Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > shpallet aktakuza ndaj Ramush Haradinajt
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

shpallet aktakuza ndaj Ramush Haradinajt

Gjykata e Hagës publikon aktakuzën ndaj Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt

10 mars 2005 17:15 ET

PRISHTINË (KosovaLive) – Gjykata Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, publikoi të enjten aktakuzën ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt. Tre të akuzuarit, nga Gjykata e Hagës, dyshohet të kenë kryer 33 krime kundër njerëzimit dhe 36 vepra tjera për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.

Akuzat e paraqitura nga prokuroria e Gjykatës të Hagës dhe të konfirmuara më 4 mars të këtij viti nga gjykatësi Bonomy, e ngarkojnë Ramush Haradinajn, me 17 akuza për krime kundër njerëzimit, në bazë të Nenit të 5-të të Statutit të Gjykatës: “përndjekje (veprime çnjerëzore, shkatërrim të pronës, ndalime të paligjshme, dëbim ose transferim të dhunshëm të civilëve, vrasje, përdhunim); veprime çnjerëzore; dëbim dhe veprime të tjera çnjerëzore; burgim dhe veprime të tjera çnjerëzore; vrasje dhe veprime të tjera çnjerëzore; përdhunim dhe veprime të tjera çnjerëzore”, dhe 20 akuza për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës-Neni 3 i Statutit të Gjykatës: “trajtim mizor; vrasje; përdhunim”.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se i akuzuari Ramush Haradinaj, i njohur me nofkën "Smajl", ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kishte komandë të përgjithshme mbi forcat e UÇK-së në njërën nga zonat operative të UÇK-së, të quajtur Dukagjin, që përfshinte komunat e Pejës, Deçanit, Gjakovës, dhe pjesë të komunave të Istogut dhe Klinës.

Idriz Balajn, për të cilin prokuroria thotë se ishte i njohur edhe si "Togeri", ishte anëtar i UÇK-së dhe vepronte si komandant i njësisë speciale të njohur si "Shqiponjat e Zeza". Ndërkaq, Lahi Brahimaj, i njohur si "Magjupi", thuhet në aktakuzë, ishte poashtu anëtar i UÇK-së dhe vepronte si zëvendëskomandant i Shtabit Operativ të Dukagjinit ose si personi ndërlidhës i Zonës së Dukagjinit me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Sipas aktakuzës të dy ishin nën komandën e Ramush Haradinajt dhe i kanë raportuar drejtpërdrejt atij si dhe kanë punuar ngushtë me të.

Që të dy, Balaj dhe Brahimaj, sipas aktakuzës së Gjykatës së Hagës ngarkohen me 16 vepra për krime kundër njerëzimit - neni 5 i Statutit të Gjykatës: për përndjekje (veprime çnjerëzore, ndalime të paligjshme, dëbim ose transferim i dhunshëm i civilëve, vrasje, përdhunim); dëbim dhe veprime të tjera çnjerëzore; burgim dhe veprime të tjera çnjerëzore; vrasje dhe veprime të tjera çnjerëzore; përdhunim dhe veprime të tjera çnjerëzore, dhe me 19 akuza për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës-neni 3 i Statutit të Gjykatës: trajtim mizor; vrasje; përdhunim.

Sipas aktakuzës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj janë individualisht përgjegjës për planifikimin, nxitjen, urdhërimin, kryerjen, ose për ndihmë në kryerjen e krimeve për të cilat akuzohen.

Në aktakuzë thuhet se ndërmarrja e përbashkët kriminale, anëtarë të së cilës ishin të akuzuarit, nisi në ose rreth prillit të vitit 1998 dhe se qëllimi i saj ishte konsolidimi i kontrollit të plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mbi Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së, përmes sulmeve dhe përndjekjeve ndaj pjesëve të caktuara të popullatës civile të atjeshme, konkretisht përmes largimit të paligjshëm të civilëve serbë prej rajonit dhe shtypjes me forcë dhe dhunë të çdo bashkëpunimi të vërtetë ose në dukje me serbët nga ana e civilëve shqiptarë ose romë të atjeshëm.

Ndërsa, në aktakuzë saktësohet se “qëllimi kriminal përfshinte kërcënimet, rrëmbimet, burgimet, rrahjet, torturat dhe vrasjet e civilëve që u vunë në shënjestër”.

Të gjitha krimet e paraqitura në këtë aktakuzë thuhet se kanë ndodhur, ndërmjet 1 marsit 1998 dhe 30 shtatorit 1998 në territorin e Kosovës, dhe se u drejtuan kundër popullatës civile serbe dhe atyre pjesëtarëve të popullatës civile shqiptare dhe rome/egjiptase në komunat e Deçanit, Pejës, Gjakovës, Istogut dhe Klinës që konsideroheshin si “bashkëpunëtorë” [të pushtetit serb] ose mospërkrahës të UÇK-së.

Në anën tjetër, Gjykata e Hagës në aktakuzë deklaron edhe se forcat e UÇK-së që vepronin nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt kishin kontroll të plotë të zonës operative dhe se “nuk duronin praninë e fraksioneve të tjera shqiptare që luftonin kundër serbëve si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ("FARK")”.

Në aktakuzë thuhet se Haradinaj emëroi dhe mbajti në pozita të përgjegjësisë të bashkakuzuarit e tij, dhe injoroi e inkurajoi sjelljen e tyre kriminale në këto pozita. Më tej pohohet se në disa raste, Haradinaj personalisht urdhëroi, kontrolloi dhe mori pjesë në rrahjen e personave të arrestuar prej forcave të tij.

Idriz Balaj, në aktakuzë thuhet se si komandant i njësisë speciale "Shqiponjat e Zeza", personalisht, dhe duke përdorur ushtarë nën komandën e tij, “në mënyrë të përsëritur rrëmbeu, rrahu, gjymtoi, torturoi dhe vrau civilë dhe persona të arrestuar që nuk merrnin pjesë aktive në luftime, se ai përdhunoi një grua rome/egjiptase.

Ndërsa për Lahi Brahimajn, në aktakuzë thuhet se si zëvendëskomandant i Shtabit Operativ të Dukagjinit dhe komandant përgjegjës lokal i UÇK-së, “drejtoi objektin e burgimit të UÇK-së në Jabllanicë dhe urdhëroi, mbikëqyri dhe mori pjesë në rrahjet, torturat dhe vrasjet e personave të mbajtur atje”.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2005 20:41
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

AKTAKUZA KUNDËR RAMUSH HARADINAJT, IDRIZ BALAJT DHE LAHI BRAHIMAJT

Sot, më 10 mars 2005, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë publikoi akuzat e hollësishme kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt. Aktakuza u konfirmua më 4 mars 2005, nga Gjykatësi Bonomy.

TË AKUZUARIT

Ramush Haradinaj, gjithashtu i njohur si "Smajl", u lind më 3 korrik 1968 në Gllogjan në komunën e Deçanit në krahinën e Kosovës. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, ai ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kishte komandë të përgjithshme mbi forcat e UÇK-së në njërën nga zonat operative të UÇK-së, e quajtur Dukagjin. Ai ishte ndër udhëheqësit më të lartë të UÇK-së në Kosovë. Kjo zonë operative përfshinte komunat e Pejës, Deçanit, Gjakovës, dhe pjesë të komunave të Istogut dhe Klinës.

Idriz Balaj, gjithashtu i njohur si "Togeri" , u lind më 23 gusht 1971 në Gllarevë të komunës së Klinës në Kosovë. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Idriz Balaj ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vepronte si komandant i njësisë speciale e njohur si "Shqiponjat e Zeza". Ai ishte vartës i Ramush Haradinajt, i raportonte drejtpërsëdrejti atij, dhe bashkëpunonte ngushtë me të.
Lahi Brahimaj, gjithashtu i njohur si "Magjupi", u lind më 26 janar 1970 në Jabllanicë të komunës së Gjakovës në Kosovë. Ai është i afërm i ngushtë i Ramush Haradinajt. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, ai ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vepronte si Zëvendëskomandant i Shtabit Operativ të Dukagjinit ose si personi ndërlidhës I Zonës së Dukagjinit me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. I stacionuar në Jabllanicë, ai ishte vartës i Ramush Haradinajt, i raportonte drejtpërsëdrejti atij, dhe bashkëpunonte ngushtë me të.

Sipas aktakuzës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj janë individualisht përgjegjës për planifikimin, nxitjen, urdhërimin, kryerjen, ose përndryshe për ndihmë në kryerjen e krimeve të akuzuara. "Kryerje", nuk do të thotë se tre të akuzuarit domosdosmërisht kryen fizikisht të gjitha krimet e akuzuara. "Kryerja" në këtë aktakuzë përfshin pjesëmarrjen e secilit të akuzuar në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

NDËRMARRJA E PËRBASHKËT KRIMINALE

Në aktakuzë thuhet se ndërmarrja e përbashkët kriminale, anëtarë të së cilës ishin të akuzuarit, nisi në ose rreth prillit 1998 dhe se qëllimi i saj ishte konsolidimi i kontrollit të plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mbi Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së përmes sulmeve dhe përndjekjeve ndaj pjesëve të caktuara të popullatës civile të atjeshme, konkretisht përmes largimit të paligjshëm të civilëve serbë prej rajonit dhe shtypjes me forcë dhe dhunë të çdo bashkëpunimi të vërtetë ose në dukje me serbët nga ana e civilëve shqiptarë ose romë të atjeshëm. Qëllimi kriminal përfshinte kërcënimet, rrëmbimet, burgimet, rrahjet, torturat dhe vrasjet e civilëve që u vunë në shënjestër.

AKUZAT

Ramush Haradinaj ngarkohet me:
• 17 akuza për krime kundër njerëzimit - Neni 5 i Statutit të Tribunalit: përndjekje (ngacmim, veprime çnjerëzore, shkatërrim i pronës, ndalime të paligjshme, dëbim ose transferim i dhunshëm i civilëve, vrasje, përdhunim); veprime çnjerëzore; dëbim dhe veprime të tjera çnjerëzore; burgim dhe veprime të tjera çnjerëzore; vrasje dhe veprime të tjera çnjerëzore; përdhunim dhe veprime të tjera çnjerëzore, dhe
• 20 akuza për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës-Neni 3 i Statutit të Tribunalit: trajtim mizor; vrasje; përdhunim.

Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ngarkohen me:
• 16 akuza për krime kundër njerëzimit - Neni 5 i Statutit të Tribunalit: përndjekje (ngacmim, veprime çnjerëzore, ndalime të paligjshme, dëbim ose transferim i dhunshëm i civilëve, vrasje, përdhunim); dëbim dhe veprime të tjera çnjerëzore; burgim dhe veprime të tjera çnjerëzore; vrasje dhe veprime të tjera çnjerëzore; përdhunim dhe veprime të tjera çnjerëzore, dhe
• 19 akuza për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës-Neni 3 i Statutit të Tribunalit: trajtim mizor; vrasje; përdhunim.

Të gjithë krimet e akuzuara në aktakuzë ndodhën midis 1 marsit 1998 dhe 30 shtatorit 1998 në territorin e Kosovës në ish-Jugosllavi dhe u drejtuan kundër popullatës civile serbe dhe atyre pjesëtarëve të popullatës civile shqiptare dhe rome/egjiptiane në komunat e Deçanit, Pejës, Gjakovës, Istogut dhe Klinës që konsideroheshin si bashkëpunëtorë ose mospërkrahës të UÇK-së.

AKUZAT FAKTIKE

Në aktakuzë deklarohet se pas 24 marsit 1998, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt nisën një fushatë sistematike për marrjen nën kontroll të rajonit midis fshatrave Gllogjan dhe Deçan dhe veçanërisht fshatrat Dubravë, Irzniq, Ratish dhe Dashinoc, me qëllim dëbimin e serbëve etnikë prej fshatrave ku banonin dhe se ata gjithashtu vazhduan me sulme kundër kampit të refugjatëve në Baballoq afër Deçanit. (ky kamp kishte qenë objekt sulmesh të ngjashme të UÇK-së prej vitit 1997).

Në aktakuzë thuhet se forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt, duke përfshirë "Shqiponjat e Zeza" nën komandën e drejtpërdrejtë të Idriz Balajt, ngacmuan, rrahën ose përndryshe dëbuan civilë serbë dhe civilë romë/egjiptianë prej këtyre fshatrave dhe vranë ata që mbetën ose që kishin refuzuar t'i braktisnin shtëpitë e tyre dhe se ata vazhduan me sulme të ngjashme kundër civilëve serbë dhe civilëve romë/egjiptianë, si edhe civilëve shqiptarë që konsideroheshin bashkëpunëtorë. Më tej në aktakuzë pohohet se në zonën e Dukagjinit u kryen shumë rrëmbime prej forcave të U,K-së dhe se dhjetëra civilë u zhdukën. Në aktakuzë deklarohet edhe se forcat e UÇK-së që vepronin nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt kishin kontroll të plotë të zonës operative dhe nuk duronin praninë e fraksioneve të tjerë shqiptarë që luftonin kundër serbëve si Forcat e armatosura të Republikës së Kosovës ("FARK")
Në aktakuzë thuhet se në gjysmën e dytë të majit 1998, në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë u ngrit një qendër e improvizuar burgimi dhe se prej asaj kohe deri në gusht 1998, atje u mbajtën, rrahën dhe torturuan së paku 16 mospjesëmarrës në luftime. Për njërin dihet që ka vdekur ndërsa të tjerët ende janë të zhdukur.

Në aktakuzë gjithashtu thuhet se gjatë fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit 1998 forcat serbe rimorën përkohësisht rajonin rreth Gllogjanit dhe se një ekip serb i mjekësisë ligjore për vendin e krimit kreu një hetim në rrethinën e kanalit që çon në Liqenin e Radoniqit, në Fermën Ekonomia në Irzniq dhe në rrugën që çon në Dashinoc. Ata identifikuan së paku 39 kufoma dhe mbetje të pjesshme. Disa prej këtyre mbetjeve janë identifikuar si civilë serbë, romë dhe shqiptarë të cilët u zhdukën midis prillit dhe fillimit të shtatorit 1998 në rajonin e Dukagjinit.

Në aktakuzë thuhet se si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj mundësoi që forcat e UÇK-së nën kontrollin e tij të vepronin në mënyrë të strukturuar dhe të disiplinuar, siguroi kontrollin e përgjithshëm të planifikimit dhe organizimit të operacioneve, dhe ngriti një sistem përmes të cilit individët viheshin në shënjestër për rrëmbime, keqtrajtime dhe vrasje, dhe me anë të të cilit u krye një sulm sistematik ndaj pjesëve të pambrojtura të popullatës civile; se duke përjashtuar të gjitha forcat rivale të UÇK-së, Haradinaj siguroi pushtetin e trupave të veta brenda zonës së tij, dhe duke sulmuar forcat serbe nëpër fshatra, ai u dha trupave të veta lirinë për të sunduar mbi pjesët e pambrojtura të popullatës civile dhe për t'i përndjekur; se ai e përdorte shtëpinë e vet si qendër operative dhe i shfrytëzoi mundësitë e tjera të familjes Haradinaj dhe përkrahjen e anëtarëve të familjes për të fuqizuar më tej pushtetin e tij dhe për të përndjekur civilë. Në aktakuzë thuhet se Haradinaj emëroi dhe mbajti në pozita të përgjegjësisë të bashkakuzuarit e tij, dhe injoroi e inkurajoi sjelljen e tyre kriminale në këto pozita. Më tej pohohet se në disa raste, Haradinaj personalisht urdhëroi, kontrolloi dhe mori pjesë në rrahjen e personave të arrestuar prej forcave të tij, të cilët nuk kishin marrë pjesë aktive në luftime, dhe në raste të tjera, me praninë e tij dhe me miratimin e tij të heshtur ose të shprehur për një sjellje të tillë kriminale ai, në pozitën e tij si komandant, inkurajoi ose nxiti veprime kriminale të kryera prej anëtarëve të forcave të tij.

jithashtu në aktakuzë thuhet se Haradinaj kontrolloi burgimin e mëtejshëm, lirimin, ose trajtimin mjekësor të personave të mbajtur nga UÇK-ja në zonën e tij operative, se ai mori pjesë në rrëmbimin e personave të cilët më vonë u gjetën të vrarë dhe se së paku në një rast, ai dha miratimin e tij të heshtur si Komandant për ekzekutimin e personave të arrestuar.

Në aktakuzë thuhet se si Komandant i Njësisë Speciale "Shqiponjat e Zeza", Idriz Balaj bashkëpunonte ngushtë me Ramush HARADINAJN dhe i dha përkrahje të drejtpërdrejtë operative për veprimtaritë e tij, se ai personalisht, dhe duke përdorur ushtarë nën komandën e tij, ai në mënyrë të përsëritur rrëmbeu, rrahu, gjymtoi, torturoi dhe vrau civilë dhe persona të arrestuar që nuk merrnin pjesë aktive në luftime, se ai përdhunoi një grua rome/egjiptiane, se ai personalisht vizitoi qendrën e burgimit në Jabllanicë, gjymtoi dhe torturoi një të burgosur atje, dhe me praninë e tij si komandant i UÇK-së dha miratimin e tij të heshtur ose të shprehur për përndjekjen dhe sjelljen kriminale të ushtarëve të tjerë të UÇK-së, dhe e dinte se objekti funksiononte në mënyrë përndjekëse dhe kriminale. Në aktakuzë deklarohet edhe se Balaj u përpoq të fshihte rrëmbimet dhe vrasjet e civilëve, dhe hedhjen e kufomave të tyre në Liqenin e Radoniqit, dhe të parandalonte hetimin e tyre.

Në aktakuzë gjithashtu thuhet se se si Zëvendëskomandant i Shtabit Operativ të Dukagjinit dhe komandant përgjegjës lokal i UÇK-së, Lahi Brahimaj drejtoi objektin e burgimit të UÇK-së në Jabllanicë dhe urdhëroi, mbikëqyri dhe mori pjesë në rrahjet, torturat dhe vrasjet e personave të mbajtur atje dhe se ai personalisht rrëmbeu një civil dhe e çoi në objektin eburgimit në Jabllanicë, ku u rrah në mënyrë të përsëritur, dhe e çoi personalisht prej objektit të burgimit në një vend të mundshëm ekzekutimi.

Kosova live

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2005 20:42
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

marr nga www.kosovalive.com

ORIGJINALI I AKTAKUZES I PERPILUAR NGA CARLA DEL PONTE


TRIBUNALI PENAL NDËRKOMBËTAR PËR ISH-JUGOSLLAVINË

Lënda Nr. IT-04-84-I

PROKURORJA E TRIBUNALIT
KUNDËR
Ramush HARADINAJT
Idriz BALAJT
Lahi BRAHIMAJT

AKTAKUZA

Prokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, në bazë të kompetencave të saj sipas Nenit 18 të Statutit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë akuzon:

Ramush HARADINAJN

Idriz BALAJN

Lahi BRAHIMAJN

Për KRIME KUNDËR NJERËZIMIT dhe SHKELJE TË LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, si parashtrohen më poshtë .

TË AKUZUARIT

1. Ramush HARADINAJ, gjithashtu i njohur si "Smajl", u lind më 3 korrik 1968 në Gllogjan në komunën e Deçanit në krahinën e Kosovës.

2. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Ramush HARADINAJ ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në këtë pozitë, Ramush HARADINAJ kishte komandë të përgjithshme mbi forcat e UÇK-së në njërën nga zonat operative të UÇK-së, të quajtur Dukagjin, në pjesën perëndimore të Kosovës në kufirin me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ai ishte ndër udhëheqësit më të lartë të UÇK-së në Kosovë.

3. Zona Operative e Dukagjinit përfshinte komunat e Pejës, Deçanit, Gjakovës, dhe pjesë të komunave të Istogut dhe Klinës, kështu që fshatrat Gllogjan, Dashinoc, Dollc, Ratish, Dubravë, Grabanicë, Lloqan, Baballoq, Irzniq, Pozhar, Zhabel, Zahaq, Zhdrellë, Gramaçel, Dujakë, Piskotë, Plançar, Nepolë, Kosuriq, Logjë, Baran, rajoni i Liqenit të Radoniqit, dhe Jabllanica ishin në komandën dhe kontrollin e tij.

4. Në pranverë të vitit 1998, UÇK-ja ende ishte organizatë e porsaformuar pa strukturë komanduese të njësuar. Kishte një Shtab të Përgjithshëm por urdhrat nuk jepeshin prej asnjë komandanti të lartë të identifikuar. Rrjedhimisht, në bazë të strukturës fisnore të shoqërisë kosovare, çdo zonë operative vepronte pavarësisht nga autoriteti epror komandues dhe Ramush HARADINAJ ishte një nga komandantët më të pavarur të zonave. Duke nisur si figurë kyçe në rajonin e fshatit të tij të lindjes të Gllogjanit dhe në komunën e Deçanit, Ramush HARADINAJ e zgjeroi kontrollin e tij gjatë vitit 1998 në komunat fqinje të Pejës, Istogut, Klinës dhe Gjakovës, dhe si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit kishte kontroll mbi tetë brigada dhe njësitë vartëse të tyre.

5. Ramush HARADINAJ e mbajti pozitën e tij si Komandant i Zonës gjatë tërë luftës në Kosovë së paku deri në përfundimin e luftimeve ndërmjet forcave serbe dhe UÇK-së në qershor 1999.

6. Në 1999, Ramush HARADINAJ iu bashkua Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), një forcë e re e krijuar prej Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për t'i përfshirë njësitë e UÇK-së në strukturën e re të forcave të Kosovës, nën administrimin ndërkombëtar. Ai u bë Komandant i Grupit të Dytë Rajonal të TMK-së, me qendër në Prizren. Në 2000, ai u tërhoq nga pozita e tij në TMK dhe themeloi partinë politike të quajtur "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës" (AAK). Më në fund, ai u bë deputet i parlamentit dhe aktualisht është Kryeministër i Kosovës.

7. Idriz BALAJ (gjithashtu i njohur si "Togeri"), u lind më 23 gusht 1971 në Gllarevë të Komunës së Klinës në Kosovë.

8. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Idriz BALAJ ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vepronte si komandant i njësisë speciale e njohur si "Shqiponjat e Zeza". Kjo njësi zakonisht kishte bazë në fshatin Irzniq por juridiksioni i saj shtrihej nëpër gjithë territorin e Zonës Operative të Dukagjinit. Ai ishte vartës i Ramush HARADINAJ , i raportonte drejtpërsëdrejti atij, dhe bashkëpunonte ngushtë me të.

9. Njësia speciale e njohur si "Shqiponjat e Zeza" u krijua si Njësi Speciale e Ndërhyrjes së Shpejtë me urdhër të Komandantit Ramush HARADINAJ. Komandant i saj u emërua Idriz BALAJ.

10. Në 1999, pas përfundimit të luftimeve, Idriz BALAJ iu bashkua Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe mbante rangun major. Ai aktualisht është i burgosur në Kosovë duke vuajtur një dënim 15 vjeçar për vrasje, pasi u shpall fajtor në 2002.

11. Lahi BRAHIMAJ (gjithashtu i njohur si "Magjupi") u lind më 26 janar 1970 në Jabllanicë të komunës së Gjakovës në Kosovë. Ai është i afërm i ngushtë i Ramush HARADINAJT .

12. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Lahi BRAHIMAJ ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vepronte si Zëvendëskomandant i Shtabit Operativ të Dukagjinit ose si personi ndërlidhës i Zonës së Dukagjinit me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. I stacionuar në Jabllanicë, ai ishte vartës i Ramush HARADINAJT , i raportonte drejtpërsëdrejti atij, dhe bashkëpunonte ngushtë me të.

13. Lahi IBRAHIMAJ aktualisht është oficer me rang të lartë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

AKUZAT E PËRGJITHSHME

14. Të gjitha veprimet ose mosveprimet e akuzuara në këtë aktakuzë si krime kundër njerëzimit ose shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës ndodhën midis 1 marsit 1998 dhe 30 shtatorit 1998 në territorin e Kosovës në ish-Jugosllavi.

15. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, në territorin e Kosovës ekzistonte gjendja e konfliktit të armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Krimet e akuzuara në këtë aktakuzë lidhen drejtpërsëdrejti me atë konflikt, sepse viktimat e këtyre krimeve, të cilët nuk merrnin pjesë aktive në luftime, ishin ose civilë serbë ose persona që konsideroheshin bashkëpunëtorë të serbëve ose persona të cilët përndryshe konsideroheshin si mospërkrahës të UÇK-së.

16. Këto viktima, duke përfshirë civilë shqiptarë dhe romë, për të cilët UÇK-ja besonte se refuzonin të bashkëpunonin me të ose se i rezistonin UÇK-në me mjete joushtarake, u vunë në shënjestër për përndjekje dhe keqtrajtim, duke përfshirë kërcënime, rrëmbime, burgime, rrahje, tortura dhe vrasje.

17. Të gjitha veprimet ose mosveprimet e akuzuara si krime kundër njerëzimit ishin pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullatës civile serbe dhe atyre anëtarëve të popullatës shqiptare dhe rome/egjiptiane në komunat e Deçanit, Pejës, Gjakovës, Istogut dhe Klinës në krahinën e Kosovës, të cilët konsideroheshin si bashkëpunëtorë ose si mospërkrahës të UÇK-së. Secili prej Të Akuzuarve e dinte se sjellja e tij, që përfshinte keqtrajtimet dhe kryerjen e akteve të dhunës, ishte pjesë e këtij sulmi.

18. Të gjitha veprimet ose mosveprinmet e akuzuara si përndjekje u kryen prej të Akuzuarve me qëllim që t'i diskriminonin viktimat mbi bazë fetare, politike, ose racore.

19. Gjatë gjithë kohës që lidhet me këtë aktakuzë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ ishin të detyruar t'u bindeshin ligjeve dhe zakoneve që rregullojnë kryerjen e konflikteve të armatosura, duke përfshirë Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollin Shtesë II.

PËRGJEGJËSIA PENALE INDIVIDUALE

20. Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ akuzohen veç e veç, në bazë të Nenit 7(1) të Statutit të Tribunalit, individualisht si përgjegjës për kryerjen e krimeve të parashtruara në këtë aktakuzë. Siç saktësohet më tej, ata janë përgjegjës për planifikimin, nxitjen, urdhërimin, kryerjen, ose përndryshe për ndihmë në kryerjen e këtyre krimeve. Me fjalën "kryerje", Prokurorja nuk pohon se tre të Akuzuarit domosdosmërisht kryen fizikisht të gjitha krimet e akuzuara. "Kryerja" në këtë aktakuzë përfshin pjesëmarrjen e secilit të Akuzuar në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

21. Secili i Akuzuar mori pjesë në mënyrë të ndërgjegjshme në ndërmarrjen e përbashkët kriminale, duke pasur të njëjtin qëllim si pjesëmarrësit e tjerë në ndërmarrjen e perbashkët kriminale dhe duke qenë i vetëdijshëm për pasojat e realizimit të qëllimit të saj kriminal.

22. Në bazë të pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, secili i Akuzuar akuzohet si përgjegjës për veprimet e të dy të bashkakuzuarve të tjerë, për veprimet e anëtarëve të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, dhe për të gjitha krimet e kryera në çuarjen përpara të planit të tyre të përbashkët kriminal, të cilat ose ishin pjesë e qëllimit të ndërmarrjes së përbashkët kriminale ose ishin pasoja të parashikueshme të saj.

23. Ndërmarrja e përbashkët kriminale filloi në muajin prill ose para prillit 1998 dhe vazhdoi së paku deri në shtator 1998. Anëtarët e saj përfshinin Ramush HARADINAJN, Idriz BALAJN, Lahi BRAHIMAJN dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së që ishin vartës të tyre, të cilët ishin të ndërgjegjshëm për qëllimin e saj dhe morën pjesë në kryerjen e krimeve të parashtruara në këtë aktakuzë ose përndryshe kontribuan në arritjen e qëllimit të ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Ndër të tjerë, ata ishin Daut HARADINAJ, Frashër HARADINAJ, Shkëlzen HARADINAJ, Nasim HARADINAJ, Zeqir NIMONAJ, Luan PËRVORFI dhe Krist PËRVORFI, Nazmi BRAHIMAJ, Naser BRAHIMAJ i njohur si "Rusi". Alush AGUSHI, Myftar BRAHIMAJ, Pjetër SHALA, Arbnor ZEJNELI dhe Azem VESELI.

24. Ky qëllim, i cili domosdoshmërisht kërkonte kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe shkeljen e ligjeve ose zakoneve të luftës, ishte konsolidimi i kontrollit të plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së përmes sulmeve dhe përndjekjeve të drejtuara ndaj pjesëve të caktuara të popullatës civile të atjeshme: dmth. largimi i paligjshëm i civilëve serbë prej rajonit dhe shtypja me forcë dhe dhunë e çdo bashkëpunimi të vërtetë ose në dukje me serbët nga ana e civilëve shqiptarë ose romë të atjeshëm. Qëllimi kriminal përfshinte kërcënimet, rrëmbimet, burgimet, rrahjet, torturat dhe vrasjet e civilëve që u vunë në shënjestër, në shkelje të Neneve 3 dhe 5 të Statutit të Tribunalit.

25. Lidhur me ato pika që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e Ramush HARADINAJT, Idriz BALAJT dhe Lahi BRAHIMAJT në pjesën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që lidhet me objektin e burgimit të UÇK-së në Jabllanicë, të Akuzuarit gjithashtu mbajnë përgjegjësi penale individuale për shkak se ata morën pjesë ose ndihmuan në veprimtarinë e tij kur objekti i burgimit funksionoi në një mënyrë që bëri shumë të qartë qëllimin e diskriminimit dhe të përndjekjes që kishte funksionimi i tij. Të gjithë krimet e përshkruara këtu dhe që janë në pika të veçanta të kësaj aktakuze u kryen si pjesë e kësaj ndërmarrjeje të përbashkët kriminale ose ishin pasoja të parashikueshme të saj.

PJESËMARRJA NË NDËRMARRJEN E PËRBASHKËT KRIMINALE

26. I Akuzuari Ramush HARADINAJ , duke vepruar bashkërisht me anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, mori pjesë në ndërmarrjen e përbashkët kriminale në këtë mënyrë:

(a) si Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, ai mundësoi që forcat e UÇK-së nën kontrollin e tij të vepronin në mënyrë të strukturuar dhe të disiplinuar, siguroi kontrollin e përgjithshëm të planifikimit dhe organizimit të operacioneve, dhe ngriti një sistem përmes të cilit individët viheshin në shënjestër për rrëmbime, keqtrajtime dhe vrasje, dhe me anë të të cilit u krye një sulm sistematik ndaj pjesëve të pambrojtura të popullatës civile;

(b) duke përjashtuar të gjitha forcat rivale të UÇK-së, ai siguroi pushtetin e trupave të veta brenda zonës së tij, dhe duke sulmuar forca serbe nëpër fshatra, ai u dha trupave të veta lirinë për të sunduar mbi pjesët e pambrojtura të popullatës civile dhe për t'i përndjekur;

(c) ai e përdorte shtëpinë e vet si qendër operative dhe i shfrytëzoi mundësitë e tjera të familjes Haradinaj dhe përkrahjen e anëtarëve të familjes për të fuqizuar më tej pushtetin e tij dhe për të përndjekur civilë;

(d) ai emëroi dhe mbajti në pozita të përgjegjësisë të bashkakuzuarit e tij përkatësisht Idriz BALAJN mbi Njësinë Speciale famëkeqe "Shqiponjat e Zeza" dhe Lahi BRAHIMAJN mbi një objekt të improvizuar burgimi që ndodhej në një oborr privat në Jabllanicë i cili përdorej edhe si shtab i UÇK-së, duke injoruar dhe duke inkurajuar sjelljen e tyre kriminale në këto pozita;

(e) në disa raste, ai personalisht urdhëroi, kontrolloi dhe mori pjesë në rrahjen e personave të arrestuar prej forcave të tij, të cilët nuk kishin marrë pjesë aktive në luftime, dhe në raste të tjera, me praninë e tij dhe me miratimin e tij të heshtur ose të shprehur për një sjellje të tillë kriminale ai, në pozitën e tij si komandant, inkurajoi ose nxiti veprime kriminale të kryera prej anëtarëve të forcave të tij;

(f) ai kontrolloi burgimin e mëtejshëm, lirimin, ose trajtimin mjekësor të personave të mbajtur nga UÇK-ja në zonën e tij operative, duke përfshirë objektin e burgimit të Jabllanicës, të cilin ai e vizitoi personalisht dhe për të cilin dinte se po funksiononte në mënyrë përndjekëse dhe kriminale.

(g) ai mori pjesë personalisht në rrëmbimin e personave të cilët më vonë u gjetën të vrarë.

(h) në së paku një rast, ai dha miratimin e tij të heshtur si Komandant për ekzekutimin e personave të arrestuar.

27. I Akuzuari Idriz BALAJ mori pjesë në ndërmarrjen e përbashkët kriminale në këtë mënyrë:

(a) si Komandant i Njësisë Speciale "Shqiponjat e Zeza", ai bashkëpunonte ngushtë me Ramush HARADINAJN dhe i dha përkrahje të drejtpërdrejtë operative për veprimtaritë e tij;

(b) personalisht, dhe duke përdorur ushtarë nën komandën e tij, ai në mënyrë të përsëritur rrëmbeu, rrahu, gjymtoi, torturoi dhe vrau civilë dhe persona të arrestuar që nuk merrnin pjesë aktive në luftime;

(c) ai përdhunoi një grua rome/egjiptiane;

(d) ai personalisht vizitoi qendrën e burgimit në Jabllanicë, gjymtoi dhe torturoi një të burgosur atje, dhe me praninë e tij si komandant i UÇK-së dha miratimin e tij të heshtur ose të shprehur për përndjekjen dhe sjelljen kriminale të ushtarëve të tjerë të UÇK-së, dhe e dinte se objekti funksiononte në mënyrë përndjekëse dhe kriminale.

(e) ai u përpoq të fshihte rrëmbimet dhe vrasjet e civilëve, dhe hedhjen e kufomave të tyre në Liqenin e Radoniqit, dhe të parandalonte hetimin e tyre.

28. I akuzuari Lahi BRAHIMAJ mori pjesë në ndërmarrjen e përbashkët kriminale në këtë mënyrë:

(a) si Zëvendëskomandant i Shtabit Operativ të Dukagjinit dhe komandant përgjegjës lokal i UÇK-së, ai drejtoi objektin e burgimit në Jabllanicë dhe urdhëroi, mbikëqyri dhe mori pjesë në rrahjet, torturat dhe vrasjet e personave të mbajtur atje;

(b) ai personalisht rrëmbeu një civil dhe e çoi në objektin e burgimit në Jabllanicë, ku u rrah në mënyrë të përsëritur, dhe e çoi personalisht prej objektit të burgimit në një vend të mundshëm ekzekutimi.

29. Funksionimi i ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe pjesëmarrja e secilit të akuzuar në të saktësohen më tej në akuzat dhe paraqitjen e fakteve më poshtë.

PARAQITJA E FAKTEVE

30. Në 1998, komuna e Deçanit kishte 57,125 banorë, prej të cilëve 55,886 ishin shqiptarë, 791 serbë dhe 448 të kombësive të tjera. Komuna e Gjakovës kishte rreth 131,700 banorë në 1998, prej të cilëve 122,856 ishin shqiptarë, 3,211 serbë, dhe 5,680 të kombësive të tjera. Komuna e Istogut kishte rreth 64,000 banorë, prej të cileve 51,343 ishin shqiptarë, 7,270 serbë, dhe 5,381 të kombësive të tjera. Komuna e Klinës kishte rreth 75,000 banorë, prej të cileve 66,683 ishin shqiptarë, 6,306 ishin serbë, dhe 3,386 të kombësive të tjera. Komuna e Pejës kishte rreth 150,000 banorë prej të cileve 111,638 ishin shqiptarë, 14,765 serbë, dhe 13,788 të kombësive të tjera.

31. Herët në 1998, u ashpërsua konflikti midis autoriteteve serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Gllogjanit, vendlindja e Ramush HARADINAJT . Rajoni midis Gllogjanit dhe Deçanit ishte i rëndësisë kyçe strategjike për UÇK-së, sepse ai lidhte shtabin e UÇK-së në Gllogjan me kufirin me Shqipërinë, prej nga silleshin armë dhe furnizime për UÇK-në gjatë tërë vitit 1998. Gllogjani u bë gjithashtu qendër e rëndësishme rekrutimi për UÇK-në në rajonin e Dukagjinit dhe për Zonat Operative të Shalës, Llapit dhe Drenicës. Forcat e UÇK-së kryen sulme ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit dhe në një kamp të afërt të refugjatëve serbë dhe malazezë që gjendej në fshatin Baballoq.

32. Si pasojë, më 24 mars 1998 forcat e Policisë Serbe e rrethuan oborrin e familjes së Ramush HARADINAJT në Gllogjan. Ramush HARADINAJ dhe forcat e UÇK-së nën komandën e tij e zmbrapsën këtë sulm me sukses. Një polic serb u vra dhe Ramush HARADINAJ u plagos.

33. Pas 24 marsit 1998, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT nisën një fushatë sistematike për marrjen nën kontroll të rajonit midis fshatrave Gllogjan dhe Deçan dhe veçanërisht fshatrat Dubravë, Irzniq, Ratish dhe Dashinoc, me qëllim dëbimin e serbëve etnikë prej fshatrave ku banonin. Gjithashtu, ata vazhduan me sulme kundër kampit të refugjatëve në Baballoq afër Deçanit. Ky kamp kishte qenë objekt sulmesh të ngjashme të UÇK-së prej vitit 1997.

34. Forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT , duke përfshirë "Shqiponjat e Zeza" nën komandën e drejtpërdrejtë të Idriz BALAJT, ngacmuan, rrahën ose përndryshe dëbuan civilë serbë dhe civilë romë/egjiptianë prej këtyre fshatrave dhe vranë ata që mbetën ose që kishin refuzuar t'i braktisnin shtëpitë e tyre. Në gjysmën e dytë të prillit 1998, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT arritën të bllokonin pjesë të Deçanit për një periudhë afro trijavëshe.

35. Gjatë muajve të mëvonshëm, brenda zonës së Dukagjinit, dhe në veçanti në komunat e Deçanit dhe Pejës, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT vazhduan sulme të ngjashme ndaj civilëve serbë dhe romë/egjiptianë, dhe ndaj civlëve shqiptarë që konsideroheshin si bashkëpunëtorë, dhe të cilit nuk merrnin pjesë në luftime. Forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT kryen shumë rrëmbime në zonën e Dukagjinit, dhe dhjetra civilë u zhdukën. Midis marsit dhe shtatorit 1998, në komunat e Zonës së Dukagjinit, përveç atyre të përmendur në këtë aktakuzë, së paku 25 policë serbë u vunë në shënjestër dhe më shumë se 60 civilë, serbë dhe shqiptarë, u rrëmbyen dhe më pas shumë prej tyre u vranë.

36. Ramush HARADINAJ dhe forcat e UÇK-së që vepronin nën komandën e tij ku përfshiheshin jo vetëm Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ, e mbanin zonën operative nën kontroll të plotë dhe kërkonin që ky kontroll të ishte vetëm i tyre. Ata nuk e duronin praninë e fraksioneve të tjera shqiptare që luftonin kundër serbëve, si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ("FARK"), në territorin e tyre. Më 4 korrik 1998, Ramush HARADINAJ , bashkë me ushtarët e Shtabit të tij në Gllogjan, rrahën, poshtëruan dhe lënduan rëndë katër anëtarë të këtyre forcave të cilët po kalonin nëpër këtë rajon për të marrë një kontingjent armësh që do të vinte nga Shqipëria.

37. Fshati Jabllanicë ndodhet ne komunën e Gjakovës. Largësia e fshatit Jabllanicë nga Gllogjani është afërsisht 18km. Që në 1995 dhe 1996, i akuzuari Lahi BRAHIMAJ , i cili banonte në fshat, strehonte anëtarë të tjerë të UÇK-së në shtëpinë e tij në Jabllanicë dhe i ndihmonte ata në kalimin e tyre përmes rajonit të Dukagjinit. U ngrit një depo armësh dhe shtëpia e tij përdorej për tubime të fshehta. Gjatë kësaj periudhe në rajonin e Dukagjinit nuk u kryen aksione me armë. Në fillim të vitit 1998, që prej mars/prillit shtabi i UÇK-së së Jabllanicës ndodhej në një shtëpi private. Ky shtab strehonte anëtarë të lartë të UÇK-së të cilët hynin në Kosovë dhe shkonin në rajone të tjera të krahinës për ngritjen e komandave anembanë territorit. Ramush HARADINAJ shkoi në shtab për të marrë trajtim mjekësor dhe për t'u shëruar prej plagëve që iu shkaktuan më 24 mars 1998 kur ndodhi ndeshja me armë me forcat serbe në oborrin e familjes së tij në Gllogjan, Deçan. Që prej gjysmës së dytë të majit 1998, në këtë shtab në Jabllanicë u ngrit një qendër e improvizuar burgimi. Nga kjo kohë deri në gusht 1998 atje u mbajtën, rrahën dhe torturuan të paktën 12 persona të identifikuar dhe katër të paidentifikuar, të gjithë mospjesëmarrës në luftime. Për njërin dihet që ka vdekur si pasojë e rrahjeve në qendrën e burgimit të UÇK-së në Jabllanicë. Të tjerët janë ende të zhdukur.

38. Gjatë fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit 1998, forcat serbe nisën një kundërofensivë dhe rimorën përkohësisht rajonin rreth Gllogjanit. Një ekip serb i mjekësisë ligjore për vendin e krimit kreu një hetim afër kanalit që çon në Liqenin e Radoniqit, në fermën Ekonomia në Irzniq dhe në rrugën që çon ne fshatin Dashinoc.

39. Më 12 shtator 1998 ose rreth kësaj date, ekipi gjeti së paku 30 kufoma ose mbetje të pjesshme të kufomave në rajonin e kanalit të Liqenit të Radoniqit, gjashtë kufoma në fermën Ekonomia dhe të paktën tri kufoma në rrugën që çon ne Dashinoc. Kufomat dhe mbetjet u ekzaminuan nga mjekësia ligjore në një morg provizor në Gjakovë. Disa prej këtyre mbetjeve të kufomave janë identifikuar si civilë serbë, romë dhe shqiptarë të cilët u zhdukën midis prillit dhe pjesës së parë të shtatorit 1998 në rajonin e Dukagjinit.

40. Qendra operative e Ramush HARADINAJT gjatë konfliktit në 1998 dhe 1999 ishte fshati i tij Gllogjan në komunën e Deçanit. Ishte rreth dy kilometra prej rajonit të kanalit të Liqenit të Radoniqit dhe fermës Ekonomia ku u zbuluan kufomat dhe mbetjet, dhe gjendej në njërën prej vetëm dy rrugëve të ngushta që hyjnë në këtë zonë. Fshati Dashinoc, ku u gjetën tri kufomat e tjera, ishte nëntë kilometra larg. Nuk dihet numri i saktë i kufomave të varrosura atje sepse mbetjet ishin përzierë. Ekzaminimi mjeko-ligjor i mbetjeve zbulon se në anën e liqenit u hodhën të paktën 39 kufoma.

41. Dymbëdhjetë prej mbetjeve të gjetura në vendet e sipërpërmendura u identifikuan prej autoriteteve serbe me anë të procedurave tradicionale të identifikimit. Këtu përfshihen: Vukosava Markoviq dhe Darinka Kovaç (Pikat 7 dhe 8); Millovan Vllahoviq (Pikat 9 dhe 10); Millosh Radunoviq dhe Sllobodan Radosheviq (Pikat 11 dhe 12); Hajrullah Gashi dhe Isuf Hoxha (Pikat 15 dhe 16); Ilira Frrokaj dhe Tush Frrokaj (Pikat 17 dhe 18); dhe Ilia Antiq Axhi Seferaj dhe Vellizar Stoshiq (Pikat 21 dhe 22). Pesë prej mbetjeve që u gjetën u identifikuan prej organizatave ndërkombëtare me prova gjenetike. Këtu përfshihen: Milka Vllahoviq (Pikat 9 dhe 10); nëna e Dëshmitarit SST7/04 (Pikat 13 dhe 14); Safet Kuqi dhe Zdravko Radunoviq (Pikat 21 dhe 22) dhe Pal Krasniqi (Pikat 31 – 33)

42. Disa prej mbetjeve që u gjetën në vendet e sipërpërmendura mbeten të paidentifikuara megjithëse ende vazhdojnë të kryhen ekzaminime në përpjekje për përcaktimin e identiteteve të tyre. Këto mbetje janë të kufomave të së paku 22 individëve, ndër ta edhe dy fëmijë. Të gjitha këto mbetje tregojnë shenja të vdekjes prej dhunës.

PIKAT 1 dhe 2

43. Familja Jollaj ishin romë/egjiptianë që jetonin në Gllogjan, ku shumica e banorëve ishin shqiptarë. Prej marsit deri në maj 1998, anëtarët e kësaj familjeje u ngacmuan dhe u kërcënuan rregullisht prej Ramush HARADINAJT dhe vëllezërve të tij Daut Haradinaj, Frashër Haradinaj dhe Shkëlzen Haradinaj, të cilet jetonin të gjithë shumë afër. Ramush HARADINAJ dhe vëllezërit e tij shpeshherë u futën në shtëpinë e familjes Jollaj, duke i akuzuar për bashkëpunim me serbët, dhe duke shtënë me automatikë në oborrin e tyre, kinse në kërkim të armëve. Në shumë raste, ata u thanë të largoheshin prej Gllogjanit dhe të shpërnguleshin prej Kosovës në Serbi, sepse ata e donin Kosovën vetëm për shqiptarët.

44. Në një rast, Ramush HARADINAJ dhe një numër ushtarësh vendës të UÇK-së që vepronin nën komanden e drejtpërdrejtë të tij, sulmuan Binak Jollajn, gjyshi i familjes, e rrahën me pushkët e tyre dhe i morën gjësende. Në një rast të mëvonshëm, Ramush HARADINAJ erdhi natën në shtëpinë e Jollajve me një grup ushtarësh të UÇK-së. Ata i shkatërruan orenditë e tyre, thyen dritaret e shtëpisë dhe e urdhëruan familjen të dilte nga shtëpia dhe të largohej nga fshati. Si pasojë, familja Jollaj u shpërngul në Piskotë afër Gjakovës, ku ushtarë të tjerë të UÇK-së vazhduan t'i ngacmonin dhe t'u merrnin gjësende.

Në këtë mënyrë Ramush HARADINAJ kreu:

Pika 1: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ngacmim, veprime çnjerëzore, shkatërrim i pronës), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Veprime Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5 (i) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 2: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, i njohur në Nenin e Përbashkët 3(1) (a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 3 dhe 4

45. Më 18 prill 1998 ose rreth kësaj date, tre civilë të kombësisë serbe, dy vëllezërit Dragosllav Stojanoviq dhe Mijat Stojanoviq, dhe kushëriri i tyre Vesellin Stijoviq u rrëmbyen prej shtëpisë së familjes Stojanoviq në Dubravë prej forcave të UÇK-së, ndërsa po përpiqeshin të merrnin plaçka personale prej shtëpisë. Ata kishin vendosur më parë, në fund të marsit 1998, të largoheshin nga fshati i tyre Dubravë, sepse mendonin se nuk ishin më të sigurtë atje.

46. Më 18 prill 1998, së pari në shtëpinë familjare të Stojanoviqëve në Dubravë dhe pastaj në shtëpinë e Smajl Haradinajt, e cila përdorej si shtab i UÇK-së në Gllogjan, Dragosllav Stojanoviqi, Mijat Stojanoviqi dhe Vesellin Stijoviqi u morën në pyetje dhe u rrahën. Si pasojë atyre iu shkaktuan lëndime të rënda trupore dhe vuajtje të mëdha. Gjatë marrjes në pyetje, ushtarët e UÇK-së i pyetën pse ishin kthyer në fshatin e tyre pa leje.

47. Ramush HARADINAJ ishte i pranishëm në ndërtesë në atë kohë, dhe ishte në dijeni për marrjen në pyetje dhe rrahjen e këtyre tre personave. Ramush HARADINAJ shkelmoi, kërcënoi dhe frikësoi Dragosllav Stojanoviqin.

48. Më vonë atë ditë, ushtarë të UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush HARADINAJT detyruan Dragosllav Stojanoviqin, Mijat Stojanoviqin dhe Vesellin Stijoviqin të ecnin prej shtabit të UÇK-së në fshatin Gllogjan deri në shtëpinë e Stojanoviqëve në fshatin fqinj të Dubravës në kërkim të armëve. Dragosllav Stojanoviqit, Mijat Stojanoviqit dhe Vesellin Stojiqit iu lidhën sytë dhe u çuan me makinë në një vend afër fshatit Baballoq në komunën e Deçanit ku u urdhëruan të zbritnnin nga makina dhe të ecnin drejt rajonit serb pa i kthyer sytë. U kërcënuan se do të pushkatoheshin po të shikonin prapa. Të tre njerëzit nuk u kthyen në fshatin e tyre.

49. Si pasojë e rrahjeve, Dragosllav Stojanoviqit iu desh të qëndronte 28 ditë në spital; Mijat Stojanoviqit dhe Vesellin Stijoviqit iu nevojitën qëndrime në spital prej gjashtë ose shtatë ditësh.

Në këtë mënyrë Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 3: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, veprime çnjerëzore, dëbim ose transferim i dhushëm i civilëve), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Dëbim dhe Veprme të Tjera Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(d) dhe 5(i) dhe Nenit 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 4: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, i njohur në Nenin e Përbashkët 3(1) (a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 5 dhe 6

50. Më 23 prill 1998 ose rreth kësaj date, Rosa Radoseviq nga fshati Dashinoc i komunës së Deçanit, e lindur më 25 janar 1938, bashkë me djalin e saj Stanisha Radoseviq dhe një mik Novak Stijoviq, të gjithë serbë, ishin duke udhëtuar prej Deçanit kur u ndalën dhe u kontrolluan nga ushtarët e UÇK-së në udhëkryqin e rrugës për në Gllogjan, në fshatin Pozhar të komunës së Deçanit. Ushtarët e UÇK-së u thanë se nuk mund të shkonin në fshatin Dashinoc sepse ishte bërë territor i UÇK-së. Ata nuk u lejuan të ktheheshin as në Deçan. Rosa Radoseviqi, Stanisha Radoseviqi dhe Novak Stijoviqi u rrëmbyen nga rruga bashkë me automjetet e tyre afër Pozharit dhe u çuan në ndërtesën e shtabit të UÇK-së në Gllogjam, ku u poshtëruan, u mbajtën, u morën në pyetje dhe u rrahën. Grupe të ushtarëve të UÇK-së në mënyrë të përsëritur rrahën me grushta dhe i shkelmuam nëpër tërë trupin Novak Stijoviqin dhe Stanisha Radoseviqin, duke u shkaktuar vuajtje. Ushtarët e UÇK-së në shtabin e Gllogjanit, pasi kishin rrahur dhe marrë në pyetje Stanisha Radoseviqin dhe Novak Stijoviqin, e urdhëruan Stanisha Radoseviqin të kthehej në shtëpinë e tij në Deçan dhe të sillte pushkën e tij të gjuetisë. Që të hynte lirisht në territorin e UÇK-së, ata i dhanë një simbol të UÇK-së për t'a treguar, nëqoftëse ushtarë të tjerë të UÇK-së e ndalnin në rrugë. Nëna e tij Rosa Radoseviqi dhe Novak Stijoviqi u mbajtën në Gllogjan para se të liroheshin më vonë atë ditë.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 5: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, veprime çnjerëzore), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Burgim dhe Veprime të Tjera Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(e) dhe 5(i) dhe Nenit 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 6: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, i njohur në Nenin e Përbashkët 3(1) (a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 7 dhe 8

51. Më 21 prill 1998, Vukosava Markoviq (mbiemri i vajzërisë Vujosheviq), e lindur më 9 gusht 1937 dhe motra e saj Darinka Kovaç (mbiemri i vajzërisë Vujosheviq), e lindur më 18 shtator 1932, të dyja serbe, u zhdukën prej shtëpisë së tyre në fshatin Ratishë të komunës së Deçanit. Ratisha është tre deri në katër kilometra nga Gllogjani. Të dyja gratë u vranë dhe mbetjet e kufomave të tyre u gjetën nga një ekip serb i mjekësisë ligjore më 12 shtator 1998, afër kanalit prej betoni i cili çon në Liqenin e Radoniqit. Ekzaminimi zbuloi plagë prej armëve të zjarrit në të dyja kufomat dhe thyerje të shumta eshtërore në kufomën e Vukosava Markoviqit.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 7: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe , KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 8: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 9 dhe 10

52. Më 21 prill 1998 ose rreth kësaj date, u zhdukën Millovan Vllahoviqi, i lindur më 5 gusht 1935 dhe Milka Vllahoviqi, e lindur më 5 maj 1933, burrë e grua, të dy serbë që jetonin në fshatin Ratishë të komunës së Deçanit. Sipas raporteve, ushtarët e UÇK-së nën komandën e Ramush HARADINAJT e çuan çiftin e moshuar në shtabin e UÇK-së në Gllogjan. Shqiptarët vendës, të cilët u përpoqën të parandalonin rrëmbimin, u kërcënuan se edhe ata do të vriteshin, po të ndërhynin.

53. Millovan Vllahoviqi u vra dhe mbetja e kufomës së tij u gjet më 12 shtator 1998 afër murit të betontë të kanalit të Radoniqit. Ekaminimi mjeko-ligjor zbuloi thyerje të eshtrave shkaktuar prej forcës mekanike. Në murin e betontë të kanalit shiheshin shenja plumbash.

54. Milka Vllahoviqi nuk është parë e gjallë që prej rrëmbimit të saj dhe besohet se është vrarë.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 9: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 10: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, i ndëshkueshëm sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 11 dhe 12

55. Më 23 prill 1998 ose rreth kësaj date, u zhdukën Sllobodan Radosheviqi, burri i Rosa Radosheviqit, i lindur më 8 tetor 1943, dhe dy fqinjë, Millosh Radunoviqi, i lindur më 19 shkurt 1938, dhe gruaja e tij Milica Radunoviqi, e lindur në 1938, të gjithë serbë, të cilët kishin mbetur në shtëpitë e tyre në fshatin Dashinoc të komunës së Deçanit. Sipas thashethemeve në vend, ata u rrëmbyen prej ushtarëve të UÇK-së. Më vonë, në një gazetë lokale serbe dhe në lajmet lokale të televizionit u lëshua një komunikatë e UÇK-së ku deklarohej se familjet e Sllobodan Radosheviqit dhe Milosh Radunoviqit duhet të shkonin në një vend buzë rrugës afër Deçanit për të marrë kufomat e këtyre njerëzve. Familjet nuk shkuan në këtë vend, nga frika.

56. Anëtarët e Policisë serbe i gjetën mbetjet e kufomave të Sllobodan Radosheviqit dhe Millosh Radunoviqit nën një shtresë dheu më 12 shtator 1998, në rrugën drejt fshatit Dashinoc, mu në veri të Liqenit të Radoniqit, pikërisht në vendin e përmendur në komunikatën e UÇK-së. Megjithëse në anën tjetër të së njëjtës rrugë u gjetën mbetje femërore dhe rroba femërore pjesërisht të djegura, kufoma e Milica Radunoviqit nuk është identifikuar: zyrtarisht, ajo gjendet në listën e të zhdukurve.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 11: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 12: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 13 dhe 14

57. Një natë, nga fundi i prillit ose fillimi i majit, një motër e Dëshmitarit SST7/04, u rrëmbye prej shtëpisë familjare në Ratishë nga Idriz BALAJ dhe dy ushtarë të UÇK-së, të cilët hynë në shtëpi me forcë. Ajo u çua në shtabin e Shqiponjave të Zeza të UÇK-së në fshatin fqinj Irzniq të komunës së Deçanit. Atje u mbajt një natë prej të akuzuarit Idriz BALAJ dhe ushtarëve të tij. Më vonë ajo u çua në shtëpinë e saj për të marrë rrobat e saj. Motra e Dëshmitarit SST7/04 u pa nga familja e saj për herë të fundit duke u marrë prej të akuzuarit Idriz BALAJ dhe nuk është parë e gjallë prej atëherë. Supozohet se ajo është vrarë. Ajo gjendet zyrtarisht në listën e të zhdukurve.

58. Në një rast të mëvonshëm herët në verën e vitit 1998, nëna e Dëshmitarit SST7/04 u rrëmbye nga i akuzuari Idriz BALAJ dhe tre ose katër ushtarë të maskuar të UÇK-së. Ajo nuk u pa më e gjallë dhe supozohet se është vrarë.

59. Dikur më vonë, në gusht 1998, Idriz BALAJ bashkë me ushtarët e njësisë "Shqiponjat e Zeza" sulmuan shtëpinë e nënës së Dëshmitarit SST7/04, duke shtënë në ajër me armët e tyre. Ata thyen derën, hynë në shtëpi dhe rrëmbyen një të afërm tjetër të Dëshmitarit SST7/04. Ai i afërm u vra dhe kufoma u gjet të nesërmen afër Zhabelit të komunës së Gjakovës, ku vendosej here pas here një njësi e "Shqiponjave të Zeza".

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 13: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ngacmim, ndalim i paligjshëm, vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje dhe Veprime të Tjera Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) 5 (i) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 14: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 15 dhe 16

60. Më 20 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Hajrullah Gashi, i lindur në shkurt 1951, dhe Isuf Hoxha, i lindur në 1938, të dy shqiptarë të Kosovës, u nisën me autobus prej Gjakovës për në Prishtinë. I akuzuari Ramush HARADINAJ dhe një ushtar tjetër i UÇK-së, të dy të veshur në uniforma të zeza, e ndalën autobusin te hyrja e Duhlës në komunën e Suharekës, në rrugën drejt Malishevës. Të dy hipën në autobus. Ramush HARADINAJ tha, "Unë jam Ramush Haradinaj dhe po kërkoj Isuf Hoxhën dhe Hajrullah Gashin". Ramush HARADINAJ dhe ushtari i UÇK-së morën Hajrullah Gashin dhe Isuf Hoxhën prej autobusit dhe i çuan me makinë në drejtim të Gllogjanit.

61. Të dy personat u vranë. Policia serbe i gjeti kufomat e Hajrullah Gashit dhe Isuf Hoxhës më 12 shtator 1998 afër Liqenit të Radoniqit. Ekzaminimi mjeko-ligjor i kufomës së Hajrullah Gashit zbuloi plagë që përputheshin me një traumë të shkaktuar prej një mjeti pa majë. Kufoma e Isuf Hoxhës kishte thyerje të shumta eshtërore dhe mungonin disa eshtra të kafkës.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi

BRAHIMAJ kryen:

Pika 15: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje dhe Veprime të Tjera Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) 5(i) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 16: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 17 dhe 18

62. Ilira Frrokaj, e lindur më 25 maj 1957 dhe burri i saj Tush Frrokaj, i lindur më 29 gusht 1961, të dy shqiptarë katolikë, jetonin në fshatin Plançar të komunës së Gjakovës. Në gusht 1998, ata u zhdukën ndërsa po udhëtonin bashkë me makinë prej shtëpisë së tyre në Plançar për në fshatin Nepalë. Të afërmit i kërkuan te UÇK-ja dhe shkuan në shtëpinë e Ardian Kurtit, komandant lokal i UÇK-së, në fshatin Gramaçel, në rrugën në të cilën kishin kaluar çifti i zhdukur. Në kohën që ishin atje, në shtëpi erdhi i akuzuari Idriz BALAJ dhe u dëgjua kur paralajmëroi Ardian Kurtin: 'Mos ndërhy në punët e të tjerëve nëqoftëse do të mbetesh gjallë. Përndryshe mund të përfundosh si të tjerët' . Të afërmit shkuan në shtabin e UÇK-së në Gllogjan, ku u takuan me Shkëlzen Haradinajn, vëllai i Ramush HARADINAJT . Ata i dhanë fotografi të çiftit të zhdukur dhe iu tha se Idriz BALAJ do të vinte në shtab. Idriz BALAJ nuk u paraqit në shtab, dhe kur në dy raste u takua me të afërmit e Ilira dhe Tush Frrokajt ai refuzoi të bisedonte për zhdukjen e tyre.

63. Ilira Frrokaj dhe Tush Frrokaj u vranë që të dy. Kufomat e tyre u gjetën poshtë një ujëvare të kanalit të Liqenit të Radoniqit bashkë me automjetin e tyre, në të cilin ishin disa vrima plumbash. Kufoma e Ilira Frrokajt kishte një fishek në këmbë, thyerje të shumta eshtërore, duke përfshirë thyerje të kafkës, dhe shenja të djegjes së trupit. Kufoma e Tush Frrokajt e kishte kafkën e thyer.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 17: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje dhe Veprime të Tjera Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) 5(i) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 18: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 19 dhe 20

64. Në gusht 1998, në Shtabin e Njësisë 'Shqiponjat e Zeza' në Irzniq, Idriz BALAJ mbajti të burgosur Zenun Gashin, ish-polic, Misin Berishën dhe djalin e tij, Sali Berishën, të gjithë të kombësisë rome. Zenun Gashi u pa për herë të fundit në fshatin Kosuriq të komunës së Pejës. Në ditën e rrëmbimit të tij, ai ishte parë, i rrahur keqas në një makinë me tre ushtarë të UÇK-së në fshatin fqinj të Baranit. Ndërsa ishte i burgosur, Sali Berishës i ishte prerë hunda në praninë e Idriz BALAJT dhe dy ushtarëve të tjerë të UÇK-së. Idriz BALAJ i çau të tre personat në qafë, në krahë dhe në kofshë, ua fërkoi plagët me kripë, dhe i qepi me gjilpërë. Pastaj Idriz BALAJ i mbështolli Zenun Gashin, Misin Berishën dhe Sali Berishën në tel me gjemba, dhe përdori një mjet për të ngulur gjembat e telit në mish. Gjithashtu Idriz BALAJ e goditi Zenun Gashin në sy me thikë. Më tej të tre njerëzit u lidhën prapa automjetit të Idriz BALAJT dhe u tërhoqën zvarrë në drejtim të Liqenit të Radoniqit. Ata nuk janë parë më të gjallë që prej asaj dite dhe supozohet se janë vrarë.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 19: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm. vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje, dhe Veprime të Tjera Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a), 5 (i) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 20: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 21 dhe 22

65. Ilia Antiqi, i lindur më 18 korrik 1934, bujk serb që jetonte në fshatin Lloçan të komunës së Deçanit, u pa për herë të fundit i gjallë në mbrëmjen e 27 ose 28 majit 1998, kur shkoi për vizitë në shtëpinë e vëllait Gjorgje Antiqit, i cili gjithashtu jetonte në fshatin Lloqan. Anëtarët e tjerë të familjes tashmë ishin larguar nga fshati për shkak të incidenteve me të shtëna prej UÇK-së. Kufoma e Ilia Antiqit u gjet prej autoriteteve serbe në shtator 1998 në vendndodhjen Radoniq përmendur në paraqitjen e fakteve. Kufoma kishte thyerje të shumta të eshtrave, duke përfshirë një dëmtim të kafkës që mund të jetë shkaktuar prej një goditjeje në kokë me një mjet të mprehtë.

66. Kufoma e Axhi Seferajt, rom, i lindur më 11 korrik 1940, i cili jetonte në Plançar të komunës së Pejës, u gjet prej ekipit serb të mjekësisë ligjore më 12 shtator 1998 afër murit të betontë të kanalit të Radoniqit. Ekzaminimi zbuloi një plagë me armë zjarri dhe traumë prej një mjeti jo të mprehtë duke përfshirë thyerje të shumta në kafkë dhe në nofullën e poshtme. Afër kufomës u gjet një pjesë shiriti ngjitës i verdhë, i ngjashëm me shiritin e gjetur rreth qafës së një kufome të paidentifikuar.

67. Vellizar Stoshiqi, bujk serb i lindur në 1935, i cili jetonte në Bellopojë të komunës së Pejës, u zhduk më 19 korrik 1998 në Lloxhë të komunës së Pejës. Biçikleta e tij u gjet në arë, ku kishte shkuar për të kontrolluar të mbjellat. Mbetja e kufomës së tij u gjet afër të njëjtit muri të betontë te kanalit të Radoniqit në shtator 1998. Ekzaminimi i kufomës zbuloi plagë prej arme zjarri në kokë dhe në këmbë, dhe te qafa u gjet një lak litari.

68. Safet Kuqi, i lindur më 2 janar 1951, nëpunë shqiptar banke, u zhduk më 6 shtator 1998 pasi kishte dalë nga shtëpia e tij në Gjakovë për të shkuar në Zhdrellë, fshat rreth shtatë kilometra nga Gjakova në drejtim të Liqenit të Radoniqit. Zhdukja e tij iu lajmërua OSBE-së në Gjakovë dhe UÇK-së në Prishtinë më 15 nëntor 1998. Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur /ICMP/ ka bërë një identifikim të supozuar të kufomës së tij. Mbetja e kufomës u gjet në një zabel të mbuluar me bar dhe gjethe në fermën Ekonomia në shtator 1998. U identifikuan thyerje të shumta të eshtrave të fytyrës dhe të brinjëve të shkaktuara prej një mjeti pa majë.

69. Zdravko Radunoviqi, lindur në Rahovec, më 16 shtator 1955, inspektor serb për tregun, u zhduk më 18 korrik 1998 pasi doli prej shtëpisë së tij në Pejë. Ai kishte në mend të shkonte për vizitë te një i afërm në fshatin Dobriq, komuna e Gjakovës. Më vonë atë ditë policia serbe raportoi se Zdravko Radunoviqi ishte rrëmbyer në fshatin Dujakë, komuna e Gjakovës, prej dy anëtarëve të UÇK-së, Luan Përvorfi dhe Krist Përvorfi dhe ishte çuar në fshatin Gllogjan ku ata ia dorëzuan njërit prej komandantëve të atjeshëm të UÇK-së. Ata kishin pranuar se Zdravko Radunoviqi përfundimisht ishte vrarë dhe kufoma e tij ishte lënë në Liqenin e Radoniqit, në shtator 1998. ICMP-ja ka kryer një identifikim të supozuar të kufomës së tij e cila u gjet afër murit të betontë të kanalit të Radoniqit. Në kafkë ndodhej një vrimë daljeje shkaktuar prej një plumbi.

70. Afërsisht u vranë 22 persona të tjerë dhe kufomat e tyre u hodhën në të njëjtin vend dhe në mënyrë të ngjashme si viktimat e identifikuara më lart. Vazhdojnë përpjekjet për përcaktimin e identitetit të këtyre viktimave me anë të provave shkencore.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 21: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 22: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 23 dhe 24

71. Më 19 maj 1998 ose rreth kësaj date, Ivan Zariqi, serb së bashku me dy shqiptarë, Agron Berisha dhe Burim Bejta, u nisën prej fshatit të tyre Dollc në komunën e Klinës dhe shkuan në mullirin e blojës në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës. Në mullirin e blojës ata u arrestuan prej ushtarëve të UÇK-së, të cilët i çuan në një shtëpi të braktisur dhe i rrahën. Pas rrahjes ata i futën me forcë në një automjet dhe i çuan në Shtabin e Jabllanicës.

72. Më 19 maj 1998 ose rreth kesaj date dhe në ditët e mëpasme, Ivan Zariqi, Agron Berisha dhe Burim Bejta u mbajtën në qendrën e burgimit në Jabllanicë. Në praninë e Ramush HARADINAJT dhe ndërkohë që ai shikonte, Idriz BALAJ ia preu veshi me thikë Ivan Zariqit, ndërkohë që shikonte të dy burgosurit e tjerë në sy të cilëve u tha, 'shikoni ç'do t'ju bëjmë' .

73. Pas këtij gjymtimi, Lahi BRAHIMAJ , në praninë e Ramush HARADINAJT i cili dëgjonte, urdhëroi, 'Tani do të lëshojmë dokumente për Drenicë,' për Ivan Zariqin, Agron Berishën dhe Burim Bejtën. Dihej dhe kuptohej se në këtë kontekst 'Lëshimi i dokumenteve për Drenicë' do të thoshte se ata do të çoheshin për t'u ekzekutuar. Pastaj Idriz BALAJ dhe një grup ushtarësh prej njësisë së tij, 'Shqiponjat e Zeza.' i hoqën të tre burgosurit nga prania e Ramush HARADINAJT dhe i larguan. Ata nuk janë parë më të gjallë prej asaj kohe.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 23: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, veprime çnjerëzore, vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje, dhe Veprime të Tjera Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a), 5 (i) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 24: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 25 dhe 26

74. Më 25 maj 1998 ose rreth kësaj date, dy romë, Ukë Rexhepaj dhe dhëndri i tij Nesret Alijaj, u ndaluan në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës nga ushtarët e UÇK-së dhe u akuzuan si bashkëpunëtorë të serbëve. Ata u çuan në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë dhe në qendrën e burgimit. Atje Lahi BRAHIMAJ dha urdhrin që 'të dërgoheshin në Drenicë.' Dihej dhe kuptohej se në këtë kontekst "Lëshimi i dokumenteve për Drenicë" do të thoshte se ata do të çoheshin për t'u ekzekutuar. Asnjëri prej tyre nuk është parë më i gjallë prej atëherë.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 25: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, vrasje), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 26: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 27 dhe 28

75. Më 13 qershor 1998 ose rreth kësaj date, një shqiptar katolik mashkull, Dëshmitari SST7/06, u ndal nga ushtarët e UÇK-së në një postbllok në rrugën midis Klinës dhe Gjakovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, iu gjet një armë zjarri dhe ai u akuzua si bashkëpunëtor i serbëve. Ai u çua në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Me të mbërritur atje, ai u rrah rëndë në krahë, në këmbë, dhe në shpinë prej ushtarëve të UÇK-së, ndër të tjerë Nazmi Brahimaj, vëllai i të akuzuarit Lahi BRAHIMAJ .

76. Prej 13 qershorit 1998 deri afërsisht më 25 korrik 1998, Dëshmitari SST7/06 u mbajt në Shtabin e UÇK-së dhe në objektin e burgimit. Gjatë burgimit të tij, ai u rrah rregullisht prej Lahi BRAHIMAJT , Nazmi Brahimajt dhe ushtarëve të tjerë të UÇK-së. Më 25 korrik 1998, ose rreth kësaj date, Dëshmitari SST7/06 u lirua prej shtabit të UÇK-së në Jabllanicë nga Nazmi Brahimaj, i cili ishte emëruar zëvendëskomandant i Shtabit Operativ të Dukagjinit prej Ramush HARADINAJT , duke zëvendësuar Lahi BRAHIMAJN .

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 27: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, dhe veprime çnjerëzore), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Veprime Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(i) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 28: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 29 dhe 30

77. Më 13 qershor 1998 ose rreth kësaj date, një automjet i vozitur prej oficerit të policisë serbe Nenad Remistar u ndal në postbllokun e UÇK-së në rrugën midis Klinës dhe Gjakovës. Nenad Remistari u çua në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Me të mbërritur atje, ai u rrah rëndë në krahë, në këmbë, dhe në shpinë prej ushtarëve të UÇK-së, ndër të tjerë Nazmi Brahimaj, vëllai i të akuzuarit Lahi BRAHIMAJ .

78. Më 14 qershor 1998 ose rreth kësaj date, Nenad Remistari u nxor prej objektit të burgimit të UÇK-së në Jabllanicë nga ushtarë të panjohur të UÇK-së. Prej atëherë nuk është parë më i gjallë, dhe është i zhdukur.

79. Midis mesit të qershorit 1998 dhe fundit të korrikut 1998, një individ i panjohur i kombësisë bosnjake dhe tre individë të panjohur të kombësisë malazeze u sollën në të njëjtin objekt burgimi prej ushtarëve të UÇK-së. Këta individë u mbajtën për një periudhë afërsisht triditëseh dhe u keqtrajtuan e u rrahën. Pastaj u nxorën prej qendrës së burgimit nga ushtarë të UÇK-së. Nuk dihen vendndodhja dhe fati i tyre.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 29: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

Pika 30: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKAT 31, 32 dhe 33

80. Më 10 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Pal Krasniqi, shqiptar katolik, shkoi në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë për t'iu bashkuar UÇK-së. Ai qëndroi disa ditë në Shtabin e Jabllanicës, derisa një komandant i UÇK-së, Alush Agushi, i njohur si ' Mali ', e akuzoi si spiun i serbëve dhe e arrestoi. Pastaj Pal Krasniqi u rrah, derisa u detyrua të jepte një pranim te rremë.

81. Më 11 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Skënder Kuqi, pronar dyqani i cili jetonte në fshatin Zahaq të komunës së Pejës, vëllai i të cilit ishte polic, u rrëmbye prej ushtarëve të UÇK-së, të cilët e futën në bagazhin e makinës së vet dhe e çuan në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Makina e tij u konfiskua dhe përdorej më tej prej të akuzuarit Lahi BRAHIMAJ . Pastaj Skënder Kuqi u rrah keqas prej dy ushtarëve të UÇK-së dhe u burgos në një bodrum të mbushur me ujë në një ndërtesë në oborrin e Shtabit. Ky bodrum ishte mbushur me ujë deri në nivelin e ijeve.

82. Më 13 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Dëshmitarit SST7/03, shqiptar i cili kishte refuzuar të luftonte për UÇK-në, iu kërkua prej Lahi BRAHIMAJT ta shoqëronte deri në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Pasi erdhën në Shtabin e Jabllanicës, Dëshmitari SST7/03 u çua prej Lahi BRAHIMAJT në ndërtesën e dytë në oborr dhe u mbyll në një dhomë me dy njerëz të tjerë. Katër ose pesë ushtarë të UÇK-së e rrahën Dëshmitarin SST7/03 deri ne alivanosje. Më vonë në të njëjtën ditë, Nazmi Brahimaj dhe një ushtar me emrin Myftar Brahimaj i shkelmuan të tre të burgosurit dhe i morën në pyetje. Gjatë burgimit të tyre në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë dhe në objektin e burgimit, të tre personave u mbaheshin duart lidhur pas shpinës me litar. Midis 13 korrikut 1998 dhe 16 korrikut 1998, njëri prej të burgosurve u rrah në mënyrë të përsëritur prej Nazmi Brahimajt dhe Naser Brahimajt, i njohur si 'Rusi'.

83. Më 16 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Dëshmitari SST7/03 u mor prej dhomës në të cilën mbahej në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë dhe u çua në zyrën e Lahi BRAHIMAJT , për t'u marrë në pyejte, Të pranishëm në këtë marrje në pyetje ishin edhe Idriz BALAJ dhe dy ushtare të paidentifikuara të UÇK-së prej njësisë së Policisë Ushtarake. Pastaj Lahi BRAHIMAJ i pyeti të dyja ushtaret e paindentifikuara të UÇK-së ''nëse kishin dëshirë të ushtroheshin' mbi Dëshmitarin SST7/03. Më tej të dyja oficeret e paidentifikuara filluan ta rrihnin Dëshmitarin SST7/03 nëpër tërë trupin me shkopinj teleskopikë. Ndërkohë, Lahi BRAHIMAJ dhe Idriz BALAJ qëndronin anash, duke shikuar dhe qeshur. Gjatë këtyre rrahjeve, Idriz BALAJ mori në pyetje Dëshmitarin SST7/03, duke e akuzuar si spiun serb dhe duke e kërcënuar se do t'i priste fytin. Gjatë kësaj marrje në pyetje, Lahi BRAHIMAJ e nxiti Dëshmitarin SST7/03 të vriste veten dhe i ofroi mjetin për t'a bërë këtë.

84. Më 13 korrik 1998 ose rreth kësaj date, dy të afërm të Skënder Kuqit u takuan me Lahi BRAHIMAJN për të pyetur për burgimin dhe gjendjen e tij. Ramush HARADINAJ u informua për arrestimin e Skënder Kuqit prej një anëtari të shtabit të tij. Pastaj Ramush HARADINAJ u takua me Nazmi Brahimajn, i cili i konfirmoi se Skënder Kuqi po mbahej në burg. Ramush HARADINAJ urdhëroi lirimin e tij, por Nazmi Brahimaj e informoi se ai nuk mund të lirohej menjëherë për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga rrahjet pasi ishte kapur në përpjekje për t'u arratisur.

85. Më 16 korrik 1998 ose rreth kesaj date, Skënder Kuqi, i pavetëdijshëm, u transferua për t'u mjekuar në një objekt për trajtim mjekësor të UÇK-së në Irzniq. Ai vdiq pas pak dhe u varros nga ushtarët e UÇK-së në Jabllanicë. Anëtarët e familjes së Skënder Kuqit mësuan për vdekjen e tij dhe kontaktuan Ramush HARADINAJN , i cili urdhëroi që kufoma e Skënder Kuqit të zhvarrosej dhe t'i kthehej familjes për varrim fetar. Pastaj u krye ceremonia e varrimit me nderimet e UÇK-së dhe kufoma e Skënder Kuqit u rivarros në fshatin Dubovik në komunën e Pejës.

86. Pal Krasniqi u pa i gjallë për herë të fundit me 26 korrik 1998 ose rreth kësaj date në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë, ku ishte i burgosur. Ai ende figuron i zhdukur.

87. Në periudhën 26-28 korrik 1998 ose rreth këtyre datave, Dëshmitari SST7/03 u ndalua në Jabllanicë prej Lahi BRAHIMAJT , i cili e çoi në shtëpinë e tij duke e mbajtur në thep të armës. Atje, Lahi BRAHIMAJ e goditi Dëshmitarin SST7/03 në mënyrë të përsëritur në fytyrë para se ta kthente, duke e mbajtur në thep të armës, në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë, ku Lahi BRAHIMAJ e mori në pyetje atë. Pastaj Lahi BRAHIMAJ e futi Dëshmitarin SST7/03 me dhunë në bagazhin e një makine Mercedes-Benz dhe voziti më shumë se një orë para se ta ndalte makinën. Pastaj ia ngjeshi armën mbi gjoks Dëshmitarit SST7/03 dhe e kërcënoi se do ta vriste. Më tej ai vazhdoi me makinë deri në një vend tjetër, ku e ndali makinën, e hapi bagazhin, dhe i tha një njeriu të paidentifikuar, 'Të kam sjellë një njeri shumë të mirë' . Njeriu i paidentifikuar iu përgjigj, 'Nuk kemi vend këtu për të vrarë njerëz. Jemi këtu për t'i mbrojtur '. Më pas Lahi BRAHIMAJ e shkelmoi Dëshmitarin SST7/03 para se ta mbyllte bagazhin e makinës dhe vazhdoi deri në shtabin e UÇK-së në Gllogjan, ku Dëshmitari SST7/03 iu dorëzua një oficeri të paidentifikuar të policisë ushtarake të UÇK-së. Ai u rrah përsëri me një shkop druri, dhe u shkelmua. Pastaj Dëshmitari SST7/03 u çua në një dhomë tjetër ku u takua me Ramush HARADINAJN , i cili i tha se mund të shkonte dhe të mos përzihej në asnjë mënyrë me ushtrinë. Më pas Dëshmitari SST7/03 u çua përsëri në Shtab në Jabllanicë dhe u lirua.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 31: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (vrasje, ndalim i paligjshëm, veprime çnjerëzore), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Vrasje dhe Veprime Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(a) dhe 5 (i) dhe Nenit 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 32: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Vrasje, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

Pika 33: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

PIKA 34

88. Më 23 maj 1998 ose rreth kësaj date, Naser Lika nga Grabanica dhe Fadil Fazlija, u rrëmbyen në fshatin Zhabel prej ushtarëve të UÇK-së, të dyshuar si tradhtarë për shkak se thuhej që përkrahnin një parti politike (LDK) rivale të UÇK-së. Ata u çuan në Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Në shtabin e Jabllanicës, Lahi BRAHIMAJ, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së i kërcënuan Naser Likën, Fadil Fazlinë dhe një grup prej rreth njëzet personash nga fshati Grabanicë, duke u thënë, 'tani do të ktheheni në fshatin tuaj që të luftoni kundër serbëve dhe t'i detyroni të largohen. Nuk mund të jetoni asgjëkundi në Kosovë nëse së pari nuk e lironi fshatin tuaj prej serbëve'. Naser Lika dhe Fadil Fazlija u liruan falë ndërhyrjes së një anëtari të familjes, i cili kërcënoi se do të hakmerrej ndaj familjes Brahimaj po të mos liroheshin.

89. Një mbrëmje në korrik 1998, Lahi BRAHIMAJ, vëllai i tij Nazmi Brahimaj, dhe një numër ushtarësh të UÇK-së e rrëmbyen Naser Likën në shtëpinë e tij në Grabanicë të Klinës, e futën në bagazhin e një automjeti, dhe në bazë të një urdhri që iu transmetua automjetit në radio, e çuan në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Pasi erdhën atje, Naser Lika u çua para Ramush HARADINAJT dhe Idriz BALAJT . Ramush HARADINAJ i tha, " Ti e solle, vazhdo me punën tënde" . Në këtë moment, një ushtar i UÇK-së i njohur si 'Bandashi' filloi ta rrihte. Ramush HARADINAJ urdhëroi 'Bandashin' ta ndërpriste rrahjen për një kohë të shkurtër dhe pastaj e urdhëroi të rifillonte rrahjen. Pastaj Idriz BALAJ ngjeshi një armë zjarri në kokën e Naser Likës dhe i tha në praninë e Ramush HARADINAJT, i cili dëgjonte. "Unë nuk rrah kurrë njerëz. Jam këtu për t'i vrarë." Më tej Ramush HARADINAJ e urdhëroi "Bandashin" të vazhdonte rrahjen. Naser Lika u godit fort dhe ra përtokë. Në këtë moment, Ramush HARADINAJ e zuri për flokësh, e ktheu fytyrën e Naser Likës drejt vetes dhe i pështyu në fytyrë. Më pas Naser Lika u burgos për tri ditë në bodrumin e mbushur me ujë të ndërtesës së dytë të oborrit. Gjatë kësaj kohe ai u rrah përsëri rëndë. Më tej, Naser Lika u soll në shtab dhe u detyrua të punonte në kuzhinë. Pas rreth tri javësh, ai arriti të arratisej.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 34: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, veprime çnjerëzore), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe, KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Veprime Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(i) dhe Nenit 7(1) të Statutit të Tribunalit;

PIKAT 35, 36 dhe 37

90. Dëshmitari SST7/01 dhe Dëshmitarja SST7/02 jetonin në fshatin Irzniq të Komunës së Deçanit. Në fillim të vitit 1998, UÇK-ja hyri në fshatin Irzniq dhe formoi një shtab në fshat, në një ndërtesë të bashkëngjitur shkollës së fshatit. Në këtë Shtab u vendosën i akuzuari Idriz BALAJ dhe anëtarët e njësisë së tij "Shqiponjat e Zeza," të gjithë të veshur në uniforma të zeza. Ramush HARADINAJ , si komandant i rajonit të Dukagjnit, vinte rregullisht në fshatin Irzniq dhe i urdhëronte fshatarët ta mbronin rajonin kundër serbëve dhe të hapnin llogore në vendet që kishte zgjedhur ai.

91. Në një rast rreth mesnatës në fund të korrikut ose fillimit të gushtit 1998, Idriz BALAJ dhe katër ushtarë të UÇK-së, të maskuar dhe me uniforma të zeza, detyruan Dëshmitarin SST7/01 dhe Dëshmitaren SST7/02 të ecnin deri në shtabin e UÇK-së në Irzniq. Idriz BALAJ e çoi Dëshmitaren SST7/02 në ndërtesë për ta marrë në pyeje për pjesëmarrjen ose bashkëpunimin e saj me forcat policore dhe ushtarake serbe. Pasi e kishte marrë në pyetje, Idriz BALAJ urdhëroi një ushtar tjetër të UÇK-së që ishte në dhomë t'i linte vetëm. Pastaj Idriz BALAJ e zhveshi Dëshmitaren SST7/02, e shtyu në një shtrat, dhe e përdhunoi.

92. Më pas përdhunimi iu raportua autoriteteve lokale të UÇK-së nga familja e gruas. Sipas raporteve Idriz BALAJ , i pyetur prej ushtarëve të UÇK-së për përdhunimin, fillimisht e mohoi dhe pastaj deklaroi se e kishte kryer me urdhër. Kundër tij nuk u mor asnjë masë.

93. Dëshmitari SST7/01 u çua në ndërtesën e shtabit. Idriz BALAJ i vuri thikën në fyt Dëshmitarit SST7/01 dhe e kërcënoi se do t'ia priste kokën për shkak të kombësisë së tij. Pastaj Idriz BALAJ i tha dëshmitarit se të gjithë anëtarët e kombësisë së tij duhej të largoheshin nga Kosova. Më tej Dëshmitari SST7/01 u lidh pas kornizës metalike të një shtrati. Në vijim Idriz BALAJ dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së e rrahën atë.

Në këtë mënyrë, Ramush HARADINAJ, Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ kryen:

Pika 35: KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përndjekje (ndalim i paligjshëm, përdhunim, veprime çnjerëzore), i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(h) dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Ndryshe , KRIM KUNDËR NJERËZIMIT, Përdhunim dhe Veprime të Tjera Çnjerëzore, i ndëshkueshëm sipas Neneve 5(g) dhe 5 (i) dhe Nenit 7(1) të Statutit të Tribunalit;

Pika 36: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Përdhunim, e ndëshkueshme sipas Neneve 2 dhe 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

Pika 37: SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TË LUFTËS, Trajtim Mizor, e njohur në Nenin e Përbashkët 3(1)(a) të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, e ndëshkueshme sipas Neneve 3 dhe 7(1) të Statutit të Tribunalit.

_______________
Carla del Ponte
Prokurore

Sot më datën 4 mars 2005
Në Hagë
Holandë

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2005 13:17
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

pas kerkesese Mbrojtjes se Haradinajt ne tribunalin e Hages per Lirim me Kusht, Prokuroria e ketij Tribunali kundershon kete propozim me arsyen se paraqret rrezik per Deshmitaret dhe Viktrimat ne Kosove.
Edhe perkunder DOrezimit vullnetar dhe garancionit te UNMIK-ut, nuk eshte e sigurt se UNMIK eshte en gjendje qe ta arrestoj dhe ta kthej ne HAGE nese kjo eshte e nevojshme, ka theksuar prokuroria. Mirpo asgje nuk eshte perfundimtare derisa te shqyrtohet ne nje seanc kerkesat e te dyja paleve.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2005 09:19
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Tribunali i Hages Liron Haradinajn me Kusht

Pas Kerkeses se Mbrojtjes se Ramush Haradinajt, dhe pas Garancionit te UNMIK-ut se do te jet ne gjendje te siguroj kthimin e Haradinajt ne rast Nevoje, Tribunali i Hages ka vendosur qe ta liroj Haradinajn me kusht , mirpo vendimi nuk do te hyjë ne fuqi per momentin pasi qe pritet per apelin e prokurorise. ka bere te ditur AFP. Gjykata ka shprehur besmimin se Haradinaj do te kthehet per gjykim , dhe se nuk paraqet rrezik per vikitmat dhe deshmitaret.

Gjygji ndaj ish kryeministrit haradinaj pritet te fillioj se shpejti.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2005 11:41
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > shpallet aktakuza ndaj Ramush Haradinajt

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.