Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Gishta qe dridhen Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Lekura

U zgjua nga gjumi i mbytur ne djerse. Dihatja e shpeshte thyente qetesine e varit qe ndjeheshe ne dhome. U ngrit nga krevati dhe vuri doren ne gjoks. Nje cope prej lekures se gjoksit i mbeti ne dore. Syte u zmadhuan nga habia dhe erresira duke u perpjekur te shohin me qarte. Ishte vertet lekura e tij. I hutuar veshtroi copen e lekures per disa sekonda. Truri me ne fund u zgjua dhe filloi te punoje. Nuk ndjente dhimbje, nuk kishte gjakderdhje, duart nuk po dridheshin. Gjysem i paralizuar nga frika hodhi shikimin mbi krahe. Edhe atje lekura mungonte ne disa vende. "Filloi" mendoi dhe duke mbledhur te gjitha forcat u ngrit te ndeze driten. Me hap ate ngadalte ju afrua pasqyres. Duke ecur ndjente lekuren tek ndahej prej trupit dhe zinte vend ne dysheme. Ne nje moment shtangu. Ishte ide e mire te shihte veten ne ate faze? Tundi koken. “Me e keqja ka kaluar” mendoi dhe hodhi veshtrimin ne pasqyre. Fytyra po i deformohej dhe nuk mund te gjente me asnje detaj te fytyres se vet. Lekura qe i kishte mbetur dukej e bardhe dhe pa jete. "Nuk e dija qe isha kaq i dobet" tha vetes ne pasqyre. Cuditerisht kete radhe nuk ndjente dhimbje, bile nuk ishte as i frikesuar. Vetem frymemarja ishte me e shpeshte se zakonisht dhe ndihej shume i etur. Kapi goten dhe hapi rubinetin. Tani dhe duart ishin zhveshur komplet. Mbushi goten me uje dhe e rrekelleu me nxitim. Vendosi goten serisht mbi lavaman. Asnje shenje gjaku. Ne mendje i erdhi hera e pare kur kishte ndodhur. Te dridhurat, dhimbjet, gjaku qe skuqte carcafet, te thirrurat dhe te qarat.Mendimet e ben te renqethej. Ndersa kete here gjithcka ishte ndryshe. . .

Qendroi ne kembe me sy mbyllur. Per disa minuta ose ndoshta per disa ore. Kush e di? Te pakten perceptimi i kohes nuk kishte ndryshuar, tamam si atehere. Hapi syte. Ngriti duart lart dhe pa lekuren e re tek formohej. Gishtat, krahet, kembet, gjoksi filluan te vishen serisht dhe mishi I kuq I muskujve ngadale filloi te fshihej mbas te bardhes se lekures se re qe po formohej. Doli para pasqyres perseri. Fytyra po krijohej me nga dale. Gjithcka kishte mbaruar ne disa minuta ose ne disa ore, njesoj si atehere. U afrua me shume pasqyres dhe filloi te shihte veten me kujdes. Mollezat ishin ndryshe, nofullat dukeshin me te fuqishme, flegrat e hundes me te hapura, buzet ishin me te trasha, por te plasura ne disa vende. Vetem syte ishin te njejtet kerkues dhe zhibrues sy. Ishte perseri ai, por … ndryshe, jo si ai me pare. Tani mund te shkonte ne krevat serisht dhe te shtrihej I qete ne pritje te se nesermes.

Ne ato dy hapa bishti i syrit i kapi dritaren. Ishte e hapur. U afrua dhe nxorri koken jashte duke veshtruar rreth e rrotull. Mos ndoshta dikush … ? Jo! Jashte asnje fryme njeriu. Ndoshta me mire keshtu.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2008 00:06
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Bukur, ingboy. Ka momente qe njeriu zgjohet nga endrra te trishtueshme, te cilat ndoshta jane nje shenje e mire per te nesermen. Kenaqesi e vecante te te lexosh keto mendime dridheruese vertet.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2008 01:05
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

nga jashte ndihen zerat e femijeve qe pershendesin njeri tjeterin dhe vijne ne shtepi vjen dhe ti me floket e laguar nga djersa me bluzen tende te preferuar me numrin 99 dhe me topin ne dore me afrohesh afer dhe me shikon drejt e ne sy me ato syte e tu te bukur njeri jeshil e tjetir kaf .

Ndiej eren tende te djerses nga loja qe ke bere je skuqur ne fytyre por  papritur nga fytyra jote iken ai gezimi feminor e me tek me shef me thua "hai pianto mamma cose c'é stai male" ndiej ne zerin tend shqetesim dhe per disa caste mallkoj vete qe ti me shikon ne kete gjendej dhe mundohem te them me nje buzeqeshje fallco "non ho niente sto bene " .Ti  me  afrohesh afer e me perqafon fort ndien zemren tende te vogel qe rref shpejt dhe ndiej duart e tua qe me rrethoje ne shtrengojne sikur duan te me mbrojne nga cdo e keqe .

Po si mundte me mbrosh ti kur une nuk mbroj dot veten time? Ti e shtrengoj fort dhe cdo gje mezitja trishtimi lotet ikin larg ti me ardhjen tende me perqafimin tend sjell shpresen me shtrengon dhe me thua"mamma il mio fratellino č nel cielo e vero ?" nuk dua te qaj por te them  me nje ze qe ka dhimbje e merzitje"si amore e nel cielo insieme ai angeli " nuk e di pse por ne te njejten kohe te dy ngrejme koken lart ne qiell imagjinoj qe ne syte e tu lexoj shume pyetje e pergjigje ndoshta nuk gjen dot tani sepse je shume i vogel per te kuptuar dhe ne syte e mi ka vetem nje pyetje "PSE "???? .

Rrime te perqafuar disa caste dhe shkojme drejt shtepise ti me shtrengon doren sikur kerkon te me thuash qe sjam vetem ...dhe une e ndiej qe sjam me  vetem skam qene asnjeher vetem .....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2008 22:03
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vajze_korcare
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/09/2008
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 44

sikur te shihje gishtat qe dridhen. sikur te ti tregoja mes shkrimit. sikur te te dergoja nje leter te shkruar, jo te shtypur. ja hedh fajin kafeines qe eshte bere element i gjakut.
pleqeria nuk me ka rrembyer gishtat, as zemren. gishti i unazes ende bosh. nje nga gishtat me kryenec qe kam. priste vec zgjidhjen tende.
duart ne pozicion lutjeje, mbulojne dridhjen. asnjehere nuk t'u merzita

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2008 21:50
vajze_korcare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vajze_korcare Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vajze_korcare (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vajze_korcare Shto vajze_korcare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vajze_korcare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

shikoj keto foto te vjetersuar nga vitet nje vajze me floke te shkurtera bionde nje fustan ngjyre jeshile e celet me sandalet e bardha mershini me  geta te bardha  dhe nje canten boje kafe ne dore  tek shikon  e frikesuar si nje zog ne kafaz e duket  duket sikur nga casti ne cast do qaje ... lexoj mbrapa ;

1/09/1979  Dita e pare e shkolles per V....    eh sa vite kane kaluar nga ajo dite sa gjera kane ndodhur ....sa kujtime te bukura te hidhura .... dita e pare e shkolles me gishtat qe me dridhen nga malli prek kete foto dhe shikoj perreth jam vetem me kujtimet e mia....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2008 21:54
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vajze_korcare
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/09/2008
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 44

BIONDIA

cudi? si dy njerez ne 2 bote ndryshme, bejne te njejten gje. dhe une duke pare foton time, diten e pare te kopshtit. e mbaj afer kompjuterit. dukem si trumcak i trembur, po e lezetshme

M.J. - inicialet ne gurkashken e bardhe. nje tufe trendafilash me te medhenj se c'jam vete. duke i zgjatur doren gjyshit qe mos me linte vetem...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2008 22:03
vajze_korcare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vajze_korcare Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vajze_korcare (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vajze_korcare Shto vajze_korcare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vajze_korcare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha vajze_korcare
BIONDIA

cudi? si dy njerez ne 2 bote ndryshme, bejne te njejten gje. dhe une duke pare foton time, diten e pare te kopshtit. e mbaj afer kompjuterit. dukem si trumcak i trembur, po e lezetshme

M.J. - inicialet ne gurkashken e bardhe. nje tufe trendafilash me te medhenj se c'jam vete. duke i zgjatur doren gjyshit qe mos me linte vetem...



 

ah se di  vajza -korcare eshte hera e dyte qe me ndoth kjo gje ne kete forum nje dite ve nje kenge ne forum  dhe po te njejten kenge me nje antare (cecilia)  po e degjonin njekohesisht dhe sot  Ju ..... sdi cte them ndoshta rastesi ..ndoshta  jeta eshte shume e cuditshme nganjeher

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2008 22:21
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

....eshte perseri nate ! Sa e urrej naten urrrej kete heshtje  qe bie me ardhjen tende  te gjithe flene degjohet vetem era e ftohte dhe here pas here klithma e nje kukumjacke qe ka dite qe qan ,kendon as vete se di si ta quaj.Kur e degjoj me rrenqethet mishi me kujtohet theniet e gjysheve qe kur qan kukumjacka sjell vdekje ...qesh eshte hera e pare qe kjo fjale sme frikson .Vashdoj te rri zgjuar e perpiqem e humb mendjen ,ta lodh kete mendje dhe pse jo sa do te doja ta fshija kete mendje o te kisha nje tjeter rezerve qe ne keto caste trishtimi ta nderroja me nje tjeter me optimiste .Ndiej ftohte nje te ftohte qe me pershkron gjithe trupin shtrengoj rreth vetes kete shall te ngrohte qe kam mbi supe dhe ndiej nje ere te mire qe me perkedhel hundet nje ere qe diku e kam degjuar por sme kujtohet mbyll syte dhe ne erresire ne heshtje kujtoj kete profum kete ......per nje moment nga mendja ime e lodhur dalin keto kujtime kaq te largeta por kaq te fresketa dhe ....me ne syte e mi shikoj kete shall ne vitirine dhe ne te dy qe ecim perkrah me duart te lidhura mua me ngelin syte tek ky shall ti me shikon dhe me terheq brenda dyqanit dhe ma dhuron me mbeshtjell me kete shall dhe me thua ngadale me ate zerin tend(cuditerisht se kujtoj dot ) " kudo qe te jesh me kedo qe te jesh kur te kesh ftohte e asgje nuk arrin te ngrohe mbeshtillu me kete shall une do jem aty e do te ngroh me frymen time" dhe une qe i hodha profumin tend qe te kujtoja gjithmon  gjithmon ...e  nga syte e mi dalin disa pika lot dhe ndiej qe skam me ftohte ndiej qe sjam me vetem ndiej qe ....kukumjacka ka pushur se qari dhe une fshij ngadale lotet rri ngrohtesia e tij me ben te kujtoj se duhet te ndez driten e te shkoj te fle ... e mbeshtjelle me kete shall me keto kujtime...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2008 22:20
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vajze_korcare
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/09/2008
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 44

sforcim

luaj me duart, qe te mos me shohesh gishtat qe dridhen. intimidohem dhe une, nganjehere... ne te rralle...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2008 22:56
vajze_korcare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vajze_korcare Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vajze_korcare (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vajze_korcare Shto vajze_korcare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vajze_korcare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Kete here isha fokusuar i gjithi pas thonjte e mi te duarve te cilet kohe me pare i kisha perdorur per te grisur masken e fundit te zbuluar mes buzeqeshje te mija. Copa te vogla kishin mbetur atje-ketu ne disa prej thonjve te miedhe pse ishte bere me se nje muaj. Shkova ne lavaman dhe fillova ti laj duart sikur te kisha prekur nje kufome qe mbarte nje semundje vdekjeprurese. I ferkova dhe i ferkova thonjte derisa gishtat filluan te gjakosen dhe te djegin nga sapuni. Me ne fund i shpelava me ujin e rrjedhshem qe me solli disi ne vete. Valle pse kete radhe me kishte bere kaq pershtypje? Nuk ishte hera e pare qe nje maske e vene me vetedije ne fytyre, ne nje menyre akoma te pazbuluar, kishte ardhur ne jete duke dashur te behej pjese e fytyres sime perjetesisht. Nje maske si cdo te tjerat qe per arsye qe as vete nuk e di ishte perdorur per te arritur nje qellim te cilin sinqerisht as vete nuk e di. Eh sa te tilla perdor cdo dite, valle si mund te mbaj mend dicka te tile. Njeriu nuk eshte makine. Jeta ndonjehere na kerkon te jemi te tille dhe ne per te mundur te ecur perpara duhet te veme nje maske te tille ne fytyre. Nje maske qe nuk perfaqeson ate qe jemi ne, por ate qe duhet te jemi per momentin.

Por kete here gjithcka ishte ndryshe. Maska qe duhet te cirrja me aq dhimbje nga fytyra si duket kishte kohe qe ishte bere pjese e fytyres sime. Se pari mu desh te germoja jashtezakonisht thelle brenda vetes per te zbuluar qe ajo ishte nje maske dhe se dyti mundi dhe dhimbja qe shkaktoi kur e hoqa ishte vertet e pakrahasueshme. Cfare duhet te beje njeriu valle kur zbulon dicka te tille ne vetvete? Kur ben nje zbulim aq te frikshem sa trondit gjithcka deri ne themel? Te them te drejten mendoj qe hapi i pare duhet te jete te perpiqesh te shkulesh pa u menduar gjate nga vetja per te evituar deme te metejshme. Hap te cilin i udhehequr nga pervoja e bera pa u menduar dyhere. Ne fakt sic e permenda me lart, e mendova qe do te ishte vetem nje proces rrutine te cilin e kisha bere mjaf here, por kete here ishte ndryshe. Mbasi nje udhetimi te lodhshem i cili zbuloi nje te plasaritur te vogel ku maska nuk ishte asimiluar prej fytyres akoma dhe pa asnje mendyshje ngjesha thonjte e dores se majte dhe fillova te terheq. Ne fillim nuk ndodhi asgje, por pas disa impulseje force ndjeva te plasarituren te zmadhohej me teper, gjithashtu bashke me te gjaku buciti nga te dyja anet e te cares. Dhimbja me beri gati te humbas per nje moment, por ngjyra e gjakut me solli disi ne vete. Tashme dhimbja dhe inati i shtuan perpjekjet e mija njeqindfish dhe duke ngulcuar nga dhimbja fillova te shkund te gjithe trupin nga forca e ushtruar per te hequr cdo cope te asaj maske te poshter qe po me nxinte jeten.

Ngadale por duke perparuar arriuta ta ndaj masken dallueshem, prej fytyres sime. Nuk e di se si, por kjo maske kishte depertuar aq thelle sa duke shkulur ate copa prej fytyres sime filluan te bien ne toke te skuqura nga gjaku. Por nuk kishte zgjidhje tjeter, nuk egzsitonte nje menyre "me pak e dhunshme" per te bere dicka te tille. Maska duhej hequr nga fytyra ime me cdo kusht. Se si kishte mbijetuar kaq gjate duke kaluar nje pas nje cdo kontroll te castit apo ata te imet qe i bej vetes ne menyre te rregullt pikerisht per kete arsye, nuk e kuptoj. Ndoshta... Jo nuk ka mundesi. E di qe sistemi i kontrollit nuk eshte perfekt, por duhet te kuptoja qe kishte dicka qe nuk shkonte, nje llambe e kuqe alarmi duhet te ishte ndezur diku. Valle qe nga zanafilla e krijimit te ketij lloj sistemi kjo lloj maske ishte fshehur me qellim prej krijuesit ( qe te mos ngaterrohemi, krijuesi ne kete rast jam une ), per te mos u zbuluar? Apo ndoshta kam menduar qe dicka e tille vertet qe ja vlen te mbahet dhe e kam fshire komplet nga cdo lloj dokumentimi i te kaluares? Apo eshte thjesht nje rastesi e cuditshme e gjithe kjo histori? Ndoshta... nuk kam per ditur kurre te verteten mbi prejardhjen dhe arsyen mbrapa kesaj maske qe me kushtoi aq shume. Ne gjunje, duke luftuar me cdo force qe me kishte mbetur ne trup, kuptova qe duhet te mbaroja "operacionin" me nje levizje te fundit ose cdo sakrifice e bere deri tani do te ishte bere me kot. Nqs do te lija masken ashtu pergjysem ne fytyre edhe kur plaget te sheroheshin do te ishta vetem nje moster me dyfytyra qe edhe nena natyre do ta mohonte. Ndalova se terhequri dhe mora fryme thelle disa here. Gishtat me ishin lodhur, dhimbja ishte gati e pamundur per tu perballuar dhe forcat po me linin. Kafshova buzen, thirra me te madhe dhe i dhashe duarve perposhte me sa fuqi qe kisha. Dhimbja me beri te humbas ndenjat. Nuk e di sa kohe qendrova ashtu mes kesaj bote dhe asaj pertej. Me ne fund vullneti apo fati im vendosen qe te hap syte. Gjeja e pare qe pashe ishte maska e thyer qe akoma e shtrengoja ne dore. "Fitore" mendova dhe bera te buzeqesh, por cuditerisht nuk ndjeva gjysmen e fytyres te me pergjigjej. I tmerruar kembadorazi dola para pasqyers. Gjysma e fytyres ishte shperfytyruar komplet dhe asnje detaj qe me perfaqesonte mua nuk mund te dallohej.

Sot, kur i gjymtuar nga e kaluara ime eci rrugeve nuk mund te shoh njerzit ne sy. I turperuar nga vetja eci dhe ndjej shikimet e kalimtareve te me nxehin majat e vesheve. Me duket sikur thjesht duke me pare do te mund te kuptojne cfare ndodhi me mua dhe instikti i pare me thote te vrapoj dhe te strukem ne ndonje skute te erret larg prej cdo fryme njeriu, por arsyeja qe me mban te eci drejt eshte fakti qe dikush si une nuk e meriton dicka te tille. Pasiguria, pakujdesia apo shpirtvogelsia ime e dikurshme u rikthye per te me goditur dhe me kushtoi gjysmen e fytyres sime. Ndeshkimi apo vendimi i duhur eshte vazhdimi i udhetimit te nisur me kete gjymtim te dhimbshem qe duhet te mbart mbi vete derisa te kem fuqi te ec.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Modifikuar nga ingmetalboy datė 22/12/2008 ora 08:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2008 08:17
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Gishta qe dridhen

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.