Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Teme e bukur. Madje nuk po ndihem i afte te shkruaj pas disa shkrimesh ketu.
Keto qe shprehen ketu duken te rremujshme, por sipas meje kane nje fije qe i lidh me 2-3 rregulla te pergjithshme. Se pari fjala "degjenerim" duhet te zhvishet nga kuptimi negativ qe te flasim haptaz. Ne kete kontekst degjenerimi eshte vetem prishja e normave dhe vlerave qe jane krijuar me pare.
A ka degjenerim sot? Po.
A eshte kjo negative? Jo.
Duke qene se jemi brez i ri, i projektuar dhe ngjizur ne periudhen e komunizmit nuk ka sesi te jemi rehat me vlerat qe krijuan prindet tane. Nuk eshte komunizmi aresyeja, por nja dy faktore te tjere:
1. Identiteti kombetar.
E kam menduar gjate nga rrjedh coroditja e kultures shqiptare dhe paaftesia per te gjetur rrugen. Ne fillim mendoja se ishte efekt i iluzionit komunist qe krijoi nje sistem vlerash fallco. Pastaj u binda se komunizmi ishte vetem nje shtrese llaku mbi boshllekun e kultures shqiptare. Faktikisht komunizmi erdhi nga nje ure e shkurter mes perandorise osmane dhe luftes II boterore. Nese shikoni filmimet e instituto Luce do kuptoni fare mire se kemi qene nje popull shume i prapambetur. Madje do kuptoni se komunizmi vertet beri hapa te medhej dhe beri me kulture shumicen e njerezve. Pra e keqja sot nuk vjen vetem nga komunizmi, por i ka rrenjet tek mungesa e historise dhe kultures kombetare. Shto ketu edhe aspektin servil qe na ngjiti periudha komuniste, per te na bere te behemi aleatet me te mire te nje perendimi qe nuk e kuptojme, por duam ta imitojme per sa kohe eshte i pasur. Vendet e tjera ish-komuniste paten nje tradite dhe identitet me te forte (Poloni, Ceki, etj) dhe per kete arriten te gjejne identitetin e tyre shpejt pas perfundimit te komunizmit. Aq me teper qe komunizmi per ne ishte vete kombi, pasi per here te pare u beme shtet dhe komb i identifikuar neper bote. Nderkohe komunizmi per shtetet e tjera ishte vetem nje sistem ekonomik, pra sfond i nje kulture qe kishte ekzistuar para se te vite komunizmi.
2. Seksi.
Kjo eshte pika me e rendesishme sepse edhe kultura shqiptare rrotullohet 75% drejt aspekteve te seksit, mbrojtjes ose tregimit te tij. E dime te gjithe nga vijme dhe cili eshte mentaliteti i perbashket. E dime dhe cfare moralesh kane familjet tona. E pra, nga pikepamja ime ketu qendron problemi themelor i shkaterrimit shqiptar, pasi pjesa me e madhe e energjive derdhet ne prezervimin e moraleve qe sot nuk kane me kuptim. Per te mos thene qe nje pjese e mire e vrasjeve dhe sherreve neper klube behen per kapjen e ndonje seksi. Aq e vertete eshte kjo saqe pleqte zakonisht shihen si te parrezikshem dhe nuk ngacmohen kurre... E keni pyetur ndonjehere veten pse? Sepse plaku nuk eshte rival seksual, nuk perben konkurrence, nuk ka pse te sfidohet apo eleminohet. Se ve ne dyshim qe shume prej jush ketu nuk e pranojne kollaj hapjen seksuale (disa madje i jane futur fese ne deshmi te perbuzjes se aspekteve seksuale). Sidoqofte faktori SEKS ne Shqiperi perzihet me nja dy fenomene te tjera moderne qe duam apo nuk duam (doni apo nuk doni) kerkon azhornimin e motiveve morale. Por keto gjera kane arritur ne nje piken qe nuk mund te azhornohen, por duhet te shperbehen plotesisht qe te thuret nje motiv i ri. Ne kete kontekst degjenerimi eshte i pavitueshem dhe i nevojshem. Ne rastet e seksit ne shkolle etj., une kam qene i gezuar qe kane ndodhur ato fenomene, sepse tregon se shoqeria po ndryshon. Pra brezi i ri po shtyn brezat e vjeter drejt nje revolucioni te vogel. Dhe ketu vijme tek pika 3.
3. Revolucioni i munguar
Shume nga ju jetojne ne perendim, por harrojne revolucionin e viteve '60 qe krijoi trajtat e ketij perendimi sic e shikoni sot. Ne SHBA njerezit filluan te dalin nudo rrugeve, protestohej per luften dhe plasi feminizmi. Te gjitha keto levizje Shqiperia nuk i ka patur. Dhe c'eshte me e keqja vijme nga mentalitete kanunore dhe fetare, te cilat komunizmi mesa duket nuk i zhduku, por i mbuloi ose i pranoi. Sot jemi ne epoken qe shqiptaret dalin jashte dhe kane kontakt me boten. Brezi i ri e ndjen veten ngushte ne shoqerine e krijuar nga prindet e vet. Shpesh kane ndodhur vetevrasje ne mosha adoleshenciale pikerisht sepse prindet nuk arrijne te kuptojne boten e tyre. Keshtu qe ai brez do shtyje ne cdo fushe ku mund te degjenerohet per te treguar se e ardhmja nuk i perket me te shkuares.
Thene keto, shume nga fenomenet degjeneruese justifikohen fare mire. Cdo popull ka nevoje te kaloje degjenerimet e veta, pavaresisht se ku do perfundoje. Ja per shembull, perendimi tani nuk ka me feminizem dhe hipizem, ndersa njerezit dhe televizionet jane kthyer ne nje moral te tepruar kunder tyre. Por ne keto shoqeri kane mbetur berthamat e jeteses se lumtur dhe te barabarte. Revolucioni '60 duhej per te shperthyer disa dogma te cilat nuk rregullohen pa shkuar ne degjenerim fillimisht. Derisa dhe Shqiperia te kaloje faza te tilla shqiptaret nuk do jene rehat dhe do ndihen te corientuar, mes deshires per te qene perendimore dhe frikes se po degjenerohen shume. Me pak fjale, nese skandali nuk behet normal per ca kohe, nuk mund te ndertojme nje rruge te re ku te shkelin brezat e ardhshem. Ose (cfare do ishte me keq akoma) do i leme peshen e vjetersise brezave ne vazhdim dhe kjo do bente qe emigracioni mos pushonte kurre dhe te zhdukeshim si popull brenda 50 vjetesh.
Hahahahah, te forte jeni po arritet te lexoni deri ketu.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datė 05/05/2008 ora 20:49
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|