Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Lexoni poezitë e reja të Dritëro Agollit
(Botuar për herë të parë në Milosao..."
nga Botimet Shqiptare më 17.10.2010 )
Prej kaq kohësh Dritëro Agolli mban në sirtar një përmbledhje të re me poezi që ai e ka titulluar Prit edhe pak. Por ky libër, me vargjet e reja të poetit ende nuk ka mbërritur në duart e lexuesve. Milosao boton për herë të parë këtë përmbledhje me poezi të zgjedhura nga libri më i ri i Agollit, duke i uruar
Gëzuar ditëlindjen e tij të 79-të festuar pak ditë më parë (13 tetor 2010)
Kullota e imagjinatës
Dritëro Agolli
Aspak se kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha, në një kohë kur i kam kaluar të 70-të vjetët dhe kur, siç i thotë Noli Milto Sotir Gurrës, ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy. Po ja që poezia ndonjëherë u kthyeka në mënyrë jetese, domethënë, në një ushqim të përditshëm për të mbajtur shpirtin gjallë. Ky ushqim u mblodh javë për javë e muaj për muaj dhe pa u kuptuar u mbush një fletorkë e tërë.
Dhe kështu duke rënë fjala për ushqimin, që dikujt ky emërtim për poezinë mund ti duket banal, mu kujtua një mendim i Bodlerit, se gjithë universi i dukshëm nuk është gjë tjetër veçse një magazinë imazhesh dhe shenjash, të cilave imagjinata do tu japë një vend dhe një vlerë relative: është një lloj kullote, të cilën imagjinata duhet të hajë dhe ta transformojë.
Unë, me sa duket, jam mësuar në këtë kullotë si ai kau plak, që ha dhe ripërtyp, megjithëse dhëmbët i janë shkurtuar. Edhe kjo ripërtypje është një lloj transformimi. Kjo më sjell në mend diçka të largët. Im atë kishte një ka, që e mbajti edhe të plakur. Kur e shihte që kulloste më livadh, thoshte ha bar, i shkreti, po dhëmbët i janë shkurtuar se ngaherë përtypet. Ishte ky një ka ahuri dhe e thërrisnin me emrin Kazil. Edhe kur u plak dhe nuk mund të lëronte, im atë nuk e theri për ta bërë pastërma. Të rrojë sa të rrojë, thoshte ai. Dhe një ditë, kaut i shkanë këmbët e plakura në një monopat shkëmbor në Poçravë, - kodër mbi fshatin Merkulas përtej lumit të Devollit, - dhe ra. Im atë thoshte vdiq. Ky është element i universit, dua të them, edhe kjo vdekje. Dhe universi shqiptar them se ka një kullotë aq të pasur, sa edhe imagjinata më e ndezur do të nginjej dhe do të velej, duke kullotur. Mbase kjo më ka shtyrë të nxjerr në dritë edhe këtë libër me titullin Prit edhe pak, që do të thotë se ende nuk e ke kullotur livadhin. Po ka edhe një arsye tjetër. Mendova që këtë përmbledhje vjershash tia kushtoj gruas sime, Sadijes, që ka pothuajse gjysmë shekulli që ecën krah meje. Për vargjet e mija, ajo vuan pothuajse si unë.
Muri kinez dhe kinezka
Ju them: Në rininë time dikur
kam qenë i thatë si eshkë.
Në dhomë larg, nga kinezkat më ndante një mur
dhe sfuta dot në shtrat një kinezkë.
E shihni? Kam qenë vërtet një trulesh,
një leshko pashpresë,
se ndofta shaloja Murin Kinez,
sikur të shaloja në shtrat një kinezkë.
2007
Para largimit
Djersiva në arë dhe në lëmë,
lërova poezinë;
im atë punën ma kish nxënë
dhe gjyshja fantazinë.
Tani dhe puna shkoi e vate, shteroi dhe fantazia.
Në një pallat me gjashtë kate
Më gjeti pleqëria.
Më fton nën dhe im atë e gjyshja:
Këtu të presim djalë!
dhe kur të kthehet dallëndyshja,
të thotë: paska dalë
2007
Dy-tri pika
Dy-tri vargje kisha për të shkruar
dhe pastaj papritur i harrova.
Mbase skishin brenda gjë të çmuar,
Ndaj me ta su solla, su mendova.
Dhe megjithatë, një peng më mbeti
Pse tri pika vjershe i braktisa!
Me tri pika spasurohet deti,
Po si bëjnë as keq këto tri pika.
Për dashurinë
Dashuria fillimisht është e turbullt
Dashuron, po cilin aspak sështë e qartë
Dhe agimi kur vjen është i mugët,
Sendet skanë as formë e as trajtë.
Dita zbret dhe gjërat dalin të plota:
Forma, trajta, konture e vija.
Dalëngadalë e tillë vjen bota,
Ja fytyrën, kështu e zbulon dashuria.
Pagjumësia
Ngrihem natën i vetëm
dhe rri në sallon
Në tryezë një letër,
krevati më ftohet në dhomë
dhe spret asnjë tjetër
ta ngrohë.
Gruaja ime, Sadija
Prej teje asgjë smë ka ndarë.
Kam bredhur dete dhe vende
dhe çfarë skam parë!
Në dhoma hotelesh në botë
jastëkët më sillnin, veç erën tënde...
Në rrugë qytetesh me miliona shkëndija
shikoja dhe thosha me vete:
Sadija
Pak drogë
Jam plak dhe do vdes një ditë
dhe trutë e mia po thahen në kokë.
Çudi e madhe!
Të rinjtë
merren me drogë!
Ma jepni mua
ta shoh si shkohet në gropë
.
Jam vonuar
Jam vonuar aq shumë e aq shumë,
Jam vonuar si dritë e një ylli të fikur,
Që me shekuj bën udhë
Gjersa tokën ta puthë e sfilitur.
I vonuar do vij, kur hëna në det të ketë ikur
dhe këndesi ti ketë dhënë fund këngës,
Të vonuar, të rrudhur, të thinjur,
Me habi do më shohësh dhe lotët do fshish
me cepin e mëngës.
Në spital
Jam kthyer tani në bërthamë,
Të gjithë tulin e frutës ma hëngrën,
Nga tuli asgjë nuk më lanë
Mos më vështroni as ëmbël, as vëngër
Tek shtrati asgjë mos sillni me vete.
Doktor, as ti mos ki shpresë
të marrësh prej meje ryshfete,
Për shembull, disa mijëlekëshe.
Ju them, të gjithë ta dini:
As jap, po të kem, as marr, po më dhanë,
Ndaj ikni larg e më lini,
Jam kthyer tani në bërthamë,
Ah, po! Një shkrepëse më blini,
Të djeg bërthamën tok me jorganë.
Djersa dhe gjaku i fshatit
Blegërijnë dhentë e pëllasin viçat
në pjatat e fryra qyteteve:
rrjedh djersa fshatare në vinçat
me këngën e derteve.
Dhe bashkë me mishin në pjatat
gjëmimi i hakmarrjes gëlltitet
I zbritur nga fshatrat,
harruar nga vitet.
Me lëngun e kuq të domates
shkrin gjaku pa faj në sallatë
dhe rrjedh prej mustaqes,
kur hamësi fut hundën në pjatë.
Për ty
Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur
pa ditur as vetë se çthua.
Mendimet e tua të gjitha
veç unë i marr vesh dhe asnjë tjetër
me gjuhën e shpikur nga ti dhe nga unë.
Sa keq që në Zot skam besuar,
sikur të besoja, i lutesha
që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit:
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qengjat le të blegërojnë.
Çti bëjmë natës që vjen?
Çti bëjmë mëngjesit,
kur në pasqyrë
i kuq çel trëndafili?
Tek gjyshërit tanë
Tu japim fund të gjitha marrëzirave
Dhe ndofta fund dhe gjërave idiote,
Madje të shkojmë larg dhe prej shtëpive
Që mbledhin ndyrësirat e një bote,
Tu japim fund të gjitha marrëzirave.
Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë
Tek bimët, shpezët, kafshët dhe insektet
Këta të vjetër gjyshër tru na dhanë,
Kur sishin as katundet, as qytetet.
Të shkojmë atje ku rrojtën gjyshërit tanë.
Të shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë,
Ku vdekja është e jeta jetë,
Ku rrenën me çarçaf nuk e mbulojnë,
Se futin ne krevat si të Vërtetë,
Ndaj shkojmë atje ku nis rrëkeja jonë.
Vdekja e fshatarit në qytet
Vdiq ai, siç do vdesim dhe ne.
Pa puls jetoi katër ditë.
Pëshpëriste: ende ska dalë një re?
Kjo thënie ishte e mpitë.
Pa puls jetoi katër ditë.
Vdiq ai, siç vdiq edhe një tjetër ai
Pak vite më parë,
Kur pëshpëriti: lajthi
Lajthitë që dje si kam parë
Në kodrën mbi arë.
Vdiq ai mes betonit pa shi
.
Të mençurit e vdekur
Nga të vdekurit më tepër mësoj sigurisht,
Ka pak mësues të gjallë,
I vdekur është mësuesi Shekspir
Me Homerin në ballë.
A sështë i vdekur dhe gjyshi im,
Që këngët i la për mua të gjalla?
Nga cili i gjallë i kam trashëgim
Sëndukët plot me legjenda e përralla?
A ka një të mençëm të gjallë si gjyshi Naim?
Çtë bëjmë o miku im?
Çtë bëjmë, më thuaj,
I miri bashkëfshatari im?
Një pelë që kishim na vdiq,
një pemë fiku oborrin e mbush me blerim,
po smbush asnjë shportë me fiq
Çtë bëjmë o miku im?
Kali i ikur
Nga cili ka ikur ku kalë?
Që jelet I shkrepin rrufe?
I zoti a bëhet I gjallë
A sngrihet nga shtrati nën dhe?
Nga cili ka ikur ky kalë?
Po troku i patkonjve çna thotë?
Trak-truk e trak-truk në vetmi,
Mos vallë një psalm nëpër botë
Përcjell hingëllima e tij,
Ndaj troku diçka po na thotë!
Nëse na merr malli
Nëse për të vdekurit malli na merr,
I shohim mes ëndrrash përnatë
Se vala e ëndrrës nga varret i nxjerr
Kur mëndja na humb nën çarçafë.
Pastaj kuvendojmë përmallshëm m e ta
Dhe cflasim, skuptojmë asnjë fjalë.
Sa shumë ata janë!Fëmijë, burra e gra.
Më shumë se cjanë të gjallë!
Plaku i dëshpëruar
Të bëhesh plak dhe mos qash?
Të qash gjer në fund dhe me lot!
Sheh sisë mahnitëse grash
Dhe para sdel dot
Stë qahet? Më thuaj, vëlla!
Të mbetën të rrosh dhe pak vjet
Aq pak, sa as qeni si ha
Se dheu prej kohësh të pret.
Për ty
Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur
pa ditur as vetë se çthua.
Mendimet e tua të gjitha
veç unë i marr vesh dhe asnjë tjetër
me gjuhën e shpikur nga ti dhe nga unë.
Sa keq që në Zot skam besuar,
sikur të besoja, i lutesha
që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit:
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qengjat le të blegërojnë.
Çti bëjmë natës që vjen?
Çti bëjmë mëngjesit,
kur në pasqyrë
i kuq çel trëndafili?
2007...
Dritëro Agolli
p.s. Marre ne rruge Konfidenciale.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|