Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Sot(para ca kohesh e pare nga momenti qe po shkruaj ketu ne forum)takova nje mike timen te mesmes dhe dashur pa dashur perfunduam ne debate ne lidhje faktoret e ndryshem qe mund te kishin impakt ne suksesshmerine e nje individi,u permend dhe statusi social si nje mbeshtetje ekstra.
Per nje moment mendova per njerezit me aftesi te kufizuara ekonomike,mu duk sikur kapitali i vertete,ai njerezor po humbet fal materializmit qe ka pushtuar boten.
Ndihem pak utopike,jam ajo qe ka enderruar gjithmone per nje shoqeri te bazuar ne meritokraci: ku te gjithe te kane te njejtin start,nga e njejta platforme horizontale.E ato qe jane vertete te afte te jene ne maje,kurse ata qe s'jane mire ne asgje,te liheshin ne habitatin e tyre primitiv ne margjinalitetin e nje shoqerie.
Por dua te besoj qe jemi duke vajtur drejt imazhit te mesiperm,imagjino,ne shekullin e 17-te njerezit thonin per nje te varfer"oh sa keq,por ishte Zoti qe donte diferencat sociale".Kurse tani degjon shpesh njerezit duke thene"nese eshte ne ate gjendje eshte faji i tije/saje".


***


Me ka pelqyer filozofia,saktesisht fatalistet gjermane.Kam adhuruar gjate ca koheve Schopenhauer(dhe vazhdoj ta adhuroj),jam e dashuruar mbas nje shprehjes te tije ku thoshte"perse te qash gjate DISA momenteve ne jete,nderkohe qe e TERE jeta eshte per tu qare?"
Ne momente te veshtira gjej veten tek keto fataliste,ka momente ne te cilat ndihesh vertete keq dhe e vetmja gje qe s'do doje te degjoje eshte"ah,jeta eshte e bukur,zogjte cicerojne,dielli ndricon..." por do doje te degjoje"ke te drejte,jeta eshte pikerisht e veshtire ne disa momente".Dhe ehste pikerisht ky pesimizem qe te ben te rimbledhesh forcat pasi i thua vetes"well,me keq se kaq s'ka ku te veje ndaj mblidh forcat dhe VAZHDO"!!!!



***


Do vije nje dite ne te cilen une do te te dorezoj letrat e lojes qe po luajme,do vije nje dite qe s'do thuash me qe kam fituar cdo leter qe kishe ne dore(duke harruar qe dhe ti ke letrat e mia) dhe qe tani duhet ti jap drejtimin qe dua lojes!!Do vije nje dite ne te cilen do lodhem nga mbajtja e tyre ne duar dhe do ti jap ty te tera qe te vazhdosh ate qe u nis nen drejtimin tim...dhe kjo me sigurine e plote qe do e beje poaq mire sa une!
Do vije nje dite ne te cilen do me mungoje forca per te drejtuar dicka qe mund te mbahet ne kembe vete ne saje te asaj qe kemi investuar...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2004 13:27
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
rrushi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/04/2003
Vendbanimi: broken glass
Mesazhe: 162

Ti u ule I lodhur prane meje, era e trupit tend me coi larg, aty ku nuk kam patur guximin te shkoj me pare. Te kujtohet, diten e pare qe u njohem? Une nuk ti hidhja syte dhe ti s’e duroje dot pranine time, akoma me i hidhur ishte humori im, helm per te mjekuar sedren e vrare . Nuk njiheshim fare por duhet te jemi urryer ne nje jete tjeter. Sarkazma jote me la fare indiferente, “aq me behet” thashe me vete. Nuk kisha takuar me pare nje arrogant si ty, I neveritshem, s’le vajze pa ngacmuar “po une pse shqetesohem kaq shume?!” pyesja dhe nje afsh I nxehte me pushtonte fytyren nga zemerimi… Qesh me vete, shume vite kane kaluar qe atehere dhe tek germoj thelle ne shpirt mos e gjej serish ate flake, ate etje qe me la pa gjume ate nate, e kuptoj qe te kam dashur qe para se te te njoh dhe te kam urruar gjithe jeten, ashtu e cmendur, e rrembyer nga zemerimi.
Ti e ndjen perhumbjen time dhe hesht si te ishte varrimi im. Respekt. Oh, meshire nuk dua prej teje! Ti I buzeqesh krenarise sime dhe me veshtron si te duash te perkedhelesh foshnjen tek une dhe syte me mbushen me lot kur ajo, pa e kuptuar, me mall afon koken tek supi yt.
Me kishe munguar.
Me duhet te iki por zemren le me ty. Ashtu te pergjakur, te shkulur nga kraharori, me frymen e fundit, merre…mua nuk me duhet aty ku po shkoj. Cfare do shkruash ne epitafin tim? Je shume I lodhur per te shkruar, je zvarritur me mua ne humbetiren e pameshirshme te fajit, ke pare se si vritet shoku me I ngushte, ke ndare buke me thiken e pergjakur. Ke dashuruar ashtu si I cmendur, I rrembyer nga afshi, ngrohtesia e trupit tim, psheretimat e pasionit mekatar…
Mbeshtet buzet tek balli im dhe me shtrengon me duart qe te dridhen tek qaj per vrasjen e pafajsise…Ishe kujtim apo enderr?

__________________
Truth hurts

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2004 22:14
rrushi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rrushi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rrushi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rrushi Shto rrushi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rrushi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BluE_icE
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 23/06/2004
Vendbanimi: on the palm of God's hand
Mesazhe: 200

memory

Ishte trembur aq shume sa mezi qetesoi me ne fund zemren qe kurre s'ia kish ndjere aq te forte ritmin galopant. Pastaj e kish ndjere ti fryhej ,ti kalonte neper te nje rryme ajri te holle ,prerese.
Prerese?
Nuk duhet te ishte prerese.Vetem prerese ,jo.Mezi ia kish mbushur mendjen vetes qe ishte shendoshe e mire.Ishin dashur madje dy vizita ne spital dhe kjo e treta. Tjeter gje s'duhej..tani per tani..
-I want some quiet nights,slow streams of water, relaxing with a good book , good music,chewing a stick in my mouth-i kishte thene teksa syte blu ishin fiksuar ne pasqyren e makines.
-Are you being a lazy bone? -e kish pyetur ajo me nje ton qeshes.
-No, it is just that ...just that sometimes i feel like my heart is racing too much that i cannot bare it.They are like stromy feelings ,it goes wild ,runs fast like crazy-Ai e veshtroi sikur te kerkonte ndonje shenje kuptimi tek fytyra e saj.Shprehja e fytyres se saj nuk tregonte me shume sesa c;mund te tregonte nje statuje e bardhe. E megjithate e dinte shume mire perse po fliste ai.
-It's like when you fall in love for the first time..or quite.
-Is it...? -pyeti ajo duke ngritur vetulalt perpjete kete rradhe...
-..Ah by the way love in albanian means-dashuroj right?
Ajo tundi koken ne shenje aprovimi.
-I remember it by spliting the word in two pieces:dash + Roj.--Hej Roy ,where are you dashing?
Qeshen te dy.
-You know ,that is called associative memory?
Ai vuri buzen ne gaz dhe i drejtoi syte e tij blu serisht ne pasqyre per te pare mbrapa pastaj sesi u kujtua dhe shtoi krejt papritur:
-Do they still hurt you ,the arms i mean?
-I guess they are fine,My right one is somewhat swollen because the freaking nurse injected it right in the muscle.
-and i was thinking you had done too much work out.
Qeshi.
-No surprise ,i had 4 shots at the same time.
Qeshi perseri...
-you got te be carefull from those nurses or doctors.C -stundents work in small and unglamorous hospitals ,the A-ones work in first class,famous hospitals.
Ajo mori fryme thelle ,pastaj u gelltit njehere.Pas nje pauze te shkurter si per te krijuar nje vetembrojtje apo nje vetiluzion mbrojtes qe deri ne njefare mase e ngushelloi tha:
-well ,my doctor is a nice one.He recognized my murmurs immediatley.
-You know what they say?For some people there's hardly a chance to come back from the hospital.
-Yeah ,ok thank you very much.-i tha duke mos lejuar fjalet te depertonin .
Ai s'foli.
Makina u parkua ne cep ,dhe duke hapur deren ai ia beri qetesisht:
-Let's hope this time there's at least one B student at the hospital..
-..unless i will not come back from it right? -i tha me nje buzeqeshje qe tregonte gjysem shaka por dhe gjysem seriozitet.
Ai buzeqeshi dhe e surprizoi ate ne menyre te pashpjegueshme kur tha:
-Let's pray.-dhe i mori doren.
Por kur pa nje drite ndryshe ne sy e mori vesh qe edhe ajo ishte gjysem shaka.
Ai rralle lutej,dhe kur lutej ishte ne heshtje.
-Ok -tha ajo dhe nuk ia la doren te lire-let's pray: Dear God, thank you for D. that is with me today,thank you that i am healthy and that my heart is not in serious danger and i hope that i come out of that hospital and that there's at least a B+ student in there.Amen.
Sapo mbaroi ia dhane te dy te qeshures.
Vizita ishte e gjate por te pakten shkoi mire.
Ajo doli nga dhoma dhe e pa ate duke lexuar me koken ulur nje reviste.
S'priti shume dhe thirri: I am alive-me nje buzeqeshje te madhe qe shkonte vesh me vesh.
Pastaj nje e qeshur mbrapa saj u degjua.
Ishte the receptionist.
Ajo gjysembuzeqeshi e nervozuar ngaqe e kish harruar qe e kishte patur mbrapa.
-I can see that-kish thene ai.
Ndersja sportelistja akoma ne humor kish thene nje urim qe s'kishte qene ose ndoshta s'kish tingelluar si te zakonshmit:HAVE A GREAT DAY GUYS.

__________________
Fear less,hope more/eat less,chew more/whine less,breathe more/talk less,say more/love more and all good things will be yours:p(swedish proverb)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2004 09:31
BluE_icE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BluE_icE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BluE_icE (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BluE_icE Shto BluE_icE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BluE_icE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re aaaaaaaa.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 304 herė.

Nje nga imazhet qe pashe dhe qe me preku me teper...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2004 18:52
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Une e ftohur,me sy te skuqur,pa gjume dhe me temperature,ata te tre po me terhiqnin tere qejf drejt makines duke folur per planet qe kishin per ate nate.

-...do na hedhesh ne ndonje kanal me ata sy te skuqur ti-ja ben njera nga shoqet
*pff,ka jeta jote me teper vlere se e imja?-e pyes duke qeshur
-hahahaha,ok,me fal ke te drejte

Nderkohe qe une ve muzike,nje kenge qe me ka trishtuar perhere por mesa dukej s'kishte te njejtin efekt tek te gjithe pasi ata te tre ja nisen te cirren(kendojne)ne notat e saja.


They Try To Bring Me Down, Had To Swallow My Proud
Nobody Knew What I Knew, I Would Survive

For Every Tear I Cry, Every Wish Goes By
Every Dream I Kept Inside
For Every Mile I Walked, Every Race I Lost
Every Day That I Ran Out Of Time

Like Every Song I Sing, Everyone I've Known
Every Night I Spend Alone
Like Every Horizon, I'll Keep On Trying
Like The Sun I'll Be Risin'


Me ne fund mberritem,vej etiketten e organizatorit ne krah,ata te tre vene byzylyket e pageses.
Ne nje moment ndihem e shternguar nga nje pale duar,e me pas e cuar ne ajer por s'po arrija ti asocioja me nje trup,nje fytyre,nje ze...me ne fund ai u sjell nga une.Cfare surprize.

* oh my God,hč,ti je?Wou-wouw-wouw dil cike ne drite.Sillen fantazma kendej rreth e rrotull??-dhe e perqafoj pa pushim
Kur je kthyer ne ...?Nuk ishe ne USA?
-Oh,mjaft dhe ti me keto pyetje se me hutove.Kam dy dite qe jam rikthyer,s'do jete per gjate,sa te mbajme nje vjetorin e vdekjes te babait,javen tjeter I'm gone.
*Pse s'me ke thene asgje?Hou?Ishte dashur ta beje,do kishim ardhur bashke me..... te te merrnim ne airport,pastaj mbas tere kesaj kohe...
-S'ishte nevoja,pastaj do ikte efekti surprize
*Eh,surpriza ishte,kjo eshte pak por e sigurte.Nga e more vesh qe ishim ketu?
-Ma tha B...,pastaj mund te mungoja ne zhurmen e organizuar nder te tjere nga ti?Hahahaha
*hahaha,zhurme?Sa te urrej.Po mbyll nje vesh kesaj radhe por ama kjo "zhurma"ka shitur 700 bileta,hidh nje sy dhe kateve te siperme dhe do shikosh...
Nejse,eja te pime dicka me te tjeret,sonte je mik special ndaj ofron shtepia.Te kane pare te tjeret?
-Jo,pervec B.... dhe atyre qe ishin me ty jo.
*Atehere eja,efekti surprize vazhdon

nderkohe kishte hedhur krahun rreth meje

-Je e semure?Me dogje,e ke temp.te pakten 39.Do beje mire te veje ne shtepi.
*Doktorin me mua do e besh ti???Hahaha,beje me te tjere qe s'kuptojne gje nga materia jo me mua,ndihem me mire se kurre-genjej duke mos dashur ti prish mbremjen ne mes te miqeve te vjeter qe s'kishte pare per nje vit te tere.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 22/10/2004 ora 16:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2004 11:59
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Equis
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/03/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 139

....Me kujtohet kur e pashe per here te pare..Po kercente e shpenguar me nje shoqen e saj ne mes te pistes qe ishte mbushur kaq shume sa te gjithe po kercenim gati ne vend pa mundur te ngrinim krahet apo leviznim kembet.Dikush do te qeshe me mosbesim por ishte si ne nje film...gjithshka ndaloi per mua,nuk deogja dot asnje gje pervec frymemarjes sime te shpeshte dhe rrahjeve te zemres.Ne ato momente existonte vetem ajo,nje drite hyjnore e ndriconte nga lart vetem per mua ndersa te gjithe te tjeret u zhuken ne erresire.O zot.......si mund ta harroj ate moment?U hutova kaq shume mbas saj deri ne momentin kur ndjeva nje dhimbje te forte ne krah qe me solli ne vete.A... e inatosur me kishte pickuar kaq shume sa shenja e thonjve te saj me ngeli per nje kohe shume te gjate me pas.A.. si te gjithe vajzat e bukura ishte teper arrogante dhe e llastuar,nuk mund te shikoja asnje vajze tjeter pervec saj.Duhet te ishe i teri i saji ne cdo moment te dites.Megjithate une vazhdoja ta shikoja vajzen misterioze instiktivisht deri sa A...shprehu deshiren per tu larguar nga diskoja.
-Po ne sa erdhem ktu.Cte shkrepi tani ne koke qe te ikim?-i thashe i revoltuar ne kulm megjithse nuk e kuptoja shkakun akoma.
-Nuk me rrihet me ne kete vend m... kupton apo jo?As nuk kercehet,as nuk bisedojme dot me kete muzike ne kupe te qiellit.Hajde ikim te lutem.-me the duke me perqafuar dhe perdredhur buzkat me perkedheli si nje femije.
E dinte qe kur bente ashtu nuk ia prishja dot kurre dhe tekat e saj plotesoheshin ne moment.Megjithate as nuk me shkonte ne mend te largohesha nga diskoja.
-Degjo-i thashe.-Shkojme ulemi po te duash,por un nuki dua te ikim kaq heret.Te pakten te pijme dicka,rrime gjys ore apo nje ore pastaj ikim,mire?Mos ma prish naten pa nisur akoma,te lutem...
-Mire pra,por gjysem ore jo me shume.
-Ti nuk e di se sa te dua,-i thash dhe e putha lehte ne buze.E shtrengova pastaj ne krahe duke veshtruar gjithmone nga vajza ne piste.Ajo nuk ishte.U rrotullova i shqetesuar nga te gjitha anet duke e kerkuar me sy po nuk po e shihja me as ate as shoqen e saj.Me ne fund e pashe qe po mundohej te porosiste dicka per te pire tek banaku,ndersa nje mizeri njerezish i ulerinin barmanit me leket ne dore.
-Gen!!A ke ndermend te me hapesh rruge apo jo-ma terhoqi vemendjen A..tashme e inatgosur ne kulm.Ke k..rve po shef ter kohes?-dhe u nis me nxitim per nga tavolinat.E arrita duke e kapur per dore dhe e putha lehte tek floket per ta qetesuar.....(Vazhdimi heres tjeter)

__________________
............U must keep yourself alive........that's the most important think ........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2004 22:07
Equis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Equis Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Equis (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Equis Shto Equis nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Equis nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qelibar
Anetar i ri

Regjistruar: 27/10/2004
Vendbanimi: ....
Mesazhe: 15

ndjenja te braktisura.... sa dhimbni. ndjenja qe endeni pa gjetur se ku te ndaleni. ndjenja qe shpreheni dhe treteni ne ajer. sa te trishtueshme jane persiatjet tuaja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2004 12:06
qelibar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qelibar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qelibar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qelibar Shto qelibar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qelibar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

-"...ku eshte qypi i centeve te tu?"
*"Ne makine me duket.Pse?"
-"Te shtoja dhe keto se me cmenden neper xhepa.Po ca do ne makine?Do thyhet e gjithe ato monedhat pa vlere do te shperndahen aty bashke me copat e xhamit!"
*"E mora per.... qe te luante rruges deri ne kopesht me te,s'ishte e ema ne shtepi dhe ma parkoi ke une ne mengjes.Dhe po te thyhej pune e madhe!Ashtu sic bleva kete do blija dhe tjetrin per ta zevendesuar.Pastaj do kishim cike fun duke i mbledhur.Pse duhet te kondicionoj veten nga gjerat me pak vlere?"
-"Ate e di ti,pasojat jane te tuat"
*"Si perhere ne ate qe bej"

P.S. Equis: pres vazhdimin,pershkrimi ishte fantastik.
Qelibar: shpresoj qe te vazhdoni pasi edhe pse shkruat pak kishin nje shije te vecante!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2004 14:50
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

"je gjume i tmerrshem,i llahtarshem,sidomos kur s'me uron nate te mire"

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2004 20:43
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

nje MIRMBREMA qe me eshte fiksuar ne koke

...ishte nje mbremje e ftohet tetori, kur degjova celularin tim duke cingrruar...... ishte Ziki nje shoqe imja e femijeris.
Unë:Alo, ckemi ziki si po ja kalon?
Ziki: ja jam ke lokali im, do vish te pish nje kafe ?
Unë: ja ketu afer jam, mendoj se per pak minuta do jem aty, ka dicka te re?
Ziki: jo kot fare, nuk kemi shum pune dhe me ra mall te pij nje kafe me ty.
Unë: ne rregull me prit pra se erdha.
Ziki: mirupafshim pra.

mbylla celularin dhe shkova ke ziki, restauranti ku punonte qehej "Mare Monte". Sa hapa deren pash Zikin ne nje tavolin perball deres duke me pritur. e pershendeta qe nga dera, dhe u nisa ne drejtim te saj..... kur pa pritur degjova nje ze qe vinte nga banaku i cili ndodhej ne krahun e djathte, "MIRMBREMA" ishte nje ze i embel qe me shtangu ne vend, ktheva koken dhe pash "ate" nje bjonde me sy te gjelbert qe ngriu gjakun,nuk kisha pare ndonjeher bukuri te till ,"prej aty besoj ne dashurin ne shiqim te pare" mezi i a ktheva pershendetjen.
U ula tek tavolina e zikut, dhe ajo me vrejti me njehere, "he te dogji,mos e dorzo veheten je burr apo jo"me tha ajo duke u qeshur.
JO vetem qe me dogji po ma mori gojen,thash unë, pastja ziki e ftoi tek tavolina jone dhe na prezantoi, A. kjo eshte F. dhe F. ky eshte A. nje shok imi i femijeris,
F. Me vjen mire qe u njofem me tha me gjysem zeri dhe me koke pak sa te ulur, ndersa une mezi i thash se edhe mua me vjen mire qe u njofem,kisha frig ta shiqoja ne sy.
Pastaj thuajse gjith naten mendova per te, dhe mezi prisja ta kryej orarin e punes te nesermen qe te shkoja per kafe atje, vend i cili u be nje satcion per mua gjdo dite pune pas orarit te punes.
...... kjo rutine vazhdo per nje kohe te gjat, pastja pas kesaj rutine krijuam nje lidhje.... ishim ***ti me i lumtur ne bote..... dhe ter kjo ishte nje romanse qe zgjati plot tre vite.......... dhe per perfundim tragjik kishte ndarjen.
Ende pyes vehten PSE? nuk gjej dot pergjigjje, te njejten ben edhe ajo por nuk gjen dot pergjigjje.
Tani kemi rruget e ndara, edhe pse rruget tona ndonjehere takohen dikund.... por prap jan dy rrugë.

Edhe pse gjat tre viteve kemi pasur shum gjera te mira dhe te kqija, dashuri dhe zenka........ ende me kujtohet mbremja e pare, dhe me behet sikur degjoj zerin i saj kur me tha MIRMBREMA.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2004 10:26
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 68 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.