Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > "Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Si u ndal BIA? Bisedat e incizuara...

Express sjell rrëfimin ekskluziv për arrestimin e pjesëtarëve të BIA’s në Kosovë, të cilët provuan të manipulojnë dëshmi të rrejshme kundër UÇK’së. Si u përcollën ata, si u përgjuan dhe si arriti Policia e Kosovës t’i arrestojë në flagrancë? Express ka siguruar dokumente të përgjimit të tyre. Lexoni bisedat, fjalë për fjalë.

Takime të fshehta në vende të ndryshme të Kosovës, fotografi, vendi ku ata kanë qendrën për operime në Kosovë, ofrimin e shumave të parave për deklarata të rrejshme kundër luftës së UÇK’së, e shumë detaje të tjera, Express ka arritur t`i sigurojë në lidhje me rastin e arrestimit të tre serbëve, që besohet të jenë pjesëtarë të Shërbimit Informativ Serb, BIA.

Të gjitha këto dëshmi e detaje të operimit të tyre në Kosovë, Express i ka siguruar pak ditë pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.

Në dokumentet që ka gazeta, janë evidentuar takimet e fshehta mes tyre, aranzhimet e takimeve me persona të ndryshëm nga të cilët është kërkuar të dëshmojnë rrejshëm për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë, e posaçërisht për të dëshmuar për transplantimin e supozuar të organeve që kanë bërë ushtarët e ish UÇK’së.

Po ashtu, nga këto dëshmi shihet se në rrethin e këtij grupi janë të përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova, e po ashtu edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre dokumenteve zyrtare, thuhet se qendra kryesore e këtij grupi të Inteligjencës Serbe dhe personave të tjerë të udhëhequr nga Qeveria e Serbisë është në veri të Mitrovicës dhe në Kopaonik.

“...Këta persona dyshohet se janë duke mbledhur informata të rrejshme dhe janë duke bërë pagesa në mënyrë të paligjshme për gjoja mbledhjen e fakteve për transplantime të organeve gjatë luftës në Kosovës”, thuhet në raportin hetues, të siguruar nga gazeta.

Hetimet rreth këtij grupi të dyshuar, bëhet e ditur se kanë filluar qysh prej fillimit të muajit prill të këtij viti.

Kështu, me datën 8 të muajit prill, hetuesit policorë kanë kuptuar se ky grup i përbërë nga disa persona do të takohen në fshatin Prevallë të Prizrenit, në afërsi të Brezovicës.

Rreth orës 11 të mëngjesit, në restorantin N.N në Prevallë, janë takuar katër persona. Bëhet e ditur se ky takim është udhëhequr nga dy persona nga Beogradi, për të cilët thuhet se me profesion janë mjekë.

Në këtë incizim të policisë është kuptuar se këta persona kanë kërkuar një person të nacionalitetit shqiptar (emri i njohur për redaksinë), me qëllim që nga ky të marrin dëshmi të rrejshme për kohën e luftës që ka ndodhur në Kosovë.
Ky takim është aranzhuar nga polici serb i Kosovës, tashmë i arrestuari, Igor Josinac.

Për deklarata të rrejshme dhe për një bashkëpunim të mundshëm me këtë person shqiptar, në këtë takim është cekur se ai mund të përfitojë 50 mijë euro.
Pas takimit në Prevallë, tashmë i arrestuari Igor Josinac, i shoqëruar me dy personat nga Beogradi me veturën Opel Vectra në tabela të Novi Pazarit (NP) nisen në drejtim të Shtërpcës, ku gjatë rrugës marrin edhe personin e katërtë për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Prishtinës.

I gjithë ky takim i pjesëtarëve të BIA’s ishte nën vëzhgimin e hetuesve të policisë së Kosovës.

Sipas transkriptit, hetuesit e policisë kishin kontaktuar një njësi të trafikut afër qendrës tregtare ‘Ben Af’, në Ferizaj, ku kishin kërkuar që vetura me tabela NP të ndalohej për të identifikuar personat që po udhëtonin me Igor Josinac.

“Me të ndaluar veturën, Igor komunikon me policët e trafikut, ku ai paraqet ID kartën e tij duke treguar se është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në momentin kur policët e trafikut kërkojnë identitetin e pasagjerëve, Igor reagon duke thënë se këta janë mjekë nga Beogradi, të cilët i ka takuar për një shërbim mjekësor”, thuhet në raport.

Pas kësaj, policët e trafikut nuk kanë reaguar më shumë, duke lejuar që vetura e Igor Josinac dhe pasagjerëve të tjerë, gjegjësisht pjesëtarëve të BIA’s, të vazhdojë rrugën e tyre drejt Llapnasellës të Çagllavicës.

“Ndalohen në një oborr të një shtëpie në këtë fshat (Express ka shlyer të dhënat specifike të shtëpisë për çështje të sigurisë) ku zbresin të katër personat. Kjo shtëpi dyshohet të jetë shtëpi koordinuese e këtyre personave, të cilët janë duke mbledhur dëshmi të rrejshme nëpër territor të Kosovës. Në këtë grup, janë të përfshirë një grup shumë i madh personash të cilët janë të dirigjuar nga Qeveria e Serbisë për qëllime të caktuar”, thuhet më tej në këtë raport.
Në vazhdën e këtij misioni, pjesëtarët e BIA’s, më 11 prill të këtij viti, aranzhojnë takime të tjera në rrethinën e Prizrenit, për t`u takuar me njerëz të cilët po ndihmonin në mbledhjen e informatave dhe gjetjen e personave të tjerë, të cilët janë të gatshëm të japin deklarata të rrejshme në disfavor të shtetit të Kosovës, e posaçërisht për luftën e fundit.

Përveç disa personave që kanë ndihmuar në mbledhjen e informatave, hetuesit policorë kanë vërejtur se në misionin e BIA’s për deklarata të rrejshme kundër ish-UÇK ishte i angazhuar edhe një zyrtar i lartë i policisë së Prizrenit.

“Igor Josinac dhe personi tjetër rreth orës 14 e 28 minuta, në vendin e quajtur Shatërvani në Prizren, takohen me kapitenin e Policisë së Kosovës (emri i njohur për redaksinë) i cili në këtë takim vjen me veturë zyrtare të policisë Toyota Land Cruser”, sqarohet më tej në raport.
Takimi me kapitenin e policisë dhe dy pjesëtarëve të BIA’s kishte zgjatur vetëm pak minuta, ku zyrtari i lartë i policisë së Kosovës nxjerr një dokument nga xhepi, të cilin Igor Josinac e fut me shpejtësi në xhepin e tij.
Pas kësaj, bëhet e ditur se të dy personat ndahen nga kapiteni i PK-së dhe rreth orës 15 e 15 minuta ata hipin në një veturë Ford Orion me targa KS, ku nisen në drejtim të fshatit Reçan.

Sipas këtij dokumenti, thuhet se dy ditë më vonë, pikërisht me 11 prill, hetuesit policorë kanë vëzhguar një shtëpi në hyrje të fshatit Llapnasellë, në të cilën dyshohet të jetë shtab i krizës i formuar nga personat e lartcekur.

Fakti se kjo shtëpi është kthyer në qendër takimi të pjesëtarëve të shërbimit sekret serb, pohohet se para kësaj shtëpie shpeshherë shihen të parkuara automjete të ndryshme dhe se atë e vizitojnë persona të shumtë.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2009 16:54
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Si ra nė kurth BIA?

Në vazhdimin e tretë dhe të fundit të rrëfimit për arrestimin e pjesëtarëve të BIA-së në Kosovë do të lexoni për mënyrën se si një shqiptar, të cilin pjesëtarët e BIA-së ishin të gatshëm t’i paguanin mijëra euro për dëshmi të rrejshme, i futi në grackë shërbimin inteligjent serb. Ai i bindi ata që të hollat të vinin e t’ia paguanin në Kosovë, por këtu u arrestuan prej Policisë së Kosovës.

Nga Express më 20.06.2009 në ora 16:00
Kjo është pjesa e fundit dhe më interesante e bisedave që Express ka botuar në tri ditët e fundit.
Më në fund personi që kishte inskenuar se gjoja gjatë kohës së luftës atij i ishte marrë veshka në Shtëpinë e Verdhë në Kukës, takohet me Igorin dhe Ndërmjetësuesin. Kjo është dita e fundit kur këta të tre bisedojnë, përpara se në Kosovë të vinin një delegacion i BIA-së që do të bënin pazarin final me Shqiptarin, në mënyrë që ky të pranojë të dëshmojë rrejshëm se gjoja gjatë luftës atij i është marrë veshka.

Mirëpo, për shkak të konfuzionit të krijuar dhe shumë komenteve që kanë ardhur për ketë shkrim në redaksi, duhet të thuhet se Shqiptari - i cili gjatë gjithë kohës ka negociuar për çmimin e dëshmisë së rrejshme - ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Policor të Kosovës. Roli i tij ka qenë kritik në arrestimin e pjesëtarëve të BIA-së, sepse ai gjatë gjithë kohës i ka ndarë informatat me SHPK-në, deri në momentin kur në Kosovë kanë mbërritur zyrtarët e BIA-së, që pastaj edhe janë arrestuar.

Në këtë pjesë të transkriptit mund ta kuptoni se si Igori provon vazhdimisht që dëshmitari shqiptar të shkojë të takohet me zyrtarët e BIA-së diku në Mitrovicë, por shihet edhe insistimi i dëshmitarit që takimi të bëhet në pjesën tjetër të Kosovës. Po të zhvillohej takimi në Mitrovicë, do të ishte e pamundur që të arrestoheshin spiunët serbë, por kjo gjë u realizua me sukses në vendin që kontrollohet prej policisë së Kosovës.

Prej gjithë këtij rrëfimi të botuar këto ditë në Express kanë dalë në shesh disa të vërteta, të cilat kanë qenë të mjegullta.
Pjesëtarët e BIA-së e kanë pranuar në pjesën që është botuar dje, se nuk kanë kurrfarë faktesh për transplantimin e organeve të bëra në Kukës. Ata e pranojnë se kjo është mundësia e vetme që ata ta fitojnë luftën për shtëpinë e verdhë në Kukës. Krejt shpresat shërbimi serb i inteligjencës i ka pasur në këtë dëshmitar të rrejshëm, të cilit kanë qenë në gjendje t’i paguajnë shuma të konsiderueshme të të hollave.

Kjo bisedë është zhvilluar mes Igorit, Shqiptarit dhe Ndërmjetësit

Igori: Unë e di se si ka qenë situata me ty... Më vjen keq.

Shqiptari: A je ti kryesori? Unë kam dëshirë të bisedoj me kryesorin.

Igori: Jo, nuk jam kryesori. Por, do të vijë kryesori të flasë me ty.

Shqiptari: Ne do të takohemi diku këtu.

Igori: Unë e di problemin që ke pasur ti më herët. Mua nuk ma ndjen për asgjë. Ti ke pasur problem, e di. Ti ke luftuar për këtë shtet, ti ke dhënë shumë për shtetin tënd, mirëpo ata ty nuk të kanë dhënë asgjë. Domethënë se tash ne të luajmë patriot, unë ti dhe ky. Unë po kam dëshirë të të ndihmoj ty, këtij dhe vetes. Të gjithë së bashku ta kryejmë një punë të mirë. A po kupton? Kjo do të jetë një e vërtetë si ka qenë. Ti do të jesh dëshmitar i mbrojtur dhe do të takohesh me shokun tim pa problem.

Shqiptari: Kadale një herë... Unë dëshiroj të bisedoj me njerëz që janë korrektë, jo me njerëz që do të më mashtrojnë.

Igori: Shiko, Shqiptar... këtu nuk ka hajgare.

Shqiptari: Kadale një herë... Unë dëshiroj të bisedoj me kryesorët. Nuk dua të bisedoj me njerëz të tjerë. Ti nuk je kryesori. Unë i besoj Ndërmjetësit... çka të thotë Ndërmjetësi, unë i besoj atij.

Igori: Nuk ka problem. Ti i ke treguar për paratë, për krejt?

Ndërmjetësi: Po, po, i kam treguar për të gjitha.

Igori: Shiko, kështu Shqiptar, 100 % unë të garantoj.

Shqiptari: Jo, jo, unë nuk dua të më garantosh ti. Mua dua të më garantoj Ndërmjetësi. Ty nuk të njoh.

Igori: Ndërmjetësi të garanton ty, unë i garantoj atij.

Shqiptari: OK.

Igori: Në qoftë se merremi vesh për paratë, atëherë ti i kërkon nga ai, atëherë unë duhet t’i kem paratë, unë i garantoj këtij.

Shqiptari: Po de, por unë nuk po të njoh ty, unë e njoh Ndërmjetësin. Kadale pak...

Igori: A mund të merremi vesh diçka... Javën e ardhshme, kah fundi i javës së ardhshme...

Shqiptari: Jo, jo, sa më shpejt unë dëshiroj të flas me kryesorët. Ne mund të pimë kafe sa herë të duash, mirëpo unë kam dëshirë të flas me kryesorin. Për punë dëshiroj të flas me kryesorin. Ti nuk je kryesori.

Igori: Jo, jo, unë nuk jam kryesori.

Shqiptari: E në qoftë se ti nuk je kryesori, atëherë kush është kryesori?

Igori: Kryesori është një shok i imi.

Shqiptari: Cili është ai shok i yti, a e njoh unë, si e ka emrin?

Igori: Ti nuk e njeh atë.

Shqiptari: Sigurisht nuk e njoh unë? Paratë, a i jep shteti?

Igori: Ti t’i marrësh paratë...

Shqiptari: Kadale... unë dua ta di se a i jep paratë shteti apo njerëzit?

Igori: Paratë i jep shteti.

Shqiptari: Shteti?

Igori: Paratë i jep shteti, e ata njerëzit t’i japin ty... Shiko, njeriu punon në gjyqësor...

Shqiptari: Sa para m’i jep?

Igori: Ty t’i japin prej 30 mijë deri në 40 mijë euro dhe atë 100 %.

Shqiptari: Sa?

Ndërmjetësi: 30-40 mijë.

Igori: Mundet edhe më shumë, unë po të them ty se mund të shkojë deri në 40 mijë.

Shqiptari: Jo, jo. Pak para...

Igori: Si pak para? Pak a është shumë?

Shqiptari: Pak është pak.

Igori: A mundet ky javën tjetër, sepse tek ne është festë... Ne mund të shihemi, unë, ti dhe Ndërmjetësi dhe shkojmë.

Shqiptari: Unë pa Ndërmjetësin nuk shkoj.

Igori: Edhe më mirë, sepse jemi bashkë. Shiko, kështu, edhe për mua është në interes që t’i marrim paratë. Edhe ti t’i marrësh edhe Ndërmjetësi edhe unë. Ne jemi shokë.

Ndërmjetësi: Edhe mua të ma heqin burgun...

Shqiptari: Dua ta di se a i jep paratë shteti?

Ndërmjetësi: Ky po dëshiron për shkak të seriozitetit...

Igori: Paratë do t’i paguajë shteti. Do të shohim, nëse mbetet diçka për mua dhe për Ndërmjetësin mirë... Ti mund të thuash kështu...

Shqiptari: Me shefin...

Igori: U krye. Ti mund të thuash ashtu, kështu, të merresh vesh. Vetëm se le të merremi vesh diçka, duhet të shkojmë në Mitrovicë, në pjesën serbe.

Shqiptari: Tash?

Igori: Jo, tash. Kur të merremi vesh, javën e ardhshme, ne të tre, me veturën time shkojmë poshtë.

Shqiptari: Nuk ka problem, por puna më e mirë është të shihemi këtu.

Igori: Nuk ka besim... Ti mund t’u thuash kështu... shuma që keni thënë 40 mijë, unë kërkoj 70 mijë. Prej tyre, ti na qeras diçka mua dhe këtë. Kështu ti për Ndërmjetësin 10 mijë, sa ke thënë për ty Ndërmjetës?

Ndërmjetësi: 10 mijë.

Shqiptari: Unë vetëm me Ndërmjetësin kam punë.

Igori: Të rregullohet për burg dhe 10 mijë Ndërmjetësit. Ti 70 mijë thua?

Shqiptari: Unë nuk dua të rri më gjatë, unë dua të flas me shefin, nuk dua të bisedoj kot, a po më kupton?

Igori: A po shkojmë në Mitrovicë? Unë ju garantoj.

Ndërmjetësi: Kjo varet nga Shqiptari. Për mua nuk ka problem.

Shqiptari: Pse nuk vjen ai këtu?

Igori: Ai frikësohet.

Shqiptari: Pse frikësohet?

Igori: Ai frikësohet... Dëgjo çka të them... Unë të garantoj, të betohem në fëmijë, unë të garantoj për sigurinë tonë, për tretë. Sikur ti kur të më kishe dërguar në Rahovec ose në Prizren. Unë garantoj për juve. Ti thua se unë i dua 70 mijë euro...

Shqiptari: Pse nuk vjen ai këtu, a nuk të beson?

Igori: Ai më beson, por si ta garantoj unë? Ai po më pyet se si ta garantoj unë. Nëse ndodh ndonjë problem... Për shembull, ti ose ky ma montoni mua... Ai në këtë dyshon. Për ju të dy, në rast nevoje, shkojmë në Tiranë, ku të duash.

Ndërmjetësi: Në atë drejtim nuk duhet as të mendojnë.

Igori: Unë po betohem në kryq... se kur të përfundojë kjo, unë të garantoj për para, ata duhet të m’i japin paratë. Ata nuk do të rrezikonin më...

Shqiptari: Nuk dua të bisedoj kot. Kur të vijë shefi...

Igori: A do që të takohemi vetëm në Mitrovicë, domethënë unë të garantoj për të gjitha. Nëse më mungon mua diçka, atëherë të mungon ty, atij.

Ndërmjetësi: Unë i kam thënë edhe atij. Ai po frikësohet.

Igori: Mua nuk ma ndjen.

Ndërmjetësi: Shqiptari po frikësohet. Ai po frikësohet këtu e jo atje. Ka qenë njeriu në burg dhe po frikësohet.

Shqiptari: Nuk kam çka të flas. Le të vijë ai kryesori. Nuk kam çka...

Ndërmjetësi: Po le të takohen vetë diku këta.

Igori: Po ku të takohen?

Shqiptari: Këtu.

Igori: Jo more se frikësohet.

Shqiptari: Në Prishtinë, Ferizaj...

Igori: Po shiko, ai duhet të vijë nga Serbia, mos bëni hajgare...

Ndërmjetësi: Po Igor, çka u ka munguar atyre që kanë qenë këtu...

Igori: Ndërmjetës, nuk u ka munguar asgjë. Po a mundet në Shtërpce, është sikur shtëpia jonë, sikur familja jote.

Ndërmjetësi: Igor, ti duhet ta kuptosh edhe atë.

Shqiptari: Në qoftë se dëshirojnë këtu. Unë dua këtu, në këtë restorant.

Ndërmjetësi: Ti bisedo me shefin, të merreni vesh.

Igori: Nuk besoj se do të vinin këtu, sepse ata frikësohen. Ata janë profesionistë. Ata frikësohen. Shqiptar, a mund të garantosh ti?

Shqiptari: Unë të garantoj të vijnë ata këtu. Unë të garantoj. Le të vijë shefi. Çka të ketë problem, unë i garantoj. Kur të vijë seriozisht.

Ndërmjetësi: Shqiptari është serioz.

Shqiptari: Unë jam serioz.

Igori: U morëm vesh.

Shqiptari: Nuk dua të bisedoj kot. Le të vijë ai. A i beson ti Ndërmjetësit?

Igori: I besoj.

Shqiptari: Ndërmjetës, a më beson ti mua?

Ndërmjetësi: Po, të besoj.

Igori: U morëm vesh.

Shqiptari: Më shpejt.

Igori: Kur të vijnë ata, të gjitha do t’i dimë.

Shqiptari: Unë nuk flas me ty asgjë. Kur të vijë shefi. Ti i beson Ndërmjetësit. Le të vijë shefi, unë flas me të.

Igori: Dëgjo, kështu, kur të vijnë ata... Se a do të shihemi në Reçan apo këtu në këtë restorant...

Shqiptari: Në Reçan, këtu në këtë restorant, ku të doni...

Igori: Ne do të merremi vesh, datën kur vijnë saktësisht. Ti duhet të jesh këtu, që të mos vijnë ata kot e të kthehen.

Shqiptari: Nuk ka problem, kur të vijnë ata. Le të vijë shefi. Kur të vijnë ata, unë vij.

Igori: Kur të vijnë ata, ti bisedon me ta... Ti do t’u thuash, ti e di punën më së miri... Ata do të kërkojnë nga ti dhe ti kërko garanci dhe kushte se a po të konvenojnë dhe a të paguhet ty... Ata të japin garanci për familje. Ata të japin 30-40 mijë dhe ti u thua – unë dua ta kryej punën, por i dua 70 mijë euro. Atë ditë kur të merresh vesh... ti u thua se dua të hyj në proces, por i dua paratë. Kur t’i japin ata paratë, nëse dëshiron të më qerasësh diçka, mirë. Unë nuk kam asgjë. Nëse ti më jep diçka, në rregull. Ndërmjetësi i do 10 mijë euro. Shqiptar, nuk kam çka të flasim më. Ti e kryen punën tënde, të vijë shefi, unë e kryej punën time dhe përfundon. Shihemi...

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2009 17:00
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

vrejtje

te gjitha shkrimet e mesiperme jan marr nga

www.gazetaexpress.com

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2009 17:30
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > "Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.