Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Si Shpjegohen Keto Fakte....?!
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Si Shpjegohen Keto Fakte....?!

Te nderuar motra dhe vellezer te krishtere!

Jo rastesisht hapa Biblen nje dite, kur duke shijuar fjalet e embla te Jezusit me rane ne sy disa ajete, si mund ti quaj tjeter, disa pika, qe nuk po arrija ti kuptoja. Pyeta bashkeshortin tim, i cili e ka lexuar dhe ai Biblen dhe nuk mundem ti jepnim nje pergjigje dilemes sone..
Them keshtu sepse hasa ne disa thenie qe duke i krahasuar me Kuranin ishin teper kontradiktore.
ndaj me respekt po ju drejtohem juve, kush ka deshire te me jape nje opinion ose pergjgije rreth ketyre qe po shkruaj me poshte:

te zanafilla lexova per krijimin e henes dhe diellit. Ne bibel thuhet qe hena eshte ndricues sikurse dielli. Duke e krahasuar me Kuranin, ne te njejtin nr (ajet) 16, sikurse eshte dhe ne Bibel, flitet per henen dhe diellin.. ku dielli eshte i vetmi ndricues dhe hena e merr driten nga dielli, sikurse eshte vertetuar dhe sot shkencerisht.


Zanafilla
...“Krijimi I yjeve në atmosferë.

16-[b]Perëndia krijoi pastaj dy ndricues të mëdhenj, ndricuesin e madh për qeverisjen e ditës e ndricuesin e vogë për qeverisjen e natës.


A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues


Me poshte , sipas Bibles thuhet per Zotin qe ndjeu lodhje pasi krijoi qiejt dhe token, nderkohe qe ne Kuran thuhet, nuk me kutjohet fjale per fjale por pak a shume:
Ne i krijuam qiejt ne 6 dite dhe ne nuk ndjeme lodhje....

1.2
Dhe perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar.


2.3 GJYKIMI I NJERIUT

Njeriu u përgjigj: Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra…..

Persa i perket kesaj pjese, ne Kuran komentohet se mekati i perkiste te dyve dhe nuk ndeshkonte me shume Even dhe me pak Adamin, ata te dy ishin mekatare...


Me poshte flitet per kamaten qe eshte e lejuar vetem per te huajt jo per vellezerit e tu. ,

LIGJI I PERTERIRE
24.23, Fq.228

19. Vëllait tend nuk do t’i japësh hua me kamatë; interes për të holla, interes për ushqime dhe çfarëdo gjë tjetër që bazohet me interes.

20.Të huajit mund t’i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vesh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.


Nderkohe qe ne kuran ndalohet kategorikisht kamata
....Kush jep kamate i ka hapur lufte Allahut...


Po ashtu, kafshet e permendura me poshte jane te ndaluara, si shpjegohet, qe eshte dhe lepuri...???

LEVITIKU 11

Nr.5; nuk do të hani:
Baldosën, sepse ripërtypet, por s’është dythundrake, për ju është e papastër.
6 Lepurin, sepse ripërtypet, por s’është dythundrak: për ju është i papastër.
7. Derrin, sepse është dythundrak dhe ka këmbën të ndarë, por s’është ripërtypës: për ju është i papastër.
8.Nuk do të hani nga mishi i tyre e nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë: për ju janë të papastër.


Ne Kuran jane te lejuara te gjitha kafshet te tokes dhe te detit, pervec derrit dhe kafsheve te ngordhura

145. Thuaj: ģNë atë që më është shpallur mua (në Kurķan) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (tķi hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë
En'Am


Pra te krishteret nuk duhet ta hane derrin sikurse muslimanet, realisht pse e hane perderisa ndalohet dhe ne Bibel?

Shpresoj te me kuptoni, nuk dua te nxis debate fyese, por thjesht nje koment te shkrurter rreth ketyre fakteve.

me respekt Isra

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 11:01
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Isra une do te te pyesja ty se perse ne kuran keto gjera jane ndryshe nga bibla ???
E shikon qe pyetja ime eshte e te njejtit karaktere si dhe pyetja qe ti bere, por me nje ndryshim, e kthyer nga e kurnderta.
Dhe jam i sigurt se nuk ke per te gjetur ndonje zgjidhje ashtu si nuk do te gjej une per pyetjen qe bera.
Nese do me kthesh pergjigje per pyetjen qe bera, ajo do jete pergjigjja per pyetjen qe dhe ti ke bere.

P.S. Mendoj se nuk duhet te ngaterohemi me njeri - tjetrin per ti gjetur ndryshimet apo gabimet. Ne duhet te respektojme njeri-tjetrin pa i nderhyre per keq.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 22:01
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

shume e vertete ajo qe thua ti Keni. Nuk e kuptoj pse duhet te krahasohen Bibla dhe Kurani te cilat kane te perbashketa (gje qe eshte normale meqe i perkasin njerezimit) por edhe ndryshime meqe perfaqesojne dy fe te ndryshme.

Isra, nese ke deshire te kuptosh Biblen te sugjeroj ta lexosh nga fillimi deri ne fund pa e krahasuar me Kuranin. Mundohu ti marresh "thelbin" dhe mos u kap tek gjerat e vogla.

Ju duhet te lini analizimet (keqdashese) te bibles menjane, ne mos per respekt per fene e krishtere, atehere per respekt per nje liber qe shume e quajne te shenjte dhe qe i ka rezistuar shekujve.


Ps. pergjigje per pyetjet qe ke bere egzistojne, por pertoj dhe nuk e shikoj te frytshme ti pergjigjem meqe pergjigja do te krahasohet me thenie ne Kuran, te cilat s'me interesojne.

Pershendetje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 22:13
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i/e paregjistruar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i/e paregjistruar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

per mendimin tim si bibla ashtu dhe Kurani jane libra metaforike qe kuptimin nuk e kane material por shpirteror........

cdo perpjekje per kuptimin e tyre material con ne keqkuptime

pervec kesaj cdo i derguar i zotit qe ka themeluar nje fe te re ka ardhur ne periudhe te vecante kohe me nje diference ne mos 1000 vjecare apo shume me teper....

per shembull moisiu me Krishtin kane 5000 vjet diference... ( ne mos gabohem ) krishti me Muhamedin kane 700 vjet diference.

cdo fe ka mesimet e saj shpirterore dhe shoqerore. shoqeroret ndryshojne sepse njerezit ndryshojne dhe kohe te reja kane nevoje per ligje te reja. por mesimet shpirterore i kane te gjitha te njejta.

besimin, lutjet, festat fetare, secila ka kalendarin e vet, argjerimin, e shume e shume te tjera..... prandaj nuk me duken me vend keto krahasime.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 22:41
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Keni jam shume dakort me ty. S'do i shtoja as ti hiqja asgje

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 15:23
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enes
Anetar i ri

Regjistruar: 11/07/2004
Vendbanimi: ne nje qosh te humbur
Mesazhe: 21

Pershendetje Isra ,Keni, keila, analiste.

Meqenese i pari nga ju ka kerkuar shpjegimin e ketyre fakteve, i dyti ka "penguar" shpjegimin e tyre ndersa dy te tjeret kane shkuar ne te njejtin drejtim me te dytin, biles i fundit edhe na ka bere analizen "perfundimtare" , edhe une po jam shpjegimin tim te atyre fakteve.


Te krahasuarit e Bibles dhe Kuranit eshte diçka e llogjikshme , duam apo s'duam (perfshire ketu edhe moderatoret) ne.
Te dy librat pretendojne te jene nga i njejti burim, por çuditerisht shume te ndryshme nga njeri-tjetri.
Fundja te ndryshme eshte normale , sepse seicili ka "ardhur" ne nje periudhe kohe te caktuar, por fakti qe ne to gjejme kunderthenie shpien detyrimisht ne debate krahausese.

Nuk e kuptoj pse debate te tilla shihen nen kendveshtrimin e perçarjes dhe diskriminimit?!


Per mendimin tim arsyeja qe ka kondratikta fondamentale ndermjet Bibles dhe Kuranit eshte se Bibla , perkunder asaj qe kishte thene Keila, nuk i ka rrezistuar shekujve.
Perkundrazi, nisur nga "deshira e mire" per ta mbajtur ate bashkekohore , dora e njeriut e ka ndryshuar ate.
Fakti qe Bibla na ekziston "sipas " nje seri "te shenjtesh" tregon qarte se ajo eshte ndryshuar komentuar e predikuar sipas deshires se njerzve.

Por ja qe njeriu edhe gabon... driten e ka ngaterruar me ndriçuesin, krijesen apo te krijuarit e ka ngaterruar me Krijuesin apo Krijimin, te demshmen me te dobishmen.
Te ngaterruarit e "detajeve" te lartpermendurave, ne fund te fundit, nuk eshte ndonje hata e madhe sepse jemi njerez dhe bejme gafa.

Por te besuarit dhe predikuarit se "detajet" e lartpermendura jane normale , dhe se duhet marre thelbi dhe jo detajet do te thote se jemi gafa dhe bejme njerez.

__________________
"Ne ROBERI, puna e jone eshte lufta kurse ne LIRI lufta e jone eshte puna"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 15:41
Enes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enes Shto Enes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Sidoqofte, une nuk shikoj asgje te keqe ne kete diskutim.
Isra kerkoi nje sqarim dhe kjo eshte e drejta e kujdo. Nuk jam dakort me Keilen qe e kthen kerkesen per sqarim te Isres ne terheqjen e vemendjes ne lidhje me rrespektin.
Ne qoftese duhet treguar rrespekt...ky rrespekt eshte tek diskutimi,tek pergjigjia, e jo te pohohet se '' nuk me intereson'' apo ''trego rrespekt''
Bibla eshte e zbritur nga Zoti !
Rrespektojeni pra .
Bibla nuk eshte ornament zbukurimi,por, eshte nje liber qe lexohet e zbatohet.
Cilido ka te drejte te beje pyetje.
Pyetjet kerkojne pergjigje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 16:03
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Sidoqofte, une nuk shikoj asgje te keqe ne kete diskutim.
Isra kerkoi nje sqarim dhe kjo eshte e drejta e kujdo. Nuk jam dakort me Keilen qe e kthen kerkesen per sqarim te Isres ne terheqjen e vemendjes ne lidhje me rrespektin.
Ne qoftese duhet treguar rrespekt...ky rrespekt eshte tek diskutimi,tek pergjigjia, e jo te pohohet se '' nuk me intereson'' apo ''trego rrespekt''
Bibla eshte e zbritur nga Zoti !
Rrespektojeni pra .
Bibla nuk eshte ornament zbukurimi,por, eshte nje liber qe lexohet e zbatohet.
Cilido ka te drejte te beje pyetje.
Pyetjet kerkojne pergjigje.


Nuk ka asnje gje te keqe por keto diskutime te kesaj natyre na kan cuar ne shere dhe probleme dhe zenje deri ne sharjet me familje.
Kjo eshte dhe arsyja qe ne si moderator i kemi kufizuar diskutime te tilla. Meqen se isra ka kerkura shpjegimin se perse keto ndryshime ne bibel duke e krahasuar me kuranin, une i bera te njejten pyetje se perse keto ndryshime ne kuran duke e krahasuar me biblen.
Nese do i japi ndonje pergjigje ndonjeri apo isra pyetjes time, ajo do jet dhe pergjigjja e pyetjes se isres dhe keshtu nuk hapim nje fushe betej tjeter.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 22:10
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Enes

Je iri akoma ne kete forum dhe shume gjera probleme qe ne kemi pasur ti nuk i di. Mos u nxito se do ti mesosh te gjitha dhe do besh dhe ti si te tjeret. Ne si staf kemi per detyre te ndalojme cdo lloj diskutimi qe shkakton grindje dhe keqkuptime si ne rastin e kesaj teme.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 22:14
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

Citim:
Po citoj ato që tha Enes
Te krahasuarit e Bibles dhe Kuranit eshte diçka e llogjikshme , duam apo s'duam (perfshire ketu edhe moderatoret) ne.
Te dy librat pretendojne te jene nga i njejti burim, por çuditerisht shume te ndryshme nga njeri-tjetri.
Fundja te ndryshme eshte normale , sepse seicili ka "ardhur" ne nje periudhe kohe te caktuar, por fakti qe ne to gjejme kunderthenie shpien detyrimisht ne debate krahausese.
Nuk e kuptoj pse debate te tilla shihen nen kendveshtrimin e perçarjes dhe diskriminimit?!



Enes, pershendetje.
Se pari krahasimet jane te llogjikshme sipas qellimeve te njerezve. Krahasimi i Bibles dhe Kuranit ne te vertete eshte teper terheqes nese analizohen nga jo-besimtare qe i lexojne si libra historike dhe analizojne aspektin social te tyre. Nese Bibla dhe Kurani krahasohen nga besimtare aty ndryshon puna. Logjika ne kete rast tregon se personi qe kerkon krahasimin, do te nxjerri nje ide (ose konkluzion) ne siperfaqe nga ky krahasim i cili del qarte qe eshte superioriteti i nje libri mbi tjetrin.

Nese lexoni postimin e Isres, krahasimi fillon si asnjanes dhe nga fundi i postimit merr ngjyrat "e verteta" me pyetje te tipit "Pra te krishteret nuk duhet ta hane derrin sikurse muslimanet, realisht pse e hane perderisa ndalohet dhe ne Bibel",ky vezhgim i ardhur nga nje jo-e krishtere qe paska lexuar Biblen nje here (qe normal nuk eshte i sakte). Si pasoje e pyetjeve te tilla, besimtaret fyhen dhe fillojne ofendimet.

Persa i perket thenies tende qe te "dy librat pretendojne te kene te njejtin burim, por jane cuditerish te ndryshem" ka dy pergjigje. E para, te dy librat NUK pretendojne te jene nga i njejti burim, Bibla buron nga feja e Krishtere dhe pretendon te jete fjala e Zotit sic e pershkruan feja e krishtere, ndersa Kurani buron nga feja Muslimane dhe i jep Allahut te gjitha nocionet qe perfshin ky besim. Ne lidhje me kete do te thoja qe kam nje liber i nje klase mbi fete e botes qe ka mbi 500 histori krijimi (dhe krijimi i botes sipas Bibles dhe Kuranit eshte thjeshte nje fraksion i vogel i ketyre historive 2/500). Te gjitha keto "krijime fetare" kane burimin nga ideja e njeriut per te "mbinatyrshmen", por llojshmerija e tyre eshte po aq e pasur sa imagjinata e njeriut.




Citim:
Per mendimin tim arsyeja qe ka kondratikta fondamentale ndermjet Bibles dhe Kuranit eshte se Bibla , perkunder asaj qe kishte thene Keila, nuk i ka rrezistuar shekujve.
Perkundrazi, nisur nga "deshira e mire" per ta mbajtur ate bashkekohore , dora e njeriut e ka ndryshuar ate.
Fakti qe Bibla na ekziston "sipas " nje seri "te shenjtesh" tregon qarte se ajo eshte ndryshuar komentuar e predikuar sipas deshires se njerzve.

Por ja qe njeriu edhe gabon... driten e ka ngaterruar me ndriçuesin, krijesen apo te krijuarit e ka ngaterruar me Krijuesin apo Krijimin, te demshmen me te dobishmen.
Te ngaterruarit e "detajeve" te lartpermendurave, ne fund te fundit, nuk eshte ndonje hata e madhe sepse jemi njerez dhe bejme gafa.

Por te besuarit dhe predikuarit se "detajet" e lartpermendura jane normale , dhe se duhet marre thelbi dhe jo detajet do te thote se jemi gafa dhe bejme njerez.



,
Kjo thenia e mesiperme te them te drejten me argetoi. Me pelqen se si e ke shnderruar idene time qe "nje dicka i rreziston shekujve" qe nenkupton "eshte prezente edhe sot pas shekujve" ne "e pandryshuar ne shekuj" sic e shikon ti. Kjo ceshtje eshte teper e gjere per tu diskutuar dhe per momentin nuk kam kohen e duhur. Por do shtoja vetem dicka, fakti qe bibla eshte e ndryshueshme duke ju pershtatur kohes ka influencuar pozitivisht ne shoqerite e Krishtera (duke lene vend per zhvillim) ndersa fatkeqsisht me Kuranin ka pasur efektin e kundert. Megjithate, sic e thashe kjo eshte nje teme krejt tjeter dhe teper e komplikuar.



ps. Kontinenti besoj se kjo pergjigje te heq edhe ty kureshtjen, dhe ne menyre tangjente i pergjigjet kundershtimeve tuaja.

Pershendetje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 23:03
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i/e paregjistruar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i/e paregjistruar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Si Shpjegohen Keto Fakte....?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.