trojani
Veteran ne forum
Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900
|
Ja lexo se c “fare shkran shtypi!
Marre nga Shekulli
Firma amerikane, një biznes fantazmë i përdorur si koperturë nga qeveria shqiptare
SAC, ja pagesat qesharake të vitit 2007
Një firmë fantazmë me emër të madh amerikan, me një buxhet sa një kioskë, që merrej me tregtimin e fishekëve për armët sportive dhe biçikletat, e paditur në SHBA për mos-shlyerje detyrimesh fiskale, që bën pagesa vjetore sa një kredimarrës konsumator në Shqipëri, që nuk ka paguar asgjë për qeverinë shqiptare, por që ka ofruar vetëm emrin, për të marrë çerekun e aksioneve në biznesin kriminal të trafikut të municioneve që vranë shqiptarët në Gërdec. Ky është profili "tregtar" i "Southern Ammunition Company" me qendër në Karolinën e Jugut, në SHBA. Profil mëse i ulët, që është përdorur nga qeveria shqiptare për ta shitur përpara opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, si firmë e specializuar për çarmatimin e vendit të mbytur nga stoqet e çmendurisë komuniste.
***
Pas një emri "mbretëror" si ai i presidentit të "Southern Ammunition Company", Patrick C Henry III, 52 vjeç, fshihet një kompani fantazmë, si ato që shesin "stampën" për pak dollarë në sajte online. Kërkimi disaditor i të dërguarve tanë specialë, nxjerr fakte të shumta që tregojnë se ajo jo vetëm nuk kishte këllqe për punë të tilla, siç është çarmatimi i municioneve, por ka përfituar edhe ajo në mënyrë kriminale, duke dhënë hua emrin "amerikan" që nënkontraktori shqiptar të realizonte trafikun e armëve. Sipas të dhënave për profilin e shoqërisë amerikane, ajo ishte themeluar në vitin 1975 dhe linja e biznesit ishte shitja e biçikletave dhe pajisjeve për armët sportive. Ajo ishte vendosur në Karolinën e Jugut prej 2 shkurtit 1995, në një zonë të lirë nga detyrimet tregtare - FTZ. Selia e firmës, një ndërtesë njëkatëshe me tulla, e vendosur në rrugën kryesore të një rrugë tregtare. Kompania ka pasur shpesh probleme me organet tatimore dhe wshtw paditur plotw 9 herwnga organet tatimore amerikane për mos-shlyerje të detyrimeve për llogari të shtetit. Detyrimet e pashlyera tw firmws datojnë qw prej vitit 1997
***
Se çfarë përmasash kishte biznesi i kësaj firme, mjafton të shihet bilanci i pagesave të kryera prej saj në periudhën një vjeçare mars 2007-mars 2008. Sipas të dhënave të nxjerra nga kompania amerikane "D&B", përgjatë 12 muajve të fundit, firma "Southern Ammunition Company", ka kryer 15 pagesa në shifra qesharake. Shumica e pagesave me një total prej vetëm 37 300 dollarë amerikanë, ku 22050 dollarë janë të paklasifikuara, 2500 dollarë për përdorim automjetesh, 750 dollarë për letër, si dhe 250 dollarë për komunikim radiotelefonik, Kompania ka paguar edhe 50 dollarët për pajisje elektrike. Konkluzioni më i rëndësishëm që del nga pagesat e shoqrisë amerikane në periudhën Mars 2007-mars 2008 është se nuk ka pasur asnjë pagesë në llogarinë me nr 200 338 353 01 ku sipas kontratës së parë SAC duhej të paguante mbi 1 milionë e 600 mijë USD.
---------------------------------------------------------
Vendimet e Qeverisë, Berisha-Mediu skemë për të larë duart
Me sa duket, dyshja Berisha-Mediu e ka parandjerë që në momentin e parë rrezikun e marrëveshjes që kishin programuar. Fillimisht, ka qenë ish-ministri Mediu që ka dërguar një projekt-vendim ku propozohej në mënyrë të drejtpërdrejtë shoqëria amerikane "Southern Ammunition Company" SAC, për çmilitarizimin e predhave në Gërdec. Ky projekt-vendim me sa duket nuk i ka pëlqyer kryeministrit Berisha pasi në rast miratimi bëhej direkt përgjegjës për zgjedhjen e kësaj kompanie të huaj, që do të përdorej si mbulim për shqiptarët që ishin paracaktuar të kryenin çmilitarizimin ne Gërdec. Vetëm disa ditë pas rrëzimit të projektvendimit të parë, në datë 14 mars 2007, në Këshillin e Ministrave ka ardhur një Projekt-Vendim i ri. Ky projekt-vendim ka pasur synimin e vetëm të transferimit të përgjegjësisë nga dyshja Berisha-Mediu, tek drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari. Nëpërmjet projekt-vendimit të dytë i lihej rrugë e lirë MEICO-s të realizonte vetë procedurën për nënshkrimin e kontratës me Shoqërinë SAC, pa e pasur më të nevojshme miratimin e posaçëm nga ana e Këshillit të Ministrave. Enigmë ngelet informacioni që ka pasur Berisha për këtë aferë, informacion që e ka shtyrë atë të mos pranojë një vendim direkt me emër konkret, por të gjejë një artificë ligjore për të shkuar në mënyrë indirekte aty ku donte të shkonte. Me sa duket, Berisha ka pasur informacion të plotë se çfarë përfaqësonte kompania amerikane dhe partneri shqiptar që do ta shfrytëzonte për mbulim emrin e kompanisë amerikane. Por vetëm kaq dinte Berisha? Apo posedonte edhe informacione të tjera...
--------------------------------------------------
Lojëra "luftash" me dokumente sekrete
Pas ngjarjes së të shtunës kanë filluar të qarkullojnë gradualisht disa dokumente, apo pjesë dokumentesh, të cilët mundësuan ngritjen e fabrikës për çmilitarizim në Gërdec. I rëndësishëm është fakti se këto dokumente posedohen e shpërndahen nga njerëz afër kryeministrit Berisha, të cilët publikojnë vetëm ato dokumente apo pjesë dokumentesh, të cilat e ndalojnë përgjegjësinë për këtë masakër shtetërore tek ish-ministri Fatmir Mediu dhe vartësit e tij. Të gjithë e kuptojmë se kjo lojë bëhet me synimin e qartë, për ta nxjerrë kryeministrin Berisha me duar të pastra. Deri më sot janë publikuar fotokopje të kontratave (të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara) si dhe koka e projekt-vendimit të paraqitur nga ish-ministri Mediu. Ende mbahen të fshehta:
1.Projekt-Vendimi i plotë i paraqitur nga ish-ministri Mediu në Këshillin e Ministrave, projekt-vendim ku propozohej në mënyrë të drejtpërdrejtë shoqëria amerikane SAC - për çmilitarizimin e predhave në Gërdec.
2.Procesverbali për përzgjedhjen e Gërdecit, si vendin më të përshtatshëm për ekzekutimin e Kontratës.
3.Procesverbalin ku SAC përzgjidhej ndaj shoqërive të tjera, procesverbal ku duhet të evidentohet përvoja e SAC dhe nënkontraktorit Shqiptar në fushën e armatim-municioneve, kapacitetet teknike të tij lloji i teknologjisë së përdorur në procesin e çmilitarizimit e çmontimit, ndikimi në mjedis, respektimi i masave të sigurisë gjatë procesit të çmilitarizimit.
4.Vendimi për ndikimin në mjedis.
5.Procesverbali i miratimit të çmimeve dhe përcaktimin e kostos për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve nga ana e Komisionit në Ministrinë e Mbrojtjes.
-------------------------------------
Kontrata, një rrëmujë juridike e gjuhësore
Kontrata e nënshkruar mes MEICO-s dhe kompanisë SAC është jo vetëm një paçavure juridike por edhe një dokument jo i saktë gjuhësor. Gjatë ditës ne kontaktuam disa përkthyes të ndryshëm të cilët me intuitë arrinin t'i nxirrnin kuptimin kontratës, kjo pasi përkthimi ishte bërë nga persona jo-kompetentë, që kanë përkthyer fjalë për fjalë, me siguri duke përdorur fjalorin. Përkthyesit, njëzëri na deklaruan se këtë kontratë mund ta kuptojë vetëm një person që i di të dyja gjuhët, si shqipen, ashtu edhe anglishten, kjo pasi një person që njeh vetëm gjuhën angleze e ka të pamundur ta kuptojë këtë kontratë. Ky fakt na e shton më tepër dyshimin se kontrata është e falsifikuar dhe se nuk është nënshkruar nga ndonjë shtetas amerikan por thjesht është firmosur nga shqiptarët, që kanë përdorur për mbulim shoqërinë amerikane. Megjithatë, kjo ngelet ende një dyshim.
Përsa i përket anës juridike, kontrata trefletëshe e MEICO-s duket edhe më qesharake po të krahasosh me kontratat dhjetëra-faqëshe që homologët e MEICO-s përdorin për rastet e ngjashme. Në këto kontrata, nisur edhe nga natyra delikate dhe e rrezikshme e procesit të çmilitarizimit parashikohet çdo detaj, në ndryshim nga kontratat e MEICO-s të bëra me nxitim dhe papërgjegjshmëri.
Firma amerikane shiti emrin, për të marrë 25 për qind të aksioneve. Asnjë pagesë për buxhetin e shtetit
-----------------------------------------
Amerikanëve, çerekun e aksioneve "Albademil"
"Southern Ammunition Company" me bazë në Karolinën e Jugut, e licencuar për zbërthim të municioneve, është një kompani e këtij profili, e certifikuar sipas rregullave të certifikimit të tyre". Kështu deklaronte kryeministri Sali Berisha, pasditen e 15 marsit, pak orë pas tragjedisë në Gërdec. Emri i saj nuk ishte i panjohur për qeverinë shqiptare, sepse një vit më parë ajo ishte prezantuar nga Ministria e Mbrojtjes për të fituar me prokurim të drejtpërdrejtë, të drejtën për të demoluar municionet e kalibrit të vogël, fishekë. Prezantimin e kishte bërë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke paraqitur një dokument për profilin e "Southern Ammunition Company". Sipas ish-ministrit, ajo do të demontonte municionet e kalibrit të vogël me anë të metodave të ndarjes mekanike, pa impakt në mjedis, duke instaluar makinat e pajisjeve të saj dhe për këtë procedurë të ketë edhe përfitimin e saj nga produktet e rezultuara nga demontimi dhe ajo do të bënte edhe derdhjen e një vlere të caktuar në favor të buxhetit të shtetit. Sipas ministrisë, oferta e bërë nga "Southern Ammunition Company" për kryerjen e demontimit, demilitarizimit, parashikon përdorimin e një metode mekanike e të makinerive të posaçme e për rrjedhojë, përfitimin e nënprodukteve nga ky demontim si gëzhojat, plumbat, barutet etj., që mund të kenë një vlerë tjetër përdorimi".
Ajo që është tashmë e qartë si drita e diellit, është fakti se firma amerikane nuk ka bërë asnjë pagesë për buxhetin e shtetit shqiptar, por vetëm ka ofruar "lëkurën" amerikane për të mbuluar firmën "Albademil" të Mihal Delijorgjit, duke përfituar 25 për qind të aksioneve. Kjo, megjithëse ligji shqiptar lejon deri në 40 për qind të shumës për nënkontraktorin.
Sipas Regjistrit Tregtar për të dhënat e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, "Albademil" është regjistruar në 28 dhjetor 2006, si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar dhe kohëzgjatje të pacaktuar. Kapitali i themelimit ishte 100 mijë lekë të reja,
Objekt i firmës do të ishte çmontimi, demilitarizimi dhe eksporti i armatimeve të të gjitha llojeve të kalibrave dhe përfaqësues ligjorë do të ishin Patrick Cornelious Henry III dhe Mihal Mihal Delijorgji. I pari do të kishte përqindje të pjesëmarrjes në kapitale
25 për qind, ndërsa i dyti 75 për qind. Selia e firmës: Gërdeci, në Vorë.
__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|