Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Haiti,termeti shkakton nje nga katastrofe biblike !!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Haiti,termeti shkakton nje nga katastrofe biblike !!

Tragjedi në Haiti, mbi 100 mijë të vdekur







Goditja ishte 7 ballë e shkallës Rihter dhe bëhet fjalë për tërmetin më të fortë që ka rënë në Haiti gjatë dy shekujve të fundit

Dita e djeshme do të mbahet mend gjatë në historinë e Haitit të varfër. Është dita kur kanë humbur, brenda një kohe të shkurtër, jetën mijëra njerëz dhe vendi është shkatërruar në një masë të jashtëzakonshme.

Presidenti i vendit, Rene Preval, tha se mijëra persona kanë vdekur nën rrënojat e shkaktuara nga katër lëkundje të mëdha tërmeti, që tronditi nga themelet kryeqytetin e vendit. Shefi i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se një dëm të madh ka pësuar edhe misioni i OKB-së dhe rreth 100 anëtarë të stafit të tij janë të vdekur dhe një pjesë ende të pagjetur nën gërmadha. Ishte një goditje shumë e fortë prej 7 ballësh e shkallës Rihter dhe bëhet fjalë për tërmetin më të fortë që ka rënë në Haiti gjatë dy shekujve të fundit. Ky tërmet goditi rëndë kryeqytetin Port-au-Prince. Sipas Kryeministrit të vendit, i cili dha një deklaratë për shtyp, ka mundësi që numri i viktimave të ketë kaluar të 100 mijë vetët. Ndërsa sipas Kryqit të Kuq, mbi 1 milion persona janë prekur drejtpërsëdrejti nga kjo tragjedi, duke mbetur të pastrehë, apo më keq akoma, duke u plagosur rëndë. Mes personave të vrarë është edhe arqipeshkvi katolik i kryeqytetit. Ai është gjetur i vdekur në zyrën e tij, bashkë me disa misionarë. Ndërsa Presidenti i vendit tha se ndër personat e afërt të stafit të tij, shumë prej tyre kishin vdekur. Ai e ka përshkruar situatën në kryeqytetin e vendit si “të paimagjinueshme” dhe ndër të tjera tha: “Parlamenti është shembur.

Zyra e taksave gjithashtu. Shkollat janë rrafshuar me tokën dhe nuk ka as spitale për të çuar të plagosurit. Dhe të gjitha godinat kanë qenë të mbushura me njerëz. Edhe burgu më i madh i kryeqytetit është rrënuar dhe, sipas raportimeve, ka pasur edhe ikje të të burgosurve prej godinës së shembur. Menjëherë pas kësaj tragjedie, gjatë një fjale të mbajtur në Uashington, Presidenti amerikan, Obama, deklaroi se do t’i jepte Haitit një mbështetje të palëkundur për atë që e quajti një “shkatërrim mizor dhe të pakuptueshëm”. Ai urdhëroi një sipërmarrje shumë të shpejtë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish që të jetë e mundur dhe ndihmat e para amerikane do të mbërrijnë në orët e para të së mërkurës. Veç ushqimeve e medikamenteve do të ketë ekipe shpëtimi të specializuar për të nxjerrë njerëzit nga situata të tilla katastrofike.

Tërmeti, që ka goditur një zonë rreth 15 kilometra në jugperëndim të Port-au-Prince, është pasuar nga tre goditje të tjera po aq të fuqishme. Goditja e parë ka ndodhur në orën katër pasdite sipas orës lokale. Menjëherë pas saj, linjat telefonike me vendin dështuan. Zyrtarët e OKB-së thanë se ndër godinat e shembura menjëherë ishte pikërisht godina e tyre. Tashmë vendi ka nevojë për një ndihmë shumë të madhe nga vende dhe agjenci të ndryshme ndërkombëtare, për të shpëtuar ata që mund të kenë mbetur nën rrënoja, për të ndihmuar të plagosurit dhe për të strehuar mijëra njerëz që kanë mbetur pa shtëpi, pa ushqim dhe në mëshirë të fatit. Pritet që shumë vende të nisin menjëherë ndihmat e tyre për të përmirësuar situatën. Të vdekur ka edhe nga trupat paqeruajtëse. Bëhet fjalë për kinezë dhe brazilianë.

G. Shqip

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2010 21:11
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Nderkohe qe lajmi i termetit ka zene tere faqet e para te pothuajse tere gazetave te botes, ne Shqiperi,gazetat qe e kishin dhene kete lajm numerohen me gishtat e dores....ose me thene te drejten lajmin mezi e gjeta vetem tek Gazeta Shqip,qe i kishte dedikuar pak rreshta andej nga faqet e fundit !! Tek gazeta si G. Shqiptare,Panorama,Shekulli e Koha Jone,kete lajm nuk ma zune syte ne asnje cep !!

Vertet kemi dhe ne ne Shqiperi permbytjet tona,po ketu po flitet per QINDERA MIJERA TE VDEKUR !!!! S'arrij ta kuptoj kuptoj sa botengushte me duken shqiptaret ndonjehere e sidomos gazetaret (e redaktoret) qe e kane dhe per detyre te informojne popullsine !! Aq me shume qe bota po behet gjithmone e me globale !!

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2010 21:15
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

50.000 ... 100.000 jane vec numra gazetash neser do jene letra neper koshat e plehrave por trupat neper rruge do ngelen dhe per shume dite. Njerezit perrallisin per 2012 por une nuk shoh diferenca kur flitet per tragjedite.


Shqiperia eshte me te vertete vend me fat, per nje mos-shtet si i yni natyra dhe boll na ka ndihmuar duke mos na rene ne qafe

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2010 10:57
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

cdo fjale e tepert , cdo ngushellim i manget.

per ke jeton ne Itali , ja ku mund jepni ndihmen tuaj:

http://blog.libero.it/joiyce/8274868.html

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2010 22:16
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re capt_d3d9f9cb617c473fb81ef2fde829a816_haiti_earthquake_xre104.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 14 herė.

Duke pare lajmet e fundit mbi termetin qe ra ne Haiti pash kete foto ..

Trupa e viktimave qe levizen nga nje buldazer

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2010 04:27
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SmoKer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SmoKer Shto SmoKer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SmoKer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re wowww.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 12 herė.

dhe kete ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2010 04:29
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SmoKer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SmoKer Shto SmoKer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SmoKer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sunset
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/05/2009
Vendbanimi: ne shpin time
Mesazhe: 117

200.000 te vdekur ka arritur numri eshte nje katastrofe totale,njerzit nga deshperimi jan kthyer violent,( kufomat po varrosen ne varre masive per te evituar perhapjen e epidemive.

__________________
"Life is not measured by the number of breaths we take but by the moments that take our breath away."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2010 17:30
Sunset nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sunset Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sunset (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sunset Shto Sunset nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sunset nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Haiti,termeti shkakton nje nga katastrofe biblike !!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.