Klodel
.
Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
I pëlqente të priste agimin. Të shihte qiellin si ndryshonte ngjyrat me emrin e tij në mendje e kraharor. I dukej sikur e merrte me vete në ëndra, kur e zinte gjumi... Ishte një orë kur e ndiente më shumë zërin e shpirtit të tij. E ngrohte fakti që edhe pse ata s'komunikonin, shpirtrat e tyre flisnin me njëri tjetrin me gjuhën e tyre të pakuptueshme. Kënga e zogjve jashtë dhe zëri i tij, melodia e tij në shpirt ishin ninanana më e ëmbël. Nuk harronte t'i thoshte në ajër -gjumë të ëmbël dhembshuri...
Ishte mësuar të dëgjonte melodinë e tij që shumë shpesh i ngjante një kënge vaji... dhe shpirti i ngrihej peshë. Sa herë që e mendonte, sa herë që e dëgjonte ata tinguj të dhimbshëm që i trazonin shpirtin. Sa do donte të kishte forcën ta largonte këtë dhimbje, që tingujt mos ishin më këngë vaji por këngë gëzimi, buzëqeshjeje për një jetë të re...
Është e mundur që dy shpirtra të jenë kaq të lidhur? Të ndiejnë gjithshka ndien tjetri?
Ndiente një ngushtim në stomak, një lloj ngërçi muskujsh sa herë kishte emocione të fuqishme në pjesën e sipërme të kraharorit. I mbante dy krahët mbledhur rreth barkut, si për të dashur të pengonte këtë masë dridhëse të kalonte në gjithë trupin. Preferonte ta kufizonte në pjesën e kraharorit, por pa sukses. Ishte shumë e fortë dhe një drithërimë i kapte gjithë trupin, si edhe të forta...
Dridhej e tëra, mornica i shkonin në trup dhe instinktivisht shtrëngonte edhe më tepër krahët rreth belit, si për të dashur të ngrohte trupin. Një moment e la të lirë veten dhe ethet u përhapën edhe tek këmbët... më pas një mpirje, një kalim nga gjendja e ankthit në një mpirje totale..
Mëshonte mbi bark si për të dashur të mbyste aty këto parandjenja që s'dinte nga i lindnin. Rrinte pastaj pa lëvizur me shikimin e fiksuar tek librat që kishte përballë. Dukej sikur ja largonin pak mendjen.
Filloi të mendonte se çfarë do të lexonte më parë...por sërish një klithmë e mbytur në shpirt... Një thirrje nga larg që shkaktonte zjarr, zjarr pa flakë të dukshme, por që digjte diku brenda kafazit të kraharorit. Përqëndrohej tek dërrasa e tij, pastaj shpërndahet..dhe ajo ndiente dhimbje në të dy anët. I dukej sikur kishte dy zemra një në të majtë dhe një në të djathtë. E që të dyja dhimbnin. Përpiqej t'i filtronte këto mesazhe të pakuptueshme dhe t'u jepte një formë të kapshme për gjuhën e trurit. Nganjëherë gjuha e pakuptueshme e shpirtit vlonte sikur donte të shpërthente, por pasi pengohej nga kanalizimet e shumta të trurit e humbte atë forcën e saj. Prandaj shpesh herë thjesht mbyllte sytë, shtrëngonte duart rreth barkut si për të mënjanuar ethet dhe dëgjonte zërin e zemrës...
Papritur i lindnin shumë mendime në kokë dhe një afsh i nxehtë ndjenjash ja pushtonte shpirtin. Ndjenja që duhet t'i transmetonte ndryshe do vazhdonin ta digjnin.. Kështu shpërthente një vullkan. Por i ngjante më tepër një vullkani nënujor, që shkaktonte dallgë të mëdha kur shpërthente dhe shuhej nga uji i oqeanit... dhe më pas gjithshka qetësohej... Valët që arrinin në breg nuk përplaseshin me furi sepse largësia e vullkanit me bregun bënte të vetën...
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|