Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Citim: Po citoj ato që tha arturm
Po insiston shume me shprehjen "asistence te perzgjatur". Une, por asnjeri ketu, nuk kam folur per asistenze te perzgjatur (keto jane terma populiste legiste). Aq sa e ka ligji. Nqs ligji thote 1 dite 1 dite, 3 muaj 3 muaj, 1 vit 1 vit.
???
Citim: Po citoj ato që tha arturm
Nje nder gjetjet e fundit te kesaj partie ishte propozimi per futjen e nje ligji me te cilin emigranteve u kufizohej VETEM ne 6 muaj e drejta e marrjes se asistences (amortizatove sociale) ne rast se humbin punen.
???
Eshte natyrale qe dalim jashte teme kur koha dhe mesazhet behen kaq relative.
Megjithate, ke te drejte, nuk jam ne gjendje te them çfare ka permiresuar Lega Nord, sepse nuk di gjithe ligjet qe jane aprovuar nga cili minister apo qeveri. Po kush tha se qellimi i Leges eshte te permiresoje jeten e emigranteve? Mos ishte gje i Romano Prodit (i majte ky) kur nxorri dekretin e mesiperm?
Nuk besoj do biem dakort ne kete pike, prandaj mendoj se kot diskutojme. Mund te them vetem se viktimizmin e shqiptareve se honeps. Perkundrazi, kam qene dakort me Bosin qe gomonet qe niseshin çdo dite nga Vlora te qellohen ne det. Eshte ne te drejten e nje shteti dhe ne te miren e perbashket qe te mbrohet legaliteti perkunder kriminalitetit te maskuar si gjynafllek.
Universiteti eshte qender kulture. Nuk eshte ndermarrje qe shet nje sherbim. Ka prapa mekanizma qe tejkalojne organiken e nevojshme per mesimdhenie. Kerkimi shkencor eshte me interes kombetar, kurse universitetet jane pika te rrezatimit kulturor. Shteti paguan universitetin sepse bazon zhvillimin e vet, te ardhmen, fuqine, teknologjine, ndikimin ne shtete te tjera, etj. Nuk e paguan per gjynafin tim apo tendin, apo te mijera studenteve te huaj qe mesojne. Nje shqiptar qe shkon ne universitetin italian merr kulturen dhe ndikimin e Italise ne kulturen e ardhshme te Shqiperise. Kete Italia e ka bere qe ne kohen e gjysherve dhe po e ben sot. Eshte me interes te ndersjellte, prandaj lejon studentet te shkojne aty. Ndihmon Shqiperine, por edhe rrit influencen. Nuk mund te trajtosh interesat politike te nje vendi si sherbime Vodafone per krishtlindje.
E megjithate, nese shteti bujtes vendos se i huaji duhet te paguaje me shume taksa, eshte e drejta e vet (*). Nuk do skandalizohesha. Edhe sikur te me perzinte nuk do skandalizohesha. Vij nga nje popull i paafte per te krijuar universitete te pakorruptuara. Vij nga nje vend medioker, me popullsi te copetuar e reduktuar. Jane pergjegjesite qe paguhen ne sistemin e ndarjes ne shtete.
(*) Mesa di ka plot universitete ne Amerike dhe Angli, ku taksa e te huajit eshte me e larte se taksa e vendasit, sepse vendasi ndihmohet nga shteti, ndersa i huaji nuk merr dot ndihmat lokale. Kushedi e ka fajin Lega Nord dhe atje...
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|