Shenjtori
Still Angel
Regjistruar: 14/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765
|
Kisha kohe qe nuk shihja enderra por keto dite kane qene vertet te temershme. Vetem enderra qe nuk mund ti quaj. Ato kane qene makthe per mua. Kam pare disa rrjesht dhe teper te temershme. Kete jave me thene te drejten, naten e kam pas "aktivitet" ndersa diten kam fjet deri ne 4 apo 5 te pasdites. Le te fillojme nga enderrat. Flas shumes pasi qene disa enderra rrjesht. Me sa mbaj mend e para qe me e temerrshmja.
Isha ne shpi dhe papritur koridori i shpise fillon e mbushet plot merimanga, bubureca, krimba e insekte te tjera. I them prindeve dhe ato fillojne e disifektojne korridorin por nderkohe, insektet ne vend qe te ngordhnin, shumoheshin e me pas kalonin ne tip mutacionesh. Ne moment nje merimange me hypen ne koke dhe me ngul kthetren e saj ne koke dhe sebashku me kafken tentoi te ma shkepushte ate pjese te kokes. Me ka dhimbtur tmerresisht shume dhe e kam ndjere dhimbjen me te vertete pasi u zgjova nga gjumi. Kur me ze gjumi perseri shoh perseri te njejten enderr dhe te gjitha insektet qe me ishin mbledhur perreth fillojne e me ngjiten neper kembe. Une filloj ti pastroj e ti shkel me kembe dhe ato ngordhnin. Keshtu gjeta zgjidhjen dhe te gjitha insektet i shtypa. Me pas, enderren e dyte qe shoh, e gjej veten ne nje shkemb ne polin e veriut dhe nje nje njeri qe qe duke rene nga shkembi me kerkon ndihme. Ne paraqitje dukej qe njeri i mire dhe i vojtur. Ne krah te tij shoh dy gjarperinj te verdhe te cilet nuk kishin bisht dhe ishin nderthurur me njeri tjetrin dhe ishin te plagosur. Dhe to kerkonin ndihme. Une ndihmoj kete burrin dhe ne momentin qe zgjas doren per tek gjarperinjte ato tentojne te me kafshojne por nuk ja arrijne dot pasi ishin te plagosur. Enderra e trete dhe e fundit qe me nje qen te cilin po e ushqeja, por ne momentet qe une ktheja koken, ai tentonte te me kafshonte dhe kur une e shihja, ai fillonte te lodronte. Me thene te drejten ate dite kam pas nje gjendie ankthi te temershme dhe mendja me rrinte vetem tek enderrat. Me sa me thane, gjarperinjte dhe qeni tregojne HASEM por qe nuk me bejne dot gje pasi jane te pafuqishem, ndersa insektet tregonin nje siklet qe do kaloja. Fale zotit me qehtesoi dikush nga larg dhe e falenderoj. Shpresoj qe nqs e lexon i them qe e kam shume xhan dhe qe eshte motra me perfekte ne bote
Ndersa dje pashe perseri peripeci duke shpetuar disa hebrenj qe kerkonin ti vrisnin dhe flake ne nje shtepi. Flaka me thane qe eshte haber i mire apo mbaresi. Faktikisht une i besoj shume enderrave sepse shumica me ka dale te verteta. Une preferoj te kete qene kocidenca edhe pse tek nje film kam degjuar nje shprehje fantastike: "I holle eshte kufiri midis kocidences dhe realitetit"...........
__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|