Klodel
.
Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Drashkoviē: Marrėveshja me Islamin, Kosova ėshtė pjesė e Serbi-Mali i Zi
Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviç, ka deklaruar dje në një intervistë për Shekullin se Kosova është pjesë e Shtetit Serbi-Mal i Zi, duke sqaruar në këtë mënyrë edhe faktin se në marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe ministrit të Jashtëm, Kastriot Islami për njohjen territoriale të ish-Jugosllavisë së mbetur, ishte përfshirë edhe Kosova.
Vuk Drashkoviç ka qenë i prerë në përgjigjen e tij edhe për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi, sipas të cilit statusi i Kosovës do të zgjidhet nga vetë qytetarët e saj. I pyetur për këtë çështje, Drashkoviç u përgjigj: Parimet e Kombeve të Bashkuara duhet të respektohen. Duke u bazuar tek këto parime të Kombeve të Bashkuara kufijtë midis shteteve duhen të respektohen. Nuk ka asnjë mundësi që të krijohen subshtete brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ndaj dhe nuk kam çfarë të komentoj më gjatë. Ndërsa në konferencën e djeshme për shtyp, Drashkoviç theksoi se nuk dëshironte të përdorte termin statusi final i Kosovës, pasi, sipas tij, kjo nënkuptonte vdekjen. Unë nuk dua të përdor termin status final, sepse status final nënkupton vdekjen. Unë preferoj të përdor termin status i së ardhmes, status human dhe evropian i Kosovës. Dhe kjo nënkupton mbrojtje të plotë të minoriteteve serbe në Kosovë. Mendoj se decentralizimi i pushtetit do të jetë një projekt shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe dëshirojmë që të kemi një garanci ndërkombëtare për statusin aktual të kufijve tanë. Dhe Kosova duhet të jetë e hapur në mënyrë të barabartë për të gjithë. Duhet të jetë si një urë e pajtimit dhe bashkëpunimit. Kjo është Kosova e së ardhmes dhe jo Kosova që ka qenë në të kaluarën,- tha Drashkoviç. Lidhur me dialogun e ardhshëm, Drashkoviç theksoi se Serbia dhe Mali i Zi do të luajnë një rol shumë konstruktiv në bisedimet për arritjen e standardeve demokratike për statusin e Kosovës.
Z.Drashkoviç, para disa ditësh kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka deklaruar se statusi i Kosovës do të zgjidhet jo përmes bisedimeve me Beogradin. Cili është komenti juaj për këtë deklaratë?
Standardet demokratike duhet të implementohen: Pika një: Parimet e Kombeve të Bashkuara duhet të respektohen. Pika dy: Duke u bazuar te këto parime të Kombeve të Bashkuara kufijtë midis shteteve duhen të respektohen. Nuk ka asnjë mundësi që të krijohen subshtete brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ndaj dhe nuk kam çfarë të komentoj më gjatë.
Z.Drashkoviç, ju nënshkruat para pak kohësh një marrëveshje me ministrin e Jashtëm, Kastriot Islami, për hëqjen e taksimit të dyfishtë, ku thuhej se Shqipëria njeh hapësirën territoriale të ish-Jugosllavisë së mbetur, çka nënkupton se edhe Kosova është pjesë e Serbi-Mali i zi
Kosova është pjesë e ish-Jugosllavisë, duke u bazuar në rezolutën 1 244. Dhe Kosova është pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi, gjithashtu. Pra, në kontekstin e ligjeve ndërkombëtare Serbi- Mali i Zi është një shtet që do të thotë se Kosova është pjesë e këtij shteti.
Sa afër mendoni se është pavarësia e Kosovës?
Unë do të radhisja disa pika. Pika një: Nivele evropiane për mbrojtjen mbi të gjitha të minoritetit serb në Kosovë. Pika dy: Mbrojtja e plotë e kufijve prezentë mes shteteve Serbi -Mal i Zi me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Këto kufij nuk duhet të ndryshojnë dhe duhet të bëhen në të njëjtën kohë ura lidhëse dhe jo ndarjeje.
Sa i gatshëm është Beogradi që të vijojë dialogun me Prishtinën?
Ne do të jemi promotorët më konstruktivë të dialogut mes Serbisë dhe Shqipërisë
Shekulli
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|