptimi madje dhe një vlerësim që mjeku i familjes të shihet si miku i familjes, jo si nënpunës i lagjes. Sa për ilacet e rimbursuara ato janë komente me një bazë.

Hermesnews: Në shumë rrethina veriore dhe jugore mungojnë mjekët specialistë, pra pacientëve nuk u ofrohets hërbim I plotë. Nga na tjetër mjekët përllogariten si nënpunës të shtetit dhe jo edhe si profesionistë që kanë në duar jetët e njerëzve. Pra një rënie e vlerësimit të mjekëve është shoqëruar me uljen e shërbimit të tyre kur ka patur edhe ndëshkime ndaj mjekëve, si heqje nga detyra, ndryshime të stafit në qendrat spitalore sa herë ka ndryshime të ministrit?

Dr. Isuf Kalo: Pakënaqesia e qytetarëve imponon veprime të shpejta ndërsa ka edhe fatura që paguhen në fushata elektorale. Kështu veprimet qe merren për efekte të shpejta me qëllim të mirë mbrojtjen e interesave të pacientëve dhe qytetarëve janë në njëfarë mase si revolucionet në të cilat nuk përjashtohet që ta pësojnë jo pak viktima te pafajshëm.

Une vet nuk mendoj që me dënimin e një apo disa individeve mund të regullohen ose te parandalohen fenomenet negative te lidhura me sistemet e gabuara dhe fenomenet e padëshëruara. Nuk besoj që kultura e frikës nga ndëshkimi është zgjidhje afat gjatë.

Jam që në vend të frymës së konfrontimit dhe konfliktimit pacient persoanel mjekësor duhet të gjejmë mekanizmat e dialogut ,negocimit dhe mirekuptimit midis tyre. Kontrata e shoqerise me personelin mjekesor lidhur me shperblimine tyre ne rrethanat e shtrenjtimit te jetes dhe ekonomise se tregut meriton te rishihet me gjakftohtësi pa emocione dhe pa paragjykim.

Personeli ynë mjeksor si në shumë vende të Europës po përjeton një krize etike dhe është në kërkim te identifikimit te profilit dhe vendit që i përket në shoqërinë e re demokratike. Punonjësit e shendetësisë meritojnë mirënjohje sepse janë nën një barrë të vështirë në kushte aspak optimale pune dhe jetese në krahasim me kolegët e tyre në rajon dhe Europë. Duke lënë mënjanë ndonje rast te izoluar , ata kane deshmuar me punen e tyre se në tërësi janë mbështetës të reformës jo armiq të saj.

Hermesnews: Kur parashikohet të ketë ndryshiem për pacientët, pra përmirësim të shërbimit?

Dr. Isuf Kalo: Ka përpjekje për ndryshim të opinionit jo të mirë që përgjithësisht kanë pacientët dhe qytetarët ndaj shërbimit. Mendoj që përvec administratës dhe ndërhyrjeve menaxheriale do të duhej në një përfshirje më aktive e vet bluzave të bardha vecanërisht e liderve akademik të specialiteteve për ndryshime të brendisë dhe mënyrës së ofrimit të kujdesit me objektiva konkret për maksimalizimin e realizimit të parametrave të matshëm të pritur të performancës profesionale individuale dhe institucionale.

Eshtë e vërtetë që qyterëve dhe pacientëve do tu pëlqente të shohin në institucionet tona më shumë rregull, dispilinë pastërti, por ata duhet edhe të sigurohen se institucini është ai që duhet për të zgjidhur profesionalisht drejt dhe në kohë problemet e ndryshme të shumta shëndetësore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2009 14:50
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Shendetsia ne Shqiperi....Isuf kalo

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.