Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 31 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

adelaida, me pelqeu shume kjoe fundit. sikur me lexove mendimet e mbremshme . do doja te dija te shprehesha kaq bukur.....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 14:45
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lova
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/08/2003
Vendbanimi: Ne qiellin e shtate
Mesazhe: 432

Cool

Pse jemi keshtu te gjithe dreqi e mori dhe vertete kishim nevoje per nje ditar por nuk e di edhe une dua te hedh gjerat e shpirtit ato qe me dhembin dhe me dhembin shume edhe me shume kur i ngacmoj eh jete jete.
Mos jini kaq melenkolik o i_lire, o mallim se na boni dhe ne ma dale tani dhe s'kemi as nje lek ne xhep.


Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.

Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.

Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.

__________________
jeni si shpirt

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2003 13:35
lova nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lova Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lova (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lova Shto lova nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lova nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Analiste ,monlogun DEHUNI e ka shkruar Sharl Bodeler, dhe eshte vertet i bukur.

liri mbeta pa fjale nga poezia e flokeve, ishte shume e ndjere.
bravo per guximin te kthehesh ne te shkuaren ....but don't get stuck in the past too much.
...be happy my friend!

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2003 04:42
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Lorie..., se mos ka rendesi shume se ku jetoj, ne te shkuaren, tashmen - ardhmen... ka vlere?! S'besoj, se ka shume rendesi, kur ke provuar shijen e hidhur te pamundesise. C'rendesi ka per nje shpirt se ne c'kohe jeton, ku shoku me i mire eshte gota e pijes, edhe genjeshtra qe vjen bashke me te... asnje rendesi! Gjithesesi, poezia eshte e bukur vertete, edhe ajo nje tjeter pamundesi, paprekshmeri...

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2003 23:39
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

Humbas dicka...& njekohesisht gjithcka.....Humbas 2 sy, qe me veshtrimin e tyre shkrinin cfaredolloj akulli ne shpirtin tim....Humbas 2 buze ,prej te cilave gjithmone dilte siguria,ngrohtesia,dashuria...Humbas nja zemer dhe ne te njejten kohe ``strehen`` time .Ate vend ku e ndjeja veten te mbrojtur nga stuhite e jetes....Humbas nje njeri dhe bashke me te pasqyrimin tim.....Humbas nje jete....Jeten time....Humbas TY....

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2003 17:44
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ADELAIDA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ADELAIDA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ADELAIDA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lova
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/08/2003
Vendbanimi: Ne qiellin e shtate
Mesazhe: 432

Rrefehuni o njerez rrefeni te fshahtat e zemres, nxirrini atje ku jane fshehur ne skutat me te thella ..............
Njeriu gabon në jetën e tij dhe kjo gjë është dukuri që nuk e përjashton as një e drejtë njerezore por gabimi të jet i gjat sa jeta e njeriut kjo më nuk quhet gabim kjo quhet mëkat ndaj vetes, mëkat ndaj të tjereve mëkat ndaj zotit që të ka krijuar.
Mekat per ate qe te ka falur zoti, per ate qe te jepet vetem nje here, jeten atehere jetoje!!!!!!!
Ju pershendes te gjitheve!

__________________
jeni si shpirt

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2003 09:16
lova nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lova Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lova (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lova Shto lova nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lova nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Kishte kaluar cdo ndjenje,deshire
kishte harruar cdo enderr,gezim
s`kish me c`te kujtonte
qante ulerinte,por asnje se degjonte.

Bertiste,therriste
por kush ta ndihmonte
akoma dhe Zoti
u lodh ta keshillonte.

O zot te lutem mos me ler
cdo behem pa ty ne kete bote
por heshtja kishte rene kudo
dhe asgje se prishi ate

pervec ca loteve pa ze!

-------------------------------------

Diell qe ditet e mia ndricon,
hene qe netet e mia shkelqen,
yll nga yjet me te bukur
qe me shkelqimin e syve djeg
me prekjen e duarve percellon
me puthje te zjarrta vdes.

O diell,o hene,o yje ku jeni
shikim,prekje,puthje s`ju ndjej
o Zot ku je,dua ta shikoj
ta prek,ta ledhatoj
dhe cdo gje aty te ndaloje

S`me vjen keq te vdes
por dua ta shikoj
Zot sille shpejt afer meje
ta perqafoj,ta shtrengoj
dhe asgje tjeter kurre me
sdo te te kerkoj.

Diell,hene,yje te me falni
por me shume se ju e dua
me shume se ju dhe se mua.

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2003 06:05
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eliz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė eliz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: eliz Shto eliz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eliz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lova
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/08/2003
Vendbanimi: Ne qiellin e shtate
Mesazhe: 432

Mos me le ne pranvere
mos me le te mjere!!!!
mos me le pa lule
mos me le pa ere.
Mos me le te lutem se te dua shume!
mos me le pa shprese,
mos me le pa gjume!!!!!!
ti e di se te dua
dhe vuaj per ty te lutem te lutem!
mos ma dhuro vetmine
ti je per mua shok
ti je per mua gjdo send ti je ajo
qe ne zemren time ke,
me te bukurin vend!!!!!!!!!!!!!!!!!

__________________
jeni si shpirt

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2003 10:39
lova nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lova Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lova (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lova Shto lova nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lova nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

pa titull

Ora nëntë e mbrëmjes, natë e ftohtë, ndërsa jeta me vlime artistike. Thuajse gjithçka me dashuri.
Natyra ishte mbytur me jorganin e bardhë të fjollave të borës. Shtëpitë kishin ngrirë në akull të ftohtë, thuajse nuk mbijetonte asnjë frymë e ngrohtë.
Hëna si princezë e ftohtë e ndjekte fytyrën e heshtur të Vangjelit, dhe me nota të ngrira shkruante peizazhin e dimrit plot acar.
Fryma e tij papushim kërkonte botën e fshehur të dashurisë, ndërsa ndjekja konsekuente e bënte atë edhe më të përkryer.
Akrepat e orës mbuluan orën dhjetë. Pothuajse, dëgjohet vetëm pipëtima e borës së pushueme, që e zbukuronte gjerdanin e natyrës me nota peizazhiste.
Pushoi së menduarit një çikëz, dhe doli nga shtëpia për të vështruar panoramën e dimrit, dhe përnjëherë e pa natyrën që ishte e mbuluar me fjollat e borës. Natyrën që e admironte, akoma më shumë i shkonte për mall dashuria në orët e dimrit...
Nata e shtunë, shpërtheu me shprehje alegorike, edhe më shumë e bënte atë të mos ndalej para asnjë veprimi të dashurisë. Pra, në shpirt kishte temperaturë vlimi për dashurinë e Alketës, që e kishte takuar para disa ditësh në parkun e Tetovës. Në çdo moment fryma e tij e kërkonte aromën e saj të ngrohtë.
Në orën njëmbëdhjetë të mbrëmjes e mori rrugën përgjatë Tetovës. Thuajse në rrugë nuk shihej askush, vetëm shprehësia e tij emocionale, dhe qëllimi për t’u takuar.
Çdo hap që bënte ai, disku i hënës e shikonte fytyrën e tij të lodhur nga të menduarit, për fatin e tij të etur për dashuri në këto orë të dimrit plot acar. Vangjeli, sa herë që e shikonte hënën, hijedrita e saj e argjendtë vazhdimisht e ndjekte me ndriçimin e saj të kristalizuar. Thuajse e shoqëronte në çdo kënd vështrimi. Bile-bile, në çdo hap I jepte ndriçim të kulluar.
Sapo kishte arritur në qytet, papritmas u shfaq fytyra e Alketës që dilte nga ndërtesa e saj dhe përnjëherë sytë iu ndalën tek fytyra e tij. Kjo për fytyrat e tyre është sikurse aroma e zambakut, që kundërmon në pranverën magjike me tërë intelektin e forcës karakterizuese.
Përshëndetjet e mbrëmjes i pranuan me kulturë të pacenueshme…
Fillimi i mori me puthje të lehtë.
Vangjeli dhe Alketa u nisën drejt parkut të qytetit, për t’i çmall pasionet e tyre, gjatë tërë vikendit të kaluar.
Panorama e qytetit T, pothuajse ishte shndërruar si një gur smeraldi që u jepte imazhe të qartësuar fytyrave të tyre të zbuluar. Brerorja e hënës ndriçonte faqet e tyre rreth e përqark, dhe ua mbulonte fytyrat e tyre me dritë të kulluar, që të dallohen nga kalimtarët e rastit.
Vangjeli ishte goditur me pamjen e Alketës, sepse ajo qëndronte si lule pranë fytyrës së tij. Sytë e saj panë shpirtin e Vangjelit që pushonte me hënë e yje.
Ndërkaq, Vangjeli në duar mbante librin e dashurisë për të marrë shuajtjen e të ftohtit.
Në qoftë se dakordoheni është mirë që t’i lexojmë disa motive me dashuri.-Tha Vangjeli me emfazë retorike.
Pse jo, me gjithë respektin që kam për ju, do t’i lexojmë.-Tha Alketa. Mirë atëherë le të jehojë leximi I prozave në orët e dimrit, për të marrë zbukurim parku I qytetit.
Në moment prozat e bukura filluan të pëlcasin me ritëm të papërshkruar, ashtu si shtatë ngjyrat e ylberit që kur prezentohen në qiell, zbërthehen duke dhënë dritën e bukurisë.
Prozat ishin të bukura aq shumë,saqë i jepnin natyrës melodi të romantizmit -theksoi Alketa.
Ai, kur i lexonte prozat, ajo qeshte trëndafilshëm. Sa herë që qeshte, aq më shumë i zbutej veshi, dhe i ëmbëlsohej me sheqerka, ndërsa bora që binte hove-hove, mbulonte kokën me fjollat e bardha të saj. Ndërkaq, kokat e tyre shkëlqenin, ashtu si bilur abazhure.
Kështu ëmbëlsohet rrjedhja e dashurisë së Vangjelit dhe Alketës në orët e dimrit.
Kur u rrallua lëvizja e veturave, dhe e njerëzve, koha, qëtë sinjalizoi se këtu është edhe fundi I tërë kësaj ngjarjeje-emocionale.
Kur kuptuan këtë, ashtu të mbërzitur të dy ulën kokat, dhe nisën për në rrugë pa kthim.
Së fundi Floriani dhe Alketa ndahen nga kjo panoramë si të mërzitur. Ndërsa më lartë lehnin do qen endacak që s’i lan të takohen edhe një herë buzët e tyre të njoma.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2003 15:05
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

plloshtani

Të hënën dielli ishte shkrepur me rrezet e tij të arta, dhe në heshtje shkëlqente tërë sipërfaqen e tokës me dritë vezulluese.
Koha ishte për të hyrë në prag të mësimeve akademike. Rastësisht takova një gocë e cila më dha buzëqeshjen e parë joshëse. Aty për aty u bëra pjesë e botës së saj. Ky rast ma bleu zemrën përnjëherë, dhe më bëri që t’i robëroj mendimet e mia, e të preokupohem rreth kësaj çështjeje me dëlirësi shpirtërore. Dhe kësisoj shpirti mori një ngarkesë emocionale dhe një lloj ankthi. Koha kalonte, ndërsa mendimet e mia papushim fluturonin prej një tridhëbote në një tridhëbotë tjetë, për të thithur erën e saj të ngrohtë.Vetëm e vetëm, të përkujtoj momentin e rastësishëm.Momentet më shtynin të jem më afër saj, dhe t’ia them përshëndetjen e parë.
–Pranoni nderimet e mia e nderuara dhe shumë e respektuara, Engjëllushe. Në qoftë se nuk vuani nga kompleksi është mirë të takohemi një herë tjetër me ju e nderuar. Ashtu si artist, lexova në heshtje mendjen e saj të pushuar, që kishte dëshirë për një takim të tillë.
Pra, më hollësisht të them takimi na pret në Kodrën e diellit.
Ajo tha- Do të takohemi pasi ta jap provimin e violinës. U dakordova me të, dhe I shpreha një urim; -Paç suksese në provim!
Ditët kalojnë në heshtje, ndërsa takimi dalngadalë po afrohet. Në mbrëmje cingëroi telefoni me porosnë e shkuarjes.
Në orën shtatë të mëngjesit u nisa drejt qytetit të saj, për të marrë gocën, dhe të ikim në vendin e caktuar. Atje kur arritëm, tek vendi i pushimeve që ne të dy e shfrytëzojmë, pamë hënën që rrinte si nuse e harruar pas Malit Sharr. Ndërkaq retë e dendura kishin mbuluar Tetovën me ngjyrën gri, dhe dukej se notonte sikur një liqen I trazuar.
ǒtë them! Atje mbijetonte e bukura së bashku me aromën e luleve të çelura. Gjithashtu edhe fati i neve të dyve qëndronte në atë qetësi natyrore, ndërsa qetësia shquante emocionet tona në pikë të heshtjes. Pikënisja e bisedës bosht, do të shtrohej me një admirim ( të sipër), për artin tonë e cila është dhuruar nga Dora e Perëndisë, me një dhunti të pandryshueshme artistike. Para se të fillojmë që t’i shkëmbejmë mendimet tona, së pari kisha dashur që të ekzekutosh një simfoni të shkurtër me tingujt akustik të violinës suaj. Kam durim, se do ta realizosh këtë që të them. Ajo qeshi trëndafilshëm, dhe papritmas, violina filloi që të improvizojë tingujt e ngrohtë me harkun klasik. Dhe në heshtje na zbuste veshin me harmoni të ëmbël e shumë romantike. Natyra do të mbetet kurioze me këtë simfoni orkestrale, cekën duart e saja magjike.
Më befasoi për të mirë, dhe më bëri që ta harroj veten në natyrë. Ashtu edhe më dukej, se ishim bërë personazh I kësaj simfonie klasike. Mbeta i kënaqur me ekzekutimin që luajti ajo në violinë. Mua s’më mbeti gjë tjetër, veçse ta falënderoj e t’i uroj suksese në të ardhmen. Dalngadalë fillova që të ndjej simptomet e para goditëse në shpirtin tim të befasuar, nga kjo magji e plotë. Koha, sikur më jepte sinjalin për të improvizuar edhe unë diçka në këto çaste të qetësisë.Ekzekutimin që do ta luaj tani, do ta shtjelloj me një thënje: - Dua që të jem pjesë e botës artistike, për t’i çmallur pasionet e dashurisë, dhe njëkohësisht të krijoj imazh të bukur në jetë.
Duke shkëmbyer mendimet prej një vendi në vend tjetër, aty u sajua një dinamikë kreative mes nesh, dhe kësisoj natyra merrte shëmbëllesë të gjallë.
Kaloi ora gjashtë e mbrëmjes. Dita mori ngjyrim më të errët, ndërsa dielli me maskën e vet perëndoi në rrëzë të malit. Koha u freskua dhe errësira shtrihej ngadalë.
Koha na bëri që të futemi në një gur të gërshëtuar me më shumë skaje të barokut. Ashtu të rradhitura bukur mirë si model i përsosur natyrorë.
Aty brenda kishte formën e një galerie të gjatë, që ishte i meremetuar në formë klasike.
Aty kaluam disa momente të paharruara, ndërsa koha që kalonte, akoma më shumë merrte ngjyrim të peizazhit romantik.
Akrepat e orës kishin arritur të puthiten mes veti, dhe pikërisht është koha, kur ne të dy dashurohemi me simpati dedë. Skenë, ku zemrat tona lidhen fortë për litarin e dashurisë së sinqertë. Momentet për t’u afruar pranë meje, natyra u shndërrua në heshtje të zakonshme. Trupi i saj në moment e humb fuqinë, dhe bëhet pjesë e jetës sime. Këtu u pa mjaft mirë, se dita dhe nata për të rinjtë është e gjerë, dhe në mënyrë të denjë fsheh rrahjet e lodrave fatkobe të jetës.
Këtu vjen në shprehje –RASTI ESHTE MBRET I BOTES.
Në fund nuk na mbetet asgjë, veçse të puthemi fortë në buzët tona rinore, dhe dalngadalë të marrim rrugën e kthimit.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2003 13:00
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.