Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Droga ne shqiperi Vlerėsimi i Temės: 13 votime, mesatarja 3.69.
A keni provuar ndonjehere drogat?
Po, kryesisht drogat e lehta (marjuana, ekstazi, acid etj)
Po, edhe kam kaluar tek droga e renda si heroina dhe kokaina
S'kam provuar asnjelloj droge
Ndihme, asnje nga keto opsione nuk me pershtatet mua!
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
rrushi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/04/2003
Vendbanimi: broken glass
Mesazhe: 162

Ketu ne amerike kur te kapin me heroine eshte class A, cocaine eshte class B e keshtu me rradhe dhe denimi eshte me i rende per keto te dyja krahasuar me marjuanen. Sigurisht denimi varet nga rrethanat, historia e meparshme me drogat etj. AA (Alcoholics Anonimous) ka nje shprehje "A drug is a drug is a drug" pra ideja eshte qe nuk konsiderohesh "clean" nese perdor droga te tjera pervec alkoholit edhe nese perdor metadon ose ilace qe pershkruhen nga doktori per te menaxhuar varesine nga opiatet ose semundje mendore, nuk ka rendesi se cfare perdor, te gjitha drogat jane njesoj te demshme. Kjo eshte vetem nje pikepamje, ka nga ata qe e besojne dhe kjo filozofi i ndihmon te mos perdorin droga apo alkohol. Ka njerez te tjere qe nuk bashkohen me kete pikepamje.

Nje fryme e re ne fushen e trajtimit te personave qe drogohen ose perdorin alkohol eshte "harm reduction model" qe supozon se per sa kohe qe efektet negative te perdorimit te droges zvogelohen qofte edhe sado pak, ka progres, trajtimi pra funksionon. Une kam kliente qe kane ndaluar se perdoruri heroine, kokaine, crack, benzos, alkohol (and everything else under the sun) po vazhdojne te pijne marjuana. Edhe klienti edhe une e shohim kete si progres. Nga ana ligjore klienti eshte serish i perfishire ne "aktivitet kriminal" meqenese marjuana eshte ilegale.

Une i shoh ligjet mbi drogat si nje perpjekje per te kontralluar biznesin e trafikimit te tyre. Fakti qe drogat jane te jashteligjshme mban ne pune nje sistem gjigand qe perfshin policine, gjyqet, burgjet, keto nje tjeter lloj biznesi. Efektet negative te drogave do minimizoheshin jashte mase nese ato do ishin te ligjshme.

Megjithate nga ana tjeter, shume persona nuk do ndalonin perdorimin e tyre nese nuk do kishin frike nga pasojat. Jam dakort qe edukimi dhe keshillimi ndihmon jashte mase por shume shpesh une shoh ne punen time se njerezit kerkojne ndihme dhe trajtim (te pakten ne fillim) kur kane arritur fundin dhe jane te detyruar nga pasojat negative te ndalojne perdorimin e droges. Por qe ndryshimi i sjelljes te jete i qendrueshem personi duhet te doje te ndryshoje. Sapo presioni i ligjeve apo mungesa e lekeve, apo presioni i fese, prinderve, shoqerise qe nuk aprovon largohet perkohesisht personi i rikthehet perdorimit.

Tipikisht personit i duhen shume e shume perpjekje te tilla te njepasnjeshme per te pakesuar ose eliminuar perdorimin qe te arrijne ne ate pike qe duan vertet te ndryshojne dhe arrijne te qendrojne "clean" per nje kohe me te gjate. Sherimi vjen zakonisht permes shume relapses, rikthimesh tek droga pasi personi eshte larguar per pak kohe wich is OK, perdorimi i drogave eshte nje sjellje e mesuar dhe do shume kohe, perpjekje dhe pune me veten dhe te tjeret per tu c'mesuar
.

__________________
Truth hurts

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2005 00:22
rrushi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rrushi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rrushi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rrushi Shto rrushi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rrushi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha rrushi

Une i shoh ligjet mbi drogat si nje perpjekje per te kontralluar biznesin e trafikimit te tyre. Fakti qe drogat jane te jashteligjshme mban ne pune nje sistem gjigand qe perfshin policine, gjyqet, burgjet, keto nje tjeter lloj biznesi. Efektet negative te drogave do minimizoheshin jashte mase nese ato do ishin te ligjshme.



Mmmn, shume interesante ky kendveshtrim.

Ps: sa po kenaqem qe te ri lexoj Rush...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2009 18:26
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Iyua
Free Spirit

Regjistruar: 29/06/2005
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1903

Citim:
Po citoj ato që tha rrushi
Une kam kliente qe kane ndaluar se perdoruri heroine, kokaine, crack, benzos, alkohol (and everything else under the sun) po vazhdojne te pijne marjuana. Edhe klienti edhe une e shohim kete si progres. Nga ana ligjore klienti eshte serish i perfishire ne "aktivitet kriminal" meqenese marjuana eshte ilegale.


I see clients perdite duke abuzuar dhe trying to stay sobber nga droga.... spo i futem ksaj teme sepse e shikoj ne real life dhe skam nerva te merem dhe me kto debate ne forum.



Stress free here pa analizime virtuale.

__________________
“The true servants of God the Most Gracious are those who walk on the earth in humility, and when the ignorant address them, reply with words of peace”
-Quran

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 02:27
Iyua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Iyua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Iyua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Iyua Shto Iyua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Iyua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
J@mes
¤The World Is Yours¤

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 32

Droga nė shoqėrinė shqiptare

Mendim kritik

Përdorimi i drogës në Shqipëri

Përdorimi i drogës është një cështje shumë emocionale dhe problematike në shoqërinë shqiptare, për të gjitha nivelet shoqërore e shtetërore. Përdorimi i drogës dhe problemet që shkaktohen nga ajo janë më të vjetra nga sa mendojmë ne, por jo rrallë thuhet se në Shqipëri droga erdhi me demokracinë. I referohem fazës së demokracisë për faktin se ndryshimet në kulturë, në vlerat e lëna pas, por dhe të fituara, në mënyrat e të sjellurit që u moderuan ose kërkohen të bëhen të reja per këtë sistem ekonomiko-shoqëror,u shoqëruan edhe me trauma sociale si dukuria e përdorimit të drogës nga të rinjtë.
Ky kalim duhej menaxhuar me qëllim që të kishim sa më pak pasoja negative. Tranzicioni dhe dukuria e përdorimit të drogës në Shqipëri, ndryshimet e mësipërme kulturore, mospërgatitja për ta parandaluar atë e fuqizuan këtë dukuri, që në ditët e sotme nuk është vetëm shqipëtare.

Cilët janë faktorët që cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të?


Droga në shoqërinë shqiptare

Ekzistojnë disa faktorë që në tërësinë e tyre cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të.
Të tillë janë:

1. Statusi social-ekonomik i familjes.Kështu, nivelet e të pirit të alkoolit deri në humbje të vetëdijes ose të duhanit në familje, dhe më pas në nivel shoqëror, janë tregues të predispozicionit të individëve ose të shoqërisë në tërësi për ‘varësi’ edhe nga droga në përdorim ose abuzim me të. Kjo e fundit con në pasoja fatale dhe për jetën e përdoruesit. Jo rrallë përdoruesit e alkoolit dhe të duhanit lidhen me dukurinë e drogës, duke u bërë përdorues të saj, vecanërisht kjo për moshat e reja.

2. Problemet e personalitetit. Shumë teori pranojnë se individë të vecantë përdorin drogë sepse kanë nivel të ulët të vetëvlersimit, depresion ose ankth. Vetëvlersimi në dukje e ndihmon lidhjen me drogën, pasi shpesh përdorimi në grup i drogës nxjerr në pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atë individual.

3. Papajtueshmëria me gjëndjen (jokonformizmi) është një faktor tjetër që con në përdorimin e drogës nga individi. Këta individë të papajtueshëm shpesh kanë mardhënie më të ngushta me bashkëmoshatarët e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar këtij faktori edhe dukuri të tilla si mungesa e njërit prej prindërve në familje si rezultat i problemeve të ndryshme që ekzistojnë në familjet shqiptare.

Ekzistenca e këtyre faktorëve në tërësi, gjatë tranzicionit të shoqërisë shqiptare, krijon parakushte social-ekonomike për individët, vecanërisht në radhët e adoleshentëve, për përdorimin e drogës. Këtij faktori i shtohet fakti i kërkesës që rrjete të trafikut ndërkombëtar të saj kanë për vendet e varfëra si Shqipëria, në statusin e tregut të shitjes për përdorues ose si vende tranzite për trafikimin e saj drejt vendeve të zhvilluara. Shqipëria si vend i varfër, kushtëzon cilësinë e ulët të drogës që përdoret përkundrejt fuqisë blerse të ulët të përdoruesve dhe si e tillë kjo është edhe më vdekjeprurëse për përdoruesit dhe ata që abuzojnë me të.

Rritja e niveleve të përdorimit, e abuzimit me drogën gjatë këtyre viteve flet për programe dhe politika të paqarta të parandalimit të ketij fenomeni nëpërmjet edukimit të të gjithë shoqërisë, pavarsisht nga efektet si prekshmëri individuale ose në nivel familjeje.
Droga është nga ato rreziqe sociale që efektet negative të saj i mbart për gjithë shoqërinë shqiptare, për sot dhe për të ardhmen e saj. Duhet thënë se problemi është i pranishëm më shumë në zonat e mëdha urbane dhe është më i shpeshtë te meshkujt sesa te femrat.
Në ditët e sotme numërohen rreth 30 000 përdorues të drogës në Shqipëri. Situata ndërlikohet kur shteti i së drejtës që duam të ndërtojmë, për shumë kohë mbart:
- Boshllëk ligjor për përdorimin e drogës dhe abuzimin ose trafikimin e saj.
- Mungojnë struktura të organizuara shtetërore për këtë problem si struktura të luftës kundër shpërndarjes dhe trafikimit ose të kurimit të pasojave të saj.
- Forca e aksionit shtetëror ndaj saj është e vakët.

Droga në shoqërinë shqiptare është një plagë e rënde që duhet elemimuar. Shqipëria tashmë ka strategjinë kombëtare antitrafik në të cilën janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të punës për realizimin e parandalimit dhe të trafikimit të drogës. Megjithatë shoqërisë shqiptare i duhet ende nje punë e madhe për të realizuar objektivat dhe angazhimet në luftën kundër drogës e trafikimit të saj.

J@mes - Psikologji.net

__________________
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2010 15:47
J@mes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė J@mes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me J@mes (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė J@mes't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: J@mes Shto J@mes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto J@mes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Droga ne shqiperi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.