Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > C'shije ka liria e vertete?
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

C'shije ka liria e vertete?

Skllaverine tashme e kemi brenda.
Ndergjegja jone eshte bere pronesi e atyre qe kontrollojne mjetet e komunikimit, televizionet, reklamat e qe, dalengadale e me vetedije te plote, perpiqen te bashkojne ne nje te gjitha idealet, te gjitha mendjet me qellimin te vetem fitimin.
Seneca kishte te drejte: mund te humbasesh lirine e trupit, por nuk duhet te humbasesh lirine e shpirtit, te mendjes.. sepse te humbasesh ndergjegjen tende do te thote te humbasesh vetveten. Kishte te drejte. I shikon tani gjithe ato qenie bosh qe vijne verdalle neper qytetet tona, qe arsyetojne, flasin, vishen, sillen ne te njejten menyre. Jane te prangosur me moden, me teknologjine, me kushtet e ofruara nga shoqeria.
A mund te zgjedhesh te jesh i lire? Sigurisht. Por qe te jesh i lire duhet te kesh nje mendje te lire. Nje mendje e lire arrin te qarkulloje ne te gjitha drejtimet e dijes, nuk ka kufij ose me sakte, i kapercen lehtesisht. Te kesh nje mendje te lire do te thote te jesh ti ai qe vendos cilat vlera morale, cilat parime te ndjekesh. Te kesh mundesine per te arsyetuar ne menyre autonome, te kesh nje kendveshtrim tendin, te krijuar prej teje pa ndikime te jashtme.
Natyrisht qe do ishte bukur..
Por me duket se ka nje cmim per te paguar: te shkosh kunder rrymes mund te jete origjinale dhe e guximshme, dakort, por te ben te ndihesh i vetem, i vecuar nga turma. Qe te jesh pjese e shoqerise duhet te ndjekesh rregullat dhe normat e saj, perndryshe marredheniet tona nderpersonale do kapnin shkallet me te uleta, e perjashtimi nga shoqeria do ishte i pashmangshem.
Si i behet? A ia vlen vertete te jesh i lire? A kemi vertete nevoje per kete lloj lirie? Ndonje zgjidhje alternative e jo te dhimbshme? Keni ndonje mendim apo jam e vetmja une qe kam kohe per te humbur?
Edhe nese s'keni, ju mirekuptoj. Stine pushimesh, stine rehati.
Rrofshi qe me lexuat gjithsesi.

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 12:10
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Re: C'shije ka liria e vertete?

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo

kur fillova te lexoj po mendoj ket ta lexoj deri ne fund se mu ngja ca egjate ,po mendoja gjithashtu sa durim kan antaret ta shkruajne e ta mendojn gjithe
e ne fakt ka te bej dhe me teksin qe ke shkruar dhe te shkruash ti gjesh gjithe kto fjale duhet ti kesh dhe mendimet e lira po te mos jesh e qet e mir as mendimet smund ti gjesh kurr se ne nje far menyre te bllokohen permbrenda sje ne gjendje te shprehesh at cfare don
e per tju pergjigjur temes liria normale qe ka shijen e vet dhe ehste e domosdoshme .Po mos te ejsh i lir smund te arrish kurr cfare do ne jet gjithe e ke te veshtire te marresh nje hap shiku qe diku do pendohesh ,po mos ta kesh at lirine e fjales nuk shprehesh kurr.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 13:06
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Eshte e pamundurt te kesh liri te plote kur jeton ne nje komunitet te madh njerezish. Do dali nevoja e krijimit te disa rregullave, ligjeve, kodeve pikerisht per te mbrojtur te drejtat e mia apo te tua. Ty mund te teket te dalesh lakuriq mes rruges, por ja qe kjo bie ne kundershtim me ate qe besoj une. Liria jote cenon lirine time te veprimit, te mendimit, cenon etiken time.
Mund te veshim cfare te duam, por e kemi te nevojshme aprovimin e te tjereve, kjo na shtyn ne krijimin e nje kodi veshjeje qe eshte e pelqyeshme dhe e pranueshme nga te gjithe. Ti po deshe vishu me veshje si te doje qejfi ty, por dhe ti vet nuk do ndjehesh mire se ke nevoje per aprovimin, miratimin, vleresimin e te tjereve. Njeriu nuk jeton dot vetem dhe ka nevoje per miratimin, vleresimin e qenie tjeter te llojit te tij.

Dhe ne nje ishull te vetmuar te jetosh do jesh i detyruar ti pershtatesh ambjetit, apo gjallesave te ndryshme qe mund te ekzistojne atje. Dhe aty zgjedhjet i ke te kufizuara, nuk mund te besh ate qe do.
Nuk mund te kete liri te plot nese te gjithe jemi te ndryshem ne mendime ,ide, deshira dhe si e percepton njeri dicka nuk e percepton tjetri.
Jeta eshte vetem pershtatje. Jeta te ofron mundesi zgjedhjeje dhe ti mund te zgjedhesh ate qe te pershtatet me shume apo e ndjen veten me mire.
Ti mund te vendosesh te besh cfare eshte me e mire per ty, por per aq sa ky veprim nuk cenon lirine e dikujt tjeter. Shkurt, liri te plote nuk ka.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 15:59
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Opinionator
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 25/03/2011
Vendbanimi:
Mesazhe: 131

E kam patur kete dileme per nje kohe shume te gjate. Eksperienca e jetes me mesoi qe eshte e mundur vetem kur arrihet nje balance brenda vetes, per te mos humbur origjinalitetin, por nga ana tjeter edhe per ta shprehur lirine e shpirtit vetem aty ku kuptohet dhe pranohet si shprehet. Mbaj mend qe shoqerise sime iu desh njefare kohe te mesoheshin me mendimet dhe tipin tim, edhe pse nuk kishin takuar me pare dike te tille. Dalengadale mesuan te me pranojne ashtu si jam dhe une e ndiej veten jashtezakonisht te lire te shprehem si i ndiej dhe i mendoj gjerat, edhe pse mund te mos kene te njejtin kendveshtrim. Liria e vertete? Mendoj qe eshte e mundur vetem i mbetesh besnik vetevetes dhe botes tende pavaresisht rrjedhes se jetes. Pershtatja ne shoqeri, ne rregullat e vendit ku jeton apo te grupit me te cilin shoqerohesh ne nje menyre te mencur dhe jo njehesuese eshte e nevojshme per t'i dhene hapesire vetvetes per te marre fryme. Njohja e rregullave te lojes, mentalitetit, gjithmone ndihmon te gjendet rruga per te arritur aty ku do, pa humbur domosdoshmerisht veten gjate procesit dhe pa krijuar konfliktualitet. Gjithnje duke folur nga eksperienca personale, por mund ta kem edhe gabim.

__________________
Passive resistance

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 19:20
Opinionator nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Opinionator Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Opinionator (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Opinionator Shto Opinionator nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Opinionator nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Po me pelqen menyra juaj e te arsyetuarit.
Sipas Deb* jemi ne qe duhet t'i pershtatemi shoqerise dhe ambientit rrethues, duke hequr dore ndoshta dhe nga nje pjese e vetes, me qellim qe te kemi nje bashkejetese me te rehatshme. Eshte normale per dike qe kerkon t'u qendroje larg "problemeve", eshte normale per nje femer normale. Ashtu sic eshte normale per Opinionator te pretendoje qe shoqeria t'i pershtatet rregullave te tij. E ia paska arritur, me siguri shoqeria e tij eshte ndjere "e detyruar" te heqe dore nga disa bindje e parime te perbashketa per te mos humbur nje miqesi te vlefshme.
Duhet te ekzistoje nje kompromis, kudo e kurdohere, nuk i shpeton dot. Por kompromisin duhet ta gjesh me veten tende mbi te gjitha, e kjo me duket pak me e veshtire si pune.

Dylan, ndjese per mendimet e gjata e rrofsh per begenisjen!

Pres mendime kundershtuese.

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 21:15
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bruni22
W la mussa

Regjistruar: 30/04/2008
Vendbanimi: mu ke guri, qe bon xixa
Mesazhe: 1800

Shije te kripur!

Ka me mir?? Joo

__________________
"tie ciu' in pe de mussa che in carru de bo"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 21:22
bruni22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bruni22 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bruni22 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bruni22 Shto bruni22 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bruni22 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Citim:
Po citoj ato që tha bruni22
Shije te kripur!

Ka me mir?? Joo

Bruni22 qenka pergjigjur ne 22.22.. Interesante!

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 21:24
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bruni22
W la mussa

Regjistruar: 30/04/2008
Vendbanimi: mu ke guri, qe bon xixa
Mesazhe: 1800

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo

Bruni22 qenka pergjigjur ne 22.22.. Interesante!

Ma dai! Manco farlo apposta hihihihi

Po jam pergj... Mir pyetjes apo jo ...se edhe deti shije te kripur ka no?

__________________
"tie ciu' in pe de mussa che in carru de bo"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 21:28
bruni22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bruni22 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bruni22 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bruni22 Shto bruni22 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bruni22 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Jo kaq filozofik Brun se s'te ndjek dot

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 21:31
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Opiniatori arrin lirine e tij duke privuar lirine e te tjereve derisa nuk kerkon te ndryshoje dicka tek vetja, kerkon tu imponoje te tjereve ta pelqejne ashtu sic eshte. Ata te jane pershtatur ty, po ti atyre? Liri e nje aneshme do thoja.
Opiniator cfare do te thuash me ti mbetemi besnik vetvetes pavaresisht rrjedhjes se ngjarjeve?
Cik e veshtire duke patur parasysh qe ne vet pa na e kerkuar te tjeret ndryshojme me kohe. Cfare besoja me pare nuk eshte e thene ta besoj ende. Kjo nuk do te thote qe si kam ngel besnik vetvetes, por nuk e njihja veteveten me pare dhe nuk e kisha gjetur tamam ate qe me pershtatej me mire. Njeriu gjithmone zbulon vetveten, zbulon cilesi qe nuk i ka njohur se i ka pat me pare pikerisht ne saje te rrjedhjes se ngjarjeve. Mendimi im ky , gjjithsesi.

Ndryshimi mund te jete pozitiv, ose negativ ne baze te pervojes jetesore personale apo te inflencuar nga te tjeret.
Te kerkosh te ndryshosh eshte gjithashtu nje forme te shprehuri te lirise. Te qenurit besnik i vetvetes, botes tende eshte si te qendrosh brenda guackesh tende ku gjen qetesi e ke frike te dalesh se mos tjetersohesh. Kjo te jep me shume ndjenjen e skllaverise se lirise.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2011 21:38
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > C'shije ka liria e vertete?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.