Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Citim: Po citoj ato që tha BIONDIA
Me duart qe me dridhen te shkruaj kete leter dhe pse e di qe sdo kishte leter qe te mbante fjalet qe do te them sdo te mjaftonte asgje per te treguar ate qe ndieja e vashdoj te ndiej per ty .
Nuk di si ta nis tani kete leter dhe pse dikur te dergoja gati cdo jave sdi cte them tani dhe pse dikur nuk kisha nevoje qe te lodhja mendjen se ku ti gjeja fjalet sepse ato me me dilnin nga shpirti me dilnin nga zemra .
Nuk di si ta nis kete leter ...nuk di si te quaj ...
I dashur -po me te vertet kam te drejte te quaj te tille mbas gjithe kesaj kohe qe ka kaluar kam te drejte te them nje fjale qe tani e thote dikush tjeter dhe pse nuk mendoj se i perket kjo fjale?
Me duart qe me dridhen shkruaj emrin tend .... ah ky emer sa me ka bere te vuaj ,ah ne sa dite e nete kete emer i kam permenduar .
Cdo nate para se te flija une nuk thoja kurre tjeter gje asnje lutje Zotit sepse Zoti im ishe ti ,emri jot ishte e vetmja gje qe mendoja cdo sekonte e vetmja gje me bente te lumtur ...emri jot i vemti mallkim i kesaj jete qe me ka mbetur sepse nese dikur ky emer me sillte dashuri tani ishte nje osesion .
Kisha shume nevoje qe te tregoja se cfare po ndothte me mua sepse ishe i vetmi njeri qe me ke ngelur.
Doja te tregoja se ndoshta ajo vajza qe te deshi aq shume nuk do ishte me ajo vajze do ikte larg do ikte vegimi i saj sic iken vesa mbas daljes se diellit,doja te tregoja se ato sy qe ti dikur i adhuroje ato sy qe ti dikur ty te shihnin si nje relike do mbylleshin ndoshta ne nje dhome te ftohte morgu larg vendit te saj pa vegimin e syve te tu dhe pse e dija qe do prisja te ishte dora jote qe te mi mbyllte..
Doja te tregoja se floku i verdhe te cilin ti e ledhatoje do te binte e dora jote sdo e prekte me ,do te thoja se cdo gje e trupit tim te atij trupi qe ne netet e ftohte te dimrit ti e ngrohje me puthjet tua tani ndoshta do ishte pre e prekjeve te djave do ishte pre e tokes se ftohte ...
Doja te thoja qe kisha frike te vdisja sepse nuk isha akoma gati sepse po lija shume gjera te shtrenjta pas qe do vuanin e midis tyre ishe dhe ti dhe pse me ke bere te vuaj ,doja te thoja qe asgje sdo me ndante nga ty asgje ...
.Une do te merrja me vete brenda vetes time brenda shpirtit tim si gjene me te shtrenjte te kesaj bote do te me ngrohte kujtimi yt kur te kisha ftohte, do te me qetesonin perkedheljet e tua kur te kisha dhimbje ,do te me mbronin puthjet e tua kur erresira te me terhiqte drejt saj ti do ishen me mua ne mezin e kesaj mizorie .
Me duart qe me dridhen mbush nje faqe me gjerat qe dua te them qe dua te tregoj dhe pse e di qe ndoshta kurre sdo te kem guximin qe ta postoj kete leter si shume te tjera.
me duart qe me dridhen e me lotet ne sy le kete leter mbi tavoline me shpresen qe dikush ta postoje qe dikush te ta sjelli dhe shpresoj qe ta marresh ne kohe qe te vish e te .....me mbyllesh syte
....BIONDIA...... I Respektoj, ndjenjat e tua!
...Me gishtat qe dridhen, marr letren mbi Tavoline. Lexoj rrjeshtat e shkruar mbi te dhe nje rrenqethje me pershkon trupin!
Gishtat vazhdojne te dridhen dhe rreshtat behen me pak te padukshem, syte me jane mveshur!
Gishtat vazhdoje te dridhen por, tani dhe me shume dhe ne Zemer ndjej dhimbje. Rrenqethja ne trup vazhdon dhe cdo rrjesht i shkruar mbi leter, behet me i padukshem!
E vendos letren perseri mbi Tavoline, dhe mbyllem ne vehtvehte! Imagjinoj...! Nje shpirt qe lendon, nje Zemer qe vuan, nje njeri te trishtuar!
Me Sy te mveshur, veshtroj perseri mbi leter. Me gishtat qe vazhdojne te dridhen, marr perseri letren, e shtrengoj fort, sikur te te shtrengoja Ty mbas trupit tim! E perkedhelja letren lehte, sikur te perkedhelja Ty! peshperisja me vetvehten fjale te embelta, sikur ti peshperisja Ty! Ah, sikur te mi ndigjoje!!!
Me gishtat qe dridhen, e palos letren dhe e fus ne xhepin e kemishes, prane zemres! Me trupin akoma te rrenqethur, cohem dhe dal nga dhoma me hapa te lehte, per te te mos te zgjuar, per te te mos te prishur enderren qe po Enderron....!
Me gishta qe dridhen, prek xhepin ku kam futur letren dhe ndjej qe zemra me rreh me me force, ndjej se te kam prane........ndjej se, mora me vehte nje pjese nga dhimbja jote, nga jeta jote, nga Enderrat e tua!
....Ti zgjohesh! Dhe vete pa e kuptuar, shkon drejt Tavolines ku kishje lene letren! Me sy paksa te pergjumur shikon qe letra s'eshte me mbi Tavoline! Mbyll syte per nje cast dhe i hap perseri, duke menduar se je ne Enderr, por letra prap s'eshte mbi Tavoline! Gishtat fillojne te te dridhen. Trupi fillon te te rrenqethet! Ne zemer ndjen nje shtrengim por, cuditerisht, eshte nje shtrengim i jo dhimbes! Ndjen nje ndjenje qe se ke ndjere, prej kosh! Ndjen dicka qe, as vete se shpjegon dot! Gishtat s'te dridhen me! Rrenqethja te ka ikur! Nuk cuditesh me, pse letra s'eshte me mbi tavoline!
Dicka e e pa kuptueshme po ndodh me ty por, dicka qe eshte dhe e bukur,qetesuese! Veshtron nga dritarja e dhomes, dhe sheh nj Pellumb qe qendron mbi parvaz dhe cukit me sqep mbi xham! Pellumbi te veshtron Ty dhe fillon te kendoje....!
Ti, buzeqesh dhe pa kuptuar as vete, fillon te kendosh me te! Cohesh dhe shkon drejt dritares. Me gishta qe s'te dridhen me, hap dritaren dhe pellumbi, cuditerisht, nuk trembet nga Ty por rri aty dhe te veshtron! Ti, zgjat doren dhe e prek! Ai, vazhdon te te veshtroji. Ndjen ngrohtesine e gishtave te tu. E merr dhe e shtrngon pas Zemres. E ledhaton me gishtat qe me zdridhen, dhe ai ndjehet mire!
...Me gishta qe me s'te dridhen, merr nje leter dhe fillon te shkruash. Shkruan dhe kendon lehte...!
Gjithcka te duket ndryshe...! Ndjehesh e qete!
Nje fllad i lehte perplas dritaren, te cilen e ke lene hapur, dhe atehere kupton qe S'JE NE ENDERR!
......................
Une jam...!!!
Elbasanlli
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Modifikuar nga Vizioner datė 16/04/2008 ora 10:10
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|