Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Rrefime memece
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Dino Buzzati - Takim i humbur

Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane.
Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla shkalleve, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelbert te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundrat mbi gure). Pastaj kishte filluar pak nga pak te merrte te tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites ambulantë, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionçine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe ne henezen prej qelqi te mesakut portjera flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.

Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ke pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marrë. Por do ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ti, qe s'mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une reshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur por ti s'je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fyturat e vajzave prej allçiu nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshem te syte, dhe suvate e rena, dhe ne henezen e qelqte te mesakut portjerja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren "Dentist ne katin e III - Sittam, perfaqesi reklamash - Farera vajore - Vinci-Guerra ne te IV - Noteria Rossi-Schaffera" Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel dhe buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmerrshme familjare. Kurre, pra, dielli s'ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje-ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerzit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
"Me falni, valle mos keni pare gje "filankën"?"
"Kur?" pyesin.
"U bene fiks dymbedhjete vjet."
"Po" pergjigjet njeri, "me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme, shume e hirshme"
"Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?"
"Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape pse prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj... E njoha pikerisht atehere, ate dite, tek po priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me cader ne shtepi...Është ime shoqe, zoteri, me ndjeni."

http://www.youtube.com/watch?v=Gr4FN_DOpSk

ps: Ne mungese te 1 teme per te e hodha ketu...

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2010 19:35
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Brenda cdo njeriu fshihet nje ane e mrekullueshme qe, per pjesen me te madhe te kohes, rri aty ne cep e strukur ne vetmi. Dhe kur perpiqet (ndonjehere) te shfaqet ne dritaren e shpirtit, menjehere e detyrojne te heshte. Per kete arsye te cmendurit ia mbathin per t'u mbyllur neper cmendina, femijet luajne larg te rriturve (fshehtas), artistet krijojne ne sekret absolut.. Sepse (shhttt) ana juaj e mrekullueshme eshte nje sekret qe duhet ruajtur larg maskave te te tjereve.

Brenda cdo njeriu i shfaqet drites se diellit nje ane e tmerrshme.
Eshte e cuditshme se si ndihemi krenare per masken tone e mbajme fshehur anen me te mire (me e vertete se e verteta) sikur te ishte dicka per te cilen te turperohemi.

Jemi te zhytur kokeposhte ne nje turli te cilesise se pare, nje perzierje kaotike dhe e paqendrueshme ku pyetjet ndjekin pergjigjet, koha ecen mbrapsht, realiteti eshte thjesht nje opinion dhe nuk ka asgje me te vertete te vertete e asgje me te vertete fallso.

.. nuk me beka mire ndryshimi i stineve..

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2010 22:48
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Gjithmone e me shume bindem qe sinqeriteti eshte virtyt i budallait,dhe qe une nuk kam per te vene kurre mend,,,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2010 23:33
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Disa rreze drite mistrece kishin mundur te depertonin ne nje fare menyre te panjohur akoma prej ligjeve te fizikes permes grillave dhe perdeve te trasha blu, te cilat nje zot e dinte me cfare pjese tjeter te dhomes kombinoheshin, dhe po e ngacmonin gati ne irritim. Deshte te flinte akoma por dita dhe ato rrezet e diellit pashpirt kishin tjeter mendim. Hapi njerin sy dhe pa oren. 11:30 am. "Akoma shpejt" mendoi dhe u kthye nga ana tjeter. Por tani ishte teper vone. I ndjente tek e ngacmonin ne qafe dhe ne kurriz. Bile tani po I dukej sikur ato kishin gjetur rrugen nen lekure dhe po e gulugicnin pa meshire. Mbas 30 min dyluftimi u dorezua. U ngirt me pertese dhe u shtriq. Ndjeu kurrizin te kerciste dy-tre here dhe nje gogesime e gjate mbushi dhomen. Ferkoi syte dhe me bisht te syrit vuri re qe njera prej perdeve ishte gjysem e hapur. Ky zbulim megjithese shpjegonte misterin e rrezeve te diellit e beri edhe me te lodhur. Ajo duhet ta kishte lene kete dhurate kur kishte ikur ne mengjes heret, ose me sakte kur ai e kishte perzene. Tani po ndjehej pak ne faj qe I kishte thene te largohej. Filloi te kujtonte naten me pare. Nenqeshi dhe ferkoi hunden. Ndoshta mund te kishte bere nje perjashtim. "Jo rregulli eshte rregull" mendoi dhe ndjeu ndergjegjen apo cfardo qe ishte ajo brenda tij ta qepte gojen dhe te binte serisht ne qetesi. Mbylli perden dhe u ul perseri ne krevat. Filloi te mendohej per listen e gjate te gjerave qe duhej te bente sot. Ashtu papritur u ndje komplet I lodhur. U shtri serisht ne krevat dhe duke mbyllur syte belbezoi: rrofte dembelizmi.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2010 21:04
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Exclamation

Buzeqeshja e mengjesit ( pas nje nate te qullur nga lotet)...

Buzeqeshja e mengjesit jo gjithnje eshte ajo e verteta. Buzeqeshja e mengjesit nuk eshte fundi qe permbyll nje nate te lodhshme dhe shpirterisht sfilitese ne nje tjeter kapitull qe do te pluhuroset nga barra e viteve ne supe… Buzeqeshja e mengjesit shpesh te genjen, te mashtron, te zhyt edhe me shume ne greminen e zeze te trishtimit, qe ka filluar rrugetimin e saj diku ne oret e erresires dhe nuk e di se ku do e degdise destinacionin e saj, ne c’dite, ne c’ore , ne c’situate apo maniere apo fundja ne cilet sy e krahe. Deri dje mendoja dhe besoja se sfidat dhe humbjet sherbenin si nje mesim per te te bere me praktik dhe me fleksibel ne jete, sot, qendrimi im ka ndryshuar… Jam me e ngurte se asnjehere, e shoh se i ndrydh parimet e mia ne guacken e idealizmave dhe ekstremeve qe ne mendjen time cojne ne barazime te percaktuara te tipit 1+1=2, nderkohe qe gjithe njerezit perreth meje kane nje tabele tjeter perllogaritje, qe ndryshon, ndryshon , ndryshon….Shpesh mendoj se fati im ka lindur brenda prerjes se nje tunike te caktuar e cila nuk ndryshon asnjehere duke sfiduar njekohesisht kohen dhe mua vete…

Kur fillova te shkruaj keto rreshta e kisha gjithe skemen e qarte para syve,aq sa mund ta imagjinoja rreshtimin e mendimeve ne mendjen time sikur isha duke lexuar nje leter gia…Por …por e ndjej se barra e ndjenjave qe me peshojne sot eshte me e komplikuar se fjalet, eshte me dredharake se mendimet te cilat mund t’i ngjyrosesh dhe strukturosh me truke epitetesh e metaforash.. Ndjenjat jane te vetmet qe atehere kur mendon se i ke ne kontroll dhe i ke zaptuar ne doren e racionales, pikerisht ne ate moment ajo dore mblidhet, behet grusht qe te thyen jo vetem hundet por edhe qafen, kembet, duart dhe shpresat se akulli i distances se perbere nga muaj heshtje mund te shkrihet nga nje email apo sms…Mikja ime insiston dhe beson ne shkrirjen e akujve vetem me nje hap, sepse ajo beson ne nje lloj dashurie, ate te verteten dhe qe ne njerezit vendosim ta quajme te perjetshmen. Dhe gjate gjithe kohes qe ishim bashke sot, ajo i meshonte ketij mendimi thua sikur kjo te ishte e vetmja vertetesi e saj..Por une e kam cliruar veten shume kohe me pare nga ideja/ besimi se dashuria vjen vetem nje here ne jete, prandaj dhe “pikepyetjet” i kam bere “pika” ne mendjen time...Prandaj dhe nuk bie pre e buzeqeshjes se mengjesit, po besoj te vertetesia e buzeqeshjes qe me dhuron dikush gjate dites.....

Per "dike" qe me dhuron buzeqeshje....

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2010 17:25
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Re: Buzeqeshja e mengjesit ( pas nje nate te qullur nga lotet)...

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

Kati vetem titulli i ktij shkrimi dhe diku fjlaet e fundit me llane nje ndjenje si ta them llemshurie ose deshire te hy te komentoj
je e vecante love you

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2010 18:38
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Thumbs up

Re: Buzeqeshja e mengjesit ( pas nje nate te qullur nga lotet)...

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Buzeqeshja e mengjesit jo gjithnje eshte ajo e verteta. Buzeqeshja e mengjesit nuk eshte fundi qe permbyll nje nate te lodhshme dhe shpirterisht sfilitese ne nje tjeter kapitull qe do te pluhuroset nga barra e viteve ne supe… Buzeqeshja e mengjesit shpesh te genjen, te mashtron, te zhyt edhe me shume ne greminen e zeze te trishtimit, qe ka filluar rrugetimin e saj diku ne oret e erresires dhe nuk e di se ku do e degdise destinacionin e saj, ne c’dite, ne c’ore , ne c’situate apo maniere apo fundja ne cilet sy e krahe. Deri dje mendoja dhe besoja se sfidat dhe humbjet sherbenin si nje mesim per te te bere me praktik dhe me fleksibel ne jete, sot, qendrimi im ka ndryshuar… Jam me e ngurte se asnjehere, e shoh se i ndrydh parimet e mia ne guacken e idealizmave dhe ekstremeve qe ne mendjen time cojne ne barazime te percaktuara te tipit 1+1=2, nderkohe qe gjithe njerezit perreth meje kane nje tabele tjeter perllogaritje, qe ndryshon, ndryshon , ndryshon….Shpesh mendoj se fati im ka lindur brenda prerjes se nje tunike te caktuar e cila nuk ndryshon asnjehere duke sfiduar njekohesisht kohen dhe mua vete…

Kur fillova te shkruaj keto rreshta e kisha gjithe skemen e qarte para syve,aq sa mund ta imagjinoja rreshtimin e mendimeve ne mendjen time sikur isha duke lexuar nje leter gia…Por …por e ndjej se barra e ndjenjave qe me peshojne sot eshte me e komplikuar se fjalet, eshte me dredharake se mendimet te cilat mund t’i ngjyrosesh dhe strukturosh me truke epitetesh e metaforash.. Ndjenjat jane te vetmet qe atehere kur mendon se i ke ne kontroll dhe i ke zaptuar ne doren e racionales, pikerisht ne ate moment ajo dore mblidhet, behet grusht qe te thyen jo vetem hundet por edhe qafen, kembet, duart dhe shpresat se akulli i distances se perbere nga muaj heshtje mund te shkrihet nga nje email apo sms…Mikja ime insiston dhe beson ne shkrirjen e akujve vetem me nje hap, sepse ajo beson ne nje lloj dashurie, ate te verteten dhe qe ne njerezit vendosim ta quajme te perjetshmen. Dhe gjate gjithe kohes qe ishim bashke sot, ajo i meshonte ketij mendimi thua sikur kjo te ishte e vetmja vertetesi e saj..Por une e kam cliruar veten shume kohe me pare nga ideja/ besimi se dashuria vjen vetem nje here ne jete, prandaj dhe “pikepyetjet” i kam bere “pika” ne mendjen time...Prandaj dhe nuk bie pre e buzeqeshjes se mengjesit, po besoj te vertetesia e buzeqeshjes qe me dhuron dikush gjate dites.....

Per "dike" qe me dhuron buzeqeshje....

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2010 16:50
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Question

Mish e gjak i ngjeshur ne nje dordolec qe can mes turmes se njerezve, pa vemendje per veten, pa deshira per veten...Ajo vetem ecen duke ndare si me thike fate njerezish me fytyra te ngrysura qe vijne duarbosh nga njeri destinacion dhe shkojne me zemer te thyer ne nje tjeter prej te cilit nuk presin te marrin asgje, por shkojne, sepse duhet, sepse kjo eshte jeta...
Dhe cuditerisht dordoclleku i saj nuk tremb askend pervec "saj", nuk shmang askend nga destinacioni i tij ardhje- vajtje, por vetem shmang edhe 1 hap me tej vijen e bardhe te fundit te saj.
E tutkallosur nga pluhuri i trishtimit te diteve, tiparet i kane humbur ne nje grusht resh te zymta, duke i dhene imazhin e nje te vdekuri te pakallur...Dikur ishte e buzeqeshur, me sy plot ndjenje qe shembnin mure dhimbjesh duke ndertuar me to folezesa dashurie qe mblidhnin zogj qe shtegtonin drejt yjeve...Dikur kishte nje emer, sot ka vetem nje arsenal kujtimesh qe po e grryejne perbrenda, dikur kishte nje ze, sot ka vetem nje heshtje qe vetem kafshon, dikur kishte nje zemer qe falte vetem dashuri, sot ka vetem nje boshellek, asgje me teper....

Duhej te ishte nje rrefim dislektik ose memec, por i gjithi po me gumezhin ne mendje si nje fole grerzash....

Ne qofte se e ndalon kush hapin e syrit dhe te mendjes te ky shkrim, mos te mundohet te kuptoje kete "rrefim".... Rrefimet nuk jane per t'u kuptuar, ato jane thjeshte per t'u degjuar/lexuar...

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2010 16:18
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Exclamation

Shkoj dem edhe tentativa e 5 po e 6 per te shkruar rreth ndjesive te asaj nate.. E bukura eshte se nuk di as nga t'ia filloj, sepse nuk e di se si filloj dhe nuk di se s'i ta mbaroj, sepse benda vetes kam (pothuajse) bindjen se eshte " to be continued" dhe se " fundi " nuk eshte vallezimi apo puthjet miqesore ne faqe qe mbyllen ciklin e nje 10 oreshi qe ia kaluam ne shoqerine e njeri-tjetrit.

Dreqin, dua te shkruaj por nuk mundem...Dua te shkruaj por nuk kam fjale..Me duhet ta justifikoj kete me faktin se gjithe frymezimin tim dhe gjithe ndjesite dhe emocionet e mia keto kohe jam duke i perkthyer ne pikture dhe jo me ne fjale. Ndryshe nuk ka justifikohet qe brenda nje periudhe kohore shpirti te zhveshet nga fuqia e fjaleve e te behet memec....

Sot me erdhen fotot qe kemi bere bashke dhe kishte kohe qe nuk vizatoheshin mbi portretin tim ai lloj shikimi dhe ajo lloj buzeqeshje shpirterore.

Kurse ai....ai...ai....

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2010 19:28
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Exclamation

Nuk zvarritem pas kujtimit tend, pas ndjenjes tende, pas te thenave dhe te pathenave tona..Zvarritem vetem pas shpres-deshires time qe ti te mos pushosh asnjehere se dashuruari kujtimin tim...Dhe atehere kur ti perballe vetes te kesh nje tjeter fytyre, te tjere sy e buze qe te thone se sa shume te duan, atehere, KUJTO se UNE TE DUA ME SHUME SE AQ!!!

..........

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2010 17:09
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Rrefime memece

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.