historiani
Anetar i pa konfirmuar
Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83
|
Per fajtorin
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Per historianin:
Mendoj se ke disa gabime ne llogjiken e shprehur. E para, gabim nuk do quaja dergimin e ushtareve tane sepse kjo eshte normale kur e kerkon nje aleat. Gabim d quaja dekorimin e shqiptarit qe kishte perfunduar emigrant ne amerike per te hyre me pas ne ushtri dhe vdekur ne Irak. Kjo po qe eshte qesharake, ne dekorojme ushtare qe dikur kane qene shqiptare dhe tani luftojne per nje shtet tjeter.
Se dyti, Shqiperia nuk eshte "e destinuar" te perkrahe ameriken. Kjo eshte nje zgjedhje si gjithe te tjerat dhe permban servilizmin tone shekullor. Ne nje artikull politik mbi Kosoven (botuar para pak muajsh) spjegohej sesi shqiptaret kane qene gjithmone servilet e me te fortit. Dikur fitonin favore nga servilizmi qe i benin turqise, ndersa sot mundohen te fitojne favore nga servizlimi ndaj amerikes. Eshte e kote te shahen politikanet me retoriken e perditshme. Shqiptaret jane servile prej shekujsh. Vete shpallja a pavaresise ne vitin e vone 1912 deshmon per servilizmin tone shekullor. Konvertimi i popullsise ne myslimane eshte gjithashtu shprehje e qarte servilizmi.
Kete vere me rastisi te shikoj filmin Mesonjtorja me Roza Anagnostin. Aty kishte nje guvernator turk qe thoshte nje realitet te hidhur: "Shqiptaret nuk mund te kene gjuhen e tyre sepse nuk dine te shkruajne, nuk kane nje tradite, nje shtet. Por bota ka ecur para dhe nuk mund te prese shqiptaret te zhvillohen". Kur e degjova kete dialog mu duk shume aktual. Megjithese ne gjuhen tone e tashme e kemi, mbetemi populli me i prapambetur ne Evrope, dac nga mentaliteti, dac nga ekonomia. Dhe ajo qe eshte me e keqja vazhdojme te perdorim te njejtat forma servilizmi prej shekujsh pa u afirmuar si nje popull dinjitoz ne skenen nderkombetare. Pra asgje s'ka ndryshuar nga fronti yne. Dhe pikerisht per kete shume shqiptareve i duket normale qe Shqiperia te jete e destinuar te perkrahe nje lufte ne menyre oportuniste. Dhe pikerisht per kete cikli yne mbetet i mbyllur, pa aksione politike origjinale, te cilat do nxirrnin nga orbita mendjet satelitore shqiptare.
Shpresoj te me kuptoni drejt.
Faleminderit per mesazhin !
Une e lexova sot (e hene 26.09.05) dhe ne disa gjera nuk bie dakort me ty. Jam dakort qe nuk mund te behet dekorimi i ushtarit te vrare per hesap te usa ,shenje e qarte e nje sevilizmi por per dergimin e trupave prape nuk jam dakort se plus problemit te jetes eshte dhe problemi ekonomik te gjitha shpenzimet e tyre paguhen nga takaspaguesit shqipetare .
Persa i perket destinos sone qe te jemi pro amerikane .nuk bie dakort pasi jane aleatet tane me te medhenj dhe qe e kane treguar veten , ne shqiperi ekziston nje mendim shume i mire per turqine si aleat por une po theksoj se ne ngjarjet e kosoves turqia nuk eshte se lozi nje rol te pakten si rusia apo me keq ne gjarjet e maqedonise mbajti ane e maqedoneve (viti 2001).Kjo nuk do te thote se nuk i dua turqit apo dhe qe ata jane aleatet tane pasi ishte ministri i jashtem Cem qe beri nje rezolute per Camerin i shtyre nga amerikanet .
Nuk jam dakort edhe me teorine qe ne jemi servile kaq te medhenj . Shpallja e pavarsise kaq vone eshte shkak i shume diskutimeve . Po te jap nje shembull se sot kosova viti 2005 nuk mund ta shpalle pavarsine pa dashur USA, BE,apo Rusia . Keshtu ka qene dhe ateher me disa ndryshime te vogla , shtete te ndryshme donin ruajtjen e statukose apo edhe gjera te tjera . Ne kemi vuajtur nga mospasja e nje shteti mik ,Pasi mendoj se nuk ishte me lart mali i zi nga ne nga te gjitha pikpamjet qe shpalli pavarsine para nesh por deshira e rusise . Nuk mohoet edhe roli negtiv apo papjekuria e udheheqesve tane te kohes .
Mendoj se nuk duhet qe ta shikojme shkruajtjen e vone te shqipes si nje pengese per shtetin shqiptar .Ne na u imponuan keto mungesa ashtu dhe te tjere si ne i perfituan me nderhyrjen e miqve te tyre si rusia apo franca e anglia . Ndonse shqipja eshte shkruar shume me heret nga ckemi ne te dhena pasi nga studimi i vepres se pare te shqipes se Buzukut gjuhetaret kane arritur ne perfundim se gjuha e shkruar eshte pasoje e nje gjuhe te shkruar me heret dhe nuk mund te jete aq e vone per nga qartesia e te tere elemente qe une nuk i njoh pasi nuk jam gjuhetar por i kam lexuar ne disa shkrime per kete teme edhe nga autore qe jane marre me shqipen .
Dhe ne duhet te kemi te qarte kush jane aleatet tane dhe te punojme me ta, nuk eshte sevilizem te kesh politika te qarta . Me amerikanet qe jane superfuqi ne duhet te jemi aleate jo vetem shqiperia por edhe shtete te medha akoma varen nga ata nuk me harrohet kur kancelari shreder tha mbas shume perpjekjesh se politijka e gjermanise behet ne Berlin dhe jo me ne washington ,mendo gjermania dhe mezi u shkeput dhe jo shqiperia e vogel .
Une jam nje admirus i madh i politikes angleze dhe mendoj se per ne aleate mund te jene : USA .Anglia ,Turqia ,Austria ,Italia e Gjermania. Nuk e di a je dakort.
Po e mbyll me kaq .
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|