Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? Vlerėsimi i Temės: 7 votime, mesatarja 4.71.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
dodgy
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/03/2004
Vendbanimi: angli
Mesazhe: 470

?

Hello analiste
me duket se kemi kaluar te njejten gje[ndoshta un pak me shum] nqs nuk e jeton nuk e ndien dhe e kupton vetem ti.
ajo qe doja te thoja te tema eshte se duhet te shohim me shum dhe te nxjerim me shum ne pah anet tona te mira sepse keshtu mendoj se do jemi me atdhetar dhe do ta duam me shum atdheun dhe njeri tjetrin

__________________
burri qe esht burr e co taven ne furr e se mer me kurr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2004 20:47
dodgy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgy Shto dodgy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dido
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 46

Post

Pershendetje te gjitheve!Kjo teme eshte shume interesante dhe me behet qejfi qe lexoj aq shume te ndryshme por te njejta.Doja tu tregoja diçka: Ne 2002-shin kisha pak a shume dy jave ne itali dhe ndodhesha ne stacionin e trenit me nje shoqen time,prane nesh dy quna shqiptar,njeri nga ata fliste ne telefon me nje tjeter shqiptar dhe nga fjalet kuptuam se ishin tutore vajzash.Ne pak te trembura vendosem te mos flisnim shqip.Ne tren ato ulen diku afer nesh dhe nje i huaj qe ndodhej afer nesh na pyeti nese ishim shqiptare,atehere ne na u desh ta mohonim.Nuk e di pse njerit nga ato qunat i dogji dhe u hedh dhe tha :pse ç'te keqe ka te jesh te jesh shqipt ar?E shikoni qe edhe ky djale qe e keqja ishte vete i djeg po ti flasesh keq per shqiperine megjithese duhet te rrije urte dhe ti vije turp per ate qe ben.

__________________
ti shqiperi me jep nder,mejep emrin
shqipetar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2004 09:06
dido nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dido Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dido (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dido Shto dido nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dido nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dido
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 46

Me falni se me pare shtypa dicka dhe pa dashje dergova mesazhin!Doja te thoja se sa per veten time jam shume atdhetare,une sot studioj ne itali por neser kur te mbaroj do te kthehem se endrra ime eshte qe me punen time te kontribuoj sado pak per te permiresuar gjendjen ne vendin tim.Dhe mos harroni qe gur gur behet mur!

__________________
ti shqiperi me jep nder,mejep emrin
shqipetar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2004 09:14
dido nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dido Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dido (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dido Shto dido nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dido nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erinda
studente

Regjistruar: 25/04/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 9

Unhappy

Pershendetje te gjitheve shqipetareve ne shqiepri dhe kudo qe ndodhen.
Kjo teme eshte vertet interesante, dhe vleresoj vertet mendimet e gjithsecilit per shqiperine(ne vecant te elbasanlliut_2003 dhe te analistes) dhe atdhedashurise si ata e konceptojne dhe e ndjejne.
Un kam 10 muaj qe jam ne usa dhe c'dohere qe me pyesin prej nga je me plot goje them nga Shqiperia. Deri me sot nuk kam pasur ndonje rast te mohoj vendlindejn time. Saper mall mos me pyetni se un e di.
Atdhedashuria per mendimin tim eshte nje ndjene qe gjithsecili e ka ne vetevete dhe e shpreh ne menyra te ndryshme, dikush me fjale dikush me vepra. Te gjithe duhet te kontribojme per atdheun tone qe ai te ece perpara, te mundohem te zhdukim korupsionin, te ngreme lart emrin e shqiperise per mire dhe jo perkeq( sic na eshte hapur nami)
Jam krenare qe jam shqipetare, aty kam lindur aty kam fis e fare aty kam qeshur e aty kam qare, Jam krenare qe jam pjeseze e nje shteti kaq te vogel po nje zemer kaq te madhe. Me kaq po e le.


Pacimmmmmm

__________________
"Te rrosh ate mos rrosh
kjo eshte ceshtja"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Qershor 2004 05:05
erinda nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erinda Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erinda (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erinda Shto erinda nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erinda nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jogu_pd
Anetar i ri

Regjistruar: 19/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 2

atdhedashuria

Jam nje studente ne itali prej 4vitesh dhe te themi qe ketu me teper se kudo kemi namin me te keq ne shqiptaret.m.gj.t nuk besoj se asnje shqiptar verdalle neper bote nuk e do atdheun e tij dhe nuk eshte krenar nga vendi qe vjen.dhe gjithe keto polemika mbi termat e duhura qe duhen perdorur mbi kete teme me duken te kota.Jemi shqiptare te gjithe dhe patriotizmin e kemi ne gjak.dhe parardhesit tane kane luftuar per te mbajtur shqiperine te bashkuar ne sot vritemi njeri me tjetrin.Nuk dua te filloj te flas per plerat qe ndodhen ne itali dhe kudo neper bote qe vrasin e vjedhin e marren me pislliqe se nuk mbaroj me dhe me vjen me te vertete peshtire.se per faj te ca plerave ne te tjeret vuajme.qe kur kam ardhur ne fillim ne 2000 te paditur sapo dale nga gjimnazi,ne universitet sapo i thje qe ishe shqiptare te kthenin krahet sikur te kishe zgjebe.nuk te fliste me bri i botes.nejse tani pak me ndryshe me ato balerinet shqiptare qe e kane ndryshuar pak opinonin per shpitaret ne itali.mgjt pergjithesisht jemi popull barbar se nuk ka mundesi te lexosh cdo dite ne gazete per shqiptar qe kane bere ndonje maskarallik.M.gjt eshte vendi qe kam lindur dhe jam rritue dhe do e mbaj gjithmone ne zemer dhe po nuk u ktheva me.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Qershor 2004 15:25
jogu_pd nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jogu_pd Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jogu_pd (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: jogu_pd Shto jogu_pd nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jogu_pd nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PriNcEzZa_UsA
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 32

Citim:
Po citoj ato që tha erinda
Pershendetje te gjitheve shqipetareve ne shqiepri dhe kudo qe ndodhen.
Kjo teme eshte vertet interesante, dhe vleresoj vertet mendimet e gjithsecilit per shqiperine(ne vecant te elbasanlliut_2003 dhe te analistes) dhe atdhedashurise si ata e konceptojne dhe e ndjejne.
Un kam 10 muaj qe jam ne usa dhe c'dohere qe me pyesin prej nga je me plot goje them nga Shqiperia. Deri me sot nuk kam pasur ndonje rast te mohoj vendlindejn time. Saper mall mos me pyetni se un e di.
Atdhedashuria per mendimin tim eshte nje ndjene qe gjithsecili e ka ne vetevete dhe e shpreh ne menyra te ndryshme, dikush me fjale dikush me vepra. Te gjithe duhet te kontribojme per atdheun tone qe ai te ece perpara, te mundohem te zhdukim korupsionin, te ngreme lart emrin e shqiperise per mire dhe jo perkeq( sic na eshte hapur nami)
Jam krenare qe jam shqipetare, aty kam lindur aty kam fis e fare aty kam qeshur e aty kam qare, Jam krenare qe jam pjeseze e nje shteti kaq te vogel po nje zemer kaq te madhe. Me kaq po e le.


Pacimmmmmm



po po

__________________
Muwahhhhhhhhhhhhhhhhhhh!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Qershor 2004 01:36
PriNcEzZa_UsA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PriNcEzZa_UsA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PriNcEzZa_UsA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė PriNcEzZa_UsA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: PriNcEzZa_UsA Shto PriNcEzZa_UsA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PriNcEzZa_UsA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

Smile

Thank you Princezza.Kisha vendosur te mos shkruaja me tek kjo teme,qe nuk quhet teme perderisa sapo thua disa mendime personale disa ofendohen,disa pergjigjen flake per flake,por gjithsesi nuk mund te rrija pa falenderuar per vleresimin qe me ke bere,sepse vertetove qe i drejti bie ne sy dhe vleresohet edhe ne hije.Ciao

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2004 22:26
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elbasanlliu_2003 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ori
Anetar i ri

Regjistruar: 23/06/2004
Vendbanimi: kanada
Mesazhe: 1

Atdhedashuria eshte nje ndjenje qe nuk mund te pershkruhet me fjale.
se sa e duam atdheun ne qe jemi larg kete nuk e mat dot njeri,me gjeni nje femije qe nuk e do nenen e tij.Ne jemi atdhetare dhe Shqiperia eshte zemra jone po ja qe seshte e thene qe cdo njeri nga ne te jete vetem ne shqiperi dhe keshtu e do ate .
Ne e nderojme Shqiperine kudo qe jemi se kemi treguar qe punojme per te edhe kur jemi larg.Pershendes elbasanlliun per mendimet e sakta dhe me plot ndjenje.

__________________
atdhedashuria nuk eshte fjale,por eshte gur dhe gur i ralle.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2004 06:40
ori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ori Shto ori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Jam atdhetare

Te jesh atdhetar nuk do te thote te jesh jashtetit, sic po flisni te gjithe, por mund te jesh atdhetare eshe ne vendin ke jeton..........

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2004 15:55
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Derek Crane, britaniku 54-vjeçar që promovon me dëshirë turizmin shqiptar në Britani.

“Si po i sjell turistët anglezë në Shqipëri”

Deri tani Derek ka bindur të vijnë 80 turistë. Vitin e ardhshëm synon të organizojë udhëtime në grupe.


Për britanikun 54 vjeçar Derek Crane, Shqipëria është bërë tashmë shtëpia e tij të dytë. Vjen katër apo pesë herë në vit dhe qëndron rreth një javë. Që nga hera e parë kur ai mbërriti këtu në vitin 2000, vendosi të kthehej përsëri, e përsëri. “Do më pëlqente të jetoja këtu, por… të punoja në Londër”, thotë ai, pasi janë fitimet e mëdha që ai merr nga kompania e tij, që i bëjnë të mundur shpenzimet e mëdha të udhëtimit e qëndrimit në Shqipëri.
Pasi shëtiti në disa nga pjesët më të bukura e mbresëlënëse të Shqipërisë, i lindi dëshira për t’i promovuar këto vlera te bashkëqytetarët e tij anglezë. Një degë e kompanisë së tij ‘D Crane Consultants Ltds’, tashmë i kushtohet turizmit, kryesisht atij shqiptar. Ka krijuar një faqe interneti www.travelonholiday.co.uk , posaçërisht për Shqipërinë, ku prezantohen pamje piktoreske nga vendi, foto të zonave malore, pamje të ndryshme të Tiranës e të Korçës si dhe plazhet e Durrësit e Sarandës. Po kështu, jepen edhe shumë udhëzime se ku mund të pushosh, të akomodohesh apo të shohësh pamje të rralla tipike shqiptare. Derek Crane gjithashtu ka përgatitur tri broshura enkas për Shqipërinë dhe vendet e mundshme ku mund të zhvillohet turizmi. Njërën broshurë e ka botuar tashmë. Në të janë përzgjedhur pamje nga Shqipëria, një historik i shkurtër dhe përshkrime të vendeve, të cilat vetë Derek i ka parë nga afër.
Broshura e dytë e cila botohet në gusht, do të jetë si një guidë për udhëtimet nga Shqipëria në Londër, pasi Derek mendon se edhe shqiptarët duhet të kenë të njëjtat mundësi e lehtësira për të udhëtuar jashtë vendit të tyre. Ai është duke përgatitur një udhëtim për në muajin shtator të një grupi turistësh shqiptarë për në Angli. Sigurisht kjo do të arrihet nëse shqiptarët që do të nisen për turizëm, do të “bindin” ambasadën britanike këtu si ‘persona të besueshëm’ që do të kthehen patjetër në atdhe. Megjithatë Derek është duke punuar edhe në këtë pikë me qeverinë britanike, për të bërë të mundur dhënien e vizave një mujore turistike për shqiptarët. Ndërsa për pjesën tjetër Derek-u thotë se do ta organizojë gjithçka vetë, kundrejt pagesës më të ulët të mundshme.
Broshurën e tretë ai po e përgatit si një guidë për të vizituar malet e Shqipërisë, pra zonën e veriut.

Turizmi në Shqipëri
Por puna e Derek-ut nuk janë thjesht botimet apo publikimet në internet. Ai ka organizuar dhe vazhdon të organizojë shumë udhëtime të britanikëve në Shqipëri. “Vjet kam sjellë 30 vetë, ndërsa këtë vit më shumë, ndoshta 40-50”. Për këta Derek-u dhe kompania e tij kanë siguruar gjithçka: fluturimin, akomodimin, transportin dhe vendet që ata do vizitonin. Po kështu u jep edhe informata praktike: për transportin, për doganat etj.. Megjithatë ai thotë se në faqen e internetit të tij vijnë dhjetëra mesazhe që kërkojnë të dhëna më shumë për Shqipërinë dhe pastaj ata udhëtojnë vetëm. Derek thotë se në përgjithësi i këshillon turistët anglezë të qëndrojnë në hotelet ku ai ka qëndruar, ku njeh menaxherin apo pronarin. U rregullon shoferin apo përkthyesin me të cilët ka kontakte, dhe mbi të gjitha i garanton se Shqipëria është vend i sigurt. “Unë u them që të mos kenë frikë. Dhe kur ata kthehen në Angli më thonë gjithnjë se nuk kishte asgjë të frikshme në Shqipëri, dhe se jo vetëm që nuk është vend i rrezikshëm, por është shumë miqësor”. E fatmirësisht, deri tani ai thotë as ai, as miqtë e tij, nuk kanë patur ndonjë përvojë të hidhur në Shqipëri. “Kemi patur vetëm vonesa që nuk kanë të bëjnë me shqiptarët. Këto gjëra ndodhin kudo në çdo aeroport. Të vetmet ankesa janë se rrugët përshembull apo transporti në përgjithësi nuk janë në standardin e duhur, por në fund thonë se kjo është pjesë e argëtimit këtu. Turistët anglezë në përgjithësi kanë shumë ankesa edhe për Spanjën, për Qipron apo Greqinë”. Ai thotë se një nga problemet më të mëdha aktuale të biznesit të tij është mungesa e një linje ajrore direkte Tiranë-Londër. “Shpresoj që gjërat të përmirësohen në këtë drejtim”, thotë Crane, duke shtuar se është një shenjë e mirë që British Airways ka ndërmend të hapë së shpejti një zyrë në Tiranë. Por Derek për gjithë udhëtimet që ka organizuar deri tani ka mundur të zgjedhë rrugët më pak të kushtueshme si Tiranë-Bari-Londër (e anasjelltas) apo Tiranë-Beograd-Londër. Megjithatë ai shpreson se kjo linjë mund të kryhet së shpejti edhe nga Albanian Airlines.

Reagimi në media
I dashuruar pas Shqipërisë, Derek Crane nuk duron dot kur ndonjë gazetar anglez shkruan ndonjë gjë të pavërtetë për këtë vend. Thotë se lexon të gjithë artikujt ku shkruhet për Shqipërinë. Duke e quajtur veten tashmë ‘ekspert të çështjeve shqiptare’ kur sheh diçka të pasaktë, ai reagon, dërgon letra, apo opinione në gazeta të ndryshme kombëtare, një pjesë e të cilave botohen. “Kështu në fillim të këtij viti në një artikull ishte shkruar në lidhje me një ‘rebelim’ që u zhvillua në ‘Sheshin Skënderbej’ (për të përndjekurit). Unë i shkrova gazetës ‘Daily Telegraph’, dhe letra ime u botua. Aty unë u thoja se nuk është një rebelim, por demonstrim paqësor, që ndoshta doli pak nga kontrolli nga një grup në minorancë. Protesta të tilla ndodhin shpesh edhe në Angli”, rrëfen Derek Crane, i bindur që shpeshherë gazetarët britanikë janë më të prirur për anët negative të Shqipërisë. Megjithatë ai thotë se shqiptarët duhet të punojnë më shumë për veten e tyre, duhet të udhëtojnë më shumë dhe ta inkurajojnë vetë turizmin. “Ky është vend shumë i mirë, dhe mendoj se brenda dhjetë vjetësh shumë evropianë perëndimorë do të dynden këtu. Kështu që unë jam me fat që jam nga të parët që kam ardhur”.


Intervista
Çfarë ju shtyu, për herë të parë, të vizitonit Shqipërinë?
Vizita ime e parë ka qenë në vitin 2000. Kam ardhur vetë si turist, vetëm për të parë këtë vend. Kisha lexuar për problemet në Shqipëri në fund të viteve ‘90, dhe kisha dëgjuar më pas që gjërat ishin përmirësuar, dhe erdha për kuriozitet. Fillimisht isha kurioz për politikën në këtë rajon ballkanik. Në fakt ky vend nuk njihet mirë nga qytetarët anglezë.

E cilat ishin përshtypjet e para?
Përshtypjet e mia të para ishin se ky vend ishte nja dhjetë apo 15 vjet prapa nga ç’mendoja unë. Megjithatë natyra e këtij vendi, malet, ishin spektakolare. Mendova se ky vend ka potenciale mahnitëse, kryesisht për turizmin. I thashë vetes se duhet të kthehem për ta parë këtë vend nga këndvështrimi i këshillimit për turizëm. Më pas u ktheva në 2001 për të parë me sytë e një qytetari britanik, nëse do të ishte apo jo me leverdi për turistët britanikë.

Keni mundur ta vizitoni gjithë Shqipërinë?
Për mua tani kjo është vizita e trembëdhjetë këtu për katër vjet e gjysmë, por nuk kam parë gjithë vendin. Në fakt sa herë që vij shoh gjëra të reja. Më shumë pëlqej Tiranën, se është shumë aktive, por gjithashtu pëlqej Korçën e Voskopojën, pasi është më e qetë, paqësore, ka ajër të pastër dhe shumë njerëz miqësore. Kryesisht kam qenë në qendër e në jug të Shqipërisë. Shpresoj që të vizitoj veriun dhe Alpet në një udhëtim të planifikuar për vitin 2005. Mund të them se Shqipëria ndryshon dhe përmirësohet çdo herë që unë vij. Infrastruktura po përmirësohet gradualisht. Rrugët po bëhen më të mira, veçanërisht jashtë Tiranës, standardi i akomodimit apo i transportit përmirësohet gjithnjë e më shumë, aeroporti është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me herën e parë. Kam shumë miq këtu, të gjithë janë të ngrohtë, miqësorë dhe mikpritës. Edhe kur takoj njerëz për herë të parë, ata më bëjnë të ndihem sikur i kam njohur prej kohësh. Nuk kam takuar ndonjë shqiptar që është sjellë ashpër me mua. Diferenca mes shqiptarëve dhe anglezëve është se në Angli ka shumë njerëz të ashpër, që nuk të respektojnë dhe nuk janë shumë mikpritës si këtu.

Cilat janë planet tuaja të ardhshme?
Interesi për Shqipërinë po rritet shumë shpejt. Për shembulll, që kur unë promovova për herë të parë faqen time të internetit, kishte vetëm 10 klikime në muaj, ndërsa tani ka rreth 100 klikime në javë, shumë e shumë e-mail-e ku kërkohen të dhëna për Shqipërinë, kështu që unë jam më aktiv në promovimin e këtij vendi. Ne po përgatisim një reklamë kombëtare këtë vjeshtë në shtypin kombëtar. Unë po organizoj një sferë më të madhe aktivitetesh për vitin 2005, përfshi edhe ngjitjen në Alpet shqiptare, të cilën po e organizoj në bashkëpunim me “Autdor Albania”. Gjithashtu po punoj në marrëveshje me disa njerëz në Shqipëri për të organizuar disa udhëtime turistike 7 ditore në Londër për shqiptarët. Grupi i parë ndoshta do të niset në shtator të këtij viti.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Qershor 2004 14:13
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Sa atdhetare jemi ne shqiptaret?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.