robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Ndonse ky forum duket ne plakje te tij, e ndoshta edhe ne grahmat e fundit te tij, une po perpiqem si nje mjek optimist pa pervoj te madhe ti pompoj pak gjak rinor dhe ti jap disa kolpo me elektroshok. Kjo metode ne dukje xhangalli, ka si fillim pjeset me te dobta nga punimi im; ndonse duhet te pohoj qe ky punim eshte shkruar vetedijshem me nje gjuhe te thjeshte per masen e gjere te miletit.
Ketu po jap pak mbi strinxhet dhe 11 dimensionet.
(Kuptimi metafizik dhe dialektik i levizjes):
Tani do të merremi mjaft shkurt edhe me disa teori bajate, të cilat duken si shkencore, por në fakt janë edhe shumë më fetare nga ato bibliko-ungjillore. Ngaqë prej dekadash dija shkencore ka mbetur në vend-numëro, pseudo-shkencarë të ndryshëm, këta perëndimorë kryesisht, nxjerrin plot point-ët (çudirat skenike) të tyre.
Një nga këto pyka të reja, që përpiqen ti japin nga një shtysë shkencës të ecë përpara, është teoria e strings (stinxheve), ca grimca këto ndërmjet quarkëve dhe gluoneve (pjesëza këto në bërthamën e atomit), të cilat shkaktojnë gjithshka çka ne nuk mundim ta shpjegojmë deri më sot. Pra, Zoti zevëndësohet nga grimca njëdimensionalshe (!!!), të cilat paraqiten ose si krimba (të hapura) ose si rrathë jo simetrikë (të mbyllur), e të cilët dridhen vazhdimisht. Ne këto strinxhe as i kemi parë dhe as nuk pretendojmë ti shohim, biles këtu qëndron dhe e bukura e kësaj teorie, sepse ato janë aq të vogla, (shumë-shumë-shumë-pa mbarim shumë herë më të vogla nga një proton), sa ne vetëm duhet ta besojmë që ato ekzistojnë dhe na shkaktojnë të gjitha ato fenomene që ne nuk i kuptojmë, duke filluar nga valët, duke vazhduar me gravitetin, e duke (mos)përfunduar me vrimat e zeza, por duke i përshkuar edhe ato tej për tej, e kështu të kemi të bëjmë edhe me universe të tjerë, dhe disa universe i vdesim e disa i lindim, dhe sejcili prej nesh ka kopjen e vet në njërin nga universet e tjerë, -për këtë të jetë i sigurtë si budadallëku që nuk e shikon. Ah, se harruam, edhe dimensionet e hapsirës nuk përmblidhen në tre, që me kohën bëjnë katër, por këto dimensione shkojnë deri në 11, si për të na vërtetuar edhe një herë, që ne gjermano-semitët fetarë kemi numrat tanë simbolikë me të cilët merremi vesh dhe e kuptojmë menjëherë talljen, pra që kjo teori strin-xhesh ka vulën tonë, ndonëse e lindur në Amerikë, por e rëndësishme është që masat e profesorve me kollare të jenë të bindur për sa ne themi; për bagëtinë-popull as që pyesim fare!
Është mëse e qartë, se si teoria e strinxheve një-dimensionale, (të cilat nuk dihen si kanë lindur e as dihen sa jetojnë e si veprojnë me njëra-tjetrën, por na thuhet: janë të shumllojshme dhe sejcila përgjigjet për diçka!), ashtu dhe ajo e universeve paralele, janë thjesht largim i vëmëndjes nga fenomenet dhe ligjet e natyrës/universit tonë. Kjo teori strinxhesh është si të thuash: Zoti është pafundësia e strinxheve.
Pra thjesht është si ai plot-pointi i skenarve të filmave, ku skenaristi dhe regjizori fusin nga mesi i filmit diçka, (një thikë, një libër të caktuar, një dukuri natyre, një mini-histori tjetër, një zënie, një plagosje, etj.), për të dhënë vazhdën ankth-mbajtëse tek skenat e filmit. Biles, në shkencën e sotme këto plot-point janë me një nënteks të padukur, që pas tyre të mos-dallohet natyra me ligjet e saj, por të dallohet rastësia dhe një dorë prej Zoti kudo. Kështu, dekadat e fundit shkenca është kthyer kudo në një fe të kamuflluar, jo më pak bajate nga ajo biblisto-kuraniste, tek shikon kudo nga një ndërhyrje gjigande prej qiellit, ndërhyrje kjo që ndodh çdo 6 apo 60 vjet, 65, 66, 67 apo 600 vjet, 60 apo 65 deri 66 milion vjet!
Kështu, zhdukja e dinozaurve sot shpjegohet me rënien e një meteori (apo asteroidi) gjigand në gjirin e Meksikës përpara 65 milion vjetësh; (vetkuptohet që numri do i afrohet atij simbolik hebre, 6-ës, që njeriu të mendojë se tani që po mbushen 66 milion vjet, ka mundësi të bjerë përsëri një meteor tjetër gjigand, ndaj të rrimë urtë!).
Edhe krijimi i Hënës shihet në dekadat e fundit nën teorinë e përplasjes së dy planetëve, Tokës + një tjetri me emër Theia, nga i cili lindi Hëna; të paktën nja 3-4 miliard vjet më parë.
Gjithkund dhe në gjithshka duhet të të shihet një forcë e madhe qiellore e paparashikueshme, sepse nuk na mjafton gjithë kjo forcë dhe energji qiellore e përhershme, që pompon këtë Univers në lëvizjen e vet të përjetshme!
Ne e treguam qysh në fillim të këtij libri, se këto forca natyrore kanë krijuar gjithshka. Vetë forma e vargmaleve dhe maleve p.sh., na tregon atë forcë gjigante rrotulluese brenda planetit tonë. Dhe ne akoma nuk kemi mbaruar me panoramën tonë. Por më parë të shohim pak edhe dy teoritë e relativitetit...
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|