gosacameria
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 28/12/2003
Vendbanimi: barcelona espańa
Mesazhe: 118
|
Citim: Po citoj ato që tha NYCgirl
Gocacameria, do mundohem t'i pergjigjem pyetjeve tuaja, edhe pse eshte e veshtire te kuptosh mesazhin tuaj (per arsye te gjuhes........lol)
Me analizen qe bera me siper, me duket se solla disa fakte per te pare se si Perandoria Otomane - Islamike ndikoi ne fatin e Shqiperise ne Ballkan. Nqs nuk e shikoni si fatkeqesi atehere jeni te verber.
Nuk e di se ku gjetet nje shembull me siper ku kam mbrojtur greket. Meqe ra fjala, po sjell nje shembull persa i perket historise se Greqise. Gjate levizjes se pavaresise per Greqine, greket e Fanarit (Konstandinopolit) ishin kunder pavaresise se Greqise. Fanariotet, gjate perandorise Otomane kishin pozita shume te mira, ata merreshin me tregeti (Perandorina ngaqe nuk kishte anije, perdori anijet greke,) gjithashtu fanariotet sherbenin si ambasadore meqe ishin me te afte nga ana diplomatike. Dhe se fundi, ata ishin te vetmit qe mund te paguanin taksat e renda per te qene ne krye te Patriarkanes. Keshtu qe nuk u interesonte pavaresia e Greqise. Ishin greket e Ballkanit ata qe luftuan per pavaresi.
Edhe sot, ne kundershtim me steriotipet shqiptare, greket vazhdojne te shikojne me dyshim Patriarkanen e Konstandinopolit dhe i vene fajin per pushtimin e gjate te Turqise.
Ky shembull u soll per t'i pergjigjur asaj pyetjes qe mbroj grekerit apo jo.
Te kthehemi serish te pyetja juaj; ju duket e cuditshme qe i shoh turqit me aq urrejtje...........????
Sic e thash me siper, Shqiperia ishte e organizuar ne fise, dhe ne nje aspekt me te gjere, kudo ne Europe para Renaissance/ Rilindjes, vendet europiane ishin nen tutelen e familjeve te medha, per shembull Medicis. Familje te cilat ne bashkepunim me institucionet fetare (Vatikani, apo Kisha Anglikane) sundonin Europen. Rilindja ne Europe jo vetem sherbeu si drite per te dale nga vitet e erreta te mesjetes, por gjithashtu sherbeu si vegel per te rritur ndergjegjen kombetare te popujve europine dhe per te hedhur themelet e nocionit komb, dhe integriteti territorial i tij.
Keshtu qe ne 1648 u vendos Traktati i Westphalise, sipas te cilit u krijuan shtete sovrane me institucione sekulare/laike. Ishte filozofi francez Jean Bodin qe ndikoi ne formulimin e ideve te Traktatit: "Sovereignity is the absolute and perpetual power vested in the commonwealth. It resides not in an individual (family) but in the state; thus is perpetual."
Dhe dicka tjeter, traktati i Westphalise i krijua ne baze te sistemit e te shteteve ne Greqi 400 b.c.
Gjate kohes kur zhvillime te tilla po beheshin ne Europe, Ballkani dhe Shqiperia ne vecanti u lane ne erresire nen pushtimin otoman. Po them ne vecanti Shqiperia vuajti me shume, sepse nuk na u dha mundesia e nje evolucioni te nocionit komb. Vertete Greqia gjithashtu ishte nen tutelen otomane, por mos te harrojme se ata i kishin formuluar keto nocione shume me perpara se Westphalia.
Keshtu, shqiptaret vazhduan te jetonin ne fise, kryet e te cileve nuk mendonin per fatin e Shqiperise, por per pushtetin dhe fuqine e tyre.
Per mua, ky eshte nje nga krimet me te medhaja te perandorise Otomane, qe na zhveshi nga e drejta e evolucionit kombetar. Per me teper, sic e kam thene dhe me siper, perandoria otomane ishte perandori islamike, ku fjala ethnicitet ose komb nuk kishte vlere.
Konsekuencat e atij pushtimi vazhdojme t'i vuajme dhe sot. Sistemi totalitar i Enver Hoxhes u be i mundur pikerisht per shkak te prapambetjes sone si komb.
Persa i perket "kalit te Trojes," po ua them dhe njehere qe ajo analogji eshte shume e varfer. Lufta e Trojes ishte nje lufte midis nen-shteteve greke, dhe pas 10 vjet lufte, u lodhen dhe i rane shkurt muhabetit (nuk dua te zgjatem me detaje historike.)
Persa i perket Kroacise, as nuk e kam idene per cfare e keni fjalen dhe ku hyn ne kete diskutim. Nqs doni fakte historike per Kroacine, me besoni, njoh me kile. Por nuk me duket se ka lidhje me Shqiperine.
Dhe kur te me sillni shembuj se si ndikon Greqia ne politiken e brendshme te Shqiperise, politike e cila eshte e karakterizuar nga korrupsioni dhe deshira per te fituar per veten dhe jo per kombin .... kur te me sillni shembuj, atehere do ju jap pergjigje.
Me ne fund, fatkeqesia me e madhe e shqiptareve eshte ........... injoranca.
pershendetje,
sa per gjuhen mos ma ve re se nuk jam nga ato qe kane mbaruar tre universitete<'< por thjesht nje person me 8 klase te cilet e kam mare me pula,,,
sa per turkun un nuk jam i verber,por e pranova qe na ka pushtuar, por se besoj qe turku e ka fajin se skemi18 ore drita,,, moj te keqen naic girl,,,,, por se besoj se me kthimin e fese, nuk do te thote qe u beme te paditur, por jemi po ato persona,
desha me te thene se parlmamenti shqiptar nuk fuksionon as kurani, as nga bibla, mor te keqen nayc girl,, pra nuk fuksionon sipas ligjet e kuranit, por fuksionon nga disa deputet, te cilet perfaqesojne popullin ,,
mbase ty te vjen ne mend se popullsia e shqiperise eshte musluman, dhe prandaj na shikojne me sy te keq,,,, un them se kjo nuk ndikon fare, sespe ne shqiperi tani per tani, eshte nje president
te permenda kroacin per ekonomin qe po arrin edhe pse doli nga nje lufte,,, se mund te permendja edhe rumanine o shtetet e tjera qe dolen nga komunizmi,, prandaj dhe ska nevoje per historine e saj, <<<<<
politika e grekut eshte ajo qe kuvendi i shqiperise nuk po pranon rezeluten per camerine,
ajo politike e grekut eshte qe po pengon me 5 cisterna nafte te cilet i ka vendosur ne port,, te cilet pengon koridorine 8 , <<<
nayc girl per injorancen, kur e pranoni ju qe jeni
per trojanin
besoj se edhe para 97 nuk ishim me mire se tani<<<<
ndersa per fene katolike eshte edhe pergjigjja dhe per ty, siper, se parlamenti nuk fuksionon nga kurani,,, dhe kryeminstri nuk eshte musluman , pra nuk ndikon per keq;;;
__________________
sa mire eshte te jesh shqiptar,,,,,
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|