Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Hipokrizi Apo Psikologji?
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
romiiiin
Anetar i ri

Regjistruar: 20/04/2008
Vendbanimi: toioiu
Mesazhe: 2

Re: Hipokrizi Apo Psikologji?

Citim:
Po citoj ato që tha MeRzIII
Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!

Mos u mashtro prej meje. Mos u mashtro nga maska qe mbaj. Une mbaj me mijera maska; maska, te cilat kam frike t’i heq, ndersa asnjera prej tyre nuk jam une. Shtirja eshte shkathtesi e natyres sime te dyte, por mos u mashtro.

Une jap pershtypjen se jam e sigurt, se cdo gje eshte e gezueshme dhe e pashqetesuar ne mua, si nga brenda ashtu edhe nga jashte; se vetebesimi eshte emri im, ndersa gjakftohtesia eshte loja ime; se ujerat jane te qeta dhe se jam duke udhehequr e nuk kam nevoje per askend. Mirepo, mos besoni; ju lutem mos besoni.

Siperfaqja ime mund te duket e bute, mirepo ajo eshte maska ime, gjithnje ndryshuese dhe e fshehte. Nen te nuk fshihet kurrfare bukurie, kurrfare gjakftohtesie, kurrfare vetekenaqesie. Nen te jeton uni im i vertete, ne huti, ne frike, ne vetmi. Mirepo une e fsheh kete; nuk dua askush ta dije. Me kaplon paniku nga vete mendimi se dobesia ime mund te zbulohet. Prandaj me terbim krijoj nje maske pas se ciles dua te fshihem, nje fasade te nderlikuar indiferente qe te me ndihmoje te shtirem, te me mbroje nga shikimi qe di. Mirepo, shikimi i tille eshte pikerisht shpetimi im. Kjo eshte gjeja e vetme qe mund te me cliroje nga vetevetja, nga muret e vetendertuara te burgut, nga pengesat qe i ngre me aq zell. Por une nuk ua them kete. Nuk kam guxim, kam frike.
Kam frike se shikimi juaj nuk do te ndiqet me dashuri dhe me pranim. Kam frike se do te mendoni me pak per mua, se do te qeshni, ndersa ajo do te me vrase. Kam frike se brenda ne thellesine time une jam asgje, se thjesht nuk jam e mire dhe se ju do ta shihni kete dhe do te me braktisni. Keshtu, une do te luaj lojerat e mia. Lojerat e mia te deshperuara, shtirese, me nje fasade te sigurise nga jashte dhe te femijes se dridhur nga brenda.

Vertet kisha deshiruar te jem e realte,e vetevetishme dhe te jem une; por ju duhet te me ndihmoni. Ju duhet te me ndihmoni duke i zgjatur duart tuaja, madje edhe kur duket sikur ajo eshte gjeja e fundit te cilen e deshiroj ose per te cilen kam nevoje.
Cdohere kur jeni te miresjellshem, te kujdesshem dhe inkurajues, cdohereqe perpiqeni te kuptoni per shkak se vertet kujdeseni, zemres sime fillojne t’i rriten krahet. Krahe shume te vegjel. Krahe shume te dobet. Por, krahe. Me ndjeshmerine dhe me simpatine tuaj, si dhe me fuqine tuaj te te kuptuarit, une mund t’ia dal. Ju mund te futni jeten ne mua. Kjo nuk do te jete lehte per ju. Bindja e gjate per pavlefshmeri nderton mure te forta. Mirepo, dashuria eshte me e forte se muret e forta, e keshtu shtrihet shpresa ime. Ju lutem qe te perpiqeni t’i shembni keto mure me duar te fuqishme, por te buta, per shkak se femija eshte shume i ndijshem, ndersa une JAM femije.

Kush jam une, do te pyetni? Une jam dikush qe e njihni shume mire. Sepse une jam cdo grua, cdo burre, cdo femije…… cdo qenie njerezore qe e takoni




PERGJIGJUNI KETYRE PYETJEVE
1-) VALLE KETE LETER E KONSIDERONI SI NJE FORME DYFYTYRESIE?
2-) A I VENI NE MARRDHENIE TE NGUSHTE CILATDO TIPARE TE PSIKOLOGJISE NJEREZORE NGA KJO LETER ME PERMBAJTJEN E SURES JUSUF?



Kur shohim nje person te zotuar islamikisht, nuk duhet te jemi te sigurte se ai mendon si
ne. Ne mund ta kryejme adhurimin ne menyre te njejte ose te ngjashme, mirepo te menduarite ngjashem eshte nje proces shume i ngadalte dhe i gjate. Ne bote nuk ekzistojne dy gjera te njejta. Allahu na ka bere te gjitheve te ndryshem; madje edhe kur behet fjale per elektronet, secili prej tyre ka gjendje unike. Per t’u afruar ne te menduarit, duhet ti diskutojme pikepamjet tona per te arritur nje te kuptuar sa me te mire. Disa here mashtrohemi kur shohim nje komb te tere qe lufton kunder nje armiku te perbashket. Eshte e lehte te bashkohen njerezit kunder nje invanduesi, mirepo eshte jashzakonisht e veshtire te bashkohen ata mbi nje plan veprimi.
Njerezit shkojne deri ne skajshmeri kur duan apo urrejne nje ceshtje apo person. Kur e duan dike ,ata behen te pushtuar duke harruar objektivitetin dhe arsyeshmerine ne sjelljet e tyre. Ngjashem me kete, nese nuk e pelqejne dike, ata mendojne se ai nuk vlen per asgje.
Ne ditet tona ne i kritikojme te tjeret me ze. Kur kemi te bejme me vepra te mira qe meritojne levdate, ne heshtim.
Mospelqimet tona ne i shprehim me fjale-bute!
Heshtim dhe e flasim lart e posht.
Pse nje ceshtje e vogel te na lendoje, nese ate mund ta zgjidhim brenda 10 sekondave! Allahu do te na mbaje pergjegjes po qe se nuk i shprehim ndjenjat dhe mendimet tona hapur dhe ne menyre objektive.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2008 19:44
romiiiin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė romiiiin Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me romiiiin (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: romiiiin Shto romiiiin nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto romiiiin nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Pse e keni kete mahni te allah-izoni cdo diskutim??

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2008 00:46
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Arrow

Une e shoh si perpjekje per te bere trandy edhe ato qe nuk jane. Ideplogjite lulezojne atje ku ka kaos dhe skamje dhe nuk vdesin kurre...

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2008 02:54
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sjara
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/04/2008
Vendbanimi: gjėegjėzė
Mesazhe: 173

Re: Re: Hipokrizi Apo Psikologji?

Citim:
Po citoj ato që tha romiiiin



PERGJIGJUNI KETYRE PYETJEVE
1-) VALLE KETE LETER E KONSIDERONI SI NJE FORME DYFYTYRESIE?
2-) A I VENI NE MARRDHENIE TE NGUSHTE CILATDO TIPARE TE PSIKOLOGJISE NJEREZORE NGA KJO LETER ME PERMBAJTJEN E SURES JUSUF?





Kjo leter ne disa eshte hipokrizi ne disa te tjere psikologji nuk besoj ka dicka te prere.
Cfar lidhje mund te perqasesh me suren Jusuf????
Mos e ngaterro me keto ese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2008 16:14
sjara nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sjara Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sjara (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sjara Shto sjara nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sjara nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
e_rindertim
Anetar i ri

Regjistruar: 25/11/2008
Vendbanimi: tr
Mesazhe: 1

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Shume njerez i japin nje rendesi te vecante marredhenies se tyre me vetveten. Krijojne keshtu nje lloj marredhenie nderveterore ku cdo gje fillojne ta shohin me syrin Une dhe "Ajo qe shoh ne pasqyre." Mua me pelqejne ata persona qe dine te krijojne nje marredhenie te drejte dhe te sinqerte me Ate qe shohin ne pasqyre.Ata qe shohin ate qe eshte dhe jo ata qe shohin ate qe do te donin te ishte,por qe nuk jane  sepse nuk munden, sepse vetprivohen ose i "privojne". Pasqyra nuk duhet te na sherbeje si nje "objekt" i rendomte me te cilin perballemi kur lajme faqet apo kur bejme tualet. Pasqyra merr nje fryme shpirterore dhe sentimentale kur ti merr guximin qe te perballesh Veten me Ate qe sheh ne pasqyre. A ka hipokrizi ne kete marredhenie te vetes nepermjet pasqyres? Po ka, sepse njeriu eshte i prirur te mendoje me filozofine " jam ajo qe do te doja......" dhe jo " jam ajo qe jam......." Hipokrizia me vetveten eshte nje lloj fataliteti qe kur shtrin tentakulat ne marredheniet me te tjeret kthehet ne nje shtirje aq e sofistikuar sa edhe vete ti e beson hipokrizine tende si nje gjest miresie dhe humaniteti qe te karakterizon. Dhe kjo eshte kripa e qenies njerezore:  ta kthejne hipokrizine ne virtyt aq te pelqyeshem dhe te konsideruar nga te tjeret sa te te marrin si shembull dhe model perngjasimi.....

   



hipokrizia, mediokriteti .... ?
mos valle jemi te destinuar ti veshim keto maska ne diten e perditeshme dhe te jemi vetvetja vetem atehere kur qendrojme vetem?

mos valle ne momentin qe biem ne kontakt me njerezit e tjere qe puna, studimi, jeta na i ka sjellur perreth na e ben te paevitueshme te qenit medioker , hipokrit dhe mesatar?

__________________
Nje pjesez e gjithesise se nderlidhur dhe gjithperfshirese...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Nëntor 2008 12:51
e_rindertim nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė e_rindertim Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me e_rindertim (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: e_rindertim Shto e_rindertim nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto e_rindertim nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha e_rindertim


hipokrizia, mediokriteti .... ?
mos valle jemi te destinuar ti veshim keto maska ne diten e perditeshme dhe te jemi vetvetja vetem atehere kur qendrojme vetem?

mos valle ne momentin qe biem ne kontakt me njerezit e tjere qe puna, studimi, jeta na i ka sjellur perreth na e ben te paevitueshme te qenit medioker , hipokrit dhe mesatar?



.....................

Te biesedosh me vetveten nuk nenkupton nje bisede me luajale, me rezultate me te sinqerta , me te besueshme dhe me objektive. Perkundrazi njerezit jane te prirur qe edhe ne biseda me vetveten ta shohin ate nga nje lloj shkalle qe gjithnje eshte me lart se te tjeret. Kjo nuk eshte asgje tjeter ,vecse mekanizem mbrojtes, qe ne fund te fundit na stilumlon dhe na ingranon drejt permiresimit dhe konsolidimit te skemes sone per veten. Me thuaj nje njeri qe ne bisedim me vetveten eshte treguar aq 100% i vertete dhe luajal sa te pranoje gjithcka , sa te shfaqe dhe te nxjerre ne "shesh" dhe ta perballe veten me te vertetat e tij qe i mban te fshehta brenda vetes? Do gezohesha pa mase po te takoja nje njeri te tille.

......

Njerezit perreth nesh jane te ndryshem dhe ne kur jemi ne kontakt me ta veshim ate "maske" qe i pershtatet atyre duke na ndihmuar ne  te ndertojme   komunikim dhe nderveprim me ta Ne fakt maska nuk duhet kuptuar gjithnje ne konotacionin e saj negativ, por duhet kuptuar edhe si nje mjet qe na jep "pushtetin" e komunikimit me tjetrin. Maska jo gjithnje eshte medikritet dhe hipokrizi.                Ne fund te fundit ajo  tregon zgjuarsi dhe intuite.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2008 23:09
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Hipokrizi apo Psikologji?

Ne vete jemi nje rrjedhoje e drejtperdrejte e shoqerise sone. Ne vete jemi prodhimi me i sakte i shoqerise sone. Ne nuk mund ti shpetojme dot kkornizave ne te cilat duhet te jetojme dhe rregullave shpesh te padrejta qe na detyrojne te ndjekim. Eshte e vertete qe cdo njeri ka unin dhe essin e vet dhe ne perpjekjet e tmerrshme per te purifiukuar shpirtin permes nje lufte te ashper midis unit dhe essit ne vendosim per veten nje maske e cila na jeton te jetojme brenda shopqerise sone ne harrojme nje fakt qe kjo maske eshte vetem nje prodhim i shoqerise. Nuk eshte se masken e krijojme ne. Nuk eshte se masken e vendosim ne si mase per tu mbrotjur nga shoqeria. Ne fakt masken na e krijon shoqeria. Ne fakt shoqeria na detyron qe te mbajme maske. Sepse te gjitha unet tona, te gjitha esset tona krijojne ate qe quhet rregullat e sjelljes ne shoqeri dhe keto rregulla shpesh jane pikerisht pergjegjesit e krijimit te maskes. shoqeria jone eshte rrjedhoje e drejtperdrejte e uneve dhe esseve individuale por edhe egzistoenca jone i detyrohet ne nje fare menyre vete shoqerise ne te cilen jetojme. Ne momentin qe essi mbeshtjell unin atehere ne kemi thyer te gjitha friket dhe mundemi te mbizoterojme edhe mbi shoqerine (sidomos mbi rregullat e saj qe nuk jane shume te sakta ose shume te drejta). Por per sa kohe qe ne nuk i shkelim dot me kembe friket tona dhe mbetemi jo perfekte atehere ne krijojme nje lloj shoqerie qe na detyron gjithmone te veme nje maske.

Me respekt hyperborea

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2008 17:35
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Exclamation

Ajo qe me ben shpesh pershtypje eshte qe disa persona e perdorin formimin e tyre psikologjik dhe kuluren e tyre teorike si nje arme per te perforcuar  dhe per te fshehur vetveten. Here pas here me kujtohet nje pedag.kur na tha qe asnje person nuk e zgjedh degen e psikologjise ne menyre te rastesishme, apo sepse i pelqen. Arsyeja e vertete paraqitet e kamofluar dhe ajo ishte nje problem psikologjik. Pffffff..

.........

Ne njerezit jemi te dypolezuar dhe ecim gjithmone me kembe te hapura midis dy drejtazve paralele qe ecin paralelisht krah njera-tjetres , por jane te ndryshme nga njera-tjetra dhe  dimensionohen sipas rastit ne ngjyrime te ndryshme. Pse duhet domosdoshmerisht njeriu te fshehe natyren e tij te dyzuar, te fshehe mendimet e tij te shumeftyrshme, te ndrydhe ndjenjat e tij te tejkompleksuara apo te stopojo shprehjen e nje ndjesie diferente nga menyja e zakonshme?! Nuk e kuptoj deshiren e zellshme te njerezve te ecin ne gjurmet e njeri-tjetrit, te ecin persiper mendimeve dhe sjelljeve te te tjereve duke perifrazuar  njerez, mendime, stile jete!?  Nuk di se cila pjese  permban me shume hipokrizi dhe tejhuajesim perbrenda!? Te qenurit ndryshe  apo perfirazimi i stileve te jetes qe nuk jane te tuat? Gjithsesi ajo qe di me siguri eshte qe nuk "turperohem" nga shfaqja e dyzimit te "vetes' ne cdo aspekt dhe dimension, sepse kjo eshte ajo qe me diferencon  nga te tjeret!

 

 

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2009 13:39
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
e asnje person nuk e zgjedh degen e psikologjise ne menyre te rastesishme, apo sepse i pelqen. Arsyeja e vertete paraqitet e kamofluar dhe ajo ishte nje problem psikologjik. Pffffff..


Me kohen do kuptosh se eshte e vertete

Por ne Shqiperi ka nje faktor konfuziteti besoj. Psikologjia mund te perdoret si dege e lehte per te patur nje diplome siç ndodh rendom me njerezit qe duan nje shkolle e s'dine ku te shkojne. Po te ishte fakultet i forte dhe i veshtire... do ishim me te sigurte qe kush hyn e ka menduar mire... problemin

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2009 15:08
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Me kohen do kuptosh se eshte e vertete

Por ne Shqiperi ka nje faktor konfuziteti besoj. Psikologjia mund te perdoret si dege e lehte per te patur nje diplome siç ndodh rendom me njerezit qe duan nje shkolle e s'dine ku te shkojne. Po te ishte fakultet i forte dhe i veshtire... do ishim me te sigurte qe kush hyn e ka menduar mire... problemin



..............................

Nuk e perashtoj faktin qe ajo qe ka thene edhe mund te jete (eshte)  e vertete, fakti qe me kujtohet akoma dhe rri e perpunoj me vete do te thote qe .....

Sa per fakultetin e Psikologjise ke te drejte ne fakt,sepse nuk eshte dhe aq i forte sa c'duhej te ishte ,por me beso se per njerezit qe e marrin seriozisht eshte ndryshe.

ps: Une u be kohe qe po thellohem per problemin qe mund te kem une,por pa rezultat...

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Qershor 2009 13:31
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Hipokrizi Apo Psikologji?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.