Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

varicela (2)

qe te shtoj edhe disa gjera te tjera per kete semundje: zakonisht simptomat qe te cojne tek mjeku jane ato me siper qe permenda si ajo e ndierjes se peshes,dhimbja.mjeku eshte ne gjendje te beje diagnoze duke bere nje manover qe quhet manovra e valsaves qe konsiston ne zbrazjen e pleksit pampiniform(te me falni edhe iher per kete term,nese gaboj me korregjoni)dhe thjesht me nje sforcim venat do te mbushen prape dhe jane te dallueshme ne prekje.kjo mund te tregoje edhe nje problem ne valvolat e venave qe mund te jene jashte perdorimi ne kete rast.analizat qe kerkohen ne pergjithsi jane nje ekokolor dopler qe eshte ne gjendje te tregoje enet e gjakut te asaj zone si dhe te tregoje problemin e venave,si dhe zakonisht per te pare deri ne cilen pike ka mberritur demi i testikujve,ose me mire te themi i qelizave riprodhuese kerkohet nje spermiograme qe ne raste te problemeve mund te tregoje nje ulje ne numer(oligospermi)deri ne zhdukjen totale te spermatociteve(azoospermi).zakonisht nese varikoceli nuk ka shume kohe qe eshte formuar ,nderhyrja kirurgjikale eshte ne gjendje te ktheje normalitetin e sasise dhe kualitetit te spermes(shpresoj mos e merrni me te tallur faktin qe po flas per keto gjona por gjithmone me shpresen se mund ti duhen dikujt si dhe jane gjera qe vete i kam edhe si perseritje )

une per varikocelin kaq kisha.
mund te them ndonje fjale per guret ne veshka dhe ne aparatin urogjenital ne pergjithsi....se shpejti!!!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 00:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2005 10:41
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

guret ne veshka dhe ne aparatin urogjenital: shkaktaret(1)

Cod. B16072005

atehere guret ne veshka qe i themi ne jane ca materiale ne forme kristalesh qe jane rezultat i disa situatave te ndryshme sic mund te jene infeksionet ose semundje te ndryshme si hiperparatiroidizmi(rritje e perqendrimit te nje hormoni qe queht parathormon i cili ka si funksion te rrise perqendrimin e kalciumit ne gjak) etj...si pasoje e ketyre semundjeve formohen ato qe i themi gure.normalisht ne urine ka substanca te ndryshme qe mundohen te ndalojne formimin e gureve keshtu qe mund te themi qe nje nder faktoret qe mund te ndihmojne formimin e gureve mund te jete edhe nje ulje e ndaluesve te formimint te gureve.

3 jane shkaktaret kryesore te gurve:
-infeksionet
-perqendrimi i ioneve te ndryshme ne urine(sidomos e kalciumit qe eshte shkaktar kryesor kur urina ngopet me ione kalcium dhe teprica fillon te kondensohet ne guret)
-perqendrimi i bllokuesve te formimit te gureve

per te paren thame qe jane infeksionet e ndryshme qe mund te japin si rezultat formimin e gureve por me te rendesishme jane ato infeksione qe shkaktohen nga bakterie qe jane ne gjendje te ngrejne pH(pe hashi:eshte minus logaritmi i ioneve H+) e urines duke e bere ate bazike dhe kjo gje eshte favorizuese per formimin e gureve.nder keto bakterie me te rendesishmit jane ato qe kane nje enzime te quajtur ureazi qe eshte ne gjendje te shperbeje urene duke formuar nje sasi te madhe amoniaku qe eshte ne gjendje te ngreje pH e urines....jane disa lloj guresh qe kane edhe nje emer si perberje..."struvit"...nuk e di a ekziston si fjale ne shqip...qe formohen nga keto infeksione.perberja sic do ta them me vone ka rendesi edhe ne menyren se si diagnostikohen keto gure si dhe ne terapine(njera nga terapite varet edhe nga fortesia e gurit)....vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 00:58

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2005 19:34
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

shkaktaret e gureve ne veshka

Cod. A18092005

per sa i perket shkakut te dyte mund te them qe rritja e perqendrimit te kalciumit ne urine favorizon formimin e gureve dhe kjo rritje mund te jete si pasoje e disa lloj semundjeve sic qe mund te shkojne nga semundje te veshkes deri tek ato te zorres ne ate zone ku thithet kalciumi.kjo e dyta ka lidhje edhe me vitaminen D e cila luan nje rol te rendesishem ne thithjen e kalciumit keshtu qe nje rritje e ndjeshmerise se zorres per kete vitamine con ne rritje te thithjes se kalciumit.per sa i perket nje rasti tjeter eshte kur ka nje humbje te madhe te kalciumit me urinen si pasoje e nje difekti ne veshke ne zonen qe duhet te thithe ate sasi qe eshte e tepert.kjo situate con ne rritje te thithjes se kalciumit ne zorre si dhe te thithjes se kalciumit edhe nga kockat(keto si pasoje e veprimit te paratormonit.tani per tani nuk po shpjegoj mekanizma me teper por ndoshta e bej me vone).duhet te kemi parasysh qe nje diete me shume kalcium mund te coje n rritjen e perqendrimit te kalciumit dhe ne fakt nje nder terapite qe japin mjeket eshte edhe nje diete me pak kalcium...

dhe e treta ishte kur ulej numri i ndaluesve te formimit te gureve.ka raste qe jane disa acide qe ne baze te pH te urines mund te jene ne nje forme(zakonisht te jonizuar) ndersa nese urina ndryshon pH atehere marrin nje forme tjeter.ne keto lloje njera forme vepron me bllokuesit e formimit te gureve duke i bere te paperdorshem dhe keshtu shtohet mundesia e formimit te gureve.

pak a shume keto jane shkaqet qe cojne ne formimin e gureve.

per sa i perket simptomave qe japin...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2005 23:25
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nje pyetje nga salla.
Cfare eshte Human Papilloma Virus. Si merret, cfare problemesh sjell dhe si diagnostikohet.

Pershdentje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2005 01:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

papilomaviruset dhe problemet e tyre

Cod. B18092005

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nje pyetje nga salla.
Cfare eshte Human Papilloma Virus. Si merret, cfare problemesh sjell dhe si diagnostikohet.

Pershdentje.



HPV eshte nje virus me gjenome me ADN ,qe ben pjese ne klasen e papovaviruseve.merret ne menyre seksuale te drejteperdrejte si dhe me ane te futjes se virusit neper carjet e lekures( edhe kjo merret kur bie ne kontakt me persona te infektuar) qe eshte edhe menyra indirekte.per sa i perket problemeve ne pergjithsi lidhen me rastet qe zhvillohet infeksioni ose kanceri sepse ne shume raste infeksioni nga ky virus mund te kaloje edhe ne menyre te fshehur pa dhene shenja.ne pergjithsi shihen ngritje te lekures si pasoje e shtimit te numrit te qelizave ne ate zone (ne italisht i quajne verruche,ne shqip se di)

pra ne pergjithsi kur flitet per kete virus me shume merret parasysh nje semundje tek femra ndersa semundjet e tjera te lekures qe mund te shkaktoje jane shume me te rralla(si psh tek duart etj)

diagnoza me sa kam degjuar une behet me nje test qe e kane quajtur PAP-test por qe ta them te drejten nuk e di mire se cfare eshte...nje menyre tjeter eshte edhe kerkimi i ADN virale ne aparatin gjenital te femres duke marre sekrecione nga aparati(qe mund te kete edhe qeliza te infektuara ose te permbaje viruset vete) dhe duke perdorur metodat si polymerise chain reaction(PCR) per me arritur nje sasi te kenaqshme te ADN per ta analizuar...ne baze te kesaj behet edhe njohja e versionit te virusit sepse ka disa llojesh.pra eshte ne pergjithsi nje diagnoze gjenetike.
para 2-3 muajsh me zune syte tek BBC qe kishin gjetur nje vaksine qe te ndalonin kaceret nga ky virus tek femrat duke i vaksinuar ne nje periudhe qe perpara se te arrinin periudhen seksuale.

te tjera informacione nuk di per kete virus.

shpresoj te jete e kenaqshme si pergjigje.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2005 11:59
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

shtim mbi papilomaviruset

Cod. C18092005

Nje zgjerim i vogel..

Egzistojne disa lloje virusesh te ashtuquajtura Papillomavirus (PVH ose HPV).
Ne menyre te pergjithshme keto viruse jane ndare ne dy grupe te medhaja, nje grup infekton lekuren, kurse tjetra mykosen.( semundje seksuale ngjitese)
Disa nga keto infeksione jane beninje (te pa rrezikshme) si psh: verru e dores (tip puçre e forte), kurse disa te tjera mund te zhvillojne kancer. Me i njohuri eshte kanceri i kolit te uterusit tek femrat.
Papillomavirus eshte prezente 80% ne 100% te rasteve te kancerit te uterusit, dhe nga kjo; vdesin çdo vit, 258 000 femra ne bote. Perkundrazi femrat jo te infektuara nga ky virus nuk rrezikojne po thuaj fare, kete tip kanceri..
Infektimi i HPV nuk zhvillon ne menyre sistematike kancer, sepse tek femrat seksualisht aktive, 1 mbi 2 femrat jane te infektuara, por fatmiresisht ne menyre banale organizmi e eliminon kete tip virusi, mbas 10 deri ne 13 muaj infektim..
Ne ditet tona nuk dihen akoma arsyjet ose faktoret qe bejne te zhdukin ne menure spontane ose qe zhvillojne kancerin e ketij virusi...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:01

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2005 17:46
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

simptomat e gureve ne veshka

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re aparati gjenital.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 561 herė.

Cod. C14102005

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

pak a shume keto jane shkaqet qe cojne ne formimin e gureve.

per sa i perket simptomave qe japin...



me falni se per vizatim skam qene ndonjehere i mire......por prap besoj se ketu i kuptoni pak a shume gjerat qe kam shkruajtur...po te keni parasysh kete skeme do te kuptoni pak a shume shenjat qe mund te japin guret ne veshka.

guret ne veshka jane ne pergjithsi nuk japin shenja derisa ndodh nje situate qe eshte quajtur kolike qe eshte futja e nje guri nga veshkat ne ureter...eshte nje dhimbje mjaft e forte qe shoqerohet me nje gjendje te keqe nga personi.dhimbja fillon ne lartesine e veshkes pas,dhe zgjerohet duke kaluar ne ije,pastaj me nje kend afersisht 40 grade te themi kalon ne pjesen e brendshme te kofshes dhe mund te arrije deri ne gjysem te saj.
mbaroj atehere kur guri kalon ne veshike.
ne pergjithsi eshte kjo dhimbje qe e con personin tek mjeku 8ka edhe nga ato qe nuk shkojne sidoqofte)...cilat mund te jene shenjate tjera?
nese guri eshte goxha i madh kur kalon ne ureter mund te ngece ne lartesine e kthesen pieloureterale.qe te kemi parasysh nje gje,veshka prodhon urine ne menyre te vazhdueshme dhe eshte kjo qe sjell nje pjese te simptomave.guri ne ate pozicion merr formen e ureterit(ne italisht e kam hasur me termin calcolo a stampo,te me falni qe nuk di nje term te pershtatshem ne shqip).tani duke qene se urine vazhdon te prodhohet,kjo nuk kalon me ne ureter por mblidhet brenda ne ampule dhe arrin nje moment qe fillon ta ngjeshe ampulen qe ti bej vend vetes brenda.fillon te formohet ajo qe quhet hidronefroze e cila mund te arrije deri ne prishjen e veshkes dhe zonave funksionale te saj.kjo situate shoqerohet me dhimbje si per gurin si per shtypjen e veshkes...ketu fillon qe situata te vetkeqsohet: urine vazhdon te prodhohet,kemi qendrim (staze)te urines dhe ky eshte nje faktor kryesor ne formimin e infeksioneve nga bakteriet qe gjendjen ne te.nese nuk nderhyhet shpejt gjendja mund te perfundoje me nje pamjaftueshmeri(insuficience) renale...vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:02

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Tetor 2005 23:12
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

simptomat ne zonen e poshtme te kanalit...

Cod. A07122005

kalojme me poshte...guri kalon ne ureter dhe gjate kalimit shkakton ate qe thame se quhet kolike renale...nje dhimbje e tmerrshme qe pacienti me zor e duron dhe ne nje pjese te mire te rasteve paraqet edhe te paren simptome klinike te semundjes...gjate kalimit ne ureter guri mund te ferkoje me anet e kanalit dhe te shkaktoje grricje te faqeve dhe dalje te gjakut qe ne kete rast quhet ematuria...kjo situate mund te shoqerohet edhe me simptoma te tjera qe vijne si pasoje e acarimit te nervave sic mund te jene vjellje,nauzea atj...pas nje kohe guri ne pergjithsi kalon ne veshike...ketu ose qendron per nje fare kohe ose kalon direkt tek uretra...ketu do jape prap nje bllokim te vetin ndoshta.(por marrim nje rast tjeter)nese marrim qe pazienti eshte nje plak i vjeter ne shume raste do te na duhet te konsiderojme faktin ketu qe edhe sikur guri te mos kete dhene simptoma ne rrugen e mesiperme,mund te filloje ti jape ketu ndoshta sepse ky plak psh vuan nga nje hipertrofi e prostates qe eshte nje zmadhim i prostates (simptomat kryesore qe ka kjo semundje eshte nikturia (te cohesh disa here naten me urinu sepse nuk duron dot) si dhe polakiuria (del shume here me urinu dhe sapo mbaron pas pak vjen prap stimuli per te urinu perseri)) dhe ky zmadhim i prostates mund te kete arritur ato dimensime qe ka shtypur uretren dhe ne kalimin e gurit,ky i fundit shkon e ngec aty...cfare pasojash ka?se pari staze(qendrim) te urines ne veshike qe do te thote nje rritje te probabilitetit te infektioneve ne ate zone per me teper edhe nje rritje te probabilitetit te formimit te gureve te tjere ne veshike...ose ose nese sjellja e urines do te jete e madhe,do te kete efekte deri ne zmadhim te uretereve dhe prap hidronefroze megjithse kjo mund te themi qe do ishte pak si e pamundur sepse shume simptoma te tjera si msh nje fryerje e zones se poshtme te barkut dhe paaftesija me urinu jane te mjaftueshme per te thene qe ka dicka qe nuk shkon dhe te besh dicka para se te arrije ne fazen terminale qe do te ishte prishja e veshkes...pra sic e shifni ne cdo zone qe guri ngec jep nje simptome te veten qe ka komplikanca te veta...ne fund gurim mund te jashteqitet me urinen.cilat jane analizat qe kryhen per me gjetur nje gur ne veshka ose pergjate kanalit urinar?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2005 23:35
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

analizat per te gjetur guret ne veshka

Cod. A24122005

nje radiografi direkte eshte ne gjendje te dalloje rastet kur ka gure ne veshka sepse ato paraqiten si formacione te ngurta dhe opake...dmth qe nuk jane trasparente por jane me ngjyre me te bardhe se sa perreth...kjo ama vlen vetem per guret qe jane radioopake dmth te dukshen ne radiografi dhe kjo varet nga perberja e gureve...duke pasur parasysh qe radiografia perdor fotone per te formuar imazhin ne fund,dhe ky fluks fotonesh varet nga perberja e materies ku ai kalon...sa me i madh te jete numri atomik i perberesve aq me shume mundesi ka qe te mbetet fotone gjate rruges me ane te mekanizmave te ndryshem(ndoshta hap nje teme per analizat me imazhe qe perdoren ne mjeksi)...ne te tilla raste kerkohen analiza te tjera....nje rol te rendesishem luan ekografia qe peerdor ultratinguj...kjo ka aftesi te gjeje te gjithe llojet e gureve per faktin se guret shfaqen si ogjekte iperekogjene dhe kane nje forme si hije poshte vetes...pak a shume jane te pagabueshem edhe per faktin se nese e leviz pacientin gjate ekografise mund te levizin edhe guret dhe kjo eshte edhe si info shtese qe kemi te bejme me gure ne veshke.ndersa per guret ne ureter aty ka limite per faktin sepse ureteri eshte nje hapesire "virtuale" ne kohen kur nuk ka urine ne te...nese guri e bllokon atehere mund te dalloje zgjerimin e ureterit dhe te tregoje nese kemi te bejme me infiamacion e faqeve te ureterit dhe ekografia e tregon mire kete...po ashtu mund te tregoje edhe hidronefrozen qe do formohej ngaqe veshka do mbushej me urine dhe do zgjerohet...ekografia mund te gjeje guret edhe ne veshike...analize tjeter qe mund te behet eshte shintigrafia qe eshte nje analize funksionale dhe mund te perdoret per te pare se sa eshte akoma funksionale veshka.keto jane ato me kryesoret por mund te perdoren edhe disa analiza te tjera sic jane urografia qe merr rendesi ne vleresimin e struktures se veshkes dhe ka aftesi te dalloje se ne cilin nivel mund te kete mbetur nje gur ne ureter....tjeter pastaj mund te perdoret tomografia qe eshte ne gjendje edhe te jape informacione edhe rreth perberjes se gurit.
pak a shume keto jane analizat me linja te medha qe perdoren per te diagnostikuar nje gur ne veshka...megjithse keto i bashkohen edhe shenjave qe jane gjetur si dhimbja,gjendja e keqe e pacientit etj...po ashtu mund te shtojne informacionet edhe analizat e laboratorit qe mund te tregojne disa parametra te infiamacionit te ndryshuara....nje gje te fundit qe mund te permend eshte edhe perdorimi i cistoskopise me ane te se ciles mund te mundohen te heqin guret qe kane ngelur ne veshike ose edhe ne ureter...

shpresoj qe keto informacione te kene qene te dobishme...per koregjime dhe rregullime shkruajini....

edhe nja 2-3 fjale per terapine...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2005 00:45
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

terapija e kalkolozit

Cod. C01022006

terapia mundohet te ule dhimbjet,te heqe gurin dhe te ndaloje rishfaqjen!
per dhimbjen qe mund te shfaqen gjate kolikes renale perdoren zakonisht perdoren ilacet kundra dhimbjes sic jane ato te klases se FANS (ku ben pjese edhe aspirina).
per sa i perket gureve sot per sot jane te rralla nderhyrjet kirurgjikale "ne qiell te hapur" sic eshte terminologjia kur e can trupin per te nxjerre gurin.kjo behet vetem atehere kur guri ka ngecur ne kthesen pieloureterale ose ka marre formen e kalices se veshkes dhe nje nderhyrje tjeter nuk do zgjidhte problemin.teknologjia qe perdoret sot eshte ajo e litotripsise qe perdor vale ultratinguj qe duke i perqendruar ne zonen e gureve kane aftesi te formojne nje vale qe shkaterron gurin ne copeza te vogla.kjo ka qene teknologji ushtarake derisa filloi te perdorej edhe ne mjeksi.ne disa raste ky copezim mund te coje ne mbetjen e nje copeze ne ureter dhe kjo nevojit nje nderhyrje me cistoskopi per te hequr copen e mbetur....po ashtu duhet te behet kujdes te mos mbeten copeza guri brenda ne veshke ne nje lartesi qe nuk mund te marrin daljen per ne ureter sepse duke mbetur aty mund te shkaktojne ndonje infeksion.
ne rast se teknika me ultratinguj nuk ben fajde atehere mund te kerkohet nje nxjerrje me endoskopi ose teknika te tjera si psh ajo e nxjerrjen ne menyre transkutane (dalja ne lekure dmth)ose me metoden kirurgjikale qe thashe me siper.jane edhe disa teknika ne faze eksperimentale qe perdorin lazer nese nuk gabohem por qe per momentin jane shume te limituara dhe nuk jane per te gjithe...
ndersa per te ndaluar qe te ribehet atehere keshillohet te pihet nje sasi uji(qe normalisht keshillohet ne cdo forme kalkolozi sepse hollon urinen dhe ben te mundur dalje me shpesh) si dhe nje diete me me pak kalcium si dhe oksalat (qumesht,spinaq,cokollate,domate,koka kola,limonate)...
pak a shume keto mund te permend ketu
informacione te bazuara edhe ne librin "semundjet e veshkes dhe rrugeve urinare" nga schena-selvaggi.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 10/05/2007 ora 01:06

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2006 23:09
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.