NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
vlera e nje shkrimi te marre nga diku...
duke lexuar neper internet gjej nje shkrim te tille qe me la pa fjale...dhe vendosa ta shtoj ne grupin e gjurmave qe eshte mbledhur ketu....
E dashur nene...
a thua te jete koincidence, qe ditelindjen e ke ne 8 mars,
nje grua, nje nene, si valle qellova me kaq fat,
te te kem ty si mama, nuk di cfare tjeter mund te kerkoj ne jete,
isha xheloz kur u lind vellai, te doja te gjithen vete,
cfare cmendurish qe flas, xheloz per gjakun tim,
por une se njihja ate bebe, ai me morri mamin tim,
me vone fillova te kuptoj, se dashuria jote ishte pafund,
skishte rendesi se cfare sillte jeta, ti mua kurre nuk me le te humb,
te lashe kur isha 17, tani po behem 24,
te lashe me halle me probleme, per dy vjet gjumi nuk me zuri naten,
me merrje ne telefon cdo jave, rrogen e bere telekom,
dhe une qe thoja mos u harxho, por kurre se varja ate telefon,
mamush, djali po te flet, nuk dua ti lexosh keto vargje,
sepse e di qe zemra te eshte dobesuar, ti pashe rrudhat neper faqe,
qeskat poshte syve nga e qara, por veten perpiqesh ta mbash,
mjaft e stresove veten, gjerat do permiresohen avash e avash,
e mban mend kur u linda, dhe babi me quante te shemtuar,
me te drejte i shemtuar si bebe isha, por me vone ai ishte penduar,
hallet qe patem me belon, e mbaj mend si vrapoje ne spitale,
doktoret te thoshin ska me shpresa, por ti shpresen tende kurre se ndale,
e mban mend kur kunata te tha, qe une kisha vrime ne zemer,
qe kurre sdo mundja te vrapoja, sot jam nje nga tenistat me emer,
mamush e mban mend kur lashe shkollen, dhe me thyeve raketen e tenisit,
qava per dy jave rresht, iu ankoja kusurit te fisit,
naten ama te degjoja, si renkoje ne gjume nga inati,
kurre nuk deshe te me merzitje, por te me veje ne vize erdhi sahati,
e mbaj mend sherrin e pare, erdha ne shtepi me syrin e zi,
qaje por dhe buza te qeshi, sepse e kalova fazen femi,
mbaj mend te dashuren e pare, me thoshe mos tja kisha me hile,
kurre mos genje ato qe do, une kendej genjeshtrat me kile,
mamush e mbaj mend kur isha 5, dhe rrobat vete mi qepe,
qe nga pulovrat deri tek pantallonat, nga dora kurre ste doli nje e keqe,
tere jeten pate vec nje qellim, mua dhe vellackon te na shihje mbret,
kur vinte takimi me prinder, shkoje ne shkolle gjithe lezet,
sot jam 24, por kur te flas ndihem si femi,
dua te te puth fort ne faqe, dua te me shtrengosh ne gji,
dua te me ndihmosh me detyrat, te me gatuash nje byrek me mish,
dua te therrasesh nga ballkoni, dua te me kercenosh me gisht,
dua te tregosh historite, peripecite kur ishe shtatzene,
me qiri rrinim kur skishim drita, por kisha nje baba dhe nje nene,
dua dua dua, dua mos te te shoh me me lote,
dua qe nje dite te kesaj jete, te te dhuroj kete bote,
te te dhuroj nje kurore, si mbreteresha qe meriton te jesh,
dua qe nje dite te kesaj jete, dashurine time ta ndjesh...
te dua mami....
do doja te falenderoja B-More's Finest per kete shkrim...
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|