Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > "Gonxhe Bojaxhiu dhe kontributi i saj per Kauzen KOMBETARE"
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AlbMuslim-Ku
Anetar i ri

Regjistruar: 24/05/2004
Vendbanimi: Kumanovė
Mesazhe: 9

"Gonxhe Bojaxhiu dhe kontributi i saj per Kauzen KOMBETARE"

Te nderuar forumist , e hapa kete teme duke pas parasysh personalitetin e Gonxhe Bojaxhiut te ashtuquajtures Nena Tereza si nje nder personalitetet qe me te vertet eshte per lavdrat per gjith ate qe beri per perhapjen e Krishterizmit , me menyra dhe metoda te cilat ndoshta edhe skan pas aq efekt.

Por edhe une si shumica e ju tjerve kam ber pyetjen qe ndoshta me mungojn shum pergjigje , athua cka beri Gonxhe Bojaxhiu per kauzen kombtare , cilat ishin veprat e saja per ne shqiptaret , a arriti fjala e saj diku per ne qe egzistojm si popull , vall a ka ber ajo dic per pavarsin e KOsoves , per shqiptaret ne tersi ???

Me Respekt
AlbMuslim-Kumanovë

__________________
"Nėse Nuk Ke Cka Tė Bėshė, Atėherė Atė Mos e Bėn Kėtu"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2004 20:50
AlbMuslim-Ku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AlbMuslim-Ku Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AlbMuslim-Ku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AlbMuslim-Ku't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AlbMuslim-Ku Shto AlbMuslim-Ku nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AlbMuslim-Ku nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dena
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 102

Question

pershendetje
hhhhhhhh.............interesante si teme djalosh, ......do mund te hezitoja per te dhene mendimin tim sepse kam ca rezerva, megjithate duke ditur punen e saj "kolosole" ne bote dhe per te gjithe te krishteret, ndoshta eshte per t'u vleresuar, (zoti e di me mire), por per kauzen kombetare....nje zero me xhufka...



-------------------
gjithkush degjon ate qe kupton

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 11:42
dena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dena Shto dena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

muslimoo....

Ja edhe nji teme tjeter denigruese per figurat tona shqiptare ma te ndritura,ja keni fillu me Skenderbeun,I.Kadarene dhe tani me nane Terezen,a mos duhet tu japim te drejte Maqedonasve sllave qe po mundohen tja nderrojne nacionalitetin Nane Terezes???Nqs ka ne njerez ne shqiperi qe nuk e vleresojne Nane Terezen ,ka shume e shume te tjere qe e vleresojne,Nane Tereza nuk ishte prone vetem e kombit tone prandaj edhe u ba shejtneshe,e kuptoj shum mire qe Nane Tereza nuk personifikon asigja per anen muslimane(dhe me vjen shum keq,por nuk besoj se te gjithe muslimanet mendojne keshtu),Nane Tereza u nderu nga Evropianet ,pra kush ta ndijne vedin Evropian,nderon edhe nane Terezen ,te tjeret ne rrote te gomarit shkoshin.Ku ka shku fantazija e shqiptarit.Mire ka thane Faik Konica"e keqja ma e madhe e shqiptarit asht vete shqiptari.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 14:28
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Dena...

Nga ti nuk pritsha ndonje reagim tjeter pervecse te ketij lloji,por mos harroni qe Nane Tereza u mohua per 50 vjet si nga jugosllavet ashtu edhe nga servili i tyre Dulla,pastaj ,Nane Tereza nuk ishte nje nacionaliste por nje fetare,dhe si e tille edhe u shejterua,cfare hyn tek figura e Nane Terezes kjo teme??

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 14:32
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Angry

PIKESEPARI AJO ISHTE AJO ASHT E MADHJA NANE TEREZA
E S'ESHTE E ASHTUQUJATURA NANE TEREZA PRANDAJ MA RRESPEKT KUR FLITET PER NJE NJERI TE TILLE E AQ ME SHUME PER NJE NJERI TE SHENJTE

QA KUPTIMI KA KJO TEME....
APO TESH EDHE NANE TEREZA NE DOLI ME DIFEKT.......EDHE ME NANE TEREZEN JU DOLI PUNE???LENI TE DEKNIT NE PAQEN E TYNE....E MOS I XENI NE FJALE KOT SE ASHT GJYNAH I ZOTIT

QA KA BA PER KAUZEN KOMBETARE?????
PO QA PYTJESH BANI MOR NJEREZ.....
NJEREZIT E SHENJTE S'KANE ATDHE S'KANE NENSHTETESI S'SHOHIN INTERESA NGJYREN E LEKURES FENE E TJETRIT ETJ ETJ
DASHNIA PER TJETRIN E PER ATE QE VUNE ASHT E MADHE E NANE TEREZA I DESHTI ATA NJEREZ KUDO NE BOTE ME VEPREN E SAJ BAMIRESE ......I DESHTI EDHE NE SHQIPERI KOSOVE E MAQEDONI KUDO

AJO S'ASHT E PRONE E JONA AJO ASHT E BOTES MBANE.....
E NE S'MUNDENA ME I KERKU LLOGARI NANE TEREZES.....



LEXONI PER JETEN E SAJ MA MIRE SE SA ME FOLE

3SH


"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".

Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endč 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.

Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj "njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë", "do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra". "Eja, të jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund të shkoj vetëm". E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.

Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Eukaristi; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t'i gjetur dhe për t'u shërbyer atyre që janë: "të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.

Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj.

Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".

Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.

Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 15:12
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ASNJENI NGA KETA QINDRA MIJERA NJEREZ SI KERKON LLOGARI

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20031019_n2.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 129 herė.

JA ATA QE MOREN PJESE NE DITEN E SHENJETRIMIT TE SAJ...

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 15:17
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AlbMuslim-Ku
Anetar i ri

Regjistruar: 24/05/2004
Vendbanimi: Kumanovė
Mesazhe: 9

Hahaha , me ben te qesh o Treshi ...

E ashtuquajtura "Nene Terez", ne fakt kam pas te drejt , ja pse.

Nene=Grua qe ka fmij , ajo thrritet Nënë.
Nene Terez=Murgesh qe se din asnjeher ngrohtesin e fmiut , sdin si eshte te ket femij, se din afersin e fmiut , per kete kam te drejt qe ti them e ashtuquajtura Nene Tereza.

Sa eshte shqiptare ajo ???
Familja BOJAXHIU ne maqedoni jan Familje Vllehe , e kurr skan qen Bojaxhinjt shqiptar te paster por ne i themi MELEZ (gjys/gjys) .

Njerzit e shenjt skan atdhe , skan nenshtetsi ????
Ajo kishte nenshtetsin indiane ,fakt.
Atdheu i saj ishte Maqedonia.

3sh shum larg je , po zihesh me fjalt e tua ...

Ju Pershendes gjithve dhe pasuesit e te Ashtuquajtures "Nene Pa Ndjenja"


Me Respekt
AlbMuslim-Ku

__________________
"Nėse Nuk Ke Cka Tė Bėshė, Atėherė Atė Mos e Bėn Kėtu"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 17:20
AlbMuslim-Ku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AlbMuslim-Ku Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AlbMuslim-Ku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AlbMuslim-Ku't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AlbMuslim-Ku Shto AlbMuslim-Ku nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AlbMuslim-Ku nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

juve ne kumanove ju kane mesuar te flisni keshtu hoxhallaret apo sllavet? sepse keshtu kombinim me perfekt nuk do kishte

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 17:38
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

rrespekt per te vdekunit jo per mu....

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 17:39
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AlbMuslim-Ku
Anetar i ri

Regjistruar: 24/05/2004
Vendbanimi: Kumanovė
Mesazhe: 9

Analistja me habitni ju qe keni mbi 2000 mesazhe ne forum edhe prap spaskeni arrit te beheni analiste e vertet.

Une kam dhen vetem disa sqarime asgje me shum


Respekt
AlbMuslim-Ku

__________________
"Nėse Nuk Ke Cka Tė Bėshė, Atėherė Atė Mos e Bėn Kėtu"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 17:43
AlbMuslim-Ku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AlbMuslim-Ku Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AlbMuslim-Ku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AlbMuslim-Ku't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AlbMuslim-Ku Shto AlbMuslim-Ku nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AlbMuslim-Ku nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > "Gonxhe Bojaxhiu dhe kontributi i saj per Kauzen KOMBETARE"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.