Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia e vjeter shqiptare > Marin Barleti > Kush eshte Marin Barleti
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Kush eshte Marin Barleti

Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy".
vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut„ autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.
Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.
Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Janar 2003 16:12
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

just thinking...

perse shkrimtaret e letersise se vjeter shqipe jane te gjithe prifterinj?

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2003 23:52
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dijedon
Anetar i ri

Regjistruar: 26/11/2003
Vendbanimi: Suedi
Mesazhe: 26

Pas kapitullimit romak para hordhive gjermane, nje kohe e erret erdhi sa i perket fushes se letersise ne mbare Evropen. Vetem nepermes prifterinjte kujtimi dhe trashigimia e Romes dhe Greqise u ruajt. Ne ato kohera shumica e popullit, te te gjithe Evropes, ishin analfabet. Kishte ca intelektual, shkencetar, por ishin te paket! Pos prifterinjte ishin fisniket qe ishin te mesuar. Kjo vlen per mbare Evropen dhe jo vetem per neve!

__________________
Jam shqiptar dhe krenar!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2003 23:09
Dijedon nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dijedon Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dijedon (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dijedon Shto Dijedon nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dijedon nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Marin Barleti!

Marin Barleti (rreth 1460- 1512). Humanist i njohur, historian, i pari autor i njohur dhe nje nga me te medhenjte e letersise se vjeter shqiptare. U lind ne Shkoder dhe per jeten e tij dihet shume pak. Ka jetuar ne mergim si prift ne trevat venedikase, ku dhe plotesoi kulturen e tij humaniste dhe u be nje njohes i thelle i letersise klasike dhe gjuhes latine, me te cilen shkruajti veprat e tij. Prej Barletit njihen tri vepra, "Rrethimi i Shkodres", "Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut" dhe "Shkurtore e jetes se papeve dhe perandoreve".

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2004 07:54
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Marin Barleti (... - ...) - Skėnderbeu...

Në bibliografinë I, "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" gjejmë materiale të ndryshme që lidhen me Skënderbeun, dhe sidomos me librat e Marin Barletit, i cili është edhe historiani dhe kronisti më i saktë i figurës së heroit kombëtar të shqiptarëve. Vepra 'Historia de vita et gestis Skanderbegi, epirotarvm principis (1508-10)' (Historia për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, princit të epirotëve) është përveç 'Rrethimi i Shkodrës' (De Obsidione Scodrensi, 1504) një prej veprave mbi të cilën janë referuar shpeshherë historianët. Lidhur me autorin, jetën dhe veprën e tij, nuk kemi mundur akoma të grumbullojmë materiale sinjifikative, por në pritje të një kompletimi të të dhënave për të, dhe citimit të veprave të tij, qoftë lidhur me veprën "Rrethimi i Shkodrës" apo vepra të tjera, po publikojmë këtu shkrimin "Skënderbeu" nga vëllimi "Historia e heronjve" të baronit danez Ludvig Holberg (1684-1754). Ludvig Holberg kujtohet për veprat e tij komike e teatrale, por edhe si historian e filozof iluminist. Është një personalitet i letrave daneze, shkrimtar danez i lindur në Norvegji, në kohën kur Norvegjia i përkiste mbretërisë së Danimarkës. Ai e mbyll shkrimin e tij me fjalët: "Me një fjalë mund të thuhet: Skënderbeu ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori."

Skënderbeu - nga Ludvig Holberg
[Përshtatur në shqip prej një danishteje të vjetër nga Arben Çokaj]

Dikur para pushtimit të Konstandinopolit dhe rënies së principatave lindore, qeveriste në Epir një prijës me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katër djem, ku më i riu quhej Gjergj, heroi, jetën e të cilit do përshkruaj...
Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse të gjitha vendet rreth Greqisë, iu desh edhe Gjon Kastriotit të nënshtrohej dhe të japë peng birin e tij Gjergjin së bashku me vëllezërit e tij. Murati i bëri ata synet sipas mënyrës turke dhe Gjergjit i dha menjëherë një emër tjetër, pikërisht Skënderbeg, që do të thotë Aleksandri i madh, ku tregohet, se çfarë përshtypjeje kishte krijuar ai për këtë epiriot të ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mësoi në fëmijërinë e tij me një shpejtësi të admirueshme shkenca dhe gjuhë të ndryshme, çuditërisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak më tepër në moshë la të kuptojë se s'kishte dëshirë më të vogël për të nxënë ushtrimet ushtarake, kështu që i dha Sulltanit sinjale të tilla dhe ai e bëri atë menjëherë Sanxhak, që ka vlerë thuajse të barabartë me një Pasha. Në moshën 19-vjeçare ai ndoqi luftën në Azi, dhe pas një kohe të shkurtër atij iu dha komanda e një ushtrie; nga ku ai provoi të tregonte një guxim e kurajo të tillë, saqë emri i tij u bë i njohur gjithkund.
Kur ai pas shumë fitoreve u kthye përsëri në Adrianopol, ku ishtë selia e Sulltanit turk, u bë një dyluftim krenarie nga një shqiptar, i cili për t'i lënë njerëzit të shihnin fuqinë dhe burrërinë e tij, sfidoi një nga njerëzit e Sulltanit. Por askush s'kishte dëshirë të kishte të bënte me këtë shqiptar të egër, përjashto Skënderbeun, i cili guxoi të shkonte, dhe me lehtësi fitoi në këtë beteje të madhe.

...(pas dezertimit të Skënderbeut dhe dështimit të osmanëve herë pas here)...

E gjithë bota po çuditej për fuqinë e Turqisë, që kaq shpesh e kishte tronditur Evropën dhe Azinë, të thyhej nga një provincë e vogël; një shembull i çuditshëm se si cilësitë dhe zotësitë e një njeriu, të një vendi të vetëm mund të bënin. Murati e vuri re tani se çfarë rëndësie kishte fakti që Skënderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftën në një mënyrë tjetër, që s'e kishte bërë më parë, dhe krijoi idenë se në personin e Skënderbeut ai kishte të bënte me të gjithë krishtërimin dhe njëkohësisht Persinë, në mënyrë që të mos ishte vetëm e nevojshme të krijonte një ushtri të madhe, por edhe ta drejtonte atë vetë.

... Kur Skënderbeu ishte pranë vdekjes, shtrirë dhe me temperaturë të lartë, ndodhi një sulm i ri turk. U hodh përpjetë nga krevati dhe deshi të armatosej përsëri sipas zakonit, por pafuqia s'e la ta bënte diçka të tillë, prandaj dhe u shtri në krevat dhe vdiq pak kohë më pas. Mund të thuhet për këtë burrë, se ai ishte heroi më i madh, dhe askush, as në historinë e vjetër dhe as në atë të re nuk mund të krahasohet me të. Pasi asgjë nuk është më e çuditshme se sa të shohësh një princ të vogël me një grusht njerëzisht të drejtojë luftën kundër dy monarkëve, nga të cilët Persia, Egjipti dhe e gjithë Evropa u dridhën dhe u tmerruan. Ai i shkatërroi plotësisht 20 ushtri të fuqishme, vetë shumicën e komandantëve dhe luftëtarëve, që e sfiduan atë, me dorën e vet. Dhe shkruesit e kohës dëshmojnë, se në këto konflikte ai ka vrarë rreth 3000 vetë me shpatën e tij, gjë që është më shumë se ç'mund të thuhet për çdo njeri tjetër mbi tokë. Zotësia dhe burrëria e tij u shoqërua nga mëshira dhe butësia. Ai kishte një zell të veçantë për besimin kristian dhe kjo duket nga të gjithe letrat e tij, se ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftëtari i Krishtit. Historia e tij është përshkruar nga shumë, por e përkryer është historia e një epirioti, Marin Barletit, në 13 vëllime, të cilët unë i kam ndjekur nga afër. I njëjti Barlet dëshmon se qëkur turqit e pushtuan atë qytet, ku ai ishte i varrosur, nxorrën eshtrat e tij nga varri e i ndanë copa-copa dhe i përdorën ato si relike të shenjta duke i varur rreth qafës e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte më pas.

Me një fjalë mund të thuhet: Skënderbeu ishte luftëtari, prijësi dhe njëkohësisht heroi më i madh në histori.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Gusht 2005 02:56
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Barleti (Marin) dhe Humanistėt Shqiptare:

Marin Barleti

(rreth 1460 - 1512-13)

Humanist i shquar, historian, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare. Për jetën e tij dihet fort pak. Lindi në Shkodër, përjetoi, ende i parritur, rrethimin e parë osman të qytetit, ndërsa në rrethimin e dytë, më 1478-79, mori pjesë me armë në dorë në mbrojtjen e vendlindjes. Pas rënies së Shkodrës jetoi në mërgim si prift në trevat venedikase. Këtu plotësoi kulturën e tij humaniste dhe u bë një njohës i thellë i letërsisë klasike dhe i gjuhës latine, në të cilën shkruajti veprat e veta. Në mjedisin e të mërguarve të shumtë shqiptarë, mjaft nga të cilët kishin qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, fitoi njohuri të gjera për epokën e heroit dhe luftën e madhe të popullit shqiptar për liri, të cilat i zgjeroi edhe me të dhënat e literaturës.


Prej Marin Barletit njihen tri vepra; Rrethimi i Shkodrës (De obsidione Scodrensi, Venedik 1504) jep historinë dramatike të luftës për jetë a vdekje të banorëve të qytetit të rrethuar për një vit nga osmanët. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta si dhe të pjesëmarrësve të tjerë, libri jep një tregim të saktë të ngjarjeve politike-ushtarake, por sidomos të aspektit të brendshëm, të vetëdijes së lartë patriotike të banorëve të qytetit. Vepra pati tre ribotime latinisht dhe 5 përkthime në gjuhë të tjera.

Vepra madhore e Marin Barleti është Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi, Romë midis 1508 dhe 1510). Ajo e tregon autorin si një shkrimtar të nivelit të lartë dhe si historian që përpiqet të ndërtojë kuadrin e saktë të jetës së heroit dhe, me gjithë vështirësitë objektive për të siguruar burimet, jep njohuri të gjera për «Ç'ka ngjarë në shek.XV dhe çfarë zhvillimi ka pasur në atë kohë shoqëria jonë, fshatarësia shqiptare, jo vetëm nga ana historike, por edhe nga ana kulturore, ekonomike dhe drejtime të tjera».

Shkurtore e jetës së papëve dhe perandorëve (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venedik 1553) është vepra e vetme e Marin Barleti që nuk ka të bëjë me historinë Shqiptare, përveç parafjalës-kushtesë për Pjetër Engjëllin, një nga bashkëluftëtarët kryesorë të Skënderbeut, i cili e pat nxitur dhe ndihmuar autorin në punën e tij. Vepra i përket Marin Barleti vetëm për pjesën që arrin deri në vitin 1512, kurse vazhdimi është prej një dore tjetër. Është pikërisht kjo datë që na lejon të caktojmë datën e vdekjes së Barletit rreth këtij viti.

Pavarësisht nga një varg dobësish që janë karakteristike në përgjithësi për historiografinë humaniste, siç është fryma panegjirike, fjalimet ekzaltuese që u vihen në gojë heronjve, imitimi i autorëve klasikë deri në hollësitë, pavarësisht nga pasaktësitë kronologjike dhe mungesa e të dhënave për faza e ngjarje të tëra, veprat e Marin Barleti qëndrojnë si një burim i dorës së parë e i pazëvendësueshëm për historinë e shek.XV të Shqipërisë, si dhe të Evropës Juglindore. Krahasimi me të dhënat dokumentare që kemi në dorësot, na jep të drejtë të themi se nuk qëndrojnë kurrësesi vlerësimet negative të bëra në të kaluarën për vlerën e Marin Barleti si burim. Koncepti i lartë i Marin Barleti për historinë e vërteton atë si një mendimtar të shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit; historia për të ishte fryt i veprimit të njerëzve dhe jo të fuqive hyjnore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t'i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t'i mësonte njerëzit për «të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit. «Historia e Skënderbeut» e Barletit u bë burimi më i rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e luftërave të lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyre për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë.



Humanizmi shqiptar kishte një ngjyrim të veçantë: qëndresën ndaj turqve, për të ruajtur mëvetësinë jetësore dhe kulturore. Kjo u simbolizua në heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
Krijuesit shqiptarë si Segoni, Barleti, Biçikemi, Frëngu etj shkrimet e tyre i mbështetnin mbi temën e lirisë së individit e lidhur ngushtë me tëmën e lirise së atdheut me vlerat morale e shpirtërore të popullit. Të gjitha këto kërkesa ata i gjetën dhe i mishëruan në figurën e Skënderbeut, prandaj interesi për trajtimin e temave shqiptare lidhet me trajtimin e temës së Skënderbeut.
Dallohet Martin Segoni me veprën "Tregim mbi Gjergj Kastriotin (1440-1485):
Marin Barleti me vepren " Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut (1508-1510)
dhe Dhimitër Frëngu me vepren "Komentar i çështjeve të turqve dhe të z. Gjergj kastrioti, princ i Epirit (1539)
Të gjithë këto vepra të shkruara në latinisht, që në atë kohë ishte akoma gjuhë botërore e dijes, shprehin idetë humaniste dhe ato të Rilindjes, duke krijuar njëherësh vetëdijen kulturore e kombëtare të Shqiptarëve.
Në këtë vështrin vepra e Barletit ë shtë kryesorja, sepse përballë heroi kombëtar ai krijoi heroin kulturor shqiptar dhe një model shkrimi, ku dëshmia historike thuret me mjete letrare e stil të lartë që himnizon triumfin e lirisë njerëzore



Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekullit XV-XVI.
Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane.
Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftëtareve për të mbrojtur atdheun " nga kujtimi i të cilit, - shkruan ai, - tani përterihem si për mrekulli, por edhe për te cilin s'mund të shkruj pa lot në sy".
Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonin ne Venedik.
Për ngjarjet tragjike që jetoi ai shkroi veprën historike Rrethimi i Shkodrës, botuar në Venedik me 1504.
Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe botuar në Romë rreth viteve 1508-1510.
Kjo vepër në kohën e vet u ribotua tre herë në latinisht, u përkthye në shumë gjuhë europiane italisht, anglisht, gjermanisht, rusisht, frëngjisht, greqisht e deri në japonisht dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar.



Fan S. Noli ka shkruar me të drejtë se vepra e Barletit, "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".
Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye:
e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet;
e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben.

Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut është, në radhë të parë, një vepër historike, por e shkruar nga një dore mjeshtri. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën dhe figuracionin e pasur, në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin, si dhe në bukurinë, gjeresinë dhe lehtësinë e frazës.

Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftërave heroike të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare, kreanria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar.
Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët e vet, është dashuria për lirinë, për trojet amtare, vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mrojtjen e tyre.
"Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur tepër gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër, shkruan Barleti"

Duke folur për qëndresën shqiptare gjatë shek.XV, Barleti ka vënë në qëndër të veprës së vet protagonistin dhe heroin e saj qëndror Gjergj Kastriotin. Kjo figurë është vizatuar me dashuri e ngjyra të gjalla: ajo është dhënë me tiparet që ia njeh historia, pra gjithmonë në frymën e humanizmit dhe të konceptit humanist për jetën dhe luftëtarin e lirisë.

Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit që mishëron forcen e njeriut, aftësinë dhe bukurinë fizike e morale të kësaj krijese të mrekullueshme, sipas botkuptimit humanist. Figura e tij del madhështore, si një hero legjendar, simbol i çlirimtarit dhe mbrojtës i lirisë, rpijës i një populli luftëtar e trim, të dashuruar deri në dhimbje me trojet e veta dhe me lirinë.
Luftëtar i ashpër dhe prijës me një zemër të madhe, madhështor e legjendar - e tillë të mbetet në mendje figura e heroit, skalitur si me daltë nga pena e Baretit.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Gusht 2005 03:04
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re barleti_historia.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 199 herė.

Barleti Historia e Skendërbeut

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Gusht 2005 03:13
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

ARQIPESHKVI PAL ENGJĖLLI

(1417 - 1470)

HUMANIST I SHQUAR SHQIPTAR DHE
BASHKËPUNËTOR I AFËRT I SKËNDERBEUT

Në plejadën e humanistëve të shquar shqiptarë të shekujve
XV, XVI, një vend të merituar ka Imzot PAL ANDREA
ENGJËLLI nga familja e njohur e Engjëllorëve, dukë të
Drishtit, familje e njohur patriote që luajti një rol me rëndësi
në mesjetën shqiptare e sidomos në periudhën e Skënderbeut.
Kjo familje me titull fisnikërie kishte lidhje të ngushta me
familjet kryesore princërore shqiptare të kohës.

Pal Engjëlli jetoi e veproi në epokën e Skënderbeu si prelat
fetar e si humanist i përmendur dhe diplomat i shtetit të
përqëndruar arbëresh të kësaj kohe. Pothuajse bashkëmoshatar
me Heroin Kombëtar, ai qe njëheri edhe mik i tij, siç
pohon disa herë Marin Barleti në veprën e njohur "De vita et
Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis" Roma 1508 - 1510,
qe këshilltar dhe diplomat i tij.
Pal Engjëlli lindi në 1417 dhe vdiq rreth viteve 1469 - 1470.
Ai qe arqipeshkëv i Durrësit.

Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti
jep këtë karakterizëm për Pal Engjëllin:
"Ky kryepeshkop qe epirot, nga kryeqyteti i Drishtit, bir i Andrea
Engjëllit për të cilin folëm më lart, burrë i pajisur me
mendje shumë të lartë e me zotësi të rallë në të folur (në gojtari),
me dituri si askush dhe i vaditur në letërsinë e shenjtë dhe në
letërsinë humane, si greke ashtu dhe latine, sidomos i shquar
për rreptësi në jetë e zakone... burrë që Skënderbeu e mbajti
mbi krye për maturinë e tij, kulturën e pastërtinë e jetës, burrë
që e respektonin dhe e dëgjonin si ndonjë orakull të gjithë
epirotët dhe arbërit..." (M. Barleti "Historia e Skënderbeut"
T, 1964, fq. 395, 430)

Imzot Pal Engjëlli është i njohur sepse prej tij kemi të shkruar
në gjuhën shqipe "Formulën e Pagëzimit", të parin dokument të
gjuhës shqipe të shkruar. Është viti 1462. Duke u gjurmuar në
bibliotekën Laurentiana të Firencës, dijetari rumun Nikolae
Jorga e gjeti këtë frazë në gjuhën shqipe dhe e botoi më 1915
në veprën e tij "Notes et extraites pour servir ą l'histoire des
croissades au XV sičcle" (Bukuresht, 1915, f. 195).

Në udhëzimet e porositë që Pal Engjëlli, me cilësinë e
kryepeshkopit të Durrësit, i jepte klerit të dioqezës së Lisit
në Mat, ku shërbente peshkop Andrea, ndër 37 fletët në
pergamenë që përmbante ky dokument në gjuhën latine
(formati i fletëve 20 x 14 cm), dijetari rumun gjeti dhe dy radhë
të shkruara në gjuhën shqipe me alfabet latin: "Unte' paghesont peremnit
Atit et Birit et Spertit Senit". Këto radhë janë shkruar
në faqen 4 (në krye) të këtij dorëshkrimi latin. Duke lexuar këtë
raport të Pal Engjëllit mësojmë se ai si kryepeshkop kishte
mbledhur gjithë klerin e dioqezës së Matit në kishën e Shën
Trinisë, më 8 nëntor 1462 dhe se atje ndër udhëzime të tjera i
jepte porosi klerit që prindërit në mungesë të priftërinjve mund
t'i pagëzonin fëmijët e tyre me këtë formulë duke u hedhur pakëz
ujë mbi krye. Dihet se dioqezi i Matit varej nga Ipeshkvia e Durrësit
dhe se në Mat janë mbajtur në atë kohë shumë kuvende kishtare. Formula e
shkruar në shqip dhe e përdorur në ritet fetare të kohës tregon një
shfaqje të gjallë të patrotizmit nga vetë Pal Engjëlli dha
nga vartësit e tij. Jemi në kohën e luftrave fitimtare të Skënderbeut
kur heroi ynë kombëtar quhej në dokumente "DOMINUS
ALBANIAE" - Zot i Arbërit.

Në Bibliotekën Laurentiana të Firencës ky raport i shkruar nga
dora e Pal Engjëllit në 37 fletë, mban numrin e inventarit 1167
dhe ruhet si një ndër dokumentet e çmuara të kësaj biblioteke
të kohës së Rilindjes Europiane.

Në vitet 60-të të shekullit XV, Pal Engjëlli, si diplomat e
këshilltar për punët e jashtme i Skendërbeut, qe aktivizuar
shumë. Ai e shoqëroi Skënderbeun në vizitën katërditore që bëri
në Raguzë (Dubrovnik) dhe në Itali më 1461.

Dihet historikisht se Republika e Raguzës pati marrëdhënie të
mira me Gjergj Kastriotin gjatë gjithë kohës që Shqipëria kalonte provën
e rëndë të ballafaqimit luftarak me forcat e pushtuesve
osmanë. Në Raguzë, fjalimeve mburrëse të udhëheqësve raguzanë
për Skënderbeun dhe popullin e tij, Pal Engjëlli, siç na tregon
Marin Barleti, iu përgjigj paralelisht me një oratori të rrallë,
duke lavdëruar zhvillimin kësaj republike dalmate, shkencën humaniste
dhe artet që atje kishin lulëzuar. Ndër të tjera në
fjalimin e tij ai tha: "... Këtu në Raguzë lulëzojnë të gjitha artet
e lira, filozofia, teologjia, shkenca e ligjeve dhe
disiplinat e tjera... Unë ju jap fjalën e zotohem se për të mirat
që na keni bërë, kujtimi juaj, emri juaj dhe i qytetit tuaj do të
jenë përgjithmonë të nderuar sa të rrojë Epiri, do të jenë
ngulitur thellë në shpirt, në mendjet dhe zemrat tona".
Vërtetë se kjo pjesë e fjalimit të Pal Engjëllit është krijim i
penës mjeshtërore të Marin Barletit, po dihet gjithashtu
mirë fort se në farkëtimin e miqësisë mes Raguzës dhe shtetit
të Arbërit, një rol me rëndësi ka luajtur Pal Engjëlli. Natyrisht
të dy shtetet fshqinje ishin të interesuara për një bashkëpunim
në luftrat mbrojtëse kundër hordhive osmane. Dihet
gjithashtu se Pal Engjëlli qe një humanist dhe konsiderata e tij
për lëvizjen humaniste përparimtare të njerëzimit qe e madhe.

Imzot Pal Engjëlli, si diplomat, u përpoq të afrojë shtetet e
interesuara në aleancën kundërosmane. Shqipërisë në
atë kohë i interesonte të kishte marrëveshje e aleanca me
Raguzën, Hungarinë, Venedikun dhe me vende të tjera. Në këtë
drejtim përpjekjet nuk munguan, e sidomos nga ana e Pal
Engjëllit. Autoritetin e tij fetar e shfrytëzoi plotësisht në dobi
të atdheut. Kështu, si shoqërues i Skënderbeut në vizitën në
Itali më 1461, ai u tregua i shkathët në marrëveshje me mbretërinë
e Napolit, me Papatin dhe në takime me princër të tjerë.
Gjithashtu edhe Traktati i Gaeta - s është vepër e Pal Engjëllit
(1461). Shteti i përqëndruar i Arbërit nën udhëheqjen e Skënderbeut
kishte nevojë për ndihma materiale e morale, kishte
nevojë për aleatë në luftën e pabarabartë kundër pushtuesve
osmanë që derdheshin çdo vit kundër kështjellave tona me sulmet
e tyre të tërbuara.

Më 1464, Pal Engjëlli, si i dërguar i posaçëm i Skënderbeut, kreu
një mision diplomatik pranë kontit Sforza të Milanos. Në
letërkredencialet e paraqitura shprehet qartë misioni i tij i
rëndësishëm në kërkim të një aleance dhe të ndihmave materiale.
Skënderbeu, siç na e tregon dhe Fan Noli, kishte pasur
letërkëmbim me kontin Sforza që në vitin 1461. Siç duket,
misioni diplomatik i Pal Engjëllit pati sukses fillimisht, po më
vonë nuk dihet përse ndihma materiale për Shqipërinë trime qe reduktuar.
Pikërisht në ditët kur Pal Engjëlli ishte në Milano, humanisti i shquar
italian, Françesk Filelfo u drejtonte letra
princërve italianë si dhe dogjës së Venedikut, Kristofor Maurit,
në të cilat shpreh gjithë simpatinë dhe përkrahjen për luftën e
drejtë që bënin shqiptarët. Përmbajtja e letrave lë të kuptohet se
Pal Engjëlli e ka takuar edhe Françesk Filelfon, njëri me influencë
dhe humanist i përmendur. Në letrat e tij Filelfo shkruan:
"Skënderbeu është shpirtmadh dhe i stërvitur në mes të turqve
që në moshë të re... Pas tij janë shumë kalorës dhe këmbësorë shqiptarë
nga më trimat. Midis gjithë kombësive të tjera ndërmjet
Danubit e Adriatikut dhe kufijve të Italisë, shqiptarët qenë të
vetmit që u bënë ballë turqve me trimëri të madhe..."
Dhe më poshtë: " Skënderi pra, do të ketë mundësi të japë një kontribut
jo të vogël në çështjen tonë të përbashkët... Fuqive
të tij do t'i vinë në ndihmë dhe fuqitë ushtarake të Kontit Sforza,
të këtij princi trim e të përmendur..."

Pal Engjëlli diti të mbrojë drejt çështjen shqiptare dhe të bëjë
përkrahës edhe në principata të tjera të Italisë. Nuk duhet të na
habisë fakti që një kryepeshkop luan kaq mirë rolin e një diplomati.
Në Mesjetë, klerikë, shkencëtarë, shkrimtarë kryenin këto detyra
duke përfituar nga prestigji që gëzonin, gojëtaria dhe mençuria.
Kështu, në Mesjetë edhe Dante e Bokaçio qenë ambasadorë, po
ashtu si matematikani e stronomi shqiptar, Gjon Gazulli,
presbiter, (prift i nderuar) qe për disa vite sherbeu si i dërguar i
posaçëm i Skënderbeut në Republikën e Raguzës, radhazi me
vëllezërit e tij Pali dhe Andrea. Në dokumentet e kohës: "Johannes
Gini Gazulo, artium doctor, astronomus praeclarissimus (Gjon
Gjin Gazulli, doktor i shkencave dhe astronom shumë i çmuar)
qe edhe profesor i Universitetit Al'Bo' të Padovës.

Pal Engjëlli qe diplomat i Skënderbeut edhe në marrëdhëniet
komplekse e të vështira me Republikën e Venedikut. Këtë e
dëshmon edhe një marrëveshje e datës 13 shtator 1465, në të
cilën Pal Engjëlli nënshkruan "në emër të madhnueshmit
Skënderbe" si dhe konsultimet e shpeshta e të herëpashershme
që bëri Skënderbeu me të lidhur me marrëdhëniet me Venedikun.

Duke punuar me ngulm, mençuri e atdhetarizëm për një
politkë të jashtme sa më aktive në dobi të çështjes kombëtare,
Pal Engjëlli nuk harron asnjë çast se burimi kryesor i forcës
shqiptare qëndronte në bashkimin e popullit të të gjitha
krahinave nën udhëheqjen e Skënderbeut, nën një komandë
të vetme e të drejtë. Prandaj në fjalimet e tij para popullit ai
mburri kurdoherë këtë figurë kryesore të qëndresës shqiptare.
Në një nga fjalimet e tij para luftëtarëve shqiptarë, sipas Marin
Barletit, Pal Engjëlli më 1641 tha këto fjalë për kryetrimin
e atdheut tonë:

"Fatbardha dhe fort të lumtura janë ato republika, mbretëri e
shtete, që qeverisen nga njerëzit më të mirë dhe më të ditur...
Në kohën e sotme ne e shohim qartë si drita, se këtë fat e kanë
pasur Arbërit tanë, të cilët qeverisen nga Skënderbeu, i vetmi
princ aq i ditur, aq i mirë dhe kapidan i pathyeshëm..." Këto
fjalë tregojnë konsideratën e lartë të Pal Engjëllit për
Skënderbeun. Ata ngjallën besimin e krenarinë e popullit
për këtë figurë politike e ushtarake, për këtë njeri me virtyte
të larta, simbol i popullit të vet.

Me autoritetin e tij kishtar Pal Engjëlli u përpoq të realizojë
dhe bashkimin e koherencën mes princërve shqiptarë nën
udhëheqjen e Skënderbeut. Një vepër e mirë e tij është sidomos
ajo që, me përpjekje e maturi, më 1459 pajtoi mes
tyre princërit dukagjinë me Skënderbeun, duke shmangur
një përçarje mes rradhëve të shqiptarëve apo një gjakderdhje
të kotë.
Nuk ka dyshim se në politikën e jashtme të shtetit arbër,
në shekullin XV, një rol të rëndësishëm ka luajtur Imzot Pal
Engjëlli si një i ditur, i kulturuar dhe i besuar i Skënderbeut,
si prelat kishtar që me autoritetin e prestigjin e tij ndikoi me
atdhetarizëm në ngjarjet e kohës.
Ai është figura e diplomacisë shqiptare së kësaj periudhe që
shënoi një epokë dhe diplomati i parë shqiptar që njohim
deri tani.
Pal Engjëlli, si figurë historike, atdhetare e humaniste i
atribuohet dhe një meritë tjetër. Mendohet se ai është autori
i një historie të Skënderbeut në gjuhën latine e botuar në
Venedik më 2 prill 1480, pra gati 30 vjet para veprës së Marin
Barletit. Për herë të parë dhe i vetmi që e shfrytëzoi këtë vepër
është historiani italian G. Biemmi i cili botoi më 1742 në
Breshia (Brescia) "Istoria di Giorgio Scander'begh". Ai pohon
se historinë e Skënderbeut të vitit 1480 e gjeti në një
bibliotekë dhe e shfrytëzoi gjërësisht për veprën e tij, ashtu
si dhe vepra të tjera, si atë të Barletit dhe të shumë autorëve të
huaj mbi Skënderbeun. Vetë Biemmi na e jep titullin e kësaj vepre,
titull të cilin e gjeti në fund të librit, meqenëse fletët e
para qenë të grisura: eksplicit Historia Scanderbeghi, EDITA PER QUONAM
ALBANENSES..." (Këtu merr fund Historia e Skënderbeut, botuar prej një
shqiptari...) Meqenëse autori mbeti
anonim, Biemmi e quajti "Antivarino" apo në gjuhën shqipe
"Tivaresi". Biemmi na thotë edhe se Tivaresi e shkroi
historinë e Skënderbeut edhe mbi bazën e dëshmive të vëllait
të tij, i cili shërbeu si oficer në gardën e Skëndebeut. Duke
marrë parasysh këto të dhëna si dhe të tjera, historiani ynë i
njohur Fan Noli, me të drejtë mendon se ky autor anonim nuk
ka kush të jetë tjetër veçse Pal Engjëlli. Historiani gjerman
Franz Babinger e ndonjë tjetër, pa u thelluar, e kanë menduar historinë
e Skënderbeut të vitit 1480 një shpikje të Biemmit, po
kjo kundërshtohet me të drejtë se kjo histori ka të dhëna e
datime më tepër se ajo e Barletit dhe se më vonë këto të dhëna
janë vërtetuar nga dokumentacioni, se kjo histori është një
burim i pavarur, se ajo është më realiste e me një vështrim më
kritik se veprat e tjera dhe së fundi, një gjë të tillë Biemmi nuk
kishte arsye të bënte. Duke arsyetuar mbi këtë çështje,
domethënë mbi autorësinë e veprës dhe mbi veprën, Fan Noli bie në
konkluzion e arsyetuar se kjo vepër është shkruar nga
Pal Engjëlli, sepse prej një njeriu të ditur si ky mund të pritej
një vepër e tillë, se Engjëllorët vërtetë kanë qëndruar në Drisht,
po në zotërimin e tyre ka qënë Tivari dhe se Pal Engjëlli,
kryepeshkopi i Durrësit, kishte vërtetë një vëlla të tij, Pjetër
Engjëllin, oficer të gardës së Skënderbeut dhe pikërisht ai duhet
t'i ketë shërbyer me të dhëna të sakta për luftimet kundërosmane
e ngjarje të tjera nga balli i përgatitjeve për luftë. Më në fund, duhet
të themi se Pal Engjëlli, dhe i vëllai Pjetër Engjëlli, vdiqën në
mërgim, në Itali dhe vepra ka mundësi të jetë shkruar në
periudhën e mergimit dhe të jetë botuar në Venedik, pikërisht
aty ku bashkëvëllazëria shqiptare (Confraternitą albanese) e
asaj periudhe kishte krijuar një vatër të kulturës shqiptare. Të
kujtojmë Barletin, Biçikemin, Karpaçin e viganë të tjerë të
mendimit e të artit humanist shqiptar dhe të Rilindjes
europiane. Dy studiues të huaj, të mirëinformuar, të kësaj
periudhe e që kanë shkruar vepra me vlerë si, Johann
Fallmerayer dhe Hof (Hoph), kanë pohuar se Lukari, analist
i mirënjohur raguzan, në veprën e tij "Analet e Raguzës",
shprehet qartë se kryepeshkopi i Durrësit ka lënë një vepër
të shkruar për Skënderbeun. Është fakt se Pal Engjëlli
ka vdekur më 1469 dhe se vepra mbi historinë e Skënderbeut
u shtyp më 1480, po kjo nuk përjashton mundësinë që
dorëshkrimi i tij të jetë botuar si vepër postume (pas vdekjes).
Pikëpyetja kryesore mbetet te vepra e Tivarasit (apo
Pal Engjëllit), që nuk është gjetur deri sot. Në kohën kur u botua
kjo vepër shtypshkrimi në Venedik, po dhe në mbarë botën, ishte
në hapat e para. Kjo nuk është e para vepër incunabula (kështu
quhen veprat e botuara nga fillimi i shtypshkrimit e deri në 1500)
që ka humbur. Sidoqoftë ne mbështetemi tek studimet e thelluara
të Fan Nolit dhe shpresojmë të vërtetohet një ditë vepra dhe
autori.
Të gjithë janë të mendimit se prej Imzot Pal Engjëllit pritej një
vepër e tillë për Motin e Madh shqiptar dhe kryetrimin e arbërve,
Skënderbeun, sepse ai qe një ndër bashkëpunëtorët e afërt të
heroit, mik, shok e bashkëmoshatar me te. Ai më mirë se asnjë
bashkëkohës i tij, me erudicionin, me atdhetarizmin, me idetë humaniste,
mund të shkruante këtë vepër në kujtim të atyre
ngjarjeve të mëdha që përjetoi Arbëria, një vepër për brezat që
do vinin.

Autor i dokumentit të parë të shkuar në gjuhën shqipe,
diplomat, atdhetar, humanist i njohur, Imzot Pal Engjëlli
si bashkëpunëtor e bashkëluftëtar i Skënderbeut për çështjen
shqiptare ka një vend të merituar në historinë religjoze e
kulturore të atdheut.
Imzot Pal Engjëlli ka luajtur një rol të rëndësishëm në
marrëdhëniet e Shqipërisë së kohës së Skënderbeut me Papatin,
dhe konkretisht me Papët, Nicola V (1447 - 1453) humanist i përmendur,
Kalisti III (1453 - 1458), Pio II (1458 - 1464) dhe
Paolo II (1464 - 1471), gjatë pontifikateve të tyre.

Enea Silvio Piccolimini, humanist i shquar që më vonë u bë
Papë, e çmoi shumë humanistin Pal Engjëlli si prelat fetar dhe humanist.
Dihet historikisht se ky Papë (Pio II) qe nisur për
Shqipëri për t'i ardhur në ndihmë Skënderbeut dhe kishte
ndërmend të kurorëzonte Heroin Kombëtar mbret të Shqipërisë.
Por dihet se Papa Pio II, gjatë rrugës për në Shqipëri, vdiq në
Ankonë më 15 gusht 1464.

Bibliografia

1. M. Barleti. "Historia e Skëndërbeut", Tiranë, 1964 (përkth.
prof. Stefan Prifti) fq. 395, 396, 397, 430, 467.

2. N. Jorga. "Notes et extraites per servir ą l'histoire des
croissades au XV sičcle", Bukuresht, 1915, fq. 195.

3. Fan S. Noli "Historia e Skënderbeut", Tiranë, 1967, fq. 245,
251, 270, 120, 159, 170; George Castrioti Scanderbeg (1405-1468)
by Bishop Fan Stylian Noli Ph.D., International Universities Press,
New York, 1947.

4. Giammaria Biemmi. "Istoria di Giorgio Castrioto
Scanderbegh, Brescia, Giam. Battista Bissimo, 1742
(Biblioteka e Muzeut Shkodër).

5. M. Barlezio "De vita et Gestis Scanderbeghi Principes,
Romae 1508 - 1510. (Biblioteka e Universitetit Shkodër).

(Shënim i autorit: Në librin tim "Kontribut shqiptar në
Rilindjen Europiane" Tiranë 1980, mungojnë humanistët
Imzot Pal Engjëlli dhe prifti nga Drishti Dhimiter Frangu,
historian i Skenderbeut. Me botimet që po i bën "Phoenix"
këtyre dy figurave, plotësohet
edhe kuadri i kësaj trajtese).

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Gusht 2005 04:31
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia e vjeter shqiptare > Marin Barleti > Kush eshte Marin Barleti

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.