sarandaebukur
Veteran ne forum
Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
Zbardhet biseda e pergjuar ku permendet Berisha
.Gazeta Panorama
... Janë biznese shqiptare, krerë institucionesh shqiptare, si dhe zyrtarët dhe familjarët e krerëve të shtetit. Përgjimi, që ka më shumë se katër muaj që qarkullon në tavolina të ngushta, që u përfol gjatë në mbledhjen e djeshme të Kuvendit për tragjedinë e Gërdecit, është e kobshme. Eshtë e njëjta bisedë për të cilën një gazetar amerikan po bën një shkrim lidhur me trafikun e armëve. Gazeta, pas përfoljes së djeshme, investigoi dhe arriti ta siguronte, çuditërisht, shumë lehtë transkriptimin e saj. Sot po botojmë të plotë të gjithë përgjimin e siguruar, në të cilin përfshihen firma amerikane të tenderuara nga departamenti i shtetit, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe dy biznesmenë shqiptarë.
Biseda është përgjuar me një telefon NOKIA nga Kosta Trebicka, biznesmen shqiptar, pronar i firmës Xhoi në Tiranë. Në të flasin Trebicka dhe Efraim Diveroli, President i kompanisë AEY, Inc me qendër në Miami. Biseda fokusohet rreth një tenderi për shitjen e fishekëve në Afganistan, nga kompania amerikane e kontraktuar nga Departamenti i Shtetit. Geri Kokalari, një figurë e njohur e komunitetit shqiptaro-amerikan,i ka dërguar një shkresë ish-kryeprokurorit Sollaku dhe kryeprokurores së re Ina Rama. Në këtë letër ai tregon të gjithë detajet e aferës së armëve dhe përgjimit të bërë në Tiranë. Sipas Kokalarit, AEY Inc, kompani e bazuar në Miami, që merret me biznesin e metalit dhe riciklimit të tij, fitoi një kontratë 300 milionë dollarë me qeverinë amerikane për të furnizuar me armë ushtrinë afgane. (Kontrata mund të shikohet në internet në linkun
(http://www.defenseindustrydaily.com...hanistan-03152/). Duke qenë se ushtria afgane përdor armë të prodhuara nga Rusia, atëherë firma amerikane duhet të siguronte armatim të këtij lloji. Ky armatim, në shumicën e rasteve prodhim rus dhe kinez, gjendej me shumicë në vendet e Lindjes dhe në Shqipëri. Amerikanët janë përpjekur të shmangin Rusinë nga blerja e municioneve. Për këtë arsye, firma amerikane me pronar Efraim Diveroli, kontakton me MEICO, agjencinë e eksport-import të armëve në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë për të siguruar municionin. Në letrën e tij, Kokalari shkruan: Sipas biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka, pwrfaqwsuesi i AEY pasi kontaktoi me Ylli Pinarin, drejtorin e MEICO-s, u informua që municionet duhet të blihen nga agjenti i Meico-s, Edvin, një kompani qipriote, që me çdi unë është në pronësi të një biznesmeni zviceran, të cilin z. Trebicka e ka identifikuar si z. Henri Tomei. Roli i firmës Edvin nga Qipro ishte vetëm që të faturonte AEY dhe pastaj të paguante Meico-n për municionet. Pra, një hallkë mes MEICO dhe AEY, për transaksionet financiare. Sidoqoftë deri këtu duket gjithçka në rregull. Por, firmës amerikane i doli një problem me ambalazhin e fishekëve. Sipas Kokalarit, duke qenë se ambalazhimi ishte në gjuhën kineze dhe shumë i rëndë (gjë që do të shtonte shumë koston e transportit në Afganistan), AEY kontraktoi me një kompani që të bënte riambalazhimin. Për këtë arsye, AEY bëri një kontratë me Xhoi SHPK, firmë që është pronë e Kosta Trebickës. Këtu fillon edhe zbulimi i aferës së madhe. Duke qenë nënkontraktor i amerikanëve, Trebicka kishte mundësi të shikonte edhe transaksionet bankare të të gjitha blerjeve. Sipas Kokalarit: Pasi Xhoi filloi punë me këtë projekt, Trebicka mësoi nga faturat që ai merrte te Banka Amerikane e Shqipërisë, municioni po blihej nga Edvini për 22 dollarë për 1000 fishekë dhe pastaj i shitet AEY për 40 dollarë për 1000 fishekë. E thënë më thjeshtë, kompania nga Qipro, që MEICO e përdori si lidhëse me kompaninë amerikane, i blinte nga Shqipëria fishekët me një çmim 22 dollarë dhe ia shiste amerikanëve me një çmim 40 dollarë. Në këtë mënyrë, duket e habitshme përse MEICO përdor një firmë të tretë në kontratën mes saj dhe amerikanëve, duke shtuar, ose më saktë duke humbur vetë 18 dollarë për çdo 1000 fishekë. Zbulimi i kësaj duket se fillon edhe çarjen e madhe mes kontraktorëve. Trebicka thotë që Diveroli protestoi te Pinari për ndërmjetësimin e detyruar të Edvinit në transaksion dhe për çmimin e fryrë si dhe kërkoi një takim me ministrin Meidiu. Sipas Trebickës, kërkesa e Diverolit u hodh poshtë. Më vonë Diverolin, e çuan në një takim me Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe një burrë tjetër të paidentifikuar, dhe në këtë takim iu sugjerua që nëse Diveroli nuk do të bashkëpunonte me Edvinin, kontrata e tij ishte në rrezik. Më vonë, mbase në një përpjekje për ta frikësuar, Trebicka më tha që, Pinari i tha Trebickës që ai duhet ta mbante gojën e mbyllur, sepse njeriu i tretë i paidentifikuar ishte Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha, thekson në letrën e tij Kokalari. Në bisedën e mëposhtme, Ylli Pinari përpiqet të shmangë Trebickën nga puna e tij me ambalazhimin e municioneve. Këtë punë, sipas letrës së Kokalarit, Pinari përpiqet ta kalojë në duart e Delijorgjit. Kjo ka qenë arsyeja që Trebicka ka incizuar bisedën e tij me Diverolin. E gjithë afera është në rritjen e çmimit. Pra, MEICO, e cila ishte kontaktuar nga firma amerikane AEY, Inc, nuk pranon ti shesë vetë fishekët, por fut në mes një tjetër hallkë, që është firma qipriote, e cila fitonte gati 100 për qind të çmimit vetëm si ndërmjetëse. Këtu dyshimi i amerikanëve dhe tentativa e tyre për të negociuar çmimin, siç del në bisedë, kërcënohet deri në prishjen e kontratës. Bëhet fjalë për furnizimin e trupave afgane me kontratë të shtetit amerikan. Nga ana tjetër, Pinari, duke kuptuar që Trebicka kishte zbuluar aferën e rritjes artificiale të çmimit, përdor kompaninë e Delijogjit si kërcënim për heqjen e tij nga tenderi. Trebicka, për të gjetur një pikë mbështetje, përgjon bisedën mes tij dhe presidentit të kompanisë amerikane, si një mundësi për të mos u përzënë nga Ylli Pinari. Në përgjim përfshihen edhe emri i djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha, si garant për të gjithë aferën si dhe komentohet rëndë si mafioz drejtori i Meico, Pinari.
teksti i pergjimit
Kjo bisedë është regjistruar në Shqipëri nga Kosta Trebicka me një celular Nokia.
Emrat e përmendur
Efraim Diveroli
President i kompanisë AEY, Inc me qendër në Miami.
Kosta Trebicka
Biznesmen shqiptar, pronar i firmës Xhoi.
Ylli Pinari
Drejtori i Meico, agjencia e eksportimit të armëve në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Henri Tomei
Me nënshtetësi zvicerane, pronar i firmës Evdin me qendër në Qipro.
Mihal Delijorgji
Biznesmen shqiptar.
Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë.
Shkëlzen Berisha
I biri i Sali Berishës.
Përgjimi 1
Trebicka: Çfarë po ndodh me mikun tënd Pinari?
Diveroli: Nuk e di, ti më trego, a e bëre marrëveshjen me të për kutitë?
Trebicka: Nuk dua të bëj marrëveshje me të, ti e di se ai është një horr, ti vetë më pate thënë se ai është një mafioz, apo jo?
Diveroli: Mendoj se po, ose ai është mafia ose mafia po e kontrollon atë. Ai është një problem më vete, por problemi kryesor është se unë nuk kam asnjë zgjedhje për të bërë. Më duhet të bëj një marrëveshje me të. Qeveria amerikane është në pritje të produkteve. Nuk mund të marr asnjë vendim.
Përgjimi 2
Diveroli: Çfarë po ndodh me këtë gjënë e rrezikshme këtu.. (bisedë e padeshifrueshme për Pinarin...) OK, Kosta, kompania që po bën paketimin mund të kërkojë të blejë materialin tënd paketues. Më duhet të prish marrëveshjen.
Trebicka: Cila kompani është kjo, është akoma Delijorgji?
Diverolli: As nuk e kam idenë fare, po presim që Pinari të na japë detaje në lidhje me këtë kompani. Do të bëj maksimumin që kjo shitje të realizohet...
Përgjimi 3
Diveroli: ...(Disa biseda për shërbimet, që ai është i supozuar të bëjë për Diverolin). Jam treguar 100% i ndershëm me ty. Nuk ta hoqa unë këtë punë. E kupton këtë? Skam lidhje fare me këtë çështje. Edhe pse Pinari më ka pyetur, madje më ka bërë presion, unë se kam mbështetur asnjëherë një vendim të tillë. Jam shumë i mërzitur dhe shumë i shqetësuar.
Trebicka: Është duke punuar ende me Henry Tomein?
Diveroli: Mendoj se është ende duke punuar Henri. Unë jam ende duke punuar me Henrin. Më duhet të punoj me Henrin. Unë po punoj me Henrin.
Përgjimi 4
Diveroli: Unë jam ndryshe nga Henri, nuk mund të bëj shaka me mafien e Delijorgjin dhe me ato dreq njerëzish nga Shqipëria... Unë jam një kompani amerikane, punoj për qeverinë, të gjithë i kanë sytë nga unë. Pinari ka nevojë për një tip si Henri në këtë mes, që të kujdeset për të dhe për shokët e tij, gjë që nuk më intereson aspak. Unë nuk dua tia di rreth këtij biznesi, unë dua tia di për biznesin e ligjshëm. Kjo është ajo që unë ndjej për këtë situatë, kjo është ideja ime, ky është opinioni im.
Përgjimi 5
Disa biseda, diskutime rreth vizitës së Xhorxh Bushit në Shqipëri.
Trebicka: ... por unë mendoj se me Pinarin, shokët e tij mafiozë, Delijorgjin dhe Henrin, do të jetë e vështirë për ty që të vazhdosh përpara, pasi ata do të të krijojnë shumë probleme... Sipas gjasave unë do të ftohem në Uashington DC nga zyrtarë të CIA-s dhe nga disa miq të mi atje... Pas dy javësh do të vij në Florida që të shtrëngoj duart me ty dhe të diskutoj për marrëveshjet e të ardhmes.
Diveroli: Më pëlqen kjo, le ta bëjmë.
Përgjimi 6
Diveroli: Aktualisht, kam një marrëveshje mjaft të mirë në Serbi dhe kam nevojë për financim.... Kosta, Kosta, mbase kam një ide ... që ti mund të mbarosh së paketuari, për shembull, dy milionë e gjysmat që më ke borxh... Pinari dhe Delijorgji do të vënë re se tashmë operacioni yt është duke ecur mirë dhe mendoj se ata nuk do të duan ta prishin marrëveshjen, kështu që do ta blejnë materialin nga ty. Ata nuk kanë pse të sillen vërdallë dhe të shkojnë deri në Maqedoni për të gjetur material. Mendoj, mbase kjo është një ide e mirë. A mendon se Pinari do ta bëjë këtë punë?
Përgjimi 7
Trebicka: Kam gjetur partnerë të mirë dhe mendoj se mund ta vazhdoj punën. Unë nuk di gjë për Pinarin, Delijorgjin dhe mafien e tij. Nëse ata duan ende të punojnë me mua, unë nuk do të flas. Do ta mbaj gojën të mbyllur. Do të bëj çfarëdo që të më thuash.
Diveroli: E kuptoj... Vetëm se po të them, unë të mbroj ty dhe ti më mbron mua nga këto gjëra. Më lër të flas me Pinarin, ai e di se duhet ta bëjë ai paketimin. Sepse ai është duke të hequr nga pozicioni yt. Nëse ai nuk e bën dot këtë detyrë siç duhet, ai do të jetë në telashe të mëdha, nga të gjithë. Kështu që mbase ai do të nervozohet duke qenë se Delijorgji nuk e bën dot këtë punë, gjithsesi. Kjo është çështja më e mirë, kjo është ëndrra ime.
Përgjimi 8
Diveroli: Kështu që na duhet ta realizojmë shitjen e këtij materiali. Pastaj, të paktën unë nuk jam i ekspozuar dhe ti nuk je i ekspozuar, apo jo? Këtë herë është opsioni A, apo opsioni B. Duhet të hyjmë vetëm në njërën derë, nuk jemi të sigurt se cila është. Pse nuk shkon tia puthësh bythën edhe një herë atij Pinarit, tani. Telefonoje, lutju, puthe, bëj çtë duash. Dërgo njërën nga vajzat e tua që ta q***. Ta bëjmë atë të lumtur. Ndoshta ai do të të japë një tjetër mundësi që ta bësh këtë punë. Si thua? Mbase ai nuk është i organizuar, mbase do të nervozohet - (duke folur si të ishte Pinari). Ti e di, nëse nuk e marr këtë punë, pastaj do ta humbas biznesin e municioneve. Mbase ne mund të luajmë me atë që ai ka frikë. Hajde Pinari, më jep edhe një shans tjetër. Jepini atij para, futini diçka në xhep... Dhe ai nuk do të marrë shumë. Nëse merr $ 20.000 nga ty.
Përgjimi 9
Diveroli: Unë mund ta bëj një gjë të tillë. Më thuaj nesër se çfarë do të bëhet.... Ta ndajmë, do të bëjmë planin A apo B? Unë do të flas me Pinarin, ti do të flasësh me Pinarin dhe ne do të marrim një vendim. Pastaj do të kalojmë te marrëveshja tjetër.
Përgjimi 10
Diveroli: Më shumë, më shumë, kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|