Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Shtajner hedh poshte deklaratat e fundit te Serbise
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Shtajner hedh poshte deklaratat e fundit te Serbise

"Kosova nuk guxon të instrumentalizohet për çështje të brendshme të Serbisë", ka thënë sot në Prishtinë në një takim me mediat, shefi i UNMIK-ut Michael Steiner duke iu përgjigjur kryeministrit të Serbisë Gjinxhiç dhe zëvendësit të tij Çoviç, pas deklaratave për minishtete serbe në Kosovë dhe për bartjen e luftës nga Kosova në Luginën e Preshevës. "Kohët e fundit kemi dëgjuar kërkesa të ndryshme dhe deklarime publike të zyrtarëve serbë, për minishtete, për ndarje të Kosovës apo për kthim të ushtrisë jugosllave në Kosovë, mirëpo qëndrimi i Uashingtonit, i Brukselit madje dhe i Moskës është i qartë për rrugën që duhet ndjekur sipas rezolutës 1244", tha Michael Steiner, duke porositur që në vend të shpërthimeve emocionale të punohet profesionalisht që të mos destabilizohet situata. Fillimisht zoti Steiner ka hedhur poshtë deklaratat e Gjinxhiçit se në Kosovë do të formohen minishtete serbe.
" Kjo ide shkon në kundërshtim me synimin e shprehur të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Këshillit të Sigurimit, se Kosova nuk duhet instrumentalizuar për çështje të brendshme", tha zoti Steiner. Ai ka kundërshtuar prandaj edhe paralajmërimet e Këshillit kombëtar serb se nesër do të konstituohet Asambleja e bashkimit të komunave veriore serbe të Kosovës.
" Qëndrimi ynë është i pastër si kristali dhe ne kemi thënë që çfarëdo që është në bazë të parimeve një-etnike është në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe me kornizën kushtetuese, prandaj nuk ka vlerë ligjore", tha zoti Steiner duke theksuar se partnerët e UNMIK-ut janë njerëzit që kanë fituar votat në zgjedhje dhe jo të vetëquajturit apo të vetëzgjedhurit. Zoti Steiner sot ka hedhur poshtë si të pabaza edhe deklaratat e djeshme të zëvendëskryeministrit serb Nebojsha Çoviç, i cili pas incidentit në Luginën e Preshevës, ka thënë se tre të dyshuarit për këtë incident ndodhen në Kosovë dhe se Kosova po bart dhunën në Luginë. " Ne kemi një marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë dhe dje nuk jemi informuar siç duhet të ishim informuar edhe pse ka patur kontakt ndërmjet policisë së UNMIK-ut dhe policisë serbe. Por megjithë këtë Çoviç ka dalë në publik me tre emra", tha Steiner. Ai tha se policia e UNMIK-ut ka insistuar për më shumë informacione, por të tilla nuk janë dhënë.
" Pas insistimit tonë policia serbe në asnjë mënyrë nuk ka mundur të vërtetojë ato që Çoviç i ka thënë publikisht", tha zoti Steiner duke theksuar se megjithatë janë përforcuar masat gjatë vijës kufitare dhe janë të gatshëm për të vepruar në rast të ndonjë informacioni të qëndrueshëm, që ende asnjëherë nuk është ofruar nga pala serbe.
I pyetur nëse UNMIK-u do të arrestonte shqiptarët e përmendur nga Çoviçi, në rast se autoritetet e Beogradit e kërkojnë një gjë të tillë, zoti Steiner u përgjigj:
" Ne mund të bazojmë vetëm në bazë të ligjit që do të thotë se ne na duhen dëshmi, sepse nuk mund të veprojmë në bazë të thashethemeve", tha Steiner. Në këtë kuadër ai tha se "ne në Kosovë jemi të vendosur të veprojmë në bazë të ligjit dhe kjo dëshmon edhe në rastin e çështjes së të dyshuarve nga Tribunali i Hagës. Kjo nuk ka të bëjë me rastin e djeshëm , por rasti i Tribunalit tregon se këtu bëhen punët si duhet dhe se gadishmëria që është dëshmuar në Kosovë për mbështetjen e ligjit, edhe në bashkëpunim me Tribunalin nuk mund të shihet në vende të tjera të rajonit, nuk mund të shihet në vende të tjera të rajonit", tha shefi i UNMIK-ut Michael Steiner.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2003 14:31
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Shtajner hedh poshte deklaratat e fundit te Serbise

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.