Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Te reja nga kinematografia !
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Te reja nga kinematografia !

Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou


LOS ANXHELOS- Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ndanë cmimet më të rëndësishme kinematografike, të njohura si cmimet Oskar.Filmi për luftën në Irak, The Hurt Locker, triumfoi në këtë ceremoni të madhe duke rrëmbyer gjashtë trofe, mes te cilave atë për filmin më të mirë të vitit dhe regjinë më të mirë.

Me këtë fitore në ceremoninë në Hollivud, regjisorja Ketrin Bigelou, u bë femra e parë në historinë 82 vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë.

Prej çmimeve të tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin për rolin më të mirë të meshkujve në filmin “Crazy Heart”, ndërsa Sandra Bullok, u shpall më e mira ndër aktore, për rolin e saj në filmin “The Blinde Side”.

Kjo ceremoni madhështore la në hije filmin tredimensional të Xhejms Kamerun, Avatar, i cili mori vetëm 3 cmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film. Pavaresisht cmimeve Oskar qe fitoi, filmi “The Hurt Locker” ka arritur të sigurojë në shitjen e biletave nëpër kinematë botërore vetëm 15 milionë dollarë.

http://bw.balkanweb.com/kultur%C3%A...gelou-7712.html

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2010 10:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Re: Te reja nga kinematografia !

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou


LOS ANXHELOS- Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ndanë cmimet më të rëndësishme kinematografike, të njohura si cmimet Oskar.Filmi për luftën në Irak, The Hurt Locker, triumfoi në këtë ceremoni të madhe duke rrëmbyer gjashtë trofe, mes te cilave atë për filmin më të mirë të vitit dhe regjinë më të mirë.

Me këtë fitore në ceremoninë në Hollivud, regjisorja Ketrin Bigelou, u bë femra e parë në historinë 82 vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë.

Prej çmimeve të tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin për rolin më të mirë të meshkujve në filmin “Crazy Heart”, ndërsa Sandra Bullok, u shpall më e mira ndër aktore, për rolin e saj në filmin “The Blinde Side”.

Kjo ceremoni madhështore la në hije filmin tredimensional të Xhejms Kamerun, Avatar, i cili mori vetëm 3 cmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film. Pavaresisht cmimeve Oskar qe fitoi, filmi “The Hurt Locker” ka arritur të sigurojë në shitjen e biletave nëpër kinematë botërore vetëm 15 milionë dollarë.

http://bw.balkanweb.com/kultur%C3%A...gelou-7712.html



Zhgenjen Avatar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2010 18:03
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SmoKer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SmoKer Shto SmoKer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SmoKer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: Te reja nga kinematografia !

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


Zhgenjen Avatar



yesss normal ca mendoje ti ... film animation qe e perralla me patriotizmin amerikan

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2010 18:41
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Re: Re: Re: Te reja nga kinematografia !

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


yesss normal ca mendoje ti ... film animation qe e perralla me patriotizmin amerikan



Normale qe do zhgenjente pasi per te marre Oscar nuk vleresohesh vetem per cilesine e imagjit dhe efektet speciale !! Tema e filmit nuk ishte tamam mbi patiotizmin amerikan,por gjithsesi teper banale si teme e histori...tamam perralle per femije !!

Vertet qe pati nje fare evolimi te teknologjise tek filmi Avatar,por prape nuk eshte se solli ndonje ndryshim si kalimi nga filmi bardhezi ne ate me ngjyra !!
Plus qe kam pershtypjen se pas atij megavleresimi qe i ben para vitesh nje filmi te ngjashem, The Lord of the Rings me plot 11 Oscar (vertet skandaloze !!! ),tani juria ka filluar te jete disi me duarshtrenguar kundrejt filmave te tille...dhe me te drejte do thoja !!

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2010 22:32
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Egjipt, filmi izraelit pėrjashtohet nga festivali

Mosmarrëveshjet dhe tensionet në Lindjen e Mesme, nuk ngelen as jashtë artit.

Qëndra Franceze e Kajros ka përjashtuar filmin me metrazh të shkurtër të një regjisoreje izraelie për festivalin vendas të muajit prill. Vendimi është marrë pas kontestimit të vazhdueshëm të një anëtari jurie, i cili u justifikua duke thënë se regjisorja është izraelite.

Filmi me metrazh të shkurtër titullohet “Gati perfekt” dhe drejtohet nga Keren Ben Rafael. Ky film është realizuar në periudhën që regjisorja studionte në Femis, shkolla më e rëndësishme e kinemasë në Paris.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2010 10:39
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Po ki filmi me Krishtin cili eshte me qe i nxjerrka tere homo?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2010 13:36
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Uma Thurman: Ju dukem një shtëpiake e dëshpëruar?!

Për pak kohë Uma Thurman isha zhdukur nga ekrani për t’iu dedikuar fëmijëve. Tani ka vendosur të kthehet me dy filma dhe një premtim: “Së shpejti do të dalë ‘Kill Bill 3’. Unë dhe Quentin po punojmë për ju”

Lidhja plot ulje-ngritje me francezin Arpad Busson tani duket sikur është në fazën më të mirë të saj. Madje, duket se janë rikthyer edhe kohët kur shëtisnin të përqafuar rrugëve të Nju Jorkut. Uma bukuroshe, që i mbushi 40 vjeç në prill e që për pak kohë ishte zhdukur nga radarët e Hollivudit, është rikthyer sërish. Për të, nënat që punojnë mund të krahasohen me superheronjtë. Uma Thurman ka dy fëmijë, Maya (12 vjeçe) dhe Levon (8). Është divorcuar nga babai i tyre, Ethan Hawke dhe për mëmësinë xhiroi filmin “Motherhood”, që nuk shkoi shumë mirë. U konsiderua si një nga dështimet më të mëdha hollivudiane, madje kur doli në Angli, gazeta “Guardian” shkroi: “Vetëm 88 sterlina fitim në javën e parë të shfaqjes së filmit në kinema”. Edhe me filmin që e pasoi nuk pati ndonjë fat të madh: edhe pse ishte prodhuar që në vitin 2008, filmi “The accidental husband” ka dalë vetëm tani në kinema për shkak të falimentimit të kompanisë që kishte marrë përsipër shpërndarjen e tij. Ndërkohë, Uma ka xhiruar “Bel Ami”, me subjekt të marrë nga romani i Gi de Mopasan, ndërsa më vonë mendohet të dalë “Kill Bill 3”, për të cilin është duke punuar me Quentin Tarantinon. Në mitologjinë hindu, Uma është maja e Ganeshit, zotit që dhuron prosperitet dhe paqe.

Tek filmi “The accidental husband” jeni aktore, por edhe producente. Është e vërtetë se prej kohësh donit të xhironit një komedi romantike, por askush nuk ua vinte veshin?

Në botën e shou biznesit është e vështirë të eksplorosh gjini të reja. Për aq kohë sa nuk ke bërë ndonjë komedi që të ketë pasur sukses, është frikë të guxosh me idenë se do t’i bësh të tjerët të qeshin. Për këtë arsye Quentin Tarantino është kaq i veçantë: ai sheh përtej asaj që duket, duke të ofruar surpriza të këndshme. Për dhjetë vjet kam xhiruar filma dramatik, derisa propozova vetë diçka.

Në film ju interpretoni një prezantuese radiofonike që jep këshilla dashurie dhe pëlqehet shumë nga audienca. Një herë patët thënë: “Më mirë të rrish me një njeri që të tradhton se sa me dikë që nuk nxjerr qimen nga qulli”. Do ta jepnit një këshillë të tillë në jetën reale?

Ema, gruaja që unë interpretoj, është si një lloj guruje që e dëgjojnë të gjithë. Por, vërtet ka diçka të vërtetë tek ajo që kam thënë, ndaj mendoj se do ta këshilloja edhe në jetën reale.

Nuk është hera e parë që vendosni të jeni producente e një filmi...

Jo, e kisha bërë edhe më parë me filmin “Hysterical Blindness”, pasi u dashurova me skenarin. Kjo është hera e dytë që më ndodh. Më bënë për vete dy autorë të rinj dhe të shkëlqyer, Mimi Hare dhe Claire Naylor. Ishte viti 1998 kur i takova dhe u kërkova që ta zhvillonin historinë në një mënyrë tjetër. Pas shumë vitesh punë ja arritëm qëllimin, por pa regjisorin Griffin Dunne nuk do të kishim bërë asgjë. Dhe, ja ku arritëm në realizimin e një filmi të bukur dhe me një kastë aktorësh fantastikë.
Mes tyre është edhe Isabella Rossellini. E njihnit më parë?

Nuk e kisha pasur fatin të punoja me të. Është një nder për mua. Kam gjithë jetën që e adhuroj. Kur hyn në skenë ndryshon rrjedhën e gjërave. Është e mrekullueshme. Por, filmi ka edhe dy aktorë të tjerë të mëdhenj si Colin Firth e Sam Shepard.

Për një periudhë kohe vendosët të punonit shumë pak. Çfarë e ndezi dëshirën për t’u kthyer në sheshin e xhirimeve?

Të qëndruarit në shtëpi me fëmijët më dha një gëzim të madh. Madje, në një farë pike mendova të hiqja dorë fare. Por puna ime, përveçse kënaqësisë më dhuron edhe lumturi. Kështu luftova për të mos u shkëputur nga kinemaja, për t’u marrë me biznes dhe për t’u kujdesur për fëmijët. I bëra të gjitha bashkë.

Cila ju duk gjëja më e vështirë për t’u bërë gjatë kohës që qëndruat në shtëpi?

Lavatriçja që më lodhte shumë me gjithë ato opsione larjeje që ka. Nuk e kisha përdorur kurrë më parë. Pastaj pata edhe probleme me gjumin.

Nuk ju zë gjumi?

Pas shtatzënisë së parë nuk kam fjetur mirë. Mungesa e gjumit është një torturë. Kur mendoj se sa shumë flija më parë, më vjen pak keq.

Çfarë fëmije keni qenë?

Normal. Jo me ndonjë zgjuarsi të rrallë, shumë e gjatë dhe pak e çuditshme.

Po tani?

E gjatë, bionde, me sy blu, e shëndoshë në disa pjesë të trupit dhe e dobët tek disa të tjera.

Zakonisht ju pëlqen t’i xhironi filmat afër shtëpisë dhe të mos udhëtoni jashtë?

Fatkeqësisht, ne aktorët jetojmë kështu. Jemi mësuar të mos jemi në shtëpi, madje shpesh shtëpia jonë na duket vend i huaj. Jemi mësuar nëpër hotele. E urrej faktin që më duhet të largohem ndonjëherë për muaj me radhë pa parë fëmijët.

Si janë raportet tani me ish-burrin tuaj Ethan Hawke?

Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur mes nesh, unë do ta dua gjithmonë. Është babai i fëmijëve të mi.

Edhe sa do të duhet të presim për t’ju parë tek “Kill Bill 3”?

Për këtë nuk dua të them asgjë. Po ju them vetëm se kam folur me Quentin Tarantinon dhe ai ka me të vërtetë ide shumë interesante.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Nëntor 2010 21:15
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vetevritet Mario Monicelli ne moshen 95 vjeēare.

Regjizori qe konsiderohet babai i neorealizmit italian, Mario Monicelli, eshte hedhur sot nga dritarja e nje spitali ne Rome. Ai kishte nje tumor ne fazen terminale per te cilin gjendej shtruar ne spital.

Monicelli eshte regjizori i fundit i mbetur gjalle nga kasta e vjeter. Me mendje te kthjellet dhe duke u tallur me servilizmat qe i benin artistet e tjere ai jepte intervista ndonjehere per disa dokumentare. Filmi i tij "I soliti ignoti" (1958) konsiderohet shpesh hapja zyrtare e epokes se neorealizmit, pra asaj periudhe kur kinematografia filloi te tregonte pjese nga jeta reale, larg dramave teorike te tipit shekspirian. Kjo kinematografi beri qe avash-avash Italia te ngjitej ne podiumin e artit boteror atehere kur studiot e Hollywoodit ishin ne krize me filma te tejkaluar dhe seknare teatrale (vitet '60).

Nje fragment nga "I soliti ignoti":


Nqs jeni kurioze si lindte ideja e nje filmi (italisht):
http://www.youtube.com/watch?v=B-5WwrFF65U&

Ndersa kjo interviste u dha ne Mars te ketij viti (gjithmone italisht):


Lista e plote e filmave te Monicellit:
http://www.imdb.com/name/nm0598102/


P.s. Diku nje teme tjeter flitej per vetevrasjen dhe u konsiderua si dobesi, deri edhe injorance. Mario Monicelli u vetevra. Ishte nje profesionist i zoti dhe njeri i forte. Menyren si do vdiste e zgjodhi vete. Edhe njehere del qarte se nga anon injoranca ne gjykimin "injorant" te njerezve te medhenj qe zgjedhin menyren e vdekjes.

Modifikuar nga Fajtori datė 30/11/2010 ora 02:16

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2010 01:56
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Gérard Depardieu

“Besoj te dashuria edhe pse nuk është e përjetshme”
Gérard Depardieu mund të cilësohet si një “mit” plot kontradikta. Ka xhiruar kryevepra, por edhe filma “pa asnjë vlerë”, siç thotë ai vetë. Filozofia e yllit të kinemasë franceze është: Ha, pi, dashuro. Për më tepër, e pranon se nuk qëndron dot pa grua

Bertrand Blier, një nga regjisorët e parë me të cilët ka punuar, e kujton si “një tip i rrezikshëm. Më duhej ta ndiqja natën, sepse shkonte me qëllim në zonat më të rrezikshme, në kërkim të telasheve”. Për 40 vjet dhe me qindra filma në karrierën e tij (mesatarisht tre në vit, edhe pse këto kohët e fundit i ka rralluar paska, pasi merret me verërat dhe restorantet), Gérard Depardieu nuk duket se ka ndryshuar shumë. Pak i zhgënjyer me kinemanë dhe i tronditur nga vdekja absurde e djalit, Guillaume (në tetor të vitit 2008, në moshën 38 vjeç për shkak të një pulmoniti), por megjithatë i dashuruar me jetën. Në jetën e tij nuk mund të mos përmendim pesë bypass-et në zemër, aksidentet me motor për shkak të një shpejtësie pesë herë mbi normat e lejuara, kryevepra, shumë filma që ai i quan të pavlerë, dy prostitutat legjendare me të cilat shkoi për të jetuar në moshën 12-vjeçare dhe dashurinë për Carole Bouquet. Në dhjetor do të mbushë 62 vjeç, ndërsa djali i tij më i vogël, Jean, do të mbushë 4. Pinjolli i fundit Depardieu erdhi në jetë nga lidhja me aktoren franko-kamboxhiane Hélčne Bizot. Por edhe ajo histori ka përfunduar dhe tashmë në krah të tij është shkrimtarja Clementine Igou, 25 vjet më e re se ai. Ndërkaq t’i qëndrosh nga pas është pothuajse e pamundur: më mirë të përqendrohesh te filmat e tij. Sapo kanë dalë “Mammuth” (ku interpreton një punëtor ndërtimi të dalë në pension dhe flokët e gjata deri në bel) dhe “Potiche” ku interpreton një deputet komunist të dashuruar me menaxheren Catherine Deneuve).

Zoti Depardieu, kohët e fundit keni thënë: “E vetmja gjë që më intereson janë personat me të cilët punoj, as rolet dhe asgjë tjetër”. Vlen vetëm për filmat apo edhe për zanatet e tjera?

Vlen për gjithçka. Ndoshta kinemaja ka vdekur, por unë nuk kam ndryshuar, jam i njëjti që kur isha 3 vjeç. Bëj çdo lloj filmash, por vetëm me njerëzit që njoh dhe që dua.

Vërtet jeni i bindur se kinemaja ka vdekur, apo është vetëm një batutë?

Varet se çfarë kupton me kinemanë. Sot, e gjithë paraja është përqendruar te televizioni dhe filmat amerikanë që nuk vlejnë fare. Po shohim gjithmonë e më pak filma të bukur dhe kinematë që mbushen vetëm me fëmijë. Tani 30-vjeçarët preferojnë të qëndrojnë më shumë në shtëpi përpara televizorit.

Ju nëse nuk bëni filma, i përkushtoheni verës?

Kam që prej vitit 1989 që merrem me verëra. Kam fabrika në Argjentinë, Marok, Algjeri, Spanjë, Itali dhe sigurisht në Francë. Vera ka shpirt, njëlloj si njerëzit, ka të bëjë me miqësinë dhe ndarjen e kënaqësive të thjeshta. Dhe në fakt unë preferoj ta kaloj kohën në fshat me fshatarët dhe një gotë vere përpara se sa në sheshin e xhirimeve me aktorët.

Është e vërtetë që tani pini më pak?

Në fakt, kur jam i stresuar, pi shumë shishe në ditë.

Po kur jeni i qetë?

Mundohem t’i, reduktoj edhe pse nuk e kam të lehtë. Unë tek kjo tokë jam shumë i lumtur, ndaj kjo më shtyn të pi shumë.

Te “Mammuth” keni shtuar shumë në peshë. Nuk ndryshuat stil jetese pas bypass-it të pestë?

Kur zemra ka probleme, ndihesh gjithmonë i lodhur, njësoj si pleqtë. Kam lënë duhanin dhe përpiqem të ha më pak, por e kam të vështirë. Edhe pse e dinë të gjithë që mua më pëlqen shumë të gatuaj. Mbetem pa fjalë kur shoh se si fëmijët e sotëm nuk dinë asgjë rreth natyrës dhe jetës që na rrethon.

Ndonjë kujtim të lidhur me ushqimin, kur ishit fëmijë?

Kur nuk kishim para, shpesh mamaja më dërgonte mua te kasapi. Ishte pak e sikletshme kur ai më thoshte “I thuaj babit të vijë të më paguajë”.

Ish-gruaja juaj, aktorja Élisabeth Guignot, thotë se ju jeni i fiksuar pas punës. Jeni dakord?

Po, kam nevojë të merrem vazhdimisht me aktivitete.

Keni bërë filma të jashtëzakonshëm, por edhe nga ata komercialët pa vlerë?

Shpesh ndjek miqtë, energjinë, atë që më thotë instinkti. Jeta është shumë e shkurtër dhe e brishtë. Cigaret, jeta dashuria... me pak fjalë ka gjëra më të rëndësishme se një film apo jo?

Si për shembull gratë?

Mbi të gjitha gratë. Kam mësuar shumë nga gratë dhe të dashurat e mia, por më shumë kam mësuar duke lexuar Virginia Woolf e Anaļs Nin se sa Ernest Hemingway. E dhuroj Scott Fitzgerald, por shkrimtaret janë të preferuarat e mia. Në këtë moment, për shembull, më pëlqen shumë Marie Ndiaye (me origjinë senegaleze. Në Francë është shumë e njohur se ka fituar çmimin “Goncourt”. Gratë më kanë bërë të jem i durueshëm dhe të pres se çdo të ndodhë me qetësi.

Ndoshta, për këtë arsye, keni pasur shumë gra në jetën tuaj. I dashkeni shumë...

E vërtetë, besoj te dashuria, por jo tek ajo e përjetshmja. Kam njohur njerëz që kanë qëndruar bashkë gjithë jetën, por vetëm sepse duhej. Përkundrazi, për të mirën e fëmijëve, duhej të ishin divorcuar. Për sa më përket mua, kam pasur shoqe të mrekullueshme në krah, që edhe kur jemi ndarë, miqësia ka mbetur.

Sigurisht të ndahesh kushton shumë, por i urrej konfliktet dhe gjithmonë dua t’i shmang, pavarësisht kostos.

Në një intervistë, keni thënë se nuk keni më ambicie? Përse

Në të vërtetë nuk i kam pasur kurrë: jetoj të tashmen, jam kureshtar për të tjerët, kështu kam qenë që fëmijë. Jam aktor, jo se më intereson të jem i famshëm, por thjesht sepse është një zanat që më jep mundësinë të njoh shumë njerëz dhe të mësoj gjëra të reja. Nëse duhet të interpretoj një mjek, për shembull, frekuentoj mjekë të tjerë dhe shkoj në spital për të asistuar në ndonjë operacion. Mëson gjëra të reja apo jo?

Për sa i përket operacioneve, ju keni bërë shumë?

Po, në zemër dhe shumë të tjerë, pasi jam rrëzuar me motor. Thuhet se jeta është plot pengesa dhe duhet energji për t’i kaluar. Unë mendoj se i kam, edhe pse shpesh bëhem pesimist.

Shkruani libra me receta, prodhoni verë, hapni restorante. Kjo mund të quhet punë?

Mua më pëlqen ta ndaj ushqimin me të tjerët dhe të ushqej njerëzit. Të gatuash për të tjerët ka lidhje me dashurinë. Ato që bëj, më japin energji dhe më bëjnë të jem në kontakt me njerëzit që kanë të njëjtin pasion me mua.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2010 22:07
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Vdes aktori komik Leslie Nielsen

Aktori komik Leslie Nielsen, detektivi i famshëm i serialit të filmave ‘The Naked Gun’, ndërroi jetë dje në Florida në moshën 84-vjeçare, për shkak të komplikacionit të pneumonisë.


Edhe pse famën e fitoi me rolin e detektivit Frank Drebin në sagën e filmave komikë ‘The Naked Gun’, Nielsen ka një karrierë 60-vjeçare në kinematografi.


R.I.P Leslie Nielsen

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2010 22:12
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Te reja nga kinematografia !

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.