arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Citim: Po citoj ato që tha lezhjani-82
Arturm, ligji e thot drejt se dera mbyllet ne orarin e caktuar dhe votojn vetem ata qe ndodhen ne moment brenda qendres zgjedhore! Ne teori njerezit me vone mund te vijn me arsye nga me te ndryshmet por nuk mund/duhet te ndikojn ne lakimin e ligjit, te pakten ne kete rast!
Un mendoj se rasti jot mund te jete i barabart edhe me vetem nje person icili ka qen i ndaluar nga partia e kundert per te votuar deri ne momentin e fundit dhe pasi eshte mbyllur dera eshte len i lir nga "pengmarresit", por perseri mendoj se nuk mund te lejohet te votoje!
Lezhjan, edhe Kodi e thot drejt qe mosparaqitja e listave ne kohe sjell mospranimin e tyre (ose edhe nqs nuk e thote shprehimisht KQZ-ja le ta coje ne Kushtetuese per sqarim). Tjeter, une nuk e thashe fare me mendim negativ shembullin e votuesit te vonuar, arsyet mund te jene nga me te ndryshmet qe nje njeri apo shume njerez te vonohen (te mira apo te keqia si ajo qe thua ti e "pengmarrjes")
Citim:
Dmth, ne teori nuk duhet te ket rendesi sasia e personave te cilet s'kan mundur te votojn, por arsyeja pse! Ktu mendoj se hyn ne zbatim ajo teoria e kompjuterit qe tha fajtori!
Po pse, hyka teoria e kompjuterit ketu, a po thoni qe per zbatimin e ligjit duhet perdorur "llogjika"? E pra, llogjika e do qe njerezit, nqs eshte mundesia, te lejohet te shprehin voten e tyre dhe nqs dikush vjen ne qender te votimit, per njeren arsye apo tjetren, ne oren 20.15 (sic erdhi PD-ja per lista) le te lejohet te votoje, apo jo?
Sinqerisht nuk kuptoj pse ne rastin e pare (te voneses se listave) te perdoret "llogjika" dhe ne rastin e dyte (te voneses se votuesit) te perdoret "kompjuteri".
Ne rastin e pare ligji (qe perseris, vete partite e kane bere) parashikon mospranimin e listave, ne rastin e dyte moslejimin e votimit per te vonuarin. Cfare ka te cuditshme ketu?
Tani nqs doni te diskutoni sa per te diskutuar hajde ta bejme, por ju e dini qe kam te drejte une, dhe ajo teoria e Fajtorit se na u beka dem i madh nqs perjashtohet nje parti e madhe nga zgjedhjet nuk qendron fare sepse edhe sikur, per te njejten arsye te perjashtohej edhe nje parti 0.001 %-she prape do ishte dem per demokracine sepse nuk do lejoheshin njerez te votonin. Por ligji eshte ligj.
JU KERKOJ PRAPE, KUSH E VENDOS TE MESMEN E ARTE PER TE CILEN FLET FAJTORI?
Per mua i vetmi organ qe mund te shprehi nje te mesme te arte eshte Parlamenti i nje vendi (ose organizma te tij sic jane Komisionet e ndrysheme si ai i mbrojtjes, i SHISH-it, i ekonomise, i ligjeve etj), dhe absolutisht asnje Institucion i vetem, kushdo qofte ai. Vetem Parlamenti eshte shprehje e popullit dhe si rrjedhim mund edhe te vendose per ndonje te mesme te arte. Institucionet absolutisht JO. Institucionet duhet vetem te zbatojne ligjin.
Po nuk pretenduam kete si qytetare, cfare parimesh te tjera mund te pranojme. Te gjithe jemi te tentuar te "interpretojme ligjin" edhe si individe (edhe ai furrtari qe qelloi te verbren plake "interpretoi" sipas mendjes se vet qe askush nuk mund ti pengonte rrugen per ne Kryeministri), dhe atehere do behej corbe c'do gje.
Kur KQZ-ja nuk "ka c'tu beje" partive te medha, per cfare jane ne ate detyre ata persona, per te komanduar partite e vogla apo per tu marre me kandidatet 17 apo 18 vjecare?
Rrini mor cuna se ky eshte turp nga pikepamja intelektuale edhe per antaret e vete KQZ. Le te bejne nje pune tjeter. Njeriu ka dinjtet, dhe eshte kjo qe mungon ne Shqiperi, ku dinjiteti "zbythet" perballe Berishes apo Rames se rradhes.
Modifikuar nga arturm datė 23/05/2009 ora 21:36
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|