Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > kabineti i qeverisjes se mirė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

kabineti i qeverisjes se mirė

Thaçi ka shpallur formimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi shpalli krijimin e Kabinetit të qeverisjes së mirë, objektiva kryesore të të cilit do të jenë : zbatimi i vullnetit të popullit për pavarësi, respektimi i ligjit, lufta e pakompromis ndaj korrupsionit, zbatimi i standardeve perëndimore etj. Kabineti përbëhet nga 14 departamente në krye të të cilëve janë zyrtarë të lartë të PDK-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kabineti i qeverisjes së mirë do të udhëhiqet nga lideri i PDK-së Hashim Thaçi, zëvendës i tij do të jetë Hajredin Kuçi. Bordi i politikave do të drejtohet nga ish kryeministri Bajram Rexhepi, ndërsa në krye të departamenteve përveç të tjerëve do të jenë zyrtarët e lartë të PDK-së si: Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Enver Hoxhaj, Fehmi Mujota etj. Në përbërjen e kabinetit ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe ekspertë të partisë dhe të pavarur. Thaçi tha se ky kabinet do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Për çështjen e statusit final, lideri Thaçi tha se ky kabinet ka vetëm një alternativë. “Kemi vetëm një qëndrim: zbatimi apo respektimi i vullnetit të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, pra pavarësi e pakushtëzuar” tha ai. Krijimi i këtij kabineti është ofrimi i alternativave dhe sfidimi i qeverisjes aktuale, jo në kuptimin legal, por atë të projekteve, tha kryetari i PDK-së. Ky kabinet tha ai nuk do të jetë kabinet paralel i qeverisjes aktuale, por do të jetë kabinet i qeverisjes së mirë që do të përballet me kabinetin e qeverisjes së keqe. “Ne jemi dëshmitar të dështimit të funksionimit demokratik të parlamentit, mos-transparencës së qeverisë. Andaj ky kabinet do të jetë shembull i mirë që të eliminohen këto dobësi dhe lëshime që po i kushtojnë edhe vendit edhe qytetarëve” tha ai. Kryetari i Partisë Demokratike arsyetoi se krijimi i këtij kabineti vërtet paraqet një praktikë të re në Kosovë, mirëpo ajo tha ai, është shumë perëndimore dhe demokratike. Duke u shprehur optimist për suksesin e kësaj nisme, ai njoftoi se mbledhja e parë e kabinetit do të mbahet së shpejti.
Për këtë kabinet Kryeparlamentari Daci ka thene se nuk do te ket Qeveri nën hije por vetem qeveri te zgjedhur ne Parlament.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 10:32
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

marr nga rtklive

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20050526.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 20 herė.

lista e kabinetit te qeverisjes se mirë

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 10:38
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > kabineti i qeverisjes se mirė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.