Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > I madherishmi Dritero Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Poeti dhe vdekja

Veç me vdekjen s'jam takuar kurrë
Ndaj e pres nderuar në shtëpi,
Për respekt - një qengj manar në furrë,
Për humor - një shishe me raki.

Do ta ftoj në sofër tok të pijmë:
Vdekja mbretëreshë e unë mbret!
Dehur bashkë natën do ta gdhijmë,
Dehur do të dalim në qytet.

Xurxull vdekja do kendojë: "u prisha,
Moralisht u prisha!...Ah, ç'mëkat!
Do çuditet president Berisha,
Paska dehur vdekjen ky lugat"!...

Modifikuar nga Fajtori datė 13/03/2010 ora 14:28

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 13:06
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

MOS MA KUJTO!

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto,
për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull me rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull pësova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shturur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull në shtrat s'u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshëm i drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

Modifikuar nga Fajtori datė 13/03/2010 ora 14:40

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 13:08
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Do ishte shume me mire sikur te viheshin germat shqiptare ë dhe ç. E bejne poezine me te lexueshme.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 13/03/2010 ora 16:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 13:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

E drejte eshte Faje,por e pranoj qe i kam bere copy-paste nga nje grup qe gjeta ne Fb,qe kishte shume poezi te Agollit...dhe mendova pse jo ti sjelle disa ketu...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 13:14
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shija e aromave

Pas vapës ra shi, u shfaqën të gjitha aromat:
Aromë e përjetshme e frutit
Buruar në shtretërit e fshehur ndër dhomat,
Aromë e avujve të tulit të turpit.

Aromë e lëngut të puthjes atje në bashkimin e mishit,
Aromë e shkumës së urrejtjes nën dritat dhe hijet,
Aromë e djersës, hirit, varrit, hiçit....
Ra shi dhe dolën siç janë shesheve shijet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2010 03:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ēdo gjė gumėzhin

Dhe peshku në det e zë diellin,
Në gojë e gëlltit si kajsi,
Majde edhe retë me qiellin
I shtyn me lopatkat e tij.

Dhe bari në fushë e ha lopën
Kur lopa sëmuret e vdes,
Me mure të gjelbër bën gropën
Dhe tundet i tëri dhe qesh.

Dhe peshku dhe fletët dhe bari
Një ditë fundosen në shkrumb.
Me gjuhën e flaktë vjen zjarri
Dhe duket sikur ka një fund.

Çdo gjë gumëzhin e përpiqet,
Mbulohet e del përsëri,
E djeshmja e bleruar zë digjet
Në buzët e zjarrit të ri.

Të gjitha këto i shoh kthjellët
Dhe qartë sa s'bëhet i shoh,
Jam plak që më joshën rebelët,
Çdo gjë dhe më ftoh dhe më ngroh...

Tetor, 1994

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2010 14:26
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pejsazh i mjerė

Mbi pellgjet me letra dhe gurë
Qielli vjell tym,
Dhe hënë e sëmurë
Gëlbazë pështyn.

Kolliten muret e fothta
Në muzg...
Hesht koha
E mbyllur në burg.

Dhjetor, 1989

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2010 13:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kam njohur

Kam njohur qindra të vdekur e mijëra të gjallë,
Qindra të vdekur me libra e mijëra të gjallë me fjalë.

Qindra me varre e qivurë e mijëra me guva e dhoma,
Mjekroshë me qime të pista e çunakë me faqe të njoma.

Të verbër me sytë plot lytha, idiotë me buzë plot jargë,
Të majmur me sofra të rënda, mjeranë të fjetur pa darkë.

Kam njohur gdhendës të gurit e ndotës të fjalës,
Kam parë zogj të pëllumbit e gala të galës.

Të gjithë tek unë diçka kanë lënë, të liq e të mirë,
Ndaj portë e Parajsës për mua është shumë e vështirë...

1992

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2010 13:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tradita

Në Mars e grisi çarçafin e qiellit era,
Siç grisin erërat shpesh në Ballkan,
Mori përpara lisa dhe ferra,
Dhe reve u ngjiti katran.

Në çast kjo gjëmë e llahtarshme më gjeti
Diku në varreza në frikë e trishtim,
E çmendura erë kockat gati m'i shqepi,
U kapa pas gurit të varrit të gjyshit tim...

1993

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2010 17:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Si shiu

Më prit se një ditë do vij,
Në shkretëtirën tënde atje,
Do vij si një shi,
Veç pa gjëmim e rrufe.

Do vij dhe barin tënd do ta lag,
Barin e vyshkur në shpirt,
Po duhet të dish që jam larg,
Ndaj pakëz më prit...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2010 17:43
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritėro Agolli > I madherishmi Dritero

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.