Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > poetet dhe shkrimtaret dhe kritika profesionale
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ndjemë... Falmë... Përqafomë...

Unë,
nuk të nderova me timin emër.
Është mbytur në lotin e fjalës,
“poetja jote brilante”, e fëmijërisë sime të vogël.
Unë thinjat t’i shtova baba,
gabime bëra sa desha.
Me rrudhat e tua shtrirë dashurisë,
qava e qesha...

Ndjemë baba!
Nuk dita të jem “pasqyra jote e madhe”,
shkëputur prej qiellit “sa një gogël”.
Falje, nuk kërkova kur “gënjeshtrat,
si qilim,
mbi besimin tënd i shtrova.
Kur vuajtjen dhe lodhjen tënde,
gotave të konjakut i harrova.

Sot,
kur netët e mia,
gdhihen mbi fytyrën e bijës sime të njomë,
kujtoj dridhjet e tëndes zemër.
Unë e di mirë baba,
ti kurrë nuk më ke mohuar,
e asnjëherë turpëruar prej timit emër...

Edhe pse rinisë tënde, pleqëri “çmenduria”
me i dha,
Ndjemë!
Falmë!
Përqafomë...!

Unë të dua baba...

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 14:09
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Në shtëpinë e kafshëve

Kafenë,
ma serviri ujku.
Duke ëndërruar,
...................shijen e mishit tim…
Drekën,
ma serviri dhelpra,
Duke skicuar
.................arkivolin tim…
Darkën,
ma serviri urithi,
Duke gërmuar
................... varrin tim…
Zogjtë e përgjakur,
Më lëpijnë…
Milingonat,
tatuazh më ngjiten në shpinë…
Ku është dera?
Hapeniiiii…!!!
Të hyjë këtu,
Njeriu.

Njeriu?

Oh!
Vdiq i ziu!

Bishat e egra,
.................zaptuan shtëpinë…
Planetet,
..........në kraharorin tim,
...................................ulërijnë!
Ulerijne…!

AT THE HOUSE OF ANIMALS
(Translated by Zana Banci and Anthony Weir)

Wolf served me
coffee
imagining
the taste of my flesh…

Fox served me
lunch
while sketching
my coffin…

Mole served me
dinner
while digging
my grave…

Bloodstained birds
are pecking me;
Tattooed ants
are jumping on my back…

Where is the door ?
Open it !!
Bring in a human being.
- A human ?

Oh !
he died of miserable greed !
Then the wild beasts
occupied his home…

The planets
are screaming
into my heart…
are screaming.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2009 14:46
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mbreteresh
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/01/2008
Vendbanimi: Large vendlindjes!!!
Mesazhe: 296

"Ne kete bote te pakenaçur...çudi kjo!
Urime Ty çe na ke mundesuar ne lexime IQVLORA
Shum te mira....Flm,

MBR.

__________________
Pa pavaresi ska liri!pa bashkim ska shpetim,shqiptarit te vertet i flet vepra vet.
Fjala eshte shpat!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2009 15:10
Mbreteresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreteresh Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreteresh Shto Mbreteresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreteresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Gezuar Ditelindjen Suzana

Gezuar !

Ke sot diten speciale,
Suzana, MuZa e verteta.
Je per vargje gjeniale,
i thure ..si hojet bleta.

Jane te ambla porsi mjalta,
ne mbrendi shije pelini.
Ca jane akull, ca te zjarrta,
me arome si lule blini.

Shume urime ke nga une,
vargun tend une e shijova.
Jete te gjate ,dhurata shume,
Per Diten Tende u gezova.

Shume urime...shume urime!
rrofsh qe vjen dhe ne Forum.
Gezuar ! poetja ime,
jete dhe varg te shkofshin lum.

Edhe 100 festofsh !

me nderime,
bili99

E nderuar shqipe kosovare
Te falenderoj per fjalet e mira qe thua.
Mos u habit kjo bote eshte e mbushur me qyqar , smirezinj,xheloz e e jo dashamire.
Keta jane nga ata qe thonin c'na duhet Kosova!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2009 14:44
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

--------Nga sa lexova ketu une ----------Poezia e kesaj poetes vlonjate eshte shume e Varfer------Pavaresisht se ajo perdor Simboliken per te shprehur idene e saj,

----------DUHET THENE SE AJO  --kjo ka nje mendim filozofik------por jo POETIK-------AJO MUNDOHET TA SHPREHI FILOZOFINE E SAJ TE TE SHIKUARIT TE JETES NE MENYRE POETIKE------POR POEZIA E SAJ ESHTE E DOBET------

---Gjuha qe ajo perdor  eshte shume e varfer ne Metafora---ose edhe kur i perdor ato,  metaforat e saj  vijne era FOLKLOR  i MYKUR--

----Vargu i saj s'ka Muzikalitet fare, -----po ashtu edhe Rima nuk existon ne poezine e saj --

-------Me nje fjale kjo qenka nje poete e rendomte qe perdor keto Simbolikat folklorike te tipit--............Kumbulla prapa shtepise .... ---te cilat nuk te shkaktojne asnje impresion Poetik gjurmelenes ne shpirt,..........

-----.........me perjashtim te Keqardhjes qe te krijohet ne keto raste dhe qe shprehet me shprehjen e Famshme te nje presorit tim ne Vlore, Inxhinjer Ceci, qe ne kete rast do thoshte pa hezituar--

---------...Kendon mire por ja prish njecike zeri............looooooooooool----E kam fjalen si poete, por si mendim, ajo ka nje mendim filozofik shume te goditur

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2009 07:45
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI

LIRIKË E PEIZAZHIT SHPIRTËROR
…….
 
Vargut të poeteshave shqiptare të kohës sonë po i shtohen nga dita në ditë emra të rinj. Suzana Zisi, është pa dyshim një nga këta emra. Pas botimit të librit të saj të parë, E bardha është pak (2004), Suzana del para lexuesve me librin e saj të dytë Imazhet kanë ftohtë, që e shpalos në mënyrë akoma më të plotë e më të nuancuar botën e saj poetike. Shikuar nga pikëpamja e qëndrimit që mban ndaj jetës, njeriut dhe vetes poezia e Suzana Zisit do të mund të karakterizohej si poezi e peziazhit shpirtëror.
Shpalimi i botës komplekse shpirtërore të njeriut, të femrës në veçanti, depërtimi në labirintin e dëshirave, ëndrrave, shpresave, dilemave dhe shqetësimeve të subjektit lirik, është një veçori e përgjithshme e kësaj poezie. Ky pozicion, sa soditës, aq edhe refleksiv, e përcakton në masë të madhe edhe strukturën ritmike dhe figurative të kësaj poezie.
.I përbërë nga rreth njëqind poezi, vëllimi poetik Imazhet kanë ftohtë ndahet në tre cikle: Ëndrra në pjatën e mungesës…, Lulevjeshte dhe Metafora e diellit. Edhe pse nga pikëpamja e ligjërimit poetik libri ka një unitet të theksuar artistik, megjithatë bie në sy fakti se derisa në ciklin e parë mbizotërojnë motivet që lidhen me dehumanizimin dhe tjetërsimin e njeriut në kohën tonë (peziazhi urban, imazhet gri, ftohtësia dhe mungesa sugjerojnë pikërisht këtë emocion), në dy ciklet e tjera ndeshim një atmosferë disi më të butë e më subtile, pra kemi të bëjmë me një lirikë tipike femërore, nocion ky që në këtë rast nuk ka kurrfarë konotacionesh negative. Përkundrazi. Imazhet e rënda e dramatike të ciklit të parë, ku poetesha i referohet shpesh mitologjisë antike e biblike (Adami, Eva, Zoti, djalli, Krishti, Zeusi, Pandora, Prometeu, Narcisi, Dionisi etj.), por edhe realitetit bashkëkohor, e ku nuk mungojë herë-herë as vizionet apokaliptike, zëvendësohen në dy ciklet vijuese nga një ndjeshmëri më e butë lirike e intime, ku figura qendrore dalin lulevjeshta dhe dielli, që shfaqen që në titujt e cikleve.
Dashuria është një lajtmotiv i poezisë së Suzana Zisit. Këtë ndjenjë kaq të thellë dhe motiv të lashtë poetik autorja e këtij libri arrin ta trajtojë me një ndjeshmëri të hollë lirike e shprehje moderne poetike. Në disa nga vjershat më të bukura të librit, çfarë janë, fjala vjen, Në ëndrrën time, Fillim-fundi im, Pëshpërimë etj. ndjenja e dashurisë merr përmasa kozmike. Në lojën magjike të dashurisë hyjnë: dielli, qielli, yjet, retë, shiu… Është një “valle”, që ta kujton pak a shumë vallen eterike lasgushiane, por e luajtur ndryshe, me mjete të tjera e tingëllim të ri dhe në tjetër kohë gjithsesi.
Suzana Zisi është krijuese që e zotëron mirë ritmin, figurën, fjalën, rimën dhe ngjyrimin stilistik, predispozitë kjo pa të cilën askush s’është bërë poet në këtë botë. Është për t’u përshëndetur gjithashtu fakti që elementet fundamentale të poezisë (rimën, ritmin, metaforën etj.) ajo i vë në shërbim të mendimit poetik. Fjala dhe ideja në vargun e saj janë në harmoni të plotë
 
Unë jam pëshpërimë,e stinës së ndezur.
Dehem duke pirë, honeve të trillit…
Ndërsa ti i drojtur
.i derdh lulevjeshte,
Kupës së praruar me mushtin e pyllit…
 
thuhet në vjershën Musht i lulevjeshtës, ndërsa vjersha Vjeshtë…Mëngjes hapet e mbyllet me vargjet:
 
Vjeshtë…
Mëngjes…
Pi të trishtën mjegull, në vend të kafesë….
 
Muza poetike e Suzana Zisit ndërton “mure marrëzie”. Absurdi dhe rebelimi nuk janë të panjohura për të, por në aurën e saj mbizotërojnë dashuria dhe humanizmi. Poeti, sipas Suzanës, i ngjan një zogu fantastik që “çukit simbole” dhe “ftillon metafora”, duke mbështjellë gjithçka me “rima e asociacione”.
 
Zogjtë e malit çukisin simbole
Metaforat, ftillohen deteve me shkum
Tkurren vargjet, shkretëtirave të heshtjes,
Jam unë...
Të mbështjell me rima dhe asosiacione.
.Tretem
.e detit shkumë,
 e qiellit, re…
Ashtu e përgjakur, nderem mbi lëkurën tënde,
Dhe duke pëshpëritur: “Je imi Diell…”
Fle…
 
Një nga poezitë e librit në fjalë titullohet Ty që po më lexon tani… Është e qartë se poetesha jonë, si çdo krijues tjetër, dëshiron të komunikojë me lexuesin e saj hipotetik, me atë të cilit ia dedikon vargjet e saj dhe ia detyron frymëzimin. Me çiltërsi e modesti autorja shpreh dëshirën e saj që të krijojë një varg që “shpirtin ta ngroh”, me një ritëm që t’i ngjajë “lëkundjes së valëve”; një varg që të përçojë dritë në shpirtin e njeriut e të gdhendë një varkëzë me emrin “fjalë”, për të përfunduar:
 
Dhe ti,
 i ulur brenda saj,
Nëse do ndihesh  i gëzuar,
Ëmbël do më pëshpërisësh:
“Është shpirti yt, duhet lexuar…”.
 
Është shpirti  i poeteshës, që flet me afsh e mall. Është një pëshpërimë që duhet dëgjuar; një libër që duhet lexuar.

Prishtinë, dhjetor 2006                                                                       
 
Agim Vinca
 
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2010 07:29
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

JAM PO AJO BEBE…
 
U linda të martën.
Ora 02.
 
Përballë teje
dhe një planeti të panjohur.
Unë-satelit-dhimbjesh,
ndiej gërricje dhe therje
të ngarkuara me shekuj,
                                    minuta,
                                           sekonda,
Gdhendur prej teje në testamentin gri,
Në trupin e lebrosur nga vitet,
bardhë-kuq-verdhë e zi.
Ende s’më ke njohur?
Kam ndërruar pelenat, jo fytyrën.
Prekmë përsëri
si dikur,
Kur Muzat m’i lëshove të kafshonin të uritura.
Skicoje përsëri buzëqeshjen,
                         tashmë mes rrudhave të lehta,
që përpijnë sa mundin
milimetrat - kilometra të lëkurës sime.
Planetin që fle brenda trupit të irnosur, me kafshime.
Ti,
mos luaj në skenën e asgjësë, rolin e të habiturës.
Jam po ajo bebe…
Tashmë, më e mençur me çmendurira,
Më e varfër me rini.
Luaj më mirë tragjedinë e radhës
dhe lërmë të vdes në rolin tim të martires,
Zgjedhur në akropolin e perëndive te mëshirës,
me të vetëshpallurën verbëri të mosqenies,
mes ëndrrave dhe pamundësisë
që m’i servire ti në pjatën e mungesës.
Po gdhin e mërkurë.
Qeshu!!!
Jam unë ajo e pafajshmja e orës 02.
Ishte e martë si sot, të kujtohet?
Dhe ylberi - shtrati im, ndrinte nën kurorën tënde,
si tani - kjo foshnjë e fantazisë sime
që do vdesë pas disa sekondash.
5…Mos m’i ndaj sytë
4…………....Më puth përsëri
3……………………Bekoje Muzën
2…………………..……………Ma fal ylberin
1………………………………………….Oiiiiiiiiiiiiiiii…
 
Dje ish e martë.
Ora 02
 
©SUZANA ZISI
 
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2010 07:32
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

CRAZY…
 
Si nepërkë e etur për ujë dhe zjarr,
Të jam lidhur e tëra pas trupit, në një përqafim vdekjeprurës…!
Duke lëpirë ethshëm të djeshmen,
Rrëshqas çmendurisht kilometrave epshndjellëse të lëkurës…
Shaloji kuajt e  psherëtimave,
Lëshoji të rendin mbi mua…!
Më lër të të djeg me vullkane  vibrimesh…!
 
Ringrihu prej hirit,
për të rishkruar legjendën tonë të re,
Në pergamenë përqafimesh …
 
©SUZANA ZISI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2010 07:36
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

MËNGJES I ÇMENDUR…
 
Mirëmëngjes hapësirë!
Je më e vogël se liria.
Flakur shkujdesur në syrin tim.
 
Mirëmëngjes,
i gërmuquri plak që rrëmon plehrat në cepin e rrugës,
tretur në përjetësinë e hapave.
 
Mirëmëngjes mendje!
Tinëz u largove hijesh,
duke i shuar kohës afatin e skadencës.
 
Mirëmëngjes hiri im,
endur krizantemave në fushën e përflakur të shpirtit.
 
Mirëmëngjes,
ti, rrezja e munguar e dritës,
që lëmon puthjesh qiellin blu.
 
Mirëmëngjes i tulaturi zog,
që luan mes acarit dhe jetës
tangon e përbaltur të ekzistencës.
 
Mirëmëngjes Olimp!
Ti, Zotat i lëshove dimrit,
për të ngritur haremin, këtu.
 
©SUZANA ZISI
 
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2010 07:40
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

---------Poezia e kesaj vajzes,  me gjithe sfrorcimet metaforike te saj dhe perpjekjet Heroike te  forumistave  ketu, eshte e .......AKULLT, nuk ka ngrohtesi--por sic thashe ajo mundohet te percoje nje mendim filozofik paksa te vecante-------Kam pershtypjen se poezia e saj do duket e bukur ne perkethim----

-------Sepse kur perkethehet nje poezi humbet shume nga Embelsia e saj---Poezia e kesaj s'ka ca te humbi, perkundrazi do fitoj, ---Megjithate ajo eshte poete,  dhe me kalimin e kohes do e riparoj edhe kete difekt qe mendoj une se poezia e saj e ka

-Por une jam kurioz, nga eshte kjo me origjine.--Sepse ne Vlore nuk ka me mbiemer ZISI------Ky lloj mbiemri eshte ne Kolonje dhe Korce, dhe une kam pas shoke Kolonjar me mbiemer Zisi--biles e di edhe ca fshati jane  keta me mbiemer Zisi.----------Kur kame qene ne Vlore e kam pare kete vajzen, ishte goce e mire, e urte, me duket se ka qene e persekutuar, dhe degjoja qe ajo shkruante poezi --dhe thoshin qe kishte talent---Por une nuk e njifja , e kam pare nga lafg njehre tek Bibloteka e Vlores----------Dhe kur me thane ne Vlore qe ka talent , nuk e besova, sepse ne Vlore nuk ka intelektuale---dhe ata qe ishin kishin nivel shume te ulet---Ndaj dhe une nuk i besoja---Sepse ne VLORE ESHTE CUDI---INTELEKTUALET KANE NIVEL SHUME TE ULET---ndersa njerezit e thjeshte jane shume inteligjente---Atje eshte seprapi --hahahahahahahha--Megjithse sic thone Vlonajtet inteligjente kane ikur ne Tirane........

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2010 01:40
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > poetet dhe shkrimtaret dhe kritika profesionale

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.