Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > FIERI qyteti im me i dashur Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 4.33.
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

FIERI qyteti im me i dashur

Po e hap kete teme per qytetin ku jam ritur dhe kam kujtimet me te bukura, per qytetin ku kam mesuar te luaj, per qytetin ku cdo gje qe shoh ka nje bukuri te vecant te pa krahasushme me asnje qytet tjetre.
I ftoj te gjithe fjeraket dhe ata qe jan te interesuar per kete qytet qe te sjellin materjale dhe te diskutojne per kete qytet dhe per banoret e tij.
Forca Fieri.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Dhjetor 2003 03:13
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Historia e Qytetit Te Fierit

Fieri eshte qyteti me i rendesishem industrial i Shqiperise. Ky qytet eshte ngritur per here te pare anes Gjanices, pjese e lumit Seman. Sebashku me qytezen Patos, Fieri krijon qendren kryesore te naftes, gazit, bitumit dhe industrise kimike te Shqiperise. Fieri eshte nje vend qe terheq shume visitor si shqiptar ashtu edhe te huaj. Historia e tij pa dyshim ka lidhje me dy nder ish-qytetet me te medha antike te tij, Bylisi dhe Apollona.


Pjesa me e madhe e popullsise eshte myslimane, por gjithashtu ndodhet edhe nje perqindje e konsiderueshme ortodokse dhe nje perqindje me e vogel katolike. Rruget kryesore fillojne nga qendra ne drejtim te pjesesh jugore te Vlores ne nje gjatesi prej 35 km dhe nga Lindja ne drejtim te qytezes se naftes (Patos) ne nje gjatesi prej 8 km. Historia e Fierit eshte e lidhur ngushte me ate te burimeve te naftes, gazit dhe bitumit. Fieri eshte themeluar nga Familja Vrioni (bejler nga qyteti iBeratit) si nje qytet tregtar rreth shekullit te XVIII. Prezenca e burimeve natyrore te larte permenduara eshte zbuluar ne kete zone qe ne shekullin e I pas Krishtit (AD). Dokumente shume te vjetra tregojne se llampat me bitum jane perdorur ne rrethinat e tij qe ne fillimet e shekullit te XVII (AD) (Dioscorides, in Materia Medica.)


Shume kohe perpara ne territorin e Apollonise se lashte ndodhej nje vend qe quhej: "Nymphaeum". Ky ishte nje gur i madh qe shkaktonte zjarr. Per rreth tij ndodheshin burime ujore me uje te ngrohte dhe asfalt. Keto burime perfundonin ne nje tynel qe dilte ne nje koder rreth ketij vendi. Pjeset qe thelloheshin zevendesoheshin me toke te re e cila me kohe kthehej ne asfalt. 12 Km larg nga Fieri ndodhet Apollonia, nje nder dy qytetet antik me te rendesishem te themeluar nga Greket e vjeter ne Shqiperi. Apollonia u themelua ne vitin 588 B.C ne nje koder prane detit, dhe afer grykederdhejs me te madhe te lumit Vjosa nga njerez te ardhur nga Corfuzi dhe Corinth. Ne kohen kur korja e tokes dhe vija bregdetare e detit Adriatik pesuan ndryshime te medha si rezultat i termetit te madh qe ndodhi ne mesin e shekullit e III A.D, porti detar i Apollonise mundi te shpetonte vetem 100 anije. Vendi ishte menduar te behej ne kufirin jugor te Ilirise se lashte, (e permendur kjo nga Periplus, marinar historian dhe eksplorues i detit Adriatik, shkruar nga mezi i shekullit te IV) (B.C), si nje qytet Grek. Ishte afer nje territori qe perdorej nga Fiset Ilire te Chaonians. Kjo Koloni ishte vendosur te quhej Gylaceia per nder te themeluesit te tij Corinthian, Gylax, dhe me vone ndryshoi emrin ne "ZOT Apollo".


Bazuar ne gerrmimet arkeologjike per 100 vjet Greket and Iliret kane jetuar ne komunitete krejtesisht te ndryshem. Suksesi gjigand i Apollonise u rrit nga zhvillimi i madh i tregtise se sklleverve, dhe i bujqesise. Nga mezi i shekullit te V (B.C) ne territoret e Apollonise filloi krijimi i monedhave te para Ilire. Me zhvillimin e tregtise dhe maredhenieve tregtare keto monedha u perhapen shume ne gjithe Ilirine dhe pertej kufijve te saj. Ne vitin 229 (B.C) sundimi Romak sapo kishte filluar te hidhte rrenjet. Kohe me vone rreth vitit 168 (B.C), sundimi Romak kishte nen kontroll te tere qytetin.. Per 200 vjet qyteti ishte qendra kryesore e Romes dhe e kolonive te saj dhe mendohet te kete qene gjithashtu stacioni kryesor i rruges se famshme te asaj kohe Egnantia. Ishte monopoli kryesor per Caesar ne luften civile midis Pompey dhe Julius Caesar. Ne vitin 45 dhe 44 (B.C) per Octavian, qe vone do te behej mbreti Augustus, qe studioi per 6 muaj ne Apollonia, e cila ishte bere e njohur per reputacionin e larte si qender Greke e te mesuarit, vecanerisht per artin retorik te te folurit.. Kjo eshte permendur nga Cecero, ne Philippics, si "Magna urbs et gravis" nje qytet imadh dhe i rendesishem Si Mbreteri Apollonia qendroi si nje qender e sukseshme, por, filloi te rrezohej e shkaterrohej pak e nga pak ndersa lumi Vjosa ndryshoi rrjedhen dhe bregdeti ndryshoi si rezultat i termetit te permendur me siper.


Zbulimet e para mbi thesarin historik te Apollonise u ben gjate luftes se pare boterore nga arkeologet Auistriak qe zbuluan dhe eksploruan muret e medha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey, qe nxorri ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit.. Shume zbulime jane bere edhe nga arkeologe Shqiptar pergjat 20 viteve te fundit. Shume objekte jane paraqitur ne muzeume sic eshte manastiri i St. Mary.


Shenim: Marre Nga FIERIWEB.COM

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Dhjetor 2003 15:15
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Skuadra Apollonia e Fierit

Fieri, qendra e Myzeqese, ne veri te qytetit te Vlores dhe ne perendim te qytetit te Beratit. Thuhet se asnjehere nuk pati nevojen per iniciativen e ketyre dy qyteteve persa i perket futjes se lojes se futbollit. Gabohen shume ata qe thone se loja e futbollit zuri te luhej ne Fier nga qe pati iniciatore vlonjatet... Iniciatoret e lojes kane qene studentet, te cilet duke vazhduar neper shkollat e mesme te qyteteve te atdheut, ose neper ato te shteteve te huaja kur ktheheshin veres neper familjet e tyre, praktikonin pak nga pak futbollin duke formuar shoqeri qe kishin si qellim sportin dhe teatrin ose vetem sportin.

Ne kete qytet futbolli ka ardhur per te paren here reth viteve 1924-1925 prej studenteve sportdashes, nder te cilet meritojne te permenden: Z. Namik Resuli, Z. Jorgji Xoxa etj. Keta themelues te sportit per qytetin tone formuan nje shoqeri qe e pagezuan “APOLLONIA”. Gjate ketyre viteve skuadra mori shume emertime, si: “MYZEQEJA” “LULJA E MYZEQESE” dhe shoqeria qe krijoi nje emer te mire per qendrueshmerine e saj dhe per larmine e veprimtarive sportive ishte “SPORT KLUB FIERI”, i formuar ne vitin 1930. Ne fillim te viteve 50, “APOLLONIA“ ishte ne kategorine e pare, por procesi i zevendesimit te elementit te vjeter me element te ri behej shume ne menyre te ngadalte. Ne keto vite ekipi pesoi nje mehje te pergjithshme . Po ne keto vite, fieraket nisen kalvarin e tyre te gjate dhe te mundimshem, ate te kategorise se dyte, ku ndenjen 16 vjet dhe nje vit ne kategorine e trete. Keto ishin vitet e gjata te “mesjetes” se futbollit fierak, nje periudhe pergjumjeje, sakrificash dhe lodhjesh te stergjatura. Ne gjysmen e dyte te kesaj dekade pati lulezime te perkohshme dhe episodike, por qe nuk u kurorezuan me daljen ne kategorine e pare. Edhe ne keto vite nuk munguan futbolliste te talentuar, te cilet mbeten si meteore ne qiellin e larget te viteve pesedhjete. Vitet gjashtedhjete ishin vitet e konsolodimit te Apollonise, e cila paraqitej si nje ekip me pervoje, me qendrueshmeri ne vendet e para te tabeles se klasifikimit, skuader simpatike ne llojin e saj, ku dalloheshin djem te talentuar. Klima e pergjithshme ishte se ekipi luante mire, rivalet qe dilnin kampion kishin ndryshime te paperfillshme ne krahasim me Apollonine. Keshtu e gjeten Apollonine vitet 60 ne fillimin e te cileve fieraket u paraqiten te rinovuar. Kampionati Kombetar i futbollit per vitet 1970-1971 ishte nje kampionat i veshtire per fieraket. Apollonia i mbylli vitet shtatedhjete dhe filloi vitet tetedhjete duke qene njembedhjete here pjesemarrese ne kampionatin e kategorise se pare qe nga fillimi i tij. Kampionati i 45 kombetar (1990-1991), e gjeti Apollonine me disa ndryshime. Ne perberjen e ekipit iu la me shume vend elementit te ri, u bene testime nga drejtuesit per nevojat e ekipit ne pikat me te dobeta te tij, u bene permiresime ne stafin drejtues, etj.

Shenim : Marre nga fkapollonia.com.al

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Dhjetor 2003 15:18
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arsona
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 786

pershendetje fierak

qyteti tuaj vertet eshte i bukur dhe mban mbresa e kujtime kulturore. ne fier kam qene disa here dhe eshte qytet interesant dhe me njerez te kulturuar. e vetmja gje qe une pelqej me teper perreth fierit eshte gjuha e paster shqipe qe vendasit flasin.

__________________
Find the light that makes you
shine and then use those rays to illuminate your way

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2003 00:09
arsona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arsona Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me arsona (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: arsona Shto arsona nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arsona nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

ARDENICA

Vetëm 10 m në veri të qytetit të Fierit, buzë rrugës nacionale që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjes ngrihet Manastiri i Ardenicës me një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër në lartësinë 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore.
Manastiri, edhe pse në pamje të parë të lë përshtypjen e një objekti kulti të zakonshëm fsheh në brendësi të tij vlera mjaft të mëdha. Sa më shumë të futesh në labirinthet e historisë së tij aq më shumë dalin në dritë vlerat e tij, të cilat do t'i rendisim një e nga një në këtë shkrim.


Historia
Mendohet se themelet e këtij manastiri janë hedhur në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat. Shtysë për këtë veprim do të jetë bërë ndodhja në atë vend e kapelës së Shën Triadhës, e ngritur aty shekuj më parë. Ekziston hipoteza se kapela mund të jetë ndërtuar në themelet gërmadhë të një tempulli pagan, i cili ka qenë ndërtuar për nder të hyjneshës Artemisa nga ka rrjedhur dhe emri i sotëm Ardenica. Fare pranë këtij tempulli, në rrethinat e të cilit sot ndodhet manastiri, kalonte dega jugore e rrugës antike Egnatia, pikërisht 1 km në perëndim të tij. Për rreth manastirit shikohen, aty-këtu, ndërtime të vjetra, të cilat të krijojnë mendimin se rreth tij ka patur ndoshta një qendër të banuar. Sipas defterit osman të vitit 1431-'32, në nahijen e Myzeqesë, ndodhej fshati Ardenicë me tetë shtëpi, i cili mund të jetë shtrirë për rreth manastirit. Dëshmi tjetër, për rëndësinë e këtij manastiri është dhe fakti që po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, se në altarin e Kishës së manastirti të Ardenicës, është bërë edhe kurorëzimi i martesës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti me Andronika (Donika) Arianititn. Ceremoniali u bë në mesditën e 21 prillit 1451 nga peshkopi i Kaninës Feliks, në prani të princave shqiptarë dhe ambasadorëve të Napolit, Venedikut, Raguzës. Këtë fakt e përmend për herë të parë në vitin 1940, italiani A. Lorenconi.


Arkitektura
Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks. Ai, së bashku me konaket që i janë shtuar më vonë, zë një sipërfaqe prej 2.500 m2. Ky monument përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konaket, mulliri vajit, furra, stalla, etj.. Në qendër të tij ndodhet kisha "Lindja e Shën Mërisë", e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apollonia dhe gurë shtufi. Kisha është e tipit Bazilikal. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me tavan të rrafshët. Mjediset që përbëjnë këtë kishë janë: naosi, narteksi, egzonarteksi dykatësh, ku në fund u bashkangjitet këmbanorja e lartë 24 m. Në anën jugore ndodhet portiku i hapur i ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosi përbëhehet nga tre pjesë, të cilat ndahen në dy rreshta kolonash prej druri. Naosi ndahet nga altari me anë të ikonostasit. Dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka guri, e cila përfshin edhe ambientet e narteksit dhe egzonarteksit.
Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë. Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70m.
Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë, muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapeles është mbuluar me harkë guri, pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike.


Ikonografia
Kisha e Shën Mërisë është zbukuruar me afreske të mrekullueshme nga krijimtaria e piktorëve Kostandin dhe Athanas Zografi. Këta piktorë korçarë punuan për zbukurimin e këtij tempulli në vitin 1744. Veprimtaria artistike e ateliesë së piktorëve Zografi është shpalosur në bazilikat e Voskopojës, Vithkuq, në Myzeqe dhe në malin Athos në Greqi, ku shkuan disa herë dhe shfaqën talentin e tyre të fuqishëm, nëpër kishat dhe manastiret e atjeshme.
Piktura e Zografëve cilësohet nga specialistët si vazhdim i traditës më të mirë të pikturës kishtare në vendin tonë. Tematika pasqyron ngjarje nga Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re, dogmatika, liturgjia, jeta e shenjtorëve, etj.. Disa nga skenat janë "Festat e Virgjëreshës", skenat nga "Jeta dhe vuajtjet e Krishtit", "Fjetja e Shën Mërisë", "Zbutja e shpirtit të shenjtë tek apostujt", etj..
Në brezin e fundit, ndërmjet figurave të shenjtorëve është pikturuar muzikologu i shquar bizantin nga Durrësi Johan Kukuzeli. Në narteks, në të gjithë faqen lindore paraqitet skena e madhe që titullohet "Gjyqi i Fundit".
Krahas afreskeve një vend të rëndësishëm në dekoracionin artistik zë edhe ikonostasi i gdhendur në dru, i polikromuar me ar, i cili mban dy radhë ikonash të mëdha dhe të vogla. Zbukurimi i ikonostasit me ikona është realizuar në vitin 1744, ku kanë ndihmuar edhe esnafët e bakërxhinjve dhe muratorëve vozkopojarë, ç'ka tregon lidhjen e tyre shpirtërore me këtë trevë. Ikonat janë vepër e piktorit më të mirë miniaturist të shekullit të tetëmbëdhjetë, Kostandin Shpataraku. Disa nga ikonat janë: "Lindja e Shën Mërisë", "Krishti në Fron", "Shën Mëria me Krishtin", "Johan pagëzori", "Mbledhja e kryeengjëjve", "Kryqëzimi", etj.. Interesant është fakti se si në ikonën e Shën Gjon Vladimirit, në një nga ndarjet e cilklit të saj është pikturuar princi shqiptar i shekullit të katërmbëdhjetë, Karl Topia, me kurorë mbretërore në kokë dhe skeptër në dorë, që piktori e quan mbret të Shqipërisë.


Klerikët
Këtij manastiri nuk i kanë munguar asnjëherë klerikët e përkushtuar. Për t'u përmendur janë shumë prej tyre po ne po prekim vetëm dy. Njëri prej tyre, Igumeni, Nektar Terpo me origjinë nga Voskopja, shkroi në vitin 1731 një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, arumanisht dhe shqip. Është i rëndësishëm fakti se ky tekst përmban shkrimin e parë të shqipes të shkruar në shkollë nga grekët, teksti shqip i shkruar në alfabetin grek është i tillë: "Vigjin dhe mame e Perendis uro pren fajt orete" në fund të tij ndodhet nënshkrimi i autorit, Hieromonah - murgu, Nektarit. Ky murg ka shkruar edhe librin me përmbajtje fetare "Besimi" (Pistis), i cili u botua në Venedik në vitin 1773.
I dyti klerik që përmendet në historinë e kishës Ortodokese, është prifti Marko, i cili është ai që gjeti kufomën e shenjtit Kozma të hedhur në lumë nga suvarinjtë turq. Ja ç'thuhet në "Martirdogun" Shën Kozma Etollosit të përshkruar nga Shën Nikodhimi: Pas tri ditësh një prift i pëkushtuar i quajtur Marko që shëbente në manastirin e Ardenicës, pranë fshatit të Kolkondasë hipi në një trung bëri kryqin dhe shkoi të kërkonte. Gjatë ecejakeve të tij me barkë përgjatë lumit Seman ai gjeti trupin e të shenjtit, i cili qëndronte mbi ujë sikur të ishte i gjallë. Pasi e nxori nga lumi ai e veshi kufomën me rrasën e vet dhe e varrosi atë në kishën e Shën Mërisë së Kolkondasit, ku vite më vonë Ali Pashë Tepelena do të ngrejë manastirin e Shën Kozmait, si qendër të rëndësishme të kristianizmit në Myzeqe. Në fund të viteve 60 të shekullit të XX, në këtë manastir kaloi vitet e fundit të jetës edhe krypeshkopi i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Irene Banushi, një nga figurat më të shquara të klerit ortodoks.


Qendër arsimi dhe kulture
Manastiri i Ardenicës ka qenë mjaft i përmendur për pasurinë e bibliotekës së tij. Deri nga Greqia vinin në Ardenicë murgj dhe priftërinj për të studiuar në këtë bibliotekë. Kjo u pasurua me një fond të madh librash gjatë shekujve XVII - XVIII, sidomos nga ndihmat e shoqërisë voskopojase "Shoqata e Manastirit të Ardenicës", e cila i sillte librat jo vetëm nga Europa Perëndimore, por edhe nga Hungaria e Polonia. Kjo bibliotekë, që ishte një thesar i çmuar kulturor me 32.000 vëllime, u dogj nga zjarri në vitin 1932; ndoshta Zoti vendosi të vepronte kështu?! Qysh prej vitit 1780, në Manastirin e Ardenicës u hap edhe një shkollë e tipit të ulët në gjuhën greke. Qëllimi i saj ishte përgatitja e klerikëve të thjeshtë, për nevojat e kishës ortodokse. Lëndët bazë ishin Bibla, Liturgjia dhe greqishtja. Gjatë rilindjes kombëtare shkolla e Manastirit të Ardenicës do të bëhet një nga vatrat e mësimit të gjuhës shqipe, nga ku do të dalin një brez i tërë shkollash. Në vitin 1817, shkolla e ulët në manastirin e Ardenicës u shndërrua në gjimnaz, i cili ishte pajisur edhe me konvikt, shkak ishin lëndët bazë të kësaj shkolle. Nga bankat e saj dolën edhe priftërinj që u ngritën në karrierë, si për shembull: Peshkopi i Beratit, Josifi.


Mbishkrimet
Në dokumentet historike, manastiri "Lindja e Shën Mërisë" së Ardenicës, përmendet për herë të parë në vitin 1715, ndërsa vetë ky objekt kulti na ofron disa mbishkrime, të cilat janë të gjithë në gjuhën greke. Më i vjetri në kohë, është ai i datës 1 maj 1477. Ky mbishkrim gjindet mbi hyrjen qëndrore të Manastirit. Një mbishkrim tjetër nodhet në brendësi të Naosit mbi portën kryesore të tij dhe na jep datën 1743 - '44 që është edhe periudha e pikturimit të kishës së Shën Mërisë nga vëllezërit piktorë Kostandin dhe Athanas Zografi. Në manastir ndodhen edhe dy pllaka me data të ndryshme që i përkasin shekullit XVII. Njëra pllakë, me datën 1754 ndodhet në pjesën perëndimore të hajatit të kishës, ndërsa tjetra që mbart datën 1770 ndodhet në një nga harqet e furrës. Datimet ndodheshin edhe në kambanat që përdorte manastiri.


Vend turistik
Kodrat e Ardenicës ndodhen në jug të fushës së Myzeqesë së madhe me një pozitë dominuese që shihet nga të gjitha anët me një lartësi 237m mbi nivelin e detit. Kjo pozitë si ballkon, ku nga këmbanorja e tij shihen Kruja, mali i Dajtit, Tomorri, deti Adriatik, laguna e Kravastasë e deri në jug malet e Labërisë, e bëjnë Ardenicën një vend të vizituar nga turizmi shplodhës dhe argëtues, vlerat e të cilit ia shton edhe pylli halor dhe ullishtat që ndodhen në bregoret për rreth manastirit. Gjithashtu vlerat që zotëron ky tempull, për të cilat folëm më sipër, e bëjnë atë një nga qendrat më tërheqëse të turizmit studimor. Në këtë drejtim ndikon dhe fakti që pellgu i Myzeqesë, në sajë të pozitës kyçe dhe të privilegjuar ka patur gjithmonë një nivel të lartë zhvillimi ekonomiko-kulturor. Dëshmi për këtë janë një sërë manastiresh të mesjetës së hershme si forma refleksesh të këtij zhvillimi. I tillë ka qenë dhe mbetet edhe manastiri "Lindja e Shën Mërisë" së Ardenicës.


P.S ( Pershendetje çunave dhe gocave fierake )

Modifikuar nga Endri datė 30/12/2003 ora 07:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2003 23:04
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Iliret dhe si Apollonia (qendra Iliriane) ka qene influencuar nga helenet

1. Origjina e Ilirëve

Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie

Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

- TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

- ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

- DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

- ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

- DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

- DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

- PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

- KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

- THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire

Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen në vende të ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe një mbrojtje të sigurt natyrore. Përreth tyre kalonin rrugët tradicionale të komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve më të lashta, bronzit e fillimi i epokës së hekurit. Vendbanimet ilire ishin të fortifikuara dhe të hapura. Vazhduan të përdorëshin edhe vendbnime të tipit palafit. Tipi i parë i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim të drunjtë. Kishte edhe vendbanime të rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (në afërsi të Shkodrës) është vendbanimi më tipik për trevat e Ilirisë së Jugut. Ajo është e ngritur mbi një lartësi jo të madhe. I gjithë vendbanimi është i fortifikuar me mure guri të trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janë të punuara me mure guri të thyer. Fortifikimet në këtë kohë nuk kanë qenë të pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit të Gajtanit është e punuar me gurë të mëdhenj, të latuar më mirë. Banesat kanë qenë prej druri, në trajtë kasollesh, të ngritura në faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipërfaqja e këtyre vendbanimeve është 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me përmasa më të mëdha, deri në 15 ha. Vendbqanimet e kësaj kohe kanë pasur ekonomi fshatare, me një artizanat të zhvilluar të qeramikës e të metaleve. Mënyra karakteristike e varrimit për ilirët ishte varrimi në tuma, në kodra artificiale prej dheu. Përmasat e këtyre tumabe shkojnë në lartësinë 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Në mesi e çdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parë. Ai vihej në sipërfaqe të tokës ose i futur në taban. Herë-herë ky varr rrethohej me një unazë të madhe prej gurësh. E gjithë kjo sipërfaqe mbulohej me dhe e gurë, duke krijuar një kodër ku vazhdonin të bëheshin varrimet.

4. Kolonitë helene në Iliri

Helenët themeluan kolonitë e para të tyre në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut Lindor, në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i Fierit), mbi bazën e vendbanimëve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Dyrrahu, që mbante edhe emrin Epidamm, që në shek. V p.K. u kthye në një qytet-shtet (polis) të zhvilluar. Interesat e mëdha që kishte Greqia për këtë qytet bënë që për shkak të grindjeve që kishin plasur në Dyrrah, të fillonte lufta e Peloponezit, e cila fërfshiu Greqinë dhe vazhdoi për 30 vjet rresht. Ilirët lejoheshin të vendoseshin në Dyrrah, prandaj kjo koloni pati një numër të madh ilirësh. Dyrrahu shumë shpejt u shndërrua në një port të rëndësishëm dhe u njoh si porti më i madh i Adriatikut. Që në shek. V.p.K ky qytet preu monedhën e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotë se Dyrrahu u kthye në koloni romake. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet qe në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet, që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jshtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Këtu vinin edhe nga vende të tjera për të mësuar. Cicerroni e quan Apoloninë "qytet i madh e hijerëndë". Këtu, shtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arnë luftimesh ndërmjet ilirëve, epiriotëve, maqedonasve e romakëve.

3. Pellazgët

Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të dytë p.K. erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popullatash blegtore. Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge, për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Rgjeut. Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme, ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti, historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.


Shënim: Ky material është marrë nga libri i hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë!
Miratuar nga Këshilli Kombëtar i Historisë pranë Ministrisë së Arsimit!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2003 23:16
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 06/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Fieri..

Fieri

Kemi fushat myzeqare

kemi Benz-a kemi pare

bejm' kanabis e duhan

Fieri yne qe je me nam."

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2004 00:16
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hirushja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hirushja Shto hirushja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hirushja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
JaM_VlOnJaTe
kush tha qe kam?

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: ketu, ku tjeter?
Mesazhe: 353

Post

Hello gjitoner . Sic e shihni une s'jam nga Fieri, por prape e kam qejf. E di ca me pelqente me teper ne Fier mua? Ishte nje byrektore atje. Qe sa here venim larte-poshte neve atje e kishim koken. (Ato byreket trekendesh me gjize...hm..sa te mire) Se po me vjen te ha nje tani, po nejse s'kam ku e gjej .

__________________
hey babez

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2004 22:50
JaM_VlOnJaTe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė JaM_VlOnJaTe Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me JaM_VlOnJaTe (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: JaM_VlOnJaTe Shto JaM_VlOnJaTe nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto JaM_VlOnJaTe nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
fluturake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: gjithkund e askund
Mesazhe: 174

Vetem kaq vlora? Fieri eshte metropoli i jugut .

__________________
Njerez te mire jane ata qe vetem e mendojne ate qe te tjeret e bejne me gjithe mend.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2004 12:38
fluturake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė fluturake Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me fluturake (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė fluturake't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: fluturake Shto fluturake nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto fluturake nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
JaM_VlOnJaTe
kush tha qe kam?

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: ketu, ku tjeter?
Mesazhe: 353

Wink

Hahhaa..lol. Epo tani, ajo ishte ca mu kujtua per momentin aman .
Te tjerat jua them me vone..
pacim

__________________
hey babez

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2004 18:55
JaM_VlOnJaTe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė JaM_VlOnJaTe Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me JaM_VlOnJaTe (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: JaM_VlOnJaTe Shto JaM_VlOnJaTe nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto JaM_VlOnJaTe nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > FIERI qyteti im me i dashur

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.