Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > muhammedi ne bibel (1)
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
timbosi
Anetar i ri

Regjistruar: 19/08/2005
Vendbanimi: kukes
Mesazhe: 26

muhammedi ne bibel (1)

Pejgamberi Muhamed në Bibël
Marrë nga libri "Çfarë Thoshte në të Vërtetë Jezusi" i Mishe'el el-Khadi





"Atyre që ua dhamë Shkrimet e njohin atë [Muhamedin] sikur që i njohin bijtë e tyre. Por, vërtet, një pjesë e tyre e fshehin të vërtetën ndërsa e dinë atë". [Kur'an, el-Bekare, 146]




Hyrje



"Ata që ndjekun të dërguarin, pejgamberin e pashkolluar, të cilin e gjejnë të përshkruar në Tora dhe në Ungjill tek ta. Ai i urdhëroi ata për atë që është e mirë dhe i ndaloi nga ajo që është e keqe. Ai i bën të ligjshme për ta të gjitha gjërat që janë të mira dhe ua ndalon atyre gjithë atë që është e ndyrë dhe i liron ata nga barra dhe zinxhirët që ata i mbartnin. Pastaj, ata që i besojnë atij, e nderojnë atë, e ndihmojnë, dhe ndjekun dritën që është zbritur me të, ata janë të suksesshmit". [Kur'an, el-A'raf, 157]



"Dhe kur atyre u erdhi një i dërguar nga Allahu, i cili vërtetonte atë çfarë gjendej tek ta, një grup nga njerëzit e librit hodhën pas shpines Librin e Allahut thua se [ai kishte qenë diçka që] ata nuk e dinin". [Kur'an, el-Bekare, 101]



"Dhe për shkak se ata thyenë besëlidhjen, Ne i kemi mallkuar ata dhe i kemi bërë të forta zemrat e tyre. Ata i ndryshojnë fjalët nga konteksti i tyre dhe harrojnë një pjesë nga ato". [Kur'an, el-Maide, 13]



Para se ta nisim këtë temë, më lejoni që së pari ta sqarojë një ide të gabuar. Shumë të Krishterë kërkojnë nga të gjithë muslimanët që ose ta pranojnë tërë Biblën, ose ta mohojnë tërë Biblën. Ndaj, ata nganjëherë hutohen me qëndrimin e një muslimani ndaj Biblës. Për këtë arsye, do të shpjegojë se si një musliman është i urdhëruar ta trajtojë Biblën.



Muslimanit i është thënë se Allahu i Gjithfuqishëm e zbriti një "Ungjill" në Jezusin, paqja qoftë mbi të. Kur'ani më pas vazhdon të përshkruajë se si njerëzimi e ndryshoi këtë "Ungjill" dhe e bastardoi atë. Për këtë arsye, Muhamedi u tha të gjithë muslimanëve që ta trajtojnë Biblën me respekt, meqë ajo nisi si fjala e vërtetë e Zotit. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, u tha ndjekësve të tij se po që se ata do ta refuzonin tërë librin, atëherë ata do të mund t'i refuzonin fjalët që janë mbetur fjalë e vërtetë e Zotit. Ai u tha tyre se Kur'ani ka qenë zbritur për të "ndrequr" atë që ishte prishur nga njerëzimi në Bibël dhe që ta kthejë atë te mësimet origjinale të Zotit nëpërmjet "kujdestarisë" së vet. Ne lexojmë këtë në Kur'an:"Dhe ty [O Muhamed] ta zbritëm Shkrimin [Kur'anin] me të vërtetën, që vërteton çfarëdo Shkrimi që ka qenë përpara tij, dhe si një vështrues/korrigjues i tij. Pra, gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu, dhe mos ndiq dëshirat e tyre që janë larg nga e vërteta që të ka ardhur ty..." [el-Maide, 48]. Për këtë arsye, Muhamedi, paqja qoftë mbi të, i urdhëroi ata që ta pranojnë vetëm atë që është verifikuar me anë të Kur'anit dhe ta refuzojnë atë që është në kundërshtim me Kur'anin.



Muslimanët besojnë që "njerëzit e librit" në kohën e Muhamedit kishin qenë në pritje të një pejgamberi të ri, që do të vinte së shpejti. Ka shumë kallëzime që dëshmojnë për këtë. Ne na është thënë se Çifutët e Jethribit [qyteti i Medines] vazhdimisht u kërcënoheshin qytetarëve të saj Arabë me pashmangshmërinë e mbërritjes së tij dhe se ata do ta ndiqnin atë dhe do t'i vrisnin ata në mënyrë të ngjashme siç kanë qenë vrarë populli i A'adit dhe Iremit, dhe kjo qe një nga arsyet kryesore që Arabët e Jethribit ndoqën Muhamedin, paqja qoftë mbi të, aq shpejtë; që t'i mundnin Çifutët me të. Poashtu ka edhe rrëfenja të ngjashme, siç është rrëfenja e Selman el-Farisit, rrëfenja e murgut Bahira, dhe rëfenja e el-Nexhashit, mbretit të Etiopisë.



Ka shumë profeci për ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të, në Dhjatën e Vjetër. Shumë të Krishterë madje na kanë thënë që Bibla ka pofetizuar shumë gjëra që kanë ndodhur pas kohës së Jezusit, paqja qoftë mbi të, përfshirë papën dhe Israelin. Ndryshe nga Çifutët, muslimanët nuk kundërshtojnë profecitë e pohuara për ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të, meqë Kur'ani i urdhëron ata që të besojnë në të. Mirëpo, nëse i pyesim të Krishterët se a mund të gjejnë përmendjen e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, në Bibël, përgjigja e menjëhershme është një "Jo!" e theksuar. Por, nëse Bibla ka profetizuar të gjitha këto gjëra tjera, atëherë duhet të pyesim: përse nuk ka absolutisht asgjë për të thënë rreth njeriut, i cili pa ndihmën e askujt bindi miliarda njerëz gjatë shekujve që të besojnë në lindjen e mrekullueshme të Jezusit, paqja qoftë mbi të, në porosinë e tij, në devotshmërinë dhe ndershmërinë e nënës së tij, Marisë, paqja qoftë mbi të, në mrekullitë e Jezusit, dhe në faktin që ai ishte një nga të dërguarit më të mëdhenj Zotit për të gjitha kohërat?



Nuk asnjë profeci të vetme në Dhjatën e Vjetër që përmend Jezusin, paqja qoftë mbi të, me emër. Mesia, i përkthyer si "Krisht", s'është emër. Ky është përshkrim, titull. Kjo do të thotë "shpëtuesi". Madje edhe "Jezus" s'është emri i vërtetë i Jezusit. "Jezus" është versioni i Latinizuar i emrit Hebrej "Jeshua", i cili është forma e shkurtuar e "Jehoshua" – Zoti shpëton. Kur të Krishterët pohojnë që një varg profetizon ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të, ajo çfarë ata bëjnë është krahasimi i përshkrimit të gjetur në atë varg për Jezusin, paqja qoftë mbi të, dhe nëse ai i përshtatet atij, atëherë ata thonë se kjo flet për të. Duke përdorur metodën e të Krishterëve, ne pohojmë që ka jo vetëm një, por më shumë se DHJETË vargje në Bibël që flasin për ardhjen e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, si i dërguar i Zotit, porse komentuesit e mëhershëm nuk i kanë kuptuar ato [mu siç na thonë të Krishterët se Çifutët kanë bërë me profecitë e Dhjatës së Vjetër rreth Jezusit, paqja qoftë mbi të]. Lexuesi do të vërejë se në atë që vijon, vargjet janë shpjeguar shumë thjeshtë, duke përdorur domethëniet e dukshme të vetë fjalëve pa iu drejtuar domethënieve të detyruara abstrakte dhe metafizike për këto vargje. Këto vargje flasin rreth ngjarjeve kryesore, vendeve, dhe momenteve të rëndësishme në historinë Islame, si dhe rreth cilësive të Islamit dhe Muhamedit, paqja qoftë mbi të.



Disa njerëz besojnë që është e pamundshme për klerin e Krishterë që ta keqkomentojnë madje edhe një varg të vetëm të Biblës. Për këtë ne vetëm duhet të shikojmë prapa në një periudhë mjaft të vajtueshme në historinë e Krishtere. Një periudhë kur njerëzit qenë kidnapuar me forcë nga Afrika dhe janë shitur si robër për të jetuar jetët e tyre si shtazë, duke duruar varësi, torturë, dhe poshtërim. Të krishterëve të bardhë që shkojnë në kishë u është thënë se kjo ka qenë urdhër i Zotit dhe janë cituar vargjet si Gjeneza 9:25, Xhoshua 9:23, 1 Timoteu 6:1, dhe Titit 2:9. Kur të Krishterët nisën ta kuptojnë se kjo ishte një keqkomentim i vargjeve të Biblës, ata nisën luftën dhe i rrezikuan jetët e tyre me qëllim që ta shfuqizojnë robërimin. Asnjë njeri i ndershëm sot nuk beson që Zoti ka urdhëruar njerëzimin ta robërojnë një racë të tërë njerëzish vetëm për shkak se lëkura e tyre është e zezë. Por aso kohe, kjo ka qenë besimi i vendosur i masave dhe ka qenë besuar të jetë "frymëzimi' i Zotit.




Moisiu profetizon ardhjen e Muhammedit



Deuteronomi 18"Unë [Zoti] do ta ngrisë ndër ta një pejgamber sikur ti [Moisi], dhe do t'i vendos fjalët e Mia në gojën e tij, dhe ai do t'u flasë atyre gjithë atë që do ta urdhëroj".



Ka shumë vargje në Dhjatën e Vjetër që profetizojnë ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të. Mirëpo, kjo s'është prej tyre. Kjo qartë mund të shihet në katër pikat vijuese:



a) Sikur Moisiu



Muslimanët besojnë në të gjithë pejgamberët e mëparshëm. Ata nuk bëjnë dallim mes tyre, e as që e vendosin ndonjërin mbi të tjerët në devotshmëri. Mirëpo, ata të gjithë janë njerëz, dhe si të tillë ata dallojnë nga njëri-tjetri në cilësitë e tyre. Le t'i krahasojmë këto cilësi:



1) Të Krishterët dhe muslimanët pajtohen që Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, patën baballarë dhe nëna. Të dy ata poashtu besuan që Jezusi, paqja qoftë mbi të, pati vetëm nënë dhe jo baba. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



2) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, u martuan dhe u lindën fëmijë. Jezusi, paqja qoftë mbi të, kurrë nuk u martua e as që pati ndonjë pasardhës. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



3) Moisiu, paqja qoftë mbi të, qe pranuar nga Çifutët dhe deri më sot, si një popull, ata e pranojnë atë si pejgamberin e tyre. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, qe pranuar nga populli i tij, dhe si një popull, mbi një miliardë muslimanë gjithandej botës e pranojnë atë si pejgamberin e Allahut. Jezusi, paqja qoftë mbi të, qe refuzuar nga populli i tij [Çifutët], siç thuhet në Biblën e vetë Krishterëve:"Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan". [Gjoni 1:11]. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



4) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, qenë mbretër në Tokë në kuptimin që ata patën pushtet themelor të qeverisjes - pushtetin për ta zbatuar dënimin me vdekje. Kur Çifutët sollën përpara Moisiut Israilitin i cili kishte qenë zënë duke bledhur dru-zjarri në Sabath [e Shtunë e Çifutëve], Moisiu e gurëzoi atë deri në vdekje [Numrat 15:36]. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, pati pushtet të ngjashëm. Kur një grua erdhi përpara tij të pranonte [pa dëshmitarë] se kishte bërë kurvëri, ai i dha asaj një shans që ajo të mendojë për seriozitetin e pohimit të saj dhe dënimin që ajo do ta pranonte. Kur ajo insistoi, ai urdhëroi që ajo të gurëzohej deri në vdekje dhe urdhëroi shoqëruesit e tij që ta respektojnë atë për pendimin e saj përfundimtar dhe të sinqertë. Jezusi, paqja qoftë mbi të, qartë hodhi poshtë pohimin që ai kishte mbretëri në tokë. Kur ai qe tërhequr zvarrë përpara Governatorit Romak, Pontius Pilat, me akuzën për rebelim, ai tha:"Jezusi përgjigji: Mbretëria ime s'është e kësaj bote. Po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, ushtarët e mi do të kishin luftuar që të mos u bie në dorë judenjëve [Çifutëve]. Porse, mbretëria ime nuk është prej këndej" [Gjoni 18:36]. Jezusi, paqja qoftë mbi të, nuk do të gënjente për të shpëtuar. Pra, ai nuk pati mbretëri tokësore. Më tej, në Gjoni 8:1-7 lexojmë rrëfenjën e gruas, e cila ishte akuzuar për kurvëri nga Çifutët dhe sjellur përpara Jezusit. Ata shpresonin ta fusin në kurth atë ose duke e bërë atë që t'i kundërshtonte ligjet e Moisiut me mosgurëzimin e saj, ose duke e vendosur atë në një pozitë të keqe me perandorinë Romake duke e marrë ligjin në duart e tij dhe të urdhëronte që ajo të gurëzohej. Jezusi me zgjuarsi e nxorri veten nga ky telash duke i urdhëruar ata:"Ai midis jush që është i pamëkat, le ta gjuajë i pari me gurë atë". Kështu që gruaja qe liruar. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



5) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, erdhën me një grupazh ligjesh të reja gjithëpërfshirëse për njerëzit e tyre. Jezusi, paqja qoftë mbi të, siç dëshmohet nga Mateu, pohoi të ketë prezantuar ligje të reja, por, se kishte ardhur ta restauronte ligjin e Moisiut dhe as mos të shtonte, as mos të heqte nga ai. Në Mateu 5:17-18 lexojmë:"Mos t'ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo s'erdha ta shlyej, por ta përkryej. Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t'i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha". Ndaj, Muhamedi është sikur Mosiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



6) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, vdiqën me vdekje natyrore. Jezusi, paqja qoftë mbi të, pohohet nga të Krishterët të ketë vdekur dhunshëm në kryqin. Ndaj, Muhamedi është sikur Mosiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



7) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, janë të varrosur në tokë. Jezusi, paqja qoftë mbi të, pohohet nga të Krishterët të banojë në qiell. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



8) Shumica e të Krishterëve pohojnë që Jezusi është Zot. Ndërkaq, asnjë i Krishter apo musliman nuk pohon që Moisiu apo Muhamedi ishte Zot. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



9) Moisiu dhe Muhamedi, paqja qoftë mbi ta, nisën misionin e tyre pejgamberik në moshën katërdhjetë vjeç. Jezusi, paqja qoftë mbi të, e nisi në të tridhjetat. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



10) Të Krishterët pohojnë që Jezusi, paqja qoftë mbi të, qe ringjallur pas vdekjes së tij. As muslimanët as të Krishterët nuk pohojnë që Moisiu apo Muhamedi qenë ringjallur. Ndaj, Muhamedi është sikur Moisiu, por Jezusi është ndryshe nga Moisiu.



Ka edhe pika tjera veç këtyre që do të mund të përmedeshin, por do të mjaftohemi me këtë tani për tani.




b) S'mund të jetë Çifut



Pra, a është Muhamedi, paqja qoftë mbi të, pejgamberi i vetëm i cili është "Sikur Moisiu"? Për shembull, çka në lidhje me Jezusin? Ne atëherë duhet të vërejmë se Jezusi, paqja qoftë mbi të, ishte Çifut, dhe Bibla saktësishtë mohon që ky pejgamber i pritur do të jetë Çifut. Ne na është thënë në Deuteronomi 34:10, vetë Moisiu thotë:"Dhe s'do të ketë më pejgamber sikur Moisiu në Israel". Ky pejgamber i pritur, ndërkaq, duhet të jetë "Sikur ti [Moisi]". Pra, ai do të vijë nga JASHTË Israelit.




c) Është nga vëllezërit e Çifutëve



Nëse ky pejgamber s'mund të jetë Çifut, atëherë çfarë po mbetet? Në këtë varg, Zoti i flet Moisiut, paqja qoftë mbi të, lidhur me Çifutët si entitet racor. Pejgamberi i pritur pohohet të mos jetë "nga Çifutët" apo "nga vetë ata" por "nga vëllezërit e tyre [të Çifutëve]". Kush janë vëllezërit e popullit Çifut? Çifutët janë bijtë e Jakobit, birit të Isakut, birit të Abrahamit. Vëllai më i vjetër i Isakut ishte Ishmaeli, babai i Arabëve. Kështu, vëllezërit e popullit Çifut janë populli Arab. Ky qëndrim përforcohet më tej nga përcaktimi vijues i "Vëllezërve" në Fjalorin Hebrenj të Biblës: "personifikim i një grupi fisesh, të cilët konsideroheshin si kusherirë të Israilitëve".




d) Vendos fjalët e Mia në gojën e tij



Po ta lexonim Kur'anin, do të gjenim se ai përmban shumë vargje ku qëndron "Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni" [Ta Ha: 14, el-Neml:9, el-Kasas:30], "Unë jam Zoti yt" [Ta Ha:19]. Këto vargje nuk paraprihen me "Dëgjova Zotin të thotë…", apo "Dhe Zoti tha…", apo thënie të ngjashme që do të ishin fjalët e një njeriu që transmeton fjalët e Zotit, por forma e tyre është e vetës së parë e cila flet për vetveten. As Muhamedi, paqja qoftë mbi të, as ndonjë musliman kurrë s'kanë pohuar që Muhamedi ishte Zot, ndaj Muhamedi po i fliste fjalët e Zotit me gojën e tij. Ngjashëm, ne mund të gjejmë në Kur'an më shumë se katërqind vargje të formës "Thuaj [O Muhamed]:…" Me fjalë tjera, Zoti i Gjithfuqishëm po i vendos fjalët në gojën e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, dhe po e urdhëron atë që t'i thotë ato.



Të Krishterët pohojnë se Bibla ka shumë "autorë", dhe se ndërsa "frymëzimi" është nga Zoti, prapseprap, fjalët janë të njerëzve të vdekshëm.



Dr. W Graham Scroggie i Moody Bible Institute, Çikago, një nga misionet më me prestigj të Krishtere evangjelike, thotë në faqen 17 të librit të tij "Është prej njeriut, megjithatë hyjnore":



"…Po, Bibla është prej njeriut, ndonëse disa nga zelli që kishin, e që s'është në pajtim me diturinë, e kanë mohuar këtë. Këto libra kanë kaluar nëpër mendjet e njerëzve, janë shkruar në gjuhën e njerëzve, qenë punuar me pendë nga duart e njerëzve dhe mbartin në stilin e tyre cilësitë e njerëzve…"



Një tjetër dijetar erudit i Krishterë, Keneth Cragg, Peshkopi Anglikan i Jerusalemit, thotë në faqe 277 të libri të tij, "Thirrja e Minares":



"…Por jo edhe Dhjata e Re… Në të ka përmbledhje dhe montim; ka kopje dhe dëshmitar për të zgjedhur. Ungjijt kanë kaluar nëpër mendjen e kishës prapa autorëve. Ata paraqesin përvojë dhe histori…"



Kur'ani, ndërkaq, është edhe frymëzim i Zotit edhe fjalët fizike të Zotit. Një shembull i kësaj është një mësues i cili dërgon dy studentë për t'ua mësuar të tjerëve atë që kanë mësuar nga ai. Të parit i është thënë: "t'i mësosh ata çfarë të kam mësuar unë ty", ndërsa të dytit i është dhënë një libër mësimor i shkruar nga mësuesi i tij dhe i thuhet të lexojë fjalë-për-fjalë nga ky libër dhe mos të thotë gjë nga dëshira e tij. I pari do t'i bartë mendimet e mësuesit; i dyti do t'i bartë mendimet dhe fjalët e tij.



Kjo çështje bëhet e qartë kur të studiohen, për shembull, përshëndetjet personale të Palit dhe shokëve të tij në fund të Titit [3:15], 2 Timoteu [4:19], 1 Selanikasve [5:26]…etj. Këto fjalë s'janë fjalët e Zotit, por përshëndetjet personale të Palit dhe shokëve të tij. Ka edhe shumë shembuj të tillë që gjenden në Bibël. Kur'ani nuk përmban të tilla vargje nga Muhamedi, paqja qoftë mbi të. Fjalët e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, janë përmbledhur në një referencë krejtësisht të ndryshme nga Kur'ani të quajtur "Suneti". Ne vërejmë nga tërë kjo se madje edhe vetë Kisha nuk pohon që Bibla është fjala fizike e Zotit, por "frymëzimi" i tij [mësimet e Tij] nëpërmjet fjalëve të njerëzve. Kur'ani, ndërkaq, është fjala e vërtetë e Zotit.



"Dhe [përkujto] kur Abrahami dhe Ishmaeli po ngritnin themelet e Shtëpisë [Kabes në Meke], [duke u lutur]: O Zoti ynë! Pranoje nga ne [këtë shërbim]. Vërtet! Ti, vetëm Ti, je Dëgjuesi, i Dijshmi. Zoti ynë! Na bëj të nënshtruar ndaj Teje dhe [bëj] nga pasardhësit tanë të nënshtruar ndaj Teje, dhe na i trego mënyrat e adhurimit, dhe ji i butë ndaj neve. Vërtet! Ti, vetëm Ti, je Përdëllyesi, i Mëshirshmi. Zoti ynë! Dërgo midis tyre një të dërguar nga vetë ata, i cili do t'ua recitojë atyre vargjet e Tua, dhe do t'i instruktojë në Libër dhe urtësi dhe do t'i pastrojë ata. Vërtet! Ti, vetëm ti, je i Fuqishmi, i Urti. Dhe kush dëshiron tjetër veç shtegut të Abrahmit përveç atij që e mashtron vetveten? Vërtet, Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, dhe vërtet, në jetën e përtejme ai do të jetë midis të drejtëve. Kur Zoti i tij i tha atij: Dorëzohu! [në kuptim të plotë: ji musliman], ai tha: Unë i jam dorëzuar [jam bërë musliman] Zotit të krijimit". [Kur'an, el-Bekare:127-131]




Paralajmërime serioze për të gjithë ata që nuk e ndjekun atë



Pra, çfarë t'u themi atyre që thonë:"Jezusi na ka paguar. Ne s'kemi nevojë të ndjekim ndonjë pejgamber të ardhshëm?" Pas vargut të sipërpërmendur të Deuteronomisë, vetë Zoti kërcënohet me dënim të ashpër kundër të gjithë atyre që nuk ndjekun këtë pejgamber të pritur. Në Deuteronomi 18:19 lexojmë:"Dhe do të ndodhë që kushdo që s'do t'i dëgjojë fjalët e Mia, të cilat ai do t'i flasë në emër Timin, Unë do ta marrë në përgjegjësi". [Në disa përkthime:"Unë do të jem Hakmarrësi"]



Ne do të donim që lexuesi të mbajë në mend që Muhamedi, paqja qoftë mbi të, kurrë në jetën e tij nuk ka pohuar se Kur'ani ishte fjala e tij, por fjalët e Zotit. Kur muslimanët lexojnë një kaptinë të Kur'anit, ju do të gjeni se ata gjithmonë e nisin recitimin e tyre me fjalët:"Në emër të Zotit, Përdëllyesit, të Mëshirshmit". Kur'ani përmban 114 kaptina. Po t'i ndiqnim sipas radhës, do të gjenim se kaptina e parë, kaptina e dytë, kaptina e tretë, dhe kështu me radhë, të gjitha fillojnë me fjalët "Në emër të Zotit, Përdëllyesit, të Mëshirshmit" [pa përjashtime]. Në anën tjetër, ne gjejmë se shumica e të Krishterëve nisin me "Ne emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë". Pra, jo vetëm Muhamedi, paqja qoftë mbi të, por të gjithë muslimanët në përgjithësi i recitojnë fjalët e Zotit në emër të Tij. Vërtet, Kur'ani madje edhe vërteton paralajmërimin e njëjtë të Deuteronomisë:"Dhe kushdo që kërkon tjetër veç Islamit për fe të tijën, ajo kurrë s'do të pranohet nga ai, dhe në jetën e përtejme do të jetë ndër ata që kanë humbur". [A'al Imran:85]

__________________
la ilahe il-lall-llah muhammed rasulull-llah.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Gusht 2005 14:13
timbosi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė timbosi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me timbosi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė timbosi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: timbosi Shto timbosi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto timbosi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
timbosi
Anetar i ri

Regjistruar: 19/08/2005
Vendbanimi: kukes
Mesazhe: 26

muhammedi ne bibel (2)

Pejgamberi Muhamed në Bibël
Marrë nga libri "Çfarë Thoshte në të Vërtetë Jezusi" i Mishe'el el-Khadi





Referencat ndaj Moisiut, Jezusit dhe Muhamedit me këtë renditje:



Deuteronomi 33:1:"Dhe ky është bekimi me të cilën Moisiu, njeriu i Zotit, i bekoi fëmijët e Israelit para vdekjes së tij. Dhe ai tha: Zoti erdhi nga Sinai, u ngrit nga Seiri, shkëlqei nga kodra Paran, dhe ai erdhi me dhjetë mijë shenjtorë: nga dora e tij e djathtë, një ligj të jashtëzakonshëm për ta".



Kjo është një seri kronologjike e pejgamberëve, e cila është kallëzuar nëpërmjet referencave ndaj vendeve. Kjo profeci transmetohet në fund të Deuteronomisë bashkë me rrëfenjën e vdekjes së pejgamberit Moisi, paqja qoftë mbi të. Ishte një bekim dhe përgëzim i dhuruar nga pejgamberi Moisi ndjekësve të tij mu para vdekjes së tij. Kjo është menduar t'u japë shpresë ndjekësve të tij me rastin e vdekjes së pejgamberit të tyre, se Zoti s'po i braktis ata, madje më e mira akoma ka për të ardhur, dhe se Ai do të vazhdojë ta bekojë njerëzimin me udhëzimin dhe dritën e Tij.



Sinai i referohet Moisiut, paqja qoftë mbi të. Është një referencë e qartë ndaj kodrës Sinai, ku Moisiu pranoi shpalljen e tij [Ekzodus 19:20]. Seiri i referohet Jezusit, paqja qoftë mbi të. Kjo zakonisht është e lidhur me zinxhirin e maleve në Perëndim dhe Jug të Detit të Vdekur, duke u shtrirë nëpër Jerusalem dhe Betlehem, vendlindjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të. Më vonë është zgjatur për të përfshirë malet e anës Lindore poashtu [Fjalori i Biblës, John L. Meckenzie, S.J., f.783]. Sidoqoftë, Seir poashtu identifikohet me kufirin Verior të territorit fisnor të Xhudas dhe zakonisht me Sarisin afër Keslas [Shesalon], mezi nëntë milje në Perëndim të këtyre dy qyteteve [Fjalori Biblik i Idermanit, nga Allen C. Myers, f.921-922, dhe Fjalori Biblik i Përkthyesit Gojor, V4, f.262]. Pejgamberi Moisi, paqja qoftë mbi të, kurrë gjatë jetës së tij s'ka hyrë në Palestinë, dhe si rrjedhim kjo s'mund t'i jetë referuar atij.



Siç pamë tashmë në seksionin 6.5, Parani i referohet qytetit të Mekes në Gadishullin Arabik. Vendi i shkretë i Paranit është vendi ku gruaja e Abrahamit, Hager, dhe biri i tij më i vjetri, Ishmael, u vëndosën në shkretëtirën Arabe. Veçanërisht, Meka. Meka, natyrisht, është kryeqyteti Islam dhe vendlindja e Muhamedit, paqja qoftë mbi të. Kodra Paran është një zinxhir malesh po në atë rajon, të cilin Arabët e quajnë "Malet Seruet". Muhamedi, paqja qoftë mbi të, së pari u bë pejgamberi i Islamit në shpellën Hira, që gjendet në këto male. Jezusi kurrë në jetën e tij s'ka udhëtuar për në Paran. Muhamedi, ndërkaq, ishte lindur aty. Ai vdiq aty. Dhe, ai ishte kryeqyteti i fesë Islame aso kohe dhe sot. Të gjithë pejgamberët e Biblës, përfshirë Jezusin dhe Moisiun, erdhën ose nga Palestina, ose nga Babilonia. Asnjë pejgamber i Biblës kurrë s'erdhi nga qyteti Arab i Paranit [Meke]. Pejgamberi Muhamed, paqja qoftë mbi të, është i vetmi pejgamber i Zotit që ndonjëherë ka përmbushur këtë profeci.



Poashtu lexojmë në vargun 33:2 se një ligj i jashtëzakonshëm do të dalë nga dora e djathtë e pejgamberit nga Paranit. Referenca ndaj "së djathtës" i referohet forcës, drejtësisë, dhe udhëzimit. Në Islam, të gjitha veprat e pastra dhe të ndershme kryhen me dorën e "djathtë" [ngrënia, përshëndetja me dorë, etj.], ndërsa të gjitha veprat e pista apo të padëshirueshme kryhen me dorën e majtë [larja e pjesëve intime, marrja e plehrave, etj]. Në Kur'an, të mirët përshkruhen në Ditën e Gjykimit sikur pranojnë librin e tyre të veprave me dorën e "djathtë" të tyre, ndërsa të këqijtë e pranojnë të tyren me dorën e "majtë". Kjo mund të shihet për shembull në kaptinën el-Haka [Kur'an 69:13-37]. Ky qëndrim i përgjithshëm bartet në Bibël poashtu. Ne lexojmë:



"Frazat Biblike që i referohen dorës së djathtë, pasqyrojnë një qëndrim kulturor e njerëzor të përhapur, domethënë njohja se për shumicën e njerëzve dora e djathtë është edhe më e fortë edhe më e aftë se e majta, dhe është dora me të cilën ndërmerren shumë punë instiktivisht…Eccl.10.2 lidh 'zemrën e urtë të njeriut' me dorën e tij të djajthtë, dhe 'zemrën e të marrit' me të majtën e tij. Kur Biri i Njeriut ndanë dhentë nga dhitë në Gjykimin e Fundit, të mallkuarve 'në dorën e majtë' ai u thotë, 'Ikni prej meje, të mallkuar, në zjarr të pasosur', [Mat. 25:41] …Dora e djathtë shpesh përmendet si një simbol i fuqisë, si për qeniet njerëzore, ashtu edhe antropomorfikisht për Zotin [p.sh. Job 40:14; Isa. 48:13]" Fjalor i Traditave Biblike në Literaturën Angleze, David Lyle Jeffrey, f.442.



Ligji i jashtëzakonshëm që do të dalë nga dora e djathtë e pejgamberit nga Parani, do të jetë ligj i ri për fëmijët e Israelit, jo i njëjti që ata kishin qenë duke e praktikuar në kohën e Moisiut, paqja qoftë mbi të, dhe më vonë. Kjo qëndron nga logjika e thjeshtë: nëse unë tashmë posedoj diçka, atëherë si mund të them që fqiu im do t'ma sjell "mua" këtë të njëjtën "diçka" që tashmë e posedoj. Në një rast të tillë, ai do të kishte "sjellur" asgjë, dhe do të kishte qenë më e logjikshme të thuhet ai do ta "vërtetojë" ligjin që ka ekzistuar përpara. Asnjë pejgamber i Biblës ndonjëherë gjatë jetës së tij as nuk ka ardhur në Paran, as nuk ka predikuar zëvendësimin e ligjit të Moisiut, paqja qoftë mbi të. Madje edhe Jezusi, paqja qoftë mbi të, erdhi për ta vërtetuar dhe përforcuar ligjin e Moisiut [Mateu 4:17-19], siç shpjegohet në detale në kaptinën e parë. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, është i vetmi pejgamber i Zotit i cili përmbushi këto dy kërkesa.



Mirëpo, nëse shikojmë për së afërmi, do të gjejmë se profecia përmban edhe një kërkesë. Ajo na tregon që ky pejgamber nga Parani, i cili do ta sjellë një ligj të jashtëzakonshëm të ri, do të vijë me 10, 000 shenjtorë. Prapë, dy vjetë para vdekjes së pejgamberit Muhamed, në vitin 630 e.s., ai udhëqohi 10, 000 ndjekës të tij për në fitoren e fundit dhe vendimtare kundër paganëve të Mekes. Kjo ishte një nga fitoret më të qeta në tërë historinë. Muslimanët morën Meken, kryeqytetin e Arabisë pagane, pothuaj pa asnjë viktimë të vetme. Me të hyrë në Meke si fitues, Muhamedi nuk i mori banorët e saj si robër lufte. Ndonëse këta njerëz kishin qenë duke torturuar dhe vrarë shoqëruesit e tij dhe vetë atë për vite të tëra, ai urdhëroi që ata mos të torturohen dhe mos të bëhet hakmarrje kundër tyre. Madje, ai i liroi të gjithë. Shumica e tyre hynë në Islam.



Prapë, gjejmë se pejgamberi Moisi, paqja qoftë mbi të, kishte caktuar shtatëdhjetë ndjekës të afërt e të devotshëm [Ekzodusi 24:1-9, Numrat 11:16-25]. Jezusi, paqja qoftë mbi të, kishte caktuar njëmbëdhjetë ndjekës të afërt e të devotshëm [po ta përjashtonim Xhudan], siç shihet në Mateu 10:1-5, Marku 3:14-19, etj. Pejgamberi Muhamed, prapë, ishte i vetmi që përmbushi këtë kërkesë. Mr. Kais el-Kalbi shtron pyetjen:



"Kur ky varg, Deut 33:2, qe përkthyer nga Hebraishtja në Anglisht, fraza '10, 000 shenjtorët' qëllimisht është ndryshuar në 'lugina e shenjtë', përse?" Kais el-Kelbi, Pejgamberi Muhamed, Pejgamberi i Fundit në Bibël, botimi i tretë, f.231-232.



Formulimi poashtu bart këtë seri kronologjike të pejgamberëve. Erdhi: mbërritja e diellit në mëngjes. U ngrit: sikur drita e agut. Shkëlqei: Dielli i mesditës, i cili e ndriqon Tokën nga Lindja në Perëndim. Islami vërtet shkëlqei gjithandej tokës sikur dielli i mesditës. Ai llogaritet të ketë 1.2 miliardë ndjekës kudo në botë, dhe është feja me rritjen më të shpejtë në botë sot.



"Në këtë ditë, Unë kam përsosur fenë tuaj për ju, kam plotësuar dhuntinë Time ndaj jush, dhe kam zgjedhur për ju Islamin si fe tuajën". [Kur'an, el-Maide:3]

__________________
la ilahe il-lall-llah muhammed rasulull-llah.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Gusht 2005 14:23
timbosi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė timbosi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me timbosi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė timbosi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: timbosi Shto timbosi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto timbosi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
timbosi
Anetar i ri

Regjistruar: 19/08/2005
Vendbanimi: kukes
Mesazhe: 26

muhammedi ne bibel (3)

Pejgamberi Muhamed në Bibël
Nga një artikull i titulluar "Çifutët për Allahun"





Muhamedi përmendet me emër në Këngën e Solomonit



Emri i Muhamedit paraqitet në Haggai 2:7 nën fjalën Hebreje mehmed [מחמד], e cila do të thotë: i lavdëruari [Muhamed në Arabisht është i lavdëruari]. Kjo thuajse padyshim i referohet pejgamberit Arab Muhamed.



Kaptina e 5 e Këngës së Solomonit po flet për dikë. Çifutët do të thonë që kjo flet për Solomonin, ndërsa të Krishterët do të thonë që kjo flet për Jezusin. Nëse e kemi parasysh që kjo është Këngët e Solomonit, do të ishte e logjikshme që kjo flet për Solomonin. Vargjet që përshkruajnë këtë njeri misterioz, të folurën e transmetuesit e kanë të zgjedhuar në femërore [domethënë se është një grua që e përshkruan këtë njeri] kështu që është e mundshme që kjo të jetë një nga gratë e Solomonit e cila po flet për burrin e saj [Solomonin]. Sidoqoftë, nëse një i Krishter përpiqet të mbrojë se Jezusi po diskutohet në të, atëherë ata po lënë të kuptohet se kjo po flet për një pejgamber të ardhshëm [një njeri i cili ende s'është gjallë në atë periudhë kohore], një profeci… Nëse kaptina 5 e Këngës së Solomonit po shikon në të ardhmen, atëherë s'ka dyshim që kjo po flet për Muhamedin.



Gjatë kaptinës, për dikë po flitet. Kushdo që të jetë, vargu 15 thotë që "shprehja e fytyrës së tij është si e Libanit", pra ky është një zotëri Arab [me pamje Arabe], një njeri Semit megjithatë. Vargu 11 thotë "koka e tij është sikur ari më i shkëlqyer, kaçurrelat e tij janë të valëzuar dhe të zeza si korbi". Vargu 10 e përshkruan këtë njeri si "vezullues dhe i kuqërremë", që do të thotë se ai është me lëkurë pak të shkëlqyer me ngjyrë të trëndafiltë. Kjo mund të vërtetohet në Hadithet Sahi të Buharit, vëllimi 4, libri 56, numër 747, ku thuhet se Muhamedi ka qenë me lëkurë pak të shkëlqyer, me ngjyrë të trëndafiltë [dhe poashtu ka flokët e njëjta sikur që përmendet në vargun 11]. Poashtu vargu 14 e përshkruan këtë njeri të ketë barkun sikur fildish. Kjo do të thotë që pjesët e trupit të tij, të cilat zakonisht janë mbuluar nga dielli, janë shumë të bardha [sikur fildishi]. Kjo poashtu mund t'i atribuohet Muhamedit, i cili ndonëse me ngjyrë të trëndafiltë, të artë, ai pati sqetulla të bardha [Sahi Buhari, vëllimi 2, libri 17, numri 141, thotë që keni mundur të shihni të bardhët e sqetullave të tij kur ai i ngritte duart]. Ku qëndron çështja?!?!



Të diskutosh për ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve është e pafrytshme, dhe po të bazohesha vetëm në këtë, kjo do të mund të përshkruante cilindo njeri Semit. Mirëpo, emri i këtij personi është dhënë. Teksti i përkthimit në Anglisht të Këngëve 5:16 përfundon përshkrimin duke thënë:"Ai krejtësisht është i këndshëm". Fjalët "krejtësisht i këndshëm" qenë përkthyer nga mehmed [מחמד]. Do ta shikojmë për së afërmi këtë fjalë katër germëshe, dhe të dëshmojmë që kjo po flet për Muhamedin…



Së pari, mënyra në të cilën është shkruar kjo fjalë në Hebraisht është מחמד



Ky ndodh të jetë emri i njëjtë i Muhamedit që shkruhet në Hebraisht. Le të shikojmë në drejtshkrimin e kësaj fjale...



מחמד


Kjo ka katër germa. Duke shkuar nga e djathta në të majtë, ato janë:



מ Mem


ח Het


מ Mem


ד Dalet



Tash, kur të shkruhet në Hebraisht, s'ka dallim mes fjalës mehmed [מחמד] dhe Muhamed [מחמד]. Dallimi i vetëm është në zanoret të cilat përdoren gjatë shqiptimit të kësaj fjale [מחמד]. Hebraishtja është një gjuhë e lashtë, dhe në të s'ka zanore. Ajo përbëhet nga bashkëtingëlloret. Në kohërat e lashta, lexuesi vetë vendoste cilën zanore të shtonte. Zanoret qenë prezantuar në shekullin 8, në formë të pikave dhe vijave. Mirëpo, kjo s'ka të bëjë me Hebraishten e vërtetë. Fjala mehmed [מחמד] në kohërat e lashta mbas gjase ka qenë shqiptuar "mehemed".



Sipas Fjalorit Hebraisht-Anglisht të Ben Jehudas, מחמד saktësisht shqiptohet si "mehemed" [jo mehmed], që është shumë afër me Muhamed.



מַחֲמָד Mehemed [mehmed]





Fjalori Hebraisht-Anglisht i Ben Jehudas e përcakton "מחמד" si "i këndshëm, i lakmuari, i çmuari, i lavdëruari". Mënyra korrekte për të thënë "i lavdëruari" në Arabisht është Muhamed, pra kjo është fjala e njëjtë!



Siç u tha më herët, emri Muhamed [מחמד] dhe fjala mehmed [מחמד] shqiptohen saktësisht në mënyrë të njëjtë, dhe të dyjat kanë domethënie të njëjtë. Arsyeja e vetme që ata shqiptohen ndryshe, është për shkak të zanoreve [pikave dhe vijave] që janë prezantuar në shekullin e tetë.



Fjala Hebreje për të lavdëruarin është



מַחֲמָד Mehemed [mehmed]



Fjala Hebreje për Muhamed [pejgamberin Arab] është



מֻחַמָד Muhammed



Në fund, nëse Këngët e Solomonit, kaptina 5, po flet për një njeri që do të vijë pas asaj kohe, ai pa dyshim është Muhamedi, siç madje përmendet edhe me emër. Cilido i Krishter që beson se Jezusi është Mesia, dhe beson që librat qenë zbritur nga Zoti pas TeNeKh [Biblës së Çifutëve], atëherë me siguri duhet ta ketë parasysh atë çfarë sapo lexoi këtu, dhe ta marrë në kosideratë Kur'anin para se të nxjerrë vendimin.

__________________
la ilahe il-lall-llah muhammed rasulull-llah.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Gusht 2005 14:33
timbosi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė timbosi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me timbosi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė timbosi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: timbosi Shto timbosi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto timbosi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Timbosi.
Meqenese mesazhin tim privat e keni injoruar ose nuk e keni vene re fare po ju drejtohem ketu ne publik duke shpresuar ne nje reagim tuajin.


Nuk e di kur jeni futur per here te pare ne kete forum, por a e keni vene re qe ka nje rregullore ndaj se ciles te tere jane te barabarte.
Nese s'e keni lexuar ju ftoj ta lexoni dhe ti permbaheni asaj.


Konkretisht,
Keni ndermarre nje fushate te pakuptimte leksionesh e sulmesh ndaj fese se krishtere.
Po e perdorni forumin per qellime prsonale.

Forumi eshte nje faqe interneti ku njerezit te mund te debatojne , diskutojne e te shkembejne mendime e ide dhe jo nje faqe interneti ku ju apo kushqo qofte tjeter te mund te publikoje libra e artikuj te pafund.




Si moderator i Besimeve Fetare dhe anetar i stafit te Forumit Horizont ju ftoj te ndaloni sa me shpejte kete menyre te perdoruri te forumit.

Ne rast te kundert do te perjashtoheni nga forumi.

Gjithe te mirat.
erzeni

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Gusht 2005 14:35
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Re: muhammedi ne bibel (1)

Citim:
Po citoj ato që tha timbosi


Moisiu profetizon ardhjen e Muhammedit



Deuteronomi 18"Unë [Zoti] do ta ngrisë ndër ta një pejgamber sikur ti [Moisi], dhe do t'i vendos fjalët e Mia në gojën e tij, dhe ai do t'u flasë atyre gjithë atë që do ta urdhëroj".



Ka shumë vargje në Dhjatën e Vjetër që profetizojnë ardhjen e Jezusit, paqja qoftë mbi të. Mirëpo, kjo s'është prej tyre. Kjo qartë mund të shihet në katër pikat vijuese:





Timbosi, ti flet nga injoranca e kesaj feje te pasur. A thua ti qe populli hebre mbas dy mije vjetesh si perkthente dot vargjet qe i vinin nga vete ZOTI?


Degjo, ty te kane bere lavazh, edhe Zoti i denofte per trillimin e bibles. Zoti e ka premtuar qe ata qe bejne kete do vdesin ne kete jete edhe tjetren.

Here tjeter nese don shpjegim te bibles eja ke Kristjanet OK ?

Ja ta shpjegoj une ty per cfare profeti e ka ai vargu:

Profeti David, u quante si profeti Moisiu i dyte. Ne historine cifute ka dy epoka njera mbas Moisiut edhe e dyta mbas Mbretit David.
Mbreti David pruri mireqenje edhe DREJTIM popullit cifut, qe Zoti ia premtoje Moisiut. Zoti premtoje Izraeliteve per nje FIGURE si Moisiu edhe ai ishte DAVIDI
Jezusi nuk permendet aty sepse Jezusi nuk eshte vetem per cifutet por per te gjithe njerzit.

Prandaj edhe Muhamedi smund te jete permendur ne Bibel ose ne vargjet e tuaja. Sepse Muhamedi drejtoi popullin arab e jo cifut.

E shikon Timbosi qe duhet te largohesh prej asaj organizate perpara se eshte shume vone.

Pastaj, NUK E DI PSE MODERATORET E LANE KETE TEME TE PAFSHIRE.

PO nejse sic e thash perpara Be kritika se ne i kemi pergjigjet.


Edhe nje gje tjeter;

cituar nga timbosi
Ne na është thënë në Deuteronomi 34:10, vetë Moisiu thotë:"Dhe s'do të ketë më pejgamber sikur Moisiu në Israel". Ky pejgamber i pritur, ndërkaq, duhet të jetë "Sikur ti [Moisi]". Pra, ai do të vijë nga JASHTË Israelit.

Sa me e dit ti, IZRAELI nuk egzistonte, Izraelitet ishin POPULL PA KOMB. edhe pse se citon mire ate vargun Deut 34 10 do e shikosh qe s'e permend fare ate jashte Izraelit.

Gjithashtu KURRE ska permendur Zoti qe do kete nje profet jashte POPULLIT TE ZGJEDHUR nga vete ZOTI, IZRAEL


lexoje versin me te madh te Dhiates se Vjeter:

Exodus 19: 5-6


" [ZOTI tha ] tani, ne se me binduni te plote, edhe mbani premtimin tim, atehere nga te GJITH KOMBET ju do jeni PRONA IMe Thesari. EDHE pse e gjith BOTA eshte e IMJA, ju do jeni per mua MBRETERIA E PRIFTERVE edhe KOMBI I BEKUAR. Kto jane fjalet qe duhet ti thuash Izraeliteve. "

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2005 22:06
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sherbetori.
Anetar i ri

Regjistruar: 21/10/2005
Vendbanimi: Shqiperi.
Mesazhe: 17

Nje pergjigje Biblike:

I nderuar Timbos, duke lexuar ate qe keni ndare per te nxjerre ndonje gje nga Bibla ( kur s'ka ) per Muhamendin kam deshire te te ndihmoj te kuptosh se ky eshte nje kerkim per te kapur eren. Shpjegimet qe ju ke dhene pasazheve Biblike jane jashte kontekstit dhe ka plot pohime te pabaza dhe keshtu nuk mund te ecet.

Ketu poshte ke nje citim nga Libri " Islamizmi i zbuluar" nga Rober Morey per te cilin ja vlen te bejme nje krahasim te informacionit qe kemi.
Ketu ke pergjigje per profecite e Dh.V per Krishtin qe jane me shumice.
Keni thene se Ungjlli eshte ndryshuar. Si e dini kete gje? A keni nje kopje origjinale te tij per te provuar qe ajo qe te krishteret kane sot eshte e ndryshuar?

Sa per krahasimin me Moisiun me lejo te te shprehem shkurt per Ligjin e perterire 18:17-18. Per proftetin nga gjiri i vellezerve te tyre.
* Ky profet do te ishte ndermjetes per popullin e Zotit sic ishte edhe Mosiu dhe Bibla thote se Krishti eshte i vetmi i tille: 1Tim 2:5.
* Zoti i foli Moisiut ne menyre te vecante sic i foli edhe Jezusit ne menyre shume te vecante.
* Sherbesa e ketij profeti do te ishte e shoqeruar nga mrekulli sic u shoqerua ajo e Jezusit dhe e Moisiut.
* Tek Veprat 3:22-23 na tregon permbushjen e kesaj profecie te Ligjit te perterire.

* Engjejt i folen MUhamedit dhe jo Zoti.
* Muhamedi s'beri asnje mrekulli te permendur ne Kur'an.
* A s'ishte ndermjetes i ndonje beslidhje sic ishte Mosiu dhe Jezusi.
* Muhamedi ishte si profetet e tjere dhe jo ndryshe.
* Muahmedi nuk ishte nga Izraelitet.

Keto jane fjalet e mia. Merr nje kohe per te lexuar kete me poshte.
Eshte nje kendveshtirim i pare mbi prova dhe fakte dhe jo ide te ketij apo atij.
Me respekt:
Sherbetori.
Ka shpetim vetem ne Jezu Krishtin.


Duke Themeluar Dokumente.
Në këtë krahasim letrar, ne do të kufizojmë veten në themelimin e dokumenteve letrarë të sejcilës fe.
Jeta e Muhamedit do të dalë vetëm prej Kuranit ashtu si edhe jeta e Jzusit do të dalë vetëm prej Dhiatës së Re. Kjo do ti mbajë gjërat të ndershme dhe të drejta.
Ne nuk do të përdorim ndonjë nga legjendat e Muslimanëve të vonshëm që u përpoqën dëshpërimisht ta ngrinin jetën e Muhamedit përmbi mediokritetin dhe ti shtonin asaj elementë të mrekullisë.
Falë kufizimeve të hapësirës në këtë libër, ne mund të japim vetëm një kalim të shkurtër të disa prej mënyrave si Muhamedi dhe Jezusi mund të krahasohen.
Ata lexues që dëshirojnë ta studiojnë këtë cështje në hollësi duhet të konsultojnë librin e Alfred Guillaume, Traditat e Islamizmit, që është trajtimi më i plotë që ne njohim mbi subjektin në fjalë.
Profecia.
E para, lindja, jeta, vdekja, dhe ringjallja e Jezusit ishin profetizuar qartësisht në Dhiatën e Vjetër.
Disa shëmbuj do të mjaftojnë: Mikea5:2 na jep ne vetë emrin e qytetit ku Jezusi do të lindej. Në ditën që Krishti vdiq, jo më pak se 33 profeci të Dhiatës se Vjetër u përmbushën. Ardhja e Krishtit u pararend nga predikimi i Gjon Pagëzorit, në frymën dhe fuqinë e Elias, sipas profecisë te Isaia 40 dhe Malakia 4.
Kjo është në kontrast të hapur me ardhjen e Muhamedit, ardhja e të cilit nuk ishte parashikuar nga profetët paganë, profetët e Dhiatës së Vjetër, apo apostujt e Dhiatës së Re.
Që kjo pikë është kuptuar më së miri, kjo është provuar me hollësitë ekstreme në lidhje me disa Muslimanë që do të fabrikonin disa profeci biblike për ardhjen e Muhamedit. Disa nga këto pretendime janë kaq të cuditshme saqë mjafton ti vësh re për ti refuzuar ato.
P.sh. një Musliman i zi Amerikan u përpoq të më bindte mua se fjala "Amen" në Bibël në të vërtetë do të thotë "Ahmend" d.m.th. Muhamed!
Përpjekja e kotë e disa Muslimanëve modernë për të shpallur se kur Jezusi parashikoi ardhjen e një ngushëlluesi tek Gjoni, kapitujt 14,15 dhe 16,që kjo i referohej Muhamedit, bie poshtë kur dikush lexon Gjoni 14:26 ku ngushëlluesi konkretisht është identifikuar si Fryma e Shenjtë të cilin Ati do e dërgojë në emër të Jezu Krishtit.
Pasazhe të tjera biblike janë cituar nga apologjistë Muslimanëherë pas here por pa pyetur fare për gjuhën origjinale apo kontekstin ku përmbahen. Me këto janë marrë mjeshtërisht shkollarët Perëndimorë.(1)
Muhamedi kurrë nuk deklaroi se ai ishte Fryma e Shenjtë që kishte zbritur në emër të Jezu Krishtit. Kështu ne gjejmë që, ndërsa ardhja e Krishtit ishte parathënë nga shumë profeci, ardhja e Muhamedit nuk ishte parathënë nga asnjë.
Lindjet.
Së dyti, lindja e Jezu Krishtit ishte e mrekullueshme në atë që ai u ngjiz nga Fryma e Shenjtë në barkun e Marisë së virgjër.
Kurani dhe Islamizmi ortodoks e pranojnë plotësisht lindjen virgjërore të Jezusit. Vetëm në kohët moderne ne gjejmë disa grupe të vogla heretike Muslimane që e mohojnë dhe e tallin doktrinën e lindjes virgjërore të Jezusit. Ata e bëjnë këtë të shtyrë nga një reagim ndaj faktit që nuk kishte asgjë të mrekullishme apo mbinatyrale në lindjen e Muhamedit. Ai ishte prodhimi natyral i bashkimit seksual të babait dhe nënës së tij.
I Pamëkatshëm.
Së treti, sipas Dhiatës së Re, Jezu Krishti jetoi një jetë të përsosur e pa mëkate (2Kor.5:21). Kur armiqtë e tij erdhën ta akuzonin atë përpara Pilatit dhe Herodit, atyre i'u desh të shpiknin akuza pasi askush nuk mund të gjente asnjë gjë kundër tij.
Por kur ne kthehemi te jeta e Muhamedit, ne gjejmë se ai ishte një qënie normale njerëzore i përfshirë në të njëjtat mëkate që na rrethojnë edhe neve. Ai gënjeu; mashtroi; lakmoi; nuk mbajti fjalën e dhënë, etj. Në fakt, në Suretu 18:110, Muhamedi është urdhëruar nga Allahu, "Thuaj, unë jam thjesht një njeri si ju". Ata Muslimanë që pretendojnë se Muhamedi ishte i pamëkatshëm si Jezusi, nuk kanë mundur të vënë re Suretun 40:55 ku Allahu i ka thënë Muhamedit të pendohej nga mëkatet e tij.
Mohammed Pickthall e përkthen kështu këtë pasazh,
"Kërko falje për mëkatet e tua".
E vetmja mënyrë ti shpëtosh këtij pasazhi, është të deklarosh se Allahu ishte i gabuar që i kërkonte Muhamedit falje, pasi ai s'kishte asgjë për t'u falur!(2)
Mrekullitë.
Së katërti, gjatë jetës së tij, Jezusi bëri mjaft mrekulli të mëdha e të fuqishme. Ai shëroi të sëmurët, ringjalli të vdekurit, përzuri demonë, dhe bile sundoi erërat dhe dallgët.
Por sipas Kuranit në mjaft vënde, si në Suretu 17:91-95, Muhamedi kurrë nuk bëri asnjë mrekulli të vetme. E vetmja shenjë së cilës Muhamedi do t'i drejtohej, ishte ekzistenca e zbulesave të tij, Sureteve, që ndërtuan Kuranin.(Suretu 29:47-51)
Prof. Alfred Guillaume nxjerr në dukje,
Polemika me Kristianët mbi meritat rivale të Jezusit dhe Muhamedit mund me të drejtë të shihet si origjina e mrekullive të pretenduara, që kategorikisht kundërshtojnë deklaratën e qartë të Arabit të madh dhe të ndjekësve të mëpasshëm të tij, që ai nuk u dërgua me fuqinë për të bërë mrekulli. Nëse objektivi i shpikësve ishte të ngrinin profetin e tyre në një pozicion të njëjtë me atë të mbajtur nga Jezusi në vlerësimin e shërbyesve të Tij, apo të furnizonin veten dhe nxënësit e tyre me një lajmëtar të Perëndisë i cili do të kënaqte thirrjen natyrale të zemrës njerëzore për një manifestim të dukshëm të fuqisë hyjnore, kjo nuk është qëllimi ynë të analizojmë. Ka arsye të mira të besohet se një imitim i qëllimshëm është përdorur për arsyet e mësipërme, dhe sepse ashabu-l-hadith nuk pushoi së atribuari veprat e Krishtit profetit të tyre. Fjalët e Tij dhe të apostujve të Tij janë vënë lirisht në gojën e Muhamedit.(3)
Kështu Muhamedi nuk bëri mrekulli. Ai nuk i shëroi të sëmurët, nuk ringjalli të vdekurit, nuk përzuri demonë, apo urdhëroi erërat dhe dallgët. Ai nuk kishte më tepër fuqi se një njeri normal.
Ali Dashti komenton,
Muslimanët, ashtu si edhe të tjerët,i kanë mospërfillur faktet historike. Ata janë përpjekur vazhdimisht ta kthejnë këtë njeri (Muhamedin), në një qënie mbinjerëzore imagjinare, një lloj perëndie në rroba njerëzore, dhe kanë përgjithësisht injoruar faktet e bollshme të njerëzores së tij. Ata kanë qënë gati... ti prezantojnë këto fantazi si mrekulli.(4)

Shumë Iranianë janë rritur me një dietë miti dhe janë gati të besojnë se cdo EMAMZADA, prej cfarëdo prejardhje, mund në cdo moment të bëjë një mrekulli. Por nëse ata do të lexonin Kuranin, ata do të cuditeshin kur të mos gjenin as edhe një mrekulli në të. Ata do të mësonin prej më shumë se 20 pasazheve Kuranike se kurdoherë që profetit Muhamed i'u kërkua nga dyshuesit të bënte një mrekulli, ai ose ndejti i heshtur ose tha se nuk do të bënte kështu sepse ai ishte një qënie njerëzore si gjithë të tjerët, pa asnjë funksion përvec të komunikonte, të ishte një "prurës i lajmit të mirë dhe paralajmërues".(5)
Dashuria e Perëndisë.
Së pesti, sipas Dhiatës së Re, Jezusi predikoi dashurinë e Perëndisë. Ai ishte shembulli më i madh i dashurisë së Perëndisë, në atë që,
... Perëndia e deshi aq botën, sa dha birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.(Gjoni 3:16)
Në kontrast, ne nuk kemi ndonjë shënim në Kuran ku thuhet se Muhamedi predikoi ndonjëherë dashurinë e Perëndisë. Në fakt, dashuria e perëndisë për njeriun, apo dashuria e njeriut për Perëndinë, nuki luajti ndonjë rol domethënës në predikimin e Muhamedit, në Kuran apo në fenë e Islamizmit.
Ndërsa Kristianizmi mund të drejtohet tek ardhja e Jezu Krishtit si shembulli dhe prova më e madhe që Perëndia e do njerëzimin, Islamizmi nuk mund të drejtohet në asgjë që zbulon dashurinë e Perëndisë.
Natyrë Njerëzore dhe Hyjnore.
Së gjashti, sipas Dhiatës së Re, Jezu Krishti ishte unik në atë që, ai ishte hyjnor po ashtu si edhe njerëzor. Kjo është pse ai është quajtur "Perëndi" te Gjoni 1:1,18; 20:28; Veprat 20:28; Rom.5:9; Tit.2:13; 2 Pjet.2:1, etj.
Kur në kthehemi tek Muhamedi, ne shohim se ai është vec njeri.
Mbi Oratorinë.
Së shtati, kur ne studiojmë fjalimet e Jezusit sic jepen në Ungjijtë, p.sh. Predikimi në Mal, ne gjejmë se Jezusi ishte folësi më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Edhe armiqtë e tij u detyruan ta pranonin që asnjë njeri s'ka folur ndonjëherë sic foli Ai.
Por kur kthehemi tek fjalimet e ngatërruara e të coroditura të Muhamedit sic jepen në Kuran, nuk gjejmë asgjë të shquar. Nuk ka asgjë që të ndeshet me bukurinë, përmbajtjen, apo stilin e mënyrës që Jezusi predikoi Ungjillin gjatë jetës së Tij. Shembull i Një Morali të Lartë.
Së teti, mënyra se si Jezusi jetoi dhe se si Ai ishte gati të vdiste për mëkatarët, na ka dhënë ne një shëmbull prej morali të lartë për të ndjekur.
Por kur kthehemi te shembulli i Muhamedit, nuk gjejmë një shembull prej morali të lartë. E gjejmë atë të përfshirë në shumë veprime që duhet të dënohen si imorale dhe të padrejta.


Vrasje Apo Vjedhje.
Së nënti,Jezusi kurrë nuk vrau apo vodhi njeri. Nëse Ai do të kishte vepruar kështu, kjo do të kishte dalë me siguri gjatë gjyqit të Tij.
Kur ne kthehemi të shohim jetën e Muhamedit, ne gjejmë se ai vrau dhe plackiti njerëz në emër të Allahut sipas Kuranit.
Detyrim.
Dhjetë, Jezusi kurrë nuk përdori dhunë fizike për të detyruar njerëzit të pranonin mesazhin e Tij apo ta pranonin Atë si Mesia. Në fakt, kur Pjetri nxori shpatën e tij, Jezusi i tha ta fuste përsëri në mill, sepse bindja fizike nëpërmjet dhunës nuk ishte rruga e Mbretërisë së Tij. (Mat.26:51-54)
Dhe përsëri kur kthehemi të shembulli i Muhamedit, ne shohim se ai vazhdimisht e përdori dhunën fizike për ti detyruar njerëzit të hiqnin dorë nga idhujt e tyre dhe të pranonin Islamizmin.
Dërgimi i Dishepujve Për Të Vrarë.
Njëmbëdhjetë, Jezusi kurrë nuk i udhëzoi ndjekësit e Tij duke i urdhëruar, duke dhënë shembullin i pari, apo duke i porositur të vrisnin në emër të Tij, të plackisnin në emër të Tij, apo të nënshtronin armiqtë në emër të Tij.
Por Muhamedi e bëri këtë. Ai i mësoi dishepujt e tij duke dhënë shembullin e vet, duke i urdhëruar dhe duke i porositur që ata mund dhe duhej të vrisnin dhe plackisnin në emër të Allahut, si edhe ti detyronin njerëzit ti nënshtroheshin Islamizmit.
Mbi Marrjen e Gruas Së Një Tjetri.
Dymbëdhjetë, Jezusi nuk mori gruan e ndonjë tjetri.
Por Muhamedi,po. Ai bile mori gruan e djalit të tij të adoptuar si gruan e vet.
Nuse Fëmijë.
Trembëdhjetë, Jezusi nuk mund të përshkruhet si një ngacmues fëmijësh, apo si dikush që përzjehej seksualisht me fëmijë të vegjël.
Por ky është i vetmi përshkrim që mund të jepet mbi martesën e Muhamedit me një vajzë tetë vjecare e cila akoma luante me kukullat e saj sipas Hadithit.
Ushqime të Papastra.
Katërmbëdhjetë, Jezusi i braktisi ligjet Judaike të ushqimit për ndjekësit e Tij dhe i bëri të gjitha ushqimet të pastra(Marku 7:14-23).
Muhamedi, nga ana tjetër, mbajti ligjet dietike që përdoreshin në ditët e tij dhe kështu ndjekësit e tij janë të ndaluar të hanë mish derri apo të pijnë verë.
Vdekja.
Pesëmbëdhjetë, kur Jezu Krishti vdiq, Ai vdiq për mëkatet e njerëzve të Tij me qëllim që ti clironte ata nga zemërimi i Perëndisë. (1 Kor. 15:3-4)
Por kur Muhamedi vdiq, ai vdiq për mëkatet e tij. Ai nuik vdiq për askënd.
Ringjallje.
Gjashtëmbëdhjetë, Jezusi nuk mbeti i vdekur por Ai e mundi mëkatin, Ferrin dhe varrin dhe u ngrit përsëri të tretën ditë fizikisht,në të njëjtin trup që ishte varur në kryq. Ashtu si Ai vdiq për mëkatet tona, Ai u ringjall sipas Shkrimeve, për shfajësimin tonë.
Por kur Muhamedi vdiq, ai mbeti i vdekur. Ai nuk u ngrit nga vdekja. Muhamedi është i vdekur ndërsa Jezu Krishti jeton.

Ngjitja.
Shtatëmbëdhjetë, Jezusi u ngjit trupërisht në Parajsë. Kjo u dëshmua nga dishepujt e Tij në Veprat 1:9-11.
Por Muhamedi kurrë nuk u ngjit në Parajsë. Kurani kurrë nuk deklaron se ai u ngjit.
Ndërmjetësim Qiellor.
Tetëmbëdhjetë, Jezusi tani është në Parajsë si ndërmjetësi ynë dhe Shpëtimtari ynë, i vetmi mediator midis Perëndisë dhe njeriut.
Por Muhamedi nuk është ndërmjetës apo shpëtimtar. Në fakt, Kurani deklaron se nuk ka një ndërmjetës apo shpëtimtar (Suretu 6:51,70; 10:3 etj). Ne duhet të shpëtojmë vetveten.
Adhurimi.
Nëntëmbëdhjetë, në Dhiatën e Re, Jezusi adhurohej si një Shpëtimtar i gjallë (Gjoni 20:28).
Por Kurani kurrë nuk flet për një adhurim të tillë ndaj Muhamedit. Kjo do të ishte blasfemuese. Muslimanët do të pranojnë që Muhamedi nuk duhet të adhurohet nga askush sepse ai është vec njeri.
Marrëdhënie Personale.
Njëzet, sipas Dhiatës së Re, njeriu mund të ketë një mërrëdhënie personale me Jezu Krishtin, ndërsa Ai hyn në zemrat e tyre me anë të Frymës së Shenjtë në shndërrim. Kjo është pse Kristianët flasin për dashurinë e tyre për Jezusin.
Nga ana tjetër, cfarë flasin Muslimanët për Muhamedin në termat e dashurisë për të? Nuk ka një mërrëdhënie personale të mundshme me Muhamedin. Ai është i vdekur.
Rikthim në Tokë.
Njëzet e një, Jezusi do të rikthehet për të ringjallur dhe gjykuar të gjithë njerëzit. Edhe Muslimanët ortodoksë e pranojnë shpesh se kjo është e vërtetë.
Por në të njëjtën kohë, duhet të theksohet se nuk ka asnjë mësim në Kuran që thotë se Muhamedi do të kthehet një ditë apo që ai do të ringjallë ose gjykojë ndonjë.
Në Kërkim Të Muhamedit Historik.
Tani për të qënë të sigurt, studentët Perëndimorë janë plotësisht të ndërgjegjshëm për faktin që, në konfliktet e vona midis Muslimanëve dhe Kristianëve, kishte nga ata Muslimanë që u përpoqën të rinovonin jetën e Muhamedit, në mënyrë që të mund të korrespondonte më e ngjashme me atë të Jezu Krishtit. Sipas Ali Dashtit, këto histori janë "një shembull i mit-bërjes dhe histori-fabrikimit të Muslimanëve".(6)
Këto legjenda të mëvonëshme që flasin për parashikime për ardhjen e Muhamedit, një elementi mbinatyror të lindjes së tij, mrekulli, një jetë rë pamëkatshme dhe të përsosur, madje edhe një ngjitje në Parajsë, etj, është e qartë që nuk janë pjesë e Kuranit apo mësimeve të hershme Muslimane.
Ashtu si të gjitha studimet theksojnë këto janë fabrikime të mëvonëshme bërë nga Muslimanë të turpëruar, që ishin përballur me faktin e qartë që Muhamedi është inferior ndaj Jezu Krishtit.
kjo i shtyu ata të rimodelonin jetën e Muhamedit për ta paralelizuar me jetën dhe mrekullitë e Jezu Krishtit. Ashtu sic Prof.Guillaume vë në dukje,
Teologët Muslimanë morën gjithashtu pjesë nga jeta e Jezusit, duke i'a atribuar ato profetit të tyre.(7)

Apologjistët Muhamedanë nuk mund të lejonin që apostujt e tyre të punonin nën një disadvantazh të dukshëm kur jeta e tij e përditshme mondane krahasohej me veprat e fuqishme të Krishtit... fakti i cuditshëm dhe interesant është se figura e mëvonëshme e Muhamedit përngjason në traditë më tepër se kurrë i ngjashëm me Jezusin e Ungjijve.(8)
Një Paralelizëm Hindu.
Na vijnë në kujtesë ndjekësit e Krishna-s në Indi, të cilët si përgjigje ndaj doktrinës Kristiane se Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona, menjëherë deklaruan, "Atëherë edhe Krishna duhet të ketë vdekur në kryq për mëkatet tona".
Ky fabrikim nuk zgjati shumë, pasi u zbulua se në të gjitha burimet letrare ku flitej për Krishnën, asgjë e tillë si vdekje apo kryqëzim nuk ishte përmëndur deri PASI ndjekësit e Krishnas ishin futur në debat me Kristianët.
Në të njëjtën mënyrë, edhe materialet legjendare Muslimane që flasin për mrekullitë e Muhamedit, datojnë të gjitha PASI Muslimanët dhe Kristianët ranë në debat.
Këto mite dhe legjenda u krijuan si përgjigje ndaj sfidës se Jezusi është objektivisht superior ndaj Muhamedit.
Konkluzion.
Për cdo mëndje racionale, që analizon ndryshimet midis Jezusit biblik dhe Muhamedit kuranik, është e qartë që Jezusi dhe Muhamedi nuk erdhën të dy prej të njëjtit Perëndi. Ata nuk jetuan apo predikuan si njëri-tjetri. Në të gjitha degët thelbësore ata ishin si dy pole të kundërt.

__________________
Vetem ne Jezu Krishtin ka shpetim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2005 10:45
Sherbetori. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sherbetori. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sherbetori. (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sherbetori. Shto Sherbetori. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sherbetori. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

mesazhi i sherbetorit eshte permbledhje e kristjanizmit edhe islamizmit. me pelqeu shume.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2006 18:44
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agim Sinamati
Perjashtuar

Regjistruar: 17/05/2006
Vendbanimi: Kanada
Mesazhe: 42

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

Nuk kursejme as edhe nje gje per te te shtrydhur ty dhe genjshtrat e tua dhe ti japim nje fund mashtrimeve me nje shfarrosje te thelle. Gjithashtu tu japim anetarve te kuptojme c'fare lloj dobici je ti dhe ata me te cilet ti ulesh dhe ben muhabet ku dhe merr keto lloj pallavrash.Pa na sill fakte qe Profeti Muhammed Paqja e Zotit qofte mbi te na paska perdhunuar robereshat, dhe e them perseri perdhunuar. Dhe na dil perballe me argumente dhe jo me trompa te natyres tende.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2006 20:00
Agim Sinamati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agim Sinamati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agim Sinamati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agim Sinamati Shto Agim Sinamati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agim Sinamati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

...

Agim Sinamati & co,

Mjaft me ofendime personale.

Temes, nqs ke gje per te thene, pergjigju me debat me argumenta, jo ofendime ndaj atyre qe kane postuar.

Nuk do rrime te merremi me ju tani.


Kjo vlen per te gjithe.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2006 22:22
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agim Sinamati
Perjashtuar

Regjistruar: 17/05/2006
Vendbanimi: Kanada
Mesazhe: 42

Ma bani hallall mik administrator i nderuar Admiral. Sic e ke vene re perdorim argumente kur na sjellin pyetje dhe jo gallepe.

Perseri kerkoje ndjese!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2006 22:32
Agim Sinamati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agim Sinamati Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agim Sinamati (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agim Sinamati Shto Agim Sinamati nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agim Sinamati nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > muhammedi ne bibel (1)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.