AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Monolog kurvari
Ne jemi keqkuptimi më i madh në historinë e njerëzimit. E durojmë fatin tonë pa bërë zë nëpër shekuj. Bota zhvillohet, teknologjia bën çudira, konceptet ndryshojnë, veç nami ynë mbeti po njësoj. Nuk ndryshoi një thërrime, ndërkohë që njerëzit qenë gati të pranojnë se është toka që vërtitet rreth diellit dhe jo e anasjellta, që toka është e rrumbullakët dhe jo e rrafshët, që qielli mund të ketë vrima dhe që ish-diktatori perëndi mund tua kish patur me hile. Njerëzit janë të gatshëm të ndërrojnë mendim për çdo gjë, veç për ne jo. Ndërroi morali, vajzat pa dashnor shihen si të pavirtytshme, kush nuk vjedh shihet si pa tru, gratë që sbëjnë pak kurvën në dhomën e gjumit rrezikojnë martesën, ndersa burrat monogamë në heshtje konsiderohen si njerëz me mungesë rastesh. Shqip, që sua var njeri. Njerëzit të harbuar nga liritë e sistemeve moderne janë gati të mos bien dakord me asnjë, as me veten e tyre në fund të fundit. E quajnë fitore të demokracisë kur njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Por kur bëhet fjalë për ne bëhet unison. Tek ne mbaron bipartizanllëku. Ska pluralizëm. Ne vuajmë nën monizmin më të keq të paragjykimit shekullor, nën rrason e pluhurt të stereotipit të verbër. Mor president në qofsh, i SHBA-së po them, jo i Zanzibarit, e të kesh talentin e dynjasë, botën mbarë ta ndriçosh, të bësh luftën e parë morale në historinë e njerëzimit, pa hile, ashtu të pastër, se tu lëndua principi, dhe ti bësh njerëzit t'u vënë emrin tënd fëmijëve, pra të jesh të gjitha këto, prapë sta falin një çikë luajtje bishti, pak vajtje në fisin tonë të bukur. U thua, or njerëz, po çrëndësi ka ku e kisha unë shkopin tim magjik në momentin që dhashë urdhër për luftën në atë gadishullin sherrxhi në fund të dynjasë, pse nuk shihni sa jetë njerëzish zbukurova, sa xhelatëve u tregova vendin, sa të tjerëve u thashë mosni!, se frika i ruan vreshtat, po aty fokusoheni, aty e keni mendjen, te goja e asaj tjetrës dhe te shkopi i dirigjentit
Ju dëgjoni simfoninë e pestë, mos shihni si luan shkopi!
Po çthem dhe unë, keqkuptim! Të kuptohesh keq i bie të kuptohesh disi, por ne skuptohemi fare. Hiç, or hiç! Unë e marr vesh kur e dënon tjetrin si cmirëzi, si inatçor, hipokrit, hajdut, kriminel, arrogant, të-vret-natën-të-qan-ditën, dallkauk e lapangjoz, por të dënohesh për dashuri të tepërt, këtë skam për ta marrë vesh ndonjëherë. Në zemrat tona ka vend për shumë. Demokraci. Parlament i lumnueshëm. Edhe zoti e ndau zemrën më katërsh, e bëri me katër dhoma e me shumë dritare. Pse doni të na e bëni zemrën një-dhomë-e-një-guzhinshe? Ku gatuhet në hale? Pra që në zemrën tonë të ketë vend vetëm për një? I doni zemrat tona me stil sovjetik. Garsoniere. Pale thoni të kesh shumë të dashura sështë problem, por ti keni njerën pas tjetrës ama, pra jo dy e tre në një kohë, por me rradhë, një nga një. Po pse ore, çu bë këtu, rradhë për patate te tregu fshatar? Me tollon edhe dashnin, e? Shoko ku i bleve këto patatet? Ku kishin dalë? Ahą, paske pas mik magazinierin!
Pse smendoni tjetrën: si do ishte bota pa ne? Pa bel ami. Pa kazanovër. Kaloi një grua do ishte njësoj sikur kaloi treni i Rrushbullit. Mos na ngatërroni ne me maniakët seksualë, threesome-istët, me perversët. Ne smërzisim njeri. Ne e dimë kufirin e JO-së. Siç dimë edhe atë jo-në e bukur që të thotë po gjithë ditën. Po jo, pra
muzika më e bukur në botë, shans që femra të jetë mozart dhe beethoven bashkë që do shëronte çdo të sëmurë në këtë dynja! Ne ua japim femrave shansin e tyre, nuk i lemë në të thatë. Në sna e varshin, nuk ofendohemi. Na keni parë ndonjëherë idhnakë e të zinj? Kurrë në botë. Na e var, sna e var, ne bëjmë adetin si kurvarë. Ajo ikën mospërfillëse. Ne e ndjekim me sy të përdëllyer. Kafshojmë hidhur cepin e mustaqes prej mundësisë së humbur. Por mos na thoni që ajo tek largohet nuk e ndjen zjarrin e shikimit tonë nga pas që i përplaset tek vithet dhe këmbët dhe ajo ecja e përhedhur. Mos na thoni që nuk i bëhet qejfi. Që nuk ndihet femër njëqind herë më tepër se para altarit dhe formulave të lexuara nga një libër i vjetër. Mos na i hidhni neve këto. Se kurvar budalla nuk gjen.
Edhe një gjë: ju lutem mos e përdorni emrin tonë në një fjali me prostitutat. Prostitutë është profesion (i nderuar, por profesion ama). Është bashkim profesional, fond pensioni, sigurim shoqëror, e drejtë greve. Ne nuk jemi profesion, ne jemi mënyrë jetese, këndvështrim, qëndrim shoqëror, perceptim realiteti, religion në daçi. Ne jemi diçka që lind e tillë, jo që bëhet. E kemi me të dhënë, jo me të thënë. Me ADN, jo me plan-konspekte. Pra jemi një dynja larg nga ato. Asëll-asëll, megjithëse si zemërllagar që jemi, ato i respektojmë pa asnjë paragjykim, a na keni parë ne ndonjëherë të vemi me ato. Asnjëherë. Po të ishin gjithë burrat si ne, ato do ngelnin pa punë fare. Biznesi më i vjetër në botë, më i sigurtë se bursa e New Yok-ut dhe Frankfurtit, me traditë të lavdishme që nga piramidat e Egjiptit, do mbyllte dyert. Ato zaten ekzistojnë vetëm prej burrave me namuz, prej anti-kurvarëve.
Ne trokasim në ato zonat e shpirtit të grave ku shkruhet zonë e ndaluar. Kujdes qenin. Kafshon!. Eintritt verbotten! Wrong way. I thyejmë gjithnjë rregullat e qarkullimit. Parkojmë ku sduhet. Policit i themi vëre gjobën, se sjam duke e hequr makinën që aty. Në autostrada shpesh na sheh duke i grahur me 150 km në orë në drejtim të kundërt. Antikomformistë të lindur. Trokasim në ato dyert e pahapura qysh kur. Menteshat e shptirit aty kërcasin sjanë lubrifikuar tamam prej kushedi se sa kohësh. E dimë çna pret. Ajo që duket si shtëpi kukullash nga jashtë fare kollaj mund të dalë një labirinth ku hyn e sdel dot më. Por ne sna merr vesh koka. Dang dang dang! A do kurvar, o e zonjë e shtëpisë! Qëllon shpesh që zonja e shtëpisë nuk do. Të hedh një kovë me ujë të ftohtë në kokë nga sipër dhe të le aty përjashta, si qen i rrahur. Ti bishtin e fut ndër shalë. Këndon si Gavroshi, rashë për tokë, oh unë i mjeri/ dhe fajin e ka Volteri/ te vija hunda më shkoi/ dhe fajin e ka Rusoi. Pastaj e merr veten, stë shkon për shumë gjatë sentimentalizmi, plagëve të gjurit ju ve leukoplast dhe së fundmi nxjerr dhe bishtin nga shalët. Shenjë e sigurtë që u shërove. Ditë e re, nafakë e re! Por qëllon që e zonjë e shtëpisë do. Ka qejf. Ja do shpyyyrti. Atëherë vete çvete. Epur si muove!
Pra mjaft na bëtë lanet. Ne ju kemi pranuar prej kohësh siç jeni. Pse sna pranoni dhe ju ne? A sju duket se ka ardhur koha? Çlirimi i planetit nga tabuja e fundit? Kurvarë të të gjitha vendeve, bashkohuni! Mos më shiko ashtu, se nuk jam marksist. Nuk merrem me politikë. Çfarë thamë, një kurvar si rregull nuk merret me prostituta. Kurrë se dëgjuat me seriozitet kurvarin! Do kisha thënë dhe plot të tjera, të tregoj se ia vlen të merrem seriozisht, por jo tani. Se ajo shqisa ime e gjashtë, ajo e veçanta që më dallon nga të tjerët e më bën kurvar, po më thotë se po afron një grua. Pa diskutim e veçantë në llojin e vet. Zot, si nuk bëre dy gra njëlloj. Bëre gra të mira, shumë të mira dhe të mrekullueshme. Sbëre grua të keqe! Çtë të uroj, të them Zoti ta shpërbleftë, stë them dot! Paç femra shumë, o Zot, edhe ti! Po nejse, ajo shqisa kurvare më thotë që po afron një grua, e ndjej nga valët elektromagnetike në ajër, me tepër se një fëshfërimë fustani, taka që rrahin mbi mermer, trak-truk, mozart e shtrauss bashkë, më tepër se gjthë këto, genesis, krijim, univers i ri. Ika pra të shoh, se po bie një sirenë në trurin tim. Po kalon një grua, jo treni i Rrushbullit!
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|